Shpresë nga alibia e takimit me zonjën Klinton

1 Nëntor 2012, 21:19Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Sekretarja amerikane e shtetit Hillëri Kllintën ua ka bërë më të lehtë politikanëve shqiptarë veprimet e ardhshme politike vendimtare në funksion të integrimit të pritshëm në BE, që momentalisht është i pamerituar.

Cdo veprim që do duhet të ndërmarrin ata në javët dhe muajt e ardhshëm, tashmë është i justifikueshëm në sytë e opinionit publik dhe ata kanë tashmë alibinë e indietrove politike në emër të statusit.

Ata nuk do të shihen më si të humbur dhe pafytyrë, nëse u ka mbetur edhe pas kësaj vizite më cipë në fytyrë, përballë ndryshimit të pozicioneve të tyre të kalcifikuara politike sipas parimit shkak- pasojë, dhe kushteve të vëna.

Dhe ky është një nder i madh që ajo dhe kryedemokracia në botë i bën parafund-demokracisë evropiane, nëse marrin Bjellorusinë si dyshemen.

Mesazhi demokratik dhe dipllomatik i saj ishte shumë i qartë:” Rrituni se u plakët duke u sjell si fëmijë dhe trazovacër të shpifur politik. Bëhuni evropian dhe filloni me në fund të bëni zgjedhje normale dhe bëjini rezultatet e zgjedhjeve te ardhshme të besueshme”.

Fakt është se edhe pas kësaj vizite në Tirane, integrimi nuk mund të kaloj pa kaluar testin e verës politike të 2013-ës. Ai që nuk e merr dhe e kapërdin këtë mesazh, Uashington i ka dale hakut.

Fjalimi i Kllintën sa i admirueshem dhe dashmairës, është njëkohësisht edhe një shuplakë që i bëhet tërë klasës politike në Shqipëri 20 vjet pas përmbysjes së komunizmit.

Nëse Xhejms Bejkeri dikur në Tiranë deklaronte se “Liria funksion”, mesazhi i Kllintën ishte se “kjo liri sot calon”.

Por, a do të reflektoj apo jo klasa politike pas këtij fjalimi “roadmap demokratik”? Bej pjesë tek entuziastët e kujdesshëm dhe spektikët e rezervuar se do të ndodh.

Problemi shqiptar është se sa herë është në pushtet kryeministri aktual, ka gjithmonë probleme dhe ai më kujton replikën e famshme te Presidenti aktual francez me ish rivalin e tij Sarkozi. kur i tha ne një nga debatet, sfidanit të tij se “me ty problemi eshte i thjeshtë. Ti asnjeherë nuk mendon se je problemi”.

Dhe kjo është thëmbra e Akilit e demokracisë shqiptare. Në cdo shoqëri normale demokratike i takon qeverise gjithmonë që të marr hapin e parë dhe të tregoj vullnetin e duhur politik se reflekton ndaj sugjerimit dhe rekomandimit si në këtë rast, të një mikeshe të madhe të një vëndi të madh mik, si Shtetet e Bashkuara, që gjejnë kohë të të begenisin, edhe kur sta kanë ngenë.

Ashtu sic i takon edhe kryeopozitarit të reciprokoj në emër dhe për hir të filozofisë së integrimit dhe bashkepunimit të munguar politik, që të dyja palët tandem të tregojnë se kanë vesh për të dëgjuar dhe mënd për të gjykuar drejt.

Fokusimi i deklartarës se Sekretares amerikane të Shtetit në problemet e brëndshme demokratike shqiptare dhe jo tek Kosova dhe dhe e ardhmja e saj, ishte një tjëtër shuplake dhe anashkalim i spekullimit populist se dikush diku në Tiranë ka ndikim dhe influencon të ardhmen e problematikës kosovare. Kjo ishte e qartë pasi Tirana nuk është më aq relevante sa c’pretendon.

Nëse Berisha qeshte sinqerisht apo bënte shtrëgnimin e njohur në buzëqeshjen tip ngërdheshje të njohur, kur Kllintën përmendte luften e saj ndaj Obamës, duke i rënë pragut që të dëgjontë dera, kjo mbetet të shihet.

Për më tepër reflektimi i tij ndaj pergjegjesive që ka si qeveri ndaj fateve të integrimit dhe të demokracisë, kjo është një nga ato gjëra që historia shqiptare e dy dekadave të fundit nuk të jep shans të jesh optimist.

Ndërsa fleksibiliteti i Ramës për të plotësuar këshillën amerikane do të duhet të jetë më i pranueshëm dhe më i realizueshëm. Ajo që mbetet është të shpresohet kur veshtire se ka shpresë.

11 komente në “Shpresë nga alibia e takimit me zonjën Klinton”

  1. rrota says:

    ik o bire putane dhe mos e nxjerr koken se nuk jane sheruar plaget akoma ,se po te qihet motra ty dhe babait tend atje ku jeni

    1. Rrote k... says:

      Caro rrota ose rrota e k…! Ta kuptonje cqetesimn se ua menderosi Ameriqia Ne Mes te shtepis! Mo e vri mendjen Vella se me rrota k… Si puna jote Saliu jeton Sa enveri po Ne te tjeret c kusur kemi!

  2. Enver Hoxha says:

    Me sa e njoh une kete popull o Mane, nuk eshte ashtu ic thua ti, ki popuu e do tja thuac troc, si ja beja une, ki eshte armik thoja, kjo eshte trimereshe e partise dhe nuk e leja popullin te fantazonte dhe te rropatej me llafet e mija se cfare kisha dashur te theme une.
    Edhe zonja Kllinton foli me te hudhme, qe ti lere te dyja palet te vrasin veten se me cilen pale eshte Amerika, sallinjte thone Amerika eshte me partine demokratike, edistet thone jo se Amerika eshte me partine socialiste.
    Tani partite jane mbledhur dhe bejne pllanet e tyre qe te sulmojne armiqte se zonja Kllinton i ka dhene te drejte.
    Kure flisja une e thoja troc dhe populli ja bente mutin qysh ne ate moment tradhetarit, ose kur lavderoja ndonje, populli ja ngrinte piedestalin qysh ne ate moment Lej Fenit te ri.

  3. Londra says:

    O beno,
    Ik o plak se nuk eshte njeri keq per opinionin tat si spiun I perkushtuar ne cdo vend ku ke qene dhe ke spiunuar familjarisht.
    Si ste vjen turp qe ben si shenjtor kur e di vete se cfare “CUNT” je o zaberhone.

  4. Gjuha Shqipe says:

    Marr shkas nga “komenti” këtu lart që t’u lutem zonjave dhe zotërinjve gazetarë ta rrespektojnë më mirë Gjuhën Shqipe, e kam fjalën së paku për normën letrare, pale për një përdorim sa më të bukur të saj. Duket sikur të ngecin në fyt disa fjalë apo togje fjalësh, si indietro politike, relevante, pozicione të kalcifikuara, të kaloj pa kaluar, reciprokoj, të ardhmen e problematikës kosovare, fleksibiliteti etj. etj. Kultura dhe aftësia për ndërtimin e një fraze të qartë, sipas normave gramatikore dhe natyrës së përgjithshme të Shqipes, është një tjetër kërkesë me rëndësi për një publicist. Flm.

  5. artioni says:

    nje replike me GJUHA SHQIPE dhe te fshehurit pas saj. a e keni vene re sulmet qe i behn Manajt sa here u djeg nje batalioni njerzish dezhur nga pushteti qe ne pamundesi per te kunderargumentuar per problemt qe ngre artikullshkruesi, fillojne e shajne me liber shtepie dhe nje takem tjter bejne te diturin per ta poshteruar si ky Gjuha Shqipe qe duket tmerresiht medioker. Dhe me qe jemi tek gjuha nuk shkruhet rrespketoj me dy rr por me nje,meqe je gjyhater ose llaptar. po lerini ore keto budallalleqe,se po te ngecka ne fyt ty fjal relevante apo indiotro, si e do ti zbythje politike..!!1 kjo eshte forma e re vicidolesve per ne luften politike kunder njerezve kurajoz dhe te zgjuar si Manaj qe bashke me nje plejde trimash ne publicistiken shqiptare po i nxjerrin te palarat ketij regjimi te poshter qe edhe Clinton nuk ka me diplomaci tua perplas ne fytyre ne mes te shtepise. respekte GJUHA SHQIPE me nje r.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Artion,

      Erjon Brace i thote ish ministrit Basha: Me jepni nje pergjigje per 230 miljone euro, ku jane se me keto qe ju keni deklaruar, duket hapur qe jane vjedhur ne rrugen e kombit.

      Pergjigja:

      Saliu Ti je komunist, ti je tradhetar se do rrugen qe lidh shqiptart je kunder Kosoves.
      Zhozefina, Po mor ashtu je, je tradhtar, je kunra rrugs kombit, manej ju kshtu jeni te tan, asht njashtu sic thot zoti berrrish.

      Edhe njehere Brace, ore se me cmendet, po chyn ktu tradhtar e komunist, une po te akuzoj ty se ke vjedh 230 miljon euro nga rruga e kombit, ketu me jep pergjegje ti.

      Prap saliu bashk me zhozefinen, ikni mer tradhtar te ndyr, mjer shqypnja qe ju ma ju, komunistat e poshter.

      Keto jane argumentet e berishianeve, argumente qe te japin pergjigjet kur kerkon llogari per vjedhjet.

    2. Gjuha Shqipe says:

      Falemnderit për rr-në te respekti, është siç thoni ju, por nuk jua kam borxh atë përrua… jo aq të pastër, që nxirrni nga goja. Unë bëra një ndërhyrje gjuhësore, ndërsa ju i jepni ngjyrë politike-klasore. Por nuk jua marr për keq…

  6. Texas says:

    Lexoni sot berishen pas visites se Clinton per te kuptuar ate qe parashikon Analiza e z.Manaj dje ! Vecse respekte!

  7. ILIRET says:

    Ne nje emision televiziv degjoj Artan Hoxhen- Ne ne Shqiperi nuk e kemi problem tolerancen fetare, por toleracen politike. Ndersa bota qe habitet me ne, ne te dyja drejtimet, problemet politike i zgjidh shpejt. Per boten problem jane ngaterresat fetare.
    Aty e degjonte Artur Zheji, qe bente ehe, ehe….
    Si do te zgjidhet kjo pune ? – pyet Artan Hoxha.
    Une i jap nje pergjgje, qe mund te haje diskutime. Pergjigja eshte kjo: Berisha te behet prift, hoxhe apo kryegjysh. Dhe do te shikoni se si do te plase lufta fetare ne Shqiperi.
    Ama politika do te bjere ne qetesi…

    1. rezi says:

      gjë më me mënd që ke thënë o Ilirët, por Berisha që s’la gjë pa shkatërruar nuk duhet të marrë një gradim të tillë…ai duhet të futet 5 pashë nën dhe e të zhduket nga sytë këmbët se as televizorin s’duam ta shohim tani, në cdo 30 minuta dëgjohet zëri i tij…të vjen të shkosh në banjë vetëm për të mos e dëgjuar kur flet, pa le ta bësh hoxhë e të pëllasë në majë të minaresë, do na trëmbi dhe gjënë e gjallë se për njerëzit i ka trëmbur me kohë. Gjënë e gjallë, e kam fjalën për gomerët se qingjat e deshët i ka cuar në thertore…u janë ngritur qimet përpjetë shoqatave për mbrojtjen e kafshëve kur kanë dëgjuar c’vendim ka marrë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje