Shtet plot debitorë dhe debila shtetërorë

17 Nëntor 2012, 20:51Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Paramendoni një bisedë hipotetike të zhvilluar diku në Pragë mes një punonjësi të CEZ-it të kthyer nga Tirana, ku është i punësuar pranë kompanisë ceke, me një rrogë ndoshta shumë më të madhe sesa në Pragë, dhe një miku të tij, që e pyet se përse gjithë këto probleme me Shqipërinë. Dhe çeku i Tiranës shkurt i thotë: “shqiptarët nuk paguajnë për energjinë që harxhojnë, ndaj”.

Imagjinoni hapjen e syve dhe tërheqjen pas paksa të kokës së bashkëbiseduesit të habitur që sërish pyet: “Si ka mundësi një gjë e tillë…?!”

Ajo që po ndodh me kompaninë çeke dhe ndërprerjet e energjisë këto ditë në Shqipëri nuk ka asgjë evropiane dhe si e tillë është e frikshme dhe na zhvlerëson çdo retorikë boshe dhe mburrje për civilizimin dhe përkatësinë tonë perëndimore.

Një pjesë goxha e madhe e shtetasve tanë, që pasi harxhojnë energjinë elektrike si çdo mall në treg, nuk pranojnë të paguajnë. Në një logjikë të thjeshtë dhe tjetër kjo quhet ligjërisht vjedhje.

Por nuk do merrem me anën penale të çështjes sesa atë të mentalitetit skandaloz unikal të demonstruar në këtë pikë.

Dhe ky mentalitet ka qenë i nxitur më herët nga partia e demokratikasve gjate tranzicionit, ku një kategori dhe krahina të tëra frymëzoheshin të bënin debitorin dhe kishin mburojë politike.

Kujtojmë këtu rastin e Shkodrës kur PD ishte në opozitë apo shumë qytete të tëra, kur nuk paguhej energjia e shitur nga KESH, e këtij malli që sigurohej dhe paguhej nga blerjet jashtë me paratë e të gjithë shqiptarëve, edhe atyre që paguanin. Tanimë kjo parti është në pushtet dhe e ka privitizuar këtë shërbim tek një kompani e huaj dhe është duke përjetuar bumerangun.

U shpresua se me privatizimin të huajt nuk do toleronin më fenomenin e mospagesës së këtij malli, siç nuk ndodh për shembull me telefoninë celulare të kontrolluar çuditërisht kryesisht nga të huajt në Shqipëri, apo që nuk ndodh me asnjë lloj tjetër shërbimi apo malli të tregtuar në çdo cep të Shqipërisë.

Askund me përjashtim të mini-marketeve shqiptare, ku blihet me lista, ç’ka është një lidhje kontraktuale jozyrtare sesa njerëzore dhe humanitare për një shtresë në nevojë, e aplikuar nga njerëz të mirë që ende gjenden vërdallë në Shqipërinë e egër kapitaliste, pra askund tjetër nuk evidentohet një praktikë e tillë.

Nuk ka shqiptar që të përdor telefonin në shtëpi dhe të mos paguajë faturën apo internetin, nuk ka shqiptar që të pijë kafe apo të hajë e të pijë në një restorant dhe t’i thotë kamarierit nuk paguaj se nuk kam lekë. As nuk qëllon që ata që shkojnë në restorant të pushtojnë kuzhinën dhe restorantin, siç pushtohen nën-centralet këto ditë në Shqipëri, si në Perëndimin e largët.

Pra, vetëm me këtë shërbim, pra energjinë ndodh dhe vetëm me ne shqiptarët. Dhe kjo është ajo që të turpëron më shumë, kur mendon se kjo ndodh në mes të Evropës.

Por ajo që të tmerron më shumë është se ky mentalitet debitor frymëzohet nga shtetarë dhe politikan debila, që justifikojnë këtë lloj debitorllëku. Madje në emër të mbrojtjes së institucioneve arreston edhe punonjës të kompanisë, që kërkon të ndërpresë furnizimin për shkak të mospagimit dhe shlyerjes së detyrimeve financiare kontraktuale.

Edhe në Perëndim hyn në rol përmbaruesi në rast të vonesës së pagesave të tarifave dhe shërbimeve. Por mbi të gjitha operon më parë sistemi i gjobës financiare për debitorin dhe pastaj hyn përmbaruesi.

Fatkeqësia në Shqipëri është se duhet që gjysma e shqiptarëve të jenë përmbarues që të zgjidhin hallet e këtyre kompanive dhe të rikuperojnë humbjet dhe vonesat dhe dëmet financiare të shkaktuara nga gjysma tjetër e shqiptarëve.

Kjo gjendje bëhet akoma më e rëndë edhe për faj të shtetit që kultivon një kulturë të tillë transgresioni. Faji është i tij edhe për shkak se institucionet e shtetit janë debitor sa dhe shumë qytetarë.

Më e keqja është se ky shtet me mentalitetet populist është gati të paguajë miliona si në rastin e General Electrics dhe nuk e ka për gjë fare që të shkojë në arbitrazhin ndërkombëtar me çekët e CEZ, që me siguri do shkojnë, dhe të humbasë dhe të paguajë qimet e kokës.

Askush nga këta shtetarë me prona dhe biznese personale dhe private nuk do të lejonte që shqiptarët të përfitonin nga shërbimet në bizneset e tyre, dyqane apo restorante, zyra avokatie apo dreq e të bir, dhe të toleronin shqiptarët debitor që të mos paguanin në mallin e tyre.

Skandali shqiptar CEZ, padyshim nuk është vetëm çështje mentaliteti popullor, por edhe mungese reale e shtetit ligjor në nivelin praktik.

Ky skandal edhe për shkak të lidhjeve të paramendueshme nuk përjashton as mundësinë e konsekuencave bllokuese në rrugën drejt integrimit evropian, nga shteti amë i kësaj kompanie që operon në Shqipëri, përveç precedentit të rrezikshëm për minim të shanseve për biznes që të ofron Shqipëria.

Tolerimi i kulturës së mospagimit si deri më sot dhe frymëzimi populist aktual i këtij mentaliteti dëshmon e qartë se sa larg jemi nga mentaliteti evropian dhe praktikat e rëndomta në shtetet e kontinentit, ku kërkojmë të kandidohemi si shtet dhe banorë të këtij shteti debil dhe debitor njëkohësisht.

16 komente në “Shtet plot debitorë dhe debila shtetërorë”

  1. artur says:

    Respkte z,ARBEN .Analiza jote deri diku eshte e drejte.po a jeni ne dijeni se me cfare cmimi i deklaron CEZ godinat qe po perdor, 1 .kashar 75000 euro.2 pallati me shiqeta 800 m 15000 euro.3 tirana re 700 m 25000 euro, besoj qe edhe ne londer ku jeton ti nuk i kane qerate kaq te larta. dhe ajo qe eshte me kryesorja ,si ka mundesi qe e ble nje kw 20 lek kw dhe e shet mesatarisht 120 kw, norma e fitimit 5 fish me shume. pa bere as edhe nje koker investimi. jam shume dakort qe duhet me e pagu energjine ,po kur nje pensionist merr mesatarisht 10.000 te reja ,si mund te paguje ai kete energji.

    1. mjeku says:

      artur po ti e di me siguri,qe debitore nuk jane ata pensionistet qe citon ti me larte mund te kete edhe ndonje prej tyre por ne pergjithesi ata e paguajne por behet fjale per nje kategori tjeter qe eshte turp tu permendesh emrin neper shkrime. Ceket thjesht po sillen si kane gjetur terrenin e ne fund do te na shkelin me kembe se parate neper gjyqe do ti paguajne shqiptaret.

    2. Reformer says:

      artur, arsyetimi yt eshte tipik. Ti nuk merresh fare me gjysmen e shqiptareve qe s’paguan, por me ate se si shpenzon parate CEZ.

      Nuk eshte se une kam ndonje gje kunder per ato qe thua per CEZ, por realisht nuk me intereson se si i shpenzon parate CEZ. Mund ti coje te gjitha ne bordello ose mund ti jape per bamiresi. Eshte pune e tij. Ajo qe me intereson eshte qe une te mos paguaj per te tjeret, qofshin ata edhe patriotet e mi.

      Por edhe kjo nuk eshte kryesorja. Cdo te ndodhte nese do te lejonim qe te gjithe ta merrnin buken pa paguar. Nje dite do te gjendeshim te gjithe pa buke, sepse askush nuk do te desheronte te merrej me tregetimin e bukes.

      Kur shumica nuk paguan fillon katastrofa, dhe kete katastrofe nuk mund ta ndale as Sali Berishe. Por kete ai nuk e kupton dot sepse aq tru ka.

  2. artiles says:

    Telefonia dhe elektriku jane si kapitalizmi me komunizmin. Po nuk e pagove telefonin, kompania e ka te thjeshte; – ta pret linjen qe nga zyra e nuk i behet zone hiç nese nuk ti merr dot leket e nje muaji.
    Kurse me korentin eshte ndryshe; – kompania ose duhet te te vije ne shtepi e te te stakoje telat, (te vere edhe roje se do i lidhe tjetri me vone), ose do te ule fidrin tek kabina dhe do lere gjithe lagjen pa drita- keshtu digjet i njomi bashke me te thatin.
    Pra energjia elektrike eshte mall specifik ne Sshqiperi, eshte bere si te thuash “mall populist”, me te cilin pordhitikanet bejne polikeqë, me falni politike!

  3. Tironsi Vjeter says:

    O plako ke shume te drejte per ato qe shkruan.Duhet ta kuptojme te gjithe qe ky shtet funksionon si fatura e Energjise dhe pagesa e saj.
    Nepermjet kesaj fature jane rrjepur duke paguar gjithmone ata qe paguajne dhe duan shtet modern dhe perendimor.
    Ju kujtohet ne fillim ishte drejtor nje fare Dollapi i cili nepermjet ERE-s na rriti dore per dore cmimin e energjise dhe kuptohet gjithmone paguan te rregulltit,pasi e shtrudhen kompanine me tendera etj,ja kaluan cekve te CEZ.Keta te shkretet nuk e dinin cfare patate te nxehte kishin ne dore.Por duhet te kujtoni shprehjen e dikurshme per tregetaret qe s’ja hedh kollaj, Cam,Cek,Cifut.
    Pra dardha e ka bishtin prapa kur te paguajme prape ne qe paguajme gjithmone demin e rradhes te qeverise dhe te fituar ne Arbitrazh nga kompanite e huaja.Mos harroni edhe teorine e Maocedunit te zbatuar nga Demokratet dhe Socialistet se bashku nder vitet e tranzicionin komunisto,sigurimso,demokrat”Fshati te Rrethoje Qytetin”Pushtimi i cdo gjeje publike dhe private,grabitje e te drejtave te tjetrit dhunim i lirive te njeriut,jane kthyer ne nje udhetar i rendomte i jetes qytetare sot.Pra thjesht paguajme ne qe duam shtet dhe jeten qytetare.

  4. idjoti i politikes says:

    Gazetari Manaj,ne keto 22 vjet sa here i ke folur popullit tend per ekonomine?

  5. Horri i Bulevardit says:

    Ne fushaten e zgjedhjeve te 2005, pikerisht Berisha bente thirrje qe mos i paguani borxhet ndaj KESH, se kur te vijme ne ne pushtet, do tja u falim.
    Kjo thirrje ne cdo shtet demokratik, komunist apo edhe fashist, do ta conte personin kushdo qofte para gjyqit.
    Por ne Shqiperi sundon i forti dhe vjen deri aty sa deli nje kryekomunar, qe gerthet se do tju djegim, heren tjeter do te jem i pari qe do shtij me patllake dhe shteti hesht, prokuroria hesht, policija shkon dhe arreston persona qe kane bere detyren e tyre per te cilen paguhen.
    Ne keto dite pame skandali ose me sakte shpronesimin me dhune, nga qeverija, te nje privati, qe me siguri do te thote fjalen e saj ne nje gjyq, ku vete ky shtet i kalbur, do te tulatet dhe do te perbetohet se nuk ka gisht ne keto ngjarje dhe gjoben marramendese do ta prese me qetesi, se ate gjobe do ta paguajne shqiptaret, jo shkaktaret, qe nuk llogarisin as doreheqje, per nje dem ekonomik qe shkaktuan, por as nuk do llogarisin as nje procedim penal, qe eshte nje gje normale ne vendet ku ne duam te integrohemi.
    Por katastrofa akoma ska filluar, se pervec prones qe seshte kthyer, per ti dhenen nje siguri kompanive te medha, por u dha dhe sinjali se ne Shqiperi te shpronesojne si pa gje te keq, si dikur komunizmi, qe shpronesoi te gjithe privatet.
    Por katastrofa akoma ska ardhur, se CEZ qe kesaj rradhe ka marre revanshin, do ta kryeje punen e saj, dhe po nuk mori parate, do te nderprese korrentin, kjo eshte gjeja me elementare qe zbaton cdo firme ne cdo vend te botes dhe pasojat do te jene, pasigurija dhe kaosi total, gje qei konvenon Berishes, per te fshehur nepermjet djegieve dhe vrasjeve te digjiruara, korrupsioni dhe vjedhjet marramendese, ku me vone do te dale dhe te gerthase se komunistet shkaterruan Shqiperine.
    Paralajmerimi i ambasades amerikane, drejtuar shtetasve amerikane, per kujdes dhe mos vajtjen pa arsye ne vende publike, per shkak te pasigurise qe pritet te ndodhe, eshte nje sinjal, qe sduhet kaluar me shprehjen amo ska gje se jemi mesuar.

    Disa here kam thene qe Sali Berisha po pergatit nje tjeter 97 dhe kesaj rradhe do te jete nje katastrofe mbareshqiptare, prandaj mos vononi, qysh sot, ngrihuni dhe rrezojen Sali Berishen, neser do te jete shume vone.

  6. IL says:

    Me vjenn keq zoti Mane po me sa duket si nuk i njeh matrapazlliqet e kryeqeveritarit me mafjozet cez qe pranuan lojen e qeverise. Im ate para se te shkonte ne shtepi kur merte pensjonin paguante dritat dhe ujin pastaj vazhdonte me detyrimet e tij. A i ke bere esapet sa i ka ritur cmimin e energjise CEZ, sa perqin ka shuar arketimet, sa para ju vjedh qytetarve nga dritat e shkallve, sa perqind i vjedh qytetareve afrofe se i ka kompjutri dhe shume mashtrime numrash dhe presjes ne vlera. Le ta zgjidhi me ata qe ka bere pazarlliqet CEZ dhe mos fshehet si struci se tashme ka mare ere pazaret e felliqura duke vjedhur qytetaret shqiptare.

  7. fieru says:

    Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
    29. 05. 2010 nga VëzhguesiMe ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.

    Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.

    Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).

    Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
    Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    (* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)

    1. mjeku says:

      po sa tebukur i paskan pasur keto emra disave u shkokan me shume se origjinali….

  8. Besart says:

    E gjithe Bathorja nuk paguan as drita e as uje. Dhe i duhen kta njerez Berishes dhe company, prandaj jemi ktu ku jemi. Nje puntor nga veriu qe me beri ca punime ne shpi me tha qe ne s pagujm as drita e as uje se kena Berishen. Dhe ata jane votues,njesoj si une qe paguaj cdo kw energji dhe m3 uje.

    1. Adriani says:

      Jo vetem Bathorja, por shume zona te tjera, Bregu i Lumit, Keneta, Lapraka, Kamza, Kuksi, Dibra, Hasi, Tropoja, Mirdita etj, etj etj.

      Keta qenkan bir kurash te zgjuar qe nuk e paguajne energjine dhe ujin se nuk kan lek, jan te varfer, ndersa ne pjesa tjeter jemi idiotet qe paguajm sa here rritet cmimi.

      Ket fryme e kan fut heret militantat dhe drejtusit e PD-se. Ket situat e kena peshqesh prej demokrateve.

      Mos u cudit pastaj. Nji popull qi nuk pagun dritat don me hi ne Evrop ne nji familje me gjermant dhe francezt.

  9. adolf jogor says:

    dihet shkencrisht qe banoret e shqipnis se veriut jane debila ,imbecila dhe idjota madje.
    e kane ne gen.
    shif sal idjotin ti.
    verior.
    shifi kosovaret qe s’po bejn dot shtet megjith ato ndihma perndimore qe kan.
    verior jane .
    ne nji studim sekret perndimor mbi genet e shqiptarve eshte dal ne konkluzionin qe shqiptart e veriut jane te destinuar per krime dhe idjotlliqe per dy arsye.
    besohet fuqimisht se ne genet e tyre ka trashegimi te pasur neandertalase,.
    dihet qe neandertalet ishin nje popullsi njerzish me gjuh kultur e ndergjegje te kufizuar por qe u zhduken se nuk ishin ne gjendje te ndiqnin ritmet e kohes dhe te zhvillimit. por sic duket ata lane pasardhes ne malet e humbura te veriut te nemur shqiptar. kta jan maloket e sotem.te cilet ashtu te izoluar sic ishin i trasheguan keto gene neandertalase ,qe ishin inferiore ne krahasim me genet e homo sapiensit njeri,paraardhsin tone,.
    dhe arsyja e dyte eshte se jo vetem qe ishin gene inferiore,te destinuara te mos kene zhvillim intelektual civil njerzor normal,por edhe keshtu te sakatuar sic ishin ,ata,malot pra u martuan me njeri tjetrin,vlla moter,apo kusherinj(izolimi i ka kto) dhe si pasoje e flligesise ne gjak humben edhe ato pak vlera qe kishin si neandertale.
    tash shifen pasojat.
    malokt,kriminela vrasesa te lindur,duan vec te mos punojn,te ken gjith te mirat,t’ua marrin me forc te tjerve.
    nuk u dhimbset edhe jeta e tyre sepse nuk kane me shum vlere sesa nji cop dru a gur a qymyr…
    dhe plani sekret amerikan eshte tip hitlerjan.
    kush behet i rrezikshem per shoqerin njerzore zhduket.
    do te merren cecenet dhe do te perdoren si lend e pare per prodhimin e sapunit per qente.
    furrat e pjekjes si ato te hitlerit jane ne gjendje pune ne gjermani.

  10. Verior says:

    Zoteri,te shkruash nga Londra eshte pak me e lehte.Eshte e natyreshme qe cdo qytetar i ketije vendi duhet te paguaj ate qe shpenzon dhe konkretisht energjine elektrike.Ne pamje te pare QEZ ka te drejte te stakoje debitoret.Po te shohim pak historine 4-5 vjecare te kesaj kompanie ne Shqiperi ka shume gjera qe edhe keta ceket nuk jane as korrekt as te ndershem.Nuk jane te ndershem per shkak te pazarlleqeve dhe marreveshjeve te fshehta e te pista me qeverine ne kete vend.Ata nuk kembengulen per pagesat ne kohe fushate,nuk e shtuan cmimin ne keto fushata.Nuk investuan pothuajse asgje ne rrjet.tensioni ne shumicen dermuese nuk i kalon te 130 v.Lenja pa mbledhur e parave te nje viti elektoral krijoj pamundesine e pagesave nga nje konsumator qe po jeton me tmerrin e listave per miellin e bukes.CEZ edhe pse ka te drejte momntalisht po paguan cmimin e ketyre marreveshjeve me kete qeveri mu.. qe edhe ata pak qe paguanin i beri budalenj.Personalisht deri nga fundi i vitit te pare te privatizimit nuk kam asnje fature te pa paguar por kur k/pusht-etari i fali te gjithe debite debitoreve deri ne 2007,nuk kam paguar me asnje qindarke.Pra nuk jemi ne ata qe duhet ndeshkuar por qeveri CEZ.

  11. ciu says:

    kete kulturen e mospagimit e kemi fill nga ky maloku sali ne pushtet. ai e nisi kete kulture kur i ra bilbilit qe te vershonin maloket e tij ne TIRANE dhe te zinin toka ku te mundnin ” toke e xanun” dhe te vidhnin pronat e tjetrit pa problem. kurre nuk i paguan detyrimet per energjine dhe ujin se kishin mburojen sali qe here pas here i bente amnistira per faturat e energjise dhe ujit dhe legalizonte haduterite a panumerta. se i donte ne tirane grupin e tij me votat e sigurta dhe ne kembim keta vellezer per nga kultura maloke+sali nuk paguanin per asgje, merr dhe hik or ti se jena maloke or ti jena te sales or ti. tani kultura e mospagimit eshte njesoj dhe kur eshte privatizuar energjia dhe kjo kulture eshte shtrire dhe ne qeverine qe jep shembullin e para. ketu ujku ben kerdine ne kerkojme gjurmet. SALIU eshte ai qe ka prishur gjithe eikulibrat e shqiperise dhe prandaj neve per fat te keq nuk kemi per tu bere dot shtet demokratik dhe me rregulla si gjithe bota deri sa nuk eshte zhdukur kjo fatkeqesi natyrore qe quhet SALI.

  12. enveri says:

    cez -me te vertete qe eshte nje kompani e huaj por pislliqet i kane bere ne bashkepunim me “profesoret”shqiptar.Po ju tegoj nje meenyre vjedhje, pervec asaj te affSE.Kam nga 17vjet qe nuk banoj ne shqipri,shtepia qe kisha eshte e shkatrruar komplet. Deri ne vitin 2007 nuk me vinte asnje fature,ne shtator te keti viti me vine 2 fatura plus nje gjobe per deme ekonomic,pas shume sorollatjesh per te gjetur flete gjoben per te bere denoncimin mesova se elektricisti i zones ku banoja edhe une mase shume dallaveresh e pislliqeve qe kishte bere e kishin hequr nga puna,ne momentin e fundit qe po shkoja te beja denoncimin mesova se elektricisti qe tani e kishin hequr nga puna na kishte dale me kartele(budalla)?-Pra ligjerisht me kartel pra “kam bere ckam bere, nuk bej me sic kam bere,nuk do leje asgje pa bere. …..Por tani nuke e di se si te veproj se te denoncoj cez pse ka punsur persona me kartel apo…Por meqe kemi ca vite qe punojme e jetojme ne vende te komuniteti europjan ku shqipria kerkon te hyje kemi mesuar edhe kete qe nuk duhet te paguash per nje gje qe nuk e marre apo consumuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje