Replika parlamentare stimulon shitjen e librit “Punë spiunësh"

20 Nëntor 2012, 23:31Blog TEMA

Libri “Punë spiunësh”, që ka si autor gazetarin Xhovani Shyti, ka njohur shitje të konsiderueshme sipas disa librashitësve, ekzaktësisht pas duelit parlamentar të drejtueses së Parlamentit, Jozefina Topalli me deputetët Gazmend Oketa dhe Pirro Lutaj. Lëshimi prej këtyre të fundit i pseudonimit “Dizenjatorja” me sa duket ka rikthyer në vëmendje të opinionit ish- spiunët e Sigurimit të Shtetit dhe kjo ka ndikuar në tërheqjen e shtuar të librit “Punë spiunësh”. Këtë hamendësojnë librashitësit dhe po i këtij mendimi është edhe autori, i cili i prononcuar për gazetën “TemA” shtoi se: “Punë spiunësh” është një libër që ja vlen të jetë në raftet e bibliotekave të cdo shqiptari, pasi është i pari që merr përsipër t’u sjellë të vërtetën e jetuar prej tyre përgjatë periudhës pastkomuniste. Në gjithë përmbajtjen e lëndës libri rreket t’i jap përgjigje pyetjeve: Cfarë kohe po jetojmë? Cfarë është kjo periudhë, rëndom e thirrur: “tranzicion”? Kush është arkitekti i skemës qeverisëse, që prej më shumë se dy dekadave po përjetojmë dhe pse nuk funksionon siç duhet demokracia shqiptare?

Por në faqet e këtij libri do të ndeshni Dragoin, Nemërçkën, Pashtrikun, Stuhinë, Centaurin, Zukun, Shishen e Qumështit, Hutinin, Diplomatin, Llullën, Tigrin, Rrezen e diellit, Koranin e Myzeqesë, Bozhurin, Masovikun, Ushtarin, Alfons Ballshën etj…, si edhe spiunin e dashuruar pas qytetarëve që shkelnin nenin 55 të ish Kodit Penal komunist “agjitacion dhe propagandë”.
Kush fshihen pas këtyre pseudonimeve?! Cilët janë spiunët, për të cilët i madhi shkrimtar Ismail Kadare shprehet se janë shpërndarë kudo, në partite e majta e të djathta, në të voglat e të mëdhatë… duke qëndruar sycelët për t’i siguruar mbrojtjen historike diktaturës së rrëzuar”.

10 komente në “Replika parlamentare stimulon shitjen e librit “Punë spiunësh””

  1. KOSTA says:

    Nuk e ka mlexuar librin por nga puna qe kam bere nga viti 93, kam patur mundesine te lexoi shume nga keta pseudonime dhe emrat e tyre, por edhe punen makabre qe ata kane bere, dmthene, DOSJET e Tyre……populli yne do te kishte shpetuar shume shpejte nga kjo aradhe njerezore por shume e ndyre, po te kishim ditur te zgjidhnim ne krye te puneve shteterore, njerez te pa lidhur me partine komuniste, me sigurimin famekeq por edhe me pinjollet e tyre…..se cfar ka ndodhur – shume nga femijte e spiuneve jane sote ne drejtim parlamentar, qeverritar, ministrore dhe ne shume rrangje te tjera……tani vume edhe ne krye te shtetit nje pinjoll dhe mbrojtes te diktatures komuniste dhe……duam te behet pastrimi i shoqerise tone….kurre mos shpresoni qe te behet…hidhini nje sy kryeministrise dhe atje nuk do te gjeni nepunes te nivelit te larte dhe mesatar qe te mos kete nje lidhje me sigurimin, byrone politike apo kom. qendrore te ppsh…….atehere, spiunet dhe partiaket komuniste, jane tallur dhe do te tallen me ne gjithe kohes……dhe ne rrime dhe i veshtrojme…por ju japim edhe votat!!!!!!!!

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Qelbesirat! Prej tyre e kemi kete situate.
      Vdekje spiuneve!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

  2. 1 lexues says:

    Shtrohen pyetjet:
    _Eshte Faji i ish spiuneve o i shoqerise?
    _Perse behet njeriu spiun?
    _Perse spiuni shantazhohet kollaj?
    _Eshte e vertete qe eshte faji i sigurimit apo thjeshte spiunlleku si dobsi njerezore?
    _Eshte i vertete, qendron thenja e ismailit, se ish spiunet mbrojne ish nomeklaturen komuniste?
    Dhe se fundi
    _sa ndikon indoktrinimi i mases njerzore ne vlersimin e ngjarjeve dhe personave?
    Une mendoj se keto jane disa nga pyetjet qe Duhet ti shtrojme vehtes shpesh.
    Jo vetem per kete rast!

  3. beso says:

    Pune spiunesh…U bene mbi 20 vjet qe degjojme pseudonime si macet qe çjerrin turinjte e njera-tjetres,por asnje mase zyrtarisht e miratuar e ndau shapin nga sheqeri.Per mua ia vlen atehere nje mase me e thjeshte:Qepeni gojen dhe lerini spiunet rehat,se keshtu edhe i lepini edhe s’i kafshoni dot.Pse”dizenjatore”e thone si me thumb keta deputetet,kur fae botes ti shtrijne gishtin dhe ti thone:ti moj zonje ke qene spiune e Sigurimit me kete nofke dhe ke bere keto spiunlleqe.Me kujtohet kur S.Braho i tha ne parlament Berishes se kishte te dhena per te besuar se ishte spiun i UDB,po tani qe hane bashke te njejtin pilaf qysh u harrua kjo pune?Pale,dashka edhe ostin e kryeprokurorit ky legen!

  4. katarakti says:

    Spiunet i gjen me shumice ne njerezit pa dinjitet dhe vlera njerezore. Por po ashtu rol te madh los shteti, me indoktrinimin qe u ben njerezve. Pra sa me te pazhvilluar te jene njerezit, aq me i madh eshte rreziku i rekrutimit te tyre. Po ashtu sa me e fuqishme propaganda shteterore, sidomos ne vendet diktatoriale, aq me te veshtire e ka individi t’i rezistoje asaj. Perveç tyre spiunlliku eshte edhe dobesi njerezore. Psh frike. Thuhet qe Kadri Hazbiu njehere ka pas thene: Po ta dinit ju me cilet e bejme punen ne, do na zinit me gure. Pra edhe per vete regjimet, respekti per spiunet eshte me pak se zero. Po ashtu njerezit e dhene pas veseve si kumari, grate, pija, vjedhja etj binin kollaj ne gracken e sigurimit. Por fakti eshte se ne nje shoqeri demokratike njerezit e kane me te lehte te mos i neneshtrohen shtetit, sesa ne nje regjim diktatorial, siç ishte ai i Enver Hoxhes.

    1. 1 lexues says:

      Kush nuk ka dashur te behet spiun nuk eshte bere asnjehere! Ne kohen e enverit ka qene e njejta gje. E kam degjuar nga te burgosur personalisht, prej kater prej tyre. Megjithese Jane shtrenguar gati ne kufijte ekstrem. Ne boten demokratike ke po te njejtat metoda pune ne zgjedhjen dhe shtrengimin per te hyre, detyruar njeriun te vihet ne rrolin e agjntit.
      _Deshira
      _Bindja
      _Shtrengimi
      Kur eshte ne pyetje “ARSYEJA SHTETERORE” perdoret cdo lloje metode. Ne menyren Absolute! Mos shkoni me larg se 10 vjete me pare. Kush mendon ndryshe eshte thjesht i
      _i indoktrinuar
      _genjen
      _sia ka idene
      _eshte naiv
      Ose
      _thjeshte injorant

  5. Dauti says:

    Skam komente tjeter vec ti uroj autorit te librit i lumte pena, sepse na mbyten spiunet.

  6. L.Shmilli-Itali says:

    Azemi si kryetar i rendit dhe Shik tha atëhere,pasi kerkoi nje shifer spiunësh nga kuadri,se në Shqiperi ka 1 milion spiunë!…Mendoj se Xh.Shyti ka kapur më kryesoret.Po të kemi parasysh nje deklarim të gazetes Telegraf,PD ka në parlament 27 spiunë të sigurimit që mbrojnë me strategji të perpunuar nga Visha,Berishen!…Xh.Shyti mund të ketë gervishur paksa këtë temë të madhe dhe uroj të jet interesant libri qe premtoj ta blej menjeherë sepse i bën nder dhe trevës qytetare nga vjen G.Shyti!…Duhet nxitur reagimi i atyre që permenden,sepse e vërteta duhet të shkojë gjer në fund!Tema ka mundësinë ta nxis debatin duke u kerkuar të atakuarëve prononcim!G.Shyti shkruan lirshëm,bukur dhe dallohet për një sarkazmë therëse përpos ideve që shtresëzohen në ato që shkruhen!Natyrisht i uroj sukses autorit,dhe pse nuk e kam marrë në dorë librin,e di që ka gatuar një libër interesant,sipas shijeve dhe fakteve të tij,të cilat janë edhe një kërkesë kohe,per t’i shpartalluar ish spiunët me poste zyrtare qeverisëse apo në parlament!Besoj se Tema do ta rrisë interesin mbi librin duke na dhënë “kakofoninë”e spiunëve që përmenden nga autori!…Suksesi besoj se është i garantuar,nëse menaxohet mirë diapazoni i arsyes që shtyn autorin t’i futet një teme të tillë sa të vështirë nga ana dokumentare,po aq e përbuzshme për opinionin qytetar që kerkon trasparencë dhe demokraci reale.

  7. Sali serbi says:

    Spiunet dhe politikanet i ndane nga njeri tjetri nje fije floku.Sa te kete shtet me politikane aq do te kete edhe spiune te shtetit dhe sa me i fuqishem te jete shteti aq spiune me te rezikshem ka.Duket si paradoksale por eshte tamam keshtu, eshte potuajse nje simbioze. Mjere ai shtet qe nuk ka spiun dhe mjere ai spiune qe nuk mbrohet nga shteti E veçanta e shtetit te sotshem eshte se spiunet dhe shteti jane bere njesh dhe nuk dihet se ne çfare do rezultoi kjo perzjerje.

  8. Tropojani says:

    Secilin shtet e mban ne kembe puna e spiunit. Perfshi edhe vet Ameriken. Nga kjo pikepamje, puna e tyre eshte e nderuar. Ne kuptimin pejorativ te saj, spiun konsiderohet ai qe shpif se koti, duke mos raportuar te verteten te organet perkatese. Une do ta kryeja me shume deshire nje detyre te tille po te me jepej rasti, sepse keshtu do te mund te mbroja shtetin tim.
    Libri i Xhovani Shytit, ne qofte se perkrah pseudonimit ka edhe njeriun konkret se toku me vepren e tij te dikurshme antishtetrore, (e theksoj: jashte atyre ligjeve te kohes) do te lexohej me shume interes. Ne qofte se merret me lojera frazash, eshte llafos kot.
    Disa njerez te permendur me pseudonime, qe kane raportuar te verteta, une do t’i pergezoja. Dhe ata duhet te ndihen krenare per punen qe kane kryer. Ne çdo shtet te botes eshte nje kategori punonjesish qe merren me punen e fshehte. Keta nuk jane dhe nuk mund te konsiderohen kurresesi spiune. Perkundrazi, jane nga njerezit me te nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje