Nga Eduard Zaloshnja
Pas mbylljes së grevës së urisë së të burgosurve politikë, Berisha, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, bëri një përmbledhje të të gjitha përgojimeve që kishte bërë deri më sot për grevën e urisë. Përgojoi vendin ku u zhvillua greva – në studion e Kristaq Ramës, sipas tij, por në të vërtetë, në një shesh të vogël publik mes disa pallateve të vjetra; përgojoi picat që u paskësh dërguar rregullisht Edi Rama grevistëve, ndërkohë që policia nuk lejonte asnjë fije floku të futej në grevë; përgojoi koordinatorët e grevës si trafikantë e mashtrues, ndërkohë që, para vitit 1991, ata kishin qenë të burgosur politikë; akuzoi si të sëmurë psiqikë grevistët që u dogjën, ndërkohë që ata ishin çuar dikur në çmendina nga hetuesia famëkeqe e Sigurimit të Shtetit.
Në fakt, Berisha mund të kishte përgojuar edhe grevistë të tjerë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, por u mjaftua me kaq. Dhe mendja ta do se kaq i mjafton për të gënjyer ata votues të tij të rregullt që nuk kanë qenë të përndjekur politikë (Nga biseda që kam pasur me votues të tillë, duket se Berisha ia ka arritur qëllimit). Por një problem të madh Berisha do ta ketë me Ramazan Spahitë, Vllasi Koçët, Fatmir Lamajt, Dush Martinët, etj., të cilët, pasi provuan mbi kurrizin e tyre torturat e burgut të Qafë Barit, kanë marrë pjesë në të gjitha protestat e organizuara nga PD-ja pas vitit 1991, por sot janë të zhgënjyer prej saj. Berisha mund të përmendë shifra përrallore që paskërkan marrë ata si dëmshpërblim, por xhepi i tyre flet shumë më saktë se goja e kryeministrit… Dhe këta janë njerëz që ia kanë dhënë rregullisht PD-së votën e tyre dhe të rrethit të vet familjar. Ndërsa nesër mund t’ia japin një partie tjetër të djathtë ose të abstenojnë fare…
Një problem tjetër elektoral i Berishës janë edhe 21 mijë familjet e përndjekura politikisht që kanë paraqitur dosje për dëmshpërblim. Sepse sado që një pjesë e mirë e tyre kanë marrë diçka nga qeveritë e drejtuara nga Berisha (në të shkuarën dhe sot), ato dinë t’i bëjnë llogaritë.
Për shembull, shifra prej 102 milion dollarë që përmend Berisha për totalin e dëmshpërblimit të dhënë në 4 vjetët e fundit, përbën vetëm 1/500-ën e Produktit të Brendshëm Bruto të realizuar në Shqipëri në të njëjtën periudhë; letrat me vlerë që u shpërndanë në vitin 1994 janë sot pothuaj pa vlerë (shiten me 7% në treg); apartamentet e dhëna në vitet ‘1990 janë zbritur me çmim tregu nga vlera e dëmshpërblimit total, ndërkohë që atyre që nuk ishin të përndjekur politikë iu llogaritën apartamentet me 100 dollarë…
E pra, duke bërë këto llogari, një pjesë e mirë e 21 mijë familjeve të përndjekura që presin dëmshpërblimin e plotë mund ta rimendojnë mirë kësaj here se kujt do t’ia japin votën. Dhe një familje përkthehet mesatarisht në tre vota…
Një problem elektoral i fundit i Berishës, por jo më i vogli, do të jetë edhe përplasja e fortë e tij me ambasadorin amerikan në Tiranë. Në një nga mediat që përkrahin hapur Berishën (ABC News), Ambasadori Arvizu, duke folur për domosdoshmërinë e dialogut të qeverisë me të ngujuarit në grevën e urisë së të burgosurve politikë, lëshoi këtë bombë ndaj Berishës: “Në një shoqëri demokratike, një prej detyrimeve, një barrë është që duhet të qeverisësh, të marrësh vendime të vështira, të bësh dialog me dikë që mund të doje edhe ta mbysje fare, por prapë e ke detyrim [të dialogosh], je zgjedhur për këtë – nëse vihesh kaq shumë në siklet, atëherë hiq dorë nga pozicioni që mban, atëherë ik, lëre ta bëjë dikush tjetër”.
Dhe pa i lënë kohë Berishës të ndërtojë ndonjë fabul për të shpjeguar “arsyet personale” që e bënë Ambasadorin Arvizu të lëshonte këtë bombë, Uashingtoni i dërgoi një mesazh publik se është në rezonancë të plotë me ambasadorin amerikan në Tiranë. Në një konference shtypi në Uashington mbi Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë, Philp Reeker, u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis për të zgjidhur me qetësi çështjen e grevës së urisë së të përndjekurve politikë.
Me apo pa të drejtë, duket se shumë votues të thjeshtë, kryesisht të djathtë, kanë krijuar bindjen se, pa përkrahjen e Uashingtonit, nuk fitohen dot zgjedhjet në Shqipëri. Dhe përplasja e Berishës me ambasadorin amerikan dhe Departamentin e Shtetit rreth grevës së urisë së të burgosurve politikë, pa dyshim, do të regjistrohet në mendjen e votuesve të thjeshtë. Një faktor psikologjik ky që mund ta ulë sadopak pjesmarrjen e votuesve të thjeshtë të djathtë në zgjedhje…
http://respublica.al/opinion/2012/10/24/pergojimi-nuk-e-shpeton-dot-nga-kostoja-elektorale
Eshte kriminale te mendosh te shkosh ne votime perballe dr.evilit vicidolit kur ai kontrollon cdo milimeter katror te atij vendi,kur ka arvizune dhe volfarthin si dy ministrat e tij dhe kur i ka tredhur gjithe opozitaret e vjeter dhe te rinj.
Me keto te ish te perndjekurit politike qe i cuan kartoline kryeqelbesiren ne 15 tetor per ditelindje do te luhet nga qeveria komedia tragjike e mundeshme.
Kur vrau 4 protestues ne 21 janar 2011 dhe mori dekoraten “burre shteti”
as mos pretendoni per dialog.
Ju po pranoni poshtrimin dhe perdhosjen ngelet me gaveta ne dore ne te dy sistemet…
Beni nje leter me vrime kush te behet kamikaz dhe mbarojeni kete pune me dinjitet..Me mire nje fund i tmerrshem se nje tallje pa fund..
Frrok Cupi vs Zaloshnja lol jan pajtuar akoma apo jo
ti, sali berishi dhe froki cupi vafshi ne hell…
kjo fjala ‘hell’ ne kete komment eshte bajagi e goditur – si ne shqip edhe ne anglisht qendron tamam per keta personazhe. ne shqip, eshte fjala per ate shkopin ku piqen berrat e therur; ne anglisht eshte per ferrin, ku digjen mekataret e medhej.
Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj. Në një pjesë të tokave të tyre kalon By Pass-i Levan-Fier.
Ky eshte gjeja me e keqe qe mund ti ndodhe nje kombi!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html
po ku pjerdh Berish satrapi per ambasadora amerikane.. ai eshte mbreti i shqypnise.. rrofte mbreti i shqypnise sa malet e Serbose..
Fakollit
Merre letren bani vrimen
fute ne xhep e shtergo bithen
Disa gjera i di SRB-i, per te burgosurit. Pasi ai ka dosjet e tyre.
Gjithe ajo fushate kunder regjimit komunist, tani po i kthehet si bumerang.
Ai dikur trumbetonte me te madhe se ne burgjet komuniste, ishin denuar per agjitacion e propagande 80 mije shqiptare. Se ishin internuar 200 mije te tjere. Kurse tani na dalin jo me shume se 20 mije. Dhe shumica thote kryeministri, jane denuar per hajdutlliqe, kurvlliqe, intriga, rrahje e vrasje ordinere.
Pra del pyetja: Sa jane vertete te denuar politike. Nga nje e dhene e viteve 1994 1995, jane rreth 8 mije. Por kam frike se saktesisht nuk do te jene me shume se 5 mije. Ne se keta saktesohen, demshperblimi i atyre qe jane vertet te perndjekur politik, eshte me i thjeshte.
Pra disa gjera i di SRB-i, pasi ka qene mik i familjes te Enver Hoxhes…
Ngeli si dispecer balte, vetem te beje pis gjithkend di me mire se cdo gje tjeter ky Salbrisha yne. Filloi ne mbledhje qeverie, vazhdoi ne parlament. C’nuk tha per ata te persekutuarit e shkrete, c’nuk tha ne parlament dhe merret vetem me te tjeret. Nur grate e liga.
Po dhe ju gazetaret keni faj. Sa kohe ka qe nuk mblidhet PD-ja per kuvend te sajin? Se PS-se mire ja mban axhenden. Vajti kaq kohe, me afate skadence te 2 a 3 fishuara qe PD nuk mblidhet. Mbaj mend para nja 3-4 vjetesh gazetaret e pyesnin gjithmone per nje periudhe kohe, si me fushate. Tani nuk kujtohet me njeri,qofte sikur vetem ta pyese. Vetem mendje se si funksionojne te tjeret do jape ky kafshe,xhanem? Apo eshte mbledhur dhe nuk e di une!?
Une mendoj se kjo greve nuk do te kete kosto elektorale per ..pd.
per disa aresye
1. sepse nuk u mbeshtet nga populli i cili qendroi shume indiferent.
2. sepse nuk e mbeshteti europa,pervec disa deklaratave kortezie.
3. sepse ne krye te saj u zgjodhen njerez te degjeneruar.
4. sepse ata hanin pica e pinin per shtate pale qejfe,sepse mbas 30 dite greve nuk mund te dalesh me shume ne peshe nga sa ke hyre, gje qe u pa nga te gjithe,nese ka ndonjeformule magjike qe edhe pa ngrene mund te shendoshesh,le tja tregojne ketij populli te varfer i cili i ka listat plot borxhe.
Te gjithe e dime sa u mbeshteten kjo kategori njerezish ne fillimet e demokracise,me privatizime me karta me vlere, kur ne xhepat e shqiptareve te thjeshte mbeten kartat pa vlere,qe as Saliu as Rama qe mund te vije ne pushten nuk pergjigjen per to.
Tani mbas 22 vjetesh te kerkosh akoma para eshte paradoks ,nga nje shtet i varfer me nje krize globale,le te kene durim ashtu si ish pronaret qe nuk kane marre asnje kest te vetem.Per nje gje te jene te sigurt qe as ish te burgosurit as ish pronaret nuk kane per te marre asgje nga cdo parti ne pushtet,le te ngjeshin by…n ne pune ne duan te jetojne.
kjo eshte aresyeja qe pd. nuk do te kete kosto elektorale, kosto do kishte nese opozita do te premtonte dhe njekohesisht te tregonte burimin e ketyre parave,perderisa ajo nuk jep alternative mire eshte Saliu,se populli ka nje fjale…. Ku ishim asgjekundi, cfare beme hicgjekafshe.
Z.Zaloshnja urrejtja per nje njeri ju ka erresuar syte ju ju ka mpiksur llogjiken,sepse nuk arrije ta kuptoje qe nje njeri i shkolluar i edukuar te bjeri preh e urrejtjes,dhe te dali ne mbrojte te disa njerzeve te degjeneruar qe per para i vune flaken njeri tjetrit
O albi, po 21 mijë familjet e përndjekura që presin dëmshpërblimin e plotë (sipas zaloshnjes, se une mendoj se jane me shume) mos jane njerez te degjeneruar, sipas teje? merreni me biografite e njerzve si enveri dikur ju berishistet, s’hiqni dore nga zakoni i vjeter…
Zoti zedhenes i edi rames, po ti marim te mirqene ato motivet e tua qe i ke renditur pd nuk do humbe asnji vote sepse 1 te perndjekurit ato pak lek qe kan marre i kan mare ne kohen qe qeveriste pd dhe jane shume te vetedijshem se sdo marin asnji qindare ne qoftese vjen edi rama, 2 ambasadori amerikan dhe shum abasadore tjete kan 7 vjet qe e kritikojne me shume ramen per bllokimet e grevat sa here shqiperia ka pasur nevoje per bashkpunim dhe stabilitet, ptandaje zoti gazetaruc edhte me e mire te heshtesh se sa te besh zedhensin e dikuj qe eshte ngopur ne krye te tiranes…..