Provokatori i historisë

21 Nëntor 2012, 22:19Blog TEMA
Provokatori i historisë

Sali Berisha- 2012

Nga Dritan Hila

Jemi në ditët e fundit të mbushjes njëqind vjet që kemi shpallur pavarësinë. Duhet të ishte përvjetori që kujtonte njerëzit që kurorëzuan përpjekjen e pesëdhjetë vjet luftëra e mundime të fundshekullit të 19-të dhe fillimit të atij të 20-të. Për fat të keq, është shndërruar në mish-mash. Ka mëse një vit, që Berisha ka ushqyer më shumë se kurrë debatet për historinë. Si të shkruhet ajo? Cilat janë të vërtetat? Cilët kanë qënë protagonistët dhe jeta e tyre? Ku të gjithë argumentet dhe ndërhyrjet, e kanë katandisur festën në surrogato. Ku nuk mund të gëzojnë të gjithë. Me sllogane që duhet të lëndojnë patjetër dikë. Iniciativa që çdo ditë e më shumë krisin trarët mbi të cilët mbahet shqiptarizma. Me ide që provokojnë shpirtrat. Rievokim ngjarjesh që nxjerrin në sipërfaqe probleme që burra të mençur u përpoqën t’i vulosin. Teza që relativizojnë çdo standart moral. Duke mos ndërtuar asgjë të re. Dhe kjo për të vetmin shkas, se karriera e tij, ka hije të thella, dhe momemnte të dënueshme. Ndaj i duhet që historinë ta rishkruajë personalisht, nëse do që e ardhmja ti referohet. “Historia bëhet me gjak dhe hekur, por shkruhet me bojë”, thoshte Gustav Hasford. Këtë e ka mësuar mirë protagonisti i politikës shqiptare. Dhe i ka hyrë punës. Duke besuar se ylli i fatit do ta shoqërojë edhe në këtë sipërmarje të fundit. Ashtu siç e ndihmoi të rrinte mbi njëzet vjet protagonist i politikës shqiptare.
I duhet së pari modifikimi i kritereve morale mbi të cilat gjykohet tradhëtia. Ndaj nuk nguron të përziejë ujrat dhe trazojë shpirtrat. Rievokon figura që koha i ka dënuar, duke u përpjekur ti bëjë të pranueshëm. U përpoq me Esat Pashën, por është aq pis, sa nuk ka lumë që ta lajë. Thërret Ahmet Zogun. Megjithëse e di që historia e ka thënë fjalën e vet për të. “Midis turpit dhe luftës, ai zgjodhi turpin dhe mori luftën”, do kishte thënë Winston Churchill. Arratia e tij në 7 Prill, ishte një dezertim që nuk ia fali koha. Edhe ai vetë, thellë në ndërgjegje do ketë qënë i bindur se nuk kishte më vend në të gjallë, në dheun që e lindi. E ktheu me të drejtën që ka çdo shqiptar të varroset në këtë tokë, qoftë shenjt apo plangprishës. Por zgjodhi ditën e çlirimit të kryeqytetit. Për të trazuar shpirtrat e 124 djemve që dhanë jetën për Tiranën e lirë. Fton në varrim Presidenten e Kosovës, për të implikuar dhe trazuar gjakrat e gjysmës tjetër të kombit në politikën e tij ditore. Asaj pjese, që Zogu i kishte eleminuar përfaqësuesit më të mirë. Vrasës i njeriut të panjollë të lëvizjes kombëtare, Bajram Currit. Deri Zef Serreqi, ajutanti i Zogut, pasi mori lajmin, u pikëllua. “Zoti e paska dashur, deri sa i dha një vdekje me lavdi”, tha. Çfarë ka pasur në mend Presidentja e Kosovës Jahjaga, kur deklaroi se “me rivarrimin e Zogut, u vu në vend drejtësia hyjnore”? Bajram Currin? Hasan Prishtinën? Azem dhe Shote Galicën? Avni Rustemin, deputetin e Kosovës në Parlamentin Shqiptar? Berisha, ka probleme, pasi në politikat e tij armiqësore ndaj Kosovës, ka bërë ca më shumë se mbreti. Ndaj i duhet që balta mbi Zogun mos duket aq e zezë. Po Jahjaga nuk ka pse i fshin baltën.
Në aktivitetin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë me rastin e njëqind vjetorit, kryeministri hodhi tezën e rishqyrtimit të pozicionit të Kosovës në histori. Duke nënkuptuar se Shqipëria nuk i ka dhënë meritat kësaj treve; duke aluduar se meqënëse në pesëdhjet vjet komunizëm, qeverisën kryesisht jugorët, atëhere, këta i paskan ngrënë hakun. E vërteta është që Shqipëria kurrë nuk do mund të bejë për Kosovën, sa Kosova bëri për Shqipërinë. Por kur e thotë ai që ka dominuar për njëzet e dy vjet politikën e Tiranës, por nuk i ka ngritur një monument Isa Boletinit, një shtatore Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Azem e Shote Galicës, Adem Jasharit; që në këtë njëqindvjetor, nuk i ka përmëndur një herë emrin Ded Gjo Lulit, protagonistit të kryengritjeve të 1911-ës; Mehmet Shpendit, dhe “Djelmnisë së Shalës”; oratorit të pashoq, themeluesit të shtetit shqiptar Luigj Gurakuqi; Imzot Bumçit, atëhere harresa e Kosovës dhe veriut, vjen së pari nga Berisha. Njeriu që arrestoi Adem Jasharin, Hashim Thaçin; furnizoi me naftë Milosheviçin dhe nuk u skuq kur e pranoi; nxiti mosfirmosjen e Rambujesë nga UÇK; votoi kundër dislokimit të helikopterëve “Apache” në Shqipëri, gjatë luftës në Kosovë; trazon sa herë ka mundësi gjakrat, duke ndarë njerëzit dhe nënkuptuar idenë se jugu dhe toskët janë grekë, ky njeri nuk ka kredencialet të bëjë historinë dhe as të japë direktivat.
Në njëzet e ca vjetë të prezencës së tij si protagonist në politikën shqiptare, Sali Berisha do mbahet mënd si njeri i tensionimit të vazhdueshëm të jetës së vendit dhe trazues i të shkuarës dhe të tashmes së tij. Kishte rastin të ishte një burrë i madh shteti, pasi fati i ofroi mundësinë. Por shfaqi vetëm thelbin e tij prej mizantropi. Kishte mundësi që të paktën të mbahej mend për festimin e njëqind vjetori të shpalljes së pavarësisë. E bëri siç dinte. Me provokime kundërshtarësh dhe gjak deshësh të therrura.
Megjithatë, rëndësinë e kësaj date nuk mund ta zbehë kurrë, askush. Ky është përvjetori i Ismail Qemal Vlorës, dhe i gjithë atyre burrave të Shqipërisë, Kosovës, Dibrës së Madhe, Çamërisë që shpallën pavarësinë dhe i lanë shqiptarëve një atdhe. Është përvjetori i kryeministrit të parë të shqiptarëve dhe kabinetit të tij, që ju la bërthamën e një shteti, por që pasardhësit e tij, e katandisën në feud. Ashtu siç është një datë, që shqiptarët të kujtohen se ky atdhe, para se të jetë i horrave, është i tyre.

30 komente në “Provokatori i historisë”

  1. O Gomar ma i bukri i shpendve says:

    O Sali, ma i bukri shpendvet
    Thyn rekorde kur noton
    Mban fjalim ke shkolla cullvet
    Nis e pllet, e nuk pushon!

    Ahmet Zogji e Zogji Lek
    N’at dynja kan fluturue!
    Zog mbi zogj, Zogji Sali!
    Kryemagjar asht vetgradue!

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

    1. coku says:

      o ZOMBI! ti dhe gjithe ata qe te rrethojne jeni ZOMBI, shikoni edhe foton si ngjan.

    2. reformer says:

      Qe ne fillim kam qene i idese se ky eshte nje provokim historik. Dhe nuk ka nje arsye racionale ne kete provokim. Ideja nuk eshte qe te rivleresohen figurat, por thjesht te permbyset sistemi i vleresimit te historise. Cdo gje e zeze, papritmas mund te behet e bardhe dhe anasjelltas.

      Se cfare interesi ka Saliu te beje nje permbysje te tille eshte thuajse shume e qarte: neser do ti duhet atij vete te hyje ne sistemin e vleresimit te historise dhe nese ky sistem vleresimi do te jete i bazuar ne lartesimin e kontributeve dhe sakrificave per te miren e vendit dhe jo ne lartesimi i sundimtareve, qe vetem kane ushtruar te drejtat e tyre per te perfituar nga pushtetit, atehere vete Berisha mund te dale per faqe te zeze nga ky vleresim i historise…

  2. gregori says:

    O Dritan,
    Pse merresh me Jahjagen. Po a ishte police ajo? C’pret me shume nga ajo.

    1. fule says:

      Ke te drejte. Po te kishte mend Jahjaga nuk e pranonte politika per Presidente.

      Qe e thene qe Sali Vicidolic Berisha te mbahej mend edhe per perdhosjen e 100 vjetorit me rehabilitimin e figurave bastarde antikombetare si Ahmet Zogu.

  3. ILIRET says:

    E ndersa E. Hoxha, na mesoi se si qepet goja, Sali Bej Risha shpik dhe nxit sherr edhe aty ku eshte veshtire te kete sherr…

  4. Dean says:

    Ky nuk asht provokator.Ky asht malcor.

    1. edlira says:

      Dean, mos i ngaterro gjerat, malesore ka edhe jugu bile me shumice

      1. Dean says:

        Na ka cmendur,i CMENDURI,moj edlira,prandaj nuk do ta humbas rastin per te thene 1 fjale te keqe per kete BARBAR.

      2. xhoni says:

        Edhe ne jug ka malsore,por nuk ka MALOKE ME BOLLEK si ne veri!!!
        Shikoni Tirnen se si e katandisen MALOKERIA:
        -NJE HALE E MADHE!!!
        Ku ka KRIM eshte nje MALOK!!!
        Ku ka VJEDHJE,eshte nje MALOK!!!
        Ku ka sherr,pa tjeter eshte nje MALOK!!!
        Ne cdo zyre shteti te del perpara nje tufe MALOKESH!!!
        Ne cdo 5 metra rruge te del perpara nje tufe MALOKESH!!!
        Ne cdo 10 vete,qe SHURROSIN NE LANE,9 prej tyre jane MALOKE!!!
        Ne cdo 10 LYPSA,9 jane MALOKE!!!
        Te gjithe HAMENJTE E DOGANES SE TIRANES,jane MALOKE!!!
        Ku nuk paguhet ENERGJIJA ELEKTRIKE,jane 99% MALOKE!!!
        Te gjitha institucionet shteterore dhe firmat e fuqishme si CEZ,CASA ITALIA,SPITALI CIVIL Tirane etj,i ka nen RUAJTJE MBESA E Berishes me mbiemrin BRECANI!!!
        PRA FIRMA BRECANI KORR MILIONA NEN EMRIN E Berishes!!!

  5. Tayson says:

    Kockat e Qenit te ngordhur prure ne Shqiperi ,
    sdo mundin te prishin bukurine 100 -vjetorite Festes Pavaresise tone ,
    nji Pavaresi qe vetem ne epoka te caktuara te Historis saj 100.vjecare
    ka marre vertet kuptimin si e tille ,nderkoh qe sot vetem ne dukje
    eshte e tille ,per aq kohe sa vendi do drejtohet nga timonjer te huaj.
    Tentativat e sali qen beriresh per te injoruar 100.vjetorin ,Pavaresine e Shqiperise ,eshte treguesi me i mir ,se sa posht ka rene ky komb ,
    i cili ka lene ne meshir te nji cope Muti Qeni >saliberisha fatin e te ardhmen e tij . Nqs reagime te tilla qytetare nuk shoqerohen me veprime
    ne terren e konkretizohen me nxjerjen ne bankon e akuzes kte kriminel
    te karikuar me ate energji antishqiptare kriminale prej bastardi ,e ardhmja e atij vendi do i perkasi te paditures.

  6. Devolliu says:

    Salih krimineli, po shkoi në Vlorë, duhet të sigurohet jo vetëm me jelek antiplumb por edhe të blindohet mirë me kominoshe e helmetë.

  7. 100% PURO SERB says:

    KETO LAJME VINE NGA SEBSKA VICIDOL.
    DONI ME PER SALI SERBIN.????

  8. albani says:

    Nje gje nuk arrij te kuptoj: Mire ne, populli, qe po e durojme kete perbindesh dhe njeri te shemtuar, por Liria, bashkeshortja si e duron, si e duron ne menyre te vecante ne shtrat kete fare djalli, se njeri nuk eshte. Kur shoh fytyren e ketijnjeriu me duket vetja sikur jam ne ndonje kopsht zoologjik ku mbahen gjarperinjte e botes. Ky, ka shume mundesi, te jete pjelle e se keqes (Djallit) me Shiqeren, ose, ose pjelle e ndonje incesti, per te cilen tropojanet jane shume te cilesuar. Dhe e fundit, si eshte e mundur qe te mbahet i pa kallur ne dhe nje vdekje e tille?

  9. Ben Chicago says:

    ata qe e rjeshtuan shqiperine ne krah te aleateve ne luften e dyte boterore e shpetuan nga nje ricoptim nga fqinjet serbo greke

  10. anonim says:

    Shyqyr që shumë nga ne “brezi i legenave” nuk do jemi gjallë pas 50 vjetesh, kur të hapen arkivat e të zbulohet që rrezuam komunizmin për të pranuar të vegjetojë në politikë një SPIUN SERB si Sali Berisha!!!! Zoti dashtë e na i faltë këtë mekat…

  11. aqifi says:

    Mund te bej nje puetje Z. Hila eshte djali i shokut Ylli Hila, se kam pare nje emision ku shoku Ylli Hila, fliste se si kishte kapur disa “agjente femra nga polonia,rusia” qe jetonin ne Shqiperi se ishin “snajpjeriste” dhe do rrezonin “pushtetin popullor” dhe i kishte tortuaruar dhe kalbur ne burgje.

    1. Arber says:

      Patjeter o Qife qe spiunet do denoheshin. Keshtu ka qene dikur. Tani punojne ne kryeministri dhe presidence.

    2. fule says:

      Kjo e nderon ate njeri. Ku eshte ketu problemi? A po harrova, juve ju ka mesuar Doktori te beni biznes me Fazllicet, jo ti deboni

  12. varri i zogut says:

    Edhe ti Aqif,me kujtohesh mire,ne ate kohe ke qene toger sigurimi ne Tropoje.

  13. ciku says:

    Nje tjeter artikull nacional-komunist i tipit Hila. Harron te na thote se Enveri ishte i vetmi udheheqes i atij vendi qe meriton piedestalin e historise.Nuk e di me ke parti eshte bashkuar tani qe te marri dicka nga torta elektorale e vitit qe vjen. Qenka dhe cun spiuni.Cudi.

    1. fule says:

      Permendet: Isa Boletinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Azem e Shote Galicës, Adem Jasharit;

      Po ke doni ju te nderohet sot o shpellare te PD-se? A po ju doni tradhetaret, vrasesit, satrapet, hajdutet. Keni te drejte, figura si Zogu dhe Esat Pashe Toptani ju nderojne si Parti, per ate cfare perfaqsoni sot.

      Ju keshilloj te pakten mos i ngrini bust Saliut, se do bejne njerzit shurren aty.

  14. Fr. Gjoka says:

    Shkrimi eshte interesant dhe i guximshem, zedhenes i opinionit te popullit. Vete do desha te ishte si nje pretence. Pak a shume ate natyre ka. Dhe ekzekutimi s’do mungoje.
    Personalisht me preokupon dicka qe nenkuptohet ne mes radheve te shkrimit: SAL(pene)LOPA vazhdon te thure e te thure litarin, qe do ta lere jashte, kur te ike, me pare para gjyqit te popullit (e padiskutueshme, megjithe trazirat e nenkuptueshme kendej dhe matane kufirit, qe e thote here hapur e here me nenkuptime Dritani) dhe pastaj te te shumtet.
    Jane bere prononcime nga me te ndryshmet, edhe i Dritanit, qe tani me duket se eshte eksponent i se majtes, saktesisht i PSSH-se. Mirepo kur te ndodhin ato qe permenda me siper (gjyqi “nurembergu shqiptar” dhe “sharra ose tufina”, populli, koha, vete zhvillimet e dinamika e tyre, do te kerkojne ndryshimin e gjerave, normalitetin, mostjetersimin ME BOJE te historise te shkruar me gjak.
    Fatkeqesisht nuk ka deri me sot (shpresoj te kem pasur drita tere kohen, se punen dhe gjithcka tjeter na i ka rrembyer perbindshi SRB-i) asnje rezolute zyrtare te forumeve si grupi parlmentar i PSSH-se, i Komitetit Kombetar te PSSH-se per keto anormalitete coroditese, qe kulmojne me rehabilitimin teresor dhe dhenien e “Urdherit te Flamurit” nga ana e çyrykut mendor e fizik Nishanit (Mehmetit) per A. Zogut.
    C’te themi neser? I kemi denuar? Ka shkruar ky e ai, ka folur ky dhe ai tjetri?
    Flora, pedagogia-heroine e Inxh. se Ndertimit, qe i tha boterisht Lulit (Bashes) Vrases, ka pase thene nje fjale per cunaket juriste te PSSH-se dhe per “naivet” e politikes te se majtes.
    Keshtuqe jeni te vonuar packa se jemi ne “zemer” te festimeve. Mgjth kjo s’do te thote qe ne uljen e siparit te festimeve “pretenca” e Dritanit (po i referohemi kesaj, meqe e kemi me “prane” tani) te marre trajten e nje rezolute.
    Kemi hyre ne vitin elektoral te 2013 dhe veprimtaria (me e fundit percarese e SRB-it) sipas gjykimit tim, duhet te vihet ne fokusin e gjykimit nga me te ashprit (dhe te korrigjueshem sa me pare) te se majtes.

  15. Tepelena. says:

    I ke thënë të gjitha i nderuar Dritan…Por,a do ta gjykojë historia këtë monstër të saj…?!

    1. Futbollisti says:

      Nuk i ka thene te gjitha jo.Po pse nuk permend xhaxhin Enver,o ai ka vrare njerez te pafajshem dhe kundershtaret e tij polotike,te gjithe njerezit e shkolluar jashte vendit,o s’ka njeri mbi kete toke.Na la ne mjerim total per 50-vjet.Biles i vene kurrora tek vari.Se mos eshte Dritani me i mire se Miloja.

      1. remi says:

        Ky Dritani pse nuk permend Enverin apo si leverdis, sikur se dine njerzit qe nga vjen e kush eshte, njeri me te poshter se ky nuk ka.

  16. tekniku says:

    Ky 100 vjetor eshte i I.Qemalit dhe te gjithe burrave trima dhe te mencur qe bene Shqiperine dhe firmosen pavaresine,pra le te festojme per ta ,per te nderuar vepren e tyre madhore.Plehrat e mevonshme te historise deri tek kryeplehrat e politikes se sotme shqiptare nuk kane vend ne kete 100 vjetor aq mq pak te gjykojne aktoret e ketij akti madhor.Liliputet e sotem do ti benin nder vehtes po te mbyllnin gojen dhe ti lene shqiptaret te festojne sebashku kete ngjarje madhore.Se c;fare vendi do ti jape historia kryeliliputit Berisha(ne mos ja paste dhene qe sot)do te rrojme dhe do ta shohim por nje gje eshte e sigurte,ai nuk i afrohet as tek thoi burrave qe bene historine e 1912 dhe popullit te Vlores heroike.

  17. lis says:

    Kush nuk ka nxjere mesime nga Enver Hoxha,ka per ta pesuar edhe nga qeveria e Gezim Kulufit dhe nga c’do qeveri tjeter.Mos u cudisni!Dilni ndonje xhiro nga burgjet e kampet e perqendrimit te demokracise,nga varrezat e demokracise….shikoje veten tende qe je transformuar ne nje kale te eger,pa mbrojtje,pa shoqeri,pa siguri,pa te ardhme,nje i dyshuar si gay….

  18. beqiri says:

    Rilindasit e Shqiperise, po behen gati te Rilindin Shqiperine si Babai i tyre shpirterore Enever Vulehumburi. Rama pasardhes i nomeklatures, Ilir Gjoni (biri Xhelil trimit), Beqja i ri (biri i Beqes se vjeter), Ditemiri (diteziu biri i bushatit te vjeter), Adrian Hila (biri ish sigurimit te shetit qe ka torturar dhe ka lyer duart me gjak shqipatri dhe jo shqipatri (rus, polak, ceke)etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje