Butaforia e sondazheve shqiptare

26 Tetor 2012, 17:28Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Padyshim, siç ndodh me shumicën inteligjente të shqiptarëve sa herë dëgjoj ose lexoj për sondazhet e opinionit publik në Shqipëri, përjetoj aspak në mënyrë cinike, nënqeshje dhe keqardhje bashkë.

Mëndja nuk ka se si të mos më shkojë tek “Gani Bobi” dhe bobët që kanë trashur në zgjedhjet e fundit llogaritë e tyre bankare, duke shkëmbyer në bursën publike shqiptare dinjitetin e tyre dikur të respektuar intelektual me konceptin tashmë të përhapur mbarëshqiptar se një shitje e fytyrës sa herë ka zgjedhje, për një dorë të mirë disa dhjetëra mijëra eurosh, është një fenomen dhe e keqe që harrohet brenda tre ditësh, ndërkohë që ajo që mbetet janë balancat personale bankare.

“Ganibobët” transshqiptarë kanë një meritë të veçantë në Shqipëri në falsitetin dhe butaforinë e sondazheve politike të opinionit publik, të cilat si të tilla, janë të konsoliduar tashmë drejt thuajse perfeksionit në botën perëndimore, dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme kur janë të sakta dhe të sinqerta në centrimin politik të partive dhe korrektimin e herëpashershëm të politikave të adoptuara nga forcat politike karshi publikut respektiv vendas.

Së fundmi mësohet se PD është duke kryer një sondazh, që jam i bindur se nisur nga infrastruktura që e kryen, ka për të qenë po e them me bindje, larg të vërtetës dhe më shumë një mjet dhe artificë, që synon krijimin e terrenit psikologjik për mashtrimet e pritshme të radhës në zgjedhjet e përgjithshme.

Kjo vlen për të qenë realist, për thuajse çdo sondazh të opinionit publik të kryer nga partitë politike, që duke pasur ekskluzivitetin e kryerësit të sondazhit kanë në dorë edhe manipulimin eventual të shifrave dhe kampionëve që aplikojnë.

Larg çdo nihilizmi, them se asnjë sondazh i kryer nga partitë politike, aq më tepër në Shqipëri, nuk gëzon kredibilitetin e nevojshëm dhe si të atilla duhen shijuar si gallata e radhës, dhe duhen harruar pas kuriozitetit dhe kërshërisë se deri sa larg shkon miopia dhe mungesa e sofistikimit, pas leximit të shifrave në momentin e publikimit të tyre.

Ajo që të bën të mos ndihesh mirë në Shqipëri, nisur nga praktikat dhe rekordet e lehtësisht të verifikueshme të së kaluarës, është fakti se ende nuk ka institucione të konsoliduara, që mund të kenë distancën e duhur dhe të shëndetshme nga krahët politike për kryerjen e sondazheve të besueshëm, e që mund ti afrohen me plus-minuset e parashikueshme deri diku, vlerave reale të mbështetjeve politike, si në rastin konkret në prag fushatash elektorale.

Në botën e qytetëruar ka më së shumti, institucione të specializuara, krahas ganibobëve partiakë insinjifikativ, të financuara në mënyrë adekuate dhe me pavarësi të admirueshme financiare nga subjektet që janë objekt i sondazheve.

Ndaj dhe në Britani p.sh nuk shikon sondazhe nga konservatorët apo laburistët, që të shohin dritën e botimit dhe të kenë akses në domenin publik.

Në Shqipëri praktikisht dhe pa pasur iluzion, është momentalisht utopike nga mënyra sesi pushteti kontrollon thuajse gjithçka dhe mbi të gjitha financiarisht, por edhe në forma të tjera legale, por edhe ilegale, të dukshme apo të nëndheshme, që të ketë ndonjë grupim njerëzish dhe specialistësh që të fillojnë të ëndërrojnë se do të jenë kredibël.

E nëse do t’i referohemi sondazhit të fundit që po kryhet, nisur edhe nga psikologjia shqiptare e të qenit disi mosbesues ndaj background-it politik të personit që kryen sondazhin, por kur pyeten edhe të frikësuar dhe për rrjedhojë edhe të pasinqertë për të thënë të vërtetën, pasi shteti dhe strukturat që e kryejnë janë pranë shtetit, dhe të ndërvarësive të tjera, aq më tepër në telefon lehtësisht të identifikueshëm, e bën një sondazh akoma më qesharak dhe të pabesueshëm, të paktën për mua.

Se kur dhe si do mund të bëhen në Shqipëri sondazhe të mirëfillta dhe të pandikueshëm direkt ose indirekt nga politika, ky është një bast që unë nuk do doja ta vija.

Dhe këtë e bëj pasi ende nuk mendoj së shoqëria shqiptare ka instrumentet e duhur dhe mentalitetin për të qenë të qetë dhe të sigurt se nuk do kenë pasoja nga një shprehja e hapur e votës, që praktikisht do mund të përkthehej, një përgjigje e dhënë për një sondazh.

Arsyet malinje përse bëhen këto sondazhe janë të disafishta;

E para, për të përgatitur terrenin e një fitore që do të vijë pas makinacionesh të reja të padëgjuara. Po, po, pa pikën e dyshim.

E dyta, për të mbajtur të bashkuar dhe unifikuar votuesit dhe njerëzit që kanë interesa të pastra pranë pushtetit se edhe pas mandatit të dytë që normalisht do duhet të marrë fund, sërish PD në këtë rast, mund të fitoj dhe të mos u shkoj mendja në braktisjen e saj.

Dhe e treta, për të bërë edhe presion ndaj aleatëve se shifrat janë në favor të qeverisë dhe mos bëni harakiri parazgjedhor.

Por mbi të gjitha këto sondazhe, sidomos kur bëhen nga partitë janë një formë e pastër presioni dhe manipulimi ndaj elektoratit për ta kanalizuar atë dhunshëm në hullinë e partive të tyre, ose në mungesë totale respekti, për ti devijuar ata nga të menduarit se mund të rebelohen ndaj pushtetit në zgjedhjet e ardhshme.

Këto sondazhe paraelektorale mbeten aksesor të mirëfilltë për shpëlarje truri, që burojnë nga një arrogancë e pastër prej të mandatuari kundrejt sovranit, të cilit i rikërkohet delegimi i sovranitetit vendim-marrës dhe politikë në kontestin e ardhshëm elektoral.

10 komente në “Butaforia e sondazheve shqiptare”

  1. e verteta says:

    Je 1000% i sakte.
    Ky sondazh eshte nje nga shpikjet e Rusmajlit i cili paguhet vetem per te deformuar votimet. Eshte e tmerrshme te jetosh ne Shqiperi.
    Po pergatitet terreni per te thene se edhe sondazhi eshte me PD-ne.
    Shumica e njerezve do traumatizohen kur ti marrin ne telefon ose tu shkojne ne shtepi per ti pyetur se per ke do te votojne. Ne rast se nuk ndalet, ky sondazh do jete nje forme e paster presioni pushteti, per ata qe jane te punesuar ne administrate, dhe nje kercenim per ata qe jane te lekundur ose jane me opoziten.

    1. DORINA VOKSHI says:

      Kur sondazhet behen on-line dhe nuk kushtojne gje, eshte gjysma e te keqes. Por, kur paguhet thes me pare te popullit te varfer, si ne rastin e Gani Bobit, atehere eshte krim i dyfishte shteteror.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  2. lir says:

    po ti nga dole apo ti je komplet i pavarur ti s ke mbeshtetur kurre askend dhe ty s te pelqeka sistemi i sondazheve ne shqiperi pasi nuk ben pjese tek standardi yt intelektual….. ppfpfpffffffffff ej mos e tepro te lutem

  3. alban4eva says:

    gestapoja e dyte …..

    1. fule says:

      Ore po shiku i pare bashke me gjithe llumin e PD-LSI te dale ne rruge s’ka burre nene qe te me kushtezoje mua voten, as vedekur.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte nje levizje shume gjeniale Arben dhe funksionon kur ke te besh me rregullsi te sistemit (edukates sociale)..Sidomos kur njerezit (intelekti) Shqiptar nuk te jep nje pergjigje te kthjelluar por si ndjehen ata per momentin kur bie zilja e telefonit…Nga ana tjeter ajo mund te kthehet mbrapa (backfires) ku edhe opozita mund te bej te njejten gje dhe ja nxjerr mazhorances si nje genjeshter…Dhe mazhoranca mund te flasi dhe te perpiqet te bindi njerzit (ku ne te njejten kohe ka harxhuar miliona) por s’mund te fitoj ndonje perqindje simpatie (vota jo e jo se njerezit e kane ndare mendjen)…

  5. Treviso says:

    Zoti Arben, kete radhe nuk je lodhur shume me kete artikull. Tani, ço shqiptar eshte ne gjendie ti pergjigjet ketij sondazhi pa u nisur nga puna.
    Sipas sondazhit qe do zhvillohet neper zyrat e qeverise mafjoze, perfundimi eshte ky.
    Administrata shtetrore sipas tyre 100% Zonat qe nuk paguajne biletat e ujit, dritat dhe te famshmin T.V.Shqiptar votojne 100% per P.D. Disa sahan lepirsa qe mbajne shprese per ndoj post a ndoj pune te rendesishme. Ky eshte perfundimi i sondazhit qe do zhvilloje mafja shteterore.
    Do plasi sherri ndermjet P.D. e P.S.I. per zonat me iflyence te berbashket.
    Populli duhet te tregohet shume i kujdesshem qe te mos humbin dhe punen per ato qe punojne per qeverine mafjoze dhe per mafjozet e L.S.I.

  6. kryeqytetarja says:

    Jemi mesuar me sondazhet e bera me urdher te Saliut.Por nje lloj sondazhi i bere nga RTSH (televizioni shqiptar ),nje emision transmetim direkt,ku mereshin ne pyetje qytetare te ndryshem ne tirane dhe pyeteshin per ndryshimet dhe arritjet e medha nen qeverisjen berisha ,jemi llahtarisur nga sharjet dhe mallkimet e tyre ,aq sa emisioni u nderpre sepse skishte asnje te fliste qofte edhe nje fjale te mire
    per kete qeveri te qelburqe kundermon ere kerme
    Kete qe tregova eshte shume e vertete se kam qene vete prezent sepse punoja aty.

  7. Engjell Shehu says:

    Pershendes shokun dhe mikun tim Arben Manaj per gjithe sa detajon me siper si dhe jam plotesishte dakorte me gjithe cfare shkruan ne kete rezyme te detajuar te sondazhit imagjinar qe behet per arsyje mashtrimi dhe tulatje te opinionit publik si çdo here ne Shqiperi, dua te shtoj vetem nje fraze ne lidhje me sondazhet e rreme se ky lloj manipulacioni me sondazhe i votes se popullit ka egzistuar, egziston dhe padyshim do ta kemi prezente edhe ne te ardhmen per te vetmen arsyje sepse loja politike luhet pa rregulla dhe pa standarte demokratike gjitheperfshirese dhe kesisoj nuk munde te flitet per demokraci ne Shqiperi!

  8. ILIRET says:

    O Beno! Megjithmend e more se do te behet sondazh nga PD?
    E verteta eshte se ne PD, po mendojne si ta vene rezultatin.
    Kane mbetur tek ky rezultat:
    PD 56 % , PS 28 % , LSI 10 %, PDIU 2 %, PR % 2 %, PBDNJ 2%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje