Nga av. Dorian Matlija
Me furça në dorë, ca goca me pantallona të bukura jeshile lyenin me bojë po aq jeshile kangjellat e spitalit pediatrik në Tiranë. Në fillim mendova se ishte diçka që kishte lidhje me ndonjë fushatë ambientaliste, por në lajmet e darkës mora vesh që ishte fushatë e AMC-së. Gjigandi telefonik kishte marrë përsipër të dhuronte ca materiale dhe të rregullonte ca kushte në spitalin e fëmijëve në Tiranë dhe kjo ishte pa dyshim një nismë shumë e mirë. Mirëpo pjesa që nuk më pëlqeu ishte ngjyra e bamirësisë, e cila nuk ishte aspak neutrale, por një jeshile e fortë.
Dihet se kompanitë celulare kanë fitime të mira. Me këto fitime disa vendosin t’i bëjnë rrush e kumbulla e disa të tjerë bëjnë donacione. Por ama kjo mbetet në dëshirën e mirë të këtyre subjekteve. Por ka edhe një leverdi për donacionet. Pjesa që ato vendosin të sponsorizojnë në disa raste përkthehet në lehtësi tatimore. Gjithashtu për çdo donacion të këtij karakteri bëhet reklamë e dyfishtë sepse edhe në televizor dalin duke bërë gjëra të mira për komunitetin dhe kështu kurojnë një imazh pozitiv, edhe ngjyrosin përfituesin me ngjyrat e veta duke bërë reklamë indirekte. I gjithë fondi që përdoret nuk është ndonjë gjë shumë e madhe në raport me fitimet. Këtë gjë bëjnë edhe kompanitë e tjera, dhe kështu kjo sjellje është bërë si rregull tregu.
Një nga faktorët pse kjo gjë ndodh rëndom është edhe për shkak të taksës së sheshtë. Ajo lejon krijimin e fitimeve të mëdha në vlerë monetare për kompanitë e mëdha. Nëse në fuqi do të ishte një sistem i taksës progresive, atëherë shteti do kishte mundësi t’i merrte këto vlera monetare me anën e taksës dhe nuk do i thoshte askujt faleminderit. Surplusi i madh i krijuar nga kompanitë e mëdha në një farë mënyre i dedikohet të gjithë shoqërisë, e cila pak me financim publik dhe pak me burime njerëzore krijon terrenin e duhur që dikush të fitojë shumë më shumë se të tjerët. Këto raste ekstreme, siç është edhe rasti i telefonisë celulare, duhet të paguajnë diçka më shumë, sepse fundja përdorin më shumë polici për të ruajtur pasuritë, përdorin më shumë infrastrukturë për të zhvilluar biznesin dhe përdorin më shumë akses në mjete të tjerë administrativë, ligjorë, etj, të cilët janë ideuar për përdorim nga të gjithë.
Nëse AMC apo rivalët e saj të tregut të telekomunikacionit do të paguanin më shumë me anën e taksës progresive, atëherë shteti do të kishte mundësinë të rregullonte spitalin e fëmijëve pa pasur nevojë ta lyente me jeshile. Do sillte kondicionerë dhe shtretër pa pasur nevojë të nxirrte profesor Durim Bebecin, që mund të ketë shkollë aq sa AMC ka lekë, që ta falenderonte bamirësen se spitali ishte për të qarë hallin. Shteti do jepte edhe kukulla për fëmijët pa pasur nevojë që ato të ishin të gjitha jeshile, thjeshtë sepse shteti ia lë vetë AMC-së këto lekë që t’i investojë për interes publik, dhe nuk ia merr në formë takse për të bërë një spital ku kukullat e fëmijëve të jenë shumëngjyrëshe.
Nuk dua të tregohen mosmirënjohës për veprimin e AMC-së. E falenderoj edhe unë si doktor Bebeci. Por do ta falenderoja akoma më shumë nëse do të kishte vullnetin që pasi t’i nënshtrohej taksës progresive, pastaj të dhuronte edhe diçka nga vetja për fëmijët, pa praninë e kamerave dhe pa i bërë ata daltonikë për hir të ndikimit të subkoshiencës së tyre sot, që ata të jetë klientë nesër.
Bèni gjithmonè analiza tè holla,me njè gjuhè tè thjeshtè..me tè vèrtetè shumè mire..Nuk e di ,do ketè ndonjè AMC-ja qe di tè lexojè,se zakonisht
ata nuk kanè asgjè veç lekève,por nqs ju lexojnè do ju bèhet fytyra… ….jeshile..hahaha bukur,me tè vèrtetè shumè bukur…
Avv.se mos mè analizoni ndonjèherè ato mbrèmjet e bamirèsisè…uuuuu sa do kishte pèr tè shkruar,bamirèsi-prostituim mbi fatèkeqèsitè e fèmijève—ato qè dhe fèmijèt e tyre i rritèn vrasès…po e lej shkrimin,se unè nuk jam shumè e *hollè*,nè analiza–e humbas shpejt qetèsinè..RESPEKT SHKRIMIT!!
Avokat Matlija nuk a di pse pikerisht zgjodhet kete menyre per te sulmuar taksen e sheshte dhe per te mbrojtur taksen e progresive, ka me qindra raste per ilustrim por ju zgjodhet pikerisht kete, nje rast kur nje organizem privat i jep dicka per komunitetit.
Ajo çfare me habit eshte ngritja e tezes ” se shteti do të kishte mundësinë të rregullonte spitalin e fëmijëve me ane te takses progresive” dhe kjo teze ngrihet nga ju qe perballeni perdite me kete shtet, kur vrasesit e Gerdecit lerohen me amnisti dhe vjedhjesit me kollare shpallen te pafajshem me procedure
Ju sinqerisht mendoni se taksa progresive do shpetoje shtetin? Une nuk besoj se jeni kaq naiv thjesht po perdoreni ose ne rastin me te keq doni ti hyni dikujt ne zemer.
Me vjen keq por daltoniku ne kete histori jeni vetem ju!
Sic e ke emrin e ke bere dhe komentin. Avokati mund te kete dale dhjete here per Gerdecin dhe ka bere shkrim edhe per amnistine, ja ku eshte dhe linku
http://www.gazetatema.net/web/2012/10/29/amnisti-e-prere-me-porosi/
Lexo sa me shume dhe fol sa me pak dhe te gjithe do jene te lumtur.
Nese do lexoje me mendje dhe jo me prapanice do ta kuptoje komenti im rreth asaj fliste.
Te garantoj lumturia ime apo e dikujt tjeter nuk varet leximi im apo deliri yt.
ooooo dika tè lexojè AMC-ja ,anglishten do e ketè mèsuar nga doktori,se ai pèrshtat gjuhèn e viçidolit, dhe Wool-in e bèn lèmsh.
Dègjo ktu ti,V.L.,ju jeni habituuuuur me AVV…pseeeeeee??Duhet tè merrte njè shembull tjetèr—-uaaa po ja mori ju—sepse dihet qè jeni shumè tè *varfèr*,sepse dihet qè tarifat telefonike ktu te ne janè mè tè *ultat*,
sepse pikèrisht,atè vjedhjen qè u bèni ktyre prindèrve nè telefonata,jua paraqisni si *bamirèsi*,nè faturat e taksave.Pra, zt.V.L.ju nuk jepni diçka komunitetit,ju jepni njè imazh vetes tuaj,atè tè hajdutit…Pra jo vetèm ky shtet ,qè parè hollè-hollè,jemi ne tè dèmtuarit ,jo shtet-pushteti,sepse qè the ti V.L kèshtu fillohet,ju vidhni *pak*,por problemi qèndron se doni dhe medalje—pra na duhet tu bèjmè dhe heronj–duhet dhe tu marrim si model shoqèror–pra V.L,uroj qè mos ti dish tè gjitha gjèrat si anglishtja e shpifur,mè bèni pak llogarinè e viktimave qè JU BENI???PO NGRINI NJE SHOQERI LAVIRE–KU AI QE VJEDH DEKOROHET–KESHTU ARRIJME TE GERDECI,TE LIRAK BEJKO,TEK AI 11 VJECARI ,…E SA TE TJERE–SEPSE ATA JANE HERONJ TE HESHTUR—-KURSE JU BENI PUBLICITET!
V.L.po ju me ktè replike-retili i hytè ndonjèrit nè zemèr??ndonjèrès nga ato telefonistet e shfrytèzuara nga ju dhe sistemi hajdut qè keni ngritur patjetèr qè do ju vari…leshtè!
E pershendes avokatin per kete shkrim po mendoj se ndoshta me pavetedije ose me mire te them nga njohja e nje mjeku thjesht gjate nje vizite te femijes se tij apo te ndonje te afermi kete smund ta them me siguri. I shton vitet e shkolles nje mjeku qe me sa di une di vetem te uli vitet e moshes per te mos dale ne pension kur i takon po per te qendruar edhe ca ne ate karrige qe ta citojne njerez si avokati. A e di avokati se me cfare punimesh eshte bere profesor? a ia ke pare dosjen personit ne fjale qe e ben nje shkencetar, pa qene i tille. A e di avokati qe departamenti i pediatrise ka 17 petagoge qe marrin rroge nga fakulteti e qe stutentet mund ti shikojne ne rastin me te mire 2 here, hera e pare ose hera e fundi eshte diten e provimit. a e di avokati qe aty ka profesora qe gjene me te rendesishme te tyre kane emrin e shkruar tek dera kuptohet e njerez hallexhijne qe rrine ne radhe para ketij titulli te pa merituar ne pjesen me te madhe.Faktikisht per ata ka shume per te shkruar po nuk jam aq i zoti sa ti pershkruaj te gjitha bemat e tyre.
Ky eshte ai qe deri dje shante Salen…e sot shan Edin? Njeri pavlere.
me fal se nuk e kuptova shume qarte se kush eshte ky person, per prof. e ke fjalen?
Pershendetje avokat,
Jam ne dijeni te projektit nga ana e kompanise “AMC” te permendur ne artikullin tuaj. Pike se pari si avokat duhet te dini qe te gjitha faktet e permendura ne artikull duhet te qendrojne dhe me sa shoh nuk keni pare aspak projetin ne fjale. Nese doni te mbroni taksen progresive kjo eshte e drejta juaj por jo duke perbaltur inisiativa shume domethenese nga kushdo kompani. Kam pare nga afer ndryshimet qe u bene nga ky projekt ne kete institucion dhe jane vertet per tu vleresuar pasi tashme nepremjet tabelave te vendosura ti mund ta gjesh ku eshte urgjenca pediatrike, ke nje vend ku te ulesh kur pret te çosh femijen per vizite,mund ta shtrish femijen tend ne nje shtrat me te paster e komod, eshte lyer komplet urgjenca jashte dhe brenda duke hequr lageshtiren disa vjeçare etje. Ne urgjence nuk jane kryer punime qe nga 2004 dhe ajo qe eshte per tu vleresuar eshte insiativa e nje kompanie private per tu ofruar femijeve dhe prinderve nje ambient me komod, higjenik dhe me standarte bashkekohore. Sa mire do ishte qe te perpiqeshim te gjithe per te realizuar inisiativa te tilla..
O real po a e di qe urgjenca e ped nuk eshte me atje ku ka qene ne 2004 me sa duket e vizitoke femijen vetem ne klinike private…te pershendes per investimin…
Hahaha nje mashtrus avokat qe genjen. Ska jeshile ne asnje pjese te spitalit. Epo te shahen inisiativat e kompanive kjo ska b.th ku te rrije.
Respekt AMC
Shkrimi ishte hajt mo, por ne thelb dilte disi puna e takses progresive. Une e kam pare kte lajmin ne tv dhe me thene te drejten nuk pashe arusha jeshil. Ndoshta artikullshkruesi i preferon arushet te jene ngjyre portokalli dhe me logo shqiponje ?
Mjeku e pashe komentin tuaj. Ideja ishte qe ne godinen ku eshte aktualisht Urgjenca nuk eshte bere asnje investim qe prej 2004. Komentet ne fjale i kam bere si nje punonjes prej kaq vitesh ne kete spital dhe e njoh shume mire gjendjen jo vetem te asaj godine por edhe ne pavionet e tjera. Te pershendes koleg!