Mirësevjen, Meshar, libri ynë i parë...

11 Nëntor 2012, 18:38Blog TEMA
Mirësevjen, Meshar, libri ynë i parë...

Nga Visar Zhiti

Pritje e grumbulluar në breza, ëndërr e përbashkët dhe e atyre që s’janë! Përzier me ca mister dhe me gëzim! Një libër!… i pari fare. Aty nisi… Do t’i afrohemi më shumë se kurrë, do të mund ta shohim si dorën tonë, që shkruan… Meshari i shqiptarëve, i gati 5 shekujve më parë, që ka mbetur i vetmuar në një Bibliotekë të huaj, ndër më të mëdhatë në botë e më të rëndësishmet, vjen në tokën e gjuhës së vet për herë të parë. Sikur kthehet nga një mërgim i gjatë si harrimet. Dhe shpërthejnë emocioni dhe malli, përsiatjet dhe kujtimet.

Rimëkëmja e një kombi vjen nga e kaluara, nëse e dashuron atë, thotë një i mënçur i madh.

Do të vijë nga qielli Meshari, se libër qiellor është. Me avion nga Roma do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe mes pritësve, sigurisht do të dalin dhe hijet e Budit, Bardhit e Bogdanit, e poetëve themeltarë, Naimi e Fishta, do të dalë hija e romancierit të parë shqiptar, Ndoc Nikaj, e atyre që nisën prozën moderne shqipe, Koliqi e Kuteli, gruaja e parë shkrimtare, Musine Kokalari, do të vijnë nga Kosova Mekuli, Shkreli, Podrimja, do të dalin fëmijët me tufa me lule.
Vendoseni në një shtrat topi si heronjtë Librin e Parë, mbështilleni me Flamurin Kombëtar dhe çojeni drejt qendrës së Kryeqytetit, aty ku pret në bronz Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Dhe të presin në radhë shqiptarët, me mijëra, të ardhur nga të gjitha trevat e të shohin Librin e tyre të Parë, ta prekin. Kemi udhëtuar me shekuj drejt tij…

NË KËRKIM TË MESHARIT:

Mesharin së pari e zbuloi në Vatikan gjakovari Gjon Nikolë Kazazi më 1740. Sepse deri atëhere dihej i humbur. Pastaj sikur u harrua prapë dhe më 1909, një vit pas Kongresit të Manastirit, kur si alfabet i shqipes u konfirmuan sërisht shkronjat latine, ato të Mesharit, e rigjeti Pal Skiroi nga Palermo dhe përsëri më 1930 At Justin Rrota nga Shkodra, që e fotografoi në tre kopje dhe i shpërndau.

Më 1968 “Mesharit” iu bë një (ri)botim shkencor në Tiranë me faksimile dhe trasnskribim, paisur me një studim të gjerë nga profesor Çabej.

Ndërsa origjinali dergjej atje, në Vatikanin e ndaluar. Duke u harruar. Studuesit nuk kishin mundësi të dilnin nga Shqipëria diktatoriale sa herë t’u duhej, por kur nisnin ndonjë, misioni ishte ndryshe…

Autori Gjon Buzuku, prifti katolik nga Veriu i Shqipërisë, mbase nga fshatrat e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës, famullitar i një kishe jo larg vendit të botimit të librit, ndoshta në trevat e Ulqinit a të Tivarit a gjetiu në Bregun Dalmat, por dhe në Venedik, sipas një mendimi më të përgjitshëm, pra, ai, Buzuku, është kështu dhe autori i parë i letërsisë shqiptare. I botuar më 1555, i papërcaktuar se ku, se i mungojnë 16 faqet e para bashkë me ballinën.

“Meshari” i tij nuk është thjeshtë një libër kishtar, që përmban lëndë të ndryshme biblike të përkthyer, liturgji, të shoqëruar me copëza proze tregimtare. Rëndësia e tij është e jashtzakonshme, jo vetëm për historinë e gjuhës tonë, por për gjithë kulturën e kombit, identitetin e tij. Vepra është parë dhe si sintezë e botës së një populli, shpirt dhe mendësi, kahu i ecjes dhe çelsi i shumë enigmave. Aty gjejmë, ndër të tjera, se si kanë folur shqiptarët në Mesjetën e tyre, pa evoluimin e dukshëm të dy dialekteve tona, si ka folur Skënderbeu dhe na bën të besohet që të ketë patur dhe vepra të tjera paraprirëse. Të zhdukura (!?!). Buzuku ndjek kështu një traditë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, që do të vijojë dhe me autorë të tjerë. Gjuha shqipe ndjehet e kultivuar, kurse në pasthënie shprehet qartazi dashuria për atdhe si frymëzuese e kësaj bëme për të ndritur mendjet e bashkatdhetarëve.

“Meshari” është shkruar me alfabetin latin me shkronja të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë e Veriut. Dhe për tingujt e shqipes që nuk i ka latinishtja, janë përdorur dhe pesë shkronja të posaçme, të ngjashme me ato të alfabetit cirilik.

Gjithsesi libri ndihmon dhe linguistët indo-europianistë në rrafsh të gjerë.

DY TREGIME ME MESHARIN:
(diplomaci)

1. Edhe unë e kam kërkuar Mesharin tonë, kam ëndërruar të jem përballë tij. Shqipëria qe hapur, pa diktaturë, duhej të shkonim drejt Mesharit. Dhe nga i burgosur politik, isha caktuar të punoja në ambasadë…

Kisha hyrë në portat e shtetit të Vatikanit, të rrethuar me mure të larta dhe me roja zviceriane me shtiza të gjata ndër duar. Më ishte dukur sikur isha futur jo vetëm në një kështjellë paqësore, por dhe në një tjetër kohë, shumë të ngjashme me përjetësinë.

Qetësi dhe rrugët bosh, me vetura të ndaluara dhe ajër si i manastirtë. Dëgjoja hapat e mi nëpër gurë. U ktheva andej nga Biblioteka e famshme. Plotësova ç’duhej me rigorozitet dhe kërkova Librin e Parë Shqip. Doja ta shihja, ta merrja ndër duar, ta ledhatoja…

Vetë Prefekti i atëhershëm i Bibliotekës, një kanadez hollak me uniformë të stilizuar prifti, e zezë e gjitha, me pakëz jakë të bardhë, se nga shkoi nëpër ca labirinthe, në Mesjetë me siguri dhe u kthye me një sasi fletash ndër duar, pergamena apo fotokopje të tyre?

– Ky është libri që kërkon? – më pyeti në italishten e tij të bukur, me pakëz akcent.- Shikoje… E mora librin me duart që më dridheshin.

– Jo, jo! – thashë me pikëllim të thellë, megjithëse nuk e kisha parë kurrë.

– Do ta gjejmë, – shtoi gjithë siguri. – Këtu asgjë nuk humbet. Do të jetë në rikonstruktim.

Ndjeva dhëmbje, dyshim dhe frikë. Të jetë zhdukur vërtet? I vetmi ble që kishte mbetur në të gjithë botën dhe për çudi nuk ndodhej në atdheun e vet. Rreziku i grabitjes, i zhdukjes së tij, me qëllim, pa qëllim, ishte, është… unë s’besoj se bleu tjetër i “Mesharit” tonë humbi rastësisht në Raguzë, para do kohe. Ç’duhet bërë?…

Dhe kundërlajmi mbërriti. Gjithë ngazëllim u ula mbi makinën e shkrimit, poshtë në zyrën time të nëndheshme, kantinë a bodrum, ç’kishte qenë dikur, në vilën e Ambasadën dhe shkruajta fjalinë e parë, rraha tastat me po ato shkronja si të “Mesharit”.

U gjet… – dhe thashë me vete: Shekulli nuk mund të mbyllej pa ‘Mesharin’ tonë… të rikonstruktuar. Po çoja informacionin në Tiranë, ku qe përhapur lajmi në media se në Vatikan nuk gjendej më Meshari ynë. Po mua më lajmëroi vetë Prefekti i Bibliotekës se këtu asgjë nuk humbiste, kush i përhapte këto lajme të pavërteta? Libri është gati për përdorim, – përfundoi ai me zë siperan .

Po gati për në atdhe kur do të jetë?

2. Dhe në një ditë romane plot me diell, në fundin e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI, u nisëm nga ngrehina shkretane e ambasadës tonë. Megjithatë më dukej ditë solemne. Takim drithërues, i ëndërruar gjithë jetën. Vetura e sorrtë e ambasadorit na futi në shtetin e vogël, por të madh, në atë shpirtëror, të Vatikanit. Ja portat e Bibliotekës. Kolegu ynë, Zef Bushati, kishte folur me miqtë e tij për një takim me… Mesharin. Po dridhesha. Sikur ndizeshin vetvetiu qirinj. Mezi po prisja në sallë. S’po kuptoja ç’po flisnim. Dhe ja, një nga punonjësit e Bibliotekës së famshme erdhi, e solli. I ngazëllyer dhe ai prej ngazëllimit të syve tanë. M.E.SH.A.R.I. Ja, i vërteti, i gjallë. E prekëm me rradhë. Sipas hierarkisë. Me kujdes, jo ashtu, gati thirri punonjësi i Bibliotekës. Unë i fundit. Doja të qaja. Kur m’u duke se nuk po më shikonte kush, e putha. Fletët ishin të mbrojtura.

Duhet ta sjellim në Shqipëri, gjëmoi një zë brenda meje. Patjetër, patjetër. Unë kam parë “Mesharin”, doja t’i tregoja kujtdo që takoja, kam prekur Librin tonë të Parë dhe ditët e mia sikur u ndanë para dhe pas Mesharit.

Sa i madh do të ishte gëzimi i përbashkët, kur shqiptarët të gjitha ta shihnin librin e tyre të parë në vendin e tyre! Natyrisht që duhet festuar…

REALIZIMI I ËNDRRËS:

Por dhe mund të kërkohej të vinte këtu për pak kohë ky libër i mërguar, të ekspozohej, të vizitohej nga të gjithë, të prekej me sy, me duar, të shikonte ai libër shqiptarët e vet. Po, na thoshin, mund të bëni një kërkesë zyrtare. Por… ngrinin supet. S’ka ndodhur ndonjëherë. Si me Mona-Lizën, edhe ajo ka dalë nga Luvri. Buzëqeshnin.

Shteti mund të bëjë, ja, ne jemi shteti, ka ambasadorë, avionë, reciprocitet, agjentë, të ketë dhe pakëz fantazi dhe dashuri më shumë… për të kaluarën. Ne i dhamë kohë më parë Vatikanit Kodikët tanë për një ekspozitë atje, u befasua Roma e madhe, çuam dhe të famshmin, të Purpurtin, që me të drejtë u vu mbi një shtrat topi, kur e nisëm. Dhe Vatikani mund të na i kthejë nderin duke na dërguar “Mesharin” mysafir në dheun amë, kështu bisedonim me njëri-tjetrin në tryza diplomatike. Dhe harrohej “Meshari” si të ishte libri i trashë i menysë së restoraneve.

Ndërroheshin ambasadorët, ministrat e Kulturës, por jo dëshira e thukët për të patur Mesharin mes nesh. Dhe një ditë, kur isha kthyer, ia thashë zotit Aldo Bumçi, e dëgjoi, heshti, u entuziazmua kujdeshëm, u prek… Po, po, u përgjigj, do ta sjellë Qeveria jonë në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit modern shqiptar. Dhe nisi çështja “Meshari”. U hartuan shkresa, marrëveshje, me po ato shkronja me të cilat është shkruar dhe “Meshari”, i firomosi Ministri, pastaj Biblioteka jonë Kombëtare me Biblioteka e Vatikanit… erdhën përgjigjet nga jashtë me po ato shkronja me të cilat është shkruar dhe “Meshari”. U bënë verifikimet e sigurisë, u kontrolluan kushtet. Meshari do të vijë do të ekspozohet në Tiranë. Mbas 457 vjetësh. 5 shekuj…

Nderimet më të mëdha meriton dhe Meshari ynë, rindiznim bisedën. Një tempull, një piedestal. Pranë armëve të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Dhe ato do të vijnë…

Të derdhim në bronz fjalët e shqipes së vjetër, me shkronjat latine, ato zgjodhëm, edhe pse ishim të rrethuar nga alfabete cirilikë. Ishte prirja jonë natyrale me Perëndimin Europian, ën së dashunit së botës s’anë.

…u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjã të ëndigluom ën së shkruomit shenjtë… desha me u…për sã mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e… Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, ja si thotë, përsëritnim fjali të shenjta të Mesharit, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e bë Meshari ynë. Dhe është dhe një lutje që nuk e ka asnjë meshar në botës, e shtoi Buzuku ynë: Gjithë popullsinë… ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut.

ËNDRRA PËRSËRI SI EPILOG:

Meshari mbi një shtrat topi, Libri i Parë i Shqiptarëve, i një nga gjuhët më lashta të botës, asaj që shpjegon emrat e perëndive, siç thoshin rilindasit tanë. Tallazitet Flamuri Kombëtar që e mbështjell Veprën. Nga të dy anët e bulevardit njerëzit duartrokasin. Makina që tërheq topin me Librin përsipër, sipas protokollit, i afrohet qendrës së kryeqytetit. Ndal aty tek shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Heroit Kombëtar me dimensione europiane. Libri gati është moshatar me armët e Skënderbeut, po është më i ri Libri se armët në përgjithësi dhe bota duhet të kthehet tek arma e librit për t’u harruar gjithë armët e tjera, përsërisja me vete.

Dhe njerëzit në rradhë për të parë Librin e tyre të Parë. Qëndrojnë para tij, përkulen me nderim
Nga fletët e tij gumëzhijnë zëra, pyje, lumenj, vringëllima shpatash, orteqe eposesh, digjen qirinj, dridhen gishtrinj, mijëra – të një populli, shkëlqejnë sy, si yjet, që edhe kur shuhen, drita e tyre vjen e pavdekur, diellore, gjithë dashuri e amëshueme, del frymë nga ato fletë, por edhe gjak, del vetë ëndrra, fjalë, fjalë, fjalë të librave pafund të një populli, shkresa, memorandume, ultimatume, përgjigje, kujtesa kolektive, e folura jonë që përmbledh jetë, atë që shkoi e atë që do të vijë, vetë përjetësinë.

U kthye Meshari, Mesh- ari, meshë e artë është kjo ditë. Dhe më shumë se aq…

28 komente në “Mirësevjen, Meshar, libri ynë i parë…”

  1. tefta says:

    MIRESEVJEN MESHAR NE KETE VEND KU TE SHUHET HISTORIA ME FIS DHE ME FAR!

  2. antitrapi says:

    Keni vene nje foto ku del edhe Zef Bushati, nje trap i korruptuar deri ne palc qe eshte turp i vertete: Agush presoni madh bum… Te gjithe keta aktoret (shih Imambajalldine) kur u futkan ne politike dilkan maskarenj te vertete

  3. Emocion i perligjun,per periudhen ma te ndritun e ma perendimore shqiptare…Per fat te madh nuk ra ne dore te turqve,por ne dore te iluminume.Mos te kishim Mesharin,Skenderbeun,Barletin,Bogdanin,Bardhin,Budin etj,sdo kishim mujte me i rrezistu asmilimit turko sllav qe ka dishru me na largu prej Evrope.Nuk do kishim pase Rilindje Kombtare, e aq ma pak nje shtet tonin.Kjo asht DITE E MADHE
    Ps.Shpesoj qe deri sa te qytetnohena keto TAPI te ruhen jashte Shqipnie,ku i dihet ndodh prep ndoj 97..

    1. elio says:

      po te mos kishim kastriotin dhe fanatizmin e tij qe vuajti e shkaterroi shqiperine per 25vjet do ishim shume me mire…

      1. tefta says:

        NGA EMRI ME KRYQ ;NGA MENJA ANADOLLAK

      2. Marin says:

        Me ju radikalet as per 1.000 vjet nuk behet Shqiperia.
        Pa Gjergj Kastriotin nuk do ekzistonte ky vend.

      3. Laver Niku says:

        Elio je nje MF. Mos ia thuaj as vetes se te vret zoti i shqiptareve mor qene bir qeni bastard. Laver Niku

    2. ilir says:

      .. e kush ta tha ty gjosho qe ky na qenka libri i pare ne shqip nje here??? Ka te dhena qe ka dokumente te tjera qe jane ne shqip dhe do dalin nje dite ore Gjosho rri pa merak, ti e the qarte me sensin tend prej te krishteri fanatik qe ky dokument duhet te quhet si i pari sepse eshte liturgjiik dhe kjo na sheben si pasaporte per europen gjoja, nje europe qe as nuk e ka mendjen ne marrina te tilla si feja dhe krishterimi ne keto momente sepse po i bien poturet nga ekonomia… Ndaj lerini perrallat e mos asilimit nga Turqia, me gjithe te keqijat qe pati Turqia te krishterve jua la qe fene ta aplikonin, nuk shkaterroi kisha ne mase derrmuese por vetem u mundua me ane te joshjes ekonomike te fuse islamin nder shqiptare, historia nuk regjistron masakra masive per nderrim feje nga Turqit, dhe ben mire te thuash qe ishte Islami ai qe pengoi asilimin e shqiptareve nga sllavizimi apo greqizimi, shiko sot arvanitasit e greqise nga ortodoksiszmi jane asimiluar pothuaj, apo edhe ata shqiptare te krishtere nen sllavet jane asimiluar, pra i dashur shih kete ane pozitive, dhe pervec Bogdan, Budi dhe Skenderbe(me nje histori te dyshimte) kemi edhe Ismail Qemal, Sulejman Delvine, Ahmet Zog, Faik KOnice, mehmet Konice, Myfit Libohove, Isa Boletin, Azem Galice, Idriz Sefer, Jakup Ferr etj etj, te gjithe kane vene nga nje tulle te rendisishme ne historine e ketij truall, ndaj mos i fryni shume tendences kristiane sepse keto kristianet e “mire” ate Skenderbeun atlet te krishtin e lane balte si Papati ashtu edhe Venediku duke e tradhetuar dhe perdorur si lecke si mos me keq, ndaj lerini keto Mesharet dhe perrallat sepse ai burri i Mencur Pashko Vase Pasha nje zyrtar i larte i Stambollit me fe te krishtere ka thene “e ju mos braktisni jo kisha e xhamia vec ma e para fe asht shqiptaria”…ndaj kthjellojinu nje cike o Gjosho sepse keto Perendimoret e afert dhe “dashamires” Itali dhe Greqi ne 99 ishin kunder nderhyrjes ne Kosove ndersa te vetmit qe ngriten zerin per sulm ishte USA dhe Turqia, bile Turqia perpara sulmit ka dergu floten e saj urgjent ne mbrojtje te Shqiperise…Gjosho ky deliri juaj nuk do zgjase shume si gjithmone ndaj dhe do qartesoheni qe jeten do e jetoni me gjithe shqiptaret si te krishtere ashtu dhe myslimane sepse kshu kemi jetu tere jeten…tung Gjosho patrioti im…

  4. FAIK KONICA says:

    o ti Elio!Bjeri shkurt,cka kerkon?Arabizem patjeter!

    1. ilir says:

      Pse ti bablok a e di se ceshte arabizmi apo tja fute kshu pordhe parmaku si injorantet….? Arabet jane ata qe kane inventuar Algjebren dhe shkencat Astronomike…ndaj kur cileson me epitete duhet te kesh lexuar nje here pastaj llap si qenefexhi i lagjes.

      1. Nemo says:

        ti budallice si fillim nderro emnin se nuk shkon Ilir e gjakprish turko-arab e 2-ta Algjebren e kane shpik indianet jo arabet bythzi ato kane shpik pilafin bakllavene al tasqebabin
        arabet kane pas me te vertete 1 zhvillim te madh kulturor por ardhja e fese islame shkatrroi cdo gja e nuk la gjurme ne Afganistan hodhen ne ere statujat 3 mije vjecare

  5. gingi says:

    Fantastiik shkrimi, i pahumbshem eventi.
    Ne origjine ishte fjala, ne kete rast ajo e shkruar. Zhiti i emocionuar qe te emocionon.
    I mrekulluar, si para zonjes se keshillit te mire, ne genazano.
    Te dy na perkasin, meshari dhe Zonja.

  6. enea says:

    Me mire te mos kishte ardhur, se ne Shqiperi historia shkaterrohet

  7. Liquid says:

    Po te mos ishte kastrioti sot do ti kendonim kenge lefter zanit te vlores ,si puna e serbeve qe i kendojne krimineleve te luftes ngaqe heronj nuk kane

  8. L.Itali says:

    Bukur!Vlerë e lartë!Por shkrimi ynë eshte shume me i lashte!…Përtej “formules se pagezimit”,qe datohet me e vjeter se Meshari.Ështe San Jeronimi qê perdor fjale shqipe ne nje liturgji.Ai shpejt do te shpertheje me literaturen qe po mbledhim.Ai ka perkthyer i pari Biblën!Ishte dhe nuk mund të kundershtohet kurre si ilirik….Te gezojme sot Buzukun!Natyrisht ngjarje e shenuar…Të ecim drejt atyre që na mungojne,na bashkojnë dhe perparojnë!

  9. zum zum says:

    o enea me emer grek dhe mendje arabe ,mos na vret veten ,per historine e krishtere te shqiperise

  10. albani says:

    “Po, po, u përgjigj Z. Aldo Bumci, do ta sjellë Qeveria jonë në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit modern shqiptar!” E shikoni si ka thene Z. Aldo, do ta sjelle qeveria, me pak fjale Sali Berisha. Dhe Aldo si mund t’ia beje dhurate Liri Berishes ose Zenit, se Zeni i ka qejf keto gjera se igjen treg te mire ne Serbi, tek Fazllici. Degjoni kur te thone se e kane vjdhur Mesharin! Ky artikull eshte per gazeten RD dhe jo per gazeten TemA, megjithese lajmi eshte shume i rendesishem per te gjithe shqiptaret, por Zhilli si servil i qeverise qe eshte (ka qene dhe i perserkutuar, thone),i ben me shume fresk qeverise se sa Mesharit, me vlera te pashoqe ne bote.

  11. turi says:

    Zef Bushati aktori me i patalentuar i teatrit

  12. ALpini says:

    Abetarja kombit tone

  13. Jugaxhiu-Arixhiu qe i ka hale ne SY Shqiptaret. says:

    E ore maloke, tani na dolet se qenkeni Djepi i Kombit,une mendoj se ne Jugo-Arixhit-Bythgrisur jemi te ASIMILUAR, SEPSE SHUM PAK NGJAJM ME RRACEN E PASTER SHQIPTARE.

  14. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Shkrimi i pare ne Shqip eshte shkruar ne vitin 1280 nga TEODOR SHKODRANI.KETE E KA KONFIRMUAR NJE STUDIUS SHQIPTAR ME BANIM NE KROACI I CILI KA STUDJUAR ARKIVAT E VATIKANIT.Ai po ben perpjekje qe te futet ne Arkivat sekrete qe Vatikanit ku dhe esht ky shkrim shum i LASHT.SHPRESOJM QE NJE DITE TE DALIN NE DRITE KY SHKRIM NGA -BURGU 800-nd VJECAR-.

  15. toni says:

    Duhet te kete materiale,shkrime apo libra ne shqip, me te vjeter se Meshari i Gj. Buzukut.Duhet kerkuar me ngulm dhe durim,pak eshte bere ne kete drejtim.

  16. Mire se vjen meshar na ke munguar por na ke mbajtur dhe shpresën gjallë dhe ke frymëzuar gjithë ata patriotë të mëdhenj dhe dijetarë që i bënë te mundur këtij kombi të vogël tw mbijetojë midis hienave fqinje sikur dhe luani ne xhungel

    Se zoti vetë e la me gojë kombe do shuhen përmbi dhe por shqiperia do të rrojë

    Përmbi za qi lëshon bylbyli

    Gjuha shqipe m’shungullon

    Përmbi erë qi ka zymbyli

    Pa da zemrën ma ngushëllon.

    Lavdi rilindasit dhe baballarëve të kombit tonë dhe u shofte kjo fare e keqe tradhëtarësh që spo na ndahet nëpër këmbë.

  17. Gjergji says:

    Rendesia e ketije Meshari qe vjen ne shqiperi e pa diskutueshme por me mire mund ta komentojne personat kopetent te fushes se gjuhes shqipe si dhe historianet. Thuhet ne komente te mesiperme qe mund te kete libra te tjere te shkruar ne shqip para Mesharit ,nuk e vej ne dyshim edhe mund te kete ,nje gje jam i sigur se cfare do shkrimi te dale para tije nuk do ta kete emrin E,them,Myfit,Eqerem,Ismail,etj etje.Ngjarje e madhe,, per momentin zanafilla e fillimit te shkrimit shqip ne duart e shqiptareve Shum mirenjohes personave qe e kane ruajtur e zbuluar kete thesar te historis.

  18. Shqiptari Tosk says:

    Mirsevjen Meshar ne Shqiperine tende

  19. LEKURESIOTI says:

    Mireseerdhe ne vendin tend meshar i vjeter, meshar i ri.
    Mireseerdhe ne vendin e te pareve te tu atje ku more jete nga jeta eBurrit qe te shkroi. Sot po i tregon botes mbare se shqipia eshte vertet gjuhe e perendive, gjuha e perendive qe jetonin ne TOMOR (para se ti conin ne olimp njerezit e vegjel.)Mireseerdhe MESHAR ne atdheun tend
    dhe ben qe nga ardhja jote etutjeky vend te ndricohet dhe begatohet mjaft ka hequr e vuajtur,bejqe ata qe nuk e duan (te brendshem dhe te jashtem ti zere nje mortaje dhe ti largosh me fis e fare sa melarg ketij vendi,u djegcin per se gjalli).MIRESEERDHE NE VENDIN TEND O LIBER I SHENJTE I SHQIPTARISE.
    LEKURESIOTI

  20. O ti i lir prej ndergjegjes.Po vetem hjedhi nji sy kronikanit osman Turgut e gjeje ti islamin paqsor e pro shqiptar,mbasi kishin pushtu grekun e serbin e i kishin vu ne sherbim te tyne,vetem na mbetem ne lufte me ndihmen e Napolit,Vatikant edhe Venedikut.Se cka ka ba islami e the vete,aq pak sa edhe nji vend i vogel e pazhvillum si i joni ka nxjerr 2 cmime Nobel…Ik mor rrushprhem e FUCK me gjithe haxhiqamilet

  21. ilir says:

    …redaksia mos keni marre ndonje urdher nga shefja jozefine per te heqe komentin tim ne pergjigje te gjosho kujxhise?…epo mire kshu i sherbeni vetem ndasive…nese nuk i themi gjerat atehere ata na mbulojne si bajgat….))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje