Duke lexuar online një mori shkrimesh të botuara së fundmi lidhur me strategjinë e Partisë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 2013-ës, nuk munda të evitoj edhe leximin e komenteve bashkëngjitur.
Si zakonisht, kolona e komenteve ishte tejmbushur më së shumti me shigjeta helmuese, urrejtje, shpoti e cinizëm, të fshehura nën rehatinë e anonimatit, dhe rrjedhimisht jo për t’u marrë fort seriozisht. Kjo sepse shumica e komentuesve që ndotin blogjet dhe faqet online të gazetave shqiptare janë militantë sahanlëpirës të sistemit, adhurues të flaktë të SRB-ës, shushunja që thithin ku më shumë e ku më pak gjak nga trupi i vendit që lëngon dhe rrjedhimisht u duhet të mbrojnë bamirësin që i ushqen.
Ka vetëm një kategori që më intereson mes komentuesve, dhe ata janë cinikët. Ata që dinë të të thonë shumë mirë “pse gjërat nuk bëhen kështu”, ata që të indikojnë me shumë ngulm “të gjithë politikanët dhe partitë janë njësoj”, ata që dëshpërohen e dorëzohen duke thënë se “gjërat s’kanë për të ndryshuar”, e kështu me radhë. Cinizmi është bërë sport kombëtar në Shqipëri, dhe kjo është pikërisht ajo që zullumqarët në pushtet duan e dëshirojnë, biles shpresojnë dhe punojnë aktivisht që fenomeni të zgjerohet edhe më. Kjo sepse sa më shumë njerëz të dorëzohen përpara faktit dhe realitetit të kapjes së shtetit, korrupsionit dhe krimit, sa më shumë njerëz të besojnë se gjërat nuk kanë për të ndryshuar, sa më shumë njerëz të mendojnë se “të gjitha forcat politike janë njësoj”, aq më e lehtë bëhet për pozitën në pushtet që të ruajë status quo-në. Berisha dhe të tijtë e kanë kuptuar shumë mirë se largimi i vëmendjes së publikut duke u fokusuar në banalitete mediatike si ‘patriotizmi i Zogut’, ‘toskërishtja apo gegnishtja’, apo ‘martesat gay’ janë injeksione adrenaline që i zgjasin jetën politike mazhorancës në pushtet dhe zhvendosin fokusin e popullit nga çështjet që kanë vërtet rëndësi, pra korrupsioni, ekonomia, çmimet stratosferike, papunësia, kriminaliteti, e kështu me radhë, dhe rritja e nivelit të apatisë dhe/ose cinizmit mes popullatës është një rrjedhim i logjikshëm i strategjisë qeveritare për të përgjumur masat.
Kjo apati cinike përkarshi mënyrës se si vendi qeveriset mund të ketë shpjegime të ndryshme: (1) popullsia mund të jetë tejet e kënaqur me situatën social-ekonomike, por ky nuk është aspak rasti i Shqipërisë, pavarësisht mrekullive që pretendon se ka bërë qeveria; (2) njerëzit mund të jenë tërësisht ose pjesërisht të paaftë për të kryer ndryshimin, por e shkuara jo shumë e largët tregon se kur shqiptarët kanë bashkuar forcat e vullnetet kanë ditur të rrëzojnë edhe regjime më të egra se ky i sotmi; (3) niveli i injorancës është mjaftueshëm i madh sa për të bërë të njerëzit të mos kuptojnë atë që po ndodh dhe të pranojnë realitetin pa e sfiduar dot atë. Unë besoj se shumica e cinikëve apatikë shqiptarë bien tek kjo kategoria e fundit.
Prandaj, i dashur cinik, ngrihu nga karrigia ku je ulur, dhe bëje ti më mirë punën që opozita po bën anembanë Shqipërisë për të motivuar e angazhuar popullin që të përfshihet në ndryshimin e vendit! Nëse beson se je vërtet i aftë, mendjendritur dhe me energji, ngrihu nga internet kafeja ku po pi kafe me gotë plastike dhe ndërkohë po gjuan operatoren minorene, dhe bëje ti më mirë “politikën e madhe” që kaq mirë e kupton, analizon dhe kritikon në detaje! Nëse nuk të pëlqen strategjia e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2013-ës, pse nuk shkruan ti një strategji më të mirë e më efektive që do të ndryshojë të ardhmen e vendit, në vend që të luash Farmville?
Nëse nuk bën asnjë nga sa më lart, sigurisht që të mbetet e drejta që të vazhdosh të bërtasësh, nxish e ankohesh online. Pavarësisht britmave të tua cinike, askush s’ka për të të dëgjuar, gazetat do vazhdojnë të dalin, qeveria do vazhdojë të të vjedhë, të të zhvatë, të të cenojë e të të vrasë, dhe operatorja e internet kafesë do vazhdojë të të mos t’i hedhë sytë!
bravo te lumte per shkrimin por u duhet lexuar me ze te larte! shume dakort me ty ne shkrimin tend, i ke shkruar sakte, paster e shkurt. te jene zgjuar valle nga narkoza apo i mban ne gjendje letargjie hashashi i lazaratit.
Z.Genci,
Do deshironim te benim platformen e ps por nuk na jepet mundesia qe shkrimi jone te publikohet.
Respekte
I nderuar Genc!
Une jam nje nga ata, qe here pas here shkruaj komente neper blogje te ndryshme. Jam dakort me shkrimin tend, por mos harro se njerezit duhet ti pranosh ashtu sic jane dhe jo si do te deshiroje ti te jene. Nuk eshte e vertete se njerezit qe shkruajne pas anonimatit jane cinike, thjesht jane te merzitur, kane shume halle e probleme dhe duhet tu thuash faleminderit qe shkruajne (se mund edhe te rrine indiferente), se ne baze te tyre, ti nxjerr konkluzione. Njerezit jane te cuditshem, duken si apatike, por ne momentin kur duhet, ata shperthejne, prandaj mos i gjyko perciptazi. Une per vete e dua popullin tim keshtu sic eshte, me te mirat dhe te keqijat e veta. Asnje popull ne bote nuk eshte me i mire se populli shqiptar. Jane qeverite ato qe bejne dallimin mes popujve.
Pershendetje.
Komplimenta Kodheli,shume i qarte,eshte thjesht ajo qe Saviani ,shkrimtari e gazetari investigativ napolitan e quan “makina e llumit ,e perbaltjes “eshte menyra me e thjeshte par te ruajtur statoskuone ,nuk i ngacmojme ,le te vazhdojne te vjedhin e te shesin c’do gje ,pune e madhe ,edhe ata qe do vijne perseri do te vjedhin …EDI nuk di te drejtoje opoziten ,vetem humbet ,e nese EDI udheheq nje proteste e cila shuhet me plumb e me 4 te vrare e ka fajin perseri EDI qe udhehoqi kete proteste ,e nese te nesermen EDI organizon nje manifestim madheshtor me pjesemarrje nga mbare Shqiperia e me rregull qytetar e dinjitet perseri EDI e ka fajin qe “frenoi”urrejtjen e popullit opozitar ,e nese EDI (gjithmone i adresuar ne menyre individuale ,a thua se ka disa butona e nepermjet gishtave te tija kalon c’do gje)pra nese do te shfrytezonte urrejtjen e ndersente turmat kundra vjedhesve te votave te popullit e vrasesve te demokracise perseri do ta kishte fajin AI .
Nuk mbaron cinizmi jo, c’do gje komentohet ne menyre cinike ,nuk i ndjek me po e sigurt qe edhe inisiativat socialiste per biznesin e vogel e per fshatin mund te interpretohen ne menyre cinike nga, cdo ta quaja “ndermarja e perbaltjes”
Bej cudi megjithate ,ne SHqiperi pihet kafe shume e mire ,kudo kundermon era e kafes se fresket ,si ka mundesi qe ky popull nuk pom zgjohet e te shkundet e ta shikoje te verteten ne sy….!
I nderuar Genci!
Pavaresisht se flet kunder cinikeve dhe cinizmit ti vete je nje i tille. Ata qe shkruajne, pavaresisht se si shkruajne, per ty apo per partine qe ti aderon jane pasqyre dhe nje tregues se sa popullore jane idete apo nismat tuaja. Jo se jane te kenaqur nga qeveria, jo se jane idiote, jo se nuk mund te bashkohen e ngrihen. Historia tregon Genci qe masat (ne, populli) ngrihen kur lidershipi i tyre ka nje ide te qarte, te cilen e kupton vete dhe ua sqaron te tjereve dhe ajo qe eshte me kryesore nuk i le ne mes te rruges. Nuk mund te spjegoj se kush jane karakteristikat e nje lideri(do te me duheshin dy faqe gazete).Ju thoni qe ka cinike te djathte, gje qe eshte normale, por paska dhe cinike te majte qe vetem hedhin thumba dhe nuk ndermarin aksione, nuk eshte normale.Por le te mendojme pak perse ndodh?
1-Ata ta dhane voten dhe ju nuk e mbrojtet dot sepse jeni te pazote e frikacake, kini frike nga Saliu.
2-Ata u mbeshteten ju ne greven e urise dhe ju hengret darke tek “corcodile”, pra i late ne balte se ndrkombetaret ua futen gishtin ne bythe.
3-Ne 21 Janar u ngriten kunder korrupsionit dhe Ilir Hajdutit, u pergjak bulevardi ne fund ju hengret ngjala tek Gjiri i Lalezit.
Ne u dhame juve: Voten, Mbeshtetjen, Gjakun. Te tria keto ju i keq perdoret. Cfare doni ju me. Jeni te paafte te udhehiqni nuk kini burreri. Nga Saliu dhisni gjak dhe nderkombetaret ua fusin ne bythe, lipsur qofshi! Dhe ju dashkeni qe ne te mos tallemi me ju qe jeni si dhelpra qe pret te bien koqet e dashit. Jam i majte. Cinik apo shkruaj te verteten?
Margellic ti nuk je as i majte as i djathte je i Mesit
Sa per popullin tim te dashur mund te them se kemi vetem dy gjendje-
ose bejme revolucion me arme
ose rrime urte gjithe jeten si Qete ne parmende
Sepse nuk dime te protestojme qetesisht por te vendosur per cdo padrejtesi,sepse nuk kemi kulture demoratike por kulture bajraku qe mitizojme te parin e fshatit,sepse nuk e kuptojme te perbashketen por leme koken dhe b…then per gjene tone,sepse jemi popull qe akumulojme te keqen jo nga injoranca por nga shpirti i tredhur dhe frikacak i 50 viteve te proletariatit(sigurimit)…sepse kemi me shumice fatkeq si puna e ketij kerricit `intelektual` qe kerkon pergjegjesine te i pari dhe aspak te vetja
Falemnderit Margellic Rramakoni per nje pergjigje te goditur qe i jepni artikull-shkarravinuesit…ashtu i do mushka drute!
Desha te pergjigjesha gjate ketij zoterise por komentuesi Margellic Rramakoni ka dhne nje pergjigje te sakte dhe te shkurter.
Kam qene nje mbeshtetes i madh i PS dhe vecanerisht Edi Rames deri ne 27 janar 2011 1 JAVE PAS MASAKRES dhe sidomos pjesmarrja kriminale ne votimet e 8 Majit e tij pa asnje kusht .
Eshte e vertete qe ju dhame Voten, Mbeshtetjen, Gjakun dhe juve ju poshtroi ju vodhi dhe ju cnderoi nje kryeqelbesire tropoje.
Eshte akoma me kriminale qe po futeni ne votimet me nje vrases qe dukshem mbeshtet nga Amerika dhe Europa.Po shkoni si “CAPI TE KASAPI” njelloj si ne votimet e 8 majit 2011 ku si qyrravece qe jeni e late t’ju ikte fitorja nga dora.
Ju pampersat e PS i dhate te paret pafajesine kriminelit berishe me humbjen e bashkise Tiranes.
Ju PS (PARTIA E SPURDHJAKEVE) nuk e denuat Berishen ne 1997 dhe 1998 per krimet e tij por e strehuat dhe ne shtepite e BASHKIM FINOS DHE GRAMOZ RUCIT..
MALLKUAR QOFSHI..
Gjithe kete goditje e ke adresuar gabim. Berishen e ka mbajtur dhe e mban ne kembe Fatosi me Ilirin. Kjo eshte politika e vjeter se nuk ka brire
i nderuar fati
une bej dallimin midis nje krimineli te zgjebosur qe eshte berisha dhe nje qytetari te kulturuar por te paafte te marre pushtetin si Edi Rama.
Kam bindjen e plote se mbi 60% e popullit ne 2009 dhe 2011 i dhane voten PS.
Keshtu qe nuk eshte pune programi apo strategjie por ESHTE PUNE BURRERIE.
Eshte nje problem tjeter qe e thote me plot te drejte P Majko:
Edi Rama qe kur u martua me LINDEN ndryshoi 100% drejtimin dhe startegjine e tij duke u kthye nga nje kalores fisnik kunder Berishes ne nje Sanco Panco me Rosinatin gramoz ruci qe merren me kastraveca deti dhe ngjala lalezi.
Edhe Fatos Nano qe kur i dhane Xhoanen nga Greqia e zuri magjia e
KALIT TE TROJES.
Po keshtu dhe Ilir Metes qe kur i dha B.Gazidede MONIKA BRIMEMADHEN e drodhi muhabetin..
Por MATA HARI e politikes shqiptare eshte kolonelja SLLOBODANKA RAMOVIC qe ndante dikur krevatin dopio me halluinin berishe..
po e nderpres komentin per aresye te uraganit…
—-Jemi afer zgjedhjeve te 2013 , artikullin duhet ta kuptojme si nje shqetesim serioz ne se jemi te deshiruar qe shqiperia te ndryshoje —ju MARGELLIC…nuk jeni cinik , ju jeni i shqetesuar por mendoj se gaboni ne analizen e programit opozitar . Jemi ne demokraci dhe opozita ka perdorur te gjitha format demokratik te mundeshme , te protestes dhe parlamentarizmit, por te barazosh dhe te besh pergjegjes per gjendjen e vendit si mazhorancen dhe opozitan ne se nuk je cinik je idiot qe i jep mundesin ketij regjimi te ruaj pushtetin edhe ne te ardhmen
“Jemi ne demokraci”!!! Hahaha, vetem kjo qe thua mjafton per te mos u zgjatur shume ne replike ndaj komentit tend!
Je i/e sigurte qe opozita i ka perdorur te gjitha…TE GJITHA…format demokratike te mundeshme ndaj qeverise?! Me c’me rezulton mua, opozita nuk beri asgje qe mbas 21 Janarit 2011…pervec, sigurisht, twitterit!
Edhe une, si naimi nyc, kam qene nje simpatizant i zjarrte i Rames dhe PS-se – deri pak pas ngjarjes se 21 Janarit. Qendrimi dhe kthesa 180 gradeshe qe opozita mori pas 21 Janarit jane ato qe me binden se kjo opozite ka dale nga binaret. 8 Maji i vuri kapak gjithckaje! Natyrisht qe nuk e barazoj saliun me Ramen, ne asnje menyre, por kete te fundit thjeshte nuk mund te mos e kritikoj dhe tall vazhdimisht, packa se kujt mund t’i interesoje nje gje e tille.
I nderuar “homeri”!
Jetojme ne nje kohe qe kemi mundesi dhe aftesi te kuptojme se cfare shkruhet dhe si lexohet. Te faleminderit per nofken “idiot”.
Saliranca dhe opozita jane njelloj fajtore per ate situate sepse:A)Ligjin per zgjedhjet e bete bashke, dhe Saliu ua futi.
B)Populli ua dha voten, dhe Saliu ua vodhi. C)Populli u mbeshteti ne greven e urise, dhe ju ia drodhet atij. D)Populli ia dha voten Edit me 8 Maj, ti e di se cfare ndodhi. E)Ju mund ta rrezonit Saliun me rastin e Gerdecit, por ju bete sehir dhe si te tille edhe ju jeni bashkefajtore si F. Mediu.F)Ju mund ta rrezonit Saliun pas 21 Janarit sepse u derdh gjak martiresh te kauzes socialiste, por ju patet frike se Arvizu do te merrte inat.
Pra i nderuar “homeri” (ky pseudonim pavaresisht se eshte hyjnor nuk eshte shqiptar)ju mund te beni 100 platforma, por mendohuni mire sa mund t’ju besoje populli.Per faktin jeni ju fajtore sa Saliu? Po!Protestat tuaja nuk jane si ne France, Spanje, Greqi.Ato kundeshtime qe ju beni ne parlament apo ne rruge ju i lini ne mes te rruges perkrahesit tuaj dhe terhiqeni me bisht ne shale. Qe ju te fitoni duhet t’i kerkoni falje te gjithe perkrahesve dhe simpatizanteve tuaj per ato qe nuk kini bere dhe pastaj te dilni me platforme te besueshme.
EDHE CINIZMI I KA TE DY ANET.
Zoti Genc Kojdheli me ngacmoi me shkrimin e tij per faktin se flet realisht nje mekat qe ka nje pjese madhe e shqiptareve.Natyrisht shkrimi i tij s’eshte krejt i plote, sepse tema ka dhe shume ceshtje qe nuk ceken ne te.
E fillova nga fjalori per konceptin CINIK me idene se jo te gjithe shqiptaret e kane te sakte permbajtjen e saj.
Lexoj se:Ciniku perbuz,tall,normat e moralit egzistues,ne c’do gje qe pranohet nga te tjeret.
Cinizmi lindi ne Greqi si perbuzje e moralit dhe ideve te kohes,duke kerkuar pa varesi te njeriut nga bota qe e rethon,deri ne kthim ne primitivitet per te ruajtur sipas tyre virtytin.
Z.Genci analizon qendrimin e cinikeve shqiptare ndaj strategjise se PS per fitoren e zgjedhjeve te 2013-tes.
Ka te drejte kur komentet per te i ndan ne:Shkrime qe urejne PS-ste,qe jane cinike perbuzese ndaj kesaj strategjije,qe jane frikamane derisa s’dalin me emer,ketu jane dhe sahan lepiresit si shqiptare sherbetore te bamiresit qe i ushqen.Autori arin ne konkluzionin se cinizmi eshte bere sport kombetar ne Shqiperi.
Nuk mbroj cinizmin si ryme dhe cinikun si njeri,dhe aqsa mund luftoj kunder tij,por eshte fakt qe ne nje drejtim qe ka cinizmi, cinizem trashegoj dhe vete.Kur vjen puna ne ate pjese te cinizmit qe njeriu terhiqet drejt nje pavaresije ndaj botes qe e rethon.Ky lloj cinizmi me beri te jem gjalle tani pas 45 vitesh komunizem ku, ne se nuk terhiqeshe deri ne nje lloj cistidimi(mbyllje ne nje guaske si mbyllen nje qelizoret kur mjedisi s’ka kushte per jete) te vetevetes nga mjedisi ding me spiune,etj,etj, perfundonje ne qeli.
Sa kocka futi nen dhe komunzmi 45 vjecar sepse si cinike perbuznin idete komuniste? del qe ky lloj cinizmi ishte azgjesonjes i jetes se njeriut.
Cinizmi i sotem ndaj Strategjise se PS perseri eshte thike me dy presa,ndaj nje pjese e shqiptareve shkruajne si anonime,ne se neser mer fuqine Rama,keta anonimet e kane te hapur rugen per nje fron prej tij. Edhe sot ata qe perbuzen qeverine e Berishes si cinike,e pesuan pa kujtuar hollesite me kater te vraret ne mes te Tiranes.
Shkrimi tuaj Z.Genci nuk analizon pse tek ne, ciniket jane bere sport kombetar ne Shqiperi,ne shkrim nuk lexoj llojet e cinizmit,kur ato na demtojne dhe kur na mbrojne.Ndaj dhe njeriu s’e ka te lete te jete o mos jete cinik sepse edhe cinizmi ka nen llojet e tij.
Edhe cinizmi nuk i shket dot idese te perjeteshme te Konfucit(500 vite para Krishtit) sips te cilit C’DO GJE E KA BRENDA EDHE TE BARDHEN EDHE TE ZEZEN. Jam shume dakort me idene tuaj se:Niveli i injorances eshte mjaftushem i math sa per te bere qe njerzit te mos kuptojne ate qe po ndoth,ketu hyjne shumica e cinikeve apatike.
Pikerisht kete injoranci e mbolli “xha” Enveri me varferine e shqiptareve te cilet as qe kishin mundesi te analizonin c’ndothte kur barqet ishin bosh.Nje stomak njeriu,sa me pak ushqim te kete aq me shume bllokon logjoken e trurit.Nga kjo taktike edhe kokat e tranzicionit s’heqin dore.Pasurite e Shqiperise jane te tilla qe 3,5 milion shqiptare te jetojne shume me mire se tani,por kete fakt nuk e duan kokat ne krye sepse pas kesaj shqiptari fillon te kuptoje kush eshte i ndershmi dhe kush mafiozi.
S’ka dale nje liber deri me sot ne shqip me te gjitha metodat e pista qe nje qeveri kerkon te sundoje ne pa fundesi,po e theksoj me te gjitha metodat.Kuptohet kjo do pune sepse duhet te permbledhe metodat qe nga me te vjetrat deri ne keto mafiozet e sterholluara,te sofistikuara te kohes.
I mbahem gjithemon thelbit,themelise qe normalizon c’do gje ne nje popull,ne nje shtet,ne nje qeveri:DREJTEISE prej saj varet, shtohen o jo edhe ciniket.
Si do te jete ju pershendes per vlerat e shkrimit. Emigrant Ligor Luarasi, 29 tetor 2012, SHBA.
Keto gjera jane disa shqetesime qe une vete i kam thene dhe sterthene ketu disa here, por zoti Genc Kojdheli ka ditur ti rradhise bukur dhe paster.
Kam folur disa here per shashkat e Sali Berishes, taktike kjo e perdorur shpesh prej tij, ku me hapjen e disa temave sekondare dhe qe hidhen ne tregun mediatik shqiptar, vetem qe te shperqendrojne vemendjen, nga dicka me konkrete dhe ugurzeze, qe pergatit Berisha.
Gjithashtu edhe mendimi i disave natyrisht te paguar nga propaganda berishiane, se edhe ata qe duan te vijne ne pushtet, jane po njesoj, eshte nje ogur i zi se kerkon ti thote shqiptareve, se me mire me mua se me ata qe duan te vijne se ne jemi po njesoj, hadut une e hadut ai, keshtu qe lereni mendjen te mberthyer ne mendimin se te gjithe jane njesoj.
Kjo vertet eshte cinike dhe behet nga nje propagande e mirepaguar nga vete Berisha.
Por besoj se shqiptaret mbas 22-vjeteve, te kene kaq mendje te kthjelet sa te kene kuptuar tashme, lojen e tejzgjatur te Berishes, qe ne fund te fundit na kushton ne si shqiptare edhe ne 20-vjecar tranzicion.
I nderuar zoti Genc…..
eshte cinike te degjosh komentet e tua mbi ciniket e shoqerise shqiptare dhe kete e ben nga pozita e nje PERGAQESUESI te PS-se…ironikeee, pasi ti me koleget e tu…Mjaftiste, pastaj G99…pasi deshtuat cinikisht per tju ofruar dicka ndryshe shqiptareve perpos disa shfaqjeve te rendomta publike u futet ne vathen opozitare te PS-se asaj partie qe dikur e luftonit. PS nuk ka nevoje per avokatine tuaj sepse ka treguar qe eshte parti e progresit dhe ka mjaftueshem njerez me integritet per te arritur fitoren ne 2013. Gjithsesi je i mirepritur me cinizmat qe hedh ne eter ti me koleget e tu post-MJAFTiste.
urime dhe suksese ne fushaten e 2013….do te jesh prape kandidat ne Vlore moooooo,
Opozitaristi mirfilltas
I DASHUR CINIK–HE ,I DASHUR PSEUDO GAZETAR,ZHGARAVINASHKRUAJTES!
Nuk jemi cinik-jemi indiferent-sepse qeverisja e ktij vendi na detyron te jemi keshtu–sidomos opoxita-ata qe ti ke me shum per zemer.nqs Berisha del dhe thote batuten e radhes,Rama direkt nga tuiteri i kthen pergjigjen.prandaj mos kerko nga ne te ngrihemi nga karrigja–por i thuaj atij simpatise tende,qe fundi i shpines do levizur qe gjerat te ndryshojne–dhe kur njerezit ngrihen ,i thuaj mos te harroje te rri ne krye–sepse pikerisht nga kjo lindin Indiferentet–por kurrsesi ciniket.kam dyshimin qe nuk e di mire kuptimin e ksaj fjale
cinik eshte ai qe di çmimin e çdo gjeje–por jo vleren….mos po na thua qe ne nuk dime vleren e te jetuarit mire,te demokracise,pra jemi cinike u kemi vene çmim ktyre gjerave????jo zt.gazetar-populli po i vuan ne kurriz,nuk eshte cinik–nuk mund te jete -luhet e ardhmja jone e femijeve tane–ndoshta opoxita jote mund dhe eshte cinike-zt.Rramakoni me siper te sqaron mire ca pika…mos i lexo me komentet on-line,se te ngaterrojne idete,trego-jep nje rrugezgjidhje,bej nje shkrim-ku pikerisht ata qe do te lexojne dhe komentojne te kuptojne diçka,te ndihen me te qarte-dhe kujdes me akuzen e *injorannces se madhe qe kane kta *ciniket*,sepse nqs rrime ktu dhe komentojme,harxhojme kohe nga jeta jone–dhe kemi aq shkolle sa ju as ore gjumi nuk i keni bere akoma…GENCI…MENDJET E VOGLA DISKUTOJNE LLAFET E NJEREZVE–MENDJET E MEDHA DISKUTOJNE IDE!
Genci, me revoltove! Te me quash cinik, vetem se une shpreh mendimin tim, per taktikat, strategjine dhe programin e PS? Sepse une nuk jam dakort me shume gjera qe ben PS dhe Edi Rama? Pra, une ciniku, sipas teje duhet te provoj, t’a shkruaj vete nje program elektoral te PS? Ore ke qene ne terezi, kur i ke shkruar keto radhe apo ke qene pijshem?
Une nuk kam qene dakort me kodin elektoral qe u miratua me 120 vota. Ju kam thene disa deputeteve te PS. Nje vere ne uje keni bere. Nese ne KQZ e mepareshme kishit 3 anetare, tani do te keni 2. Dhe ashtu doli. Sepse PS ka disa juriste dhe deputete analpambuker, ku me duket se hyn dhe ti i dashut Genci.
Se sa per dijeni ne jemi me te majte se Rama.Na dhimbset populli qe po renkon, prandaj bejme verejtje dhe kritika.
Por, verejtjet dhe kritikat tona, Edi Rama, nuk i lexon. Po ti lexonte do te mesonte shume. Nuk do te humbiste kohen me taksen progresive, per te cilen nuk i rruhet asnje socialisti, pasi keta nuk kane as rroga dhe as te ardhura te tjera, se jane te papune. Ajo u intereson vetem militanteve te PD dhe LSI pasi ata jane te punesuar. Dhe Edi Rama kur te ndertoje taktikat dhe strategjine elektorale duhet te na pyesi ne, se kush jane drejtimet kryesore ku do te synohet qe te maksimalizohet vota, dhe jo ata teoricienet e tij mashtrues.
Dhe ne fund zoteri: Ku ishe ti me Edi Ramen, qe ne 21 Janar, na braktiset duke na lene ne meshiren e plumbave te SRB-it, qe na vershellenin tek veshet. Tani pse nuk po kujtoheni me per ne? More, po kush ishin keta, qe me nje thirrje tonen vune jeten e tyre ne rrezik? E pra, ishim ne CINIKET edhe atehere, ne krye te protestes, por qe sot ndihemi te harruar!
Apo ushtare ne. Keshtu mendon ti zoteri dhe ata qe te keshilluan ta shkruaje artikullin.
PS. Shkurtimi SRB, nuk eshte i joti. E ke kopjuar ne menyre cinike, nga ne ciniket.
Ore zoteri vrejtjet qe adresojne komentuesit ne drejtim te ps ju i quani me plot gojen cinizem.Po cfar doni ju qe te mbushim rreshtat neper komente me lavderime per ju kokat e “medhaja” qe spo u ze “gjumi” per ne “ciniket” dhe “injorantet”.Cfar keni bere ju si opozit pas 21 janarit?Ta them une nje verre ne uje,e vute ne gjume popullin opozitar dhe del tani dhe i kerkon dhe restat.Ska njeri me pak mend ne kete vend qe nuk e di qe kjo qeveri jo vetem duhet hequr por do shkulur nga rrenjet,por jeni ju PS qe me duket sdoni ta kuptoni kete.Ciniket jua kane fajin qe ne cdo deklarat i lepiheni hajduteve te lsi per bashkepunim.Ciniket ua kane fajin qe vajtet kaq kohe dhe skeni bere asnje proteste paqesore ne asnje rreth te Shqiperis.Nuk jemi ne, por jeni ju kupola e ps qe keni rene pre e lojes se berishes,qe eshte heqja e vemendjes nga problemet kryesore qe ka ky vend.Dhe ju zoteri vazhdoni te beni opozite njelloj sikur te ishit ne demokracit e vendeve nordike.Ky eshte cinizem zotri, cinizem ne kurriz te popullit opozitar.Kurse ato qe ke shkruajtur me lart jane justifikime per te mbuluar paaftesin e te berit opozit.
I dashur cinik!
C`fare titulli? Ky titull me kujtoi nje film shqiptaro-gjerman me titull: “I dashur armik”, te cilin ne versionin anglisht e gjen “Dear Enemy” ndersa ne versionin origjinal gjermanisht “Mein Freund mein Feind”.
Verej qe titujt ne versionet shqip dhe anglisht jane te njejte, ndersa ne gjermanisht kemi nje titull qe per nga forca mund te interpretohet ne menyra te ndryshme.
“Miku im armik”, ky eshte versioni i titullit ne shqip. Ky version me turbullon disi. Me sjell ne ndergjegje ndjenjen e “pabesise”, te vrasjes prapa shpine, ate te perqafimit kur prapa kurrizit mban thiken.
“Miku im armik” do te ishte titull me i sakte ne vend te “I dashur cinik”.
Komentet e mesiperme qe lexove me perjashtime te vogla nuk ke c`ti heqesh dhe ti shtosh. Ligori, elinori dhe te tjere me te drejte ndiheshin te indinjuar me kete titull dhe aq me shume me kete shkrim- zhgarravine qe per botim nuk vlen qe nuk vlen.
Duket nje shperthim tetori, nje vullkan i brendshem i ketij zyrtari te papjekur socialist qe ka nje shkak te forte dhe ky shkak eshte, qe perse kjo propagande e jona nuk po jep frytet e saj, te kemi nje elektorat “grusht bashkuar rreth partise”.
Genc Kojdheli ka qene aktiv ne G99, ne OSBE dhe tani eshte bashkepunetor ne fonacionin “Friedrich Ebert” ne Tirane, nje fondacion qe financohet ne Partia Social-Demokrate gjermane. Si duket tere kjo eksperince nuk i ka sherbyer te mesoje dicka nga ky fondacion. Nuk e di ky artikullshkrues qe ne SPD e Gjermanise vlon mendimi opozitar ndaj udheheqjes dhe strukturave drejtuese dhe jo vetem atje por ne shume vend te Europes. Dhe kjo oponence vlon ne menyre direkte dhe indirekte si ne blogje e forume. Keto jane oponione i “dashur armik”, Genc.
Anonimisht shkruhet ne te gjitha mediat nderkombetare dhe prestigjoze dhe per dijeni ato lexohen me tere seriozitetin e duhur. Keta njerez jane votues dhe vota sic mund ta kesh mesuar ne Universitetin e Utrechtit, ku ka qene Lulezim Basha, eshte e fshehte, e lire dhe e barabarte. Nuk mund te injorosh ne kete forme keta njerez, keta opiniondhenes te cilet “pijne kafe ne ndonje internet-kafe” dhe “shikojne operatoret, dembele dhe cinike”, sic i quan ti.
Ne cdo rresht qe lexoj verej nje indinjate, nje inat, nje ndjenje qe thote “ah, si nuk mund ti arrijme ti futim ne vathe keta”.
Genc, keta “cinike” nuk jane ashtu sic i epiteton ti. Ata kane dhene informacione, perkthime te cilat ndoshta pas disa oresh i kane tundur ata zedhenesit tuaj ne konferenca shtypi nga selia roze. Nese do fakte me emra, mund te te jap nese me kerkon.
Kete zar e hodhi njehere Mero Baze, kur i quajti keta njerez “emigrante te frustruar”, tani e hedh ti me mendjelehtesine tende. Verej qe komentet tek “Tema” nuk kane ate numer qe ka patur me pare, disa jane larguar dhe te them te drejten pjesa me e shendoshe dhe me argumentsjellese. Zor se te kthehen me.
Ate pamjen e tastatures me fjalen “blog” do te ishte me mire t`ia nisje atij shefit tend qe aq shume e ka per zemer.
Pyet njehere ne fondacionin ku paguhesh nga kontribuesit gjermane te SPD-se; A komunikon ne twitter kandidati per kancelar, Steinbruck?
Ose ndonje admin i kesaj partie ofendon bloguesit si kafepires dhe vezhgues operatoresh? Besoj se e ke te veshtire te ngresh kete pyetje.
Ne gusht isha ne nje qytet bregdetar ne France, ne afersi te Cote Azur. Ne ate qytet qe me la mbresa te jashtezakonshme, pas atij plazhi ne ate pjese shkembore te Mesdheut, kalova disa caste ne nje restorant ku syte me ngelen tek nje pikture me titull:”Le violon d’Ingres” te amerikanit Man Ray. Ajo pikture me solli ndermend urimin qe i niste miqvee e tij Edi Rama me rastin e nderrimit te viteve me nje te “Gezuar” lakonike.
Po kjo a nuk eshte cinike? A nuk eshte cinike ajo kartoline kur qindra familje shqiptare cdo dimer vuajne nga te ftohtit ne nje tavoline te varfer, me financa qe as per ilace nuk u del?
Mati fjalet o socialist, mos i hidh kuturu, se do t`jue bien ne koke.
Merre kete keshille nga une. Mikun mos e be armik!
@Claus, shume impresionuese gjithçka ke shkruar. ‘Kosheres qe duhet t’i maresh mjaltin nuk mund ta gjuash kurre me gure’-thote nje fjale e urte dhe socialistet per fat te keq kete e bejne shpesh, bashke me ate rivalitetin e semure qe mua me duket gati patologjik, pasi duke qene ne opozite ta merr mendja qe vetvetiu njeriu solidarizohet me kedo person , qe deshiron te japi kontributin e tij; aty tek PS njerez te tille largohen me qellim sepse kane frike mos iu marrin postet. Te shtunen ne gazeten “Panorama” ne mengjez tek pija kafene me ra ne sy nje njoftim se PS do te zhvillonte ne oren 11°°per problemet e bujqesise nje takim, ndersa ne fakt tek njerezit qe drejtojne ate komision bujqesie kam dhene nje numer kontakti te me njoftojne dhe nuk e kane bere asnjehere. U nisa menjehere dhe mes rrebeshit mbrita atje dhe per te qene korrekte me pelqeu. Nuk kisha pare kurre aq shume njerez qe flisnin mbi bujqesine ne te gjitha nivelet, qofte akademike apo punetore bujqesie.Nuk e kuptoj dot kete lloj skuthlleku atje tek PS, ata nuk arrijne o ndoshta asnjehere nuk kane per ta kuptuar se sa me shume prurje aq me shume perfitime do te kete per ate force politike por edhe per vendin. Gjithsesi sa here te shoh ndonje njofim une do te shkoj sepse kam interesa ne kete fushe, gjithashtu deshiroj te jap kontribut modest. Eshte gje e vogel ne fakt por po e tregoj per te qeshur-tek me pershendesin, nuk harrojne te me vene ne dukje se mua ne 2005 nuk me kane larguar si socialiste, por ka te ngjare e kete qene çeshtje xhelozishe..ti e kupton pse ma thone. Mendoj se ajo parti eshte goxha e vjeter dhe me te vjeterit rezistojne me fanatizem bashke me militantet qe nuk dine ku te shkojne pa ndihmen e partise. Por ama votat i duan dhe per kete duhet te perkulen pakez
Cdo te thote cinik e di ti shoku ???? Kush je ti mer ,qe i tregon komentusit ktu si duhet te komentoj !
Leri mer pordhet, ktu spo te pjerdh ty kush se si do shkruajm ne ktu .
Aonimitetin ktu na e dhuron interneti e jo ti kaqol derdellites .
Ne do shkruajn ktu ashtu si ju jeni vertet sepse shofim qarte ,
qe ju derdellites opozitare nuk jeni aspak duke bere ate qe vertet do duhej te benit sot ne vend ,per te cilen ky popull ju ka besuar e shprewson .
Opozita jote eshte shtrire ne spitalin e Doktorr Mortjes e i kerkon sherim,
e ti na tregon neve ktu se qenka shendosh!Ky eshte cinizmi vertet, kur i semuri
shtrire ne shtrat e mezi merr frym ,kur e pyet Dok.Krimi ,pergjigjet jo jam mir shiku Dokrtor ,,,kjo me duket i ngjan fjales qe zotrote perdor ne gjasme shkrimin tend CINIK . levizni sumen aty e shpetoni vendin keni dhe surrat ju tna beni filozofi mendimi neve ktu qurrashe te pafytyre.
Z.Kojdheli deshe te vije vetulla te dolen syte.Lexo komentet sebashku me ata siper teje komentet dhe po pate 2 fije mend zbulon shkakun e pakenaqesise dhe kriticizmit te socialisteve te vertete.Me mire se Claus nuk mund te vazhdoj.kam vetem nje keshille:reflektoni sepse arroganca dhe te shikuarit nga lart po ju largon nga mbeshtetesit e thjeshte.
“Anticiniku” Kojdheli flet si komandanti tij Edi. Shqetesimi i tij nuk eshte berja e nje opozite aktive, por mallkimi i popullit qe na qenka bere cinik. Po te ishte per njeqint, njemije apo dhjetemije cinike ky zoteri nuk do te kishte marre mundimin te shkruante. Por jane trembur se numri cinikeve i kalon njeqintmijeshin. Keta cinike e kane problem se ku do ta cojne voten, ne rast se nuk ja japin PS-se. Nuk behet fjale per per te fjetur me mullixhiun, duke ja dhene LSI-se apo PD-se, por vota te shkoje tek opozita e vertete AK apo forca te tjera me te vertete opozitare.
O Kojdheli nuk harrohen pazari me Gerdecin duke shkaterruar Kushtetuten, nuk harrohet hyrja e PS-se ne zgjedhjet e 2009-tes pa program, nuk harrohet mos kandidimi i vete Edit, nuk harrohet mbyllja ne menyre te turpshme e greves se urise te deputeteteve dhe ngrenia e krokodilit, nuk harrohet ngrenia e ngjales dhe nuk harrohen me dhjetra poshtersira te kryetarit tend dhe bandes qe e ndjek mbrapa. Keto jane edhe arsyet qe eshte shtuar shtuar shume numri i cinikeve. Shkrimi yt eshte ne mbeshtetje te projektit te kryetarit tend per te humbur zgjedhjet e ardheshme. Pra akoma nga shume cinike dhe kandidate per cinike ka dilema se ku do ta cojne voten, ta cojne tek PS-ja apo tek parti te tjera. Sulmi yt ja u heq kete dileme dhe ne menyre perfundimtare do te vendosin per te votuar vetem parti te aksionit politik opozitar dhe jo partite e tuiterave.
Aspak i nderuar z.artikullshkrues! Ska shume per te thene rreth ketij shkrimi pacavure sepse prej shume kohesh i kemi thene e sterthene ne kete blog. Do doja te te pyesja vetem se cfare meritash keni ju persoalisht qe flisni ne emer te opozites? Apo si ish mjaftist dhe 99 shume i suksesshem? Si jurist a mund te na shpjegoni ne injoranteve vendimin e Kolegjit Zgjedhor per bashkine e Tiranes? Meqe hyni te strateget dhe jo tek te vdekshmit e zakonshem a keni ndonje kontribut per ndryshimet kushtetuese? Duket qarte qe je tifoz ngjalash poja qe ne te tjereve sna pelqejne. Ceshtje shijesh me pak fjale. Tani jo per inatin tend por per fat te keq te njerzve qe jetojne ne kete vend me keto mende nuk do ulesh dot ne karriken e enderruar ashtu si dhe kryetar yt sigurisht.
Mire ja bere plehres se ky paska marre udhezim nga idhulli i tij Rama qe te na pergjigjet neve gjoja “cinikeve” pse i akuzojme kete dhe partine e pederasteve per pabythesine e tyre per te bere opozite.
Kur isha veres ne Tirane shkova ne zyre te takoja nje shok qe eshte bere kryetar i nje njesie bashkiake te Tiranes per PS por nuk e gjeta ne zyre. I thashe sekretares ti thoshte qe kisha ardhur une ta takoja per qejf dhe kaq. I çova edhe sms duke menduar se mos ishte ne mbledhje. Do ti qe nuk me kontaktoi plehra, ne fakt une s’do ta kisha ulur veten ti shkoja po mos te me kishte thene nje shok i perbashket te cilit ky kryetari i paska thene me entuziazem “paska ardhur, me behet qejfi, thuaji te vije ta takoj ketu”. Ta kam fjalen se keta plehrat e PS jane njerez me te piste se PD, te pakten kafshet e Saliut e mbajne njeri-tjetrin prandaj po mbijeton Saliu ndersa pederastet e PS hiqen si figura te pakapshme. Ta harrojne plehrat e PS se marrin me vota nga une, edhe 1000 vjet te rrije Saliu ata s’marrin vota nga une me. Le qe une per vete s’merrem me Saliun, bagetite qe jetojne atje po te duan le ta rrezojne nqs jo le te flejne gjume. Ndersa ky kritiku ketu te shkoje ti fuse nje kafe te blloku se fiks e ka, ça kujton ti çerr i Rames do te vriten njerezit per bythen e Rames te behet ai kryeminister. S’ka keshtu luje bythen edhe dil ne proteste, ndryshe mbyll gojen dhe bythen.
Komente te mrekullueshme, inteligjente, te sinqerta, dhe shume te vlefshme perballe nje shkrimi, perballe nje Kojdheli, jo vetem medioker dhe jo vetem cinik, por edhe mosmirenjohes.
Ky mentalitet, i ndyre dhe foshnjor njekohesisht, qe nuk eshte thjesht i Kojdhelit, pasi ai shpreh ate qe punedhesit e tij cfryjne prapa perdeve, sqaron se perse opozita nuk arrin te fitoje perballe Berishes: Sepse ky lidership i opozites, ne te vertete, i perbuz zgjedhesit e saj, se ne te vertete ajo lufton per veten e vet dhe per pushtetin e vet, dhe jo per kauzen e lirise dhe drejtesise shoqerore, jo per mireqenien dhe interesat e kombit.
Prandaj, ky lidership i opzites eshte si i tredhur, si i frikesuar, pa aksion dhe pa vizion. Ai nuk ka ideale dhe nuk eshte gati te rrezikoje.
Prandaj, nuk i ka mbetur tjeter vecse te llomotise pa pike turpi se, ne 2013 do te fitojme ne dhe ta shihni se c’do te bejme.
Si te pacipe qe jane, harrojne se ne veshet e shqiptareve dhe ne plaget e opozitareve te thjeshte, akoma nuk jane thare jarget e fjalimeve te Rames ne zgjedhjet e 2009-es: Duroni dhe disa muaj/jave/dite se do ta shporrim Berishen;Sali mos goxo te na vjedhesh votat; te shkojme pertej te majtes dhe te djathtes, e bla bla bla, ne gerxhe dhe fshatra te humbura.
Edi Rama nuk eshte i majte. Ai nuk ka qene asnjehere i tille, qe ne fillimet e veta. Ne thelbin e tij ai eshte nje anarkist dhe per me keq, nje anarkist autokrat, sado absurde te duket kjo.
Ai nuk arriti te ngrihet as deri tek liberalizmi i Nanos, qe megjithe arrivizmin, korrupsionin dhe perversitetin e tij personal, arriti te formesoje te paren parti politike shqiptare, brenda e jashte vendit, me tipare europiane dhe demokraci te brendeshme te zhvilluar.
Rama e cberi kete arritje, imitoi Berishen, bunkerizoi partine, legalizoi listen e deputeteve, listen sekrete deri nje dite pare dorzimit ne KQZ dhe, me ndryshimet kushtetuese absurde te 2008-es, i vuri pishen edhe asaj pak hapsire qe shtetari liberal Nano, ju dha instititucioneve te pavarura kushtetuese.
Edi Rama nuk eshte i majte dhe nuk mund ta udheheqe te majten.
Ai e perdori te majten ne sherbim te shfryrjes se dufeve ndaj poshterimeve qe pesoi nga Berisha dhe si mjetin e vetem te mundshem per te ardhur ne pushtet.
Per ironi te fatit ai i humbi te dy betejat:
– Vazhdoi te poshterohet akoma me keq nga Berisha, tashme jo më si nje individ cfardo, por edhe si politikan dhe lider kundershtar.
– Nuk mundi te marre pushtetin si kryeminister dhe, edhe pse nuk u be deputet, e humbi edhe Bashkine e Tiranes.
Edi Rama nuk eshte i majte dhe, edhe pse per kete arsye ai nuk mund ta udheheqe te majten, ne te vertete nuk eshte ky shkaku qe opiozita nuk mund ta munde Berishen ne 2013-en.
Edi Rama eshte nje “LOSER” dhe, duke pasur ne krye nje humbes, opozita nuk mund te fitoje.
Sa me shpejt ta kuptoje Partia Socialiste kete realitet, aq me shume i ka shanset te ndryshoje lidershipin dhe te konkuroje me sukses ne 2013.
Uragani po afron ne Shqiperi. Si zakonisht, zhvillimet ne Shqiperi vijne me nje vonese 3-5 vjecare krahasuar me zhvillimet ne bote. Keshtu eshte edhe per krizen ekonomike. Kthimi i emigranteve nga kriza greke do te jete “kashta” qe thyen kurrizin e devese dhe do ti nxjerre kallajin “arritjeve” te Berishes ne ekonomi. Njelloj sikurse fajdete i nxorren brinjet aparatit te dhunes qe kishte instaluar Berisha ne 1992-1997.
Revolucionin popullor te 1997-es nuk e beri opozita e asaj kohe, dhe aq me pak vetem PS-ja e asaj kohe qe ishte e rrethuar nga falangistet e Berishes brenda Selise Roze dhe nuk nxirte dot as koken jashte saj.
Por,per nje sere rrethanash, PS-ja trashegoi pushtetin e ketij Revoluconi qe, eshe pse i dhunshem dhe i armatosur, eshte nje nga levizjet me demokratike te zhvilluara ne historine e Shqiperise. Dhe PS-ja e abuzoi kete pushtet duke lene rrenjet e te keqes me Berishen e amnistuar dhe duke ngritur ne sistem korrupsionin me doreza roze.
Uragani po vjen ne Shqiperi, por nuk vjen më per PS-ne, ne formen dhe me lidershipin qe ka. Shqiperia eshte pjekur per te thyer monopolin e korruptuar dypartiak te politikes shqiptare, nje monopol qe ka shformuar tranzicionin dhe demokracine ne vend, qe e ka nxjerre vendin ne nje ankand asgjesues dhe ka dhunuar interesa jetike te kombit si dhe teresine teritoriale te tij. Sepse, jesh euro-atlantik, nuk do te thosh te jesh lake, i askujt, aq me pak i shovinisteve serbo-greke.
Kur te vije ky uragan, Zoti Kojdheli, PS-ja do te jete ne bisht te situates dhe asnje nga programet dhe cicerimat e Rames nuk do ti hyjne ne pune.
Do te jete koha e “cinikeve” qe nuk duan te kene ne krye ata politikane qe ti Zoti Kojdheli, i ke marre ne mbrojtje ne shkrimin tend mjeran.
Koment teper mbreselenes!
“Ai e perdori te majten ne sherbim te shfryrjes se dufeve ndaj poshterimeve qe pesoi nga Berisha dhe si mjetin e vetem te mundshem per te ardhur ne pushtet.”
Kjo fjali e pasqyron qarte dhe sakte ate qe Rama ndjen brenda tij dhe kjo i jep nje shpjegim te plote sjelljes se tij. Eshte e vertete qe beteja e tij kunder berishes nisi si dicka personale dhe kjo gje eshte pikerisht shkaku kryesor i deshtimeve te tij te njepasnjeshme, i tkurrjes se tij. Berisha, sado qe ne ekstremin negativ, e ka nje kauze te madhe, ate te pasurimit dhe te pushtetit te pakufi per te dhe familjen e tij, dhe kjo i jep atij nje motivim te madh dhe energji te pashterrshme. Rama, ne anen tjeter, kishte si kauze hakmarrjen personale, jo interesin e madh kombetar, dhe si rrjedhoje deshtoi keqas perkundrejt nje berishe disa here me inferior se ai.
Edhe njehere, bravo per keto mendime te kthjelleta dhe nje koment me vlere.
Gjithashtu, i lexova edhe komentet e te tjereve dhe mund te them se cdo nje nga ata eshte me i mire se tjetri; te gjitha pasqyrojne nje intelekt te larte dhe nje gjenuinitet te vertete ne vetvete.
Mbasi lexova te gjitha komentet, jam ne medyshje ne ate qe une kuptoj ne kete shkrim, ose une se kam kuptuar drejt, ose po shoh nje keqkuptim te ketij shkrimi, nga vete komentuesit, qe me thene te drejten, kam respektin me te madh, kjo fale shume komenteve serioze, qe kam lexuar nga ju.
Mua te pakten me duket sikur gazetari Kojdheli e ka me ate pjese komentuesish, qe jane ne nje linje me Berishen, qe ndoshta edhe te paguar nga vete Berisha, jane futur ne keto faqe ku mundohen te hedhin me dashakeqesi, fajin tek te dy protogonistet e politikes, ne kete rast ne mes te Berishes edhe Rames.
Ideja se te gjithe ne jemi njesoj se edhe ai qe ju doni te sillni ne pushtet, eshte po aq hajdut sa edhe une qe jam ne pushtet, eshte nje makabritet politik dhe qe jep ne ate votues qe eshte akoma ne medyshje per voten e tij, se vertet, kur te dy qenkan hajdute, atehere po mbaj kete qe eshte se ky e ka mbushur qypin dhe skerkon shume, kurse ai hajduti tjeter qe do voten time per te ardhur ne pushtet, akoma ska filluar te mbushi qypin e pare, keshtu qe do te me vjedhe me shume.
Te nderuar komentues te mesiperm, me gjithe respektin qe kam, ndoshta duhet ta lexoni edhe njehere kete shkrim, jo se dua ti dal ne mbrojtje ketij gazetari qe me thene te drejten, tani po e njoh per here te pare, por me aq sa une kam kuptuar, mendoj se ky shkrim ben fjale pikerisht per ate kategori, qe ka hyre ne keto faqe te TEME-s, per te corjentuar publikun, sidomos ate qe ndodhet jashte Shqiperise.
Ne mos une e kam kuptuar gabim, megjithese e lexova per se dyti.
Faleminderit.
Jam skeptike per ndryshimin, po me shume ndershmeri nuk jam cinike.
Eshte e vertete qe do ta deshiroja ndryshimin e pushtetit, per arsyet qe keni permendur me lart. Madje, do te thoja qe eshte ceshtje “buonsensi”.
Po edhe nese ky pushtet ndryshon, nuk jam optimiste qe afatgjate gjerat do te ndryshojne shume. Dhe kete nuk e bazoj ne humorin tim te dites, as nuk kam hedhur letrat te shtie fall (sikur vetem te dija ta beja!), por mbi konstatime mbi cka eshte Shqiperia dhe mbi ke e banon:
– Nese kemi ditur te mblidhemi te “zbojme” armiqte nga vendi, kemi ditur shume mire dhe te largojme inteluaktualet dhe kjo prej kohesh.
– Njerezit ne Shqiperi kane harruar se nuk eshte mire te vrasesh, te vjedhesh dhe te genjesh. Nuk e di sa kohe do te duhet per te re-integruar bazat e moralit te nje shoqerie te shendetshme, po keto gjera s’para ndodhin tak-fak.
Madje do ta ndal argumentimin ketu se me duket se permenda me kryesoren.
Gjithsesi i uroj shume kurajo atyre qe duan te bejne ndryshim, duke shpresuar qe te jene me efikas nga c’ka gjasat lene te mendosh.
Shendet,
Alba
Une jam nje nga ata qe ky spurdhjaku quan cinik. Sepse nuk jam i bindur nga keta, atehere sipas ketyre qenkam nje cinik. Sa te mefshet. Po mbi te gjitha doja t’u thoja tre gjera
1) Ju o spurdhjak nuk jeni misionare! Politika nuk eshte fe, dhe askund nuk kerkohet besimi apriori. Nqs do besimin e njerezve duhet ta fitosh dhe jo te akuzosh njerezit se pse nuk te besojne.
2) Edhe ata qe ju kane besuar me shume se une ju i tradhetuat qofte me Gerdecin e qofte me 21 janarin. Pse duhet tu besojne keta njerez juve?
3) Po mbi te gjitha gajasem me argumentin se ciniket duhet te vine e ta bejne me mire vete. Po si? Rama, ne bashkepunim me Berishen, ka ngritur nje sistem te tere elektoral te dizenjuar pikerisht qe t’ua veshtiresoj jeten zerave alternativ. Eshte gati e pamundur te formosh dhe te rritesh nje parti te re ne Shqiperi me proporcionalin rajonal, vetem Ilir Meta me milionat e vjedhur po ja arrin. Ne parti vetem zarat e Rames lejohen te bejne karriere. Me thuaj kush erdhi ne PS nga jashte, me mendjen e tij, dhe cau perpara aty?
Qe ne 2008 prokupimi kryesor i juaji ka qene qe tu mbylle deren te tjereve, tani thoni pse nuk angazhoheni dhe ju.
Phuuuu ca spurdhajku i poshter.