Aksioni politik nuk është krim shtetëror

12 Nëntor 2012, 18:40Blog TEMA
Aksioni politik nuk është krim shtetëror

Nga Xhovani Shyti

Kur nga ekrani i televizioneve private u përhap lajmi se i ndjeri Lirak Bejko, kishte ndërruar jetë në spitalin e Barit të Italisë, ndodhesha në Shëngjin. Në Shëngjinin pasveror, ku kalimi i sezonit kishte mbjellë heshtje të thellë. Gjendesha atje, së bashku me shumë kolegë gazetarë, i pjesëmarrë në aktivitetin: “100 vjet gazetari shqiptare”, të organizuar prej Unionit të Gazetarëve shqiptarë. Sapo ishte referuar një kumtesë për situatën alarmante në të cilën ndodhen gazetarët, kjo pjesë elitë e jetës sonë pas komuniste, dhe daljen prej saj. Sepse vërtetë ish të përndjekurit janë lënë prej qeverisë Berisha në mizerabilitet social-ekonomik, por në po të njëjtin parametër janë edhe gazetarët. Me pagat qesharake, që herë i marrin e më të shumtën jo. Me mospagesën e kontributeve shoqërore-shëndetësore etj. halle  e probleme që nuk janë pjesë e këtij shkrimi.

Pra, ishte ky batak i përbashkët jetese, ku na kanë katandisur, që, së bashku me lajmin e hidhur të ndërrimit të jetës së të ndjerit Lirak Bejko, bëri të më fanepseshin edhe paralele të tjera, që në një demokraci të konsoliduar, të shfrytëzuara si duhet prej forcave politike opozitare mund të kishin shpene ne ndërrimin e dhjetë qeverive. Mu faneps, p.sh. greva e tejzgjatura e minatorëve, e poseduesve të taksive e atyre të autobusëve, protesta e familjarëve të njëzet e gjashtë viktimave të Gërdecit, e familjarëve të katër viktimave të 21 Janarit  etj., greva e protesta. Por mu faneps edhe fati i shuarjes së tyre si në mosqënie. I tulatjes sapo kreu i qeverisë dhe altoparlantët e tij kanë artikuluar si arsye të këtyre lëvizjeve, tërësisht paqësore dhe demokratikisht ligjore, motivimin politik. Qëndrimin pas organizatorëve të këtyre aksioneve civile të forcave opozitare. Domethënë përzierjen e aksionit civil më atë politik. Atë që qeverisësve të sojit Berisha u pëlqen ta etiketojnë si aksion me prapavijë politike për rrëzimin e qeverisë demokratike (kupto të atij vetë nga karrigia e pushtetit), e që si kundërpërgjigje ka marrë, më e pakta, mohimin sistematik të grupeve protestuese, stepjen e tyre, mohimin e përkrahjes nga forcat opozitare, mohimin nën frikën se po përdoren politikisht, d.m.th po bëhen vegël e forcave politike të interesuara për rrëzimin nga qeverisja të Berishës.

Por, ajo që bie në sy në këtë lojë “macja-miu” është se po i njëjti intensitet mohimi vjen edhe nga socialistët nga forca më e madhe politike opozitare. Madje nën të njëjtin motiv absurd, të mohimit tërësor të menaxhimit të këtyre aksioneve civile. Një logjikë sa absurde aq edhe e palavdërueshme kjo për standardin bashkëkohor të politikbërjes, ku gabimet e qeverisësve dhe shpërthimi i protestave sociale janë motiv i gjuajtur nga forcat opozitare, për të ardhur në pushtet.

E njëjta situatë ndodhi edhe më grevën e ish të përndjekurve nga diktatura 45 vjeçare, ku pas sulmit publik të Sali Berishës se pas të futurve në grevë urie fshihej opozita socialiste e Edi Ramës etj., u ripërsërit po e njëjta sjellje e manifestuar nëpër protestat dhe grevat  e minatorëve, taksistëve, pronarëve të autobusëve të linjave etj.,: pra stepja e grevistëve të urisë. Vrapimi i zëdhënësve të tyre për të përgënjeshtruar moslidhjen e grevës së urisë, këtij aksioni krejtësisht demokratike, me situatën e ngërçit politik, ku e ka shpënë vendin qeverisja Berisha.

Sapo “misset” agresive, zëdhënëse të qeverisë e PD-së sulmuan me argumentin e manipulimit të drejtuesve të grevës,nga krerë të opozitës, koordinatori i saj, Skënder Tufa, shpeshtoi daljet publike dhe, në përpjekje për t’i mbushur mendjen “spektatorëve” refrenizoi frazën se ajo ishte një sipërmarrje tërësisht me motive ekonomiko-financiare.

Frika për të pohuar qenien e grevës së urisë mjet për të larguar demokratikisht një qeveri kokëfortësisht të pamotivuar për të hyrë në bisedime, të paaftë për t’u dhënë rrugëzgjidhje problemeve madhore të ish të përndjekurve, por edhe të shtresave të ndryshme sociale, solli si rrjedhim rrudhjen, zbehjen e grevës, mosfitimin e asnjë të drejte të kërkuar, edhe pasi dy prej grevistëve pjesëmarrës, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko, në shenjë vendosmërie u vetëdogjën publikisht.

“Partia Demokratike e akuzoi kryesocialistin Rama dhe kupolën e PS për organizimin e grevës për qëllime politike, kundrejt vendosjes në krye të saj të kriminelëve dhe terroristëve si Tufa dhe Shqevi, djegies për së gjalli për qëllime politike nga Perikli Shqevi të Gjergj Ndrecës, selektimit mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit të shishes së benzinës, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e tij do shndërroheshin në vota për karrigen e Ramës”, lajmëroi media e atyre ditëve përmbajtjen e njërës prej deklaratave të dala nga zyra e shtypit të partisë në pushtet. Deklaratë pas të cilës, opozita socialiste u ndje e kompleksuar. E tërhequr nga shantazh-sulmet mediatike të maxhorancës së stërvitur për të tillë taktike, opozita socialiste u fut në këllëf, dhe asnjëherë nuk doli hapur në mbështetje të mënyrës kriminale, anti-humane, si po i trajtonte grevistët e urisë kryeministri Berisha. Përveç disa deklaratave të bëra në sallën e Parlamentit, pjesa tjetër e qëndrimit të opozitës socialiste ishte inekzistente. E fokusuar vetëm tek prononcimet e Keti Bazhdarit, që, edhe pse të shpeshta, as që arritën t’ia shponin timpanin e dëgjimit kryeqeverisësit. Duke përdorur taktikën e njohur, tashmë prej të gjithëve: ”sulmi dhe akuzat pa doganë janë arma më e mirë për tu mbrojtur”, si dikur në pasvitin ’97, Sali Berisha ja ka dalë ta bëjë opozitën e majtë inaktive dhe të ndrojtur. Jo vetëm në rastin e grevës së urisë së ish të përndjekurve, por edhe në mosmbështetje të protestave, që vërtetë kanë pasur në qendër të tyre kërkesa ekonomiko-financiare, e që, duke pasur si personazh zgjidhës, jashtëligjorin e paepur Sali Berisha, nuk kanë arritur të finalizohen me sukses. Pasi u ka munguar pikërisht mbështetja politike. Kjo armë, fatkeqësisht e domosdoshme në Shqipëri, për të fituar edhe të drejtat civile,edhe ato juridike, madje dhe ato universale njerëzore.

Ish të përndjekurit nuk ia dolën mbanë, siç nuk ia kanë dalë të fitojnë ndonjë të drejtë, deri më sot të gjithë grupet sociale,që kanë protestuar për ta detyruar qeverinë të përmbushë detyrimet ligjore. Siç nuk arritën ta detyronin qeverinë Berisha të mos devijonte hetimet për Gërdecin familjet e viktimave të kësaj tragjedie. Sikurse nuk ja dolën të fitonin të drejtat familjet e të vrarëve në ngjarjen tragjike të 21 Janarit. Ish të përndjekurit e grevës së urisë, edhe pse i dhanë konsekuencës së tyre dy të vetëflijuar, u lejuan të qëndrojnë nën hijen e çadrës së mjerë, derisa u tretën si kripa në ujë pikërisht nga që, të trembura, prej akuzës së Kryeministrit dhe Kryetarit të partisë në pushtet, forcat politike opozitare qëndruan në tërheqje. Të distancuar madje edhe prej përfaqësuesve të tyre, që guxonin t’i vizitonin ish grevistët e urisë. Duke harruar se aksione të tilla civile janë një shans për ta çuar spektrin politik opozitar drejt marrjes së pushtetit. Duke harruar se jo vetëm përkrahja e protestave civile, por edhe vetë aksionet politike paqësore janë një e drejtë kushtetuese. Çka do të thotë se nuk kanë asnjë lidhje me akuzën e qenies së tyre krim shtetëror, apo siç i etiketon zëngrehur Kryeministri, mjeshtër i sulmeve antiligjore: “kryengritje e armatosur për marrjen me dhunë të pushtetit”.

4 komente në “Aksioni politik nuk është krim shtetëror”

  1. alban4eva says:

    mire e ke ti o zoti Xhovani, por pisat greke ketu ne forum, se bashku me kurvat e Salehut, e quajne AKZ si fashiste dhe naziste, dhe e krahasojne me Agimin e Arte, dhe qellimisht..

    sepse greket kurva eshte llogjike qe smund ta pranojne programin e AKZ, qe flet qarte: drejtesi per camet dhe mbrojtjen e kufijve treritoriale.. kaq..!! te tjerat, qe gjoja jane fashiste, provokojne greket, duan ti marrin tokat grekeve, etj etj, jane pislliqe te shpifura dhe plot helm.. normale, AKZ-ja u prish atyre endrren e tyre te cmendur te Vorio Epir-leshit..

    kurse ne rastin e kurvave te Berishes, keta nuk e durojne AKZ, per vete faktin se programi i politikes se brendshme flet qarte: te dalin perpara drejtesise te gjithe politikanet qe kane vjedhur si kafshe pasurite e Shqiperise, sekuestrim i te gjitha pasurive te vjedhura, dhe rimekembjen e ketij vendi..

    e si mund te jene dakord ata me AKZ-ne?? ata lepijne kockat qe u hedh Salehu, po u rrezua Salehu ata mbeten pa kocka, dhe nuk eshte se mund te bejne ndonje pune apo zanat, jane mesuar te mbijetojne vetem me lepirje dhe spiunlliqe.. ky eshte zanati i tyre..

    prandaj shikon ne cdo koment ketu ne forum kurvat e Saleh pedofilit qe vjellin diarrè nga goja per babane e tyre shpirteror sa here qe behet fjale per shpellarin..

  2. dumdum says:

    Faleminderit që i sqaruat disa gjëra Z. Shyti.
    Asnjeri nuk duhet të tutet sepse bën protestë politike.

  3. leka says:

    Eshte nje shqetesim krucial,per demokracine dhe vendin dhe fare i pa atakuar nga media opzozitare,qe qendron dhe kjo ne pozita trembje,si partia e edidhjeramanit.Ky shkrim,ja vlente te zinte vendin e kryes ne kete gazete.

  4. antonio says:

    Eh,more Xhovani Shyti,paske ngelur me gjithe mend pa nje kokerr leku ne xhep!!!
    Cfare kerkon nga OPOZITA,o derdimen,kur vete te perndjekurit u disdtancuan nga mbeshtetja e PS-se,nga qe kishin frike ta deklaronin GREVEN POLITIKE!!!
    Po vete te perndjekurit e tjere,qe pretendojne se jane me mijra,CFARE BENE??PSE NUK E MBESHTETEN KETE GREVE???
    MOS LLAP KOT PER OPOZITEN,SE AJO BERI ME SHUME SE I TAKONTE ASAJ,ndersa ti,si gazetar,NUK PASKE QENE I ZOTI TE NGRESH ZERIN PER MOS MARRJEN E RROGES TENDE DISA MUAJ ,ndersa na del e na ben MORAL FRIKACAKESH!!!
    Po shoqatat e te perndjekurve PSE NUK I MBESHTETEN GREVISTET???
    Ne se vertet nuk e kupton se kush eshte shkaku i vertete i kesaj gjendjeje PA SHPRESE I TE GJITHE SHOQERIOSE SHQIPTARE,MJERE PER TY!!!!
    PO TA THEM UNE:
    SHKAKU ESHTE :-SUNDIMI FASHIST I SALI BERISHES,TERRORI,QE KA MBJELLE KLIKA E TIJ NE SHQIPERI,KU I KA BERE NJEREZIT TE MENDOJNE VETEM PER BUKEN E GOJES E ASGJE ME TEPER!!!
    POPULLI SHQIPTAR JETON NJELLOJ SI NEN PUSHTIM!!!
    Ne nuk kemi anje te drejte,asnje GARANCI PER JETEN,asnje siguri per te ardhmen,asnje siguri per femijet tane,se SHQIPERIA ESHTE KTHYER NE NJE GETO TE MADHE KU SUNDFON CIZMJA E MALOKERISE FASHISTE!!!
    Kete situate e mbrojne te gjithe SHTETET PERENDIMORE,pervec HOLANDES E DANIMARKES,qe nuk e IZOLOJNE KRIMINELIN E BALLKANIT,serbin Berisha!!!
    Tek ne ka vdekur SINDIKALIZMI,INTELEKTUALIZMI,IDEALIZMI etj!!!
    Ne na eshte bere Shqiperia nje VEND I HUAJ,se nuk na lidh asgje me te vec faktit se kemi lindur ketu!!!
    Berisha na e ka nxjerre nga ZEMRA E TRURI SHQIPERINE,se keshtu i ka vene detyre UDB-ja Jugosllave,qe ne 1976-ten!
    Ai po sahkasterron HISTORINE,HERONJTE,DATAT HISTORIKE,LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTASRE E QUAN CIVILE,HERONJTE I KA BERE KRIMINELE,NDERSA KRIMINELET ,HERONJ!!!
    Na jane bere kriminelet HAMIT MATJANI,ISA TOSKA,PEK CALI,LLESH MARASHI,GJON MARKA GJONI etj ne heronj!!!
    Na eshte bere TRADHETARI DHE SHITESI E HAJDUTI I SHQIPERISE,SATRAPI Ahmet Zogolli,HERO,ndersa HERONJTE SI ISMAIL QEMALI,LUIGJH GURAKUQI,BAJRAM CURRI APO HASAN PRISHTINA NE ANONIME!!!
    Te gjitha keto i ben serbi Sali Berisha,ky TRADHETAR I NDYRE I SHQIPERISE!!!
    XHOVAN SHYTI!!!
    LUFTO KUNDER ARMIQVE TE VERTETE TE KOMBIT SHQIPTAR E MOS NGRI PUSHKEN KUNDER VELLEZERVE TE TU SOCIALISTE!!!
    ASGJE E KEQE NUK I KA ARDHUR SHQIPERISE NGA OPOZITA SOCIALISDTE SHQIPERISE,por vetem nga BANDITI SALI BERISHA,QE PUNON PER SERBINE E GREQINE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje