Nga Andet Hoxhaj
Vendimi i marre ditet e fundit, pas nje retorike te gjate e absurde per te “futur duart” ne evenimentet historike te kombit shqiptar; ne perpjekje per te lene menjane te vertetes historike e ndergjegjes se ketij populli , ate madheshti qe vetem burra shteti si Ismail Qemali e bashkekohesit e tij mund t’i falnin atdheut te tyre. Ky komb eshte rritur, arsimuar, krenuar e lartesuar me idealet, ndergjegjen, aktet historike dhe penen diplomatike e shteterore te burrave te “Ballkonit” modest por te madherishem te Vlores prej nga ky flamur u valevit ne emer te pavaresise e vazhdimesise shqiptare ne 28 Nentor 1912.
Ne ate fillim shekulli, Ismail Qemali e shume mendje te guximshme e te ndritura te ketij kombi, arriten te sfidonin Fuqite e Medha e te triumfonin me nacionalizmin e atdhedashurine e tyre per hir te gjeneve shqiptare; ne emer te femijeve te tyre per te jetuar shqiptare te lire , te lire dhe mbi te gjitha TE LIRE.
Ata burra shteti , qe sot, nje arene kllounesh mundohen t’i mbysin nen hijet e se vjetres, e se shkuares, I dhane historise emer , qytetarise lavdi e mbare kombit tone PAVARESI. Ata na dhane pavaresi jo per te qene ata ne krye e per te sunduar me pushtetin e forces e te dhunes; jo per te kundervene qytetaret e ketij kombi. Ata sollen PAVARESI qe ky komb te trashegoje ne breza kulturen, idealin dhe vleren e te qenurit te pavarur; qe ne sot te dime te luftojme edhe me shume per te marre PAVARESI prej nje sistemi politik te korruptuar.
Ky flamur e ky komb njohen PAVARESI ne 28 nentor 1912 ne qytetin e Vlores, jo sepse e themi ne, jo sepse e thote opozita, jo sepse e thone librat e historise me te cilet kemi njohur vendin tone e nepermjet tyre edhe prejardhjen e vetvetes, por sepse qendron nje e vertete me e larte e me e paster ; ajo e HISTORISE, ajo e ISMAIL QEMALIT dhe aktit te burrave te Pavaresise. Kush nuk do te besoje ne historine e ketij kombi, kush nuk do te respektoje flamurin dhe identitetin e ketij kombi, kush deshiron e perpiqet te shkarravis me turp ndergjegjen e ketij populli; ai nuk eshte shqiptar! Ai qe nuk beson ne historine e vetes se vet, nuk ka sesi te besoje ne historite e fuqive te mbinatyrshme; AI pretendon kot se beson ne ZOT!
Ajo qe na jep emer shqiptar nuk eshte nje pasaporte; nuk eshte nje territor! Ajo qe na bashkon e na sjell te gjitheve ne Vlore ne 28 Nentor , ne 100 Vjetorin e PAVARESISE eshte historia, tradita, nderimi e perkujtimi per te gjithe ata qe 100 vite me pare, sollen ne jete Shtetin e pare shqiptar; I dhane fryme nje kombi te uzurpuar e nenshtruar 500 vite nga nje Perandori e Huaj.
Ndjej qe edhe ne kete 100 vjetor duhet te punojme fort per te risjelle ne jete nje Shtet te ri, nje Rilindje te vlerave dhe nderit shqiptar!
Ne, te rinjte e ketij vendi, te ketij qyteti ku mori jete PAVARESIA kombetare, sensibilizohemi me punen e perkushtuar, axhenden e percaktuar te Bashkise Vlore, sepse ajo do te shtroje sofren e madheshtise ne nderim te madheshtise qe na dhuron historia e 100 viteve me pare. Kete sofer nuk e lartesojne as fondet e mohuara te Kryeministrit e as “festimet” elektorale te Kryeqytetit sepse 28 nentori dhe jo nje e ca dite me pare saj, e mbart ne vetvete perulesine dhe krenarine shqiptare. Shqiptaria e ndjenjat nuk blihen me tortat shumekateshe; ato kane rrjedhur ne breza, e do te vazhdojne te rrjedhin per kedo qe beson ne Shqiperi e ne historine e kombit te vet! Te gjithe te tjeret do te jene thjesht ca hije qe historia vete do te dije mire si t’i shperbleje!
Hajde shkrim hajde. Ahahahahaha. O Tema e keni ulur steken fare lol
O Toni pa beje ti nje shkrim atehere!te shohim sa di te shkruash?!
O Toni mos te quajne gje I.H?
KUSH MOHON HISTORINE E TIJ ; NUK I AFRON ASKUSH KARRIGE NE TAVOLINE KU JANE ULUR TE GJITHE !
DUHET TE DISH TE SHKUAREN TENDE,PER TE PERCAKTUAR SE KU DO SHKOSH NE TE ARDHMEN!
KUSH MOHON HISTORINE E TIJ ; NUK I AFRON ASKUSH KARRIGE NE TAVOLINE KU JANE ULUR TE GJITHE !
DUHET TE DISH TE SHKUAREN TENDE,PER TE PERCAKTUAR SE KU DO SHKOSH NE TE ARDHMEN!
TE GJITHE TE NDERGJEGJSHMIT DHE TE MIRET DO MUNDOHEN TE VINE NE VLORE PER FESTE!
@toni, nuk ulet steka, kur publikohen shkrime te te rinjve me energji dhe me potencial, te cilat pasqyrojne te verteten duke na bere te gjitheve nje “dush te ftohte” per tundimin perballe tendencave percarese te politikes.
Artikulli, ashtu sikurse edhe vet akti i Pavaresise, me sa lexoj, ndryshe nga politika, na bashkon.
Nji shkrim vertete per tu vlersuar , per te bashkuar ne kete feste te gjithe Shqiptaret ne date 28 nentor ne sheshin e Flamurit. Te pergezoj.
Nje thirje qe vjen natyrshem,nje thirje qe na kujton se kush jemi,nje thirje per vleresim te historise dhe firmetareve te Pavarrsisr.Brabo Andet!
bravo Andet nje shkrim mjaft inspirues.
Urime per shkrimin Andet!
Vleresohet inisiativa, guximi dhe permbajtja. Te pergezoj per te treja!
“Shqiptaria e ndjenjat nuk blihen me tortat shumekateshe; ato kane rrjedhur ne breza, e do te vazhdojne te rrjedhin per kedo qe beson ne Shqiperi e ne historine e kombit te vet! Te gjithe te tjeret do te jene thjesht ca hije qe historia vete do te dije mire si t’i shperbleje!”
urime Andet per kete shkrim…dhe nje thirrje per gjithe shqipetaret kudo ne bote per te festuar kete 100-vjetor ne Vloren tone te dashur!
O Andet i ke rene pikes, se je nip i XHEBRO GJIKES1