Gjykata Kushtetuese në botën e çudirave!

7 Nëntor 2012, 19:56Blog TEMA

Nga Dorian Matlija

Me 31 tetor Gjykata Kushtetuese doli me një njoftim publik ku thuhej se rrëzohej kërkesa e shoqatës së qiramarrësve që duhet të lirojnë banesat, pronë e ish-pronarëve. Mirëpo nuk po na dalin fare llogaritë me ligjin. Neni 72 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese flet qartë kur thotë se: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shpallet i arsyetuar….”.

Sikur kjo të duket e paqartë, na vjen në ndihmë edhe neni 13 i Rregullores së gjykatës, i cili thotë: “…Pas çdo shpallje vendimi një kopje dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare. Vendimi pasqyrohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës në formën e tij të plotë.“…

Interesant është fakti që vendimi i datës 31 tetor u shpall publikisht me anë të mediave nga vetë Gjykata Kushtetuese, ndërkohë as nuk është i arsyetuar, as nuk është dërguar për botim në Fletoren Zyrtare dhe as në internet nuk është publikuar në formën e tij të plotë, apo ndonjë formë më gjysmake. Fare, fare…

Madje në internet na del kjo pamje: Menjëherë pas Vendimit nr. 49 dt. 26 korrik 2012 vjen në radhë Vendimi tjetër me nr. 50 dt. 01 nëntor 2012 që është një vendim komplet tjetër. Vendimi i datës 31 tetor, që duhej të ishte në mesin e këtyre të dyve, nuk del askund dhe duket se nuk ka as biletë për t’u ulur në ndonjë radhë midis 49 dhe 50, përveç se t’i vihet një numër skiç 49,5…

Shumë e çuditshme apo jo… dhe këto gjëra ndodhin me rastin e një vendimi që prek interesat e mbi 30 mijë shqiptarëve, 15 mijë qiraxhinj nga njëra anë dhe të paktën 15 mijë pronarë nga ana tjetër. Këto gjëra ndodhin edhe kur Gjykata e Strasburgut kërkon vendimin e zbardhur ta shohë. Çfarë t’i themi Strasburgut? Ec e bindi ata që gjykata jonë ka marrë vendim por nuk e ka arsyetuar akoma… Kam frikë se nuk do na besojnë. Për ta është njëlloj sikur t’i thuash që toka është e sheshtë dhe jo rrumbullake…

Gjithçka mund të jetë, por është shumë e çuditshme të jemi para një vendimi tipik final. Sikur Gjykata Kushtetuese të kishte rrëzuar vetëm kërkesën për pezullimin e aktit dhe të kishte vazhduar shqyrtimin e çështjes atëherë do kishte me shumë kuptim kjo situatë, por jo, flitet për rrëzimin e të gjithë çështjes.

Nuk dua të besoj se Gjykata Kushtetuese na ka thënë nën zë se “Ne po e rrëzojmë një herë dhe pastaj na lini ca kohë të gjejmë ca arsye. Nuk kemi rrugë tjetër. Vetëm po të shkelim nenin 72 të ligjit, dhe nenin 13 të rregullores do arrijmë të japim vendimin pas 6 muajsh dhe njëkohësisht mos pezullojmë aktin…”. Dreq o punë, nuk di ç’të besojë njeriu…

Kjo mënyrë të vepruari na mbush me dyshime që vendimi është marrë pa u studiuar çdo element i kërkesës dhe pa u diskutuar çdo fjali që do duhet të përmbajë vendimi i arsyetuar. Nuk ka faj ligji që nuk e preferon këtë mënyrë shpalljeje.

Përderisa në datën 31 tetor 2012 nuk paska realisht vendim, atëherë jemi përpara faktit që gjithçka mund të ndryshojë deri në miratimin e versionit përfundimtar. Neni 11 i rregullores e thotë shqip që: “Para se të bëhet votimi përfundimtar, gjyqtari ka të drejtë të ndryshojë qëndrim dhe/ose të kërkojë shtyrjen e diskutimit mbi çështjen”.

Gjatë kësaj kohe gjykata do e ketë mundësinë reale të shohë vetë se si pjesa dërrmuese nuk do përfitojnë dot kreditë apo banesat sociale, ndryshe nga pamja optimiste që dha ministri Olldashi në seancë. Ky realitet bën vaki të ndikojë në bindjen e brendshme të gjyqtarëve, të cilët ende nuk kanë votuar për miratimin e versionit përfundimtar të vendimit dhe për këtë kemi për kallauz vetë numrat e vendimeve dhe datat që nuk mbulohen dot me shoshë.

Shpresojmë të jemi thjesht përpara një lapsusi të administratës, e cila nuk e ka sqaruar mirë se çfarë rrëzoi gjykata dhe pse e rrëzoi. Me të drejtë jemi kuriozë. Meqenëse kjo situatë na ka futur në botën e çudirave, do bënim mirë po ta pyesim një herë vetë gjykatën të na e sqarojë. Fundja u bëmë kuriozë se deri ku shkon vrima e lepurit të bardhë.

9 komente në “Gjykata Kushtetuese në botën e çudirave!”

  1. kulmaku says:

    Jam nje nga ata qe adresen ne Shqiperi e kam ne nje appartament ne nje pallat me ish pronar,,Nuk kam asnje gje me ish pronaret ,ata ta marrin dhe ta gezojne pronen,por e keqja qe une e parandjeva qe ne 92 ishte se ne asnjehere nuk do te kishim shtepine tone perafersisht me te njejtat kondita si edhe te gjithe qytetarve te tjer qe privatizuan shtepit shteterore.Dhe me kete ligj ata na nxjerrin fishek duke na mohuar kontributin tone familjar per 40 vite .Kjo ishte nje arsyet kryesore si dhe duke pare edhe zymtesine qe do te perjetonte jeta jone dhe e femijve tone ne perspektive ne Shqiperi,beri qe ne te marrim nga syte kembet ketej pertej Atlantikut , ku sot jetojme,punojme te qete dhe ekonomikisht shume mire dhe disponojme jo nje por dy shtepia,si dhe nje perspektive e shkelqyar per femijte tane..Per kete sa me siper do te falenderoja nga zemra politikanet shqiptar ,Saliun,Fatosin,Ilirin,,etj dhe krejt hajdutet dhe kriminelet e tjer politikan qe krijuan mjedisin e temershem ku sot po jeton populli shqiptar,qe na dhane shtytjen per te ikur nga ai vend.Ju pacim sa malet Sali dhe gjithe ndysirat e tjere politikan shqiptar.

    1. Enver Hoxha says:

      Po blije nji kallashnikov more djale, se nuku kushton shume, me te mire nuku mrrin vesh, beja edhe ti me te keq, ki burg qe eshte sot mo, seshte hic gje fare, futesh brenda sot dhe per nje vit je perjashta.

  2. burbuqja says:

    …Pastaj do thone Gykata e strasburgut ne boten e cudirave… Ketu po vriten njerez per nje varse floriri. Keta pronar jan treguar shum te duruar, ti marresh tjetrit shtepine te pakten 20 vjet demokraci se shumti 60 vjet kur dihet shkencerisht qe mosha mestare njeriut ne shqiperi eshte 72 vjec. Se marr vesh pse ngatrron Gjykaten Kushtetuse me qeverin? Gykatat jane pushtet i pavarur dhe ne GJK ceshtjen e coi vete avokati qiramarrsve jo qeveria. Tani avokati qahet per institucionin ku vet e coi ceshtjen. Mos ju qaj hallin ish komunistave qiramarres se i kane vene leket pale, pale. Po nejse ju avokatet mbroni dhe Shaban Norejen, pedofila, e ctju dali perpara, ket pun keni juve. Problemi eshte ky dyzim ndermjet politikes dhe porfesionit strik avokat.

    1. aManFromTirana says:

      Burbuqe, dukesh qe nuk e ditke shume mire situaten. Asnje nga qiramarresit nuk pretendon t’i marre shtepine pronarit, thjesht qe te gjindet nje zgjidhje me mire per te gjithe, pra ashtu si shteti shiti shtepite ne fillimin e viteve ’90 me cmime shume te ulta, te gjindet nje zgjidhje edhe tani. Bashkia e Tiranes ka ndertuar disa Banesa Sociale dhe ajo mund te jete nje zgjidhje per nje pjese.
      Lidhur me komunistat qiramarres, mos kujto se i kane leket pala-pale.
      E para, ku e bazon kete mendim qe mund t’i kene leket me tufa.
      E dyta, pjesa me e madhe e shtepive me pronare (nuk po them te gjitha, sepse nuk i kam pare te gjitha) jane shume te vjetra dhe ata qe do i kishin leket ta siguroj une se nuk do te jetonin aty. Megjithese shume kane investuar ne ato shtepi (ne banjo, dyer-dritare, tjegulla, pllaka etj. – gje qe eshte normale), ato shtepi vazhdojne te jene te nje niveli te dobet dhe ne shume raste me qerpic.
      Pra, ti Burbuqe, mos e bej kaq te lehte situaten dhe mos e ngaterro me politiken. Gjykata kushtetuese e ka hedhur poshte dy here kete vendim, kurse tani e pranoi njezeri. Keto shiko ti…

      1. Burbuqja says:

        Aman kur te hikni merrini me vete ato pllaka penxhere qe keni investuar se nuk i duam e duam pronen te na kthehet ne gjendjen e meparshme me gelqere dhe idromat me penxheret e bera ne italin e 1930. Te na kujtoj femijerine. Hiqini dhe ato baret lluksoze me lloj lloj pijesh, se shumica i ka ber lokale biznes shtepite. Vetem hikni mos ja u pafshim bojen sovjetikve proletar.

        1. fatmiri says:

          Qenka ngrohur me duket burbuqja. Kujdes burrat se kushedi ç’kerkon ajo, si e do sa e do, me ç’ngjyre, me llafshe a pa llafshe…

  3. ciu says:

    keto gjera jane pak, duam te shofim me te medha se ajo kur gjykata zhgenjeu dhe mashtroi gjithe banoret e tiranes mbasi ia numeroi votat me si tia donte qefi sashenkes dhe bashes. tani ne presim ndodhi me bombastike nga gjykata se ky numri 30.000 eshte shume i vogel para atij te gjithe banoreve te tiranes. jepi gjykate na cudit me gjemat e tua

  4. EuroMaloku says:

    NE SE NE KETE SHKRIM BEHET FJALE PER SHQIPERINE ATEHERE NUK KA ASGJE PER TU HABITUR…!
    DHE KOT HARXHONI GIGABYTE TE KOMPIUTERAVE..!

  5. fule says:

    Sali Berisha e ktheu ne Bordello edhe Gjykaten Kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje