Për zgjedhësit e vendosur nuk është e nevojshme të harxhohen para, kohë, dhe energji në fushatat elektorale – ata votojnë për partinë e tyre sido që të venë punët. (Të paktën 35% e votave të 1997-ës në Shqipëri, për shembull, shkuan për PD-në, edhe pse ajo nuk mundi të zhvillonte fushatë në pothuaj gjysmën e vendit dhe shumica e shqiptarëve i kishin lënë paratë e tyre në skemat piramidale.) Shënjestra e vërtetë e fushatave elektorale të një partie janë votat e zgjedhësve të lëkundur e të vakët. (Të lëkundur janë zgjedhësit që në zgjedhjet paraardhëse kanë votuar për një parti, por mund të votojnë për një parti tjetër në zgjedhjet e radhës; ndërsa të vakët janë ata që kanë pas votuar me gjysmë zemre dhe mund të mos votojnë më për partinë në fjalë, ose që nuk kanë votuar në zgjedhjet paraardhëse, por mund të votojnë për të në zgjedhjet e radhës.)
Në kushtet kur ekonomia shqiptare është ngadalësuar kaq shumë dhe buxheti i shtetit po kalon vështirësitë e shkaktuara nga ky ngadalësim, duken të vogla shpresat e Berishës që të bindë të votojnë për të zgjedhës që kanë votuar për koalicionin e udhëhequr nga Rama në zgjedhjet e 2009-ës. Gjithashtu të vogla duken edhe shpresat e Berishës për të bindur të votojnë për të zgjedhës që nuk kanë votuar fare në 2009-ën, ndonëse e kishin moshën e duhur për votim. (Votuesit e rinj përbëjnë një histori më vete – ata, në përgjithësi, ndjekin shembullin e prindërve të tyre).
Zgjedhësit që Berisha ka shpresë se mund t’i sugjestionojë me fushatën e tij elektorale, janë ata që kanë votuar vaktësisht për të në 2009-ën dhe mund të mos marrin fare pjesë në zgjedhjet e ardhshme, ose ata që po mendojnë të votojnë për ndonjë nga partitë e reja të djathta. Se sa votues janë të tillë në të gjithë Shqipërinë vetëm i madhi Zot mund ta dijë, por në qoftë se rreth 7% e elektoratit të 2009-ës largohet nga treni i famshëm me 17 vagona i koalicionit që Berisha udhëhoqi në ato zgjedhje, atij nuk i bën dot më derman as Lleshi i KQZ-së dhe as Ristani i Ministrisë së Brendshme.
Për t’iu shmangur kësaj katrahure, Berisha, ashtu si Fatos Nano para zgjedhjeve të 2005-ës, po punon që të realizojë një takim sado të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, para zgjedhjeve të 2013-ës. Nëpërmjet këtij takimi ai synon t’u japë votuesve të vakët e të lëkundur mesazhin se ka mbështetijen e plotë të Uashingtonit për një mandat të tretë, prandaj ata duhet t’ia bashkojnë votën e tyre koalicionit fitues. (Se sa efikas do të ishte një mesazh i tillë nuk mund ta parashikojmë, sepse Nano nuk na e krijoi një precedent që mund ta merrnim si shembull studimi – ai, pavarësisht përpjekjeve të ethshme, nuk e realizoi dot një takim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë para zgjedhjeve të 2005-ës.)
Në strategjinë e Berishës për realizimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë para zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm, një fitore e Romney-t përbënte një nga armët më të forta. Kryestrategu i fushatës së Romney-t, Stuart Stevens (majtas në foton shoqëruese), ka qenë konsulent i fushatës që risolli Berishën në pushtet në vitin 2005. Ndërmjetës për ardhjen e tij në Shqipëri ishte famëkeqi Damir Fazlliç, i cili është një mik i ngushtë i familjes Berisha dhe njeri me lidhje të afërta me qarqet republikane që kanë ndihmuar Romney-n në ngjitjen e tij meteorike. Dhe me Romney-n në Shtëpinë e Bardhë, këta miq të Berishës mund ta kishin më të lehtë realizimin e një vizite të tij atje.
Ndërsa me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, trokitja në atë portë vështirësohet shumë për Berishën. Administrata Obama, nëpërmjet ambasadorit të saj në Tiranë, i tha Berishës në televizionin proberishian ABC News këto fjalë: “Në një shoqëri demokratike, një prej detyrimeve, një barrë është që duhet të qeverisësh, të marrësh vendime të vështira, të bësh dialog me dikë që mund të doje edhe ta mbysje fare, por prapë e ke detyrim [të dialogosh], je zgjedhur për këtë – nëse vihesh kaq shumë në siklet, atëhere hiq dorë nga pozicioni që mban, atëherë ik, lëre ta bëjë dikush tjetër”. Ndërsa disa muaj më parë, Departamenti i Shtetit i paraqiti Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës dhe, në përmbledhjen ekzekutive të raportit (e cila ka të koncentruar qëndrimin politik të Departamentit të Shtetit), thuhet për Shqipërinë se “një ambient i polarizuar zgjedhor, i karakterizuar nga incidente manipulimi dhe numërim të kundërshtueshëm votash, minuan të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar pushtetin në mënyrë të lirë”.
Pas qëndrimeve të tilla të ashpra të administratës Obama ndaj Berishës, mund të bësh pa mëdyshje hamendjen se ky i fundit do ta kishte pasur më të lehtë trokitjen në Shtëpinë e Bardhë, në qoftë se në të do të futej Romney në 20 janar të 2013-ës…
http://respublica.al/opinion/2012/11/08/perse-berisha-e-donte-romney-n-ne-shtepine-e-bardhe
Falenderojme popujt Amerikane qe dijten te vejne piken mbi I. Kjo pika mbi I nuk ishte vetem per interesat e Amerikaneve por per interesat e mbar popujve te Botes.
hahahahahahhaahaha cere bohet mer yahoo !!!!!!!!!!!!
Ne nji kohe kur vemendja e ktij populli duhet te shikoj
ne problemet akute qe po agrovohen cdo minit cdo ore e cdo dite me shume
nga qenia ne pushtet akoma e nji krimineli ,nji antishqiptari,
nji dordoleci ,qenie te pershtire si berisha , ky gabel qenka preokupuar
se smendon nji cope muti si berisha .
Kjo eshte e pabesushme se cfar plerash qelbin ate shoqeri atje.
Nuk arrij te kuptoj se nderkoh qe nji manover e tille e anl-isteve si ky zaqolja,lejohen nga media ,te cilet bejn shkrime idiote kundrejt pageses ,per te shmangur vemendjen e opinionit nga problemet reale qe e shqetesojne ate sot !
Kujti intereson kjo idiotesi kjo tumse lancuar opinionit shqiptar !
Perse lejohen kta sharlatan te infektojn trurin e asaj shoqerie
me te tilla devijime truri e menyre te te parit te problemeve ne nji shoqeri, duke i orientuar gjithmon ne absurditet.
Deri kur do vazhdohet me nji mentalitet te tille ordiner qe e uli ne byth kombin ,kte vend ,ku muti i ka dal persiper dhe e ka permbytur komplet , gjithcka?!
Perse nuk ka nji reagim kunder sahanlepiresve te pushtetit e bythlepiresve te diplomuar te cilet jane ne cdo kohe vetem ne funxion te degjenerimit te atij populli ,duke perjashtuar e mos menduar asnjiher
per Vlerat Njerezore .
Boll mer putana ,porstituta te shoqerise shqiptare.
Si su lodhet njiher mer plera qelbanike te ndyre.
Qytetari
E keni gabim z.Zaloshnja! Ju nuk keni hyre tamam ne koken poetike e plot te papritura te Berishes, te madhit tone e te botes anadollo-magjyptiano-mongoloide. Keto dite jam kthyer nga Kenia ku bera nje vizite biznesi per te siguruar nje sasi bari per delet e katundit. Aty, rastesisht pata nje nje takim te rendesishem me cunin e halles te zotit Obama, mr. Mgubme Sangye Domangmu, autoritet absolut i krahines te Ababas-e te shtetit lindor te Ububus-e. Ishte nje zoteri i hapur e nje simpatizant jo vetem i Shqiperise, por cuditerisht i zotit Berisha. Gjate bisedes me te, mora vesh se per cunin e dajes te vet, pra per zotin Obama, nje vend te pazevendesueshem ne zemren e tij zinte kryeministri i Shqiperise. Ai me tha se, ne se Z.Obama rizgjidhej, ai do te bente cmos e ishte i sigurte qe do t’ja arrinte ti mbushte mendjen popullit shqipetar, per ta lene te lire zotin Berisha, te cilin do ta emeronte si keshilltar te vet personal, per ne nje nga zonat me te rrezikeshme te globit, ne xhunglen e Sumas, fisi drejtues i te cileve si kanibal me nam, kishin filluar te hapeshin mbi zonen e tyre te influences e ne baze te te dhenave te andropaleontologut taleban me origjine afgano-shqiptare prof.Mete Metes, shume shpejt do te dilnin ne qender te New Yorkut, diku duke gerryer shkembenj e diku, aty ku dilnin njerez kocka. Sipas tij, Presidenti Obama i kishte thene se kishte marre garanci te plota nga zonja Klinton, se ne se mund te kete njeri ne bote qe te mund ti bej balle ketij fisi te temerrshem, ishte z. Berisha. Ajo u sigurua plotesisht per kete, pasi pas bisedes qe beri me te gjate vizites ne Shqiperi, konstatoi se ky do te ishte shpetimi i botes anglo-saksone. Fakti qe ai shprehu para saj ,deshiren per tju a bere deputeteve te vendit te vet fytyren si sholla e kepuceve, tregonte se fisin ne fjale do ti rripte te gjalle e me lekuren e tyre do bente sholle e kepuce per Parlamentin e vendit te vet te varfer e hallexhi. Konfidencialisht nga nje bisede kafeneje qe bente nje zedhense e partise te tij, nje tip me emrin Sanije apo Sumije (nuk jam i sigurt per emrin, i cili i fillonte me S), dilte se edhe ai kishte rene dakort, pasi nga ana e pergjuseve te Shikut, kishte marre vesh se ne se Presidencen e fitonte Zoti Romney, ai do ta propozonte si President te shoqerise mbareboterore te pastrimit te kanaleve te ujrave te zeza, si premise per parandalimin e zmadhimit te vrimave te zeza, gje qe nuk e pelqente fort nga qe tashme syri i tij qysh prej vitit 1968 ishte mesuar me tesera e vrima te kuqe.
Nuk arrij te kuptoj faktin qe, jo vetem politikanet por edhe populli jane te bindur se, faktori Amerike eshte faktori kryesor per zhvillimin e demokracise ne vend. Me ka habitur sidomos SERVILIZMI i publicisteve tane dhe kuptohet edhe SERVILIZMI i politikaneve tane te te gjithe spektrit politik, te cilet ne unison e quajten fjalimin e zakonshem te Klintonit ne Parlament si nje fjalim HISTORIK. E lexova disa here kete fjalim dhe nuk gjeta gje historike.
Eshte e njejta histori edhe me kohen e Enverit kur na vizitonin kinezet te cilet, priteshim me delir te urdheruar dhe fjalimet e te cileve ishin fjalime historike.
Eshte e kjarte se Amerika eshte aleati yne me i madh strategjik por jo te hymnizohet ama.
More miq, Amerika ka tani problemet e veta dhe ajo nuk ka as kohe dhe as mjete ta beje boten perfekte. Amerika mbron interesat e saja gjeo-strategjike. Ajo duhet ti siguroje industrise amerikane levrimet e sigurta dhe mundesisht me cmim sa me te ulet te naftes. Lufta ne Irak u be per naften. Lufta ne Afghanistan po behet sepse, eshte problemi i Pakistanit i cili ka bomben atomike dhe Amerika, me te drejte, ka frike se mos kjo bombe bie ne dore te islamisteve.
Per Shqiperine ata duan vetem QETESI. Neve si popull duhet ta kemi te kjarte se VETEM NEVE DHE VETEM NEVE do ta cojme demokracine shqiptare perpara dhe JO ambasadori amerikan ose te huajt e tjere. I zoti e nxjerr gomarin nga balta thote me te drejte populli.
Me vjen keq, por mua me erdhi per te VJELLE kur shifja ne tv shqiptar lojen e ndyre prej SERVILASH qe luanin publicistat dhe politikanet shqiptare te cdo partie.
Ne e quajme gjoja vetem popull KRENAR. Keto jane vetem bla bla bla. Ne duhet te bejme nje EVOLUCJON TE MADH ne kokat tona. Neve dhe vetem neve do ta cojme demokracine perpara ne Shqiperi dhe jo te huajt. Interesi i Amerikes dhe vendeve te tjera perendimore eshte MADHESIA e tregut shqiptar ku ata te shesnin mallrat e tyre. Shifni se si sillet Amerika dhe vendet demokratike perendimore me te drejtat e njeriut dhe demokracine ne Kine. Kjo behet se Kina ka nje treg GJIGAND.
Une i lutem zotit qe populli shqiptar te dije se, Amerika eshte aleati me i madh strategjik por jo gjithshka.Amerika kurdohere ka mbrojtur interesat e veta. Interesat gjeo – strategjike ne Kosove u perputhen me interesat kombetare te drejta te popullit shqiptar, sepe Amerika desh qe Kosova te futej nen cadren e influences amerikane, m.q.s rusit i kishin rene dhembet.
I lutem administratorit ta botoje kete shkrim. Faleminderit paraprakisht.