Pas propagandës politike elektorale, me nxënësit e shkollave të kryeministrit dhe kryetarit të partisë së maxhorancës qeverisëse, Sali Berisha,ka qenë drejtuesja e Parlamentit, që ca ditë më parë,dhe jo për të parën herë, ka fotokopjuar të njëjtin mënyrë aksionimi. Duke e kthyer kështu në një të zakonshme rutinë shfrytëzimin e funksionit zyrtarë dhe të kategorive të përcaktuara sociale për qëllime partiake. E kemi fjalën për ndalimin e përfshirjes në të tilla aksione me konotacion politiko – ideologjiko-partiak të nxënësve, mësuesve e zyrtarëve të marrë nga orari i punës, çka ligjërisht përbën konflikt interesi, kompromentim të funksioneve të larta shtetërore dhe vepër të ndëshkueshme. Nuk janë aksione të marra me mënd, nuk janë sipërmarje hipotetike, dhe as spontane, por realitete të gjalla të jetës së përditshme shqiptare. Janë realitete të përsëritshme,si nga Kryeministri, kryetar i partisë në qeverisje, ashtu edhe nga drejtuesja e Parlamentit. Të ndryshëm janë veçse sebepet e gjetura,nga njeri e tjetri; dekoret,kategoritë njerëzore dhe sloganet, që njeri e tjetri shfrytëzojnë.
Më të fundit sebepe të shfrytëzuar për propagandë politike partiake, nga kryetari i qeverisë, Sali Berisha, për të lëshuar thirrje rreth votave e rezultateve të pritshme të zgjedhjeve të vitit 2013, kanë qenë inaugurimi pjesor apo rikonstruksionin total i disa shkollave, i nxënësve e mësuesve të tyre, por edhe festimi i evenimentit të madh të Kurban Bajramit. Ndërkohë që, më i fundit sebep i kryeparlamentares Xhozefinë Topalli, ka qenë manifestimi i etiketuar si “Marshim kundër dhunës”, pra përzgjedhja e dhunës që “meshkujt” ushtrojnë mbi gratë, dhe shfrytëzimi i nxënëseve e “grave të bashkuara”, sikurse raporton shtypi: “pa vullnetin e tyre”, për po të njëjtin objektiv.
Sikurse përmendëm, në të vërtetë, këto janë disa aksione partiake, por të realizuara në emër dhe duke shfrytëzuar autoritetin e postit zyrtar, si nga kryeministri ashtu edhe nga kryetarja e Parlamentit, pra pushtetin,autoritetin e shtetit. Dhe, mbi gjithçka, janë aksione të papërligjura ligjërisht, por edhe sociologjikisht. Që në vend të zgjojnë ndërgjegjen qytetare, në vend ta bëjnë më të lirë njeriun e ri shqiptar pasdiktaturë e zhysin atë më thellë në kthetrat e skllavërisë politike. Aksione që këtë njëri të sfilitur nga politika mbi dy dekadëshe vazhdojnë ta konsiderojnë lodër në duart e qeverisësve e drejtuesve zyrtarë. Të veprimit antiligjor që rrjedh prej faktit të dhimbshëm se, si Berisha, ashtu edhe Topalli, që të dy këta mbajtës të posteve të larta zyrtare në hierarkinë e godinës shtetërore, i ndërmarrin aksionet e veta publike duke qenë në kundërshtim flagrant me ligjet e këtij vendi. Me ato ligje të projektuara prej kabinetit të cilin Sali Berisha ka më shumë se shtatë vite që e drejton, dhe të miratuara prej Parlamentit, në krye të të cilit Xhozefina Topalli ka po kaq vite që qëndron.
Por, ajo që e bën edhe më të rëndë fenomenin ligjshkelës është sjellja zyrtare e këtyre krerëve të lartë shtetërorë, pas kapjes në flagrancë të këtyre shkeljeve ligjore. Kundërpërgjigja, qëndrimi zyrtarë, kumti i dalë prej zyrave të tyre të shtypit që gjithmonë bëjnë karshillëk për t’i përligjur këto shkelje,për t’i ligjëruar ato, me dhunën e pushtetit e të pushtetshmit (duke mos ngurruar madje ti shajnë e fyejnë akuzuesit, me gjithçka disponojnë e nuk disponojnë), çka garanton po të njëjtën ecuri sjelljeje të tyre edhe në të ardhmen përmbyllëse të mandatit të tyre. Po t’i referohesh aksionit më të fundit bulevardesk kundër dhunës mashkullore, p.sh, në faqen elektronike zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me “marshimin”,- që për nga kualiteti i pjesëmarrësve në të duhet konsideruar “sipërmarrje antiligjore”,- do vëresh se thelbi i njoftimit të lajmit të publikuar në të, rreket të ngulis idenë se ai ishte ideuar dhe organizuar prej kryetares së Kuvendit, znj.Xhozefina Topalli, të cilës me dëshirën e tyre dhe të sensibilizuara prej këtij akti, i janë bashkuar mijëra gra…etj. etj.
Nuk ka pasur kurrfarë bashkim vullnetar grash me nismën “Marshimi kundër dhunës” të mbajtur në bulevardin e Tiranës, përkundrazi, edhe ato gra e nxënëse që kanë marrë pjesë, janë sjellë me dhunë në marshimin kundër dhunës dhe janë marrë nga orët e mësimit. Bëhet fjalë për gratë e administratës së Kuvendit dhe ministrisë së Majlinda Bregut, raportonte shtypi, ndërkohë që sipas gazetës “Shqiptarja. com”: “Marshimi në heshtje kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve” i ndërmarrë nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli përveç sensibilizimit që kishte për shoqërinë në të njëjtën kohë bëri që shumica e nxënësve të braktisnin orët mësimore dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të boshatisnin zyrtar e tyre. Një veprim ky i përsëritur dhe i detyruar për punonjësit e Kuvendit sa herë që Topalli ndërmerr nisma të ngjashme si kundër AIDS si dhe në aktivitete të kryeministrit Berisha…” .
“…Uroj që Kurban Bajramin tjetër ta festojmë më mirë dhe më të gëzuar me një fitore të merituar të zgjedhjeve”, ka kumtuar në fund të fjalës uruese të mbajtur ditën e faljes së Kurban Bajramit, kryeministri Sali Berisha, pa ju dridhur qerpiku jo vetëm nga ndalesa ligjore, nga laicizmi i shtetit shqiptarë, që nuk e lejon përzierjen e fesë me politikën, por edhe nga ndëshkimi i Allahut, i cili vërtetë nuk ka zyra shtypi me “miss-e” të kurdisura, për tu kundërpërgjigjur, por sheh e regjistron gjithçka të mbrapshtë.
p> �*ls(D8�8acing>Bekimi i bashkimit
Unifikimi opozitar, përtej numrave në parlament, ofron imunitet shtesë në qeverisje dhe profil më joshës ndaj perëndimit. Një qeverisje ‘ylber’ me të djathtën dhe të majtën si pjesë e një të tëre më efektive, është pritshmëri në kontekstin e sotëm dhe nevojës për kohezion social dhe shanse për të gjithë. Një koalicion fitues i tillë: (a) amortizon agresivitetin e pritshëm të opozitës dhe shantazhin me alibinë e ideologjisë për më tepër në kontekstin e trashëgimisë që PD po lë pas në administratë dhe institucionet e ‘pavarura’, (b) shmang paragjykimet apriori si e majtë apo e djathtë nga shtresa të caktuara dhe (c) do të mirëpritej në perëndim duke gjeneruar suport nga të gjitha krahët e spektrit të politikës euro-atlantike me efekte në integrimin europian.
Përballë një mazhorance që ka arritur të instalojë sa mundet autoritarizëm në një kontekst iluziv demokratik që ‘përtypet’ nga vetë perëndimi dhe reminishencave ‘milet’ mes elektoratit, sfida e opozitës ka limit kohor që gjërat të mos precipitojnë përtej moskthimit. Sëbashku PS, AK dhe FRD, rritin gjasat e zgjidhjes së problematikave madhore të trashëguara pavarësisht ndjeshmërive ideologjike – solemniteti i sovranitetit kombëtar, prona të zotit, politikat sociale, investimet publike, privatizimet efektive, shërbime cilësore publike, orientimi paekuivok anglo-sakson në përgjithësi dhe ai amerikan në veçanti, integrimi europian, punësimi jashtë shtetit, integrimi dinjitoz i ish-persekutuarve, lufta kundër korrupsionit masiv qelizor dhe elitar etj. Nëse opozita ka ndërmend këtë gjë, është koha për bashkëpunim. Ndryshe llafet e shumta, janë fukarallëk.
Mirë!Me në fund,pas atij fillimi…Tani unë mendoj se je ku duhej të ishe!Vlerat që ke,shfrytëzoji fuqishëm!Urime,sinqerisht!…