Ti mos rënko dhe vetes pesimizmin
ia injekton porsi glukozë ndër damarë
kujton se shpresa do të vdesë e fundit
ndërkohë që poropia të ka marrë
Lutesh si Krisht, por lutjen ta merr era
mallkon dhe veten, mallkon dhe këtë vend
prej shekujsh ritualin s’e ndryshon
nuk nxë, nuk reagon, nuk vë as mend
E quan veten thjesht një rob të nëmur
kujton se veç me ty merret mallkimi
nuk je legjendë, as pjesëz historie
nuk je as Kostandini e as Trimi
I mpirë vajton, por lotët nuk të derdhen
dhe lotët t’i kanë marrë bashkë me lirinë
shpirtin të grisur ke porsi astar xhepash
të nesërmen porsi të djeshmen ty ta nxinë
Ke lumin ndanë shtëpie, por s’ke vrullin
ke malin si kurorë, por mushkëritë pa jetë
ke detin, por s’ke krahë të notosh
ky vend për ty është thjesht siklet, siklet, siklet
******
I tjetërsuar kalbesh ti çdo mbrëmje
tek shtrihesh barktharë e të flesh
s’ka gajle pse shtëpia vdes me ty çdo ditë
mjafton Partinë ti në formë ta kesh
*******
Të të përdorin, oh trupi ta kërkon
ti je veç turmë, turmë e rraskapitur
të duan thjesht për numër aty poshtë
ty dhe atdheun të duan të drobitur
********
Merr frymë si poret e një skllavi në qeli
e truri të vjen erë, er’ kalbësirë
atdheu i pagojë ulok shikon përpjetë
i mpirë, këllirë, i qirë e përsëri i mpirë
***********
Dhe zgjohesh në mëngjes me ëndrrat e gjymtuara
as ëndrrat nuk t’i lenë t’i shohësh si human
tek’e rakisë qelizat t’i ringordh
raki edhe xaxiq të bën vetëm derman
************
Vajzën ta vrasin, gruan e dhunon
e hiqesh deli burrë në publik
pa brekë në bythë mban radhën e voton
veç liderit t’i jesh prej motesh një besnik
Si gjithmon i MADHI BLED MANE.E shkelqyer dhe mbi te gjitha TEPER REALISTE.
Te falenderoj nga zemra Bledi.Ato qe na i ndjen zemra e shpirti,ti i derdh ne vargje.Na ke ne krah o cun.Edhe kur te shohim ne rruge mgjths nuk na njeh,perseri na ke ne krah.Ne krah perballe cdo kurvelleku te pushtetit Vucidolas.Po u afron ora te gjithe zvarranikeve dhe shpellareve.Shqiperia eshte e atyre qe e duan.
—-E sakt por BLENDI eshte i fuqishem dhe shume ne proze . Ajo e para ishte me shume arte , ketu je nxituar BLENDI—here tjeter na shkruaj ne proze , por me stilin tend te vecant. Aty je fantastik
Pena si Pushke,
shkrep zemeraten tende O Bledi
I zhytur ne mendim,
ashtu si Shirat po na mbysin
Dhe Endera te gjymtuara
me to jane peshtjelle
Perrallat e “Bollekut””
po vershojne setepermi.
……………………
Bravo zoti Bledi. kam lexuar kohe me pare nje super shkrim tuajin me titull”Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut” ne linkun:
http://www.gazetatema.net/web/2012/05/09/shqiperia-e-ndyre-e-blendi-fevziut/
personalisht do te desheroja te shkruaje me shume!
FALEMINDERIT!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/kllounet-e-oborrit-berisha.html
Hale ne sy e kena Bledi Manen tere Salixhinjte
Natyrisht menyra e ashper me te cilen ai godet mentalitetin taleban inferior te races se tyre i terbon keqas. Po s’kane cbejne.
Artikujt e Manes per Lulin, Argiten, Xenin, vete Saliun, mbeten te paharueshem.
Ne se ne Shqiperi te gjithe votuesit para zgjedhjeve do ti nenshtroheshin nje kontrolli mjeksor do te delte qe gjysma jane te gjymtuar menderisht,ndersa pjesa tjeter do te rezultonte e perbere nga
maloke e te….
A e dini sa vota jane nga njerez normal…?
ma mire moLok se sa moçalor!!
nuk jeni ju moçaloret e jugut qe instaluet diktaturen moçalore per 50 vjet rresht??
nuk jeni moçaloret e jugut qe instaluet injorancen moçalore per 50 rresht??
moçalor shko e puno se puna te nderon
Po Sala qe militoi 25 vjet te Partia Punes, mocalor apo shpellar ishte? ?
Nqs. doni ti qendroni si burrat asaj qe thoni duhet ti fusni shkelmin Sales, po ju s’jni burra jo
Shqiptaret nuk jana aq te trashe sa mendon ky talebani.Shqitaret jane shume te zgjuar dhe votojne jo sipas deshires te ketije monstre por pr te ardhmen e tyre.Uje drita rruge e investime kjo e verbon talebanin me shoke.Cti besh Brisha po fiton prape keta mumjet po pelcasin
Po, ne fakt SRB po fiton lesht e Currit. O kel(kelmendas)mos u lodh kot duke na rrejt me keq se zotnia yt. Rruget e investimet i ke pare ne enderr, se ato shkojne vec ne nje xhep. Shqiptaret nuk jane budallenj, prandaj kane filluar te behen me dhimbje koke vetem kur e shohin SRB. O lale edhe seks te besh 20 here ne dite, te vjen me vjell, jo te shohesh nji surrat te shemtut 20 here /dite /365 dite /8 vjet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shkurt vlla, pirdhu ne katror .
Hahaha …. Bravo Bledi! Fiks Fare!
Rrofsh more djale,t’u befte dita njemije,je nje rreze drite,shprese,je nje i gjalle ne mes nesh te vdekurve,je nje ze qe bertet per memecet, ulerin per te shurdhet dhe flakerin per te verberit e kesaj toke.Shkruaj e mos pusho,boto e shpernda revolten tende…..pastaj na ler ne te bejme ate qe mendojme…pra,te vazhdojme te shtrojme kurrizin…pasi vetem kete dime te bejme.
Nuk ke cfare komplimenti ti besh Bledit!kur ne te njejten kohe kelmendasi ne fund te komentit te tij mbiemrit te idhullit tij padashur i shton nje r,ke te drejte o kelmendas Bisha mund ti fitoje perseri,por nese ne ti na quan mumje,ti nuk je gje tjeter vetec se nje jashtqitje e ndyre qe ke mesuar shqip,per fatin e keq tendin…
O kelmendas injoranti PO Blendi eshte I madh per ata Qe e kuptojne jo per ty I trashe
Meqe cdo njeri ka te drejten e opinionit, po e jap edhe une timin…
Kjo e mesipermja duket si forme e sforcuar qe Bledi Mane po perdor per opozite. Vetem poezi nuk mund te quhet. Mbase anti-berishizem i futur me zor ne strofen 4-she.
Kam vene re qe Bledi ne shkrimet e fundit (mbase i vetekenaqur nga lavdet), nuk tenton te bej gazetarin, po nje artikulues opozitar qe zbukuron shrimin e tij te zymte me nje lloj muze alla realizmi magjik.
Shkruaj thjeshte o djale Permeti. Shkruaj si gazetar e jo si eksperimentues i zhanrit kaotik.
Blendiiii,nuk mjaftonte shiu–dhe ti na duheshe.
Nuk mjaftonte dhe konventa e LSI-se,*te ecim me shpejt*,nuk mjaftonin ata ,ata *njerez*,qe duartrokisnin,sepse I.i Mete kishte thyer *tabute*,ishte bashkuar me PD-ne,dhe do i thyenin prape….prape do e bejme -deklaroi–(u trashegofshi,u ardhshim per mandat,jo elektoral)-nuk mjafton kjo e shtune gri,po dhe dhe vena jote e poezise gri,nje nga ato grite me te zeza qe ke nxjerre–dhe ti na duheshe…
Na akuzon,maja e lapsit po na shenon–ndoshta nuk je dhe ti–eshte ndergjegjia qe kemi humbur–por *turma*,nuk ka dhe aq faj Blendi,nuk ka faj…e pe konventen-po i jap rendesi asaj partie lavire,por me tronditi pjesemarrja–ehe e djeshmja te cilesonte me biografine–sot nuk kane ne portofol teseren e grupit te gjakut–kane teseren e partise–ehe i puneson–jane turma.
Blendi-andej nga origjina ime thone:ujku do mjegull–ksaj klase politike i ka interesuar ti bej turma–ti zere per fyti-tu heqi buken e femijve-lexojne akoma Migjenin,i ka bere prostituta te shpirtit–duartrokasin–tabute e I te Mete-zot na mbaj mendjen…
Kuçedra politike ka zene jo me ujin si dikur,ka vendet e punes,jo nuk eshte e sakte–ka çdo gje–askush dhe asgje nuk mund te besh–po nuk ishe partiak–arroganca dhe injoranca lulezojne–ktu nuk nis dot makinen tende-e ke paguar lizing me 3 vjet nga jeta jote,ktu nuk del dot me qenin dhe femijen-nuk kuptojne qe e ke marre sepse femija jot ka nje problem–opo e kam marre se dua,e ushqej vete,jooo ktu te shohin si ajo e marra me pffff qen,ktu nuk ndalon dot te ndihmosh nje njeri qe makina e perplas dhe e le aty–dr i LSI ne spital te pyet—keeeee buuuurrrreee tiiiii-çte duhet me te tjeret,,,ktu i thua partise:po do angazhohem me ju–jo nuk dua vend pune-dua nje qender sociale per te gjitha viktimat e dhunes ne familje–hehehe deputeti-ai qe keni votuar;Pse moj zonjeeee,mos te duket gje se na duhet nje nen Tereze???me thene te drejten une as per ate nuk kam pasur ndonje simpati te madhe-jo me te dua ti ngjaj……ooooooo ik se u lodha me poezine tende dhe me veten…KY ESHTE NJE VEND I MALLKUAR-TE GJITHE BASHKE PO E BEJME!
çfare do nga une???NUK ME PELQEN FJALA TURME-PRA NUK VOTOJ–
NA MOTIVONI–ME JEP NJE ARSYE DHE NDOSHTA DO MENDOHEM–KUJDES ME ARSYEN-SE slogan idiot fushatash ma kane sjelle ne maje te hundes–dhe jo vetem mua-dhe atyre qe duartrokisnin sot–por SI TE BEJNE???KTU DO SHKRUAR FORT-PSE NUK DUHET TE DUARTROKASIN–SHKRUAJ NJEHERE PER QEROSIN–ATE TE *SHPIFURIN*,QE I TREGOI VENDIN KATALLANIT–MOTIVOJINI DHE NDOSHTA ,NDOSHTA BESOJME PRAP SE DO BEHEN *MREKULLI*!!!!!
Vertete shpresa pa lindur vdes sepse liria e njeriut ne vendin tone eshte burgosur gjithmone ashtu si e tregon historia.Njerezit sot mblidhen ne turma dhe jargaviten me breket e grisura neper kembe te qelbosur ulerijne per te grabitur shpresen dhe lirine qe partia dhe kualicionet e hajduterive te sundojne te qete.Veronika si gjithmone mendon mire dhe ka te drejte dhe shprehet e indinjuar sa i vjen turp per te votuar,ata qe votojne ndyjne vendin sepse e kane vrare shpresen dhe marin rruget neper turma qe na i kane sjelle ne maje te hundes.Mendimet e Bledit ne poezine e mesiperme dhe ne tere shkrimet e tij shprehet publikisht dhe u drejtohet njerezve te vendit te tij te zgjedhin rrugen me te mire te te jetuarit ne liri te plote.Veronike shpirt coptuar dhe qe shpresen ta kane vrare djajte mos u bej pre e ligeshtise aq sa shkruan se :-ky eshte nje vend i mallkuar….Jo moj ndjenje e gabuar qe sekelldis neper mendje psheretima,luaj vendit dhe dil hap dritaren dhe shiko driten e djellit qe lekundet midis maleve te bukura shqiptare si femija jot qe lekundet ne djep dhe te belbezon e te shikon ne drite te syrit, te buzeqesh e te drejton duart e bardha qe ta maresh ne dore e ti japesh jete e liri.Vendi yne eshte i bukur,madheshtor,e i begate dhe atje ku ka begati lind lakmia qe vret shpresen dhe formon turmat,lindin ushtrite edhe çmendurite e lufterave qe gjithmone i fitojne me te fortet por qe ata e kane jeten e shkurter sepse bashke me fitoren dhe pasurite qe fitojne, friken e kane trashegim dhe vdesin ne menyren me çnjerezore. Mos u tremb nga kuçedrat dhe pse ato jane shume te frikshme dhe ushqehen me gjakun tone ndaj mos shko per te votuar dhe keshtu ato ngelen vetem dhe kacafyten me nj-tjetren dhe nuk kane as aleate ,nuk kane me ke te bejne kualicione,nuk mblidhen neper turma e mitingje por futen neper skuta ne erresire dhe atje shuhen dhe nuk egzistojne.Mos u mer me asnje parandjenje sepse hallakatesh kot rruge e pa rruge dhe mendo mire e vendos vete ,jeto jeten si e mendon vete ne liri te plote e dinjitet ne bahçen familjare me çdo te mire qe vjen vetem nga puna e tere pjestareve te familjes suaj.Dikush Veronike nje njeri i djallezuar i drejtohej nje njeriu te mençur se e parandjente se ky njeri do te humbiste nderin dhe prestigjin ,emrin e mire dhe punen e madhe qe kish bere.Ndersa njeriu i urte e i mençur ju kthye e i tha:-parandjenje e lige pse je kaq e marre,une udhet e tua i di prandaj kete pike helmi buzegas do ta pi se per te deke ende nuk kam le.Ne respekt te mendimeve qe shpreni ndaj ju referova ne koment sepse dua te mjekoj shpresat e çdo njeriu qe i tjetersohen nga ligesite e liderit dhe barbarite e kohes qe jetojme.
Pershendetje Frasherlliu!
Si gjithmone ,rrjedha juaj e mendimit eshte qetesuese.
Por ,zt,si ju kam thene dhe me pare,duhet te jeni ketu,dhe pastaj mund te flasim.Ehe une i bera 3 vjet,dhe une do vazhdoj te jetoj ktu.Femijet joooo,sapo tu heq *bibironin*,do ikin.Sa te mbarojne te mesmen–do i ndjek,sepse ky vend ,kjo shoqeri do i infektoj.Jo nuk jam nje tip pesimist-ktu ska asgje per te qene optimist,por sidoqofte une jetoj nje jete te qete me 3 femijet e mi ,burrin dhe ..qenin..-u pergjigjem duke *qeshur* te gjithve–kam 3 femije dhe qenin–syte e injorances hapen thuaj do dalin–por e imja nuk eshte shaka-eshte sarkazem per injorancen qe kane—jo zoteri une nuk ndryshoj,as dhe mund te me preki fare idiotesia e tyre,as pandershmeria–por mjerimi qe kane–detyrimi qe kane ndaj partive -lavire ,kjo me prek–shume fare,jo te gjithe kane mundesine te jetojne si une.ju duhet vendi si pastruese-ju duhet konventa e LSI.duke studiuar sociologjine une e kam si fotografi 5 vjeçarin e ardhshem ,dhe ju garantoj qe eshte foto pa ngjyra.Duhet bere diçka patjeter,nuk di çfare po do gjetur nje ingranazh qe te detyroj gjerat te levizin–mos me pyet mua çfare ,sepse jam me e ngarkuar se kjo dite me shi–kushedi çfare do nxirrja nga goja–jo nuk votoj-kam shume njerez qe me thone te jem atje te poliiiiitiiikaaa–por une u them –uaaa po ajo politika nuk eshte pak kkkkkk…..-ju keshtu me vleresoni??sepse une e kam gjithmone gati pergjigjen-do jete edukata e xhaxhit-ai na donte gjithmon gati–por dhe shoqeria qe kam eshte e zgjuar–ata me thone–DEMET ME TE MEDHA I BEJNE INDIFERENTET!JU SI THONI,I NDERUAR??NUK DUHET TE BEJME ASGJE???ju kujtoj dy rreshta qe me shkruante nje komentus,ndjese sepse nuk me kujtohet emri:kur erdhen moren çifutet ti pushkatonin –une nuk fola -sepse nuk isha çifut,keshtu me arixhinjte,komunistet,prape nuk fola–une nuk isha nje prej atyre…pastaj erdhen me moren dhe mua–asnje nuk foli–SEPSE NUK KISHTE NGELUR ASNJE!!!
Ja pra vendi yne eshte i bukur jo vetem si natyre dhurate e zotit te cilin e shkelin dhe e ndyn ligesia( partite kurva politike dhe kollovaret pushtetare,kultura dhe edukata e te zbriturve e te marrosur qe ndyjne qytetet dhe me keq akoma urrejtjen qe te ndezin kollaret e administrates publike si jemene te politikes et-e tj qe ti i radhit mire neper diskutime e komente) them se eshte i bukur sepse ka njerez te mire si ju qe jeten e shikoni te mbeshtjelle me punen dhe dashurine per tre femijet,bashkeshortin dhe qenin besnikun qe sa here i afrohesh shtepise ai e ndjen eren e te zotit dhe lajmeron me angullima pra mezi pret te shikoje.Lexoj komentet ne teresi dhe kuptoj kulturen e te kuptuarit te jetes,zhvillimeve shoqerore,sidomos ne vendin tim dhe u referohem ose bisedoj e mesoj por asnjehere nuk diktoj ,respektoj te drejten.Kuptoj dhe sinqeritetin dhe peshen e rende qe lene ne mendjen tuaj fenomenet e renda shqiptare gjykoj dhe pergjegjshmerine e forcen e qytetarise se mendimit tend kur shtron ne pyetje aksiomen :-çduhet te bejme qe te shpetojme nga kjo gjendje?Lexova nje koment tendin ku i drejtoheshe zotit Bedri Blloshmi nje njeri legjende per ato qe ka pesuar dhe vazhdon ta pesoje nga regjimi i djeshem qe i vrane shpirtin vellane ne lule te rinise por sot ai po vuan me egersisht dhe mbi plaget e tij ushqejne epshin politik mizerjet pushtetare.Veronike te kesh fatin ta njohesh e te bisedosh me kete njeri eshte diçka qe nuk ke degjuar kurre dhe shperthen si vullkan per ta ndihmuar.E kam shok dhe mik ,kam punuar me te disa vite pasi ai doli nga burgu,me tingellojne si kembane fjalet qe i tha Berishes ne nje takim kur ai rezistonte te mos e shihte me sy kur Bedriu drejtonte sherbimin per ruajtjen fizike te tij dhe fjalet e tij i vertetoj koha:-TI JE ME QEN SE AI I PARI.Ti ne koment i jepje kurajo se shpirti jot eshte i pasteri sinqerte dhe ju lumte per dinjitetin dhe edukaten qe po ushqen jo vetem femijet etu por dhe shoqerine qe ju lexon,ju lumte dhe per kujdesin dhe pershtatjen ndaj qenit besnikut te njeriut kesaj krijese te çmuar te natyres.Kafsha me pune e kujdes behet ndihmese e njeriut ndersa njerezit nuk ndrydhojne zakonet dhe veset e keqia dhe shkaterrojne ndaj kur njeriu meret me kafshen shlodhet argetohet ndersa njeriu me njeriun tek ne egersohen shahen ,vriten, çnjerezohen.Duhet bere gjithçka patjeter thua ti ja kjo na detyron ta duam vendin tone kjo eshte filozofia e ndryshimit te gjerave dhe le te mendohemi mire.Ju uroj nje nate te mire e mbaresi ne pune e familje dhe lajme te mira nga atdheu im.
England
Une nuk shaj nuk fyej nuk merrem me komentuesit
Kur them;Keto MUMJET po pelcasin Une nuk e kam fjalen per komentuesit
Une e kam fjalen tek keta tipa si Mane ,Manaj eco
Kjo poezi e pa fytyre fyen shumicen e popullit qe nuk voton sic disheron monstra Mane e co.Po te ishte se shumica do votonte sic deshron Mane e co nuk do ta bente kete poezi fyerje e urrejtje.Ky taleban ka nje urrejtje perv verioret per tropojanet per geget qe ne shume shkrime i ka shprehur.Por nga rreagimet tani shkruan me i maskuen por me te njejten doze helmi.Nuk eshte veten ky.
Englan lexo komentin e Eromalokut
Ky njeri pra Bledi eshte nje cop mishi me dy sy i verbuar nga urrejtje.
Ketij dhe kush mendon si ky le te gjejne popullin tjeter nese populli shqiptar nuk i perkrah dhe nuk u pelqen
\Filizofija e popullit eshte baza e cdo filozofije dha as mendjet me te ndritura te botes nuk e kane rrezuar.Kush ka dale kunder popullit dhe shumices ka deshtue
kel ndaj edhe diverstantet, farefisi yt kur doli kunder shumices se popullit ne kohen e Bac Enverit, shkoi ne te semes bashke me ty.
@kelmendi e din se çfar dan me thane injorance moçalore?? dan me thane jugor. injoranca moçalore i ka rranjet e thella ne kokat e moçove
nuk asht e lehte qe moçot ta kuptojne zhvillimin, progresin e demokracin. kryeministri po ban te gjitha perpjkjet qe k’to moçalor te dalin kjo injorance. duhet ta kuptosh se me moçot njohin vetem nje rruge dhunen
Por mor injorant,po.A mos te duhet ndonje varke sivjet se po vijne shirat,ajt se ta sjell Saliu ne Shkoder,baba jot shpirteror.
Po ngelet injorant mor,çfare kupton kur thua demokraci?A mos partia demokratike,duhet te jete demokrate se ashtu ka emrin?Si mund te jete demokratike nje parti ku ka ne krye nje komunist,kelyshin e xhaxhit Enver.
Sa per Bledin i rruni trapin,se Dipllomen e ka djersit ne Londer,nuk e ka ble me leke si shumica e injoranteve qe jane pjese e administrates shteterore,ku sigurisht ben pjese dhe nje mumje si puna jote.
O klemendasi injorant PO ku e kupton ti Blendin ai eshte I madh PO mos lexo Blendin PO ikte rd apo 55 se aty eshte vendi per injorantet
Je I madh Blendi
Bravo I madh je Blendi
Blendi eshte per mendjet njerezore jo per kafshet e pyllit apo per shpuren e saliserbit.
kelmendas te mirekuptojme ti mbijeton nga jarget e mostres se vicidolit.
O Kelmendas, nuk kisha ndermend te te pergjigjesha se je nen nivelin e debatit me ato qe brockullit. Doja te te thosha se percares veri jug je ti. Qellimisht vendos nickun “kelmendasi” qe te dukesh verior dhe provokon e mbron Berishen. Kete e ben qe kur komentuesit te te kundershtojne, te duken sikur ata kane inat verioret.Demek ata qe e shajne Berishen, e shajne se kane inat verioret, jo se Berisha e ka grremisur dhe po e gremis prap kete vend.
Te jesh i sigurt o shpirt skllavi, qe do shkosh nga kjo bote pa e shijuar lumturine qe njeriut i jep LIRIA, se te gjithe komentuesit opozitare keshtu do te flisnin edhe sikur Berisha te qe nga Konispoli,me cka bere per 22 vjet.
Me qe ra fjala per rrokullisjen,nuk duhen injoruar ligjet e fizikes.Dihet qe rrokullisja fillon nga larte,poshte,nga veriu ne juge.Ata njerez qe arsyetojne si kelmendasi nuk i bejne nder kombit tone.kjo cone uje ne mullirin e armikut,qe ka mbjelle faren e keqe perca dhe sundo.I sugjeroj kelmendasit te ushtrohet pake ne gramatik n.q.s.ka kohe
SHQIPTARE HAPINI SYTE.
Bledi Mane je i math,sa here ve doren ne plaget e shqiptareve ja kalon dhe Kdarese qe shkruan vetem per kripethatet.
Ja plaga e jone:
Vajzen ta vrasin gruan e dhunon
e hiqesh deli burre ne publik
pa breke ne bythe mban radhen dhe voton
vec lideri ti japesh prej motesh nje besnik
Thjesht: shqiptare vazhdojne te bejne si dikur per enver satrapin tani per saliun,apo per Ramen te kemi perseri komunistet ne krye kur 70 vite na lane mjerane dhe tani duan te na mbushin mendjen se do nderqemi prej tyre.
Kotesi,utopi,absurditet,shqiptare mblithni mendjen, komunistet ne te dy partite vetem jane pasuruar ne ju besoni perseri duke ju dhene voten, do hani nje cope buke si kafshet nderkohe ata do shtypin milionat.
Ne mos gabohem kjo forme qeverisje quhet Monarki e pakufizuar.Kur te vdesi Monarku(nuk ha mortja mut) pushtetin e mer i biri,ose e bija,Shkelzeni ose Argita.Mos u beni merak per te ardhmen.Rrofte Partia
Eheeeeeeeeeeeeeeeeeeeeej!
Ndryshoni mor burra.
Nuk behet hataja ne se iken Sala nga pushteti…me e mira do behet.
Mos kini frike…le te ndrohet pushteti ne çdo tre-kater vjet.
Sepse edhe budallajin me te madh po e bere kryeminister do te mendoi se eshte me i mençuri i dheut…Pa lere me Saliun qe eshte edhe i mençur edhe maskara dhe ka edhe para…!
Duhet nje opozite e denje per te ndryshuar pushtetin. Me nje opozite me te kaluar te gjakosur dhe antishqiptare, qe do ta marre pushtetin me cdo kusht , me lufte, me manipulime, me sabotime per ecjen e Shqiperise drejt Europes vdes edhe shpresa per rotacion pushteti.Perkundrazi forcohet pushteti i nje njeriu qe duhej te ishte larguar. Mos shkoni me shpresa dhe dufe por eliminoni nje njeri qe di te bej vetem autogol ne porten e PS. Modernizoni PS te jete si nje e Majte europiane. Nje poet nuk duhet te kete nevoje te perdori fjale te ndyra per te bere artin e tij.
Faleminderit Blendi Mane. Jane te paket gazetaret, i ralle eshte Mero Baze qe godet ne shenje shkaketarin e kesaj plage me emrin sali. Poezia tuaj eshte thirje dhe shprese per te ardhmen e atije vendi ku e ka cuar neokomuisti dhe diktatori berisha. Pena tu befte pushke dhe suksese. SERVILAT DHE SAHAN LEPIRESIT SI KELMENDASI ME SHOKE NUKE PERFAQESOJNE POPULLIN JO E JO PORE AS MALESORET.Fundi i tyre eshte ipashmangeshem.
Respekte Bledi
I shkelqyer , Majakovski modern
poezi e mire nga Bledi kushtuar varrimit tone per se gjalli,vellezer urimi me i mire per kete 100 vjetore te bindim veten se ne po deshem jemi 100 here me te forte se kjo lukuni hajnash,pershendetje nga Kosova e mberthyer nga eskadronet e hajnave
Rudyard Kipling
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallimn
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…
Perg. M.Metaj ([email protected]