Më 29 tetor Gjykata Kushtetuese do të dëgjojë Shoqatën e Qeramarrësve në Shtëpitë Shtetërore ish Pronë Private, të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3 dt. 01.08.2012 si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo përpjekje nuk është e para në historinë e kësaj shoqate para Gjykatës Kushtetuese. Dy përplasje të tjera më dy ligje të mëparshëm kanë ndodhur më 2005 dhe 2007. Në të dy rastet Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesat e tyre, duke shfuqizuar ato ligje pasi nuk ishin nxjerrë në përputhje me parimet kushtetuese.
Në ndryshim nga dy herët e tjera, kësaj here ka një qasje shumë të ashpër nga politika dhe mazhoranca në pushtet. Presioni politik është evident deri në nivel arrogant. Batutat “do t’i nxjerrim jashtë me shqelma” të artikuluara nga ministra, janë shprehje që distancojnë qeverinë nga funksionimi i shtetit të së drejtës. Kësaj here situata është trajtuar si emergjente dhe Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normative me fuqinë e ligjit, i cili justifikohet vetëm në situata të urgjencës dhe nevojës ekstreme. Një risi tjetër që sjellë ky akt është mohimi i të drejtës së pezullimit të urdhërave të ekzekutimit nga gjykatat.
Duket qartë që akti në fjalë përbën një prej vendimmarrjeve me cilësinë më të dobët nga ana e qeverisë aktuale. Ai është në të njëjtën linjë defektoze sic është edhe akti që vendos taksat e palogjikshme për të ngritur padi në gjykatë, ose akti që kufizon ekzekutimin e vendimeve gjyqësore nga llogaria e buxhetit të shtetit. Duket sikur atje në zyrë ndonjë ministër i cili ndjen fuqinë e majës së stilolapsit të tij, kujton se më një të rënë të saj do të zgjidhë problemin e bezdisjes së shtetit, duke shkelur me dritëshkurtësi mbi parimet themelore mbi të cilat ngrihet një shoqëri demokratike. Ministra si ai i dretësisë që e shikon shtetin dhe gjykatat si dyqanin e tij, apo ai i punëve publike qe e sheh shtetin si cizme për të kapur me shkelma qytetarët, na duhet t’i edukojmë me aksion ligjor të mirëfilltë.
Sigurisht që në rastin e qiramarrësve të pronave që u janë kthyer ish-pronarëve ekziston një debat i hapur, por qendra e tij duhet të zhvendoset tek analiza e balancës së interesave të ligjshëm të pronarëve për të gëzuar pronën e tyre nga njëra anë, dhe interesave të ligjshëm të qiramarrësve për strehim, moscënim të sigurisë juridike, mosdiskriminim, nga ana tjetër. Ky debat bëhet zakonisht edhe në instancat e gjykatave ndërkombëtare sic është ajo e Strasburgut, apo komisione, si ai i OKB-së. Res Publica ka pikërisht këtë qëllim, që të zhvendosë epiqendrën e këtij debati atje ku duhet dhe t’i largohet sa më shumë gjuhës së urrejtjes që nxit konfliktin midis grupimeve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së kulturës juridike të zyrtarëve të lartë.
Por cilat janë pretendimet e qeramarrësve? Ata kanë ngritur një sërë pretendimesh që kryesisht bazohen në nenet 15, 17, 18 dhe 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenet 2 e 11 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Le t’i trajtojmë ato me rradhë:
Së pari, Akti normativ i Këshillit të Ministrave nr.3 datë 1.08.2012, në thelbin e tij kërkon të realizojë rregullimin e marrëdhënies qeramarrës dhe ish pronarë përmes marrjes së një kredie, pavarësisht nga kushtet e saj, në të njëjtën mënyrë siç edhe parashikonte edhe ligji nr. 9235 dhe ligji nr .9583. Këto rregullime ligjore janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Në këto vendime arsyetohet shkelja e parimeve të rëndësishme kushtetuese, që lidhen direkt me të drejta të njohura dhe garantuara në Kushtetutë si parimit të sigurisë juridike, si dhe konstatohet një trajtim diskriminues ndaj shtresës së qeramarrësve, duke iu cënuar të drejtën e tyre për të jetuar dhe të drejtën për pasjen e një strehe.
Së dyti, Akti Normativ nuk ofron një zgjidhje efektive të strehimit të kategorisë në fjalë pasi pushteti vendor nuk ka informacion nëse disponon mjetet dhe fondet e duhura për të realizuar procesin, si dhe BKT nuk bind se disponon mjetet e mjaftueshme për të përballuar procesin e kredidhënies. Sikur të mos mjaftonin këto, shumë prej kërkuesve nuk mund të përfitojnë kredinë me interes zero, pasi ata janë shumë të moshuar, jo të gjithë janë të lirë nga detyrime të tjera, pagat nuk i kanë në nivel të mjaftueshëm, si dhe nuk kanë mundësi të përballojnë pjesën prej 30% të blerjes së një apartamenti në momentin që banka nuk financon më shumë se 70% të vlerës së tij. Në tërësinë e zgjidhjeve të ofruara, duke qartë se ato janë bërë sa për t’u justifikuar se gjoja ka zgjidhje, por ato nuk janë efektive.
Së treti, Akti Normativ sjell një regres të të drejtave. Të drejtat e kësaj kategorie janë pakësuar. Masat regresive duhet të bëhen vetëm për arsye shumë të justifikuara në raport me totalin e të drejtave. Ato duhet të jenë të qarta dhe të justifikuara mirë. Qeveria nuk ka arritur të demonstrojë se nuk kishte asnjë mundësi tjetër pasi mori në konsideratë të gjitha alternativat e mundshme.
Së katërti, është mohuar mundësia e pezullimit të urdhërave të ekzekutimit nga gjykata, në kundërshtim ligjin. Në këtë mënyrë gjykata nuk ushtron dot funksionet e saj të kontrollit mbi administratën. Akti gjithashtu përmban edhe gabime të tilla si për shembull urdhërat e ekzekutimit do të kërkohen nga Enti Kombëtar i Banesave dhe jo nga vetë pronarët sic e kërkon ligji. Në këto kushte, shihet qartë se Akti Normativ është një corbë me probleme të mëdha legjitimimi, sidomos nga ana substanciale dhe se Avokati i Popullit theksonte se edhe gjuha e përdorur është e papërshtatshme duke futur fjalë që nuk përfaqësojnë koncepte juridikë.
Së pesti, Akti Normativ është marrë në kundërshtim me nenin 101 të Kushtetutës, pasi nuk verifikohet urgjenca, si dhe natyra e masave që merren nuk janë të përkohshme por të përhershmë. Është e vërtetë që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje finale për kthimin e banesave tek pronarët e ligjshëm, por kjo nevojë nuk është urgjente deri në nivelin e marrjes së një mase të tillë ekstreme nga qeveria e jo nga Kuvendi. Kjo situatë ka qenë e tillë prej 20 vjetësh. Që nga viti 2007 kur daton vendimi i fundit i Gjyktaës Kushtetues e deri më sot qeveria nuk e pa si urgjente situatën. Më 01.08.2012 kjo nevojë u bë befas urgjente, në mesin e pushimeve verore. Qeveria nuk mori as mundimin të shpjegojë urgjencën që e detyroi të nxjerrë aktin normativ. Madje edhe në diskutimet në Kuvend bie në sy vazhdimisht vetëm argumentimi i nevojës por aspak i urgjencës.
Gjithashtu masat e marra nuk janë të përkohshme, pasi lirimi i banesave, lidhja e kredive afatgjata me interes zero, apo qoftë edhe dërgimi i të moshuarve të jetojnë në azil janë masa me karakter të përhershëm që nuk lidhen me ndonjë zgjidhje të përkohshme për shkak të ndonjë situtate emergjente.
Në mbështetje të këtyre argumentave janë edhe vendimet e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, por edhe vendime të ngjashëm të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si cështja Yordanova kundër Bullgarisë apo Gasimova kundër Azerbajxhanit, ku janë theksuar të njëjtat qendrime në raport me kufizimin e të drejtës së pronarëve kur shtetit i vihet përpara të zgjidhë problemin e strehimit adekuat dhe përfundimtar të poseduesit të pronave në fjalë. Madje në cështjen bullgare, Gjykata e Strasburgut urdhëroi qeverinë që të pezullnte zbatimin e ligjit gjatë kohës së gjykimit.
Një kërkesë e tillë për pezullimin e këtij akti është paraqitur edhe në rastin konkret nga shoqata kërkuese, ku theksohet se zbatimi i Aktit Normativ do te sillte pasoja serioze dhe te parikuperueshme. Pasojat mund të jenë fizike sepse qiramarrësit vazhdojnë të jetojnë në këto banesa dhe se në mes të muajit nëntor do të jemi përpara faktit të kryer të hedhjes në rrugë të mijëra familjeve. Kjo ndodh në një kohë që qeveria nuk ka kryer asnjë studim të mirëfilltë e të detajuar për familjet e pastreha se si paraqitet gjendja e tyre reale. Nuk dihet sa është numri i të moshuarve, grave shtatzëna, foshnjeve, invalidëve. Nuk dihet fare gjendja ekonomike e tyre. Nuk dihet se në cilën vlerë qeramarrësit kanë bërë investime të reja në këto banesa, shtesa, rikonstruksione, instalime, etj. Afati gjithashtu është shumë i shkurtër dhe jashtë logjikës normale. Koha e zgjedhur është e papërshtatshme, pasi po hyjmë në stinën e ftohtë. Autorët e aktit nuk kanë menduar fare se ku do i cojnë njerëzit mobiljet, sa kohë do t’i duhen t’i transportojnë ato, cdo ndodhë me ata fëmijë apo të moshuar që do të traumatizohen, etj.
Situata paraqet rrezikun e një dëmi real dhe të rëndë sepse ndryshon në mënyrë drastike mënyrën e jetesës së njerëzve, të cilët do të rrezikojnë të humbasin vendet e punës për shkak të diskonfortit të krijuar. Fëmijët do të bien ndjeshëm në mësime pasi nuk do kenë ku të mësojnë. Të sëmurët do ta kenë mjaft të vështirë dhe do rrezikojnë edhe jetën. Madje edhe konfliktet me pronarët do të rrezikojnë degradimin deri në pasoja të rënda për rendin.
Dëmi është i pariparueshëm gjithashtu, pasi po nuk u pezullua zbatimi i aktit nuk ka gjasa që situata të rikthehet në normalitet, edhe sikur Gjykata Kushtetuese të vendosë pozitivisht. Pronarët po nisin të marrin masa që këto prona ti shndërrojnë shumë shpejt në sheshe ndërtimi, duke furnizuar tregun e pasurive të paluajtshme dhe atë të ndërtimeve. Në këto kushte askush nga banorët aktuale nuk do të rikthehet në gjendjen e tij të mëparshme.
Pasojat do të kenë edhe një dimension social, pasi është e ngarkuar me emocione negative nga retorika politike e përdorur nga përfaqësues në qeverisë në Kuvend dhe në media. Ata janë përpjekur të tregojnë se kërkuesit janë uzurpues abuzues, pasardhës të atyre që dikur dhunonin shtresën tjetër, atë të ish-pronarëve, të cilët sot presin të gëzojnë pronën e tyre por që nuk po e gëzojnë për fajin e uzurpuesve. Batuta se më 1 nëntor do t’i nxjerrim me shqelma nga shtëpitë krijon idenë sikur këta individë nuk kanë pasur kurrë kontrata të rregullta me shtetin, nuk janë përkrahur kurrë nga Gjykata Kushtetuese. Ata po trajtohen njëlloj sikur këta të ishin një bandë harbute abuzive që tallet me ndjenjat e pronarëve të shkretë. Retorika politike është përpjekur të paraqesë kërkuesit si shkaktarë të problemit real dhe si fajtorë pse pronarët ende sot nuk gëzojnë pronat e tyre, duke fshehur faktin e vërtetë se ka qenë paaftësia e autoriteteve shtetërore në kohë të ndryshme për të zgjidhur përfundimisht problemin e qeramarrësve, duke sjellë moszgjidhjen automatike të problemit të pronarëve. Për këtë arsye ka gjasa të forta që të pronarët të jenë ngarkuar emocionalisht. Nga ana tjetër, nga qeramarrësit pritet që të ketë rezistencë, e cila mund të sjellë konflikte me pasoja të rënda për rendin.
Por, nuk do mungojnë as pasojat e dëmshme juridike, pasi në zbatim të Aktit Normativ do të nisë një vazhdë e tërë marrëdheniesh juridike, të cilat nëse akti do të konsiderohet nul nga Gjykata Kushtetuese, edhe të gjithë aktet e bazuara në të nuk do të kenë vlerë. Ndërkohë që do të jetë krijuar një katrahurë juridike me përmasa të frikshme, duke përmendur këtu lidhjen e qindra apo mijëra kontratave kredie në kushtet e nevojës së madhe; mijëra urdhërave ekzekutivë që do të dalin të paligjshëm dhe të pavlefshëm, ndërkohë që përmbaruesit do të kenë marrë pagesat e tarifave paradhënie, etj.
Të gjitha këto pasoja fizike, sociale dhe juridike, do të mund të eliminoheshin nëse Gjykata Kushtetuese do të pranojë kërkesën për pezullimin e zbatimit të Aktit Normativ deri në përfundim të gjykimit.
Këtë nismë e ka mbështetur edhe Avokati i Popullit i cili më 10.09.2012 i ka dërguar Kuvendit një shkresë ku thekson së Akti Normativ është i papajtueshëm me Kushtetutën. Ai thekson se shkelet parimi i sigurisë juridike, si dhe konstatohet një trajtim diskriminues ndaj shtresës së qeramarrësve. Avokati i Popullit ndër të tjera shprehet se nuk është përligjur nevoja dhe urgjenca dhe se masat që do të rezultojnë prej zbatimit të tij, kanë karakter të përhershëm. Afatet e përcaktuara për kryerjen e procedurave të nevojshme nga organet komptente të përcaktuara në këtë akt, janë ekstremisht të shkurtra. Akti ndalon pa të drejtë vendimmarrjen e Gjykatës kompetente të Shkallës së Parë, dhe se nuk ndodhemi para rastit të ekzistencës së interesit publik, gjë që do të legjitimonte cënimin e parimit të sigurisë juridike. Ndërhyrja efektive e shtetit nuk ka qënë në nivelin e duhur për të realizuar në fakt një të drejtë që individëve u garantohet nga Kushtetuta dhe gjithë kuadri ligjor ekzistues.
Më 29 tetor shumë prej momenteve të diskutueshëm më lart do të marrin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese. Kjo përgjigje pritet të jetë në linjën e qendrimeve të mëparshme të kësaj gjykate. Për këtë arsye inkurajojmë pronarët që të jenë të pranishëm në procesin kushtetues të datë 29 tetor në orën 10.00, në mënyrë që të kuptojnë si qendron e vërteta, cilat janë të drejtat e tyre dhe deri ku shtrihet kufijtë e kësaj të drejte, si dhe të kuptojnë se fajtor i vetëm që ata nuk po gëzojnë pronat e tyre është shteti, i cili gjithnjë ka ofruar zgjidhje të karakterizuara nga demagogjia politike e momentit. Nëse shteti do të kishte ofruar me kohë zgjidhjen e pranueshme për qiramarrësit, atëherë pronarët do i kishin marrë pronat shumë kohë më parë. Mungesa e vizionit dhe e kulturës së politikëbërësave, e kombinuar me mungesën reale të interesit të tyre për të gjetur zgjidhje definitive të këtij problemi ka sjellë pasojën që rëndon në kurriz të pronarëve.
Pronarët duhet të qendrojnë gjakftohtë në gjykimin e cështjes, dhe nëse Gjykata Kushtetuese do rrëzojë edhe këtë akt normativ, atëherë zhgënjimi duhet të bëhet mësim për t’i bërë presionin e duhur pozitiv qeverisë që të gjejë një zgjidhje përfundimtare të problemit në fjalë, të tillë që të jetë e aftë të kalojë provimin e Gjykatës Kushtetuese një herë e mirë.
Shtepin e ndertoi stergjyshi me gjyshin dhe xhajen me djersen e ballit te vet para 100 vitesh. Aty lindi dhe u rrit baba, xhaja dhe halla, po ashtu une. Ne vitin 1950 dekreti 801 na nxorri nga shtepia dhe na strehoi ne disa baraka. I meremetuam gjate viteve keto baraka per te jetu me dinjitet. I zuni plani barakat dhe me dhane dhom guzhin ne periferi kati 5, ku ngrysa jeten me grun dhe 2 cunat e mi. Kalun 22 vite demokraci dhe ke shtepia e babes ku kam le jetojne akoma 4 familje qe s’pagujn asnji lloj qeraje askujt as shtetit dhe as pronarit. Per cfare parimi sigurie juridike e keni fjalen ne artikullin tuaj qe na kujton Zerin e Popullit dhe Bashkimin?
Kerkoni me ngulm o pronare, a jane bere pagesat e qirave keto 18 vjet qe kur jua ktheu shteti de jure shtepite me ligjin e vitit 1993. Do e keni shume te lehte pas ketij verifikimi. Kerkoni faturat dhe do shikoni qe shumica e tyre jane abuziv dhe paraziter. Ca te tjere kane biznese miljardere e nga 5 apartamente dhe per gallate i mbajne kycur
Zoti Eqerem,
Qe ju keni shume te drejte, kjo nuk diskutohet fare! Por po kaq te drejte kane dhe ata qe jetojne ne shtepite tuaja. Duhet ta kuptoni qe nuk e kane fajin qiramarresit qe ju nuk merrni dot shtepine. As ju nuk ua keni dhene shtepine atyre, as ata nuk ua kane marre ju me force.
Fajin ketu e kane qeverite e pas ’92-shit. Kur u be privatizimi i banesave, nuk u llogarit sa shtepi jane, sa do tu kthehen ish pronareve, sa familje do te strehohen, sa familje mbeten pa strehe, sa para do perfitojme nga privaizimi dhe sa para na duhen per te blere shtepi per keto familje. Vendi hyri ne ekonomine e tregut ndersa shteti falte shtepite ne qender te Tiranes qe te nesermen dolen ne treg me cmime stratosferike.
Por me e keqja zoti Eqerem eshte se qeverite e shtyne zgjidhjen e ketij problemi dhe fatura u rrit ndjeshem.
Megjithate tashme i eshte dhene nje zgjidhje. Sigurisht zgjidhja eshte politike dhe qeveria Berisha e ka zgjidhur si mos me keq. Por une them, me mire nje fund i temerrshem, kuptohet per ta qe jane ne keto shtepi, se sa nje tmerr pa fund per te dy palet.
Ata socialistet qe qajne per familjet ne shtepite e ish pronareve kur te vijne ne pushtet ta zgjidhin akoma me mire. Saimir Tahiri eshte mire te mos gafurret si trim se… e kupton vete ai.
Gjithe te mirat!
palo shkrim dhe palo argumente.kur do vije ajo dite kur te jete zhdukur komunizmi ne shqiperi apo si duket edhe 100 vjet te tjera?
kam frike se do vazhdoni te jetoni me tmerrin e komunizmit edhe per 100 vitet e ardhshme sepse kur mendon keshtu edhe gjykata e strasburgut keq e keni punen. i bie qe gjithe evropen e ka pllakoz komunizmi dhe te gjoret ju qe po futeni ne evropen komuniste me strasburgun ne krye. por ama e keni nje shprese qe do lehtesoheni, diten qe do kuptoni qe fajin jua ka olldashi qe i ben llogarite fshatce qe nuk jua ka siguruar juve te drejten dhe jo ata fakiret qe jetojne 4 familje ne nje shtepi te programuar per nje familje teke… per sa kohe te beje qeveria zgjidhje te tipit “dru me pre”, per aq kohe do vazhdoni te jetoni me tmerrin e komunizmit evropian dhe atij te OKB-se
Zgjidhja qe jep qeveria e Berishes per kete problem eshte nje zgjidhje arrogante mosperfillese aspak juridike dhe drejperdrejt shkelje flagrante e te drejtave te njeriut.Keta banore nuk ja kane rrembyer shtepite pronareve.Ata kane hyre ne ata shtepi pasi ato jane shtetezuar nga vete shteti dhe ata kane qene thjesht qeraxhinj si gjithe qytetaret e tjere ne banest e tyre ne kohen e monizmit.
Pronen pronareve te ja ktheje shteti qe ja mori dhe jo qytetaret qe i kane paguar qera te rregullt shtetit ashtu si gjithe te tjeret.
Nuk e kuptoj si guxon kjo qeveri te luaje me gjene me te shtrenjte te njeriut qe eshte SHTEPIA aq me teper ne nje vend ku njerzit po vriten per nje varese qafe.
KOMUNIZMI SI IDE NUK ZHDUKET SA KOHE EGZISTON VARFERIA DHE DALLIMI NE GRUPE NJERZISH.DHE ME QENE SE ATO KANE QENE PERGJITHMONE DHE IDEJA DO JETE BRENDA KUJTDO QE ESHTE NE VARFERI PAVARSISHT FORMES QE MER .KRISHTI THOSHTE KUR KE DY KEMISHE NJEREN JEPJA ATIJ QE SKA.KJO ESHTE NJE NGA FORMAT E PARA TE KOMUNIZMIT QE LINDI ME KOMUNITETET VARFANJAKE.KJO NUK I BEN DEM KUJT POR TE PREDIKOSH ME QENE SE DIKUSH KA DY KEMISHE TI REMBESH NJEREN APO TJA VJEDHESH ME POLITIKE OSE MAFJE ,KJO ESHTE E REZIKESHME PER MBARE KOMUNITETIN .DHE ME KEQ KUR JU VJEDH TE GJITHEVE ATE QE E KRIJOJNE BASHKE BILE DHE JETEN AJRIN UJIN USHQIMIN KEMISHEN BREKET DHE NDERIN.KJO ESHTE AKOMA ME E DENUSHME DHE SHOQERIA DUHET TE NGRIHET TI MBYSE KETA BANDITE.
Jam nje ish pronare.
Trasheguam ( ne leter) 2 shtepi nga gjyshi. Njeren e kishim mu ne qender te nje qyteti bregdetar. U shit sa 1/3 e cmimt real sepse qiraxhi qelloi nje kriminel cam nga Saranda qe kercenonte me vrasje. Arrti te ndertone ne bahcen e shtepise dhe te privatizonte ndertimin ne saje te rrumpalles se Saliut. E shitem shtepine se nuk vlen koka sa nje shtepi. Ai qe e bleu ishte me kriminel se qiraxhiu dhe e persuri me force.
Shtepine e dyte e kemi po ne qender te nje qyteti tjeter bregdetar. Ka 4 kate. Qiraxhinjte nuk kane ndermend te ikin. Biles nja 2 i kane dhene celsat te afermeve te tyre dhe vete jetoj e ne emigracion.
Me vjen keq per ata fukarenj qe jetojne ne shtepia ish pronaresh dhe jane per buken e gojes. Po ju duket e drejte qe njerez qe kane mundesite financiare duan akoma te jetojne ne apartamente pronaresh se jane mu ne qender dhe pertojne te levizin?
Jam dakort me faktin qe , ata njerez qe jetojne ne shtepite e ishpronareve as i kane marre me qira nga pronaret e vertete por nga shteti i asaj kohe, dhe as ja kane marre me force por perseri ka qene shteti. Pra i takon shtetit te beje zgjidhjen e duhur sociale, shtepiat tja jape pronareve dhe ata ti strehoje pa kosto sic beri me te gjithe shqiptaret ne vitet 90 kur ja fali shtepiat, bile dhe ketyre ishpronareve, e nuk i tha ju do ju kthehen shtepiat tuaja, cdoni shtepi tjeter? dhe dicka tjeter per ju “antikomuniste” BARAZIA SOCIALE DHE JURIDIKE ESHTE THELBI I DEMOKRACISE”
Zoterinj pronare
Jam nje ish pronar tokash ne bregdet ne Vlore,qe me ligjin 7o5o1 toka u nda sipas frymeve dhe une sperfitova asgje meqenese banoja ne Tirane.Dhe jo pak por disa hektare.Jam njekohesisht dhe qiramares ne shtepi pronari,kam 6o vjet qe kemi hyre me autorizim ne nje pallat me 11 familje Te gjithe privatizuan 1 ,2 shtepi,dyqane e objekte te tjera,kurse ne spaskemi te drejte as te srehohemi.Pronaret te na lirojne ne shtepite qe privatizuan te shkojme ne atje qofte dhe me siperfaqe me te vogel.Keto i rregullon shteti ,ai vendos drejteasi sociale.Habitem me kete arogance kaq te madhe a thua se jemi ne zaptuesit.Shqiperia eshte e vogel,shteti i ka te gjitha mundesite te shoh kush ka perfituar nga privatizimet.Banka nuk jep kredi per pensionistet si dhe kerkon 2o%pra duhet te kemi dhe 1o milion leke per te mare kredine dhe ku ta gjesh shtepine per 1 muaj…..keto ndodhin veten tek ne
Dakort jam me ju qe thoni qe jeni pronare te shtepive qe ju kane lene trashegimi prindrit .Po me pallatet qe i moret xhaba si do te beni do ti jepni apo do ti mbani ju dhe keta fakire te mbeten ne rruge dhe ju me dy prona e keta si gjithmone me gisht ne goje kjo eshte drejtesia sipas jush .Jepini shtepite ne pallat e keta strehoen e ju fitoni pronen qe tju mbeshtetim dhe ne se ashtu i biem ne qafe fukarenjve dhe fakireve qe te shumtit skane te hane e jo te marin nje shtepi.
Jam nje qeraxhi ne keto shtepi te ish pronareve.Babai im ka punuar ne dy pallate ,ne kohen e monizmit me pune vullnetare, per te marre nje apartament.Nuk ja arriti,kurse pronareve te shtepise sime shteti i dha hyrje ne mes te tiranes, une mendoj ti ndrrojme, te me japi apartamentin qe privatizoi per 100 mije leke ne 1992,per te cilen babai im punoi dhe derdhi djerse dhe le ta marri shtepine e tij. Une mendoj te lirohen tokat e zena me force njehere,pastaj te merren me ne, apo skane by.. te shkojne andej se hajne plumbat bytheve.
.. te gjithe e dime qe:
1. Ish-qeveria komuniste shtetezoj pa-drejtesisht pronat e atyreve qe sot quhen “ish-pronare”, dhe strehoi ne ato shtepi (jo me zgjedhjen ose deshiren e tyre) familje, qe sot quhen “familje te pa-streha ne ish-prone private”.
2. Ish-qeveria komuniste (gjate kohes qe ishte ne pushtet) beri ndertime (duke perdurur taksat e gjithe shqipetareve) per strehimin e popullates, te cilat i administoi ajo vete, ashtu sic administroi edhe shtepite e shtetezuara. Ne te dyja raste te ardhurat nga qerate i kaluan qeverise se asaj kohe. Edhe nje here, te mos harrojme, qe shumica e familjeve shqiptare, pavarsisht nga statusi qe kane sot nje pjese e tyre, jetonin ne shtepi te administruara nga qeveria e asaj kohe.
3. Pas viteve ’90, qeveria e pare demokratike shqiptare ia ktheu shtepite e adminstura nga qeveria shumices se familjeve shqiptare, me perjashtim te atyreve qe sot quhen “familje te pa-streha ne ish-prone private”.
Familjet, qe perfituan nga ai process privatizimi, paguan rreth 200 USD dhe u bene pronare apartamentesh; ndersa pjesa qe mbeti pa u bere pronare nga ajo reforme perfitoj statusin “familje te pa-streha ne ish-prone private”. Pra, jo te gjithe shqiparet perfituan njelloj, pavarsisht se taksat dhe qerate e apartamenteve ku jetonin i kishin paguar njelloj.
Gjendja e krijuar ku si “ish-pronaret” ashtu edhe “familjet e pa-streha ne ish-prone private” jane perballe tyre nuk eshte si pasoje e zgjdhjes ose deshires se tyre. “Ish-pronaret” kane te drejte te kerkojne pronen qe kane patur; ndersa “familjet e pa-streha ne ish-prone private” kane te drejte te trajtohen nga qeveria shqiptare njelloj si shumica e shqiptareve qe perfituar nga ligji i privatizimit te banesave. Ky eshte problem qe duhet zgjudhur!
Nga ana tjeter (nese do te vazhdohet qe te zbatohet ajo qe eshte ofruar si zgjidhje), nuk eshte e dreje qe nje pjese e shqiptareve te behen pronare apartamentesh me 200 USD, ndersa nje pjese tjeter duhet te paguaje principalin e kredise (rreth 25,000 EUR) me interes 0%, si edhe te shtoj para te tjera per te plotesuar vleren e apartamenteve ne treg (qe eshte shume me e larte sesa kredia qe ofrohet). Mendoj se problemet nuk zgjidhen duke krijuar problem te tjera.
Ndoshta eshte momenti qe shqiptaret, d.m.th. ne taksa-paguesit e gjitheve qeverive shqiptare te 60 viteve te fundit, “t’a furnizojne” qeverine tone me ide se si mund t’a zgjidhi kete problem te madh social.
Ndoshta (nje ide mund te jete qe) qeveria te perdori fondin qe grumbulloi nga ekzekutimi i ligjit te privatizimit, per te kompesuar “ish-pronaret”, ose per te beje pronare “familjet e pa-streha ne ish-prone private” duke iu dhene atyreve apartamente me cmim te tille, qe te jete po aq i perballueshem per buxhitin e atyre familjeve, sa ishte 200 USD per buxhetin e familjeve shqiptare ne vitet ’90.
Keta qeveritaret tane e kane humbur lidhjen me realitetin, dhe marrin vendime ne tym.Kjo vjen per arsye se vete i kan punet ne rregull, thote edhe shprehja ,:barkngopuri nuk pyet per barkthatin.
mos ju rrej mendja se do i lironi me forcen e ktij shteti rrumpalle keto shtepi. ne do bashkohemi te gjithe bashke dhe do reagojme kundra ketij palo akti normativ te bere nga sali serbi. provojeni dhe do shihni forcen tone.vetem te vdekur do te dalim ne kte lloj menyre si doni ta beni ju.
Asnjeri nuk e dskuton te drejten e pronesise ne nje shoqeri kapitaliste po menyra arrogante dh e njeanshme nga ana e shtetit per te nderhyre ne ceshtjet e se drejtes private pa verifikuar nje nga nje te gjithe rastet specifike. Psh. rasti im eshte qe shtepia ime eshte blere nga nga gjyshi im nga nje tjeter privat, te cilit i eshte shembur shtepia dhe i eshte kompensuar nga shteti ndermjet nje shtepie te shtetizuar.Tani pronaret e shtepise se shtetizuar kerkojne shtepine qe eshte blere nga gjyshi im duke respektuar te gjitha procedurat, noter, etj. Shteti duhet te na kompensoje me vleren e shtepise dhe ish pronari me 30% te ristrukturimeve dhe shtesave te bera. Asnjeri nuk do t ja dije per ekzekutimin e vendimit te gjyqit me korrektesi por flitet vetem per kthimin e prones. Absurde!!