Kur bebja Sali i Berishajve të Vuçidolit lëshoi klithmën e parë në këtë botë, dy gjyshërit e Fatmir Lamajt po luftonin dhëmbë për dhëmbë me forcat komuniste në Labëri. Ndërkohë, babai i bebushit Sali mirëpriste ardhjen e komunistëve në pushtet dhe, eventualisht, e dërgoi të djaloshin Sali me një valixhe druri në Tiranë, për të filluar ngjitjen meteorike në karrierën mjekësore dhe në aktivitetin në radhët e Partisë së Punës.
Kur Sali Berisha voziste me varkë në Drilon të Pogradecit me të birin e Enver Hoxhës, dy gjyshërit e Fatmir Lamajt kishin vite që u ishin kalbur eshtrat, pas pushkatimit nga partia e babait të shokut vozitës të Sali Berishës (ku ky i fundit militonte) dhe, ndërkohë, rreth 100 vjet burg politik ishin akumuluar në fisin Lamaj.
Kur Sali Berisha dëshmonte në gjyqin kundër heroit anti-komunist Hysen Shoshori, Fatmir Lamaj u arrestua, për t’i shtuar edhe një dekadë tjetër shekullit të burgut politik të akumuluar nga fisi i tij. Dhe kur Sali Berisha kujdesej për shëndetin e Hysni Kapos, Fatmir Lamaj torturohej çnjerëzisht në birucat e burgjeve të labit Kapo.
Në vitin 1991, rrugët e jetës së Saliut dhe Fatmirit u takuan në Vlorë. Saliu, pasi ishte larguar nga partia e babait të shokut të tij të vozitjeve në Drilon, kishte dalë në krye të Partisë Demokratike dhe, gjatë fushatës zgjedhore të atij viti, e takoi Fatmirin e sapoliruar nga burgu. Që prej atij viti e deri në 2009-ën, Fatmiri votoi rregullisht për Partinë Demokratike, sepse, nga shtrëngimi i dorës që kishte bërë me ish-komunistin Berisha, kishte krijuar një bindje të brendshme se ishte penduar sinqerisht për militimin në partinë që i kishte shkatërruar jetën atij dhe gjithë fisit të tij.
Madje, në vitin 2004, një fotografi e madhe e Fatmirit të përgjakur gjatë një protestë kundër qeverisë Nano, ishte përbri një editoriali të Sali Berishës në gazetën Rilindja Demokratike, ku ky i fundit argumentonte se përse duhej bërë një dëmshpërblim i menjëhershëm e i plotë i martirëve si Fatmir Lamaj.
Thyerja e Fatmirit me Saliun ndodhi pas zgjedhjeve të 2009-ës, kur sorollatjet për të marrë këstet e dëmshpërblimit të premtuar nga Saliu para zgjedhjeve, e bindën më së fundi se atij i interesonte vetëm vota e të burgosurve politikë dhe jo dëmshpërblimi dinjitoz i tyre. Dhe kur mori vesh se bashkëvuajtësit e tij ishin futur në grevë urie në Tiranë, Fatmiri hipi në një fugon dhe shkoi e u ngujua edhe ai me ta.
Dhe vijmë kështu tek dita e pardjeshme. Pardje, Saliu festoi me familjarët e tij datëlindjen, ndërsa Fatmirit i kishin ardhur familjarët ta vizitonin, por grupi policor i drejtuar nga një tropojan besnik i Saliut, nuk i lejoi të futeshin në çadrën e grevës… Saliu gëzon shëndet të plotë, ndërsa Fatmirin deshin ta dërgonin mjekët në spital, por ai refuzoi të dilte nga greva…
Dhe ironia nuk mbaron me kaq. Në ditën kur Fatmiri u deklaroi mjekëve se do të vetëflijohej, Saliu u deklaroi deputetëve të tij, me rastin e datëlindjes së vet, se do të jetojë edhe 34 vjet të tjera dhe se do të qeverisë edhe kaq vjet sa ka qeverisur… Dhe kjo deklaratë e Saliut na çon 10 mijë kilometra në jug të Shqipërisë, ku 88-vjeçari i rrjedhur nga trutë Mugabe po garon për t’u rizgjedhur për të n-tën herë president i Zimbabves…
SHENIM: Në foton shoqëruese, Fatmir Lamaj është në qendër
http://respublica.al/opinion/2012/10/17/fatmir-lamaj-vs-sali-berisha-dherobert-mubage
I dashur Eduard,
Me vjen shume keq per gjendjen ne te cilen je katandisur. Urrejtja ndaj Berishes, te ka erresuar arsyen, ndaj dhe shkrimi yt ka dalur nje pacavure.
Une e di qe ti rrjedh nga nje familje antikomuniste. Por ashtu si ata qe rrjedhin nga familjet komuniste, ty nuk duhet te te vije as turp, por as te mburresh. Si komunistet ashtu dhe antikomunistet, duhet te ndergjegjesohen dhe te kerkojne falje per ate qe i kane bere ketij vendi.
Ndaj i dashur Eduard, mos shkruaj histori valixhesh dhe mos u mburr me njerez te dyshimte!
Sinani
Sinan jam dakort 100% me ju…
Sinan, nese renditja e disa te vertetave ty te ben t’a urresh Berishen, por nuk e pranon dot kete, nuk eshte faji i Zaloshnjes
Nese do te ishin te lire te zgjidhnin shqiptaret do te votonin Sali berishen si shqiptarin me te urryer. Ja ka kalu edhe Zogjve, Esat Pash Toptanit apo Haxhi Qamilit …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html
pirdh o sinan pirdh, se cfare deshe te thoshe me kete koment( perveçse te shaje Zaloshnjen) as ti vete nuk besoj se e merr vesh.
Keta jane deficentet e saliserbit.
Me vjen keq per kete shtrese te zhgenjyer kaq gjate nga “demokracia” e gjarprit te shpellave te vucidolit.
O Mali, per te pjerdhur ke pjerdh ti, madje je dhjere ne breke! Nga Saliu as jam genjyer e as do genjehem ndonjehere! Ai Zaloshnja yt ka qene krah tij dhe i ka lepire bythen! Po edhe ti rraca e tij duhet te jesh!
Hajt pirdhu!
Tema, Emri i diktatorit, eshte Mugabe dhe jo Mubage. Faleminderit per mirekuptimin!
Eshte linku i Muç Nanos i gabuar, Tema e ka ne rregull emrin o “Bazarxhevap”
E ka tani, por nuk e kishte sepse e korrigjoi.
…dhe pas takimit Sali -Fatmir,historia vaxhdon keshtu:Saliu u be shef ne Tirane dhe Fatmirin e beri shef ne Vlore dhe jo nje shef dosido,por shef te policise kriminale.Une nuk e di se Saliu i ka “dhene hakun”Fatmirit,i ka borxh apo e ka ekzagjeruar.Kete le ta thone bashkevujtsit dhe koleget e Fatmirit.
te lumte eduard zaloshnja
Sakte Zaloshnja!
Nuk po e kuptoj turbulliren e ketij Sinani.Zaloshnja,Lamaj,Tufa etj,jan ata,qe u shtypen nga diktatura.Sot,kur ne rrugen e tyre drejt lirise,shohin qengjin Berisha,qe ka heq lekuren fallso te qengjit e ka dal nudo me ngjyren e lekuren e vet prej qeni,nuk kan si te jene krah tije.Me vendim te gjykatave te Sales,mohohet e drejta e greves,e protestes,e fjales se lire.Edhe Enveri denonte me gjykata,me kushtetute,me ligj,Saliu i ban ligjet me 70+1,pra me klyshet e vet.Ku ndryshon diktatura e djeshme me kete te sotmen???
or zaloshje,
të jesh kaq gomar mor shpirt?????
” po luftonin dhëmbë për dhëmbë me forcat komuniste në Labëri.”po të marri për të vërtetë tetorin 44,si ditlindje të saliut,gjyshërti e lamajt ishin NË KRAHË TË PUSHTUESIT,mor gomar,mor gjë e trashë!këtë ma nxjerr ti si fak për të mbrojtur vuajtjet e lamajt??nëse pas 29 nëntorit 44 ne do ti mallkojmë komunistët,përpara duhet të mallkojmë bashkpuntorët e nazi-fashizmit mor derdimen!
lamaj ka vuajtur fajet e të tjerëve,për këtë jam dakord me të por gjyshërit e tij kanë marrë atë që kanë merituar si tradhëtarë!bashkpunimi me pushtuesi është TRADHËTI mor gjysmak me universitet!
në të gjithë botën!
ne flasim përse nuk shkojmë përpara!me njerëz të tillë kemi një fat të madh që jemi këtu ku jemi!fati na ka ndihmuar dhe na ndihmon që të mos përfundojmë më keq!
zaloshnje je një “intelektual”me ZGJUARSI TË KUFIZUAR!
Mashtruset e kane ne karakter te tyre pa besine,dhe thyrjen e beses.Per
ta nuk eshte as nje gje c fare ka premtuar e thene dje dhe c fare ben
sot.Kjo nuk duhet te na cuditi me keto kufoma komuniste,por por por e
keqija me fatin tone e te shqiperise eshte tek KRIEMASHTRUSIT E KESAJ
BOTE TE MADHE QE JU KISHIN DHENE DHE JU KANE DHENE KETYRE KUFOMAVE ROLIN PER TE QEVERISUR KETE POPULL FATEKEQ.Por le te shtoj dhe dicke
tjeter per te mesuar te gjithe ne kete mesele. Nuk ka kufome komunisti
i kthyer ne demokrat,qe te mashtroje te burgosurin politik shqiptar.Nuk
ka kufome komunisti i kthyer ne socialiste te mashtroje kete te burgosur politik shqiptar.Keto mashtrime kane kohe qe kane kaluar,por
eshte dicka tjeter,detyra qe duhet te kryej xhdo shqiptar i ndershem per te miren e popullit te vet.Nuk eshte mashtruar as nje shoku tone i
burgut nga kufoma demokratike me qene se ai eshte pjesa e saj ,eshte antar i kesaj partije,ai jep kondributin e tij per nje ndershemeri e nje ndergjegje te paster per demokraci.Nuk mashtrohet kollai as nje
shoku tone qe ka simpati per krietarin e kufomes socialiste.Ata japin
kondributin e tyre per kete demokraci qe te jete sa me e ndergjegjesuar
per te nesrmen.Keta nuk mund ti quash te mashtruar qe kondribojne per te miren e nje demokracije qe eshte ideali i tyre.Ata jane aty se bashku me simbolet e sakrifices ne cadren e greves se urise,per tju treguar te mashtruareve kufomes komuniste,ne nuk na meshtroni dot
PERSHENDETJET E MIA ZALOSHIJA NGA SHOKU I FATMIR LAMES SHOKUT TE BURGUT
TE SPACIT NJU JORK 17 TETOR
Eshte fatkeqesi qe botohen kesoj shkrimesh. Ed Zaloshnje i ka pjerdhur mendja me kohe.
Me ke o Zaloshnje dhembe per dhembe keta ballistet me fashistet e quan ti atdhetari dhe lufte patriotike ma ata qe te kishin pushtuar vendin????
Zaloshnje se je i djathte nuk te jep te drejten te shashe luftetaret komuniste per çlirimin e vendit!
Ata qe luftuan me fashizmin sebashku kunder partizaneve jane plehrat e kombit ndaj mos bej pjese ne plehrat e tille!
mjafton kaq!