Integrimi, si gur prove për... LSI-në

19 Nëntor 2012, 21:42Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Takimi i njoftuar për ditën e martë midis kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës, Edi Rama, edhe nëse realizohet, ka më shumë të ngjarë që t’i përngjajë seancës së fundit plenare ku palët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit politik.

Pas një sërë ftesash të ndërsjella publike nga secila palë, duket se si gjithnjë, politika shqiptare do i lërë vendimmarrjet e mëdha, për në minutën e fundit. Harxhohet kohë e çmuar për muaj me radhë dhe kur skadon afati i caktuar nga ndërkombëtarët për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje kaq madhore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, pikërisht në atë moment, palët planifikojnë takimet dypalëshe për të ashtuquajturin “konsensus”. Siç edhe jemi mësuar nga e shkuara jo fort e largët, këto takime dhe konsensuse në nxitim e sipër, gjithmonë kanë prodhuar një produkt skarco, cilësinë e së cilës e kemi ndjerë më vonë.

Opozita ka kushtëzuar miratimin e tri ligjeve (për Gjykatën e Lartë, për administratën publike dhe rregulloren e parlamentit) me njohjen nga qeveria të drejtimit të qarkut të Fierit, nga përfaqësuesi i opozitës. Berisha, nga ana e tij, nuk e konsideron fare si çështje këtë kërkesë legjitime të opozitës dhe as ka ndërmend të tërhiqet nga kapja anti-kushtetuese që i ka bërë funksionimit ligjor të atij qarku, i dyti në vend pas Tiranës.

Në kuadër të futjes në axhendë të kërkesave të reja nga KE, të parealizueshme nga Berisha, atij i intereson dështimi i statusit në këtë fazë që jemi. Dhe çështja e Fierit përbën një nga dy arsyet që s’e lëshon: e para, për ta patur nën kontroll si qark për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013; së dyti, sepse e di që opozita s’tërhiqet nga ky kushtëzim dhe, kësisoj, ai ka rastin të justifikojë dështimin e tij duke baltosur opozitën.

Por, a mundet dot kush ta bindë të tërhiqet nga bllokimi i funksionimit të qarkut Fier? Sigurisht që po, por vetëm nëse …

Para takimit me opozitën, kryeministri tha se, “do të diskutoj edhe me aleatët e mi”. I vetmi aleat, roli i të cilit mund të ndjehet më shumë se kurrë në këtë rast, është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila, qysh në krye të herës, integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike, e ka patur jo vetëm pjesë të programit politik, por emërtimin “integrim” e ka bërë pjesë të identifikimit të saj si subjekt politik. Ishte kjo arsyeja me të cilën Ilir Meta justifikoi në vitin 2009 marrëveshjen bashkëqeverisëse me partinë që mori (ashtu si i mori) numrin më të madh të mandateve, pra me Partinë Demokratike. Dihet se mandatet e LSI-së janë ato që mbajnë ose rrëzojnë qeverinë dhe si e tillë, ajo mbart shumë përgjegjësi dhe s’mund të justifikohet asesi, në anjë rast e rrethanë se, “s’kemi ç’i bëjmë Berishës”.

Në këto kushte, takimi paraprak i Metës me Berishën, përpara takimit me liderin e opozitës, Rama, përbën absolutisht një gur prove që Ilir Meta duhet t’i tregojë elektoratit të vet në veçanti dhe gjithë ne të tjerëve se, argumentin e tij kryesor që e lidhi me Berishën, është koha ta vërë në jetë. Dështimi në marrjen e statusit dhe qëndrimi i mëtejshëm në bashkëqeverisje, përbën dështim për vetë kauzën e LSI-së, duke humbur çdo lloj morali që në të ardhmen të na e paraqesë si objektiv. Ky është shansi i artë i Metës që deklaron: “…Politikan është ai që dallon prioritetet që ka vendi, edhe rolin dhe përgjegjësinë që ka forca e tij politike…”.

Në fund të fundit, integrimin duhet ta mbrojë me vepra e jo me fjalë. Për fjalët e bukura me integrim që i merr era, mjaft kemi Sali Berishën, i cili na del e tepron. Edhe Ilir Metën kemi mangut…

7 komente në “Integrimi, si gur prove për… LSI-në”

    1. i pa pune . says:

      pse te jepe ndjesine e vjelles kjo lsi-ja???????!!!!!!!!!1

  1. fule says:

    Kauza e LSI eshte integrimi ? ? Integrimi i kuletave dhe blloqeve

  2. tomori i beratit says:

    Po si mund te presesh nga nji njeri hajdut,matrapaz,gjobvenes si meta qe te ndermjetesoj me babain e tij berishen per nje INTEGRIM EUROPIAN.Nuk e duan keta dy persona KURRRRR Shqiperin ne Europ.Keta jan dy ANTISHQIPTARET me te medhenj qe po e çojn vendin ton ne nje vit zgjedhor shum te frikshem.Une mendoj qe do te kete nje tjeter 97 sepse keta dy po humben pushtetin marin denimin e merituar nga populli.

  3. maks says:

    Ndoshta e kam gabim, por me duket qe fytyrat me te ndyra dhe me mostruooze te politikes shqiptare jane mbledhur tek LSI.

    Besoj se fytyra te tilla monstra si Ilir Meta dhe Monika Kokemadhja,Spartak Braho, Petrit Vasili, Ylli Manjani,Nasip Naco,Luan Rama,Besian Pesha, Nora Malaj, etj qe nuk dua ta ndyej doren, nuk mund te gjesh askund.

    Te gjithe vijne nga familje komuniste te lidhur me diktaturen (bij dhe bija oficeresh, policesh, sigurimsash)dhe jane nje prerje persa u perket veseve dhe tipareve: vjedhes,sharlatane,medioker,provinciale,ordinere, te pabese,ziliqare,mashtrues.

    Mos ma merrni per mungese modestie,nuk e kam gabim. Jam i sigurte qe perceptimi im eshte i sakte.

  4. viktor hoti says:

    Teza se bijte jane nje prerje me prindet eshte e gabuar jo vetem pari msht por dhe praktikisht sepse ne fakt shumica e drejtuesve aktuale te partive politke , te majta e te djathta jane ish apo nga familje komu niste sikurse shumica e intelektualeve te formuar e me banim te hershem ne shqiperim, per faktin e thjeshte se kryessht njerzit e lidhur me pushtetin mund te shkolloheshin e ne te lartat e te merreshin me pune intekektuale e me shkencat.

    Me ndonje perjashtim si puna e Brahos qe u deklarua i padenjë mora lisht për drejtësinë nga komunzmi, shumica e atyre që përmënden më lart jane shkolluar e janë formuar me demokracine .
    Ndërkohë pranohet se para 90 -tës nuk kish korrupsion përgjithësisht jo për shkaqe politike por për faktin e thjeshtë se as kish para as kish ku i çoje paratë. viktor hoti

  5. Delli USA says:

    Jo vetem LSI por dhe PD-ja jan o ish komunista si Saliu ose bij komunistesh si Ilir Rusmaili(AKQ i jati)keshtu qe ne pushtet jan soi me i keq i komunistave ky eshte problemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje