Asnjë forcë politike, për më tepër e frymëzuar nga ideale të majta, nuk mund të jetë në dilemë se cilën pjesë të shoqërisë të mbështesë me programin dhe strategjitë e saj. Në një shoqëri si e jona, duke pasur parasysh momentin historik dhe gjendjen ekonomiko-sociale, një forcë progresiste e ka mëse të qartë të zgjedhë kë pjesë të shoqërisë të mbështesë. Themi e qartë, sepse është evidente që në Shqipërinë tonë shtresa e mesme dhe fshati përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë.
Atë shumicë që, përtej kategorizimeve sociale, lëngon nën trysninë e një pushteti të shpërfytyruar tashmë në një shprehi të vullnetit cinik dhe sadist të një grupi të vogël njerëzish. Nisur nga ky fakt, qesharake duket tentativa për të ndjellur në mendjet e shqiptarëve kujtime dhe fantazma të së kaluarës, me akuza ndaj qasjes që opozita ka kundrejt çështjes ekonomike dhe sociale. Por është gjithsesi e kuptueshme që kjo është gjuha e një populizmi shterpë, i cili, nisur nga vetëdija që nuk ka as përmbajtje e as zgjidhje reale për të propozuar, zgjedh rrugën e shkurtër të hedhjes hi në sytë e qytetarëve shqiptarë.
Të bësh politikë reale, të bësh politikë ndryshe për shqiptarët, do të thotë të njohësh problemet e tyre dhe t’u japësh zgjidhje duke u nisur nga një qasje e mirëstrukturuar dhe programatike, me strategji të qartë për të nesërmen. Të bësh politikë reale do të thotë të zgjedhësh kë do të përfaqësosh dhe ta përfaqësosh atë pa kurrfarë druajtje në debatin publik.
Të flasësh për taksën progresive, të kërkosh heqjen e taksës të biznesit të vogël, të propozosh unifikimin e administratës fiskale në Shqipërinë e “tranzicionit politik”, do të thotë qartësisht të mbështetësh atë pjesë të shoqërisë që përbën dhe thundrën, tabanin e saj. Shtresa e mesme, kudo që ajo jeton, në qytetet e mëdha apo në provincat shqiptare, është ajo pjesë e shoqërisë që me dinamizëm gjithnjë ka luftuar për një jetë më të mirë me ndershmëri. Këta, bashkë me fshatin, përfaqësojnë njerëzit që punojnë dhe jetojnë falë punës së tyre.
Kjo pjesë e shoqërisë është e lidhur ngushtë, dhe ky është fakt, me atë kategori të biznesit që ne quajmë biznesi i vogël. Janë prindërit, motrat dhe vëllezërit tanë që kanë investuar kursimet e një jete, të ardhura si rrjedhojë e emigrimit apo të vëna mënjanë në kohë, në një aktivitet ekonomik ku të punësuar janë vetë ata dhe familjet e tyre. Këto biznese në realitetin ekonomik shqiptar të sotëm, në shumicën e rasteve, janë si ato kështjellat-fortifikime në shkretëtirë, oaze që garantojnë mbijetesën e familjes shqiptare. Ja në çfarë i ka katandisur furia e privatizimeve klienteliste që e kanë shpërfytyruar ekonominë shqiptare nga një hapësirë mundësish për të gjithë, në një bahçe apo oborr për pushtetin dhe të përkëdhelurit e tij. Këto kështjella të vogla në këtë shkretëtirën tonë ekonomike neoliberale, janë tashmë nën presionin e një sulmi të paimagjinueshëm dhe që po i çon rishtazi drejt falimentimit.
Në shkretëtirën neoliberale, ose siç e quan ndryshe kryeministri, në mrekullinë ekonomike shqiptare, individi, ai që të vetmin pushtet ka votën dhe mendimin e tij, është i braktisur dhe i vetëm përpara furisë të pushtetit të korruptuar. Barra fiskale e padrejtë dhe gjobëvënia e llojit mafioz aplikuar nga administrata shtetërore ndaj kësaj kategorie të biznesit si formë punësimi parësore për shqiptarët, përfaqësojnë padrejtësitë më të mëdha të qeverisjes Berisha në këtë tetëvjeçar.
Braktisja e individit shqiptar nga ana e shtetit është akoma dhe më evidente nëse i kthejmë sytë nga fshati shqiptar. Fshatarit në vitet ’90 iu dorëzua një tokë e parcelizuar, e fragmentarizuar në mënyrë të paqartë, pa ndonjë studim të veçantë dhe në mungesë të politikave agrare të nevojshme në këtë drejtim, me tituj pronësie në shumicën e rasteve akoma për t’u vërtetuar. Fshati në shkretëtirën neoliberale berishiane është një humnerë ku po ndodh dhe zhvillohet tragjedia e vërtetë e tranzicionit shqiptar, ndodhi mbi të cilat na informon kronika e këtyre ditëve. Familja shqiptare në fshat po pëson goditjet më fatale. Kriza financiare që po kalojnë fqinjët europianë, ulja e remitancave si rrjedhojë e papunësisë në rritje në radhët e emigracionit shqiptar në këto vende, është duke na shpalosur situatën e vërtetë në të cilën gjendet fshati shqiptar.
Mungesa e ndërhyrjeve në sistemin e kanalizimeve dhe sistemin e ujitjes, hidrovoret, ndërhyrje që gjithsesi nuk mund të përballohen përveçse nga vetë shteti, e kanë lënë tokën shqiptare të djerrë, në mos duke u kënetizuar përsëri. Mungesa totale e subvencionimeve shtetërore në mbështetje dhe të iniciativave të pakta të suksesshme në këtë drejtim është e turpshme.
Pra kurrfarë mëdyshje nuk mund të ketë se kë dhe pse duhet të mbështesë një forcë politike që synon të qeverisë vendin në vitet e ardhshme. Përtej fitores elektorale, puna që kërkohet në mbështetje, në shërimin dhe shëndoshjen e shtresës së mesme dhe të fshatit shqiptar është kolosale. Shkretëtira neoliberale, pra mrekullia ekonomike e këtij tetëvjeçari berishian e ka drobitur e torturuar shqiptarin duke e lënë atë akoma peng të nevojave më bazike.
Ky shqiptar nuk është një individ i lirë dhe i shëndetshëm as në terma socialë dhe as në terma ekonomikë. Ky shqiptar lufton çdo ditë për të mbijetuar dhe as që e di ku e ka shtëpinë mrekullia neoliberale.
Ky është shqiptari që duhet mbështetur e ndihmuar sepse vetëm ai mund të prodhojë diçka të shëndetshme për shoqërinë shqiptare dhe për të ardhmen e saj. Ky duhet të jetë aleati i vetëm i shtetit shqiptar të zhveshur nga petku i një pushteti të personalizuar, që sot i shërben plotësimit të tekave të një klase të përzgjedhurish, të cilët po përvetësojnë me babëzi të mirat publike dhe frytet e ekonomisë shqiptare.
Mrekullia neoliberale berishiane është një shkretëtirë dhe oazet e pakta të mbetura ose po privatizohen ose po dhunohen në heshtje.
Mrekullia neoliberale berishiane është një makth dhe kaq.
Ketu as nuk ekzistoi,ekziston dhe mpund te ekzistoje shtresa e mesme..,cila shtrese e mesme?
Fshati,cili Fshat? Ai qe voton masivisht Berishen,nuk prodhon apo ai qe as nuk ngjan i tille?
Nje Parti e majte dhe e majta ne vetvete,shkon ne fabrika,fasoneri,universitet dhe masat e varfera apo 99% i popullsise.
Se fundmi,mrekullia neoliberale..,cila mrekulli? Recensioni,teknicienet apo bankat gjermane qe falimentojne shtete?
O Klod.Nuk e voton asnjeri berishen e aq me pak fshati.Ai di vetem nje gje .VJEDH,VJEDH dhe prape VJEDH.
Goxha shkrim, me goxha terma ku ekonomike e ku politike. Duket nga nr i madh i komenteve me poshte impakti qe ka te lexeuesit e Temes ky shkrim ne funksion te vetes te tij. Ore ju intelektualet e Tiranes qe vishni bluza Polo e mbathni kepuce Tods prapa lap topeve te firmosur vaio apo apple,kur do mesoni ndonjehere ti flisni barkut te popullit dhe te pushoni njehere e mire se kritikuari kete qeveri qe ska me nevoje per asnje komentkritike.Ne te gjitha vendet e dynjase eshte turp te kritikosh opoziten se vetiu ajo ne proceset e qeverisjes ka kycet e kashtes,po meqe shqiperia ben prejashtim nga vendet e dynjase atehere le te beje perjashtim edhe rregulli qe opozita do kritikuar dhe kur eshte ne opozite.
Kemi nje opozite te perbere nga miljardere qe quhet e majte.Olta Xhacka deputete e zgjedhur ne Korce dmth ne nje qark qe eshte hambari i shqiperise,nuk ka ardhur njehere te flase me fshataret e te degjoje hallin qe i ka zene, se domosdo eshte e zene te takoje sekretaren Klinton e te hapet bythesh neper fb-qe e twitera. Ben Blushi po i zgjedhur ne Korce as qe e di fare se si vajten te korrat e te shirat kete vit ne rrethin qe i jep buken e gojes,domosdo do jete teper i impenjuar per te shkruar romanin e rradhes me ate aureolen e intelektualit mosperfilles duhanpires po qe se di hic sa kushton duhani ne tregun fshatar.Kryetari i gjate i Ps as qe e di fare dhe ne e di se ze kurre ne goje se sa kushton nje kile grure me shumice e pakice e sa do ta coje koston e tij dhe domosdo fitimin e fermerit kur te qeverise ai.Flisni per shtresen e mesme,cilen shtrese bre Z Kukunja? Sa duhet te jene te ardhurat vjetore ne shqiperi qe ti te quhesh shtrese e mesme?Sa peqind duhet te paguje taksa nje njeri i Mesem dhe si do jene te shperndara keto taksa?Po e di ti more Z.Kukunja qe ne shqiperi ska shtrese te mesme,ka vetem shtres te varfer.Si vete ben nje artikull te stergjate per shtresen e mesme ku qofsha i gabuar sipas bankes se shqperise 5 perqind e popullsise gezon 55 perqind te kapitaleve neper bankat e nivelit te dyte ne vend.Nga e nxore kete shtrese te meseme ti. Ne cpjese te programit te PS eshte shkruar shkoqur poltika e ardhme qe Rilindasit miljardere te PS do te zbatojne persa i perket agrikultures dhe shtreses se mesme.Ku dhe si eshte shkruar shkoqur ne programin e Rilindasve se ku do i gjejne parate per ta bere varferine pak te varfer dhe fshatarin me shume dinjitoz ne Shqiperi,kujt do ti heqin e kujt do ti shtojne,sa do heqin e sa do shtojne.Ashtu sic dalin e valevitin dokumetat e korupsionit te qeverise ne cdo konference per shtyp apo talk show poltik,le te dalin rilindasit tane me nje skeme te thjeshte ne nje leter te bardhe dhe ti thone gjerat aq acik e thjeshte se si do bejne sa ta kuptoje nga gjyshja ime deri tek katundari pensionist qe ja hedh dites duke ma shitur qumeshtin mua te perziere me shurre lope.Harrova qe Rilindasit jane teper te zene duke bredhur maje makinave te cturlish markash veshur zengjinshem.Jane teper te zene duke pire verra nga 300 e kusur euro shishen e duke bere shopping neper rinascentet e milanos. Keta jane te majtet e shqiperise,ne nje kohe kur kemi nevoje per njerez qe i kane duart te plasura nga puna ne fushe,njerez te kenduar jashte e qe vishen me roba te blera te gabi e qe per cudi i gjen te depresuar bareve duke pire fernet se domosdo nuk i gjejne dot vendin ne rilindjen e zene nga Gramoz Rucet Olta Xhackat.
Kukunja lerini pordhet e pervishjuni punes ne keni bythe.Ne skeni te pakten na kurseni keto shkrime prej intelektuali me syze me skelet kocke tefirmosura ray ban prapa kompjuterit tuaj 800 eurosh.
Une po shkruaj nga nje Pc qe me ta fal ta kane fut thote populli.

Une po shkruaj nga nje Pc qe me ta fal ta kane fut thote populli