Dy fytyrat e Berishës

24 Tetor 2012, 17:51Blog TEMA
Dy fytyrat e Berishës

Nga Ledi Shamku

Dje në Tiranë, institucioni europian i Avokatit të Popullit, nën patronazhin e përfaqësuesit frëng, organizoi një tryezë të rrumbullakët për një çështje shumë të rëndësishme – çështje që në fakt në Shqipëri është kthyer në hall: Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

Të pashë Sali tek zaptove mikrofonin dhe gjithë zell po i tregoje tryezës për vendosmërinë tënde në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Kulmi! Ti u the atyre se në Shqipëri ligjet që garantojnë këto të drejta janë shumë të mira, por duhen zbatuar me zero tolerancë. E di cilit personazhi i ngjet çdo ditë të vitit ti? Ti Sali Berisha je njëlloj si Mister two-face tek Batman. Ky Mister two-face, apo shqip Zotni dy-fytyrëshi, nëse jua shëmbëllen tash kujtesa, ka njërën gjysëm fytyre të djegur e të shkatërruar, tipike prej krimineli, dhe gjysmën tjetër e ka të pacenuar. Quhet ndryshe edhe mjeshtri i maskimit, pikërisht prej kësaj dyfytyrësie. Kështu edhe ti, dje sërish deshe t’iu shfaqësh ndërkombëtarëve gjysmën tënde të rreme të fytyrës, duke folur për të drejtat e fëmijëve. Po pikërisht ti flet për respektim të këtij ligji?! Ti që nuk ke lënë oborr shkolle pa bastisur, bashkë me çetnikët e tu, duke nxjerrë jashtë me pahir nxënës e mësues që të dëgjojnë ty si shan e pështyn kundër opozitës. Të kujtoj Zotni Dy-fytyrëshi, se Ligji për Arsimin Parauniversitar e ka të qartë, të zezë mbi të bardhë: neni 8 e po ashtu neni 32 pika 4, ta ndalojnë ty kategorikisht atë sjellje të turpshme antiligjore e antietike nëpër shkollat e vendit. Shqiptarët ty të njohin si ligjngrënës, kështu që ti s’e ke problem t’u tregosh gjysmën tënde të vërtetë të fytyrës – atë përçuden që nxin. Dje u përpoqe t’ju tregosh gjysmën e rreme ndërkombëtarëve. Vonë, shumë vonë! Siç të paralajmëruam, janë njoftuar të gjitha institucionet ndërkombëtare për aktet e tua të turpshme nëpër oborre shkollash. Shkurt, s’të bën punë më as ajo gjysëm-fytyre. Sa keq për ty!

Po natyrisht shndërrimi i shesheve të shkollave në përsheshe mitingjesh nuk është e vetmja shkelje e rëndë ligjore në punë të arsimit, për të cilën çdo qeveritar a nëpunës i përfshirë do ndëshkohet sipas ligjit pa as më të voglin hezitim!

Siç e denoncova në Kamëz para pak ditësh, çdo drejtor drejtorie arsimore ka marrë tashmë urdhër verbal nga eprori i vet direkt, ministri i Arsimit, që t’i kërkojë çdo fëmije në momentin e regjistrimit edhe numrin e qendrës së votimit të prindërve, edhe sa persona në moshë madhore – pra që votojnë – ka në shtëpi. Prindër nga e gjithë Shqipëria, të fyer e të zemëruar, janë gati ta bëjnë publike këtë mesele tuajën të pisët, njëlloj siç e bënë publike para mediave një javë më para banorët e Kamzës.

Zoti Ministër i Arsimit, e ke nisur këtë krim nga Kamza për arsyen e thjeshtë se e ke zonën tënde elektorale dhe aty pandeh se i shtrin kollaj gishtat e manipulimit. Tani dëgjo me kujdes: veç ligjit të Arsimit Parauniversitar që sapo u miratua, është po ashtu edhe Kodi Zgjedhor, që po ashtu sapo u miratua. Ky kod, në nenin 88 pika 2, e thotë qartë se institucionet arsimore nuk mund të përdoren kurrsesi për t’u rrëmbyer me kanosje votën e lirë shqiptarëve.

Kështu pra, u bënë dy ligje shumë të rëndësishme të shtetit që ti, zoti Ministër i pushtetit po shkel keq. Ndaj ta përsëris: Plotëson të gjitha kushtet për t’u akuzuar dhe çuar para drejtësisë – dhe drejtësi shpejt do të ketë! Akuzohesh sepse ligjet i njeh dhe i ke thyer me ndërgjegje, duke qenë edhe përfaqësuesi më i lartë i një institucioni. Pikërisht për këtë ti duhet të pengohesh me ligj, përjetë, që të kryesh funksione shtetërore, qysh nga ato më të ulëtat.

Më tej akoma, ligji përcakton, se në të tilla sjellje të rënda antiligjore siç janë mitingjet nëpër shkolla dhe përdorimi i shkollave si kamxhik elektoral, në të tilla sjellje kriminale pra, kur grupi i përfshirë e kalon numrin dy të të inkriminuarve, atëherë quhet grup i organizuar apo ndryshe bandë kriminale. Dhe në çdo rast ju jeni minimalisht katër: Zotni Dy-fytyrëshi në krye sigurisht, pastaj Ministri i Arsimit, Drejtori i Drejtorisë Arsimore dhe Drejtori i shkollës. Një bandë e vërtetë që sot orvateni të terrorizoni nxënës, mësues e prindër, por nesër, fill pas qershorit të ndryshimit, në Vitin e Ndryshimit, do të ndëshkoheni ligjërisht siç parashikon ligji për bandat kriminale. Dhe të siguroj zoti Ministër: kësaj radhe nuk do ja mbathësh dot jashtë për t’u specializuar si bletërritës, njëlloj siç jam mbathe në ’97, kur ishe sërish Ministri i Saliut për Arsimin. Kësaj radhe jo.

Ndaj të mbledhë mendjen çdo drejtor a funksionar i arsimit, që të mos rendë pas qerres së qe(rr)verisë se ajo e ka marrë rrokullimën e nuk ja vlen të shtypet nën peshën e saj. Larg duart nga nxënësit e mësuesit! Ndryshe, çdo i përfshirë të bëhet gati për takimin e afërm me ligjin.

 

20 komente në “Dy fytyrat e Berishës”

  1. R.Fuati says:

    ligji,ligji,ligji, dhe asnje ligj se kap saliun c’kuptim ka kjo?

  2. ILIRET says:

    Znj. Shamku! SRB-i eshte plotesisht i ndergjegjshem per genjeshtrat qe thote. Ai sa po futet vetem ne nje dhome, flet me vete i lodhur:- O c’te genjyer kam bere. Shyqyr qe ka budallenj qe me besojne.

  3. shqiponja says:

    Bravo Znj Shamku! Uroj qe ta coni deri ne fund betejen per te ndaluar kete turp qe po ndodh me femijet Shqiptare ne shek e 21 dhe per te ndeshkuar kete te cmendur qe kujton se mund te perdore metodat qe perdorte babai i tij shpirteror Enver Hoxha.

    1. cika says:

      Nuk e di a do ta mbani fjalen per keto qe thoni sot,ishalla e mbani qe une nuk e besoj aspak sepse na keni zhgenjyer njehere ne 97 kur e patet ne dore ta kishit zhdukur mostren,nuk e bete po na e late neper kembe dhe po e heqim koma sot,dhe nuk dihet per sa kohe akoma.

  4. HARILLA says:

    TU LUMTE ZONJA SHAMKU!PASKA AKOMA GRA ME KURAJO. PENA JOTE PO LAJTHIT SALEN DHE BANDEN E TIJ.MJAFT ME ME KETE PERBINDESH QE PO I SHKUL MEMORIEN KETIJ POPULLI.

  5. Ben Chicago says:

    po cfare thua moj zonje 2 fytyra
    ai ka nja 200 fytyra njera me e ndyre se tjetra

  6. kelmendasi says:

    Mirse Berisha ka dy fytyra por ti mbesa e Hamit Shamkut je pa fytyre krejt

    1. Skela says:

      Ledi ti je trime dhe i ke cilesite me te larta te nje qytetarie qe e enderrojme ta shohim ne shoqerine tone. Si qytetar i thjeshte te falenderoj per shkrimin dhe guximin per te demaskuar turpin qe na ka rene ne dere ose KM SRB. Ky fytyre kepuca qe te eshte kundervene eshte ndonje nga ata kopacet qe paguan Saliu. Keta jane lepuj dhe behen te padukshem kur vihen para gjykimit.

      Me respekt

      Skela

      USA

    2. une says:

      per kelmendasin:nuk ofendohet nje zonje e para punes,sepse shpreh nje shqetsim per nje brez mjaft delikat,ku ne çdo qoshe te globit,ndeshet me politiken te pakten pas 18 vjeçeve.
      e dyta:ma do mendja qe ky hamit shamku te jete ndonje komunist veteran mjaft negativ i diktatures se meparshme qe e ka mbeshtetur ate me mish e me me shpirt.dhe kjo ju indinjon me te drejte.por,ku eshte diferenca midis hamitit dhe saliun.edhe saliu ishte po aq i zellshem,i lidhur dhe sherbetor i afert i asaj diktature dhe njerezve me te larte te saj.por me sa duket ti kelmendas shtatin ke te larte,por mendjen dhe kujtesen e paskerke boll te shkurter!
      por lere menjane zonjen e mesiperme,qe personalisht as nuk e njoh.problemi i saj qendron,dhe fort bile.ka shkruar per kete problem edhe profesor dragoti(nuk ja di as atij biografine e gjysherve,xhaxhallareve,tezeve etj).
      pra,zoti skemendas,ka plot intelektuale qe kerkojne ti japin nje fytyre te paster e te shendoshe brezit te ri te atij vendi,pasi jane e ardhmja e tij.ky mendoj(personalisht jam i bindur)eshte edhe thelbi i artikullit.

      1. Kujtimi says:

        Per zotin “Une” qe replikon me “Kelmendasin”: Hamit Shamku eshte inxhinjer mekanik (sot shtatedhjete e kusur vjec). E nisi karrieren si teknologu me i mire i fonderise se metaleve, dhe mbylli karrieren, me ndershmeri te rralle, si drejtor i kombinatit te Autotraktoreve ne Tirane. Per nje periudhe 5 vjecare u zgjodh dhe qe Anetar i Komitetit Qendror. Gjithe Tirana, e sidomos pesemije e treqind punetoret e Kombinatit kane ne zemer mbresat me te mira per kete burre qytetar, te sakte, te ndershem deri ne skaj, dhe ndihmues i cdo hallexhiu, pa asnje paragjykim. Persa di une, Ledi Shamku eshte e bija (jo mbesa o ti Kelmendas pa fytyre). Eshte vajza e tij e madhe. Ka gjithe tiparet e babes vet, si fizike ashtu edhe morale. Ka saktesine dhe sinqeritetin e te jatit. Dashte Zoti nuk thyhet a merzitet nga qelbesinat e politikes qe e rrethojne.

    3. b.kanani says:

      o kelmendas po qenke bolle i trash.kemi plot25 30 vjet qe nuk e njohim as hamitin asenverin po ti dhe sala me duket se mbani akoma ne cant veprat e enverit.dukesh dhe ato 5 blete qe kishe ne koshere te paskan ikur.bej yzmet asaj pune qe te ka dhen sala dhe mos u ndi o mavro.

  7. idhnaku says:

    Saliu po braktiset edhe nga mitingashet qe dikur e shoqeronin me makina ne cdo cep te Shqiperise si mercenar me pages.Ata e kane kuptuar qe i ka ditet e numeruara dhe nuk ja mbushin me sheshet e mitingjeve.I kane mbetur per mitingje vetem oborret e shkollave,ku nxenesit dhe mesuesit te detyruar nga drejtorat militant,e ministri robot i Saliut vazhdojne te degjojne monologjet e Berishes,me endrra ne diell e genjeshtra pa fund,qe po na neverisin ne ekranet e mediave dite per dite.

  8. L.Itali says:

    Shume mirë!Guximi juaj eshte frymezues!Ta cojmë më tej!Respekt!

    1. shqiperia says:

      KRITIKAT E ASHPRA , SHARJET PA FUND BEJNE REAKSION TE KUNDERT TEK BERISHA.
      AI FRYMEZOHET ME SHUME PER TE SHKELUR CDO LIGJ .
      ME KETE LLOJ SJELLJE DON TI TREGOJ POPULLIT QE JU KENI TE DREJTE NE DEMOKRACI
      TE FLISNI , TE SHKRUANI HAPUR ( E VETMJA E DREJT QE NE GEZOJME )
      POR MUA NUK ME MPOSHTNI DOT .
      JA NJE SHPREHJE THENE PREJ TIJ .
      KANE VDEKUR ATO BURRA QE E MPOSHTIN SALI BERISHEN ( E KA FJALEN PER ENVERIN )

  9. fati tirone says:

    Gjynaf e kjo shkreta po iken per lesh tu enderru ministre arsimi ne qeverine don rame-kishotit…..po ty o bukuroshe ste del nje kamion me hapa kodra histerizmit!

  10. Din Kruja says:

    Zonja Shamku shkrimi yt eshte brilant. Per nga shkalla e opozicionit i afrohet nivelit te Erion Braces dhe jashte politikes redaksionale te Ed Rames. Ketu del nje problem jo i vogel, ne PS vetem 2-3 zera jeni opozitare. Te tjeret perfshire kryetarin Rama jane ne autobuz ose me sakte po hane pershesh.
    E nderuara Shamku ju e dini qe arsimi ne Shqiperi ka halle te tjera nga me te rendat. Futja e arsimit privat ne permasa te tilla abuziviste ka shketerruar te gjithe sistemin. Rinia nuk po arsimohet, por pajiset me diploma fiktive. Jane bere universitete me shume se fastfoode. Shkollat e larta publike tani nuk jane me falas por me pagese, kam fjalen per studimet master, kur dihet qe diploma e nivelit te pare nuk ka asnje vlere.
    Qeveria e pare jo demokrate dhe jo socialiste qe do te vije ndonje dite ne pushtet, dy masat e para reformatore qe duhet te marre eshte qe radikalisht te ndaloje cdo bisnes ne arsim dhe shendetesi. Pra te kemi vetem institucione arsimore dhe shendetesore vetem publike, ndryshe kombi shqiptar mori fund. Pasi ne Shqiperi te jete vendosur ligji dhe ekonomia e tregut atehere mund te procedohet edhe per arsim dhe shendetesi private. Shembull mund te marrim Norvegjine dhe shtete te tjera.

  11. liri a vdekje says:

    BRRAVO MOJ ZONJE PER KET ARTIKULL ;no coment

    1. xhiu says:

      Kjo enkeleda shkreli te per dore emrin e vete nje here pastaj te tjerat. Ka turp nga emri i saj… shenje karakteri kjo… nejse. E dyta, nese flet per paskrupullsi dhe abuzivizem pushteti, ta filloje nga i shoqi qe bere namin ne kohen e rames me kasapanen urbanistike, sikurse hengri sa deshi si me ramen, dhe pasi ky e sikterrisi per pelivanlleqe me lejet dhe projektet, kaloi me nanon, dhe tani me ramen. Kjo ledi nderkohe talli menderet ne zgjedhjet e 2009 se helbete ishte e sigurte ne lista dhe as i hante palla fare te luftonte per te mare vota ne zonen e saj, cka perfundoi me nje mugese te theksuar emrash socialiste ne listat zgjedhore… ankoheshin njerezit por aha, enkeleda, alias ledi kishte fikur telefonin dhe as nuk e rruante fare. Salen e dime se kush eshte, po kjo ledi sipas te gjitha gjasave eshte trekendesh i ngjashem, gjoja me kostum modern, por komplet fshatare pa toke ne mentalitet…

      1. gjergji says:

        O Xhiu, mesa dij un, Ledi e fitoi zonen ne 2009 perballe Bogdan legenit. Keshtu qe shko e pirdhu megjith brockullat e tua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje