Nga Skënder Minxhozi
Kemi lënë pas një javë e cila konsiderohej si afati kohor final, për miratimin e prioriteteve të mbetura pezull, në rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Që në fundin e javës së shkuar, kryeministri e kishte ngarkuar seancën parlamentare të ditës së enjte, duke i dhënë asaj simbolikën e një “meshe mbarë-kombëtare” në favor të europianizimit të vendit. Më shumë se një herë, nga foltoret e panumërta ku ai shfaqet, Berisha kishte deklaruar se “të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi, i kanë sytë tek tre ligjet”. A thua se miratimi i tyre do të hapte si me magji Sezamin europian.
Ja që nuk ndodhi asnjëra nga ato që priteshin. As ligjet nuk u miratuan, as kriza e Fierit nuk u zhbllokua, as Sezami europian nuk u hap. Në këtë situatë, siç pritej, u caktua një afat tjetër, po nga kryeministri. Ai tha se “e pret” opozitën deri në 20 nëntor, me kartonët jeshilë në xhep. Paçka se duket sheshit se kjo e fundit nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim: “lësho Fierin, të marrësh ligjet”, është vendimi i opozitës së majtë.
Ngecja e fundit në procesin e integrimit europian të vendit, është pa më të voglin dyshim edhe më problematikja. E kjo për një numër jo të vogël faktorësh, jo të gjithë të brendshëm dhe jo të gjithë të varur nga veprimi ose mosveprimi i palës shqiptare. Nëse do t’i hedhim një sy situatës aktuale në lidhje me statusin, do të vëmë re se kësaj radhe, ndryshe nga dy vitet e shkuara, kur merrnim një “Jo” të prerë nga Komisioni, situata është cilësisht më e ndryshme. Kësaj radhe rrezikojmë të ngecim në filtrin e fundit të BE-së, para dhënies së statusit. Në 10 tetor Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit për Shqipërinë. Tashmë pengesa e fundit ka mbetur Këshilli Europian, i cili vihet në lëvizje nga interesat dhe qëndrimet direkte të shteteve anëtare. Një rrëzim i mundshëm në këtë pikë, do ta çonte në tre numrin e dështimeve të vendit tonë, në përpjekjen për të marrë statusin e vendit kandidat.
Natyrshëm që kjo situatë delikate nuk është rezultat direkt i qëndrimit të opozitës, apo i kërkesës së saj për zhbllokimin e qarkut të Fierit. Lajmet më të fundit që vijnë nga Europa flasin për skepticizmin në rritje të shteteve si Gjermania e Holanda (me shumë gjasë edhe të ndonjë shteti tjetër verior), që nuk ka lidhje me mosvotimin e tre ligjeve të lëna pezull, sesa me gjendjen e përgjithshme defektoze të demokracisë në Shqipëri. Javën e shkuar kjo revistë botoi një intervistë me ambasadorin holandez në Tiranë, De la Beij, i cili e tha, e zezë në të bardhë, se “Shqipëria nuk është gati për statusin”. Dhe motivacioni që dha diplomati i lartë holandez kishte të bënte me luftën e pamjaftueshme ndaj krimit e korrupsionit, si dhe me zbatimin e ulët të ligjit. Ky qëndrim, mesa pasqyrojnë informacionet që vijnë nga qendrat e mëdha të vendimmarrjes së Europës, përbën një opinion të përgjithshëm në Bruksel, Berlin, e pse jo edhe në disa kryeqytete të tjera. E tha qartë dhe pa ekuivok kreu i delegacionit për rajonin tonë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, i cili pardje u shpreh se duheshin më shumë prova që skepticizmi i tij për zhvillimet shqiptare të ndryshonte.
Në këtë kontekst negativ për qeverinë, vjen e futet si pykë kërkesa e opozitës së majtë për të çliruar situatën e bllokuar të qarkut të Fierit, ku është tjetërsuar hapur vota e qytetarëve që votuan në verën e vitit të shkuar. E cila, teksa afishon një të drejtë të shkelur dhe një pretendim të ligjshëm, ribën objektivisht të gjithë taktikën politike që luhet në Tiranë rreth statusit dhe rreth zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
E këtu, pikërisht tek taktika, duket se qëndron gabimi i zakonshëm i PS-së. Një defekt i vjetër dhe i ri ky brenda opozitës, që edhe në të shkuarën ka prodhuar lëvizje të drejta e të justifikueshme, por në mënyrën ose momentin e gabuar.
Pse është një akt i gabuar taktikisht, kushtëzimi de facto i ecurisë së tre hapave të fundit të mbetura drejt plotësimit së marrëveshjes së nëntorit, me qarkun e Fierit? Përgjigja më e thjeshtë që të vjen ndërmend do të ishte: sepse ofron një alibi të minutës së fundit për qeverinë, në kushtet kur statusi i vendit kandidat do të refuzohet jo për shkak të mosvotimit të një apo dhjetë ligjeve, por për shkak se “Shqipëria nuk është gati për të marrë statusin”, siç thotë qeveria holandeze. E nëse do e zgjasnim edhe më tej përgjigjen në fjalë, do të mund të shtonim: sepse qarku i Fierit duhet të ishte vënë si kusht përballë qeverisë shumë më herët, ndoshta atëherë kur u diskutuan e u votuan rregullat e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Kushti për Fierin krijon një pistë artificiale paralele, për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat. Krijon përshtypjenm, qoftë edhe të jashtme, se opozita ka gisht në ecurinë skandaloze të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ndërkohë që arsyet e mbetjes në klasë të vendit tonë gjenden tek imazhi problematik që ka Shqipëria tek vendet anëtare, ndërkohë që rasti i dosjes shqiptare konsiderohet si një litar plot nyje të pazgjidhshme, ndërkohë që europianët rreshtojnë në çdo dokument të shkruar, intervistë apo deklaratë shtypi, se këtu tek ne ka korrupsion, padënueshmëri të zyrtarëve të lartë, krim, shtet ligjor të rrezikuar e plot defekte të tjera serioze, në sytë e publikut shqiptar qeveria po tund prej javësh “dordolecin” e Fierit. Vështirë të gjendet një dhuratë më e mirë në këtë ditë të keqe, për Berishën. Përtej momentit aktual, cilido qoftë fundi i kësaj sage, çështja e Fierit do të përdoret gjatë nga qeveria, përfshirë fushatën e ardhshme zgjedhore, me synim që të lerë sa më shumë gjurmë tek ajo pjesë e publikut, e cila operon me nocione të thjeshtuara për politikën dhe demokracinë. E të tillë ka plot, sidomos në provincën shqiptare.
Nga ana tjetër, edhe vetë mënyra sesi opozita e ka pozuar problemin e Fierit, duket se lë për të dëshiruar. Ndërsa Berisha bombardonte katër-pesë herë në ditë shqiptarët me emrat e Bubullimës, Dërmenasit e Divjakës, PS e shpjegoi pak dhe keq dosjen e Fierit, e cila është e mbartur me shkresa, vendime gjykatash dhe stërhollime juridike, tepër të vështira për shqiptarin e mesëm. Vetëm 24 orë para seancës të së enjtes, mediave iu shpërnda nga zyra e shtypit në PS, një material shpjegues për “pyllin” e shkresave që përmban kjo dosje.
Shqyrtimi nga Bashkimi Europian për herë të tretë i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, po zbulohet po aq i komplikuar sa dy herët e para. Kësaj radhe kemi gjetur një Europë të ngopur me procesin e zgjerimit, por edhe të acaruar nga mungesa totale e vullnetit të klasës drejtuese shqiptare, për të punuar e bashkëpunuar në kuadër të procesit të integrimit europian. Ky dështim i mundshëm i tretë ka për të qenë një patate e nxehtë në fushatën e ardhshme zgjedhore. E cila do të djegë, siç është normale të ndodhë, duart e qeverisë shqiptare, si përgjegjësja kryesore e procesit. Ndoshta ka qenë rasti që qeveria të lihej vërtetë në fatin e saj kësaj radhe, pasi e meriton diçka të tillë, me politikën arrogante dhe përjashtuese që ka aplikuar. Spostimi i vëmendjes tek qarku i Fierit, me shumë gjasë krijon një ngatërrim të panevojshëm valësh, që mjegullon përgjegjësitë dhe fsheh shkaqet reale të dështimit tonë të tretë të mundshëm në dyert e Brukselit.
z Minxhozi analiza qe beni duket se doni te tregoni se Edy eshte pale me Berishen dhe se levizja eEdit eshte komerdare per te shpetuar Berishen , te mendosh se ceshtja e “Fierit” eshte shah mat per Berishen eshte njelloj si te thuash se Berisha po e shkateron kete vend i vetem .Pretekset per mos te hyre ne Europe Saliu mund te gjeje sa te doje sepse ja servirin vete ata qe nuk e duan Shqiperin ne Europe para Serbis .Edy Rama po u tregon diplomacis Europjane se ju jeni ata qe nga Shqiperia kerkoni letra qe ti tundin se akoma nuk jane plotesuar Edy po u tregon EU qe ata duhet ti kerkojne politikes zbatimin e ligjit Duket se Edy merr udhezimet rregullishte nga atate rruges Elbasanit
Skender, ti dhe shume koleget e tu qe akoma nuk jane shitur tek pushteti, keni rene ne nje qerfull analize ne fillim sterile, pastaj impotente dhe tani te demshme.
1. Demokracia = Shtet Ligjor + zgjedhje te lira. Fieri provon paster qe keto jane hedhur ne ere. Ku eshte degjuar qe fitoka PD zgjedhjet ne Fier ??!! Ju duhet te ulerisnit 24 ore ne dite per kete atentat te rende ndaj demokracise. Te sqaroni popullin edhe qe Kryeministri nuk e do integrimin perderisa e rrezikon ate per bythen e nje kryetari qarku.
2. Nje opozite qe ka bere gjithe llojet e leshimeve dhe kompromiseve ne emer te integrimit pa marre as edhe nje qime leshim nga qeveria, nuk duhet te kete asnjeri guximin ti kerkoje kompromise te reja per me teper ANTIKUSHTETUESE
3. Te vijme tek thelbi i ceshtjes, Berisha po pergatitet per megavjedhjen me te madhe te votave qe nga koha qe ishte gjalle Enver Hoxha (kot e ka se kesaj radhe do provoje prasin e Tritanit) Prandaj ai nuk e leshoi Tiranen me gjithe koston gjigande qe mori, dhe prandaj nuk do leshoje as Fierin. Ti je djale i zgjuar dhe e kupton qe fati i ketyre zgjedhjeve me 90% do te vendoset ne Tirane dhe Fier. Nuk thua shyqyr qe me ne fund Rames i erdhen mend dhe po punon me strategji si te mbroje voten, por derdellis budallalleqeve pa fund.
Meso Skender nga Mero Baze, dhe mos u be vogel qorre (pa dashje) e makinerise se tredhjes qe ketij populli. Une kam sinqerisht respekt te madh per ty, por kjo nuk me pengon qe edhe kesaj radhe “te te hedh ne plehra”.
Z. Minxhozi. Ne pergjithesi ju jap te drejte. Duhej qe problemin e qarkut Fier, opozita ta kishte ngritur me force qush vjet ne tetor, dhe te vendoste qe atehere kete bllokim qe po ben sot.
Por si zakonisht ne PS, nuk ka solidaritet. Ajo megjithese duket nje Parti me fryme kolektiviteti, secili shikon hesapet e tij me kryetarin. Ne se dikush gjendet ne veshtiresi dhe ka nevoje per ndihmen e partise apo te deputeteve te tjere, keta te lene ne balte.
Jam deshmimtare, i manovrave qe beri PD dhe deputetet e saj per permbysjen e situates ne favor te tyre ne Qarkun e Fierit.
Atje u sulen te gjithe deputetet e PD, te Qarkut. Gjashte deputete, merrnin pjese ne cdo mbledhje keshilli komunal dhe bashkiak. Pervec ketyre, ministri i arsimit, ministri i shendetesise dhe ai i ekonomise.
Po keta cfare donin. Neper keshilla ka arsimtare, infermiere dhe naftetare. Te tjere qe donin pune ne keta sektore. Te tjerat i merni me mend. Per buken e gojes, disa keshilltare u shiten. Tek ata qe ishin biznesmene u dergua policia tatimore.
Kaq per krahun e PD-se.
Lind pyetja: Po PS dhe deputetet e saj, si ju pergjigjen ketij presioni psikologjik, finaciar jetik dhe antiligjor mbi keshillat dhe keshilltaret?
Qysh atehere, duke lozur me opinione koheshtyrese, une kam then: Opozita a fjete. Edi Rama do kujtohet per Fierin, por ka per te qene vone.
Per mua,por edhe per fieraket, Vangjel Ndreko, eshte hero. Ai qendroi, sic thote nje film: Edhe i vetem trim ne lufte. Po si nuk donte t’ja dinte as nje deputet i Fierit i PS, kur u kthyen nje e nga nje te gjitha mbledhjet e keshillave. Vangjelit, bravo i qofte, qe i vetem, me avokatin e tij ka perballuar sa e sa presione, mbledhje, gjyqe dhe dhune psikologjike, por edhe fizike. Fakti eshte se socialistet e thjeshte te Fierit e mbeshteten dhe dhunes te policise dhe te shtetit ata ju pergjigjen me dhune, dhe nuk e leshuan zyren e kryetarit.
Ndersa Edi Rama dhe deputetet analpambuker te PS, as qe kujtoheshin ta ngrinin kete ceshtje, qe atehere ne parlament. Ne se do te kishte ndodhur, edhe problemi i Fierit do te ishte zgjidhur, edhe problemi i statusit do te kishte mare tjeter drejtim.
Por me mire vone se kure thote populli. As nje hap prapa. Nje shtet qe nuk zbaton nje vendim gjykate, nuk e meriton te behet pjese e familes europiane. Po kur nuk zbaton 13 vendime gjykatash. Ai jo vetem nuk mund te futet ne familjen evropiane, por duhet flakur tutje ne evrope.
Dhe e fundit. Ne se Sali Bej Risha, para aspirates europiane, falte jo Fierin por dhe pushtetin, sot ne e kishim mare statusin. Mirepo ai do kolltukun e tij, jo europen…
…Sa kam qeshur…Minxhozi pret qe nderkombetaret te vene pikat mbi i…Po nderkombetaret se kane problem se eshte Saliu apo Rama,eshte Enveri apo Zogu ne pushtet.Per nderkombetaret mjafton qe populli mos beje ze ,dhe mos kete regjim antikapitalist.Edhe sikur shqipetaret te hane ushqimne stalla lopesh te lidhur me zinxhire…eshte ok per nderkombetaret …hahahahaha…
Pikerisht zeri i opozites ne caste te tilla i zgjon nga gjumi nderkombetaret.Kuptohet per 2-3 dite se pastaj ia keputin gjumit prape hahaha…
Berishen nuk e shpetojne justifikimet Z. Minxhozi;Ate e shpeton mentaliteti i popullit qe hidhet ne gremine bashke me liderin qe ka zgjedhur(ashtu si milingonat).Sepse nuk ka justifikime per shitjen e detit ,por prape dhe ne kushte te nje tradhetie te hapur ata qe e kene votuar e votojne…..
E thene pak me thjeshte ne kushtet kur “ai tradhetari” (te cilit me arsye te lire do i jepje plumbin ne balle) te mban me pune ,te jep mundesine te ushqesh familjen,ne ato kushte eshte pothuaj e pamundur ti thuash nuk kam pune me ty tradhetar e ti cash ballin.Pra jo vetem qe populli eshte i paafte te dalloje fajtoret…por edhe kur e ka te qarte kush eshte fajtori per arsye ekonomike ,apo frike…nuk i kundervihet….
Justifikimet ne raste te tilla s liuajne rol fare.
Sic duket Z Minxhozi po kalon caste nervozizmi dhe s gelltit dot faktin se si nje popull mund te mbaje ne pushtet nje vrases pa patur justifikime.Dhe ne nervozizem e siper mendon se opozita i jep justifikime Saliut…Jo zoti Minxhozi.Edhe nese opozita si jep justifikime,Saliu do i krijoje ato:Do u shpalle lufte gazetareve,do sulmoje biznesin privat…do hape konflikt me ndonje shtet fqinj.Dhe ne rastin ideal kur s do kishte justifikime,populli(ata qe e mbeshtesin) do ia japin prape voten dhe do gjejne justifikime vete.
Aftesia e berishes nuk jane justifikimet por korrupsioni.Ai di ta ushqeje ate.E nuhati babezine dhe gaditshmerine e Metes per tu korruptuar dhe e shfrytezoi.EI gjeti te korruptueshm,it e ps ne zgjedhjet e 2009 dhe i korruptoi.Gjeti te korruptueshem ne Fier dhe i korruptoi.Pune numurash qe i ploteson korrupsioni…jo justifikimet.Prandaj lere opoziten te luftoje…mos u mer me justifikimet e Berishes.Berishen se mbars opozita me justifikime…Ai i ka ne bark ato.