1. Përshëndetje!
Goodmorning sir! Mesdames et monsieurs bonjour! Ciao idiota!
Përshëndetjet kanë qenë ndryshe njëherë e një kohë. Një pjesë e tyre nuk thuheshin në gjuhë të huaj ashtu si bëhet sot. Po flas për vitet 98-99, në Shqipëri, vitet post-luftës civile dhe paksa demokratike, atëherë kur pothuajse askush nuk të përshëndeste përzemërsisht në lagje apo në rrugët jashtë lagjes. Fqinjët, në vend të mirëmëngjesi apo mirëmbrëma, të drejtonin pyetje “Hë, mirë je?” pyetje të cilat kishin thumbin e rrezikshëm ironik të vënies në lojë apo përcillnin ndjesinë e pakëndshme të miqësisë së tepruar të ngritur deri në shkallën e një marrëdhënieje të çuditshme. Për shembull, pyetjet në formë përshëndetjesh “Hë mër debil, idiot, ku je ti ku je?” merreshin si tregues afeksioni, dhembshurie për më të voglin, pra mënyra të përshëndetjes për të mos ironizuar me tjetrin. Njerëzit, me këto pyetje, shoqëronin përditoren time në lagjen e quajtur Xhomlliku, e cila për mua ishte thjesht: një lagje e zymtë pranë Shkollës së Bashkuar. E zymtë dhe e panumërt si shumë lagje të tjera shqiptare në atë kohë.
Banoja në katin e një pallati parafabrikat, të katërtin. I pafabrikuar mirë apo i fabrikuar në ndonjë fabrikë fantazëm? Nuk e kam kuptuar pse quhej parafabrikat, por kam preferuar që këtë pyetje ta shtoj në listën e pyetjeve, të cilave nuk dua t’ia di përgjigjen. Kjo është zgjedhja ime edhe pse nuk ishte imja zgjedhja për të banuar në atë lagje… po ç’të bëja, më thuaj ti mua? Nga halli, jo nga malli.
Në lagjen e zymtë pranë Shkollës së Bashkuar, kishte edhe ditë me diell. Njërën prej këtyre ditëve me diell erdhi në jetë plani i tre prej atyre që për mua ishin dhe mbetën vetëm shokë të lagjes: Maricoli, Iliri dhe Tilja. Kishin planifikuar që të ngjiteshin në tarracë për të kundruar nga sipër, trupin e një ish-miss-i. Ajo banonte në katin e pestë, katin e fundit, dhe pothuajse çdo paradite, ndonjëherë edhe mbasdite pa perënduar akoma dielli, ajo do të qëndronte në ballkon, me këmbët e shtrira lart, a thua pozonte prej andej, e largët dhe e paprekshme.
“Kush o ajo aty më?” pyesnin të fortët periferikë, të fortët e ardhur nga lagjet fqinje apo nga fshatra apo provinca të humbura të Shqipërisë, por të afërta me lagjen tonë, duke ndërprerë lojën tonë të futbollit për të kuvenduar gjëra të rëndësishme me fjalë të mëdha në mesin e fushës së lojës. Ata që e vazhdonin, edhe pse të fortët kërkonin me çdo kusht ndërprerje të lojës dhe vëmendje të plotë nga e gjithë bota, ndiqeshin me vrap prej të fortëve, te cilët ishin gjithmonë të veshur me të zeza, dhe në vrapim e sipër, kërcënoheshin me britma të kumbueshme që i drejtoheshin të gjithë lagjes: “ta qi mamin o kurvë!…o kurvë, po me t’kap do ta qi mamin më vdektë plaka!” Ndërkaq një pjesë e mirë e dritareve ishin të hapura; burrat dhe gratë, të kthyer nga puna dhe të ulur mbi ndonjë stol apo mbi ndonjë gur, soditnin me qetësi peizazhin duke buzëqeshur lehtë dhe duke i thënë njëri-tjetrit: “- U rritën kalamajtë, s’ke ç’i thua, s’janë më të vegjël…”
-Ehhh! Ashtu është! Ehhh! Të shkretët, s’kanë faj! Ehhh!”
Herë pas here shikoja ish-missin, të vizatuar brenda kontureve të ballkonit. Fillova të mendoj: përpiqet të duket si princesha e fjetur, në majën e kullës… sikur fjeti për një kohë të gjatë. E quajtën të fjetur. Asaj iu shfaqën në ëndërr ata që e quajtën të fjetur dhe ajo u zgjua, e vendosur për të mos u përfshirë në universin e thashethemeve, paragjykimeve, zhvleftësimeve të rëndomta pa dritë që i bëheshin asaj, por i duhej të vazhdonte përpara, duhej të tregohej mospërfillëse…
Ish-missi, Iliri, Maricoli dhe unë, jetonim në pallatin 15. Tilja jetonte në një pallat pa numër.
2. Jo të gjithë kane frikë nga lartësitë
Plani i Tiles me shokë ishte të ngjiteshin në tarracë për të parë nga sipër ish-missin, e cila jetonte në katin e pestë të pallatit nr.15. A do të fërkonte pjesë intime të trupit? A do ta kalonte dorën e saj me ngathtësi mbi njërin gjoks? A do ta kapte veshin e majtë me dorën e djathtë? Gjithçkaja e mundur.
Fillimisht ata vendosën të ngjiteshin pa vënë në dijeni pjesën tjetër të grupit. Shumë shpejt sekreti u bë lajm për kalamojt e lagjes, të cilët ishin pjesa tjetër e grupit. Në këtë grup bëja pjesë edhe unë. Njiheshim të gjithë si kalamoj që ishim. Në kohën kur tre siluetat u shfaqën në tarracën e pallatit 15, të rriturit ishin në gjumë ose në punë. Pleqtë, pinin kafenë e mëngjesit dhe diskutonin me ose pa vrull për çështje shëndeti apo politike në ndonjë lokal pranë qendrës së qytetit, kështu që ishin shumë larg vendngjarjes, dhe me aftësinë e tyre të pabesueshme për ti harruar shumë shpejt gjërat edhe po të kishin kuptuar gjë, punë e madhe fort, merobshpie.
Ata u ngjitën në tarracën e pallatit 15. Tarracë armiqësore. Për të dalë në sipërfaqen e tarracës, duhej të ngjiteshe mespërmes një dritareje në formë katrore në tavanin e katit të pestë. Për ta bërë këtë duhet të përdorje shkallët. Një palë shkallë prej druri që lëkundeshin kur frynte erë e jo më kur mbi to vinin njërën këmbë të fortët apo të dobëtit e lagjes, ishin lënë apostafat aty, në korridorin e ngushtë të katit të pestë, për ti ardhur në ndihmë atyre që i duhej të rrezikonin jetën përsëpari duke u ngjitur dhe përsëdyti duke zbritur.
Ata që u lanë jashtë misionit, ishim ne, grupi i kalamojve. U mblodhëm te fusha e madhe, fusha mbi të cilën hidhte mendueshëm vështrimin ish-missi. Duke pritur që tre eksponentët kryesorë të një ndeshjeje futbolli të realizonin me sukses misionin, një valë e ngrohtë filloi të mbështillte bisedën tonë. “Ej, ome! Hahaha! Aaa! Ua, po pse më? Uohoho! Uaaa! Ik o ik!”
Për një moment dielli u eklipsua por shumë shpejt ata u shtrinë barkas, të tre ata. Afruan kokën për të parë. Ish-missi e mbështetur si gjithmonë në palëvizjen e saj, hidhte vështrime të mendueshme mbi lagjen.
Tre siluetat u ngritën në këmbë. Disa grimca të zeza filluan të bënin pis qiellin blu. Por ato nuk ishin grimca të zeza; ata po gjuanin me gurë!
Të qeshura shpërthyen në të dy krahët. Tilja me shokë mbi tarracë, në të njëjtën kohë, qeshnin dhe hidhnin gurë në drejtimin tonë. Kalamojt që nuk morën pjesë në fushatën e Tiles, duke ndjekur gjithçka me sy të vëmendshëm, filluan të qeshin edhe ata, a thua po bënin garë kush qesh më fortë. Brenda një avllie të rrethuar me rrjetë metalike, një qen filloi të lehte. Kur të dy grupet pushuan së qeshuri, pra kur Tilja u lodh së qeshuri në majën e kullës nr.15 dhe kur kalamojt e lagjes bënë gjoja sikur u lodhën edhe ata, që të imitonin Tilen, qeni filloi të lehte më fortë se më përpara, me pauza të gjata midis të lehurave, gjë që i jepte të lehurave të tij një nuancë filozofike. Tilja dhe grupi i tij u ulën përsëri në tokë, krenarë por të buzëqeshur për suksesin e misionit. Edhe pak kryeneçë gjithashtu. Gjithë ç’kish ndodhur, ata e kishin parë, sipas tyre, me sytë e tyre dhe sipas tyre, ne nuk kishim parë asgjë.
DARDHA NEN DARDHE BIE
Te lumte dora o djale! Do e zevendesosh denjesisht babain tend ne krye te PS, pasi ajo parti vetem artista si puna juaj meriton.
Welcome back Gregory, Po kete radhe sikur je pak shpejt o shkrimtar i bukur, se gruri nuk eshte pjekur akoma qe te vendosin atje per te trembur zogjte qe te mos e demtojne ate…
Shkrim qe i duhet lexuesit shqiptar. Disa gjera nuk mund te harrohen. Disa gjera nuk duhet te harrohen; viti i luftes civile, vitet post-luftes dhe gjithe harku kohor nga ato dite e deri ne ditet e sotme. Shqiptaret te vrasin nese u gervisht makinen por disa gjera te tjera, si gjera me te rendesishme, i harrrojne dhe me njeri-tjetrin hiqen sikur çdo gje eshte ne rregull.
/Jo te gjithe kane frike nga lartesite/
Shumica nuk kane frike nga lartesite, prandaj edhe gara eshte kaq gjakatare sepse ne te marrin pjese ‘me te fortet’. Ata nuk tremben se bien, se edhe po rane nuk i ndjejne dhimbjet…
Te faleminderit Greg ke bere nje psikanalize, sipas se ciles kuptohet se te fortet ‘e lartesive’ jane thjesht ata te fortet e vegjel tashme te rritur, ndersa ketu poshte jane ata ‘te pa fuqishmit’. Ata lart besojne se dine gjithçka, thjesht se jane te forte.
Do te vije dita qe mes te dobteve e te forteve te kete nje barazi…
Suxsese autorit .Duket qart jo vetem pasioni tij per te shkruar,
por akoma me shume talenti tij, i cili duhet vleresuar si nje i ri qe premton.
Ja tregimi eshte interesant ,terheqes edhe pse me nji “Happy End” shqiptar.
Do ishte me njerezore par nga nji kenveshtrim qytetar ,qe autori nga komentusit
si nje individ ,duke lene jashte tij se i kujt eshte .
Kur do civilizohet njiher ky milet i cili te ragoj jo si ordiner .
Suksese Grigo.
Interesante.
SHqiperia funksionon si nje lagje.
Me pelqen.
Nje shkrim i shkelqyer! Kam ngelur pa fryme kur e lexova. Dogja dhe gishtat se mu fik cigarja ne dore nga hutimi! Tja qi kurven mendova po pastaj u bera pishman se nuk jam nga xhamlliku! Kupaska qene gjithe ky talent deri tani? Gjynof! Edhe une ne katin e peste banoj po sme kishte shku ne mendje se te lagjja ime skishte mise. Edhe nje here bravo autorit dhe te gjithe atyre qe e mbeshtesin! I pershendes dhe une me “ciao idiota”!!!
Kjo qe thua ti eshte si puna e vezes se kolombit. ? Ciao idiota! : )
Te tilla emocione, mbase edhe me te forta, edhe si pena, i kemi patur dhe kemi te gjithe. Te rinjte pafund. Por nuk na i ka hapur njeri faqet e gazetes. Standardet. Tani qe jemi burra te vjeter apo me mire militante te paepur te TEMES lutemi mos na e merni rradhen e botimit te shkrimeve tona me rakapjekthjet e djaloshit Rama. Kuptohet ai ka tere te drejten e zotit dhe te atyre qe subvencionojne TEMEN qe te botoje. Por me e frutshme so te ishte mbase, nese ai boton atje ku ben shkollen. Ne fillim ne gazetat lokale e me rradhe e shkalle-shkalle. Per cfare? Per Shqiperine, per ta bere atdheun te njohur sa me gjere tek miqte e vet, kolezhi, qyteza, qarqe te caktuara studentesh, pedagogesh, agjensira, emigracioni, shoqatat, qarqe akademike etj., po ishte i zoti dhe i sinqerte ne misionin e vet. Te gjithe te studentet shqiptare, jashte shtetit, qe ne vitet 1920 kete ndihmese kane dhene per atdhe. Po e mbyll se nuk dua te jem kilometrik. Tung bac ke qafa e krabes, e po ste miaftoi ene ke qafa e thanes – e kthim.
refleksione simpatike.E meritojne disa te punesuar(te abuzuar ne femijeri ,kuptohet)qe shkruajne ne kete faqe shprehjen “Ciao idiota”! Ca turni jeni sot?
Skice e bukur, stil i i shkathet ,i fresket, por ne titull shkruhet bonjour messieurs
Nga Dem varrabomsi
Grigoro, ho me c’na thu, çer bon mor jahu. Paj zot,lexoe i here ate qi shkrun me emrin Enea. Sa bir kurve qeka,kapacitet vallahi. I qeka shujt ene cigarja e perpak ja ka cu gishtat ne p… te mamit t’vet, te asaj shoqes te Helenes, qe e ka shpin ke fush e druve. E man men apo jo? Ho mor mo ne ti, mos boj si budall! Si mer nuk te kujtohet, ajo pra, ajo bjndja, ajo qi i lyte komet me dhjom pate, ene qi mate ate cunin per dore, ate cunin qi e kishte kaptinen gjith berdunglla. E ma men ate dit kur m’rruget i bertiste sa i hate fyti “ po pse mor Enea, pse mor qen te ha goja mut e i tregon babit se me ke rri e ku shkon mami? Mami ka pune mor te hengert mortja. Ndryshe do ngordhesh per te ngrene”. Ho me e kujtove neshti ho? Ore, po qeka rrit halja, i punoka truni mutit. Apo lene shejtonin thuj, me ato pare qi qista, nona e vet mund te fuste gjith lagjen ne shkollen e Polikumit po ti dojte trapi.
Hej o Grigoro (se mor vesh pse te thojne Greg ty neshti) kaq kisha me t’thon. Po m’thrret Sala (jo ai qy t’shko menja ty mer dreq), Sal teneqexhiu, ai qi thyte xhomat e shkolles n’97-en. O bo çun i mir palla. Ka hik ka P.D.-ja ene o bo me Ilir Meten neshti. O burr i mir thot per ate, nuk te le pa gjo, kom per ta kap noj polic, jo si ai hunderri qe na vite naper ministrina ene s’mershim vesh se ka lidhej gamori. Ika pra mo. Po t’dush, anej na gjen ka kjoska e Xhikes, tu pi naj got b.m.v. E ka rrush safi, ja ka bo i miku i vet ka Qinami. Po erdhe mos harro me mor nanji koker hurdh me vete e no i çik gjiz. Ore se perpak harrova. Po te ec llafi, thuj babes, ka te fala ka une, Demi, cuni i Rrem varrabomsit, atij kapterrit qi i çote dahon Tos Nanos. Thuj se m’njef, ene ka rrespekt per mu. M’tha Demi thuj, boni c’boni e merrni e aprovoni ato 3 gjonat qi do Sala (jo Sal teneqja) po Sala, ai i modhi, ai qi sha ka nona e ka motra. Paj zot, thuj Edit, m’tha Dulla, veni doren n’zemer e na fusni mer jahu ne Europe, se njelem n’breg te lanes vallahi. Ene ska mo bir kurve me na shkul ka vendi po s’u futem ket here, vecse me u fut anej ka Kina mo. Nigjo mu Gigoro, se e ka thon me gojen e vet ene ajo shkadronja, ajo e modhja, ajo qi ta mshtjell m’plum ballit. E kom nigju vet i dit rehat rehat, tu dhi n’hale e tu nigju radion.
Po te presim .
Selam ka Dull vorrabomsi
Po mire kaq budallenj jeni te gjithe juve qe na beni elozhe per kete artistin e ri ? Po ka ndonje nga juve qe po te kishte parate e babit mos shiste tangerllik ne gazeta me keto shkrimet si cun lagje? Ska lidhje me abuzime ne femijeri si shkruan dikush ketu por me idiotllikun e te gjithe juve qe jetonii me pras ne by… dhe beni komentet sikur skeni halle e probleme te tjera. Nese keni dy pare mend shpreheni tek vota per secilin dhe pastaj mbylleni gojen dhe shikoni hallet e juaja! Koqe gomaresh qe po ju shkojne jarget nga shkrimi i ketij …….! Hajt se shume shpejt do fitoje dhe Rama dhe do shofim sa do ju pelqejne shprehjet “ciao idiota”!!!
Haha! Sa servile qe ka ky vend. Greg, merru me mire me pikture.
nuk janë servilë o vllajo,janë thjeshtë injorantë!ju ka mbush mëndja se dhe i biri i”mbretit lakuriq” ka veshur kostum të bukur!
komenti i parë thoshte “dardha nën dardhë bie”,por ka harruar se shpesh dardhat kur bijen janë të kalbura!kështu ka ndodhur me të jatin!ai me të vërtetë është frut i një “dardhe rrace”,por si në art dhe në politikë është një dardhë e kalbur!kështu e ka filluare dhe biri i dardhës së kalbur!