Me kryengritje apo me votë?

27 Tetor 2012, 17:19Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Nga ç’thonë e ç’shkruajnë, njerëzit që dëshirojnë të ndodhë sa më shpejt rotacioni i pushtetit në Shqipëri mund të ndahen në dy grupe. I pari, që duket se është më i madhi, përbëhet nga njerëz që shpresojnë se rotacioni mund të ndodhë pas 9 muajve nëpërmjet zgjedhjeve, pavarësisht manipulimeve të mundshme nga ana e Berishës & Co. Më i njohuri ndër ta është Edi Rama, i cili, pas mbarimit të zgjedhjeve lokale të 2011-ës, deklaroi se nuk do të kërkonte t’i vinte zjarrin Shqipërisë për të rrëzuar Saliun, por do të luftonte që ta hiqte atë nga pushteti me anë të votës. Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga njerëz që nuk besojnë se Berisha mund të hiqet nga pushteti me votë, pavarësisht se sa përpjekje mund të bëjnë opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për të minimizuar manipulimet e Berishës & Co. Më i njohuri ndër ta është Skënder Gjinushi, i cili vazhdimisht deklaron se, për sa kohë Berisha është në pushtet, nuk mund të zhvillohen në Shqipëri zgjedhje që të rezultojnë me rotacion pushteti.

Njerëzit e grupit të parë, duke mos besuar se Berisha mund të hiqet nga pushteti para zgjedhjeve, duket se i kanë përqendruar energjitë dhe fokusimin mendor të zgjedhjet. Secili sipas mënyrës së vet, po punon e shpreson që ato të sjellin rotacionin që aq shumë e dëshirojnë. Dhe pyetja është se ç’alternativë ofrojnë njerëzit e grupit të dytë.

Një alternativë është rrëzimi i Berishës në Kuvend. Por që të ndodhë kjo duhet që opozita të paraqesë një kandidat për kryeministër (nëpërmjet një mocioni mosbesimi), i cili të sigurojë të paktën 71 vota në Kuvend. Dhe mendja ta do se opozita i ka bërë përpjekjet që të marrë përkrahjen e 71 deputetëve për një mocion mosbesimi ndaj Berishës, por nuk ia ka dalë mbanë…

Një alternativë tjetër është ajo e protestave masive. Por kjo rrugë u provua për dy vjet pas 2009-ës dhe nuk dha rezultat. Mësimi prej atyre protestave ishte se Berisha nuk pyet prej tyre dhe vetëm kryengritja e armatosur do të mund ta rrezikonte pushtetin e tij para zgjedhjeve të 2013-ës. Por një kryengritje e armatosur do ta çonte vendin pothuaj automatikisht në luftë civile. Dhe për më tepër, një përmbysje e pushtetit me dhunë do të prodhonte një qeveri që me gjasa nuk do të njihej nga komuniteti ndërkombëtar. Në vitin 14 shtator 1998, praktikisht, PS-ja u rrëzua nga pushteti me kryengritje të armatosur, por ndërhyrja energjike e komunitetit ndërkombëtar e ktheu në pushtet brenda një nate…

Dhe pavarësisht se partizanët e rrëzimit me dhunë të Berishës i dinë të gjitha këto, vazhdojnë të këmbëngulin se është e kotë që të shpresohet se Berisha mund të hiqet nga pushteti me votë. Duke e ndjerë se janë pakicë në atë që është quajtur me eufemizëm si popull opozitar, ata shpresojnë tek ndonjë Avni Rustem i kohëve moderne, ose te ndonjë grevë urie që mund të bëjë ndonjë grup shoqëror i margjinalizuar. Por as bëhen vetë Avni Rustemë e as dalin në mënyrë masive për të përkrahur ndonjë grevë urie…

Sidoqoftë, njerëzit që parashikojnë se Berisha nuk do të hiqet nga pushteti me votë një punë e bëjnë. Ata e thonë dhe e shkruajnë këtë gjë sa herë të munden e ku të munden, duke ndihmuar kështu që profecia e tyre të kthehet në një profeci vetëpërmbushëse. Sa më shpesh të thonë e shkruajnë këta njerëz se është e kotë të shpresosh për një rotacion pushteti nëpërmjet zgjedhjeve, aq më shumë votues të vakët të opozitës mund të dekurajohen për të vajtur në kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve. Dhe shërbim më i mirë se ky si zor se mund t’i bëhet Berishës…

31 komente në “Me kryengritje apo me votë?”

  1. Ben Chicago says:

    Zaloshnja,ci ke keto Avni Rustemi mor lugat.Ku ke pare ti ne demokraci qe pushteti te mirret me arme,revolucion te armatosur,me dhune.Po ti ke jetuar edhe ketu disa vite mor “anallist’,nuk e di se pushteti merret dhe ndrrohet vetem me vote.Ja e vrate Berishen,kujtoni se do vini ne pushtet????.Harroje mor Zaloshnje,jemi vend ne Nato,nuk lejon njeri qe Shqiperia te hyje ne lufte civile se Rama me kelyshet e bllokut do te vije ne pushtet.Eshte populli qe vendos me vote,,,por ju e doni pushtetin tua falin.Ketu e 30 vjet do jeni ne opozite.

    1. +10 says:

      Hap syte mire dhe lexoje drejt o Ben Chicago kelysh i SALkajedes. Ai shkruan per opinionet e njerezve dhe jo te vetin…por ajo qe ka rendesi eshte qe VITI 13 do ju dali pa kumandarin qe soji juaj i lepin sumen pas cdo jashteqitje qe nxjerr…TUNG

      1. anticensurë says:

        ” Ai shkruan per opinionet e njerezve dhe jo te vetin”
        e ke gabim ai e ka shprehur mendimin e tij!
        mendimi i zaloshnjes është në dy faza:
        _”Por as bëhen vetë Avni Rustemë e as dalin në mënyrë masive për të përkrahur ndonjë grevë urie..”
        _”Sa më shpesh të thonë e shkruajnë këta njerëz se është e kotë të shpresosh për një rotacion pushteti nëpërmjet zgjedhjeve, aq më shumë votues të vakët të opozitës mund të dekurajohen për të vajtur në kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve. Dhe shërbim më i mirë se ky si zor se mund t’i bëhet Berishës…”
        kurse mendimi tim është se zaloshnja ka mbetur i ofenduar nga komentet në shkrimet e fundit dhe atij vetë nuk ja mban të kapë armën për të rrëzuar diktatorin dhe diktaturën!

    2. Devolliu says:

      O Ben i Chicagos së Viçidolit; e dimë se je një mercenar injorant i kryehajdutit, kryekriminelit e kryetradhtarit të Shqipërisë, të çmendurit të Viçidolit.
      Diktaturat e diktatorët katilë e vrasës si puna e Saliut tënd, Sadamit, Pinoçetit, Hitlerit, Geddafit e monstrave të tyre, janë rrëzuar e do të rrëzohen me forcë.
      Dihet se pas tyre do të shporren edhe skllevërit injorantë si puna tënde.

    3. tefta says:

      NE AMERIKEN LATINE TE GJITHA PUSHTETE PRO AMERIKES KANE ARDH ME PUC;

    4. ibrahim kuka says:

      po ju ku keni pare qe vidhen votat ne mes te drekes duke shkelur cdo ligj qe bie ndesh me deshirat e injorantit ne pushtet. Demokraci eshte kjo?

    5. fatmiri says:

      o ben! ha nje cope buke aty ku ja bere vetes kismet dhe mos na trego ti demokracine naton e pordhikali. Popujt kane te drejte te vetevendosin me format qe u plotesojne deshiren atyre. Mbaroi diktatura. Ajo qe thua ti eshte diktature. Kur mbaroi diktatura komuniste, popujt jane te lire. Pse nuk kishte demokraci ne Amerike kur vrane Kenedin?, apo ke dy kategori popujsh ti ne demokraci? Ti s’e ke kuptuar se ç’eshte njeriu dhe ç’mund te bej ai. Megjithate ta leme me kaq. Sali Berisha sa me shpejt duhet rrezuar me hir apo me pahir, me dhune apo me vote, me shdukje si shduku ai Remzi Hoxhen apo si u zhduk Aldo Moro, me te gjitha menyrat. Shqiperia duhet çliruar qe te vazhdoje jeten .

    6. tironsi says:

      O Chicago, o qen i Saliut! 30 vjet ne pushtet vetem vrasesit rrine! E ti dhe Saliu ashtu jeni! Kafshe!

  2. Po nuseron per here te dyte :-( says:

    Vetem me kryengritje!
    ka vjedhur aq shume sa i korrupton te gjithe. Miliardat e shqiptareve i ka grabitur vetem e vetem qe te qendroje ne pushtet. Shumicen dermuese te mediave e ka blere.
    Po nuseron per here te dyte ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/kllounet-e-oborrit-berisha.html

    1. fule says:

      Une jam kunder veprimit te ndonje Avni Rustemi. Jo pse me dhimbeset ekzistenca e qelbur e autokratit plak, por se do na e bejne hero dhe ec e duroi.

      PO tani qe jemi 8 muaj larg zgjedhjeve eshte cmenduri mos ti jepet nje shansi fundit ketij procesi.

      Se cfare ndodh pastaj po u shkaterrua procesi si me zgjedhjet e Tiranes, dihet. Ndaj Zaloshnja, as mos kete dyshime per kete.

  3. elinor says:

    Idiotizmi i Zaloshnje eshte i pashoq! Servilizmi ndaj Rames nuk e lejon ate te mendoje ne menyre te pavarur por sulmon ne menyren me patetike disa komentues ketu tek Tema dhe ne te tjera forume sic jam une e disa te tjere. Po ne 97n o hajvan, si ndodhi permbysja e saliut? A e kthyen nderkombetaret ate brenda 24 oreve ne pushtet?! Ajo qe ndodhi ne 98n ishte nje rast i paster puci shteti jo nje revolte popullore. Ishin thjeshte legenat e Berishes me kete ne krye te cilet nuk paten asnje lloj perkrahjeje nga masat e popullit. Dhe nuk i kthyen nderkombetaret ne pushtet socialistet por ishin garda dhe policia ato qe u dhane ultimatum te largohen nga selia e PD-se per 24 ore duke restauruar keshtu rendin edhe njehere.
    Ata qe kerkojne nje Avni Rustem, s’jane vecse disa humbameno qe nuk dine se c’flasin. Mos u mundo t’i pergjithesosh!
    Protestat masive nuk u provuan; ato as nuk mund te quhen si te tilla. Ishin thjesht disa grumbullime masive sporadike nje here ne jave dhe te Premtave mbasdite – sikur po shkohej ne nje koncert! Protesta jane ato qe u zhvilluan ne vendet arabe, Egjipt, Tunizi e me radhe…njerezit te ngulur ne shesh per jave te tera. Ato jane protesta dhe opozita atje dha shembullin vetjak – u ul ne shesh ne krye te protestuesve. Kurse bythpambukesit tone, e gjejne shume te veshtire te shkeputen nga rehatia e kolltukut te zyres dhe perfitimeve financiare qe ata marrin dhe as qe e imagjinojne te vihen ne krye te njerezve dhe te rrezikojne jeten e tyre. E pra, perderisa u vu nje njeri gjakdashes ne krye te shtetit, pa u derdhur gjak nuk mund te largohet. Por ketu shikohet se sa larg eshte e gatshme te shkoje elita jone opozitare – a jane aq te vendosur sa te pranojne te rrezikojne edhe jeten e tyre per kauzen e nje Shqiperie te lire nga diktatoret?! S’ma merr mendja! Prandaj edhe jemi ne kete gjendje e sotshme. Kane vdekur burrat e trimereshat – nuk vijne me. Sot kemi nje grupim njerezish qe shohin interesat e tyre. Prandaj edhe opozita eshte aty ku eshte sot – ne Twitter.
    Ti Zaloshnja thua se po i bejme nder saliut me shkrimet tona? Eshte me mire qe saliu te rrije ne pushtet nepermjet grabitjes se votave si dhe ndihmes qe po i japim ne me votat qe po ia humbim opozites sesa te behen kompromise ndermjet tij dhe opozites ne menyre qe, pas rotacionit, atij dhe njerezve te tij t’u garantohet mosprekja e tyre dhe e kapitaleve te tyre te pashterrshme te siguruara prej pushtetit. E c’na duhet nje fitore e tille kur neper kembe do te kemi gjithnje njerezit qe na rropen per se gjalli dhe qe ketej e tutje do te kene kontroll mbi gjthcka ka lidhje me ekonomine, ndoshta edhe me drejtimin e shtetit?!
    Mund te kalojme ne lufte civile? Whatever it takes, Zaloshnja…cfaredo qe te nevojitet, per ta shkulur me rrenje kete pjelle bastarde! Te njejten gje kane bere shume popuj te tjere para disa qindra vitesh, ne nje kohe kur ishin shume me te civilizuar nga c’jemi ne sot. Duhet te bejme ate qe eshte e duhur per kombin, jo ate qe i leverdis individeve te caktuar si ti, Rama apo ndonje tjeter. Ndryshe, nuk do te kemi kurre qetesi. Megjithate, mos u shqeteso se jane pak prej atyre shqiptareve budallenj qe do te pranonin te vriteshin per saliun. Pjesa me e madhe e popullesise sot jane mese te ndergjegjesuar se kush eshte sali berisha dhe nuk do ta perkrahnin kurre, ndac keta veriore apo jugore. Prandaj nuk behet fjale per lufte civile.
    Edhe njehere e theksoj, ajo qe shume nga ne me te drejte kerkojne jane protestat e pandalshme, duke filluar nga nje dite e caktuar dhe pa u ndalur, dite e nate, ne mes te sheshit, derisa fytyreziu te detyrohej nga presioni i brendshem ne parti te largohej nga pushteti.
    Por tani eshte teper vone. Kete opozite nuk e ndjek me kush neper protesta se ajo i dha provat qe i le njerezit te vriten qen rrugesh.
    Ajo qe une mendoj se do te ndodhe eshte qe ne 2013n, saliu do te fitoje me vota te vjedhura. Eshte e mundeshme qe te kemi nje situate te ngjashme me ate te 8 Majit 2011 ku saliu do ta vjedhe mandatin ne tavoline – nepermjet gjykates. Shikoji pak institucionet e shtetit ne dore te kujt jane. Nqs ne Maj te 2011s kishte tek tuk ndonje institucion qe nuk kontrollohej nga saliu, sot nuk ka ngele as edhe nje qe nuk eshte ne xhepin e tij. Vetem nje budalla do te pranonte se saliu po i grumbullon te gjitha pushtetet rreth vetes vetem qe ta dorezonte pushtetin me vote ne menyre paqesore! Budalla je ti? Me shume nje servil patetik, mendoj une! Se c’interesa ke ate nuk e di, por na e thuaj ti.
    Atehere, c’do te behet mbas vjedhjes se zgjedhjeve te radhes nga saliu dhe sigurimi i nje mandati tjeter nga ai? Te hidhemi ne kryengritje te armatosur se tani jemi ne te drejten tone?? Apo te durojme se mbase ai e shkaterron shtetin dhe ekonomine aq shume sa rrezon veten nga pushteti?! Cila eshte zgjidhja sipas teje??
    Nje version tjeter eshte ai i kompromisit me saliun qe ai te largohet nga vendi, ose edhe te qendroje, por te kete garanci per jeten dhe lirine e tij si dhe te shume atyre qe ishin ne qeveri me te. Por kjo nuk mund te quhet nje fitore! Kjo s’eshte vecse nje kokeulje ndaj te keqes, nje harrese e atyre kater qe u vrane ne mes te sheshit nderkohe qe ishin me duar ne xhepa!
    Jam teper i indinjuar nga shkrimi yt tendencioz dhe i pabazuar. Tamam si nje kalama grindavec qe mundohet ta sjelle muhabetin ashtu sic i pelqen atij. Mendo ne menyre te pavarur, jo ashtu sic mund t’ju pelqeje bosave tuaj potencial!
    P.S. mire qe nuk na permende taksat qe i paguan shtetit amerikan kesaj here!!

    1. anticensurë says:

      eli lexova vetëm fillimin dhe fundin e shkrimit tënd,ndoshta e lexoj më vonë!për momnetin po të përshëndes për ato që lexova!sa për taksat me siguri ja kanë falur vetëm që të mos ju çajë ….. më!

      1. elinor says:

        S’para shkruaj kaq gjate ngaqe pertoj; si dhe me duket e kote (jane bere shume Zaloshnja kohet e fundit). Por me irritoi pa mase keqtrajtimi i qellimshem i asaj qe shume nga ne kerkojme me te drejte. Shume gjera i kam lene rruges nga shpejtesia e te shkruarit dhe nuk mora mundimin ta lexoj vete njehere ne menyre qe ta saktesoja apo sqaroja me mire. Ata qe e kuptojne nuk kane nevoje per sqarime e per te tjeret nuk me plas shume. Nejse, po lexoja ne lidhje me rrezimin e diktaturave dhe gjeta disa raste klasike te funksionimit te rezistencave civile si ne Serbi 2000, Gjeorgji (revolucioni i trendafilave), Ukraine (revoluc. i portokalleve), e disa te tjere.
        Po postoj ketu edhe nje link nga VOA qe flet per nje dokumentar te nje regjisori ne lidhje me permbysjen e diktatoreve. Interesant ishte aty fakti qe ky dokumentar po perdorej nga popuj te ndryshem si dhe nje loje (People Power – The Game of Civil Resistance) kompjuteri perdorej edhe ne Universitete ne degat e shkencave politike. Kurse keta teoriticienet tone zgjebsa na shesin tangerllek me pseudoanaliza te nje niveli sub-medioker!!
        Linku per lojen:
        http://www.peoplepowergame.com/, eshte me pagese ($10) por gjendet edhe gratis ne internet.
        Kjo nuk eshte thjeshte nje loje argetuese por me teper nje perdorim i strategjive opozitare ne kushte virtuale sesi mund te veprohet ndaj regjimeve diktatoriale, te cilat mundohen te japin pershtypjen e nje sistemi demokratik (si ky i yni) por qe ne fakt nuk jane aspak ashtu.
        http://www.voanews.com/content/how-to-remove-a-dictator-117614514/136213.html

    2. anticensurë says:

      shkrim i shkëlqyeshëm!pasi i kalova një sy artikujve dhe komenteve të tjera,iu rikëtheva komentit tënd.
      i shkëlqyeshëm
      unë do të ndalemnë një pikë të veçantë!
      lufta civile!!!
      në një kryengritje kundër berishës,si e thua dhe ti,nuk do të ketë luftë civile!lufta civile ndodh ndërmjet dy grupeve të një populli që kanë dy ideale të ndryshme!në rastin tonë nuk kemi dy grupe me ideale të ndryshme!kemi një populldhe një bandë hajdutësh,kriminelësh!një rrevoltë do ti vinte në një vrap kush e kush të shpëtojë kokën!e pamë në ’97ën!ja mbathën dhe mbushën brekët!në ’98ën u bë gafa që nuk riparuan gabimin e ’97 e rilanë të lirë,të gjallë!
      shum kohë më parë unë krenohesha përfaktin se ne nuk kemi bërë asnjë herë luftë civile!më pas kuptova se një gjë e tillë isht enjë mangësi dhe jo një arritje!luften civile e bën një popull i ndërgjegjshëm,një popull me ndërgjegje civile.ne na mungon akoma në shekullin e 21të dhe në 100 vjetorin e pavarësisë!

    3. raimondi says:

      Pavaresisht se Zaloshnja mundohet te justifikoje metoden pasive opozitare qe ben Edi,
      ai ne fund nuk thote ndonje gje te keqe, por thte dicka me te vertete shume
      te dobishme
      per psiqiken e votuesit shqiptar opozitar

      Zaloshnja thote qe duke thene se me vota Sala nuk rrezohet, atehere i behet nje sherbim shume i cmuar Sales se demoralizohen votuesit…._

      Dhe kete konkluzion ZALOSHNJA e ka shume te sakte dhe shume te dobishem per votuesit

      Ndaj ne nuk duhet ti themi njeri tjetrit qe me vote nuk rrezohet Berisha
      , por duhet ti bejme thirje votuesit qe te gjithe te shkojme patjeter ne votime,
      se vota eshte arma me efikase per ta mundur Berishen .

      Ne demokraci vetem me vote e nderon pushtetitn, JO ME DHUNE

      Por meqe jemi ne nje demokraci fillestare ku ka shume abuzime nga pushteti i Sali gomarit
      si ne rastin tone
      duhet qe votuesit jo vetem te dalin ne votime te gjithe, ne shumice demruese,
      por edhe te qendrojne atje prane qendrave te votimit ku te jene ne mbrojtje te votes se tyre me prezencen e tyre ….

      Po ashtu duhet qe Opozita te gjeje njerez te besueshem per qendrat e votimit ne menyre qe ata te mos koruptohen nga pushteti e te shesin votat tona
      Kjo esht pika me delikate e procesit te votimit

      __Pra i duhet vene theksi tek pregatitja psikologjike e votuesve per fitore ,
      dhe tek pregatitja e infrastruktures zgjedhore ne menyre qe te minimizohen mundesite per vjedhje

      Ne te njejten kohe , eshte plotesisht e pranueshme dhe e dobishme per opoziten
      te behen edhe protesta paqesore kunder pushtetit duke e vene theksin tek varferia dhe natipatriotizmi i pushtetit
      , ne menyre qe populli
      te jete i karikuar kunder ketij pushteti te koruptuar dhe antipatriotik,
      Keto ndihmojne ne ritjen e elektoratit opozitar

      __Pastaj ne ate qe thua ti per te denuar Salen e te tjeret po rane nga pushteti,
      ajo nuk eshte pjese e demokracise , por e rebelimit

      Ne demorkaci ka institucione qe e zgjidhin ate pune, nuk e zgjidh pushtetit

      Opozita kur te vije ne pushtet do merret me te ardhmen tone , nuk do merret me hakmarje kunder Sales e te tjereve

      Kunder vjedhjeve qe ka bere Sala e te tjeret , opozita po ka dokumenta i con ne prokurori ,
      dhe meret gjyqesori me ate pune, nuk merret ekzekutivi , se nuk behemi diktature …..

      Pra sipas meje konkluzion9i i Zaloshnjes eshte shume i drejte , por ka gabim qe nuk e ve theksin edhe te protestat masive paqesore kudner pushtetit

      1. elinor says:

        Raimondi; “Ne demokraci ka institucione qe e zgjidhin ate pune, nuk e zgjidh pushteti”.
        Pikerisht ate po them edhe une qe me saliun dhe te tjeret te merret sistemi i drejtesise dhe jo t’u jepet nje kompromis politik nga Rama per mosprekjen e tyre. Rama te mos kaloje kompetencat e tij. Por, sic e dime, nje qeveri ka gjithnje ndikim tek sistemi i drejtesise ne varesi te zgjedhjes te gjykatesve, prokuroreve etj.
        Cfare nuk kupton ti ketu?

        “Zaloshnja thote qe duke thene se me vota Sala nuk rrezohet, atehere i behet nje sherbim shume i cmuar Sales se demoralizohen votuesit….”
        C’eshte kjo fjali pa kurrfare logjike mor zotni?!
        Ta shpjegoj une ate qe thote Zaloshnja: ai po thote qe ne po i sherbejme saliut indirekt duke ndikuar negativisht tek njerezit e pavendosur per te votuar per PS-ne.
        Por PS-ja nuk eshte e vetmja parti ne opozite me PD-ne e saliut. Ata qe nuk do te votojne per PS-ne, nuk eshte e thene se do votojne per saliun. Mos i nxirr AKZ-ne dhe FRD-ne nga ekuacioni!
        Nje gje te them me bindje: Rama dhe PS e tij nuk e meriton te kene nje kontroll te madh dhe ekskluziv mbi parlamentin e ardhshem. Kjo per arsye se ata e kane vertetuar qe jane teper te lekundur ne situata te veshtira. Une do te doja qe AKZ dhe FRD te kene nje pjese te mire te vendimeve ne dore te tyre ne menyre qe keshtu te degjohet edhe vullneti i asaj pjese qe nuk jane disi skeptike ndaj PS-se. Sa per PD-ne, do te doja qe ajo parti te reduktohej ne vend te fundit per nga pjesemarrja ne parlament ne krahasim me partite e tjera.
        Por nje ndarje e tille e parlamentit mund te ndodhe vetem nqs votimet jane me te vertete te lira. Ne fakt, nuk do te ndodhe aspak ashtu; gjithcka do te manipulohet me shume nga heret e tjera. Dhe pastaj do te na duhet te bejme ate qe u desh te benim qysh mbas vjedhjes se zgjedhjeve te 2009s. C’fituam? 4 vite te humbura, nje shtet dhe nje ekonomi super te shkaterruar, nje dore pushtetaresh te pasuruar ne ekstrem, nje popull qe lengon nga nje krize sociale si pasoje e kushteve te renduara te jeteses, shume jete te humbura qe do te ishin anetare produktive te shoqerise sone, e me radhe. E gjitha kjo per t’u mbushur mendjen disa budallenjve apo servileve qe nje diktature nuk largohet me vote!

        1. kuqezi says:

          @elinor: ti ke shkrujt “Ta shpjegoj une ate qe thote Zaloshnja: ai po thote qe ne po i sherbejme saliut indirekt duke ndikuar negativisht tek njerezit e pavendosur per te votuar per PS-ne.”
          ti mer zotni elinor, ia ke fut kot ketu, sepse zaloshnja e ka thene kete gje per te gjithe votuesit opozitare. e ka thene edhe per mu perkrahesin e ALEANCES KUQEZI, qe jam ne opozite me shtetasin sali berisha. ju qe tjerrni llafe-llufe ketu beni mire qe diten e zgjedhjeve te shkoni te votoni kunder shtetasit sali dhe te merrni me vete sa me shume te aferm dhe shoke, pavarsisht se kujt partie opozitare i perkisni. pastaj, po e boni saliu si ne 96-en, ne do t’ja bojm si ne 97-en…

  4. ILIRET says:

    Gjerat behen me radhe. Tani nuk ka kohe per asgje. Per 8 muaj, jane votimet. Ne se SRB-it do t’i shkoje mendja t’i mare zgjedhjet me dhune e manipulime, atehere kallashet te vaisur jane…
    Dhe kryengritja popullore, nuk quhet lufte civile…

    1. fule says:

      Po cfare lufte civile mor aman, kusht lufton per kete Gerdalle vec mercenarve nga tribuja vet dhe pertej kufirit.

      Por he se nuk e lene te tjeret ta coje punen deri aty. Do ti tregojne deren e Gjykates se Hages para se ti shkoj mendja mos e dorzoje pushtetin kesaj radhe.

  5. Lex Rex says:

    Aludohet qe Skender Gjinushi ben lojen e Berishes, me kete nuk jam dakord. Ne Shqiperi me te drejte ose me te padrejte tirren shpesh teori konspiracioni, por me sa e ndjek une politiken shqiptare Gjinushi eshte konsekuent ne qendrimet e tij kunder Berishes. Te tjere po, kane treguar se jane gati te bashkohen me Saliun per ndonje perfitim te castit. Gjinushi ka kohe qe predikon nje qendrim me te ashper te opozites kunder regjimit te Berishes. Kjo jo domodoshmerisht perkthehet ne organizimin e nje 14 shtatori te dyte apo te nje atentati. Ndosha me teper se emrin e Gjinushit artikullshkruesi duhet te kishte permendur emrin e Kreshnik Spahiut. Eshte ky i fundit qe ka thene dhe sterthene se synon qe 100-vjetori te festohet pa Berishen ne pushtet, a e ka pyetur ndonje gazetar me c’mjete do te arrihet ky synim ?

  6. Struga says:

    ME KRYENGRITJE, VETEM ME KRYENGRITJE RREZOHET SPIUNI I BEOGRADIT!

  7. albanian eagle says:

    Kryengritjet e armatosura kur perfundojne me fitore quhen REVOLUCIONE (te ligjshme).Ne te kundert kur deshtojne quhen RREBELIM (te paligjshme).

  8. indriti says:

    me kryengritje rrezohet Salibani po, shpejteardhte ajo dite po kur mendoj se pushteti do bjeri ne duart e rames dhe te ruçit qe jane te gatuar nga i njejti mut me prishet gjaku dhe me humb optimizmi i jetes…duhet rotacion i dyfishte 100 per qind… duhen fytyra te reja …por kjo duket si utopi tash per tash

  9. Ivani i madh says:

    me kryengritje se me vote ske ci ben se ne cdo nyje te shtetit ai ka vendosur bashibozuket e tij te ndimuar nga hajdutet e Metes se Momkes Sulltaneshe .

  10. Perball nji krimi monstroz nji shkaterrimi total te ktij shteti ,
    perball gjithe veprimtarise antishqiptare qe buron nga gjaku i pist i sali berishes ,pasi i fali hapur Grekut Detin shqiptar e 100 te zeza te tjera ,akoma kta boothlepirsit e medias gjasme ,kta gabele sherbetor te cdo pushteti gjak servilash ta pashembullt ven ne diskutim se cduhet bere me nji kriminel te kombit .
    Sigurishte qe per njerzit e ksaj bote historia njerezore ka ber te qarte se si veprohet ne te tilla raste ,keshtuqe cdo aludim zagaresh pushtetesh ,eshte nji tregues i pafytyresise i mosndjenjes patrioktike i te qenit larg qenies njeri.
    Me karaktere boothlepirsash ka 600-vjet qe lengon ky shtet i cili sa me shume zvogelohet ne siperfaqen e tij nga kta rrac shkerdhatash ,qe dijne te rrotullohen gjithmon rreth Mutit te tyre ,aq me e peshtir behet jeta dhe exzistenca e atij vendi. Po te kishte ai vend politikan ose intelektual qe e do ta donin ate vend ,ky kryekriminel do ishte ne gopin e shpelles nga ka lind sot .Por ka tipa si ty o gabel qe i ndryshojn orientimin te vertetes sepse keshtu ju pulson koka e carit qe jeni .

  11. shqiptari says:

    Nuk e besoje qe nje Dikatore te mos ta rrezoje USA me Evropen sebashku.
    Po kushedi se ku jane Interesat,Biliardat Dollare apo Eurote,na detyrojne te jetojme ne si popull ne meshire te Zotit.
    Me vrasje,vjedhje,kriminalitet,korrupsion i gjalle.

  12. Albann says:

    Zaloshnja e nderlikon kot….cilin udheheqes ka hequr populli shqipetar qofte me dhune,qofte me vote?????…Skenderbeu vdiq ne fron,Zogun iku prej italianeve,Enveri vdiq i qete,Ramizi udhehoqi ndryshimet “demokratike”para se perendimi ta hiqte qafe(i perzgjedhuri i tij eshte kryeminister),Berisha ka 20 vjet ne pushtet( nderprerja ne 97 qe “e pergatitur” sepse po te ishte spontane,Berisha s do ishte me ne politike dhe as ammerika s do sponsorizonte rikthimin e tij ne 2005)…..Me pak fjale Z.Zaloshnja nuk kane te drejte as ata te krahut te dhunes as ata te votes. Berishen nga pushteti e heq Zoti dhe Amerika….Populli shqipetar eshte nje tufe delesh…Nuk e gjen bariun gje nga delet….mbase ndonje dash nevrik mund ta demtoje ne pabesi por jo balle per balle hahahahaha

  13. kel ukaj says:

    Alternativat jane shume, ne fund vihet ne dy, o me vota te lira e te ndershme, o me arme. Une mendoj se nuk do te kete zgjedhje te lira ne 2013. Sala mendon tre alternativa, e para fallsifikimin e zgjedhjeve te gjitha institucionet i ka ne dore, komuniteti internacional do ti njohe pasi nuk ka alternative. Alternativa e dyte nuk arrin ti fallsifikoje mjaftueshem dhe shpejt do ti sabotoje zgjedhjet keshtu do te thote te perseriten zgjedhjet dhe ketu te gjitha institucionet i ka ne dore. E treta nuk arrin ti fallsifikoje zgjedhjet fiton opozita menjehere do ta shkaterroje procesin zgjedhor per te perserit zgjedhjet. Opozita duhet te jape garanci me qellim qe populli te dale te votoje, se populli shkon te votoje Berisha nuk ka rruge nga te shkoje, rreziku mbetet qe populli te mos shkoje te votoje pasi nuk beson ne procesin zgjedhor. Kush nuk voton, vota indirekt i jepet Berishes.
    Mbetet rruga e forces. Rruga e forces nuk eshte nje zgjedhje vullnetare por nje zgjedhje e imponuar. Nga pikepamja e forces Sala mund te permbyset me kaq thjeshtesi sa eshte e pabesueshme. 10 marins amerikane mund ta shembin per nje ore, 100 djem shqiptare te pergaditur fizikisht moralisht e psikologjikisht ne nje dite, 500 djem shqiptare te papergaditur por te vendosur ne nje jave. Shteti i Sali Berishes eshte shtet kashte bie thjeshtesisht.
    Problemi eshte me pas, pasi shqiperia eshte e perbere nga nje popull injorant e dembel dhe Europa do te beje bllokade, nuk ben bllokade se vjedh vota. Rruga e forces ka shume te papritura pasi mund te bime ne duart te paafta e paeksperience, shembulli eshte Kosova ku nuk dine te ndertojne shtet e te perparojne. Keshtu duhet prit qe Berisha te behet gjithnje e me i keq dhe te shembet nga brenda si keshtjelle kashte. Eshte e rendesishme qe bijte e PD-istave te rriten te gjenden pa pune pa prespektive dhe ashtu si bijte e komunistave ne 90-ten u ngriten kunder baballareve te tyre edhe ata te ngrihen kunder baballareve te tyre. Do te kete domosdoshmerisht edhe konflikt gjeneracional. por per kete duhet te presim dhjetevjeçarin 2020-2030. Sidoqofte ne qe kemi lene ate dhe te mallekuar jemi kurioz si do te perfundoni, per nje gje jam i sigurt, do te perfundoni keq.

  14. besniku says:

    As me vote dhe as me kryengritje. Ky do te ike nga kryeministria, vetem kur ta marre Vdekja!

  15. Himariot says:

    Drejt Albann,
    ne fakt historia flet qarte: populli i bute shqiptar nuk ka rrezuar asnje diktator me dhune, nga kohet prehistorike deri me sot. Edhe Enverit i rrezuan bustin se te kishte qene gjalle do te kishte perfunduar si ne sheshin Tiananmen, do te kishte korrur nja 20.000 qe te strukej gjithe kombi pergjithmone.
    Me nje komb te tille nuk behen as revolucione, as ndryshime e as ndertohet diçka e mire, me vjen turp qe jam shqiptar!
    Shqiptare mos harroni kafenete, ku te llapni politike me mikun o shokun e rastin, te lexoni ndonje gazete, te luani ndonje loto a bilardo, te hani llomka, te shihni sportin dhe pornon e Dixhitalbit dhe t’ia rrasni gjumit! Kjo eshte jeta e shqiptarit, nje gjerman po ta detyroje te bente kete jete, do te preferonte t’ia fuste vetes!

  16. TROJA says:

    MOS VOTONI.DO BEHENI PISHMAN QE DOLET NE DERE.NUK E MERITON KJO KLASE POLITIKE VOTEN.DO ME KUJTONI POR DO JETE VONE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    65cm ラブドール これは、すべてのインターネットユーザー向けに設計された素晴らしい投稿です。彼らはそれから利益を得るだろうと私は確信している。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje