Nga Anila Çobani
Duke dashur të bëjnë sikur “markojne” opozitën dhe ekipin e saj, që prej kohësh janë pranë bizneseve të vogla të qytetit të Tiranës, në fakt bëjnë lojën apo skeçin më qesharak të radhës.
Vendi që kishin zgjedhur për të aktruar ishte në periferi të qytetit të Tiranës. Jo se aty nuk ka probleme, jo se aty nuk ka biznese e tregtarë që vuajnë, jo se aty kriza nuk ka kërcëllitur frikshëm dhëmbët e falimentimit apo pasigurisë. Kudo në Tiranë, kudo në Shqipëri, biznesi i vogël është përulur në mënyrë të frikshme dhe numëron qindarkat e mbijetesës çdo fundmbrëmje.
Por ajo që të trishton është shfaqja e shëmtuar dhe neveritëse e qeverisë dhe përfaqësuesve të saj para kamerave duke bërë atë që ata që i ndjekin nga TV-të portative bardh e zi mbi banakun pa blerës, të fyhen edhe më shumë!
E para, Genti kishte zgjedhur dy biznese që për nga vetë natyra e aktivitetit te tyre nuk i përkisnin subjekteve që trajtohen si biznes i vogël. Subjekti i pare ishte farmaci dhe i dyti i inkuadruar në kamera ishte tregti ushqimore me shumicë. Janë subjekte që përveç specifikën dhe xhiron që kryejnë, kuadrohen në subjekte të biznesit të madh apo të mesëm.
E dyta, Genti kishte në krah Drejtoreshën e Taksave Vendore në Bashkinë e Tiranës, Andia Pustina, e cila për hir të së vërtetës është një profesioniste e fushës. Por në daljen publike ishte përdorur si butafori në sfondin e Gentit në rastin më të keq, ose nuk ka pranuar të broçkullisë budallallëqet e tij në rastin më të mirë.
Së treti, duke dashur të bëjë “efektin goditës” ne skeç, i drejtohet tregtarit i pezmatuar, qesharak dhe për të ardhur keq në pozicionin në të cilin ndodhej duke i thënë: “Ke pas pagu edhe taksën e tabelës dhe tabele nuk ke?!”
Po mirë o deputet, mirë që nuk e di, mirë që ke marrë skeçin dhe e mëson përmendësh në darkë… po pyet njëherë se ç’përfaqëson kjo taksa e tabelës “kur nuk ke tabelë”. E ngatërrove tekstin! Nuk është taksa e reklamës, që administrata e kryetarit në detyrë me vota të vjedhura jo vetëm që nuk e ka hequr, por po të pyesësh ca subjekte pranë farmacisë ku hyre zotrote, është rritur “pakëz”! Taksa e tabelës është emërtimi në licencë (avokat, bukëpjekës, berber, farmacist etj). Vetëm taksë sharlatani e mashtruesi nuk ka, por do bënte mirë ta vinte njëherë e mirë këtë taksë ky popull dhe përfundimisht në zgjedhjet e 2013-ës për të shpëtuar nga malvoliot e politikës, që i fyejnë këta tregtare edhe në të përditshmen e tyre. Ia kam thënë edhe kryetarit në detyrë me vota të vjedhura dhe po ta përsëris dhe ty: “Hajde t’ju marr për dore e t’ju çoj te çdo biznes i vogël në Tiranë. Pa përzgjedhur zonën, pa përzgjedhur aktivitetin. Jo! Të dëgjoni vetë e mos të talleni me ta. Problemi i tyre jeni JU! Zgjidhjen po e dëgjojnë dhe po besojnë përditë në Programin Qeverisës të Partisë Socialiste.
Sfida i takon asaj! Vetëm Partia Socialiste do të mund t’i çliroje njëherë e mirë këta tregtarë e familjarët e tyre nga kriza që mbollët ju me politikën rrënuese e çoroditëse të ekonomisë dhe për t’i bërë ata të ndjehen të sigurt në investimet me djersën dhe mundin vetjak… Jo për mbijetesë, por për të ndjere dorën e shtetit dhe politiken lehtësuese në trajtimin e tyre.
Mos u trembeni o njerez pas te zezes sterre te kesaj qeverie te ndyre :eshte nje e bardhe shendritese,ecni drejt drites drejt te ardhmes,lereni pas kete erresire qe po na merr frymen.
O njerez a mund te vazhdohet keshtu,mendoj se jo,si mund ,kur ngado qe hedh syte shikon njerez te deshperuar qe jetojne ne kushte drepresioni se jane pa pune se s’kane mundesi tu sigurojne femijeve as me minimalen gje buken e gojes,boll u beme zvarranike e te neneshtruar le te tregojme se jemi njerez dinjitoze,te vrasim friken dhe te shprehim revolten tone ndaj kesaj qeverie anti SHqiptare dhe anti njerezore.
per juve qe dilni ne televizor:Jeni pordhace une kur ju pashe mendova ndonje skec humori por kur pashe median qe ishit shprehur,sinqerisht ndjeva keqardhje,ju meshirofte zoti nuk i ha njeri genjeshtrat tuaja qe padyshim i thoni nga halli qe ju ka zene!!!!
GREQIA FILLOI KERKIMET E NAFTES NE DETIN QE I FALI SALIU!
njerezit ose jane naive,ose hipokrite te mesme nuk ka,keshtu pse mereni me ta kur ata jane te vetedijshem per qeverine e tyre,ata e meritojne kte qeverisje ,apo ju qe shkruani artikullin keni hallin e rotacionit,sepse kuptim tjeter ska
na e shpjego pak ti Anila se ca i boje bizneseve ne kohen tate??!!!!
ta morin vesh edhe komentuesit se ndoshta nuk te njofin dhe u dukesh si profesioniste TAKSASH!!!!
shpjegoja pak zboret qe i boje dhe pushimet e shumta qe kaloje sa anej knej neper evrop me paret e ketyre taksapagueseve te cileve tani po u qa hallin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
SIKUR TE GJITHA VAJZAT TE JENE SI ANILA DHE MIRA KY VEND DO ISHTE NE EUROP
Sqaroj se komenti i dates 12 nentor 2012 eshte bere ne emrin tim nga dikush qe me njeh.Prandaj lutemi qe per hir te se vertetes te mos perdoret emri im nga njerez te tjere.