‘Skeletet’ e mazhorancës nuk ka më ‘dollap’ t’i nxërë dhe nëse vota e 2013 respektohet, marzhinalizimi i saj mbetet formalitet. Ndërkohë, e përfshirë prej sindromës së ‘titanikut’, e obsesuar me pushtetin dhe e ambientuar me alkiminë diskrete apo haptazi të votës së lirë, humbja për të nuk është opsion përballë riskimit të privilegjeve dhe makthit të kutisë së Pandorës. Me votën ka luajtur më parë dhe ia ka ndjerë lezetin teksa e ka bërë ‘live’ dhe ende perëndimin e ka partner, e ka bërë dhe opozita i lëshoi pe, e ka bërë dhe qytetaria la për të dëshiruar, e ka bërë dhe gjithnjë e ka ‘legalizuar’ përmes institucioneve ‘eunuke’ etj.
Rrjedhimisht, e vetmja ‘policë’ sigurimi për opozitën ndaj ‘kleptomanisë elektorale’ të mazhorancës, mbetet kooperimi, rifitimi i besimit në elektorat dhe lobimi ndaj perëndimit për të cilin Shqipëria, sesa prioritet demokratik, përbën një prioritet gjeopolitik ku sindroma e ‘kusisë me presion’ prevalon sikurse fashitja e Gërdecit, 21 janarit apo 28 majit dëshmoi.
Të qetë në qamet!
Me disa përjashtime, qasja opozitare e soditjes ndaj zullumit të kundërshtarit, ndonëse normale për një demokraci funksionale ku abuzimi nuk ka imunitet, stonon në kontekstin kur pushteti etiketohet si ‘pushtues’, institucioni i dorëheqjes shpërfillet apo filtrat korrektues apo ndëshkues institucional mbeten formal. Qasja opozitare jo domosdoshmërisht perceptohet si precedent pozitiv dhe zigzaget ‘bastijë’ – ‘gandizëm’ (me alibinë se ‘mazhorancës-mur’ nuk i bihet me kokë) dëshmojnë së paku paqartësi vizioni opozitar. Strategjia e mos luajtjes së ‘gishtit’ deri në rrëzimin vetvetiu të ‘murit’ mazhoritar, funksion kur vota është e lirë. Ndryshe, fitorja ose grabitet ose dhurohet me pikpyetje për flirtime eventuale.
Përballë një mazhorance të kapur shpesh me ‘presh’ në duar, nëse në lojë nuk është basti personal për karriken e kryeministrit por interesi i mbarë shoqërisë, opozita ka përgjegjësi, deri në bashkëfajësi, si për fjalën dhe heshtjen ashtu dhe veprimin apo mosveprimin opozitar. Me një mazhorancë makiaveliste që uzurpon të gjitha shtigjet institucionale për t’i zënë pusi votës së lirë, ‘guri’ i fundit i opozitës mbetet unifikimi i saj. Realpolitikë kjo teksa vetë përkufizimi i opozitës në kontekstin aktual del jashtë konturit ideologjik sepse sfida elektorale nuk është e atillë por parimore dhe jetike për themelet e demokracisë.
Vetë triumfi opozitar duhet të jetë (a) për meritë (jo për diferencë apo inerci të votës-protestë) dhe (b) efektiv (mazhorancë e ndjeshme për të mundësuar reforma jetike) për të kompensuar efektet e ligjit zgjedhor që promovon servilizmin partiak ndaj meritokracisë, apatinë në elektorat, massmedian e kapur etj pa përmendur vetë abuzimin me votën dhe sindromën ‘barabas’ (votimin jo racional në ‘turmë’).
Auto-kompleksim opozitar
Unifikimi nënkupton çlirim nga një seri kompleksesh prej lidershipit opozitar që harxhon boll energji dhe kohë të vyer për të përgënjeshtruar(!) insinuatat e përditshme të mazhorancës ndërkohë që fokusi duhet të jetë maksimizimi i faktorit opozitar. Aleanca PS-AK-FRD plus, nuk përbën as tabu dhe as humbje identiteti partiak kur në lojë është vetë identiteti demokratik i shoqërisë ndaj në vend të llogjeve patetike justifikuese, opozita duhet të konsolidojë haptazi bashkëpunimin ndër-partiak duke mos u kompleksuar nga një PD që nuk pati komplekse as kur promovoi ‘toka tek më i zoti’ dhe jo tek i zoti, as kur legalizoi tjetërsimin e saj deri në krijim bashkish-bastionesh blu, as kur flirtoi me PK për bashkinë e Tiranës, as kur ftoi ish-aleatë të PS në funksion të maksimizimit të rezultatit, as kur vuri ‘kurorë’ me LSI me alibinë e integrimit, as kur revizionon historinë dhe shpall heronj dhe antiheronj, as kur hap faqe të ‘reja’ bashkëpunimi me fqinjtë në pozicione vasaliteti, as kur merr guximin dhe bën ‘pazar’ kufijtë ndërsa akuzon opozitën për të shitur etj pafund.
Auto -kompleksimi opozitar është real dhe shfaqja më e fundit ishte greva e urisë së ish-të persekutuarve ku më shumë kohë u harxhua për të përgënjeshtruar insinuatat qeveritare për promovim nga opozita (e pastaj!) sesa për mbështetjen në unison dhe haptazi të saj (gjë që nëse PD në opozitë, do e bënte me siguri). Kompleksim ky, jo vetëm ndaj PD por dhe ndaj njëri-tjetrit teksa deklarohet me zell si për moskoalicione me këtë apo atë parti(!) ashtu dhe për ftesa për të hyrë në ‘vathën’ e dikujt. Unifikimi presupozon tryezë të rrumbullakët ku askush nuk shkon tek askush dhe të gjithë falen tek votuesi deri më tani i zhgënjyer teksa është përdorur rëndom si alibi për abuzim politik në emër të tij.
Bekimi i bashkimit
Unifikimi opozitar, përtej numrave në parlament, ofron imunitet shtesë në qeverisje dhe profil më joshës ndaj perëndimit. Një qeverisje ‘ylber’ me të djathtën dhe të majtën si pjesë e një të tëre më efektive, është pritshmëri në kontekstin e sotëm dhe nevojës për kohezion social dhe shanse për të gjithë. Një koalicion fitues i tillë: (a) amortizon agresivitetin e pritshëm të opozitës dhe shantazhin me alibinë e ideologjisë për më tepër në kontekstin e trashëgimisë që PD po lë pas në administratë dhe institucionet e ‘pavarura’, (b) shmang paragjykimet apriori si e majtë apo e djathtë nga shtresa të caktuara dhe (c) do të mirëpritej në perëndim duke gjeneruar suport nga të gjitha krahët e spektrit të politikës euro-atlantike me efekte në integrimin europian.
Përballë një mazhorance që ka arritur të instalojë sa mundet autoritarizëm në një kontekst iluziv demokratik që ‘përtypet’ nga vetë perëndimi dhe reminishencave ‘milet’ mes elektoratit, sfida e opozitës ka limit kohor që gjërat të mos precipitojnë përtej moskthimit. Sëbashku PS, AK dhe FRD, rritin gjasat e zgjidhjes së problematikave madhore të trashëguara pavarësisht ndjeshmërive ideologjike – solemniteti i sovranitetit kombëtar, prona të zotit, politikat sociale, investimet publike, privatizimet efektive, shërbime cilësore publike, orientimi paekuivok anglo-sakson në përgjithësi dhe ai amerikan në veçanti, integrimi europian, punësimi jashtë shtetit, integrimi dinjitoz i ish-persekutuarve, lufta kundër korrupsionit masiv qelizor dhe elitar etj. Nëse opozita ka ndërmend këtë gjë, është koha për bashkëpunim. Ndryshe llafet e shumta, janë fukarallëk.
Z. Duka! Ju pergezoj per shkrimin. Por kush do ta vere ne jete: Edi Rama, Bamir Topi apo Kreshnik Spahiu. Ju e dini si jemi ne shqiptaret: Edhe qeros edhe fodulle!, Edhe te zgjebosur edhe bishtin peropjete! E kam per politikanet e opozites shqiptyare, megjithese as qe duhet perdorur fjala “opozite”, sehirxhinjte, sic thoni edhe ju, eshte fjala me e pershtatshme. Megjithese jane krijuar te gjitha gjasat qe te fitoje opozita me 2013, mendoj se edhe kete radhe, opozita nuk do te arrije te beje ndonje merekulli. Saliu do te vazhdoje te vjedhe votat ne sy te nderkombetareve, me pelqimin e tyre dhe me certifikimin e tyre. Kam pershtypjen, nese do te ndodhe perseri 1996, mbetet qe te perseritet 1997, madje me keq se heren e pare. Lutem Z. Duka, mbajeni shenim kete verejtje. Dhe kjo jo per merite te opozites (se mjere), por per shkak se poshterimi, vjedhja, mashtrimi, zemerimi dhe mjerimi i popullit jane ne shkallen me te larte, saqe nuk mbetet gje tjeter vecse te ngrihen ne revolte te pergjithshme per te vene drejtesi ne padrejtesine 22 vjecare. Persa i perket opozites se Edi rames, mos beni thirrje dhe mos shpresoni tek ai per te bere opozite. Edi Rames i ka hyre frika ne palce, ose ka marre ndonje premtim (sic mori edhe ne 2009, por Saliu i futi gishtin) per nje rotacion.
Me pak fjale, populli opozitar eshte pa opozite, dhe pa drejtues opozite.
Jemi ne kushtet e TRADHTISE SE MADHE KOMBETARE!
Gjithshka pritet prej tyre.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html
“skeletet ne dollap”.. “gli scheletri nell’armadio”, thone italianet.. sa bllof bejme me shqipen ne shqiptaret… gjej fjale andej ketej, perktheji dhe hidhi ne qarkullim.. se cfare dmth, varja, ska rendesi.. shume te varfer nga mendja..
Mendoj se ne rastin konkret i shkon shume per shtat momentit aktual te opozites Shqiptare. Domethene dollapi plot me parti opozitare, por qe nese do vazhdojne te mos bashkohen ne nje front kunder Berishes, do jene thjesht statistike, se nuk do ta rezojne dot rregjimin.
Momentalisht, edhe PDR dhe AK u intereson te jene me vehte per te rritur kapitalet e tyre. Por, nese ne zgjedhje shkojne sejcila me vehte (me friken se Sala do i akuzoje se bejne aleance me komunistet dhe krimin), do ta pesojne keq, sepse pas zgjedhjeve, Sala do ju a beje jeten sketerr drejtuesve dhe familjareve te tyre.
Bamka nuk po del dot nga qypi i Saliut kështu që mos e llogarisni me opozitën.
Po qe për Bamkën që flet me heshtje, Salih krimineli rri 100 vjet në pushtet.