Pse shajnë shqiptarët?

15 Nëntor 2012, 21:43Blog TEMA

A kanë Shqipëria dhe Kosova ndonjë grua a burrë të madh sot, të angazhuar shoqërisht e politikisht apo ndonjë ekspert a profesor, shkrimtar a gazetar, i cili meriton të lëvdohet, apo që të gjithë dhe nga të gjithë e në të gjitha kohërat shahen? Ky shkrim koincidon me 100 vjet Shqipni – 100 vjet vetmi. Pse?

Nga Halil Matoshi

Pse kaq shumë sharje mes shqiptarësh?

Pse ata i bien në qafë tjetrit kot, vetëm pse u teket?

Xhelozi e smirë, dashakeqësi e mujshi apo urrejtje patologjike?

Tek sheh njeriu, tërë periudhën e pasluftës në Kosovë që s’mbet grua as burrë i mirë e i ndershëm dhe as profesionist i mirë, por të gjithë për të gjithë u shndërruan në “të shitur” e “tradhtarë”, “kopukë” e “banditë”, “jugonostalgjikë e serbofilë”, “UDB-asha e SHIK-ovca”, “komunistë”, “skizofrenë”, “të sëmurë mentalë”, ”të paaftë e injorantë”, “për Shtimje” etj. e sheh se shqiptarët në këtë stadium të zhvillimit shoqëror janë totalisht të degraduar intelektualisht dhe moralisht.

Nën torturën e stresit post-traumatik, kjo është psikosomatika e frymës së kohës.

Këto konstruksione nga përdorimi i dendur nga ana e partive politike kundër kundërshtarëve politikë, në luftën e paskrupull për pushtet, ngadalë ka zbritur tek populli.

Nuk kalon asnjë debat, ose diskutim për çfarëdo çështjesh shoqërore që tjetri, kundërshtari i qenë ose i pandehur si i tillë, t’i ketë shtruar argumentet e veta kundër pa e degraduar muhabetin në sulm ad hominem. Kjo shihet gjithandej, në gazeta e portale informative dhe rrjete sociale (në këto të fundit sidomos) por të thuash të gjitha debatet kalojnë në paragjykime për tjetrin, ose sharje të pështira që i shprehin jo autorët që hapin një debat, por vetë folësit (komentuesit) që vuajnë nga ky mallkim historik shqiptar, për t’i ngritur maskarenjtë te retë, e për t’i ulur heronjtë e vërtetë te pluhuri.

Shumica e shqiptarëve kanë harruar se dikush ua mësoi shkronjat, nëse fare i kanë mësuar!?

Se dikush i mori për dore për të bërë udhët duke ecur, se dikush bëri letërsi për ta, ua lartësoi atdheun, gjuhën…

Se dikush u fali një buzëqeshje a një ‘tung’?

E dikush kujdeset për shëndetin e tyre mental e moral!

A mund të rrinë kot shqiptarët e të mos shajnë kot?

Tjetri për shumicën e shqiptarëve është armiku, ose edhe ma zi djalli vetë.

Rrahagjoksave të tjerët që u duken se nuk janë si ata, që u duken më ndryshe, ose thjesht s’u duken shqiptarë fare, ngase shqiptarizma e tyre arrin deri në fund të mëhallës së tyre, kur u del boja, se nuk janë kurrkush.

Të menduarit dhe të shkruarit e diferencuar është problem në mendësinë shqiptare, sepse në këtë mendësi po qe se njëherë ke kritikuar dikë, atë nuk duhet amnistuar kurrë, pra edhe atëherë kur ka të drejtë.

E mendimtari i urtë është i lumtur kur tjetri ka të drejtë!

Mirëpo, në debatin demokratik, këtë diferencim të mendimit do të duhej ta bënin së pari dijetarët, ata që tradicionalisht u thuhet intelektualë, e të cilët, aktualisht në Kosovë janë heshtur.

Po cili është roli i intelektualit shoqërisht të angazhuar dhe kush është ai?

“Ai tip që përzihet në punët e huaja”, ky është definicioni më popullor, të thuash sentencial, për intelektualin sovjetizues, i filozofit ekzistencialist Jean-Paule Sartre.

Sipas një francezi tjetër, filozofit Bernard Henri Levy, intelektuali është vetë debati.  Njeriu i debatit të hapur që u shmanget spektakleve të kitsch-nacionalizmit, përjashtimit të tjetrit/të tjerëve dhe që i kundërvihet zhvendosjes së njeriut nga politika në bio-politikë, e që angazhohet për balancimin e dinjitetit (jo të frikës.)

Kosova është shtet pa ose me fusnotë* dhe me ose pa republikë, pavarësisht nga Serbia dhe bisedimet me të, përderisa është njohur si shtet i pavarur nga demokracitë më të fuqishme botërore dhe ka sistem politik republikan.

Ambientin politik po e ndotin veçmas partitë që veten e marrin si revolucionare. Që sillen me fodullëk, si ta kishin dëgjuar thirrjen hyjnore për t’ua thënë pjesës tjetër të kombit të vërtetat përfundimtare!?

Problemet e vjetra me Serbinë po manipulohen nga të dyja palët, edhe nga PDK-ja në pushtet edhe nga lëvizja VV në opozitë.

Deri sa VV-ja e akuzon Qeverinë se po mbahet gjallë nga Serbia dhe “me Serbinë”, kjo lëvizje pothuajse tërë performancën e saj në Kuvend dhe jashtë tij po e ideon dhe realizon “kundër Serbisë”.

E, sikur të mos ekzistonte një armik rezervë, ose i fabrikuar?

Atëherë do të dilnin në pah vetëm idetë kreative dhe veprat e mëdha e të përbashkëta në shoqëri…

“Me ta shitur parullën se “Hashimi po e mbron shtetin –Albini po e shkatërron”, brenda e jashtë, kjo Qeveri jo që nuk tronditet, por po fuqizohet, duke marrë njëfarë legjitimiteti së pari nga opozita tjetër parlamentare, e pastaj edhe nga BE-ja dhe ShBA-ja.

Kjo ka për t’u vërtetuar shumë shpejt, kur sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton, së bashku me damën e parë evropiane, Baroneshën Ashton, do të vijnë në Prishtinë për t’ia rrahur supet kryeministrit për “punën e shkëlqyer”!?

Ky pasus nga kolumna ime e tre javësh më parë, u bë shkas që anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes VV të më paragjykojnë si “Thaçist” ose të më gozhdojnë si “gazetar proqeveritar.”

Po çfarë ndodhi një javë më pas?

Erdhi Hillary Clinton në  Prishtinë, më 31 tetor 2012, dhe tha: “Nuk jam e sigurt nëse ndonjë popull ka bërë aq shumë progres në një periudhë kaq të shkurtër si Kosova. Dialogu është esencial, ky siguron një rrugë të prosperitetit afatgjatë. Ne po punojmë bashkërisht me Bashkimin Evropian në këtë drejtim, dhe unë dua që personalisht ta përshëndes kryeministrin Thaçi, që ka marrë guximin politik për takimin me kryeministrin Daçiq në Bruksel. Ky ka qenë një veprim i guximshëm”.

Pse nuk u ngritën këta tipat e lëvizjes VV  t’i thoshin sekretares së Shtetit që na qenkësh “thaçiste” ose ta gozhdonin edhe atë në kryqin e antishqiptarizmës?

Ne që mendojmë dhe shkruajmë për shqiptarët, vërtet jemi të gozhduar e të mallkuar në kryqin e kundërthënieve shqiptare, siç shkruante Faik Konica këtu e 112 vjet më parë!

Faik Konica boton në të përkohshmen “Albania” më 15 shtator 1901, këshillat për një djalë që kish ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir: “I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.

Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë.

Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë.(…)”

Vërtetë, të gjitha këto komente i kam provuar në lëkurën time dhe nuk më kanë mbushur zemërim.

Ndonjëherë zhgënjim po…

Këso kundërshtish me çdo kusht, përdoren për konsum të brendshëm politik, në suaza të luftës për pushtet, në dy shtetet përkatëse, që mëtojnë ta fshehin mjerimin ekonomik dhe kulturor e social, të dy shoqërive të zëna peng brenda kontekstit të armiqësive historike, ato megjithatë shterin energjitë qytetare, përçajnë kombin dhe ndjellin katastrofa të reja.

Petrick Wilson, autor i serisë televizive «Lufta për demokraci», shkruante se demokraci do të thotë komunikim: njerëz që bisedojnë me njëri-tjetrin për shqetësimet e përbashkëta e që ndërtojnë të ardhmen e tyre. Përpara se të mund të qeverisen, njerëzit duhet të jenë të lirë të shprehen. Shtetasit e një vendi demokratik janë të bindur se nëpërmjet shkëmbimit të lirë të ideve dhe mendimeve, e vërteta triumfon mbi gënjeshtrën, vlerat e të tjerëve çmohen më mirë, zonat e kompromisit përcaktohen më saktë dhe rruga drejt përparimit hapet. Sa më i madh të jetë vëllimi i këtyre shkëmbimeve, dhe kritikave edhe ndaj qeverisjes, aq më mirë!

E gjithë kjo situatë do të duhej të shërbente si levë për të nisur një debat më të gjerë për një strategji të një rilindjeje të re shpirtërore e qytetare ndër shqiptarët si dhe për hir të bashkëpunimit mes dy shteteve, për hir të brezave, sepse kombi, ky është vetë debati demokratik.

Giovani Sartori thotë se atje ku ekziston frikësimi, ku, po te shmangesh prej ortodoksisë mbizotëruese, të shpallin armik (në mos të lënë fare mënjanë), liria e shprehjes ngurtësohet dhe, rrjedhimisht, shtrembërohet edhe vetë liria e mendimit.

Duke përjashtuar ndonjë hero të vetmuar, kush trembet të thotë atë që mendon, arrin të mos mendojë më atë që s’mund ta thotë.

Ne duhet t’i qartësojmë gjerat, t’i themi hapur ato e pastaj të ushtrojmë për të falur.

Pra të falim – për hir të idealit të shpresës.

Kosovarët duhet ta ndërtojnë një shoqëri të hapur, të debatit, sepse të gjitha vlerat janë të debatueshme, pos krimeve që kurrë nuk mund të marrin dënimin meritor, qofshin ato të nazifashizmit apo të komunizmit, qofshin ato të sionizmit apo islamit politik.

Vetëm duke falur dhe duke parë e nxjerrë në pah anët e mira të armikut, kosovarët mund t’i përafrohen idealit veprues të demokracisë pa armiq (Giovani Sartori).

Këta njerëz që shajnë shqip me gojën që u mban erë, vetes  po ia shterin energjitë kot, ndërsa të tjerët përpiqen t’i destabilizojnë, ose thjesht të mos i lënë të mendojnë fare!?

Shqiptarët e vazhdojnë festën duke u sharë mes vete: 100 vjet Shqipëri – në vetmi!

13 komente në “Pse shajnë shqiptarët?”

  1. keno kotorri says:

    Nje miku im me ka dhene kete fraze nga libri mjaft i cituar prej nesh shqiptareve per te share grekeri se ne damaret e tyre ke me shume gjak shqiptar se helen
    .”…………Duket se shqiptarët, përveç horizontit të ngushtë të
    familjes . dhe të klanit, të përfitimit e të interesit vetjak, të
    mllefit dhe të hakmarrjes, nuk e kanë ndjerë nevojën të
    të shpërthejnë jashtë kësaj bote. Shqipëria është atdheu i
    mendimeve të shkurtra , depo e rezervave të forcës fizike,
    vendi që me vullnetin e vet nuk pranon t’i bindet as të dëgjoj
    as vetveten, as të tjerët. Shqipëria është elementi që mohon
    vazhdimisht dhe tek e cila anarkia dhe mungesa e ligjit në
    njëfarë mase janë shpirti dhe fryma jetësore..”

    Nëlibrin e Jacob Philip Fallmerayer,

    Elementi shqiptar në Greqi, Tiranë 2003,f. 38.

    (Das Albanische Element in Griechland- 1857-1861)

      1. Zigur Qarri says:

        liber interesant. Per te interesuarit :
        Xen Deledashi — 15 Nëntor, 2012 në 10:14 pm

        Dhe perfundimi me i famshem i Jakob Philipp Fallmerayer,pas vitesh studimi ne terren, qe i kushtoi teper shtrejt,nje e vertete qe perendimi me vetedije e fshehu per ti atribuar Greqise nje kultur qe ne fakt greket e sotem nuk kan asnje lidhje.

        „Das Geschlecht der Hellenen ist in Europa ausgerottet […] Denn auch nicht ein Tropfen edlen und ungemischten Hellenenblutes fließt in den Adern der christlichen Bevölkerung des heutigen Griechenlands.Die Bewohner des griechischen Staates mit den Grenzen von 1830 seien lediglich hellenisierte Slawen und Albaner, “ Jakob Philipp Fallmerayer.Origjinal

        (Perkthimi ne Shqip).Gjinia(rraca)Hellene ne Europe eshte çrrenjosur(zhdukur).
        As edhe nje pike e paster e paperzier e gjakut Helen rrjedh ne damaret e popullit kristian te sotem te Greqise.Banoret e shtetit grek ne kufijte e 1830-es jan vetem sllave dhe shqiptare te helenezuar.Jakob Philipp Fallmerayer.

    1. zefi says:

      Mos kerkoni nga shqiptaret PSE SHAJNE MBARE E MBRAPSHT CDO NJERI!!!
      Shqiptaret,sapo lindin,degjojne 24 ore ne RADOI E TELEVIZION kryeministrin e tyre,nje fare maloku me emrin e POSHTER Sali Berisha,qe ULURIN DUKE SHARE ME LIBER SHTEPIJE TE GJITHE KUNDERSHTARET E VET POLITIKE!!!
      Tere diten dhe naten,ku i MARROSUR mburret se i ka bere ai te gjitha te mirat ne kete vend!!!
      SKENDERBEU I MADH,qe u pruri lirine shqiptareve,nuk u mburr,por u tha se,:LIRINE E GJETA MIDIS JUSH”!!!
      Ndersa ky BANDIT krekoset se na PRURI DEMOKRACINE,NA FUTI NE NATO,NA LIBERALIZOI VIZAT,NA I HAPI UNIVERSITETET NE KATERSH,ku futet derri dhe dosa,por harron te thote se NA VRAU GERDECIN DHE 21 JANARIN,NA VODHI VOTAT DHE PUSHTETIN,NA VODHI PASURITE KOMBETARE,NA SHITI DETIN GREQISE etj!!!
      Edhe ish te PENDJEKURIT i beri TERRORISTE,HAJDUTE etj duke i detyruar te DJEGIN VETEN!!
      KY ESHTE TRADHETARI I KOMBIT SALI BERISHA,QE SHERBEN SI NXITES I URREJTJES DHE PERCARJES MIDIS SHQIPTAREVE!!!
      Le te shporrim PLEHRA te tilla nga poltika dhe ekranet,qe femijet te rriten me DASHURI E HUMANIZEM!!!

  2. Jugor says:

    Bravo Halil sepse vetem kur kujtoj ty Robelin dhe disa kosovare te tjere vetpermbahem dhe nuk shkruaj me ofendime ndaj shume kosovareve ne forume te ndryshme qe meritojne te shahen e ofendohen .

    1. Dean says:

      Shikoje me vemendje nga minuta 1.08sec., deri ne 1.14sec.,kete BANDILLIN ti o Jugoro dhe pastaj hajde dhe rrifi shpatullat ketij pis burri e thuaji ”Bravo”:

      http://www.youtube.com/watch?v=4sH576E4oZ0&feature=related

      Por keta PISA ”intelektual” si puna e ketij me nder matoshit,jane nga ajo kategori qe thone ”bej si them une dhe mos bej si bej une”.
      Ky as ne Shqiperi nuk duhet me u leju me hy,lene mo me i degju fjalet ketij Karagjozi.

      1. Jugor says:

        Dean !mua me duket se ai ka thene nje te vertete te madhe pavarsisht qe e verteta djeg ,keshtu e shikoj une pa marre parasysh se kam te drejte apo jo.

        1. Dean says:

          Ke te drejte,Jugori,dhe mua nuk mu hap shume barku.Por,kjo i heq atij Karagjozi te drejten te flasi ne emer te SHQIPTAREVE.
          Nese do le te flase ne emer te Kosovareve,por JO ne emrin tim.
          Nese Shqiptaria per ate si kosovar eshte vetem raca e tijmky eshte besimi i tij prej Idioti,por JO te me mohoje mua Identitetin tim vetem e vetem pse jam nga JUGU.Kaq doja te thosha,JO se kam ndo1 problem me komentet e tij,pasi une per vete jam shum here me i keq se ai kur vjen puna ke JUGU dhe geget.

    2. lili says:

      jugor qfardo qe lexoj tije isham besom ti edhe shum tjer ktu dhasht zoti navjen dita se kisha dit qfar bej meju dhasht zoti uperserit e 97 edhe njeher veq lus zotin

  3. Halilovski says:

    Po edhe ky shan gjithe diten e dites. Pastaj edhe nese ndonjeher permbahet,shan vetmevete.

  4. po ti shaj se lirohesh o jugor,,,me siguri je gjysjevgu 1.50cm i gjate apo jo?

    1. Jugor says:

      ee, ashtu thone, kush eshte i shkurter e ka te madh dhe ti me siguri qenke shume i gjate kot qe rron.

  5. laura says:

    turqnia e ka pa sundue 500 vjet shiptarin, edhe si perandori e kohes qe u kane (e besa as sot nuk a shume larg)ka ardh ne ni perfundim duke thane:”munet me ardhe koha edhe kumshtit (kte e dine ma mire katunart qa a kumshti)me i thane bylmet,veq shiptari kurr nuk ka me majt hyqmet(me majt shtet).per fat te keq tonin kete gje nuk e thot edhe per popujt e tjere qe na rrethojne neve e qe kan qene poashtu nen robni te turkut.Prandaj jemi ku jemi.Zakonisht ata qe nuk kane kapacitet me ba diqka te mire i vetmi opcion i mbetet sharja.Pra duhet te shpresojme (pasi askush nuk ban perpjekje te ndyshoj asgja se nuk ka kush. krejt shiptar jena, kaq a kaqiku i jone,e ne munges te vepres mbetet vetem shpresa),qe deri ne funde te keti shekulli gjeneratat e reja do t’u afrohen me vetdijsim popujve te tjere te evropes ,e te shkoj ne pakthim njiher e pergjithmon kjo thanje e turkut per shiptaret, e te dukemi edhe ne si popull normal ne sy te popujve te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje