Kreditë me probleme janë 1,2 miliardë dollarë

16 Tetor 2012, 19:52Blog TEMA
Kreditë me probleme janë 1,2 miliardë dollarë

GRAFIKU 1

Nga Ilir Beqja

Në vlerë absolute rritja në 12 muajt e fundit është 31,773 milionë lekë. Në fund të gushtit 2012 kreditë me probleme arritën në 127,672 milionë lekë. Pra, rreth një miliardë e dyqind milionë dollarë. Vetëm në 12 muajt e fundit kemi një rritje me 33 % të kredive me probleme.

Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka bërë publike të dhënat e sistemit bankar për periudhën 8 mujore. Në pamje të parë, këta 8 muaj të parë të vitit nuk kanë të sharë për sistemin bankar. Depozitat kanë vijuar prirjen rritëse, ndërsa kreditë janë rritur pothuajse asfare.

GRAFIKU 2

Ka një tregues që është rritur shumë më tepër se të gjithë të tjerët dhe për fat të keq është një tregues i sikletshëm. Janë kreditë me probleme. Në fund të gushtit 2011 përbënin 18,04 % të portofolit të kredive, ndërsa në fund të gushtit 2012 arritën në 22,35 % të portofolit të kredive. Grafikisht ilustrohet në grafikun 1. Vetëm në muajin gusht 2012 kreditë e problem u rritën me 44 milionë dollarë.

Në vlerë absolute rritja në 12 muajt e fundit është 31,773 milionë lekë. Grafikisht ilustrimi është në grafikun 2. Në fund të gushtit 2012 kreditë me probleme arritën në 127,672 milionë lekë. Pra, rreth  një miliardë e dyqind milionë dollarë. Vetëm në 12 muajt e fundit kemi një rritje me 33 % të kredive me probleme.

Vetëm në muajin gusht 2012 kreditë e problem u rritën me 44 milionë dollarë. Kreditë me problem pritet të arrijnë në fund të vitit 10 % të GDP, ndërsa në fund të vitit 2010 ky tregues ishte 5,6 % e GDP. Rritja e kredive me probleme është me pasojë për vetë sektorin banker, por edhe për ekonominë.

Më rritje të kredive me probleme, bankat janë të detyruara të provigjionojnë. Provigjionet janë shpenzime dhe për pasojë ulin fitimin e bankave. Ulja e fitimeve sjell më pak pagesë të tatimit mbi fitimin dhe frenon bankat të bëjnë investime. Për të amortizuar rënien e fitimit bankat detyrohen të shtrenjtojnë kreditë, ndërsa në kushtet e rritjes së kredive me probleme bëhen më të kujdesshme dhe shtrëngojnë kushtet e kredidhënies. Shtrenjtimi dhe shtrëngimi i kredive vështirëson sipërmarrjen dhe frenon rritjen ekonomike.

Kur PD erdhi në pushtet kreditë me problem përbënin 2 – 3 % të portofolit të kredive. Për disa vite rritja e shpejtë e portofolit të kredive ndihmoi në rritjen ekonomike të vendit. Sektori kryesor që tregoi kërkesë të lartë për kredi ishte sektori i ndërtimit, qoftë ai ndërtimit rezidencial, qoftë ai i punëve publike. Sot këta sektor janë në krizë. Në sektorin rezidencial raportohen mijëra e mijëra apartamente të pashitura. Në sektorin e punëve publike qeveria ka pa paguar më shumë se 130 milionë dollarë, ndërkohë është krijuar edhe një borxh ndaj koncesionarëve të HEC-ve të vegjël me mbi 20 milionë dollarë. Edhe këta të fundit po hasin vështirësi për të shlyer kreditë që kanë marrë për ndërtimin e HEC-ve./JAVA

5 komente në “Kreditë me probleme janë 1,2 miliardë dollarë”

  1. economist_wannabe says:

    “Kur PD erdhi ne pushtet…” ose, kur bankat kishin vetem 3 vjet qe jepnin kredi ne mase. Ca lidhje ka PD?

    1. Dean says:

      Ilir Beqja eshte socialist dhe ketu ja fut pordhes kot per te gershetuar rritjen e ”huave te keqija” me ardhjen dhe qendrimin ne pushtet te PD-se.Nuk e kane kuptuar Idiotet e ”majte” dhe te ”djathte” se cdo gure qe hedhin siper do t’u bjere ne koke 1 dite dhe se kjo quhet Demagogji.Sa me genjy popullin me gjoja njohurit qe kane nga ekonomia.

  2. Global Knowledge says:

    Se ti o zotni e more me sportivitet faktin qe kosto per bonot gjermane ra ne vlera negative. Por gabon se nuk e ke luksin te jesh sportiv. Vlera negative ne bonot gjermane do te thote qe besimi tek bonot e frances dhe italise eshte ne vlere negative. E perkthyer ne shqip per shqiptaret do te thote se askush nuk shqtesohet pse shqiptaret mbeten pa lek dmth pa buk. A e dini qe shume greke braktisen athinen dhe selanikun dhe vajten ne fshat per pune bujqesie. Te pakten kishin te hanin. Kjo do ndodhe ketu vitin tjeter, do braktiset tirana. Dhe mire te na behet se kujtoni se do shpensoni 850 mln euro te naftes, por ende nuk e dini qe ato euro do shpenzohen ne projekte qe do i ekzekutoje i njejti person dhe borxhi do rritet po me 850 mln euro. Vendi do falimentoje dhe femijet do kene shume borxhe per te lare

  3. Global Knowledge says:

    Ti do me thuash se eshte konspiracion. Jo mor zotni. Te them un ty. Digjo.. Keshtu i thane greket dhe europianet Thacher 30 vite me pare por ajo esht gjall, britaniket jan ne referendum per dalje nga BE dhe greket kane gjys trilion euro borxh. Prandaj miratum dhe ligjin per falimentin qe disa biz te bejne vetvrasje se kohet e fundit kishte ankesa publike qe mohum te drejten e vdekjes

  4. global knowledge says:

    Jo zotni jo. Ta them un ty. Un ty t’garantoj se ligji i falimentit esht ma i miri nbot. Ja nje moment. Dmth a ka biznes ritvani. po. Dhe meqe ka biznes kujton se ka aksione ne PD-hi. Po jo mor zotni nee kemi ligjin e falimentit. I them un atij te marr ca borxhe dhe e falimentojm dhe me ket ligj vendosim ne nje gjykates tonin se kena nishanin aty dhe qe administron biznesin e tij ai ska merak se partia e beri me biznes e ai na jep ne per administrim binesin e tij dhe aksionet e tij tek PD-hi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje