Baleti i Olldashit para Gjykatës Kushtetuese

31 Tetor 2012, 14:07Blog TEMA
Baleti i Olldashit para Gjykatës Kushtetuese

Nga av. Dorian Matlija

Nuk ndodh shpesh që një ministër të dalë para një gjykate. Ndodh vetëm atëherë kur ministri e ka punën pisk ose kauza e tij e ka punën pisk. Kësaj radhe ishte e hëna e Olldashit, e cila vërtet sillte para tij një situatë tipike pisku. Dhe vërtet që nuk kishte faj. Do i duhej të mbronte para trupës së gjyqtarëve më të përgatitur në Shqipëri një prej kauzave më të papërgatitura. Mendojeni vetë. Dy herët e tjera, kur e tentuan socialistët më 2004 dhe demokratët më 2006, Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë ligjet, dhe tani Olldashi vinte me një ligj ku e ku më të dobët në shumë drejtime. Mbase erdhi me shpresën se prezenca e tij pompoze në gjykatë do të zhbalanconte situatën në favor të tij. Mbase erdhi me shpresën se trupa gjykuese është ca e ndryshme me atë të viteve 2005 dhe 2007, aq sa të guxonte dhe të këpuste fjalinë që vendimet e atëherëshme ishin në kundërshtim me Kushtetutën…

Sido që të jetë situata nga pas kuintave, ajo që duhej të ngjante para kuintave ishte që Olldashi duhej të performonte shumë mirë, të ishte i duartrokitshëm, të ishte justifikues, të ishte brilant, aq sa gjykata të mos kishte dyshim që kjo herë e tretë e rënies së murit me kokë nga ana e qeverisë do thyente murin dhe jo kokën si herët e tjera.

Por ministri bëri një mbrojtje që i ngjau një baleti me pirueta dhe sparkata pa lezet, që nuk bindte askënd dhe e linte gjykatën në një dilemë shumë të madhe. Megjithëse pyetjet e bëra ishin relativisht të lehta, ai nuk solli argumenta seriozë dhe bindës.

Së pari, qeveria vinte në këtë gjyq e papërgatitur me detyrat e shtëpisë së lëna nga vendimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria nuk mori parasysh as parimin e sigurise juridike dhe as atë të mosdiskriminimit kur fshiu si me gomë detyrimin e shtetit për t’i dhënë mundësinë qiramarrësve të privatizojnë një apartament shtetëror si të gjithë të tjerët në vitin 1992. Qeveria shpërfilli nevojën për të gjetur një zgjidhje në favor të qiramarrësve, prej nga varet edhe zgjidhja përfundimtare e problemit të pronarëve gjtihashtu. Problemi për të cilin vuajnë sot pronarët vjen për shkaqe të defekteve të sistemit të ligjeve, që qeveria me kokëfortësi pas dështimit të vitit 2004 e provoi edhe në 2006 edhe në 2012. Edhe ky akti i fundit është tërësisht në kundërshtim me logjikën e Gjykatës Kushtetiuese. Duke zëvendësuar detyrimin e dhënies së një apartamenti shtetëror me dhënien e një kredie (joefektive për të gjithë), shteti e gjeti këtë zgjidhje si më komode. Sikur mos mjaftonte kjo, u tentua të shkarkohej përgjegjësia e vet mbi kurrizin e qiramarrësve. Me këtë zgjidhje ligjore të mbrapshtë, shteti tentoi të justifikojë dështimin e vet, dhe i veshi një retorikë të papërshtatshme vetë procesit të miratimit të aktit, duke i paraqitur qiramarrësit gjoja si problemi real dhe se më në fund shteti po merrte masa serioze për t’i kthyer borxhin pronarëve.

Ministri u mundua të mbulojë faktin se në të vërtetë kemi të bëjme me dy të drejta në konflikt. Pronarët kanë të drejtë të gëzojnë pronat e tyre dhe kanë të drejtë të ankohen. Nga ana tjetër edhe qeramarrësit kanë të drejtë të përfitojnë banesë, duke privatizuar një apartament shtetëror në kushte të favorshme sic përcaktohej me ligjin 8030, ashtu sic kanë përfituar edhe 230 mijë familje të tjera. Ky nuk është konflikt midis dy grupeve. Ky konflikt ka formën e një trekëndëshi, i cili kulmon tek shteti, i cili me vendimmarrjen e gabuar nuk ka gjetur respektimin final të të dyja të drejtave së bashku. Madje për ironi Ministri dhe të tijtë sollën para Gjykatës edhe një cështje të trajtuar në Strasburg, por që kjo cështje diku andej nga paragrafi 225 ia fik shpresat ministrit tek thotë: “barra financiare dhe sociale e përfshirë në transformimin dhe reformimin e strehimit nuk mundet, si në rastin në fjalë, të vendoset në një grup të caktuar shoqëror, sado e rëndësishme të jetë kjo për interesat e grupit tjetër apo të komunitetit si një i tërë.”

Ministri u përpoq të argumentojë se ca qiramarrës kanë paraqitur të dhëna të rreme, ca të tjerë disponojnë dy apo më shumë shtëpi, etj. Por nuk tha asgjë për faktin që nuk ka bërë kokërr studimi për të parë si është situata atje.

Ministri u përpoq të na thoshte se urgjenca lidhej me bërjen presion për të zbatuar një program social të nisur 4 vjet më parë, i cili ka dështuar për shkak të neglizhencës së qiramarrësve. Solli dhe shifra, por për dreq ato flisnin kundër tij sepse nga 999 familje që kishin aplikuar kishin marrë kredi vetëm 285 prej tyre. Sipas ministrit dhe grupit të tij, arsyeja e vetme pse nuk kishin marrë kredi këta njerëz ishte mungesa e dëshirës. Një nga zonjat e suitës së ministrit kishte shpikur madje edhe një metode origjinale të matjes së dëshirës tek njerëzit, sepse dukej shumë e sigurtë kur fliste. Vetëm se nuk i tha gjykatës se sa persona ishin nga 60 apo 70 vjec dhe banka u përplas derën në fytyrë. Nuk tha se sa persona kanë borxhe dhe overdrafte që nuk i qas njeri për kredi pa mbyllur këto të mëparshmet. Nuk tha se sa persona nuk kanë as pagë të mjaftueshme dhe nuk kanë as punë.

Madje Olldashi dhe kjo zonja nuk e prekën fare atë meselemë e hidhur të financimit prej 70% nga banka. Kredia me interes zero duket e bukur si fjalë, por që të blesh shtëpi banka të thotë që 30% ik e gjeji vetë. Nëse nuk ke 30% akush nuk të jep pjesën tjetër prej 70%. Sikur ta kishin dëgjuar këtë gjë ata gjyqtarët e kushtetueses do e mendonin dy herë përpara se të besonin ministrin me vazhdimin e fjalimit të tij me stil “elektoral”. Lëre pastaj po të merrnin vesh gjyqtarët që ministri këpuste kot ca shifra kredie, a thua se në Tiranë do jepte kredi 5 milion lekë dhe në Durrës 4 milion e kusur. Dreqi ta hajë, epoka dixhitale nuk i lë ministrat fare të gënjejnë. QKR ta jep në sekondë një kopje online të ekstraktit të BKT. Rrotulloje nga të duash, kjo bankë ka 73 milion Euro kapital dhe e përdor për lloj lloj biznesesh. Nëse do mendonim një moment që mos o Zot, BKT të mbyllte qepenat për gjithë bizneset e tjera që ka, dhe të shkrinte gjithë kapitalin e vet për ta bërë kredi për aktin normativ të Olldashit, i bie cdo familjeje aty diku tek 22.000 Euro kredi, që nuk përputhet me shifrat elektorale të ministrit balerin. Duhet të jesh naiv mos e kuptosh që ministri me fjalë të tjera po thoshte “më ka cu nana qeveri me la gojën”.

Ministri na solli edhe krahasime me Gjermaninë, e cila nuk u jep ndihmë për banesë shtetasve jogjermanë ndryshe prej atyre që janë gjermanë, por harroi që qiramarrësit tanë janë të gjithë shqiptarë, qytetarë të të njëjtës republikë me atë të Olldashit.

Bukuria erdhi kur u tha se qeveria kaq mundësi ka në buxhet dhe nuk i blen dot shtëpi dhe tja falë këtyre familjeve. Ndërkohë pas pak u tha se vlera që qeveria do paguante interesat ishte më e madhe se ajo e vetë kredisë. Pra shteti paska para. Vetëm se nuk i pëlqen të na i japë në formë apartamenti por në formë kredie. E cili është truku këtu? Që jo të gjithë e marrin kredinë, sic e thamë. Pra program social demek me të futur.

Aq me të futur ishte ky akti normativ saqë edhe Avokati i Popullit reagoi duke i kërkuar Kuvendit me shkrim që të mos e miratojë sepse ishte antikushtetues. Avokati i Popullit theksoi edhe se akti do të sillte dëm të rëndë e të pariparueshëm nëse do të vihej në zbatim. Por kush e dëgjoi? Kuvendi nuk e mori parasysh fare, dhe kur deputeti S. Tahiri i kërkoi Kryetares J. Topalli se pse nuk ia kishte shpërndarë deputetëve edhe letrën e Avokatit të Popullit, përgjigja e saj ishte “Nuk e di nëse gjërat janë përmbysur krejt dhe do të jetë Avokati i Popullit që do të na flasë për kushtetutshmërinë e ligjeve!” Madje gjatë gjithë seancës u vu re se mazhoranca mbante qendrim armiqësor ndaj qimarrësve duke i etiketuar ata si: “persekutorë”, “agallarë”, “zengjinët e sabahut” etj. Një nga gjuhëshpatët revanshistë ishte edhe vete Olldashi.

Në këtë kauzë vërtet që qeveria e ka pisk punën dhe po në kaq pozitë të vështirë janë vënë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët nuk po dinë c’të bëjnë, ta pezullojnë këtë palo akt apo jo, kur gjithcka po zhvillohet vetëm me vullnetin dhe presionin e mazhorancës e cila po vepron në një ngutje të madhe e të pajustifikuar, të shkelë të drejtat e shtetasve të vet, duke i llogaritur ata si ish-persekutorë që tani e meritojnë të pësojnë revanshin, megjithëse pjesa më e madhe e atyre që do hidhen në rrugë as nuk kanë fare lidhje me sistemin komunist, pavarësisht se edhe ky fakt nuk ka aspak rëndësi për cështjen.

Gjykata Kushtetuese është vënë vërtet në vështirësi. Nga njëra anë e di që zbatimi i Aktit Normativ do te sillte pasoja serioze dhe te parikuperueshme, por nga ana tjetër mazhoranca nuk bën fare shaka kur ngrys vetullat ministrore. U bë ca kohë që pavarësisht se ministrat nuk performojnë bindshëm, gjykatat nuk e kanë të lehtë të mos e duartrokasin.
Por baleti i Olldashit ishte i papranueshëm sepse më 1 nëntor do nisë nxjerrja e detyrueshme nga banesat e afro 15.000 njerëzve ku ka të moshuar, fëmijë, gra shtatzëna, invalidë, etj. Ndërmjet tyre ka edhe individë të varfër pa mundësi të tjera strehimi. Për shembull në Durrës një pjesë kanë qenë punonjës si hamallë në Portin e Durrësit me një pagë shumë të ulët. Kudo gjen raste të tillë. Ndërkohë që një pjesë e mirë në të gjithë qytetet janë të papunë. Por ministri nuk e di këtë gjë sepse sic thotë edhe Avokati i Popullit, nuk u bë ndonjë lloj studimi i mirëfilltë dhe i detajuar nga ana e Qeverisë për familjet e pastreha se si paraqitet gjendja e tyre reale.
Baleti i ministrit ta shpif kur mendon se koha që zgjodhi është absolutisht e papërshtatshme, pasi po lihen të pastreha mijëra familje në mes të dimrit. Piruetat e tij nuk duartrokiten pasi akti i tij do të rrezikojë fëmijët të mos ndjekin dot shkollën, të sëmurët dhe invalidët do të përballen me vështirësi shëndetësore deri në rrezikimin e jetës. Madje edhe konfliktet mes grupimeve do të rrezikojnë degradimin deri në pasoja të rënda për rendin.
Të gjitha këto Gjykata Kushtetuese i di, prandaj caktoi një seancë dëgjimore para datës 1 nëntor. Megjithëse koha shtrëngon, ende nga Gjykata Kushtetuese nuk kemi asnjë informacion mbi vendimin për masën e pezullimit. Gjykata Kushtetuese po hesht megjithëse është në dijeni që pas pak orësh në Shqipëri nis një raprezalje e mirëfilltë, ku mijëra familje do nxirren me forcë nga shtëpitë e banimit, në një mënyrë tërësisht të parikthyeshme.
Në përgjithësi pezullimet nuk pranohen nga Gjykata Kushtetuese, por ajo po hesht sepse ministri kësaj here nuk e bindi jurinë, pjesë së cilës unë nuk do dojë të isha në këto momente, për shkak të përgjegjësisë historike dhe njerëzore që ka mbi supe.

15 komente në “Baleti i Olldashit para Gjykatës Kushtetuese”

  1. shqiptari says:

    Nji shkrim qe shpreh nje shqetesim qytetar e korrekt .
    Olldashi mo ,nji nga zagaret e stanit sali kurves ,
    A mundet te pretendohet shtet te se drejtes kur ne qeveri ke
    shkerdhata te tilla qe sillen si mafioze me “te drejten”

    1. loni says:

      Shum i zgjuar ky avokat Doran Matilda e kan dendur me lek ish komunistat qiramarres. leket i perdor per te mirmbajtur mjekrren dhe per te brilantinuar floket.

      1. Eri says:

        Injoranza nuk ka brire, por verehet qarte ne pergjigjet e pakontrolluara te personave te ngjyrosur politikisht. Se pari, Z. Matlija pop e mbeshtet juridikisht kete kauz me studion ligjore ResPublica GRATIS. Mendoj se ceshtja ka nje rendesi madhore sepse flitet per fate njerezish, te cilet nuk po gjejne ende nje mbeshtetje nga ky shtet. Perpara se te flitet per mjekra dhe brilantina, duhet te hapen syte e zemra dhe te behet nje gjykim pa ngjyra politike. Z.Loni, lermeni t’ju kujtoj mijera hektare prona te qytetareve shqipare te zena me force nga persona te ashtuquajtur “trima me kallash”. Mos flasim pastaj per fabrika e ndermarrje te uzurpuara e te zhvatura dhunshem. Uzurpatoret e vertete presin legalizimit e hajdutlliqeve te tyre, ndersa keta persona, te cilet kur shteti i srehoi nuk paten fatin te ishin ne pallate (te privatizuara me vone me 5 lek) por ne shtepi ish pronaresh duhet te flaken ne rruge? Reflektoni pak dhe pastaj hidhni akuza te baza, pasi duke u marre me mjekra e floke tregoni vetem injorance te pamase…

        1. loni says:

          E par e punes Shteti nuk te dhuron por te jep alterantiva, te jep punesim dhe page sipas kontributit. Keta qiramarres i drejtohen shtetit duke i thene me fal mua nje shtepi se kshu dua une. Shteti i pergjigjet- shtepi nuk te dhuroj se nuk kam, por per te zgjidhur porblemin social te ofroj kredi te bute per te blere shtepi te cilen do ta shlyesh duke PUNUAR!

          Komunistet qiramarres thone – neve punen nuk e kemi qejf se jemi mesuar qe cdo gje ta kemi qyl, dhe hallet na i zgjidh Av. Matilda i japim atij ca lek, ose si japim lek fare e bejm ceshtjen politike i premtojm Matildes ndonje post ne PS. Ky premtim per tu ngritur ne detyr ne strukturat e PS shkakton tek Matilda nje adrenalin eksituese qe e shtyn te bej pamflete pacavure si ky ketu lart. Nje avokat profesionist qe shkruan detajet e nje ceshtjeje ligjore teknike neper gazeta vetejm avokat nuk eshte.

          1. kulla bjeshkve says:

            Une jam nje nga ato persona qe jetoje(jetoja) ne shtepi pronari.Pershendet si S.Berishen dhe gjithe kryeministrat e tjere shqiptar,qe kete problem te madh social ja lane njeri tjeterit,duke na bere ne qe te dalim fishek nga periudha 45 vjecare ku prinderit dhe une personalisht kishim te drejten si dhe gjithe qytetaret e tjere te perfitonim qofte dhe nje shtepi qe ne fund te fundit ishte kontributi jone ne vite.Megjithate rrofte sa malet Saliu dhe Fatosi qe une rroje i lumtur me gjithe familjen time prej 15 vitesh ne Ameriken e veriut.Historia ka treguar se shqiptaret meqese kane qene te paafte per te sulmuar dhe perfituar nga fqinjet,ja kane futur dhe po ja fusin njeri tjeterit>Komb i keq.

    2. Halil Hoxha says:

      Na trimat e Tropojes se Veriut, kina per te festue per shnetin e kapidanit Sali KarBerisha!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-karaberisha.html

  2. TROC & SHQIP says:

    Nji shkrim qe shpreh nje shqetesim qytetar e korrekt .
    Olldashi mo ,nji nga zagaret e stanit sali kurves ,
    A mundet te pretendohet shtet te se drejtes kur ne qeveri ke
    shkerdhata te tilla qe sillen si mafioze me “te drejten” qe i jep “ligji”!
    Sado te drejt ka autori ne shkrimin e tij ,un do thosha ,se kur fjalet
    e shqetesimet qytetare ne nji vend ,jo nuk merren parasysh ,
    por as qe do tja dij dikush ,e gjitha i ngjan nji klithje te pashpres .
    Per aq kohe sa nuk do zhduken nga pushteti e politika kta bandit ordiner ,
    kta maskarrenj qe tallen hapur me jeten e atij populli ,ne ate vend ska per te exzistuar asnji lloj perfytyrimi te nji bote te civilizuar apo normaliteti .

  3. revolucionari says:

    sokol olldashi flet hipur mbi kale,se eshte nipi i Dashnor mamaqit,komunist i thekur qe ka ngjyer duart me gjak te paster shqiptari,nje bordello i paskrupullt qe sokoli nuk i ka lene gje pa marre!Interesant eshte puna e ADN_se!turp te te vije more legen,por mos harro se drejtesia vonon por nuk harron!……shpresoj ne nje vendim te drejte te gjykates kushtetuse!

    1. Gole Durrsaku says:

      Po ti more shoku ke harru gjyshen e ketij Laraskes Olldashit, qe e pallonte shoku Beqir Balluku, dhe nga kjo e hongri Dashnori qe pallonte nga ana e tij pastruesen e Gazetes Zeri i Popullit, kur ishte kryeredaktor i saj. Pune pallimesh, pallo ti e pallo une, nuk paska fund kjo pune. Po gruan e ketij Olldashit te vogel kush e pallon, di gje njeri?

  4. ALpini says:

    Pershendetje av Matlija!
    para disa ditesh keni botuar edhe shkrim tjeter ku mbroni me shpirt ashtu si sot kete pjese te shoqerise.Mendoj se çdo shqiptar duhet te preket nga kjo padrejtesi qe po tentohet ti behet ketyre familjeve.
    Si fillim dua te them se nuk jam as ne pjesen e pronarevet e as ne te qeraxhinjeve por me ka bere pershtypje qe ne fillim te vitit 1992 trajtimi i banesave nga qeverisja demokratike.Me kujtohet shume mire se SALI BERISHA deklaroj pak a shume keshtu-Qeveria Demokratike do ti beje te gjithe shqiptaret pronare nepermjet privatizimit te banesave-mbaj mend se kur tha ashtu ai hapi dy duart per te treguar se te gjithe..
    por ndodhi ndryshe,ca zyrtare hileqare,zyrtare te shtetit nuk benin privatizimet nqs kishe dhome teper apo metra katror me shume se sa norma e lejuar ose perndryshe duhej ta blije me çmim extra.psh nje çift te moshuarish qe kishin 2+1 duhej te kishin 1+1 ose perndryshe çmim extra,nje gje shume e shemtuar.me e bukura ishte se krahas ketij ligji doli edhe per marrjen e telefonavet atyre qe i kishin si kuadro te sistemit socialist.besoj se keto gjera mbetsin ne memorie se ishin tej mase te shemtuara dhe si qeveri e re e nje levizje demokratike duhej te ishte kunder ketyre masave antihumane.
    tani dua te dal ke banesat,me sakt ke privatezimi qe duhej qe nga leket e perfituara nga keto 230 mije apartamente qe u privatizuan te dilte banese edhe per keto 3500 familjet e tjera qe banojne ke banesat e pronarevet.shtoj ketu se te gjitha banesat qe u privatizuan por edhe banesat e ish pronarevet ne ate kohe ishin banesa sociale ,tamam si jane edhe sot banesat sociale qe strehojne familje duke ja paguar qirane shtetit.
    Mendoj se metoda e privatizimit te banesave ishte nje gabim i bere nga demokratet ,ishte nje grope e madhe e hapur dhe qe me aktin normativ po mundohet ta mbylle shpejt e shpejt.
    ne vitin 1992 u ngriten disa komisione te kthimit te provave,ishin te plotfuqishme dhe vepronin prane bashkive.te gjithe antaret e ketyre komisjonevet ishin vetem pinjolle te ish pronarevet qe me vendimet e marra bene sipas qejfit,bene krimet me te medha duke i vulosur me vulen e shtetit.asnje kontroll nuk mund te nderhynte ne vendimet e tyre.
    zoti Matlija,ke prekur shume bukur se ne banesat e ketyre ish pronarevet pjesa me e madhe jane qeraxhinj shume te varfer dhe ashtu eshte,ne pjesen me te madhe kane banuar deri edhe ne 4 familje me nje sallon e nje WC,qiraja per to ka qen me e larte se kane qene gjithnje ne zonen A ..shume me keq me vjen per shtesat e katit apo shtesat anesore te banesavet qe u bene ne banesen se ish pronarit.keto shtesa u moren me nje vendim nga komisjoni kthimit prones sikur po merrnin tamam pronen e vet dhe familjet qe banonin aty pa asnje faj dolen te pastrehe,pra pronaret moren pervec baneses te trasheguar edhe shtesat qe ne shume raste ishin bere me pune vullnetare nga familjaret dhe ishin strehuar ne ate kohe ne banese sociale.gjithashtu shumica e ketyre pronrevet privatizuan banesat qe kishin banuar deri ne 1990 ,moren banesat e tyre por moren edhe shtesat dhe kjo ndodhi nepermjet komisjonit kthimit pronavet qe perbehej vetem nga pronare.
    sot keto komisjone nuk veprojne,jane shperbere se misioni i tyre i zhvatjes perfundoj me sukses dhe ata tani i shef me shume ke enti banesavet per te marre aktin normativ qe ta dergojne ke ndonje permbarues privat.
    se fundi akti normativ behet me i shemtuar dhe i ndyre kur shef se kush del qe ta perfaqesoje si ne komisjoninparlamentar e ashtu ne seancen parlamentare.personi qe e rrit dozen e kesaj poshtersie eshte Sokol Olldashi nje njeri me zemer te ngushte ,tamam nip i denje gjaku dhe qumeshti i dy gjysherve te tij kriminele.
    e degjova Olldashin kur tha se jane zaptues se i kane rene me çizme deres dhe kane thene se ketu do banoj shoku…… dhe ju duhet te lironi shtepine,……..edhe kur tha qe Aristidh Lekes i moren unazen e marteses.
    Oldashi keto gjera i din mire dhe i mban mend mire se ja ka treguar gjyshi i tij Xhoxhi Oldashi,ky ne fillim te 45 perzuri nga shtepia Kalem Rrufen ne Durres dhe u shtehua ne shtepine e tij.ne ate pallat vetem Xhoxhi kishte hyrje ne vete dhe kishte fiks 4 dhona 1 WC dhe 1 dush,te gjithe hyrjet ishin me nga 3-4 familje.ky ishte gjyshi nga babai ,por edhe gjyshi tjeter ishte dhe mbetei po kaq kriminel pamvaresisht se mbas vitit 1972 u ndoq e u persekutua nga diktatura.
    keto gjera me erdhen nder mend dhe mendoj se kesaj shtrese po i behet nje poshtersi me aktin normativ,ligji i privatizimit te banesavet nuk ishte lotari qe dikush fiton e dikush jo,nuk ishte bingo e arditit por ishte nje ligj nga shteti qe duhet te perkedhele te gjithe.
    gjithashtu sapo mesova se zoti Zaganjori mban qendrim pro aktit pa e argumentuar se pse,dhe ne se eshte e vertete i them Zaganjorit se do ishte fatkeqesi te ishe zgjedhur president…………

    1. Horri i Bulevardit says:

      Alpin, (gjithmone ne qofte se je ai Alpini i pare) eshte e para here qe jam 100% dakort me ty, une skam ndryshuar, por ti te paska ndodhur dicka qe te dalesh kunder nje ligji qe del nga zyrat e Sali Berishes.
      Ke thene nje te vertete te madhe, por me duket e pabesueshme, kur e lexoj nga ty kete gje.

  5. keli says:

    Gjykata kushtetuese i dha te drejte qeverise dhe pronarve. Ti me kete artikullin fshij menderen se spin uje

    1. Vallai me e cue edhe iher sot te kjo Gjykate at ligjin e faljes se Detit naj Greqise qi pergatiti me aq dashni e djerse Dokotri, jom i sigurte qi do na jap te drejte neve. Gjykata ma parshme ka qene kamuniste, nryshe se kundershtote Doktorin jo.

  6. Andia says:

    Bjeri ti bjeri!
    Tani e merrni pergjigjen edhe ne Strasburg!
    PRONA I TAKON TE ZOTIT!!!

  7. Dr Ramadan Ndreka says:

    Lexova artikullin që analizonte peripecit lidhur me rikthimin e shtëpive të pronarve të shtetzuara në vitin 1945 e më pastaj. Këto shtëpi i shtetzoi shtetit i asaj kohe dhe si pas ligjeve në fuqi strehoi të pa streh të cilëve u takonte të merrnin strehim në pronën shterore.Këto banorë nuk kanë asnjë detyrim ndaj asnjë pronari.se nuk kan lidhje me te. Detyrimin e ka shteti që ti strehoj në sipërfaqe të barabarta me kushte banimi dhe vetëm atëhere tu thot largohuni nga banesa e vjetër.Se si po sillet qeveria është për të vënë duart në kokë. Po të dëgjosh edhe ish pronarët, duket se nuk ju ka mbetur bërtham në kokë. Jan dakortë që këto njerz të hidhen në rrugë të madhe pa asnjë llojë mëshire. Në këte pikë konvergon edhe qeveria sepse gjithë akti për lirimin e banesave të ish pronarve thot të njëjtën gjë… Lironi shtëpit e ish pronarve, pastaj ju po deshët shkoni në ferr,apo nën ura që i ka ndërtuar qeveria gjatë gjithë gjatsisë që jan rikonstruktuar rrugët apo ndertua të reja.Mirpo këto njerz që hidhen në rrugë janë shqiptar dhe duhet të mendojn si qeveria edhe ish pronarët, por duke fry në të njëjtin fyell, po i hedhin benzin zjarrit, sepse nuk kan faj qiramarrësit që janë në këto banesa.-Po gjykata kushtetuese. Kjo nuk është gjykata kushtetuese që mbron kushtetetutën, sepse kushtetuta jonë nuk hedh njerz në rrugë por në të vërtet u krijon siguri dhe i mbron të gjithë qytetarët e këtij vëndi. Në do ishte Gjykata kushtetuese, jasht influencës, do ti thonte qeverisë, siguroj secilit qiramarrës në shpit e ish poronarve strehim dhe jo pallavra dhe atëhere shtëpit lirohen vetvetiu, por është mjerimi i të gjithë shqiptarve që na mungon gjykata kushtetuese, kjo që është si duket shum vendime të pa drejta të qeveris i shikon me nostalgji dhe drejtësin reale e sheh me bisht të syrit.Pra ligjëron gënjeshtrat e qeverisë.Dikur isha në një sebep në katundin Golem të Gjirokastërs dhe atje u diskutua në lidhje me mbajtjen e premtive të qeveris Berisha dhe njëri nga fshatarët tha:Në Katundin Kaparjel ka qenë filani……icili nuk mundë të rrinte pa gënjyer dhe një ditë kur tëgjithë menduam se ju sosën gënjeshtrat, për çudi ja filloi duke thënë:Një ditë duke zbritur në kodrën e Prallit më doli një qen përpara dhe mu vërsul, por un e prita me dy duart përparara dhe sa mu afrua të më kafshoj ,e kapa për veshëve dhe ja kapërceva kaluç e i hipa në shpinë.Qeni i tmerruar nga sëkëlldia filloi të fluturoj me mua në kurriz dhe u ngjit lart në gjiel duke lehur me të madhe . Un i mbaja të dy veshët shtërguar fort kur ai fluturonte dhe lihte, ndërsa njerzit për posh shikoni me habi në qiell qenin që fluturonte duke lehur, por mua nuk më shikonin se isha kaluar.Kështu gënjen edhe qeveria jon se është kaluar mbi qenin që fluturon,e përfundoi fjalën fshatari…..Tani për çdo shqiptar ka mbetur vetëm të lutemi dhe të mendojm se do të shpëtojm nga kjo qeveri që fluturon mbi shpinën e qenit.Përfundimisht ardht një qeveri e drejt, që të strehoj këto fatkeq që po jetojn me lepur në barr prej 20 vjteve dhe ish pronarve tu jap tëdrejtën e tyre për aqsa u takon……Dr Ramadan Ndreka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje