Marksi do të jetë i përgjithmonshëm kjo është e sigurt, por jo për të justifikuar tendencat “shik” të doktorit që s’ka mollë e diell që ta mbajë larg. Marksi është kthyer në përgjigjen universale të mos-përgjigjeve të Berishës. Marksi jep llogari për dështimin e taksës së sheshtë në Shqipëri; Marksi fajtor për lehtësimin e taksave për biznesin e vogël; Marksi, sa herë mendohet një strategji për të ndihmuar fshatin gati mesjetar të shqiptarëve. Marksi është përgjigja e Berishës edhe për dështimin e shtetit të tij neo-liberal, hajdut, po aq sa dhe i dinakut Ali Pashë. Marksi për borxhin publik, që ka mbytur buxhetet për 20 vjet, për dopingun që merr kombëtarja në peshëngritje, që dënohet 6 muaj herë 6 muaj çdo 6 muaj, Marksi për privatizimin e nëntokës nga Fieri deri në Kosovë, nga Kosova deri në Greqi, Marksi sekser edhe për shfaqjen e zotit për ditëlindje. Po të mos jetë Marksi, do jetë blloku në fakt. E po s’qe as blloku, do e ketë me himnin, do shembim piramidën, do plagosim nostalgjinë, do mallkojmë këngët e shekullit, do humbasim fotot e shpis’ së Partisë, do këndojmë këngë rakie për LSI-në, do sjellim eshtrat e Ismail Qemalit nëse duam. Po s’pati efekt, do na qëllojnë pa asnjë pikë dyshimi nga dritaret e Kryeministrisë, do fshijmë çdo evidencë nga PC-të e zyrës, do ngremë në detyrë përgjegjësin e kompjuterëve (që do të përfundojë lac me dëshirën e tij), e do vjedhim votat sërish. Marksi do jetë fajtori. Këtë e dimë paraprakisht. Ka parajsë? Marksi, filozofi mund të përgjigjet përmes trupit të doktorit si në një mallkim kompensues në kohë. Kjo duhet të jetë hakmarrja më e rëndë për një mendimtar klasi. Të jetë i keqkuptuar përmes një siluete kaq banale dhe jo estetikisht të pranueshme për atë që transmeton audio-vizualisht. Pra një Marks në trupin e një Berishe.
…
Më pëlqen pozicionimi i opozitës në mbështetje të biznesit të vogël. Atij që në mënyrë të padeklaruar është klasa e re punëtore, ende e papagëzuar si e tillë. Asaj që duke ecur përpara nëpërmjet biznesit familjar, është përpjekur t’i qëndrojë shfrytëzimit e të gjejë mënyrën për të mbijetuar. Jeton çdo ditë duke u sforcuar. Asgjë nuk i falet, asnjë ditë, për asnjë moment. Nuk di si mendon për të Marksi, por e di mirë si e mendon Berisha.
Duke mos i llogaritur asnjëherë në grupimin të cilit duhet t’i drejtohet me takt të veçantë, qeveria sul policët e tatimeve sa herë që duhen mbushur arkat e shtetit, duke rraskapitur me gjoba çdo mundësi reale pagese. Kur kjo nuk ndodh, policët sulen për të mbushur xhepat e tyre dhe na thuhet sërish se po ndërhyn shteti. Jemi i vetmi vend në botë që vendos 33.000 gjoba të rënda për rreth 70.000 biznese. Duket se vetë masa dhe qëllimi i sanksionit janë keqkuptuar. Gjobat që në nisje janë forma e fundit e edukimit të destinatarëve dhe jo mjete për të krijuar mundësinë fundore të falimentimit. E pse të shqetësohet një qeveri, që përgjigjen e ka të gatshme që nga vitet 1800? Marksi e ka fajin, se ai do që të ulë taksën për biznesin e vogël. Rrjedhimisht kjo do të sjellë tronditje të biznesit të madh, që një zot e di pse do të dëmtohet. Marksi diabolik e di, që diku në Shqipëri ka një klasë që prodhon privatizim asetesh publike. Marksi e di që kjo kategori duke mos prodhuar asgjë, duhet të ushqehet me taksa biznesesh të vogla, pasi të ketë privatizuar fillimisht gjithçka që nuk është private. Marksi është burrë i keq, se ka në plan të dëmtojë biznesin e madh të ministrave. Kjo dihet, siç dihet se Marksi është e keqja.
…
Kam frikë se duke përmendur sërish mbi diktaturën, njerëzit do të stepen. Frika e një regjimi që vriste dhe varfëronte, do të bëjë të duket më i pranueshëm sistemi alternativ, që aktualisht varfëron e vret. Nuk do ta kuptonin se klasa e cila duhet mbështetur është ajo që punon e që e ka të domosdoshme të punojë. Kjo është detyra e opozitës. T’i rrezistojë propagandës së një grupi që tanimë ka në dorë pushtetin, dhe nëpërmjet tij po përfiton çdo ditë nga shqiptarët. Nëse opozita nuk do ta çojë deri në fund betejën e saj, ajo do të humbasë. Rruga është pa kthim, çdo dyshim do të kthente Berishën nga një komedian të suksesshëm në një sharlatan serioz.
Po Marksi??
berisha ne rini ka zjere raki per Marksin,por ne pleqeri pi vetem uthullen e Reganit,per te mos thene ndonje me vulgare.Berisha ka idhull Reganin,keshtu ka thene,se Marksi eshte figure e tille e madhe,sa berisha ngjan si mize budallaqe qe vetem mund ti bezdise ajrin.Ideologjkisht berisha eshte nje radio e prishur qe i merr te gjitha kanalet se bashku vetem ne nje frekuence.Por eshte vital;ka substanca qe mund te bejne mrekullira ne kete moshe.Jemi katandisur keq,ky eshte problemi!
beso,
Koha provoi se liberalizmi i Reganit dhe Thacerit te cilet i hoqen cfaredo kontrolli industrise financjare ishin faktori kryesor per krizen qe filloi ne Amerike ne vitin 2007 ( falimentimi i Lemon Brothers ) dhe qe po vazhdon edhe sot ne Europe dhe Amerike.
Beso, profesor Giuglio Tremonti, ish minister i ekonomise se qeverise se Berluskonit ka thene :
” . Bota ekonomike eshte bazuar ne dy libra kryesore :
– La richezza dei nazioni i Adam Smith, i cili eshte baza e mendimit liberalist perendimor.
– Kapitali i Karl Marks qe ishte raporti dialektik i kapitalit industrial dhe punes. Tani kapitali dhe puna jane nen forcen e finances. Financa eshte me e forte se populli, vendet, politika.
Beso, ti jeton ne Itali, dhe e di se Tremonti eshte nje nga zerat me me influence te ekonomise italjane. Pra liliputi Sala ( qe i di te gjitha por ne fakt nuk di asgje ) i kundervihet Tremontit qe me siguri nuk eshte marksist. Une di qe ketu ne Zvicer, Marksi dhe vepra e tij studjohen ne universitete. Marksi eshte ai qe provoi se kriza eshte nje bashkeudhetar i kapitalizmit dhe koha e ka provuar kete disa here.
Nuk e di por shpesh shof liliputin Berisha qe jargavitet duke share gjigandin Marks, i cili nuk ka mundesi te degjoje jargavitjet e liliputit Berisha sepse ky liliputi yne shqiptar eshte shume shume shume i vogel perpara madheshtise se Marksit.
Beso, ne shkrimin siper me pelqeu shume thenja e Andi Kananaj :
” Marksi është kthyer në përgjigjen universale të mos-përgjigjeve të Berishës
Pershendetje.
Kush asht ki Marksi a? Ndonji tjeter qi do ti baj puq Doktorit, me keta njerez bashkpunoni ju?
Mire e ke thene, Berisha kur nuk mund te pergjigjet deklaron se Edi Rama, dhe Marksi dhe une te pakten qe e kam njohur kete Edi Rame, nuk e imagjinoj dot Edin duke lexuar dhe studiuar Marksin, mund te besoj se me 21 dhjetor, do te dale i sakte kalendari Maja, se do filloje katastrofa ose kiameti sic thuhet rendom, por qe Edi Rama, te kete lexuar ndonje rrjesht nga Kapitali i Marksit, kjo eshte jashte cdo llogjike.
Po jashte cdo llogjike eshte edhe kur Berisha mund te deklaroje qe ka luftuar komunizmin dhe qe ska lexuar dhe studiuar cdo rrjesht te Marksit-Engelst-Leninit e Stalinit, pa harruar veprat e udheheqesit shpirteror Enver Hoxhes.
Por kohea ndryshon dhe evulon, jo rastesisht msjmuni eshte kthyer be bjeri, por evolucioni akoma vazhdon se ky evolucion shkon deri ne miljona vite, deri sa te arrije ate perfekten dhe ketu soji i majmunit qe ka qene paraardhesi i rraces se Saliut, akoma se ka kapur kohen qe duhet per tu tjetersuar nje specie, ose rastesisht kjo specie paraardhese e Saliut, eshte ciftezuar me ndonje specie qe ska pas fatin te evoloje.
Te jesh i sigurte se Edi e ka lexuar Marksin! Atehere kur ka studiuar ai ne universitet studimi i Marksit ka qene i detyruar(edhe per Sal katunarin gjithashtu)! Nuk e kuptoj pse te duket “gje e keqe” qe Edi Rama te kete lexuar Marksin?! Sa me shume te dish rreth teorive te Marksit aq me shume do kesh mundesi te kuptosh dukurite ekonomike,shoqerore,historike nen nje konceptim teper interesant dhe te llogjikshem! Nese i permbahesh konceptimit marksist apo jo,te jesh pro apo kundra,kjo eshte tjeter gje! Edi Rama si majtist e ke per detyre madje te operoje me teorite e Marksit,ose te thote qe nuk eshte majtist dhe te largohet nga PS-ja! Nese dikush tjeter operon me teorite marksiste,nderkohe qe me fjale i shan ato,ai eshte thjesht mashtrues dhe sharlatan!
O ar, shko pyte iher Edin, a e ka lexu Marksin apo jo lene ti se cfar ka dhon shkolla se ene une e kam marr provimin ne rusisht por sdi asi llaf.
Une nuk them se teoria e Kapitalit te Marksit, eshte teori e deshtuar se ate teori e vazhdon Kina dhe sipas asaj qe po shohim, po del me e mira me duket, por une ketu nuk desha te them se cfar lexon Edi dhe cfar ben ai, por desha te them se kur akuzon Sala Edi Ramen per komunizem e me the e te thash, me duket sikur bota do perbyset sot, se me aq sa e njohim ne ate, jo tani si politikan, por shume kohe perpara, vetem mendimet e nje komunisti apo socialisti Edi Rama ska patur.
Miterani,nje nga socialistet me te sukseshem ne bote,ne rini te tij ka qene djathtist i thekur! ?
Bravo Andi .Edhe ju po jepni nje ndihme shume te madhe per te drejten dhe demaskimin e Skizofrenit vrases te Shqiperis -nuk po ja them emrin se me vjen ndot-Komplimente Andit.
Eshte gabim i math qe merreni me cdo budallallik qe leshon ky idjot, se keshtu i duket vetja i mencur(kopil)
Kanan djali shkrimet e tua po behen si “atentate” publike te politikave te deshtuara te neo-fashisteve te rinj….kujdes se mos te bie rruga andej nga dera e kryeministrise se ndonje plumb qorr nga cadra/pistoleta mund te te flladisin leshrat e tua prej marksisti te pabindur hahahaha
tani seriozisht….ky shkrim eshte ne majen e publicistikes tende qe po njeh nje kurbe ne rritje. Shkurt, sakte, pa tjerrje-bjerrje apo mbllacitje te fjaleve sipas modelit te analisteve post-moderne, neo-liberale qe gelojne ne studiot qeveritare ne linjen urbane/rurale Fevzo-Peka-&CO…
keep going