Ka ca njerëz që ngurrojnë të marrin pjesë në manifestimin e Forumit Shqiptaro-Amerikan për Demokraci. Manifestimi organizohet nesër në Dag Hammarskjold Plaza, në ora 10-12, në kryqëzimin e Avenuese së Parë e të Rrugës 47 në Manhattan.
Po pse ngurrojnë njerëzit që t’iu bashkëngjiten? Sepse shohin që janë të rinj e që parulla e tyre është afër asaj që ka hedhur edhe ambasadori i SHBA, Arvizu. Argumenti i këtyre ngurruesve e të medyshurve është se parullën e ka hedhur ambasadori Arvizu dhe prandaj nuk besojmë se këta e kanë me të vërtetë. Po kjo tregon shume cektësi nga ana e tyre.
E para, ambasadori Arvizu nuk është aty me marrë anën e kujt dhe nuk merr anën e kujt. Ai punon për SHBA dhe jo për vete. Natyrisht që kaosi nuk është i pranueshëm për askënd se gjithkujt i kujtohet 1997-ta. Por ai punon për atë që gjykon të mirën e të drejtën, ashtu si e arsyeton ai. Të mirën e të keqen tonë duhet ta ndjejmë ne më mirë e më thellë se ai.
Së dyti, parisë i leverdis që ta paraqesë ambasadorin Arvizu sikur merr anën e njërës palë apo të tjetrës, duke e zhvlerësuar me marifet qëndrimin e tij, që është qëndrimi i SHBA. Ai përfaqëson qeverinë amerikane e pikë! Prandaj të mos biem pre e interpretimeve të parisë, që i formulon proceset si i pëlqen asaj dhe që synon t’ua shesë qëndrimin për një pikë të caktuar si mbështetje për ata vetë. Arvizu është në anën që duhet e që i shërben shtetit që përfaqëson.
Së treti, thënia e tij “Vepro Tani” është thënia që duhet. Nuk ka rëndësi kush e thotë. Duhen ndarë mesazhi nga individi. Arvizu ka thënë të saktën. Po ta thonte Sali Berisha, Edi Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Fatos Nano, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Ahmet Zogu apo Fan Noli, kjo nuk ndryshon asgjë nga vërtetësia e kësaj thënie. Po pse nuk e thonë???? Sepse e dinë se kush janë e çfarë krimesh kanë kryer. Nuk e thonë se i kanë larë duart me gjakun e shqiptarëve. Nuk e thonë se i kanë shtyrë shqiptarët në zgrip dhe i kanë kriminalizuar. Nuk e thonë se duan të ruajnë miliardat e vëna me gjakun e popullit.
Por nuk ka rëndësi nga vjen fjala e kush e thotë. Rëndësi ka fjala vetë. Ja ta ilustroj me shembull: nëse ti ke etje dhe je tek burimi me ujë të kulluar, e atje vjen kundërshtari yt e thotë “ky ujë është shumë i mirë, ti a do ta pish apo për hatër të kundërshtarit do të vdesësh nga etja?” Ajo që këto djem kanë thënë është pikërisht ajo që duhet. E mira do të ishte të vinte nga ne të tjerët. Ja, tashti vjen nga këto djem e vajza që janë e ardhmja jonë. Pse këta thonë atë që thotë edhe Arvizu, kjo është meritë e tyre.
E së katërti prandaj këta djemtë e vajzat e Forumit Shqiptaro-Amerikan për Demokraci duhen mbështetur e duhen inkurajuar me të gjithë mënyrat. Duhet besue tek thirrja e tyre sepse është e pastër. Duhet besue tek mesazhi i tyre pse është i ndershëm. Duhet konsideruar zgjidhja që ofrojnë sepse nuk ka asnjë zgjidhje tjetër të besueshme. Kur je në fund të pusit, ashtu siç jemi ne, ka vetëm një rrugë me dalë jashtë. E në rastin tone, kjo rrugë është pikërisht kjo që ofrojnë këta djem e vajza të Forumit Shqiptaro-Amerikan për Demokraci.
Prandaj unë do t’iu bashkëngjitem këtyre dhe do të shkoj në manifestimin e tyre të nesërm. Rinia është e ardhmja dhe duhet me i shkue mbrapa atyre që e duan kombin e shtetin më shumë se sa hajnat e veglat e Enver Hoxhës, që e rrjepin, e vjedhin, e kriminalizojnë dhe zvetënojnë përditë. Prandaj edhe parulla e tyre: “Për një Fillim të Ri… VEPRO TANI!” është pikërisht fillimi që duhet. Ky fillim duhet të jetë pa rrena, pa mashtrime, pa degjenerim, pa zvetënim, pa vjedhje të pasurisë private e publike, pa humbjen e dinjitetit që kemi përjetue tash sa dhjetravjeçarë. Fillimi i tyre i ri është shpresa për begati, prosperitet, mirëqenie, siguri, nder e dinjitet, kthim të hakës tek i zoti dhe për një shtet-komb të lulëzuar që e merr vendin e duhur e që meriton në familjen e shtet-kombeve. Prandaj, miku im, motra a vëllai im, “VEPRO TANI!”
Mire e ke ti mor daje! Po nese e ke me gjithmend, shko “vepro” aty ku duhet, dhe mos blloko rruget e Amerikes.
Na tregoni ndonje mbrese nga Saliu i 90’s zoti Shenasi.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html
Miku Im Shinasi, megjithse kemi qe nga 1992 qe nuk jemi pare, por kemi qene bashke ne levizjen studentore te 1990, te ndjek pothuaj gjithmone per sa flet e shkruan. Te jap 100% te drejte per gjithcka deri tek artikulli i mesiperm, por tek emrat e lartepermendur me ben pershtypje perse e ke perzier Fan Nolin dhe Edi Ramen (ky i fundit akoma nuk eshte provuar 100% edhe pse ka dhene here pas here shenja frike dhe hutimi perpara Nderkombetareve dhe Neo-Diktatures Berisha-Meta-Nano qe padyshim mbahen ne Pushtet nga Nderkombetaret e korruptuar (ka dhjetra emra sot ne LINK e NET e do Media prestigjoze ne Europe e Amerike) me parat e pronat e popullit te “shkrete” te Shqiperise, se me Vote kjo treshe apo dhe disa dhjetra VEMJE qe u shkojne nga pas kurre nuk vijne ne Pushtet (nje Raport Top-S… po nga BE. dhe US. ka kohe qe ben statistike dhe nxjerr se: -Akoma ne Shqiperi vota shkon mbi 60% drejte Qendres se Majte-, se ndryshe nuk e priste OBAMA dhe stafi i tij prej 7-vetash para pak diteve ne San Francisco ne kulmin e fushates Presidenciale Edi Ramen tek “PULLE”… Apo Jo. -Se per se a per cfare- akoma nuk dime gje as ti dhe as une e asnje shqiptare tjeter ne Bote, ngaqe takimi ishte TOP-S… (nga keto gjera ti Profesor duhet te nuhasesh pak a shume thelbin e takimit per here te pare ne Histori te nje lideri te Opozites Shqiptare ne kushte Top-S…). A do te thote gje kjo Profesor i Columbia University-NYC meqense ti jeton prej 20-vitesh dhe tani je ne eliten Universitare ne USA. Ma do mendja Miku Im i diteve te veshtira te Dhjetorit 1990, se dicka ke nuhatur por e ke futur emrin e Edi Rames per ndonje “ballance” momenti ne kete shkrim te fundit, ne mos ke ndonje INAT te vjeter apo “alla-shqipo” se shqiptaret historikisht edhe te super-shkolluar kane bere sherr e veten e le pastaj me njeri-tjetrin… Ndersa per Fan Nolin ke gabuar 100% qe e rreshton me emrat e tjere me te urryer te historise se Shqiperise, sepse nje burre si Fan Noli dhe do pak te tjere sdo i vijne Shqiperise ndoshta edhe per 1000-vjete te tjera. Mora mundimin te shkruaj per here te pare ne nje Blog se spara pelqej te komentoj mendimet e te tjereve, por nga ty personalisht per aq sa te kam njohur ne Dhjetor 1990 e pak me pas 1990, nuk e prisja nje liste te tille ku dy emra jane te tepert per tu krahasuar e vene ne nje banke me Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Ahmet Zogu… (mendoj se edhe Gramoz Ruci eshte shume i tepert per tu futur ne nje liste te tille se eshte nje HIC e ska asnje vlere per tu permendur askund e jo me ne nje liste Plehrash te Historise se Shqiperise, pasi duke e permendur emrin e tij e beni faktor ne Histori, kur ai eshte HIC). Deri me sot ke shkruar vertete si njeri i dhembshur per vend-lindjen qe eshte perseri nen Diktature (thjeshte nje hapje per tregeti ka dhe kjo tregeti eshte ne mbi 80% e piset e Mafioze, e gje tjeter te Lire e Demokratike ne Shqiperi nuk ka), dhe me emra konkret, e per kete ke mjafte merite dhe te pergezoj, por mesa duket e keqja e Shqiperise keto 22-vite pseudo-Demokraci apo Pluralizem eshte perkrahja e disa Nderkombetareve Euro-Atlantik qe kane bere korrupsion (jane bere me para, privatizime dhe koncesione alla-MAFIA, duke perkrahur hapur e zgjatur jeten rregjimin aktual te Tiranes. E kete e thone nen ze shumica absolute e Shqiptareve sot, nen ze sepse eshte rikthyer frika nga Policia Sekrete e pushtetit Berisha-Meta (ish sigurimi i Shtetit pa asnje ndryshim) ne cdo ambjent publik e privat, sa dhe brezi i ri ka filluar te mallkoje veten qe eshte ne kete vend…etjera etjera. Te Lutem mos me gjyko se po marr dike ne mbrojtje se nuk jam Jurist-Avokat, por me Serbet nuk ka asnje lidhje as NOLI dhe as EDI RAMA, ndersa te tjeret qe ke futur ne liste kan qene e jane ne Pushtet (historikisht) nga Serbet.
Respekte z.Inxhinier,qenke me te vertete njeri intelektual,jam dakord ne pike e presje per cfare ke shkruar.Une rralle shkruaj,po me shume se lexoj shkrimet ,lexoj komentet,dua te di cfare mendojne bashkekombesit e mi dhe se nqs jemi nje komb vital(sic na kane mesuar qe ne vogeli) pse jemi katandisur ne kete pike,pa heronj (per momentin),pa krenari,pse faqet e gazetave tona mbushen vec me lajme horror dhe pse lulja e intelektit e kombit ,qe nga ISMAIL KADARE, der tek Z.Shinasi Rama,(qe qenka pjese e boardit akademik te Columbia),rrine kaq pasive .Kur eshte per te marre ndonje cope te gjithe vijne me avionin e pare,por te qene balle te ndonje demonstrate apo levizje,se rrujne shume,,dhe ai zoteria ne fillim ka te drejte kur thote : O ZOTI SHINASI,MOS BLLOKO MANAHATAN PO HAJDE E BLLOKO TIRANEN”,shqiptaret ne New York jane ”busy” Z.Shinasi se punojne ”OVERTIME” ne pastrim apo ”DOUBLE” ne restorante,krijova nje fare respekte ket fare Shkodrani,para ca muajsh kur beri ca shkrime per themelimin e PDistave,po tani me ket shkrim ”BYTHELEPIRES” per nje nga ambasadoret me te degjenerum amerikan qe ka pas Shqiperia(mbas Rajersonit)po me perforcohet ideja qe me ka thene nje miku im”TROPOJAN E SHKODRAN PO NA SHKERDHEJNE VATANE”,,me falni per fjalorin ,reformatori ,te lutem mos ma reformo,,,kalofshi mire te gjithe…
“TROPOJAN, DIBRAN, E SHKODRAN PO NA SHKERDHEJNE VATANE”, ESHTE THENIA O MIKU IM, POR NE NJE INTERVISTE TE NJE ISH-FRATI KATOLIK NGA ITALIA QE KA IKUR PARA PAK VITESH NGA LEZHA E RRETHINAT E SAJ, THEKSOHET SE EDHE LEZHJANET E KUKSIANET JANE “SHKERDHATA”, SEPSE I REFEROHET EKSPERIENCES SE TIJ QE NGA 1991 NE ZONAT E ZADRIMES DHE HERE HERE EDHE NE TERE SHQIPERINE VERIORE. AI ME APO PA DASHJE THEKSON ATE PSE NE KETO KRAHINA VERIORE KA “SHKERDHATESI” NE SHUME GJERA; SA VETEM QYTETAR EUROPIAN NUK MUND TE BEHEN ASNJEHERE DHE DO JETOJNE ME MASHTRIM+VJEDHJE+VRASJE, NGAQE NUK SHKEPUTEN DOT NGA E KALUARA DHE MENTALITETI PROVINCIAL QE TRASHIGOJNE NDER SHEKUJ. KY ISH-PRIFT NE ZONAT E VERIUT TE SHQIPERISE DUAM APO NUK NA PELQEN NA KA DHENE NJE TE VERTETE QE REALISHT NA KA DISTANCUAR EDHE ME SHUME ME EUROPEN, EDHE PSE EUROPA DON TE NA FUSINE “HARTEN” E SAJ EKONOMIKO-POLITIKE (SE NE HARTE GJEOGRAFIKE JEMI SA VETE EUROPA, POR KEMI PIKERISHT PROVINCIALET QE NA MBAJNE LARG APO NA TRUPEROJNE CDO DITE E ORE… E VERTETA ESHTE SE KA DHE NJE PERQINDJE NGA PROVINCIALET E JUGUT APO TE SHQIPERISE SE MESME QE NA TURPEROJNE KUDO NEPER BOTE, POR STATISTIKAT FLASIN PER PERQINDJE SHUME TE LARTA TE BEMAVE PERVERSE TE VERIOREVE. A THUA ESHTE RASTESI QE AKTUALISHT DIKTATORI I SHQIPERISE QE PAS SHPERBERJES SE PPSH ESHTE VERIOR, PRA SALI BERISHA DHE ZEVENDESI I TIJ ESHTE NJE JUGOR SUPER-INJORANT DHE SUPER-HAJDUT I QUAJTUR ILIR META (GJITHESESI AI JUGORI ESHTE ZEVENDES, DHE PAK A SHUME GJITHCKA VENDOSET NGA KAPOJA, MALOKU VERIUT, QE TASHME KA NJE SHPURRE DISA MIJRA PARAMILITARE ME VETE NE CDO SEKTOR TE SHTETIT QE E MBAJNE DUKE USHTRUAR DHUNE E VJEDHJE DERI DHE MJAFTE VRASJE KETO 22 VITE POST-PPSH).
RESPEKT SHINASI RAMA!
NJE RRUGEZGJIDHE KA
MBESHTET RININE OR VELLA
KUJTO RININE TENDE KUR NDIHESHE AZGANE
DHE SYRI STE DRIDHEJ NGA ASNJE NE TIRANE
NE VENDIN TEND ,DHE NE VENDIN TIM
NJE I CMENDUR,TE GJITHE PO I CMEND
NGRIHU RINI-FJALEN E FUNDIT E VENDOS TI!
Ky vend ,I NDERUAR,nuk ka rrugezgjidhje,ka rene ne kthetra te keqija,JU,si me i madh ndoshta keni pare dhe me keq,po une ju garantoj qe nuk ka fjale te pershkruaj kte kohe,,koha e maskarenjve.Presin te festojne pervjetorin e pavaresise–Mitrovicen shitur serbise,,detin -shitur greqise,,presin zgjedhje te reja,me kasten e vjeter.Ky popull eshte mbrapa,shume mbrapa,I NDERUAR!Ne kte ndihmuat dhe ju-Elita e ktij vendi-JU-u zhduket,,e late ne dore te hijenave-dhe te trushpelareve militant,injorant.Beni çfare keni ne dore,jo te pamunduren,mrekulline ,ajo na duhet,sepse mbas dhe ndoshta 25-30 viteve,akoma si ky *tranzicion*,do rrime te shkruajme:Ishte nje vend qe quhej Shqiperi,dhe brezat nuk do na i falin,femijet do na mohojne,dhe une qe jam pak me e re se ju,qe tani po ju akuzoj:JU PATET NE DORE ,DHE NUK BERET ASGJE!!!!Kendojini rinise atje,dhe ndoshta jehona arrin deri ketu,ndoshta stepen Hamzate,sepse jane shume,ndoshta dalin ne krah te GJERGJIT dhe kendojne dhe ata:
NGRIHU NENE MOS KI FRIKE ,SE KE DJEMTE NE AMERIKE!!!!!!
HE SHKRIMI NUK ME PELQEU SHUME , MEGJITHATE PAK RENDESI KA
E RENESISHME ESHTE MESAZHI SOT PER SOT NE VENDIN TONE
SHPRESOJ NJE DITE QE NE DUHET TE DHPORRIM ME FORCE KETE POLITIKE PRIMITIVE.
BASTA NUK SHKON ME .
Zgjimi
Shteti eshte ti sherbej popullit,
Ne krye vihet ai qe punon per Shqiperi,
Dje sakrifikuan ne emer te shtetit,
Sot sakrifikojne ne emer te pasuris.
Kush jane parimet e tyre,
C’fare parimesh kishin dje’
Kush jane parimet e te ardhmes,
Urrejtja, korrupsioni, dinakria vall jane te reja per ne.
Ju qe falje nuk kerkuat,
Sote jeni ne krye ne c’do parti,
Zerin e te drejtes ju e mbysni,
Te djathte jeni me pasuri.
Ne jetuam me ne krye injorantet,
Lirin spo na e lini ta shijojme,
Komunistet jane te kudo ndodhur,
Shteti Shqipetar po i stimulon.
Kapardinat i beri pis koha,
Dorashkat u kane ngelur ne perdorim,
Grushtat Shqipetarve u tregoni
Ata jane vjeteruar nga pa drejtesit
Ku jane vlerat tona,
Te bashkimi PD me LSI,
Frymemarrje po i japin Atdheut,
Hajdutet, komunistet, mafiozet neper parti.
Ne revolucione ju besoni,
Evolucioni eshte kalimi i majmunit ne njeri,
C’do gje doni ta kontrolloni ju evoluat,
Nga komunista, te eger vazhdoni o mafioz e borgjez te rinj.
Votat ju dini ti vidhni,
Pastaj nxirrni ligje dhe i digjeni,
Tymi u del me von,
Dhe thoni te drejten Mbreti ishte verdikti.
Tymnaj je bere moj Shqiperi,
Nga engjejt e veshur PDist,
Jane te gjith djaj te kuq,
Dhe engjejt e c’veshur PSist
Akoma akuzojni per floririn,
Ata qe e hipotekuan ne Angli,
Thesarin e vjedhin ne mes te dites,
Mandati i mbron keta perevers te rinj.
Akoma akuzojni per pula,
Ata qe ishin Balli i Kombit ne kultur e ndershmeri,
Sot slejoni asnje pellemb tok te vej te i zoti,
Ligjet i keni ber per vete, gjykatat thoni jane per drejtesi.
Shkrimtaret disident dje i denuat,
Se nuk shkruanin per realizmin socialist,
Ju qe dje benit kakerdhi, sote s’dini c’far te shkruani,
Dhe shkruani per kurverit ne rini.
Ju qe dje vrisnit te gjithe familien per ideal,
Ne c’do kongres nxirrnit armiq te rinje,
Sote jeni bashk dhe shani te kaluaren,
Dhe ndaheni kur je cliruar e pushtuar nga ta o vendi im.
Parimishte ne kemi fituar,
Flamuri valvitet ne Maqedoni e Mal te Zi,
Shqiperia i hoqi yllin,
Ne Kosoven martire flamuri valvitet ne liri.
O populli im zgjohu,
Shqiperin se bejne dot komunistat e rinje,
Hijenat shum po te lodhin,
Ku jeni o Pirrot, o Leket, o Bardhylet, o Gencat, o Gjergjet dhe o Malot e rinj.
,
Arben Dulaj
Jacksonville Florida 12/08/2011
Njoh shume shqiptare ketu ne ny qe duan te shprehin gadishmerine e tyre ne mbeshtetje te grevisteve dhe kunder regjimit tribal& KRIMINAL te berishes,dhe kunder monstrave NANO-META-RAMA-RUCI qe bejne teater si opozitare.
Kush e ndjen vetem shqiptar le te vije ne sheshin prane OKB ne new york
jo per mjekrren e shinasiut por per shqiperine qe po shkon drejt gremines…
Shkrim shume i mire. me kujton stilin e Artan Mullait. Je fisnik dhe i qarte, intelektual i perkushtuar, megjithese larg Shqiperise. Respekte zoti Shinasi. Adriana
fjale ,fjale ,zoteri
kthehu ne shqiperi dhe na udhehiq
te tjerat jane llafe,llafe
Ju mbeshtes plotesisht,koha nuk pret,Atdheu ne rrezik nga Sali Kriminel dhe ata qe e quajten burre shteti kur ai akoma nuk ishte pastruar nga gjaku i krimit.Ambasadori Arvizu i ka hyre ne hak shqiptareve,duke ju vrare shpresen dhe guximin per te protestuar.Keto jan gjera shume te renda dhe eshte e veshtir te harrohen,demi ka qene shume i madh.
Un mendoj se ata te rinj kan te drejt te mos besojne, mbasi parrulla eshte hedhur nga Arvizu i cili te pakte deri para pak kohesh ke qene pale me Saliun.Arvizu ka qene ne kontrast me ish ambasadorin John Wethers, i cili ju ndricoj rrugen shqiptareve duke ja cjerr masken “burrit te shtetit”Sali Kriminelit.Thank you ambasador Wethers.
shkrim i sakte!
A mundet dikush te na thote ne se 10-12 eshte kohe qe mund te paraqitesh kur te duash ne demonstrim. Ora 10 eshte pak heret per ata qe s’banojne ne Manhatan.
Shinasi Rama.Paria e Tiranes ashtu sikunder ju e quani,eshte e lidhur pashmangshmerisht me disa njerez ne Washington.Ju,flisni ne pergjithesi per te gjithe te marre sebashku.Me pozite dhe opozite.Beni barazimin midis Edi Rames dhe Sali Berishes.Midis Gramoz Rucit dhe Sali Berishes etj.Nqs A.Arvizu kerkon te na ndihmoje,sebashku me Ameriken e madhe,ka nje rruge shume te thjeshte.Te ndihmojne Shqiperine ne mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.Me garantimin e kesaj te drejte themelore te demokracise,pastrohet vetevetiu Paria e Tiranes.Mendon populli Shqiptar pastaj se kush duhet te qerohet dhe kush duhet te qendroje.Si arrihet kjo??Ne njohjen apo mosnjohjen e zgjedhjeve qe do te zhvillohen ne 2013-en dhe ne vazhdim.Nqs qeveria e SHBA-se nuk e njeh qeverine e dale nga vota e vjedhur,mendojne vete Shqiptaret c’fare te bejne.Jane Shqiptaret qe shpallin mbas kesaj Act NOW-in e famshem.Shqiptaret jane nje popull i zgjuar,qe nuk mund te tallesh dot kollaj me ta.Sepse kjo targa “Act Now” jam i sigurte qe ka qellime ogurzeza,jo per qeverine,por per opoziten,duke kerkuar te deligjitimojne edhe ate sebashku me qeverine e Kriminelit Sali Berisha.Prandaj mos u tallni shume em Shqiptaret,sepse jane nje nga popujt me te zgjuar ne Ballkan.Nuk mundet te u thuhet Shqiptareve se c’fare duhet te bejne,dhe se c’fare duhet te bejne.Detyra e Amerikes eshte te mbroje demokracine duke filluar nga mbrojtja e votes se lire.Te gjitha te tjerat jane gjepura.Me vendosjen e votes se lire,rregullohet c’do gje.Ndeshkimi neprmjet votes i qeverive apo e kujtdo partie politike rregullon gjerat vetvetiu.Eshte ilaci me i mire i kurimit te nje demokracie te perdhunuar e te marre peng.Nese keni ndonje ide ju dhe ambasador Arvizu se si duhet vepruar per te vendosur voten e lire ne Shqiperi,atehere mendimet tuaja jane te mirpritura.Te tjerat jane gjepura,ose ndoshta me keq se gjepura.Jane plane ogurzeza qe ne Shqiperi mos te vendoset kurre Demokracia.Tema sot ne Shqiperi eshte shume e thjeshte.A do te vendoset vota e lire ne themelin e Demokracise??Pa u vendosur vota e lire,tymnajat tuaja me emrat “Act Now” apo “Act me vone” jane tymnjaja te rrezikshme.SHBA-ja nese vertet i dhimbset Shqiperia(nuk besoj)te ndaloje Saliun ne vjedhjen e votes,pa patur nevoje te behet Opozita Polici i votes,si ne c’do vend te lire botes Demokratike.Tashme Shqiptaret zoti Shinasi Rama nuk genjehen kollaj si ne vitin 1991.Kane bredhur boten gjithandej dhe kane pare se kush eshte demokracia e vertete dhe kush jane themelet e saj.Vota e lire dhe Institucionet e pavarura.Por pa vendosjen e votes se lire,nuk mund te kete institucione te pavarura.
Voten e lire duhet ta fitojne vete shqiptaret duke mos lejuar hajdutet ta vjedhin dhe mashtrueait ta zhvleresojne. por per sa kohe dikush rri kokulur ose u shmanget detyrimeve qytetare- e theksoj fjalen qytetare- atehere paria e sotme e secilit krah do te tallet e beje cte doje. Shqiptaret nuk duhet ta lejojne vjedhjen e votes. Te huajt vetem mund te vene ne dukje kete dhe ti pezullojne Shqiperise anetaresime ne klubet e ndryshme, por asgje me shume. Cdo gje duhet bere nga shqiptaret dhe ne rruge demokratike e te qyteteruar.
Labi Vlore, ne pergjithesi me pelqejne komentet e tua. Por kjo qe thua ketu s’qendron. Komenti yt mund te qendronte ne nje shkrim tjeter. Kurse ketu po flitet te organizohen shqipetaret e Nju Jorkut te dalin e te mbeshtesin greven e te persekutuarve politike qe s’po behet shume nga shqipetaret si brenda ashtu edhe jasht vendit qe per mendimin tim eshte nje turp. Te presim zgjedhjet? Jo Labi vlore! Edhe ti ne Itali, me shoket tuaj oraganizoni dicka ne mbeshtetje te kesaj greve. Sa me shume protesta dhe demonstrime te kete per kete greve, aq me shume do te na marrin seriozisht te huajt. Si eshte ajo shprehja popullore?
Qingji duhet te qaje qe te ushqehet nga e Ema!!!!!
Edhe ne, po s’ngritem zerin, vecanerisht per kete greve qe eshte nje problem shume sensitiv, asnjeri nuk do na marri seriozisht dhe nuk do na respektoje, dhe bota s’do te kete respekt per ne nqs ne s’do kemi respekt per veten tone.
Eshte momenti qe s’duhet te kapemi nga fjalet por te bejme dicka eshte me shume se te llapim ketu ne kete forum dhe ti dalim ne mbrojtje atyre qe jane tashti ne kondita teper delicate si per jeten e tyre ashtu dhe per plotesimin e misionit qe i kane vene vetes. Duhen pare gjerat ne nje spekter me te gjere. Duhet pare ajo qe eshte pozitive ne kete nisme dhe ne cfaredo gjeje tjeter qe ndodh ne Shqiperi.
Pershendetje, dhe beni edhe ju dicka ne Italy, merrni nje nisme si kjo qe po merret ne Nju Jork dhe dilni te demonstroni mbeshtetje per keta Trima qe po flijojne veten per te demskuar nje kuceder qe po na ha te gjitheve te gjalle. Mendon ti qe ata s’e dine qe sale krimineli s’ka ndermend t’u jape demshperblimet? Dhe me gjithe ate ata jane te vendosur te sakrifikohen. Dhe po sakrifikohen edhe per ty edhe per mua, dhe per gjithe Shqiperine.
Shinasi Rama ka te drejte,me te do bashkohen shqiptaret vertet atdhetare qe jetojne ne Amerike,saliu po torturon demokratet e vertete ngaqe uren demokracine.
Burrat dhe grate shqiptare te Amerikes do duken cilet jane ne oren 10-12 ne Manhatan.
ERDHI ORA TE PROTESTOJME
Shqipetare boll duruam
nje mashtrus sundimtar
njezet e dy vite shkuan
c’do dite hapet nje var
s’ka Shqiperi pa drejtesi
kerkojme meritokraci
jo bythelepirsat mercenare
parazite dhe barbare
Mbaju neno mos ki frike
se ke djemte ne Amerike
erdhi ora tok te shkojme
ne Manhatan te protestojme.
Arvizu tha: ACT NOW, tani eshte casti per te vepruar kunder qeverise.
Arvizu tha: Ne se nje qeveri nuk dialogon me kundershtaret e saj, atehere, TE LARGOHET.
Mirepo, e di ti zoti Rama, se zoti shoku Rama, nuk i ka degjuar keto thirrje. Se po ti kishte degjuar, do ti kishte zene me goje, pa le qe ti shfrytezonte…
Ti thua, shqiptaret e amerikes. Shiko kete, qe kerkon te behet kryeshqiptar…!
Sa pak veprohet dhe sa shumè flitet. Jemi tè stèrlodhur, jemi konfuzè. Vuajtjet dhe pèrçarja na e ka humbur vizionin. Sado tè pretendohet se shqipètarèt kanè miq qè i duan tè mirèn :- Unè nuk besoj.
Njerèzit nuk mund tè ngrihen nè kèmbè me “hapa blu” me faktor tè jashtèm, kur ti teket ambasadorit “act now”. Kur Berisha shkonte pas ‘interesave’ tè amerikès ishte “burrè shteti”edhe pse AI vriste njerèzit e pa fajshèm nè rrugè. Edhe pse AI e ktheu shqipèrinè nè çiflik tè tijèn dhe tè serbisè…. Bèni forume sa tè doni zoti SH.Rama. Mbusheni rrugèt e New York-ut me flamuj tè kuq, se Shqipèrinè ja kemi lènè serbit dhe grekut.
Po i fute nè njè thes si Zogollin, Enverin , Berishèn , Ramèn apo njè tjetèr do tè thotè se nuk dini as tè zgjidhni e as tè ndani e pèr rrjedhojè nuk po din as me prerè…. Mè ka çu nana me la gojèn i thonè kèsajè.
Jo Shinasi Rama! Shpresa dhe zgjidhja nuk eshte kurre jashte Shqiperise, qofshin ata dhe shqiptaro-amerikan, qofshin ata dhe mbeshtetes te nje shprehje diplomati kariere. Nuk mund ti vini shenje barazie te gjithe atyre ne Shqiperi qe perpiqen per nje jete me te mire, per demokraci, per liri me pushtetin diktatorial, me kriminelin, me vrasesin. Ju, atje ne SHBA si dhe te gjithe ne qe jetojme jashte atdheut, e kemi te lehte te kritikojme dhe te japim mendime sepse jetojme ne vende te lira dhe demokratike. Por ndryshe eshte ne Shqiperi. Opozita shtypet, kercenohet, vidhet, vritet dhe ne fund vlersohet dhe si fajtore dhe pergjegjese e se keqes ne emer te “qetesise”, te “demokracise”, te “rruges europiane”!!! Cdo proteste jashte vendit eshte pozitive, por shpresa e vetme eshte ne rruget e Tiranes, e qytetareve te saj, ne nje opozite te bashkuar per zhdukjen e diktatorit te fundit komunist te Europes. Demokracia nuk importohet, por fitohet!
TE LUMTE MENDJA O PROFESORI I POLITIKES SHINASI RAMA!
Eshte kenaqesi dhe burim frymezimi per te ardhmen qe Shqiperia ka djem te tille profesore te politikes ne kryeqendren e politikes boterore, ne kryeqytetin e Botes dhe me post kyc ne Universitetin e Nju Jorkut!
Jo profesor dosido por me diploma e tituj te Columbia University, mbretit te politikes boterore!
Me vjen turp per bashkevendasin dhe bashkeombasin tim qe i prin se prapthi politikes shqiptare!
Berishsin edhe kur mbytet ne lume kerkojne perpjete jo perposhte! Edhe per se vdekuri ecin mbrapsht, themi ne tropojanet!
Ua paten thene si askush tjeter shqiptareve kete mesazh edhe ne fillimet e levizjes demokratike me mitingun spontan vullkan popullor kunder tij !
Nuk e degjuan ose nuk deshen ta kuptonin kete mesazh te vendlindjes se Berishes dhe timin! Tani te gjithe, edhe ne tropojanet vete po paguajne harxhet e saj!Na mori fytyren para Shqiperise e para Botes!
“Mjere ai dhe familja e tij per fundin qe do te kete! Do ti vije keq edhe gruit edhe drurit per te!”
Nuk jane fjalet e mia! Jane fjalet e nje parashikuesje fati nga Peruja qe parashikoi tragjedine e Indira Gandit kur ishte ne kulmin e sundimit te saj. Edhe vdekjen e Enver Hoxhes! Edhe vrasjen e Xhon Kenedit kur qe ne zenitin e tij politik!
… Hallall gjiri i nenes tende natyrore dhe i Shkoder Loces o Shinasi Rama!
Zoti te bekofte penden, mendjen dhe rrugen e dijes dhe mbaresise per Shqiperine dhe kombin tend!
Jam krenar qe kam bashkekombas te tille si ju Shinasi Rama! Aferim !
Gabim e ke ti _-Berisha eshte politkani me inteligjent i Shqiperise moderne,
ndersa ky Shinasiu eshte nje njeri qesharak qe vetem nga politka nuk e ka haberin fare
Ne politke nuk ka te thote shkolla fare, _-Ne poltike ka te beje pergatitja e gjithanshme e intelelektit te njeriut
Sala eshtre njeri qe di te arsyetoje me zgjuarsi, ka nje great common sense,
di te beje me shume zgjuarsi analizen e situatave politke dhe te dali fitues,
eshte njohes shume i mire i ekonomise, dhe i jurisprudences–
Sala po ashtu esht orator, njeri qe ka humor spontan dhe te jep pergjigje te menjereshme ,
pra eshte i afte dhe teper i shpejte ne debat
Dhe mbi te gjitha Sala eshte njeri qe prodhon ide te reja -Natyrisht qe idete e Sales jane me orjentim te djathte esktrem , por qe jane ide te reja, kur te tjeret nuk kane azgje ne bagazhin e tyre –Vetem bejne hartime , si njehere e nje kohe
Ndersa Shinasiu qendron shume poshte peprara Sales_-Natyrisht Sala ka te mete qe eshte intrasigjent,
dhe nuk pranon te dialogoje, sepse i vjen inat qe kundershtari kekron te dialogoje per ceshtje qe i ka te zgjidhrua ligji
Dhe ketu ka te drejte ne parim Berisha qe nuk dialogon, se zakonisht dialogohet vetem kur ligji eshte i pafuqishem , por kur eshte ligji ne mes, si ne rastin e ish te persekutuarve
–Nuk ka dialog
Megjithate nisur nga fakti se keta burgaxhinjte kane vuajtur dikur, eshte e moraleshme te dialogohet, por nuk eshte parimore te dialogohet
_-Pa asnje dyshim Sala eshte Politikani me i afte ne keto 22 vjet, –
Sias meje Sala eshte ……….Makiaveli Shqiptar__
Une nuk jam me Salen, sepse nuk e pelqej aspak metoden e tij ekonomike ,
qe eshte e djathte ekstreme,
por kam kurajon civile te them se jam Krenar me aftesine brilante te Sales si politikan,
aftesi qe ne fakt ka qene kunder interesave te mija ekonomike, sepse na la pa pune,
por ne nuk kishim dhe nuk kemi politkane te majte qe ti kunderviheshin Sales,
Ai e eklsipson ata
Ndersa Shinasiu eshte nje variant qesharak i Nastradinit, sorry.
Ne demokraci kur vleresohet nje njeri, nuk vleresohet nmbi bazen e backgroundit te tij kulturor, arsimor , krahinor, apo etnik,…..
……. por vleresohet mbi bazen e asaj se cfare thote ne “tavolinen e rrumbullaket”_
-Dhe Sala ne kete “tavoline” eshte i pa-krahasueshem,_-Ai eshte i vetmi qe di te beje politke ,
saqe ,
edhe Angela Markel perifrazoinjehere thenien e Berishes ne nje fjalim qe mbajti ne Strasburg……..
Sala eshte krenaria e demokrateve te Shqiperise, dhe ata jane gjysma e elektoratit shqiptar..,
Por natyrisht nqs ka shkelur ligjet ai duhet te veje per ndjekje penale, por besoj se Sala ngaqe i njef mire ligjet nuk i ka shkelur ato, por ai Manipulon me dobesite e ligjit
TE LUMTE MENDJA O PROFESORI I POLITIKES SHINASI RAMA!
Eshte kenaqesi dhe burim frymezimi per te ardhmen qe Shqiperia ka djem te tille profesore te politikes ne kryeqendren e politikes boterore, ne kryeqytetin e Botes dhe me post kyc ne Universitetin e Nju Jorkut!
Jo profesor dosido por me diploma e tituj te Columbia University, mbretit te politikes boterore!
Me vjen turp per bashkevendasin dhe bashkekombasin tim qe i prin se prapthi politikes shqiptare!
Berishsin edhe kur mbytet ne lume kerkojeni perpjete jo perposhte! Edhe per se vdekuri ecin mbrapsht, themi ne tropojanet!
Ua paten thene si askush tjeter shqiptareve kete mesazh edhe ne fillimet e levizjes demokratike me mitingun spontan vullkan popullor kunder tij !
Nuk e degjuan ose nuk deshen ta kuptonin kete mesazh te vendlindjes se Berishes dhe timin! Tani te gjithe, edhe ne tropojanet vete po paguajne harxhet e saj! Na mori fytyren para Shqiperise e para Botes!
“Mjere ai dhe familja e tij per fundin qe do te kete! Do ti vije keq edhe gurit edhe drurit per te!”
Nuk jane fjalet e mia! Jane fjalet e nje parashikuesje fati nga Peruja qe parashikoi tragjedine e Indira Gandit kur ishte ne kulmin e sundimit te saj. Edhe vdekjen e Enver Hoxhes! Edhe vrasjen e Xhon Kenedit kur qe ne zenitin e tij politik!
… Hallall gjiri i nenes tende natyrore dhe i Shkoder Loces o Shinasi Rama!
Zoti te bekofte penden, mendjen dhe rrugen e dijes dhe mbaresise per Shqiperine dhe kombin tend!
Jam krenar qe kam bashkekombas te tille si ju Shinasi Rama! Aferim !
Per vjerrshetorin Ben parpara se te na le shendene.
Shkruaj po poet nuk behesh , sidomos tani qe ke rrjedhur dhe ta ka mbete ora. Ce lodh veten o derzi me keta vjerrsha kalamajsh ?
ore Bejdo, keto jane te gjitha shpifje te vjetra. ky dereziu iku se desh e hengri paq nga te gjithe sepse ishte kunder te gjitheve. po cfare spiuni more! ky oficer, ne shkolle te oficereve, punonte ne Ministrine e Mbrojtjes, deri diten e fundit ishte nomenklature e Ministrise se Mbrojtjes, edhe kur ishte student hante ne Shtepine Qendrore te oficereve. po leri keto, puna ishte se ky ua drodhi te gjitheve, dhe prandaj te gjithe jane kunder tij. ky e ka pasur dosjen e hapur per arrest qysh ne vitin 1978. ne qe e njohim e dime mire se nuk pirdhte per njeri dhe bente ci thoshte koke e tija. po eshte trim qeni, te shohim se ku do veje kesaj here.
Shinasi Rama thot Paria e Tiranes,pra ne Tirane jane te gjithe te keqij simbas zotnis,por nuk thot asnje fjale per betejat e opozites kunder diktatures berishiste qe kulmoi me kater te vrare ne 21 Janar 2011 nga ana e tij. Ku ishe ti Shinasi Rama kur opozita gjakosej ne rruget e Tiranes per voten e lire per themelin e demokracis,apo ishje me Arvizun dhe burrin e tij te shtetit?!
Dakort 100%.Per mendimin tim,Shinasi Rama eshte me anti-opozitar se Sali Berisha.Qellimet e tij duken hapur,kur flet per Parine e Tiranes pa dallim midis Krimineleve ne pushtet dhe Opozites se pergjakur.Ky njeri,me duket nje mashtrues ordiner i shkolluar.Shinasi Rama dhe miqte e Sali Krim mafjes ne Amerike,po e kuptojne perfundimisht se Sali Berisha dhe PD-ja jane tashme kufoma politike drejt zhdukjes perfundimtare ne vitin 2013-te nga vota popullore.Kjo nuk u shkon per shtat dhe sebashku me Sali Berishen qe po bie ne gremine,duan te hedhin ne gremine edhe opoziten e sotme te kryesuar nga Edi Rama.Prandaj nuk flet per gjakosje te opozites,vjedhje te votes,gjykata ne sherbim te pushtetit etj.Per mendimin tim ky njeri eshte direkt njeri kamikaz i Saliut i maskuar per bukuri.
CILET JANE SPIUNET DHE HAFIJET JO VETEM TE ISH- SIGURIMIT
TE SHTETIT !?
– Radha ishte pa fund … Kush te ishte i pari …. E kishim veshtire te zgjidhnim jo te gjenim…
– Nga tre gjashte ishin me ne , thote nje ish- oficer Sigurimi !
– Spiunet qe nga Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kam nje mik timin nga Shkodra. Ka qene nje nder oficeret e Sigurimit te Shtetit me te ndershem, me korrekt, me te afte… Bile edhe shef i tij per dy tri rrethe te Shqiperise.
Si i tille njeh me dhembe e me dhemballe te gjithe ish- hafijet…. Spiunimet… Pseudonimet… Ligesite… Poshtersite pa fund e pa ane!
Nje dite tek “Kafja e Xhimit”, sic i ka mbetur emri midis shqiptareve te kryeqytetit te shqiptareve te Amerikes ne Bronx, nje i njophur imi i drejtohet me pyetjen:
– Si shpjegohet qe nuk te kam pare te rrish me tropojane !?
– Nuk bej asnje dallim krahine , as feje. as ideje, as perkatesie politike , iu pergjigj miku im. Une rri bile shume me tropojane. por nuk te ka rastisur te me shohesh me ta….
– Amanet a mund te me thuash pseudonimin e ndonjerit prej hafijeve te sigurimit se na lodhen nate e dite duke share komunizmin… Na i cane veshet, i kerkon pa te keq bashkebiseduesi.
– Po ti vet i ke gjetur me zgjuarsine tende natyrore se kush jane ish- spiunet dhe ish – hafijet e ish- Sigurimit , iu pergjigj ai…
Eshte krejt kollaj….. Pikerisht ata qe shajne me se shumti, tamam ata qe e heqin vetveten me antikomuniste te vendosur, pikerisht ata qe sot nxjerrin tym e flake nga goja kunder komuniznmit , kunder ish- Sigurimit te Shtetit jane ish- hafije e ish- spiunet me te ligj te asaj diktature, jane ata qe spiunonin nenen, babain , vellain, motren, gruan, te dashuren, shokun, mikun…
Dhe mos mendo se ushtrohej dhune apo terror per ti rekruatuar… Aspak… Nuk ishte nevoja . Ishte aq e gjate radha e atyre qe kerkonin me cdo kusht te beheshin ” syri dhe veshi ” i Partise sa e kishim me veshtire ti spostonim se sa ti rekrutonim… Ishin vullnetare te lindur.
Disa nga halli: per nje burse per femijen, per nje pune ne qytet, per nje hall a per nje tjeter. Kjo ishte pjesa me e ndershme dhe me e sakte!
Te tjere nga malli per perfitime personale, per rruge te kehta ne jete, per nje karrike apo perparim ne karriere. Keta ishin dallaverixhinj, intrigante, shpifes
Kategoria me e felliite jane ata qe per tu hakmare, per te rrenuar jeten e tjetrit, per te shkaterruar familje te tera, shperdoronin pushtetin diktatorial per tu hakmarre dhe shfyre mllefe ose qejfmbetje personale….
Me e keqja ishte se jane me qindra rastet kur jemi detyruar ti skartojme bile edhe ti ndeshkojme per shpifje e dizinformacion sepse jepnin informacione te rreme. sajonin e shpifnin edhe per te afermit e tyre vetem e vetem qe te siguronin besimin e partise apo ndonje perfitim per vete…
Kemi pase nje shprehje midis kolegesh ne ate kohe… Nga tre gjashte ishin me ne!
Pse!? Sepse secili spiunonte secilin qe bejne tre kunder treve… Pastaj krijonin dyshe me njeri tjetrin duke e cuar ne gjashte numrin e plote!
Pikerisht ata sot jane edhe me te flaktit, me te zjarrtit,. me trimat kunder ish- sigurimit, kunder komunizmit…
Pse!? Ata porositeshin dhe udhezoheshin te provokonin viktimat e hafijllekut te tyre duke folur vete gjoja kunder komunizmit per ti nxitur te flisnin edhe ata duke i futur ne kurth e duke ua nxire jeten jo vetem atyre por edhe familjeve te tyre krejt te pafjshme. Ne nje fare menyre qe atehere e me porosi te Sigurimit ata kishin mesuar propaganden antikomuniste ne mbrojtje te komunizmit. Keshtu u ka mbetur ky ves edhe tani e nuk e kane per gje te flasin e lehin dite e nate kunder komunizmit nen pretekstin se kane qene te persekutuar kur ne fakt persekutonin e sakatonin te persektuuarit e vertete nga komunizmi !
Sic thone francezet: skajet gjithnje puqen… Nga spiune e hafije te zjarrrte dje ne antikomuniste e antisigurimsa te zjarrte sot!
A i doni pseudonimet !? Shihni e degjoni kush cirret sot me shume kunder tyre… qofte ne jeten e perditshme, qofte ne ekrane e gazeta, qofte ne politike !
Dhe nuk behet fjale per hafijet e spiunet me pseduonime te ish- Sigurimit te Shtetit apo te policise… Ata jane pjesa e dukshme e ajsbergut! Nje e shtata e ndofta me pak.
Ishin po aq ne mos edhe me te rrezikshem, spiunet ne radhet e Partise qe e kishin detyre statutore numer nje “vigjilencen ndaj armikut te kllases”.
Ishin spiunet e Frontit,. Gruas, Rinise qe te benin gjemen me flete rrufe, apo rrufe mbi koken e cilitdo qe shfaqte pakenaqesine me te vogel kunder ish- diktatures.
Pa ekzagjerim nuk ka pasur familje ne Shqiperi duke filluar nga ish- diktatori Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori qe nuk kane pasur spiune ne gjirin e tyre, qe nuk kane spiunuar njeri- tjetrin.
Shihni kronikat e filmuara te mbledhjeve qe nga fshati me i humbur e deri tek ish- Byroja Politike, qe nga skuadra e katundit me te larget e deri tek plenumet e Komitetit Qendror se si edhe vete ish- anetaret e Byrose Politike , te ish- Komitetit Qendror , …. spiunonin apo i hanin koken njeri- tjetrit… tamam si shtriga qe fillimisht han kelyshet e vet!
Spiunimi ka qene nje semundje, nje epidemi masive ne Shqiperi. Ka qene nje tragjedi pjese jetike e tragjedise shqiptare. E jo vetem ne Shqiperi, por edhe me teper ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi e deri edhe ne diaspore.
Fatkqesia me e madhe eshte se kjo dukuri nuk ishte vetem komuniste. Eshte e mirenjohur raporti qe ish- shefi i Gestapos naziste Himleri i ben Hitlerit ne te cilin e thote se ” i vetmi vend ku nuk patem nevoje te paguanim spiunet ishte Shqiperia”( !!!)
E njejta dukuri u shfaq me regjimin e Ahmet Zogut! E njejta dukuri vihet re gjate pushtimit turk ….
E njejta semundje u shpalos edhe pas vendosjes se demokratures te Berisha- Gazidedes e deri ne ditet e sotme, kur “Koloneli i Asfalase greke me tre gishta “, sic e ka quajtur me qindra here deri edhe nga foltorja e Kuvendit Popullor Sali Berisha ministrin e tij te Mbrojtjes Arben Imami pergjon e spiunon ne menyre krejt antiligjore e antikushtetuese jo vetem ish- Presidentin e Republikes, Prokuroren e Pergjithshme, ish- kryetarin e SHISH-it, lideret e opozites e deri edhe ambasadoret e vendeve aleate strategjike te Shqiperise.
Ose shkurt mos e tvet se te kallxon vet! Ata qe kallxonin te tjeret ne ate kohe sot kallxojne po me aq zjarr edhe vetveten… Jane mesuar te shkretet… Nuk mund te rrine pa lehur !
Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !
Me nje fjale ledhatimin e Saliut nuk e paska bere z.Ambasador,por shteti american.Qenka me mos ardhe fare,derisa america perkrah Salen.