Çdo situatë ka inertësinë dhe hapësirat e vet të reagimit. Sipas rastit, njeriu flet kur duhet, dëgjon kur duhet, vështron kur duhet, proteston kur duhet, bojkoton kur duhet, bashkëpunon dhe madje lufton me mjete demokratike kur duhet. Kështu, si pa dashje, krijohet rroli ynë në shoqëri dhe në bazë të kazusit që përfaqësojmë krijohet grupimi dhe influenca sociale.
Në kontrast me parametrat social-kulturore të definuara nga shkencat sociale për organizimin kolektiv të njeriut, shohim se individi shqiptarë mban një qëndrim sa kompleks aq edhe të pakuptueshëm në organizimin dhe reagimin e tij masiv. Ai hesht kur është për të folur, flet kur duhet të heshtë. Bindet kur duhet të reagojë dhe reagon kur duhet të bindet. Kjo ka bërë që në shoqërinë tonë, të kemi njerëz që vetëm flasin, pavarësisht se çfarë thonë, kemi të tjerë që vetëm heshtin -kjo është cilësi e masës përballë fenomeneve negative-, pavarësisht se lypset të reagojnë, kemi disa specie që vetëm qeverisin, pavarësisht se dështojnë, kemi të tjerë që jetojnë duke u ushqyer me të drejtat e tjerëve, pavarësisht se bëjnë padrejtësi, e kështu me radhë.
Kjo ka bërë që as më shumë e as më pak, në Shqipëri të krijohet autokracia e rrolit të individit. Çdo kush që e mban një rol në shoqëri, e ruan atë me arsyen e forcës dhe terrorit, duke vrarë kështu konkurrimin dhe shfrytëzimin e vlerave dhe duke krijuar në shoqëri frymën e mediokritetit profesional dhe skarcitetit produktiv. E gjitha është imanente e një konfliktualiteti primitiv, e cila vazhdimisht sjell pasoja dhe kosto sociale për shoqërinë tonë të varfër e të brishtë.
Kjo frymë e mbingarkuar negativisht fillon që nga individi më i thjeshtë dhe përfundon duke i shtrirë tentakulat e saj deri në organizimin politikë. Prandaj nuk është habi që partitë politike nuk konkurrojnë me platforma politike, por me sharje, denigrime, baltosje, madje dhe me luftë.
Përveç kësaj, konkurrimi me “të vetin” dhe jo “me tjetrin” ka sjellë paralizimin dhe stanjacionin e progresit social. Pra kemi shoqëri civile që konkurron me vetveten (kujto organizatat dhe shoqatat që kacafyten për donatorët), kemi biznese që konkurrojnë për të dëmtuar rivalin, madje duke dëmtuar ndonjëherë edhe veten, kemi parti që harxhojnë energji akademike, materiale dhe menaxheriale për të demoralizuar e dëmtuar kundërshtarin politik, e jo për të sugjeruar apo për të çuar përpara platformat qeverisëse, e kështu me radhë.
Po kështu shohim se sensorët reagues të shoqërisë janë pothuajse të ngordhura, për këtë mjafton të hedhim sytë nga: “Sindikatat, Institucioni protestës qytetare, shoqëritë civile, aleancat qytetare, protestat studentore, entet rregullatore të konsumatorit, entet kontrolluese të mallrave të konsumit etj”. Prandaj me të drejtë gazetat perëndimore ngrenë shqetësimin se ku konsiston demokracia shqiptarë ndërkohë që “neuronet” e saj nuk përcjellin e as japin reagim.
Siç e shohim pra, i gjithë efekti stopues për progresin dhe emancipimin social, e ka zanafillën pikërisht tek hezitimi dhe pasiviteti i gjithsecilit prej nesh në shoqëri. Është e kuptueshme se këto stade sociale nuk jemi ne të parët që po i kalojmë, ato i ka kaluar çdo shoqëri moderne në botë. Prandaj vlen të theksohet se arritjet që ata po i gëzojnë nuk kanë ardhur vetëm se nga aksioni qytetar dhe reagimi civil i çdo individi në shoqëri.
Në këtë kontekst nga filozofët e lashtë Grekë kemi trashëguar një slogan: “Drejtësia sociale do të vendoset vetëm atëherë kur çdo individ të reagojë për padrejtësitë që bëhen në shoqëri, me të njëjtin nivel aktivizimi siç do të reagonte n.q.s ajo do t’i bëhej atij vet” dhe kjo në gjuhën moderne njihet me termin ndërgjegje kolektive.
Dhe që këtë ta arrijmë duhet që gjithsecili prej nesh mos të “mbajë” më vendin e vet, por të dalë në aksion dhe të flasë ndaj çdo fenomeni negativ dhe padrejtësie që bëhet në shoqëri. Kështu fillojnë të lëvizin mekanizmat social, që janë ndryshkur nga trashëgimia kaluar.
Prandaj mos hezito të flasësh, sepse ndryshimi fillon pikërisht dhe vetëm nga ty!
*Aktivist i shoqërisë civile
Ashtu eshte or mik. Duhet te flasesh, kur ke dicka per te thene.
Por problemi eshte se ku, ne cilin vend te flasesh?
Te flasesh ne kafene, ne dyqanin e fshatit, ne autobuz, ne qendren e punes, ne shkolle, ne rruget e qytetit, ne meste fushes me balte apo ne maje te malit me debore?
Fol, po kush eshte bashkefolesi? Kush po te degjon? Dhe shqiptaret kane shume per te thene, po askush nuk do ti degjoji ata.
Prandaj i nderuar, ne se e ke fjalen per te ashtuquajturen shoqeri civile, ajo nuk ekziston. Ajo eshte nje diktofon, qe flet, kur ja shtyp butonin, ai qe e mban.
Ndersa populli, flet, por kush e degjon. Pra problemi, nuk eshte: Fol, kur ke dicka per te thene, por- Por degjoji njerezit. Ata po flasin. Kane dicka per te thene…
Cfare po thu mor shoku !!! Shkrimi eshte shume i bukur, nese nuk e kupton atehere qeke trullos keq. Ti po pret nga shoqeria civile te reagoje qe te te shpetoje ty pa e kuptuar qe shoqeria civile je ti vete.
Gjykata kushtetuese do vendoste sot per fatin e 3000 familjeve (1300 jane ne Tirane) qe po u grabisin shtepite dhe po i flakin ne rruge si qente.
Per keto 3000 familje eshte dita o sot, o kurre.
30-50 veta kishin dale me protestu = 0.01 person per familje. Vajta dhe une te protestoja ne pergjigje te thirrjes qe beri Shoqata e tyre. O Zot, o zot cfare zhgenjimi. E meritoni thashe t’ju nxjerrin ne rruge, keni perfunduar si lecka per te fshire kepucet.
Shkrim interesant! Bravo Enklid!
Shqiptari dihet,eshte tip konkurenti,si te gjith ballkanasit.
Por ne nje vend te varfer konkureca eshte me e ashper,me brutale,me vulgare,pa menduar per problemet sociale kolektive.Principi kryesor perfitimi,pa marre parasysh se si.
Prognoza sociale qe i behet stereotypit shqiptar,ne fakt vlen per te gjith vendet e varfera.
Torta eshte ndare,kan mbetur therrimet,atehere!Grusht Shteti per te zevendesuar privelegjet.Por Bota ja ka mbyllur rrubinetin Shqiperise,mundesine per grusht Shteti,sepse nuk jemi ne Afrike.
Dhe rezultati,nje demokraci specifike me produkt te individeve specifike.
Nje kopje ne minjatur te sistemit Berluskoni.(Berluskonin nuk e largoi populli italian).Behu me mua qe te perfitosh.
Lufte per ekzistence,merri tjetrit kafshaten nga dora qe te mbijetosh.