Nga Artur Llana
Lajmi është i rëndë dhe tragjik, por për nivelin e kulturës që ka kjo shoqëri e terrorizuar deri në palcë, ajo që ka zënë vend në faqet e para të gazetave, madje edhe në edicionet e lajmeve të disa televizioneve, që nuk e kanë shumë për qejf këtë lloj kronike. Në një vend normal demokratik, ky lajm mund të ishte përcjellë edhe me pak rreshta si një krim që ka brenda vetes shumë mistere përveç kosës dhe pistoletës.
Në një vend ku liria e shtypit është e garantuar, ky lajm do të ishte andej nga fundi sidomos për një shoqëri që nuk e ka problem më as numrin e të vdekurve dhe as kokat e prera dhe ky nuk është rasti i parë të paktën në këto muaj të fundit. Kur krimi është makabër e zbulon policia, e dënon drejtësia dhe shoqëria mundohet të gjejë ekuilibrat e saj të prishur që për fat të keq media po i hedh benzinë. Autori i kësaj ngjarje është një mostër dhe natyrisht ai nuk ka kohë për të vuajtur dënimin. Dënimin atij do t’ia vuajmë ne, shoqëria që kemi heshtur. Para tre ditësh, kur ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, kam parë me vëmendje një nga gazetat më të mëdha në treg ku ndër të tjera thuhet se babai i vajzës dyshohej si autor! Dje ajo gazetë kishte dy faqe plot me lloj- lloj insinuatash që e kanë burimin tek një maskarallëk që ka buruar nga një investim policesk për të bërë gazetarë të paguar ose për të mbajtur në punë gazetarë. E kam lexuar me vëmendje atë gazetë, që nuk e kishte për gjë që nga babi të nxirrte autor komshiun dhe më pas edhe të bënte të “vrarën” shpirtërisht për atë që ka ndodhur. Nuk jam kundër lajmit të kronikës së zezë, për faktin e thjeshtë të informimit, po jo për të mbajtur të punësuar korrespondentë. Disa medie vizive nuk i kanë besuar as gazetarëve lokalë, por kishin nisur në terren “specialistët” e kronikës së zezë… si për t’i thënë këtij vendi se është i zi!
Në fakt nuk është rasti i parë që shikoj të lumturohen korrespondentë që kur i del faqja me dy autorë kërkojnë të të bindin se ata janë kryesorët. Natyrisht kur atyre ju vjen në ndihmë dhe një gardelinë që ju dërgon zile sipas afërsisë dhe pagueshmërisë, kjo bëhet edhe më qesharake. Një femër pothuajse adoloshente, tashmë ka lumturuar këtë shoqëri që i është gjetur dhe koka, edhe pse nuk mund të jetojë më. Po në të gjithë kronikat e zeza kishte një gjë të përbashkët për të gjithë kronikanët e zinj! Ajo ishte bërë viktimë e parave, e veshjeve, e joshjeve. Kjo ishte pjesa më e besueshme në të gjithë atë që shkruhesh me faqe, ndërsa ajo që të bënte të ndihesh keq dhe të pështysh është fakti se përveç fjalisë që citova më sipër të tjerat ishin ndryshe. Ishin sipas oreksit.
Një gazetë mundohet të ishte bindëse nëse e kishte puthur para se ta vriste viktimën, ndërsa një tjetër nëse kishin kryer marrëdhënie apo jo. I kishte prekur dorën apo i kishte parë imazhin ndërsa e kishte qëlluar dhe kjo jepej aq qetësisht në variante të ndryshme saqë të dukej se ishte mbledhur një juri për të analizuar Nobelin e letërsisë dhe jo kronikanë që po detajonin një vrasje. Të gjithë i referoheshin deklarimit të autorit. Po sa herë është marrë në pyetje ky autor dhe a është marrë në pyetje nga policia apo nga korrespondentët e kronikës së zezë? Nuk ka ngjarje më të rëndë se ajo që ka ndodhur. Por mbi të gjitha e rëndë është ajo që ka çuar te ajo ngjarje. Një e mitur 14 vjeçe, që ka shitur për mungesë formimi apo ëndërr për tu veshur më bukur trupin e saj, në një shoqëri ku rritja ekonomike nuk njeh kufi! Kjo nuk i ka shqetësuar kronikanët në shkrimin e zi, ata janë fokusuar nëse është puthur para se ta vrisnin apo është përdhunuar. Policia me kanarinat e saj ka bërë deklaratë sipas burimeve dhe askush nuk e di se në trupin e gjetur të saj kishte nisur jetesën një pinjoll, nga joshja e varfërisë, e pamundësisë, e paaftësisë në një shoqëri që ka dëshirë të flasë për koka të prera. Në një shoqëri ku nuk pritet kokat, po vdesin dhe fëmijët, ku trashëgimia është bërë jo gen dhe planifikim, po spontanitet i një sërë mostrash që duke pasur diçka në dorë mund të kthejnë në viktimë mjerimin, kur ai vetë është viktimë.
Ajo ngjarje do vëmendje dhe për këtë nuk ka nevojë të shkruhet se ku u gjet koka e asaj adoleshente. Ajo ngjarje ka nevojë të shkruhet si thirrje që në këtë shoqëri që prodhon monstra, shtrati është mjerimi që e ka pllakosur dhe mungesa e asaj drejtësie që duhet vendosur. Më shumë se 34 faqe janë shkruar dje për ngjarjen, në faqen e parë, duke terrorizuar fëmijët që në mëngjes. Nuk kam parë asnjëherë gazetarë më të lumtur që shikonin se kush e kishte emrin më të madh në fund të shkrimit. Se çfarë i kishin thënë më shumë në polici dhe çfarë nuk ia kishin thënë. Duke shfletuar faqet kalonin shkrimin për ca burra që kanë kohë që po denoncojnë atë që ndodh në mes të Tiranës.
Ca burra që po luftojnë me vdekjen, qofshin dhe pijanecë. Ata nuk kanë filluar të pinë këto 22 ditë, po askush nuk mund të thotë se ato janë pjesë e një drame më të madhe. Edhe ato kanë parë koka të prera, shokësh, të afërmish, edhe ato kanë parë, mjerim , vuajtje… për to ka pak rreshta, pasi kjo shoqëri nuk ka më ndjeshmëri për të gjallët, as edhe për ata që digjen. Kjo shoqëri është e ndjeshme të dijë në janë puthur para krimit autori me viktimën, ka qenë me shapka apo me pa pantallona, duke fyer edhe të vdekurën në respekt të një tradite që kjo shoqëri nuk e ka pasur kurrë. Është koha kur për të harruar realitetin që na çon te kokat e prera, të jemi indiferentë për vjedhjet, korrupsionin, trafiqet dhe abuzimet. Duke nxirë faqet e para të gazetave në fakt kemi zbardhur xhepat e atyre që janë vënë në mbrojtje të së keqes duke shkruar për të keqen momentale, po pa thënë autorët e vërtetë që po vrasin dhe po i presin kokën një shoqërie!
24/7 vetem lajme makaber te cuditshme po degjojme.
NCUQ NCUQ NCUQ!
KU PO SHKOJME?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/dear-gjergj-ndreca.html
faleminderit per shkrimin tuaj.
kete shkrim duhet ta lexojne te gjithe ata qe i thone vetes gazetar dhe qe botojn gazeta.
BRAVO NUK KE CTI KOMENTOSH TJETER.
nje artikull mese i drejte per nje realitet me te vertete te hidhur.mua me kane mesuar qe gazetari duhet te percjelle kronikat dhe faktet sa me reale te jete e mundur dhe duke respektuar “personazhet” e tij.kur gazetaret japin denimet,ndersa gjykata dhe gjykuesit akoma nuk kane hapur akoma asnje proces;kur gazetaret bejne “fushate” elektorale perpara fakteve te hidhura;kjo nuk eshte vetem jopersonale,por edhe e paetiketuar dhe keqberese per mbarevendin dhe gjithe shoqerine,pavaresisht bindjeve politike.
Shih ti tashi!!!!!!!!???? E kane be punen e Ajshes edhe per debate. Nuk eshte gje tjeter kjo qe ka shkru autori vetem se deshiron te terheq vemendjen e publiku gjoja dukie thon: ” hej shikoni, jam edhe une ketu, dije dicka per te shkrujt, jam intelektual, jam opinionist, jam goxha politikan…” kjo eshte krejt ajo ca ka dasht me than ky.
Po sikur si shume e debatoni ngjarjen ju opinionistat. Lerini tash kto llafe, se iku koha…kapuni rreth shkences…
Shihhhhhhhhhhhhhhhhhhh! Ky do te jete ndonje serrvil i partise qe nuk e ka gjetur gruan te shtepija! He mo se koalicion i gjere jeni dhe ka vend per strehim!
ALLAHU ju shperbleft per ket shkrim te mencur,apel te gjitheve meshironi njerzit e pafajshem,ndihmoni,e mos i lendojm.AISHJA esht shembulli qe tregon se ka shum vajza e gra qe dhunohen dhe heshtin,e shum te tjera i kan ber prostituta dhe tallen me fatin e tyre,i poshtrojn e i perbuzin vetem se jan femra.
Analize shume e drejte per kohen qe po kalon media, gazetaret por edhe shoqeria jone……shoqeri qe me duket se nuk ka koke, e ka te prere…qe furnizohet me lajme nga kronikane te cilet gjejne kriminelin, i bejne hetimin dhe i japin denimin dhe nuk analizojne shkakun qe shoqeria jone eshte katandisur si nje grup talebanesh ne mes te Europes….por edhe nje prokuror qe mbas asaj interviste, i vellai si kryetari i drejtesise duhet me urgjence ti heqi te drejten e ushtrimit te profesionit…… Artur te pergezoi per analizen qe i ben kesaj medie te shpifur…..por si nuk u mor nje gazetar me shkakun e kesaj dhe shume ngjarje te tjera te kesaj natyre makabre….me varferin e ketyre familjeve qe detyrohen ne kete gjendje, si e harron media deponimin e pare te fqinjit Norja kur thote se i plotesova amanetin vajzes…..a nuk duhet pare edhe programi shkollor qe behet ne keto Medrese…..por kush do ta bej kete pune, mbesa e Mark Dodanit…jo kurre…apo kryeministri qe po le te vdesin ne menyren me brutale para njerezise, disa Burra qe edhe ata dhane ndimesen e tyre qe ky te hypi prape ne maje te pushtetit… dhe justifikohet se ata jane pijanece, bixhosxhinje, e shume epitete te tjera qe ju ka vene kryeministri….por jane NJEREZ o kryeminister…..a e di ti qe jane krijuar shoqata ne mbrojtje te qenve te rruges o zoteri….ata jane njerez dhe po te kerkojne ate qe ti vete e ligjerove por nuk po ja u jep…..boll vuajten neper burgjet komuniste kur ti ishe sekretar i asaj partie tmerri…tani jepu ate qe ti na e merr neve, popullit, nuk e nxjerre nga xhepi yte sepse ai eshte i mbushur deri ne gryke dhe ti nuk ke mundesi te futesh doren………me fal Artur se perfitova nga shkrimi yte dhe shpreha ate qe ndiej….
Ke shkruajtur shume bukur Artur Llana bravo.