Nga Kristo Mërtiri
Në një fshat të Kukësit, 2 vëllezër vrasin babanë sepse nuk u dha lekët e pensionit për të lozur bixhoz(?!)….Ndonjë analist a veprimtar OJQ-je, që ngrohet me “drutë” e honorarëve nga fondacionet e panumërta evropiane, i bie shkurt rreth oxhakut në kryeqytet: “Fajin e ka varfëria e madhe!”. Dhe i bien me top shtetit që s’bëzan, jo pushteteve që shkojnë e vijnë. Pa dëgjuar fare të ziun njeri në fshat e qytet (mazhorancën e vërtetë të opinionit publik), mijëra të thjeshtë që s’kanë mundësi të pushtojnë ekranet a faqet e gazetave. Më thoni, po “kalaja” e votës popullore, si po merret e pushtohet në Shqipërinë tonë?…
-Dëgjomë pak miku im, për atë biçim “faji” mu çanë veshët edhe dje, kur mësova se ishte Dita e Luftës Kundër Varfërisë (17 tetor). Ndonjë nga profesorët dhe analistët e kam pyetur sy më sy, por të them të drejtën, nuk kam marr ndonjë përgjigje. Pse ia vëmë fajin varfërisë për gjithçka? Ore zotëri, kur ka qenë ndonjëherë i pasur ky popull, kur i ka thënë “sikter” fukarallëkut e skamjes?!
Çdo javë dëgjojmë habere që të prishin gjakun e të ngjethin leshtë e kokës. Më të moshuarit e ndershëm psherëtijnë e mërmërisin dëshpërimisht se “u prish dynjaja, shtëpitë e familjet po tronditen nga themelitë”. Këtu më qëndro, të rrimë shtrembër e të flasim drejt! Për mendimin tim, vetë politika shqiptare i ka vënë një lloj dinamiti asaj themeli, të ashtuquajtura plagë tranzicioni.
Kush është i mirë në familje, është edhe një qytetar i mirë. Cili filozof i lashtë e ka thënë? Sepse të duash shumë virtytin, duhet të urresh shumë vesin. Përndryshe do i bien të gjithë fyellit në një vrimë, me të vajtuar a duke i rënë kokës me grushte, përballë këtij realiteti: – O Zot, për të siguruar një vend pune, duhen tundur e shkundur xhixhat(paratë), por edhe vithet; për t’u vizituar, shtruar e kuruar në spital të shohin mirë nga duart, për ilaçet e shtetit do bësh dava me portofolin e xhepit; për të marrë raporte mjekësore të merituara nuk bën dot hap para pa lyer qerren e “kompetentëve” në komisionet përkatëse; për të marrë provimet a diplomën, para se të hapësh librat duhet të hapësh llogari rrjedhëse familjare në bankë, etj, etj.
Parmbrëmë e tha shqeto i urti Preç Zogaj: Vendit po i vjen një gjëmë… Midis qytetarit dhe shtetit është hapur një hendek shumë i madh! Të mos harrojmë, edhe prapa humorit të hidhur ka të vërteta tronditëse. P.sh. kapen ca xhepistët, por asnjë ministër. Dhe mbushen burgjet me ata që janë copë e trokë. Dhe këta e dinë mirë aforizmin e ditës: Nuk ka kala që nuk marrin… paratë! Nga t’ia mbajnë? Kush do sadopak humor, lexon tregimin e bukur “Banda” të Azis Nesinit. Bën fjalë për atë endacakun e zbathur që i rrëmbeu çantën një gruaje simpatike, por u kap nga një polic që u ndodh atje. Ikën të tre për në komisariat. Gruaja duhej të depononte me shkrim. Por nuk pranoi të hapte çantën lustrafine. Ia zbrazën policët dhe ranë 200 dollarë. M’i dha sot në mëngjes zonja Eleni, tha bukuroshja pas pyetjeve këmbëngulëse. Hajduti endacak ngriti kokën, vështroi komisarin e policisë dhe qeshi nën mustaqe. Shkuan me veturë te shtëpia e Elenit: Në dhomën e parë gjetën një çift për turp e faqja e zezë. Po kështu në të tjerat… Iu turrën zonjës për dollarët, por tha se ia kish dhënë një myshteri, Riza beu. Pastaj u nisën të gjithë te ky. Atje se ç’ndërtonin ca ustallarë,pa leje. Komisari shkruante dëftesën për ndërtimin e paligjshëm. Dollarët m’i ka dhënë Ali beu, tha Rizai. Përsëri me makinë drejt e te shtëpia etij. Por Aliu pohoi se i kish fituar në kumar te shtëpia e Hysenit. Morën një kamion policie dhe u nisën. Ca kumarxhinj po luanin me lirat mbi tavolinë. I nisën në prokurori dhe pyetën Hysenin për dollarët. Vapori “Hemishgjezek” erdhi nga Amerika. “M’i ka dhënë Nuriu, që punon makinist”. U nisën të gjithë për atje. Në shtëpinë e Nuriut gjetën 10 kile heroinë puro, por tha se ia kish dhënë Ihsani (njeriu që ish kapur në vendin e krimit mbi kodrën e Bosforit). Ndërsa dollarët qenë të Rezanit që sillte për gra këmisha najloni kontrabandë nga Bejruti. Prapë rrugë. Por Rezani deklaroi se i kish marrë nga Nevini. Por këtë grua nuk e gjetën në shtëpi, ishte në Paris a Romë. Polici shoqërues s’duroi më, qëroi grykën dhe ngriti zërin:- Shyqyr Zotit! Kamioni s’ka më vend… Hajduti endacak ngriti kokën, vështroi komisarin dhe qeshi nën mustaqe. Komisari iu drejtua zëlartë:- E more hajdut! Ç’ke që qesh gjithë rrugës! Nga të gjithë këta, vetëm ti je më i ndershëm…
Morali i rrëfimit letrar flet shumë.
Nuk duhet heshtur pas ketyre fenomeneve se qeverise berishiane kjo i intereson.
Video Meta dhe cfare e pasoi u be simboli i krimit shqiptar, model i mosndeshkimit te krimit.
Keta plehra tallen me drejtesine shqiptare:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/euromona-lsi.html
Keq e me keq te behet ai vend. Pak e kane. Jane dembela, servila, race muti qe nuk do te beje hajr kurre. Zoti ka menduar per ate pupull. I ka dhurue Dullen e tani Asadin. I dhjere ka qene ai vend, i dhjere eshte, ta dhjesim fare.