Ekonomia në vendnumëro në 9 muajt e parë të vitit!

8 Nëntor 2012, 17:57Blog TEMA
Ekonomia në vendnumëro në 9 muajt e parë të vitit!

Pritet të kemi më pak investime prodhuese, më pak linja të reja prodhimi, më pak punësim, më pak të ardhura, më pak potenciale për konsum, pra më pak kërkesë në ekonomi. Ndërkohë që kemi rritje me 104 milionë dollarë të importit të lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike. Edhe pse jemi vend me burime nafte dhe potenciale prodhimi energjie elektrike.

Nga Ilir Beqja

Po vijojmë komunikim periodik të filluar që prej muajit mars, për të ndarë me ju lexues analizën joshterrueese të disa treguesve kryesorë ekonomikë të 9 muajve të parë të vitit. Gjendja e ekonomisë është dëshpëruese dhe konstatohet se nuk ka përmirësim të treguesve apo krijim të një tendence shpresëdhënëse. Kanë kaluar 3/4 e vitit, kanë dalë rezultatet aktivitetit ekonomik edhe për periudhën e verës dhe të fillimit të vitit të ri shkollor parauniversitar ku përsëri nuk pasqyrohet në rritje të qarkullimit ekonomik.

Tregtia me Jashtë

Të dhënat zyrtare për nëntëmujorin na tregojnë se volumi i tregtisë me jashtë është pothuajse në në vendnumëro. Rritja është vetëm 1 % dhe vjen thjesht e vetëm nga nënçmimi i lekut kundrejt dollarit në këta 9 muaj. Rritja e eksporteve me 6,7 % mezi arrin të balancojë rënien e importeve me 1,1 %.

Importet kanë rënë me 42 milionë dollarë. Në pamje të parë rënia e importeve mund të ishte lajm i mirë, por nëse shohim strukturën shohim se dy grupe të rëndësishme si ”materiale ndërtimi dhe metale” dhe ”makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë, së bashku, një rënie me 12.7 % apo me 168 milionë dollarë.

Kjo tregon që pritet të kemi më pak investime prodhuese, më pak linja të reja prodhimi, më pak punësim, më pak të ardhura, më pak potenciale për konsum, pra më pak kërkesë në ekonomi. Ndërkohë që kemi rritje me 104 milionë dollarë të importit të lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike. Edhe pse jemi vend me burime nafte dhe potenciale prodhimi energjie elektrike.

Midis grupeve të eksporteve shqetësues është fakti që ka rënie grupi “tekstile dhe këpucë” si dhe ”lëkurë dhe lëkurë e përpunuar”. Ky grup jo vetëm që përbën rreth 1/3 e volumit të eksporteve shqiptare, por vazhdon të jetë një sektor ku punojnë një numër i madh personash. Rënia e këtij eksporti me më shumë se 5 % dhe varësia e tij, kryesisht, nga kërkesa e tregut italian dhe grek, parashikojnë një situatë pesimiste në punësim, rënie e tij, e për pasojë po ato efekte negative që shpjeguam nga rënia e importit të makinerive.

Administrimi Fiskal

Në tetë muajt e parë të 2012, të ardhurat tatimore të arkëtuara në buxhetin e shtetit janë rritur vetëm me 2,4 %. Nëse marrim për bazë rritjen e taksës së karbonit dhe taksës së qarkullimit bashkë me efektin e tyre në tatimin mbi vlerën e shtuar, si dhe efektin e amnistisë fiskale, duhet të pranojmë se në nëntëmujorin 2012 nuk kemi rritje të të ardhurave nominale. Pra, nuk kemi rritje të aktivitetit ekonomik krahasuar me periudhën respektive të vitit 2011. Edhe analiza e të ardhurave të realizuara nga taksa të veçanta tregon se qoftë konsumi është ndalur, qoftë sipërmarrjet e individët nuk kanë rritje të ardhurash.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është rritur me vetëm 1,7 %, gjë që tregon për frenim të aktiviteteve sipërmarrëse, sidomos, në tregun e brendshëm. Rritja e arkëtimit nga TVSH më pak se inflacioni mesatar 9 mujor (ky tregues është 1,9 %) është dëshmi e ngecjes së ekonomisë.

Tatimi mbi Fitimin është pakësuar me 16,6 %, tregues ky që sipërmarrjet po fitojnë më pak. Perspektivë e afërt e zymtë. Më pak kapacitete për investim, më pak mundësi për punësim dhe për herë të katërt në këta muaj na duhet të përsërisim pasojat në frenimin e kërkesës së brendshme.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale është pakësuar me 0.9 %. Pra, as efekti i rritjes së pagave të buxhetorëve në korrik 2012 nuk ka sjellë më shumë të ardhura. Nëse të ardhurat nuk janë rritur, por konstatohet shtrenjtim i jetesës, edhe shumica dërrmuese e atyre që jetojnë me pagë janë më keq.

Mosarkëtimi i të ardhurave të programuara, e ka shtrënguar qeverinë të mosrealizojë programin e shpenzimeve. Shpenzimet kapitale në nëntëmujorin e parë 2012 janë 67 milionë dollarë më pak se e njëjta periudhë e 2011 ose me një rënie prej 15 %.

Tregu i Sigurimeve

Rënie e eksporteve, rënieve e fitimeve, rënie e investimeve publike, rënie e të ardhurave personale. Të gjitha së bashku, mesa duket i kanë shtrënguar sipërmarrjet e individët të reduktojnë shpenzimet. Dhe më shumë nga të gjithë e ka pësuar tregu i sigurimeve. Primet e shkruara bruto janë 111 mijë dollarë më pak se në nëntëmujorin 2011 ose 0,2 % më të ulëta. As rritja e primit të sigurimit për TPL nuk ka arritur të rrisë totalin e portofolit. Ndërsa numri i kontratave të lidhura ka rënë me 8,3 %.

Përmbledhtazi, përkeqësimi i treguesve në nëntëmujorin e 2012 është dyshifror:

Rënie e fitimit të sipërmarrjeve me 16,6 %.

Rënie e investimeve publike me 15 %.

Rënie e importeve të makinerive, pajisjeve, materialeve të ndërtimit me 12,7 %.

Rënie e kontratave të sigurimeve me 8,3 %./JAVA

5 komente në “Ekonomia në vendnumëro në 9 muajt e parë të vitit!”

  1. plaku says:

    Une personalisht kam mendimin se faktori kryesor qe shkateroi socjalizmin real ne bote ishte ana ekonomike. Ekonomia shqiptare sic duket ka probleme te medha ndersa Sala ha rehat kofsha pule, qe e zente gripi i pulave inshallah :

    http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/11/doku5.jpg

  2. safeti says:

    Ilir Beqo merrej me allishverisha, korrupsione tendera miliona euro, prandaja prokuroria e hoqi nga parlamenti e la rrugve.

    1. fule says:

      Pa lidhje. Tamam Salizhizem rrugesh.
      Ajo ishte ceshtje mandati, a quhet i filluar kur ben betimin apo jo.

  3. adi says:

    Ka lezet ky farë djali. Mos e paftë syri i keq. Nuk e di pse më dhimset. Kshtu i thotë shefi, ashtu thotë ai. Mos i bini në qafë. Ka qejf të jetë në parlament.

  4. hajriu says:

    ….prisni prisni se me mu*t do veje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje