Nëse sot thuhet se Ahmet Zogu, edhe është mbajtur edhe është kthyer në pushtet nga Nikolla Pashiçi, pavarësisht se “kopili i Matit”, mund të ketë qenë “i hollë” dhe ta ketë mashtruar ndonjëherë Pashiçin, dhe nëse thuhet se Enver Hoxhën ia kishin ngopur Shqipërisë, Miladini e Dushani, del se të paktën për 60 vjet pushteti në Shqipëri, është mbajtur edhe me vullnetin e pushtuesve të Kosovës
Nga Muharrem Nitaj
Po ma prishin mendjen Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Avni Rustemi. Do farë deputetësh shqiptarë që shkruajnë e nënshkruhen si qytetarë shqiptarë. Do farë lidhjesh të forta apo të brishta ndërmjet Nikolla Pashiçit dhe mbretit të shqiptarëve, Zogut të parë, që herë është tradhtar e herë themeluesi i shtetit modern shqiptar.
Po ma çartin ditën politikanët e mi, sa në Tiranë e në Prishtine, e përtej nga Shkodra në Janinë.
Akademia Shqiptare e Shkencave, në përvjetorin e saj në Tiranë, kishte pranuar që të mos i shohë me sy akademikët e Kosovës, në shkëmbim të një miku të “madh” nga Akademia Serbe e Shkencave. “Arusha shkencore e Tiranës” nuk tutej me shoshë këtë herë, dhe të gjithë akademikët e Kosovës, do të shkonin në “të samës”, sepse në përvjetorin e Akademisë Shqiptare duhej të merrte pjesë, nënkryetari i Akademisë Serbe, për të cilin akademikët kosovarë bëjnë “be e rrfe” se ka qenë njëri prej përpiluesve të memorandumit anti-shqiptar të “Francuska 7”.
Në këtë ceremoni ishte përjashtuar edhe vetë “hasmi” i kryeministrit shqiptar akademik Rexhep Qosja, i cili ka kohë që e ka huqur truallin politik, por të paktën e mban ende shkëlqimin e titullit të akademikut dhe të njërit prej historianëve më të mëdhenj të letërsisë shqiptare. Po ma shpifin edhe vetë akademikët e Kosovës, që nuk shkuan në këtë përvjetor në Tiranë, thua që kishin frikë t’i uleshin përballë kolegut te tyre të deridjeshëm.
Por si përfundim në këtë përvjetor që binte në 100-vjetorin e shtetit shqiptar, në vend të akademikëve nga Kosova, këmbëkryq në Tiranë, do të duhej të gjendeshin pasardhësit e Miladinit e të Dushan Mugoshës, të cilët ia ngopën Hoxhën Shqipërisë për 40 vjet.
Varrosja për së dyti e mbretit të shqiptarëve Zogu I, nxori edhe pjesë të zeza të shkëlqimit të tij, duke qenë, po thuhet, thellë i përfshirë në vrasjen e kryeministrit të qeverisë së tij, Hasan Prishtinës dhe komandantit të ushtrisë, e më vonë edhe kundërshtarit të tij, Bajram Currit, që lidheshin fort me Kosovën, dhe që ishin vrarë fort e për hesap të Pashiçit.
Sorrat e zeza që bëjnë pallë dhe çirren para kamerave, ndonjëherë edhe duke mos ditur të flasin shqip e as shqiptarçe, në po këtë 100-vjetor, në mesin e 50 emrave të artistëve e krijuesve më të mëdhenj shqiptarë të shekullit, nderojnë edhe tre krijues nga Kosova. Dy të vdekur dhe një të gjallë. Sipas “Zonjës së malle”, kaq ka “kaçik” Kosova në artin e shekullit shqiptar.
Nuk e di nëse është koha tani, që të flitet dhe të thuhet, se Kosova dhe njerëzit e saj, në mos asgjë ka qenë substanca që e krijuan shtetin shqiptar. Ose përtej kësaj, të jetë koha të thuhet, se çmimin e krijimit të Shqipërisë së Vlorës, më shumë nga askush është paguar nga Kosova, duke u lënë atë bile edhe për 100 vjet të tjera, të luftonte për lirinë e saj dhe për Shqipërinë njëkohësisht.
Nuk e di nëse është koha të thuhet se Shqipëria, që nga 1912-ta e më vonë gjatë viteve, nuk ka mundur të bëjë shumë për pjesën tjetër të kombit. Nëse sot thuhet se Ahmet Zogu, edhe është mbajtur, dhe edhe është kthyer në pushtet nga Nikolla Pashiçi, pavarësisht se “ kopili i Matit”, mund të ketë qenë “i hollë” dhe ta ketë mashtruar ndonjëherë Pashiçin, dhe nëse thuhet se Enver Hoxhën ia kishin ngopur Shqipërisë, Miladini e Dushani, del se të paktën për 60 vjet pushteti në Shqipëri, është mbajtur edhe me vullnetin e pushtuesve të Kosovës.
Ajo që ka mbetur enigmë, për të paktën 20 vjetët e fundit, ka qenë Shqipëria postkomuniste. Njëri prej ideologëve të lëvizjes pacifiste dhe të proklamuar për pavarësi, Fehmi Agani, ndjesë pastë, ka pas rrëfyer një takim “të rëndë” me presidentin e parë shqiptar, Sali Berisha, kjo në mesin e viteve 90-të.
Mbaj mend të më ketë thënë se si Berisha, duke i rënë tavolinës me grusht, u kishte kërkuar zyrtarëve të LDK-së, ta pranonin autonominë e Millosheviçit, ndërkohë që profesor Agani thoshte t’i kishte thënë: “Neve vullnetin për pavarësi nuk na e ka vrarë as Millosheviçi, dhe nuk besoj se do të mund të na e vrisni as ju”.
Çuditërisht nuk po i ndjej këtë “100 vjet Shqipni”, sepse në të gjitha shenjat e këtij përvjetori, Kosova po del të jetë mysafir në shtëpi të vet. Po filloj t’i besoj të pamundurës, se Kosova e ka identitetin e saj. Mos më thuaj se nuk e dua Shqipërinë, se t’i nxjerr sytë! “Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë e më ke djalë”, thoshte Lasgushi.
Z Nitaj shihni filmin e realizmit socialist “Nentori i Dyte” te kuptoni se cfare vendi i japin shqiptaret kosoves me figuren se Isa Boletinit dhe Hasan Prishtines.
http://www.youtube.com/watch?v=5DoABbT1aSY
Ja nje dialog (min 27-28):
-Po e lam Kosoven n’dor t’hasmit o Is’
-Ne po shkojm t’sigurojm tan’ Shqipnin o Sali Drenica
-E di por djemt tan’ dun t’marrin hak, po ju pelcet zemra.
-Hakun e madh do ta marrim n’Vlon’. Hasmi ate kerkon. Te vonohemi.
100 vjetori eshte toke e xanun e Sali Berishes keshtu qe nuk mund te ndodhe ndryshe nga c’ke shkruar.
Por nuk jan’ kta shqiptart e vertete.
Shihemi n’Vlon me 28 Nendor!
100 vjetori i PAVARSISE asht i xanun ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
Shkrimi juaj ti mbush syt me lot dhe zemra te gufon nga dhimbja.
Shqiperi te qofsha fale te kam nene e me ke djal.
Shqiperia eshte toka jone,eshte gjuha jone.
…Gjuha qe duhemi dhe shahemi,…toka qe na ka rritur dhe ku deshirojm te varrosemi te gjithe ne,patriotat dhe maskarenjte,hajdutat dhe heronjt,mashtruesit dhe mekataret,
O njerez te mire me 28 Nentor 2012 ne sheshin e Flamurit duhet te therrasim:
Rexhep Qosja,…Rexhep Qosja,
Ai duhet ta ngrej flamurin kuq e zi,..100 vjet pas Ismail Qemalit.
Ja kemi borxh Kosoves.
Kosoven na e rrembyen,na e perdhunuan,na e sakatuan,por nuk e vran dot.Shpirti i saj luftarak i trasheguar brez pas brezi beri qe Kosova te mos vdese.
Ky eshte 100 vjetori i Shqiponjes me dy koka,Shqipnia dhe Kosova.
…Un jam Ismail Qemali prapa me vjen Rexhep Qosja
—Koment i mrekullushem nuk mund te rri pa ju pershendetur . Emocionus si artikulli . Ne kete percarje te madhe e vetmja figure patriotike kombetare per bashkim eshte rilindasi i shekullit te ri i madhi REXHEP QOSJA , fati i madh per kombin dhe duhet shfrytezuar –shpresojme te behet realitet ne rilindjen e re shqiptare . Un shpresoj se do te gjenden politikan pateriot , kombetar qe e kuptojne idet dhe vlerat e REXHEP QOSES —–pershendetje
Bravo Fredi je me të vërtetë patriot
Paska në Kosovën e martirizuar njerëz që nuk janë shelegë perëndie që shkojnë pas bajraktarit.Paska njerëz që mendojnë se prapa demagogjisë patriotike,mund të ketë edhe tropojanë jo nga ata burrat e parë…
ka dhe shume sandro,por nuk kemi se q´te bejme,se dhe neve e kuptojme te miren dhe te keqen,ndoshta po fryejne ererat e murit te Berlinit nder neve.
Po shyqyr qe me se fundi ju kosovaret po e kuptoni se kush ju ka tradhtu me taman…
Hik mer koqevar se ste puno Navikatori ty per Shqiperi.
Zgjidhet punet tuaja ju e po kaloni me zgjidh historin e zugut kurves .
Tradhetari quhet ai qe vjen ne pushtet me ndihemn e armikut kombetar Shqiptar serbis ,e kjo ska vend per interpretime ,jo po ja futi kurva hungareze se e kishte dashnore pashuqi serbis e jo se zogu i kurves ne ate moment kur nenshkroj tradhetine e kombit ,ishte pa qejf ,e kishte kap gripi ,dhe i dhuroj shen naumin serbit .Cka ktu vend per tu diskutuar kaq gjate ?! Ktu kan vend e pafytyresi per te diskutuar kte kurv Kombetare vetem serbt e pjellat e serbis ne truallin shqiptar kaq Troc dhe Shqip .
Nqs ne kte vend ka me shume antishqiptar se shqiptar ,ateher duhet te shikojm kte shkrim e gjasme debatet per zogun e kurves nga nji tjeter kendveshtrim. Hec bej hajer me nji tru te tille kulmi kulmi kulmi ,,,idiotesise ! Nji komb i cili nuk eshte i aft te dalloj vepren e nji Tradhetari kombetar nga ajo e heroit Kombetar . Shkoni mbytuni me mir ne halen e kombit se sjeni njerez ju e sdo beheni kurr .plera.
E respketoj shkruesin si nje nga te rallet kosovare qe ka mend ne koke .Niveli i gjithe te tjereve eshte ne nivelin anadollak .per ta rendesi ka i pari i fisit i cili pranohet prej tyre edhe pse ai eshte maskara per ta ka rendesi qe te jete malok dhe mysliman e ai eshte yll per ta
—–mos krijo percarje , intelektualet kosovar ne dallim nga ata te shqiperise jane parimor ne principet demokratike dhe kombetar ne ate qe ata percojne ne veprimtarin e tyre
Kryebanditi sali psiqiku dihet boterisht qe eshte SPIUN SERB.Por hajde mbushu mendjen nje mori te madhe njerezish INJORANT me se shumti kosovar qe edhe sot pergjerohen per kete vrases.Ore derdimener .Njeriu me antikosovar qe ka bota eshte sali ram pashiçi.
Titulli i kti shkrimi do korigjim,me bukur tingellon,SHQIPERI TE QOFSHA FAL TI JE NEN E UN JAM KAL, se djemt i kan vdekur SHqipris se ne te kundert nuk do te linin te katandisej ne pik te hallit.
te pakten ti zoteri duhet ta dish,se pushtuesit e kosoves,vetm pesedhjet vjetet e Enver Hoxhes ,s kane mundur dot te perzihen ne punet e shqiperise ,kusurin ke plotesisht te drejte..Zogu dhe sali plehu,jane thjeshte dy udbashe te felliqur
Muharrem realisht je gazetar i niveleve te larta profesionale. Problemet qe trajton jane thelbesore per fatet e ketij kombi. Titulli i shkrimit eshte sinteze e shpirtit tend patriotik. Mbyllja qe i ke bere shkrimit me “…Çuditërisht nuk po i ndjej këtë “100 vjet Shqipni”, sepse në të gjitha shenjat e këtij përvjetori, Kosova po del të jetë mysafir në shtëpi të vet. Po filloj t’i besoj të pamundurës, se Kosova e ka identitetin e saj…” eshte e gabuar, se te mbeshtetesh tezen ” identitet kosovar” eshte njelloj sikur nusja per inat te vjehrres shkon dhe “fle” me mullixhiun, pra me serbin. Teza e identitetit kosovar eshte nje nga projektet krfyesore te shovinisteve serbe per te varrosur nje here pergjithmone bashkimin e trojeve te kombit shqiptar ne nje shtet te vetem. Fatkeqesisht ne kete projekt serb nuk jane perzier vetem media apo personalitete kosovare, por edhe nga Shqiperia.
Pesimizmi dhe humbja e shpreses jane armike te medhaja qe i vrasin endrrat e ketij kombi. Nje garanci qe punet do te shkojne mire eshte edhe fakti se ne mbeshtetje te kombit tone eshte fuqia me madhe e globit sic jane SHBA-te.
Lexova me vemendje shkrimin e zotit Muharrem Nitaj.Nje shkrim denjitoz ,ku pasi e lexon te lindin shume pyetje! Te cilat sa vijne e behen me shqetesuese per popullin, se cilit i kemi besuar drejtimin e vendit. Jane folur shume fjale lart e posht per lidhje te Saliut me serbin,po si duket nuk jane marre seriozishte edhe pse jane permendur
vaxhdimisht dhe ne shtyp. Me kujtohet se ne gazeten “Koha jone”,ne ate kohe drejtohej nga Nikoll Lesi, shkruhej se ne FRANCE Saliu se bashku me Gigorovin ishin paguar me dollar nga nje agjenture e huaj.Ne shkrim jepej dhe faqa e librit ku shkruhej kjo ngjarje.Me vone mesojme se Saliu theu embargone vendosur ndaj Serbise ,duke e furnizuar ate me nafte.Kjo u pranua eshe nga vet Saliu ,duke u justifikuar se nuk linte Kosovaret pa ngrohje.Ngeli justifikim i pa besueshem dhe enigem. I quajti luftetaret e UCK-se grupe terroriste si the deklaroi se kush
firmos Rambujene QUHET tradhetar.Per kete eshte kritikuar edhe nga i ndjeri Sabri GODO. Kulmi arrika ne thenien drejtuar
perfaqesuesve te LDK-SE duke perplasur grushtin mbi tavoline ,per tu bere presion qe te pranojne autonomine e Milloshevicit.A eshte e vertet kjo? Edhe pse eshte shume tronditese duhet te jete e vertete sepse autori i shkrimit nuk ka perse te shpifi.Veprimet e koheve te fundit si: mohimi i Patrioteve shqiptare duke filluar me B.CURRIN,L.GURAKUQIN,
H.PRISHTINEN, kalimi i festes nga Vlora ne Tirane(packa se nuk ja arriti dot plotesisht qellimit) vajtja sa per sy e faqe ne Vlore,fjale te ftohta ndaj Ismail Qemalit ,ngritja ne pedistal e nje tradhetari dhe
hajduti ,nje mbreti te vet shpallur,kerkesa per te ndryshuar historine e popullit,mohimi i LUFTES LEGJENDARE PER CLIRIMIN E ATDHEUT,duke e quajtur sipss ballistit Butka ,lufte civile,mohimi i dites se 29 nendorit si dite clirimi ,denigrimi gradual i Qemal STAFES, shkaterrimi i ekonomise ,qe nga veprat industriale ,veprat bonifikuese te bujqesise,xhdukja e institucioneve kulturore,mos pranimi i akademikut REXHEP QOSES dhe akademisteve te tjere Kosovar,pranimi i nenkryetarit te akademis serbe ,rritja e analfabetizmit ,korrupsioni ne shkolla private ku deputetet vijne ne kuvend vetem me universitetin e Tiranes ,kur c’te shohesh, pas nje viti shkruhet ne civite etyre me 2-3 universitete e sidomos ate juridik, pa folur per rendin e qetesine qe jane bere problem dite per dite ne shtypin e shkruar dhe televizione.Pa harruar vrasjet qe ka kryer vet qeveria e zakoni i hakmarrjes e gjakmarrjes, gjoja sipas kanunit,por edhe kanuni eshte mohuar e trajtohet sipas interesave, KUSH NA DREJTON ? Ku do te shkojme? Kjo vetem demokraci nuk eshte ,pasi demokracine e kemi pare ne vendet perndimore e ne Amerike.
Artikulli i mesiperm te le me te vertet pa gjume.
Nuk duhet ti ofendojme kosovaret. Te dyja krahinat kane njerez pa ment. Shqiperia dhe kosova.
Kosova ka nxjerre patriot te medhenj. Trima e burra te mencur si qosja. I cili kurre nuk u pajtua me regjimin antipopullor te sales. Ndryshe nga kadare po edhe agolli qe u treguan hipokrite.
Kosovare vellezerit tane ne ketej e ju matane.
E ndigjoj per here te pare perballjen e te madhit Agani(ndjese paste)me Sali Kriminelin,dhe ne se eshte e vertet(nuk e ve ne dyshim)del qe shqiptareve te Kosoves nuk ju punoka fare rradakja.Si bre vellezer dhe mbas gjithe ketyre fakteve ju i beni hosanara Saliut.Ju qofshi…
Kosova po del të jetë mysafir në shtëpi të vet. Po filloj t’i besoj të pamundurës, se Kosova e ka identitetin e saj. Mos më thuaj se nuk e dua Shqipërinë, se t’i nxjerr sytë! “ :S
Zoti Nita,
ju i citoni sakte vargjet, por ato nuk jane te Lazgushit, por te Naimit.
Me vjen keq qe iu ka kaluar kjo hollesi e rendesishme. Gjithashtu me vjen keq edhe per komentuesit qe nuk e kane vene re.
Nuk mund ta kuptoj gjuhen urrejtese dhe denigruese te disa komentueseve per shqiptaret e Kosoves. Po, ka shqiptare te Kosoves te cilet e preferojne Sali Berishen, por ore te mjere ju vete e keni votuar ne 2005 dhe 2009, per te mos permendur qe edhe me pare e keni ditur se cfare eshte, sepse e keni patur president nga 1992 deri ne 1997 ( dhe sigurisht qe ju kujtohet se si perfundoi udheheqja e tij).
Per sa i perket shkrimit te z. Nitaj mund te them se ai jo pa qellim tregon se te gjithe gabojne, por ekziston edhe peshorja historike (e permendur nga shume i respektuari z. Kristo Frasheri), ne te cilen do te maten te mirat dhe te keqijat per kombin dhe vendin, te secilit udheheqes.
Edhe nje here kerkoj qe te ndalet gjuha e komentuesve te cilet pasi qe nuk kane cfare t’i bejne gomarit i biejne samarit.
Pershendetje dhe Urime 100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise!
Tani per dite po e shof se Enveri pak shum pak paska bere per denimin e mutave qe i thone veti shqiptare, enveri edhe jevget qenka munduar ti bej shqiptare, po ku behen.
Pehrat e historise gjithmon do te mbesin plehra si ky zogu i kurves pashiqke dhe kurvate kolaboracioniste qe sot mundohen te rehabilitohen. Pra tani perher po e kuptoj se enveri nuk paska patur gjarraf te mjftueshem per tredhje.
Fredi je shume i sakte.Shqiperia e Kosova jane nje. Kane vetem nje tumor ne mes qe do ta heqim. (Ne Vucidol)
O zotni Muharem. Ti shkrimin e ke bash mire e bukur. Nuk po kuptoj se cfare lidhje ka Akademia e Saliut me Enverin etj., llafe? Perse e kerkoni Enverin per argument? A ju duket vetja i dobet, apo problemi i pa rrahur mire. Ne shqiptaret nga te dy anet e kufirit nuk jemi njerez serioze. Sepse keshtu kane pas qene, duket, edhe te paret tane. E per pasoje edhe ne njeri-tjetrin nuk e shofim seriozish, e aq me keq na shofin te huajt. Une po ta them nje gje me bindje se per Kosove kam pune edhe vete nga 1971 deri 1991. Po te mos ishte PPSH dhe Enveri ju sot do te ishit harruar neper tualetet dhe shalet e serbeve. Po ti mbase je i Ri dhe trim mbas lufte, e te pret kordha ne te kater anet. Nese per ne te Shqiperise Enveri kishte shume probleme, per ju atje mbas gardhit Enveri ishte ilaci i jetes suaj, ju mbante gjalle e u jepte shprese emri i tij dhe Shqiperise etj.,etj. Uleni bithen mire, lexoni shume, diskutoni gjate, mendoni edhe ndryshe per objektin, e pastaj shkruani. Mos harroni se shkrimet tuaja jane mesimet me te mira per femijet tuaj. Mos u lendoni mendjen femijeve tuaj – te pakten. Shendet.
Pershendetje zoteri Koke LLulla!
Jam shume dakord kur thua uleni bithen lexoni me shume,diskutoni gjate,mendoni edhe ndryshe objektin etje etj…..por jam shume kurreshtare ta di po per veten tuaj a e ben kete gje??Sepse ne baze te asaj se cfare keni shkruar nuk me duket jo qe nuk lexoni por as qe e keni idene cfare eshte te informohesh te pakten jo me historine e Kosoves…eshte turp per ju cfare keni shkruar (Po te mos ishte PPSH dhe Enveri ju sot do te ishit harruar neper tualetet dhe shalet e serbeve.) Kujdes se si shprehesh sepse e para nuk te ka hije e dyta jeni komplet jasht cdo suaze te realitet.Kosova mbane identitet fal trimave te Kosoves fal ndergjegjejes kombetare qe e kishim shume te zhvilluar e jo fal atyre qe i paske permendur….po hajt se nuk dua te diskutoj ketu tani se ka shume per te thene.
Dhe une jam i mendimit qe flamurin ne Vlore ta ngrere o i madhi REXHEP QOSIA o nje pjestar i familjes JASHARI .Se ne jo vetem ja kemi borxh po dhe detyrim moral .
SQARIM PER LAZGUSIN.
Shqiperi te qofsha fale,te kam nene e me ke djale.Eshte nje varg i rimiuar bukur por permbajtja do analizuar.
Kush e kish djale Lazgushin? malet,toka,lisat,fushat,lumenjte e Shqiperise? Jo,e kishin prindrit e tij,pas tyre qeveria ne fuqi,Shqiperia si truall as pjell djem as cupa.
Cila qeveri kishte djale shqiptaret,ajo qe i masakroi keta shqiptare? me genocidin enverist?
Sa djema shqiptare varosi jenveri dhe qeverite e tranzicionit? ndaj Shqiperia me qeverite e saj, ca djem i ka nen cader i mbron ca i ka te njerkes i lufton.Ky eshte realiteti yne mjeran.PSE? sepse pas 100 vite ende s’kemi qeveri derisa s’kemi drejtesi.Lazgushi e ka ne kuptimin desheror ta kishte vertet djale Shqiperia,realisht sa jane djemte e Shqiperise nen dhe pa asnje faj gjate 45 vitesh plus 22 vite tranzicion?
Shqiperis i ka vdekur nena,Ka vetem babain me te digjeneruar ne bot qe po e shkaterron familjen shqiptare perfundimisht
Respekte Z.NITAJ.Kam nje kritike te ashper per ju.Duhet te shkruani me shpesh………….
Ne Shqiperi dhe Kosove ka njerz pa mend. Ne Shqiperi jane votuesit e Sali Rame Pashiqit dhe ne Kosove jane ata qe simpatizojn kete.
Nuk ka qene i ftuar Regjep Qosja! E kuptova nuk ka nevoje per asnje fjale me shume. Une si antishqiptar i ndergjegjshem do ta kisha ftuar Z. Regjep Qosja, me duket se paske antishqiptar me te bindur se une Sali QENI.
Pershendetje!
Se pari,pergezoj autorin per shkrimin, ne nivel te larte profesional.
E dyta: Me vjen keq,per disa komentues, dhe fjalorin e tyre qe s di a ka ma palidhje ne bote,mu shpreh deri ne ate nivel.Duhet te tregoni,konsiderate dhe respekt.Duhet te kesh goxha njohuri per te shkruar shkrime te tilla,si te z.Nitaj.
E treta:Me beri pershtypje ky citat nga i madhi Agani: “Neve vullnetin për pavarësi nuk na e ka vrarë as Millosheviçi, dhe nuk besoj se do të mund të na e vrisni as ju”.Autori duhet falenderuar ne kete rast,qe rikujton ne shkrimet e tij, njerez te shquar te historise tone! Ju lumte!
un mendoj se autoriteti qdo njeriu matet me rrethin qe e rrethon.po ashtu kryetar shteti apo minister.per tu mbajtur shteti duhet te organizohetlaboratoriumi shteteror i perbere nga dekanet e te gjitha lamive.