Sa e pabarabartë qenka Shqipëria!

21 Nëntor 2012, 16:34Blog TEMA

Nga Ilir Beqja

Shqipëria është një vend i vogël, që përpiqet me mund në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit. Edhe shqiptarët janë një popull i vogël, madje aktualisht në Shqipëri jetojnë më pak se 2/3 e shtetasve shqiptarë.

Por edhe brenda këtij vendi të vogël, për fat të keq, ende konstatohet se zhvillimi është i pabarabartë, madje kjo pabarazi vijon të thellohet. Ka zona të vendit të pasuri me burime natyrore ku për fat të keq popullsitë që jetojnë aty janë pjesa më e varfër e Shqipërisë.

Llogaritë rajonale janë të disponueshme publikisht në nivelin e qarqeve dhe janë të vlerësuara për vitet 2009 dhe 2010.

Ekziston edhe një grupim më i vogël sesa ai në nivel kombëtar që përpiqet të krijojë rajone të vendit bazuar edhe në kërkesat dhe standartet e Europës së Bashkuar.

Sipas këtij grupimi Shqipëria ka tri rajone:

VERI
Dibër
Durrës
Kukës
Lezhë
Shkodër

QENDËR
Elbasan
Tiranë

JUG
Berat
Fier
Gjirokastër
Korcë
Vlorë

Kjo ndarje si më lart na tregon se rajoni Qendër kontribon me gati gjysmën e GDP-së, ndërsa dy të tjerët kontribojnë pak a shumë me një të katërtën.

Ilustrimi grafik jepet në grafikun 1.

Por, a ka sens që në veriun e Shqipërisë të jetë edhe Qarku i Durrësit. Për kë shqiptar është e kuptueshme, e pranueshme, apo qoftë e besueshme se Veriu të fillojë në plazhin e Durrësit e të mbarojë në Kelmend, Valbonë, apo Thesh.

Përtej arsyeve administrative që e kanë futur qarkun e Durrësit në rajonin e Veriut, në mënyrë intuitive për këdo, qarku i Durrësit e ka vendin e vet në rajonin Qendër. E kjo rindarje e re që po propozoj do të sillte një situatë ku rajoni i Veriut do të kontribonte me vetëm 15,5 % në atë cfarë prodhohet në Shqipëri (bazuar në të dhënat e disponueshme që i përkasin të dhënave të vitit 2010). Grafikisht kjo situatë e re e kontributit të çdo rajoni ilustrohet në grafikun 2.


Por përtej rajoneve, të cilat mund të fshehin shpërpjestimet që ekzistojnë në zhvillimin ekonomik të zonave të ndryshme të vendit, e që reflektohet në nivelin e varfërisë në pjesë të ndryshme të vendit.
Në se analizohen të ardhurat për banor të çdo qarku të Shqipërisë konstatohet një polarizim i thellë midis banorëve në zona të ndryshme të vendit.

Rendtitja e të ardhurave për banorë sipas qarqeve ilustrohet në grafikun 3.

Kuptueshëm, të ardhurat më të larta për banor i kanë ata që jetojnë në Tiranë, por siç duket edhe nga grafiku, nëse banorët e Durrësit kanë të ardhura po aq sa mesatarja e vendit, banorët e të gjithë qarqeve të tjera kanë të ardhura nën mesataren e vendit. Ekstremi arrin në qarkun e Dibrës ku të ardhurat e banorëve janë 2,4 herë më të ulëta se ata të Tiranës. Banorët me të ardhura më të pakta janë në qarqet e veriut, por të ardhura mesatare të ulëta rezulton të kenë edhe banorët e qarkut të Korçës, e dhënë kjo që nuk përputhet me perceptimin publik për qarkun e Korçës.

9 komente në “Sa e pabarabartë qenka Shqipëria!”

  1. shqiptari says:

    Beeeqoo, kur te shkul te majten, suuulm. E c’na ke thene me kete?

  2. england says:

    Nese pyet ne cdo cep te shqiperise,njerez te thjeshte se ku do doje te shkoje te punoje,dhe jetoje?ne Tirane apo ne Kukes?pergjigja mund te ishte ne mbi 95% ne kryeqytet,por qe te besosh kete budallallekun e ri te Saliut dhe Kosovrastit(rrenacakut te komisionit te zgjedhjeve)se njerzit kane filluar te shperngulen e ti drejtohen Kukesit,meqe tani kane dhe rrugen e kombit,kjo eshte per gallate e humor ne portokalli(dhe shpresoj Saimiri & Doktori ta bejne nje gje te tille)vetem me qellim qe ti shtojne ndonje vend ne parlamentin e ardhshem monstrave te partise se Saliut,se PD per fat te keq nuk ekziston me…

  3. Horri i Bulevardit says:

    Po keto nga veriu rrojne me frymen e partise dhe skane nevoje per te ardhura te larta, se Berisha si komunist i devotshem, e ka te qarte se proverbi enverian edhe bare do te hajme dhe parimet si leshojme, gjejne ne pjesen veriore ku sundon Berisha, qasjen me te mire.

  4. Sinani says:

    Nuk me habit fare panorama qe sjell zoti Beqja. Kjo situate ndeshet edhe ne vendet e zhvilluara. Por ajo cka verej, eshte tendenca per t’ja futur fare kot, per te nxire cdo gje, por per te mos thene ate qe eshte vertete shqetesuese.
    Une dua te di vec te ardhurave per fryme se:
    Cila eshte kostoja e jeteses e zonave te ndryshme?
    Cili eshte niveli i kursimeve?
    Cilie eshte niveli arsimimit?
    Cili eshte niveli i punesimit?
    Se mund te na ndodhi qe niveli i te ardhurave eshte i ulet, por edhe kostoja e jeteses eshte e ulet, e per rrjedhim niveli i kursimeve eshte me i larte.
    Sa per argument, ne Tirane nje pjese e te ardhurave te familjes perdoret per transport, ndersa ne Diber ky ze po thuaj nuk egziston.
    Po keshtu mund te sjellesh edhe shembuj te tjere, pas te cileve shifrat marrin kuptim tjeter dhe del se ajo cka ti e quan avantazh, mund te jete dizavantazh apo e kunderta. Keshtu ne Tirane nje familje paguan rreth 50 mije leke ne muaj per energjine elektrike, ndersa ne Kukes, gati nuk paguajne.
    Por zoti Beqja nuk eshte specialist i fushes, por nje partiak i thekur, apo interesaxhi i thekur i interesit te vet!

  5. andi says:

    Ka ndonje qellim programor kjo analizez Beqja?une nuk mora vesh gje nga ky shkrim.Pervec grafikut te fundit qe jep panoramen e te srdhurave per cdo qark qe edhe pa kete grafik dihet pjesa tjeter eshte pa kuptim per ndonje politike ndryshe.Tek ne s’ka shtet federal ku rajonet psh veriu te bej diference sepse Durresi eshte ne veri apo ne qender.Cfar kuptimi ka kjo trajtese.edhe OJF nuk flet kaq ceket e jo me drejtusi i programit te PS,

  6. ILIRET says:

    Zoti Beqja! Nuk e di pse, me vjen te them, ja ke fut kot. Pse nuk thua nga eshte ky burim i te dhenave. Edhe vet e thua, si mund te hyje Durresi ne Veri?
    Ndersa une pyes, si mund te hyje Fieri dhe Berati ne jug? Kufiri i qarkut Fier nga Tirana, ne vije ajrore eshte 34 km. Vete Fieri nga Tirana, gjendet 76 km. Ndersa nga Gjirokastra 130 km.
    Po keshtu, per te ardhurat per fryme, nuk dihet nga jane mare te dhenat.
    Perseri me Fierin. Duhet te dini se eshte qarku me numrin me te larte te te punesuarve. Nuk e di si mund te vije pas Vlores dhe Beratit, te cilat jane zona te ashpra malore. I shikoni ju ndertimet qe behen ne Berat, dhe krahasoji me ato qe behen ne Fier. Pesedhjete here me teper ne Fier. Bile, per te ardhurat per fryme Fierin, une do ta vija edhe para Tiranes. Ne vend te pare eshte Durresi.

  7. Din Kruja says:

    Komentuesi “Iliret” ka te drejte. Te dhenat ku mbeshtetet I.Beqja nuk jane te besueshme, pasi edhe po ti kete marre nga Instati, ato jane fiktive. Kjo per vete faktin se paraja ne Shqiperi qarrkullon ne menyre informale, me shume jashte kanaleve bankare dhe evidencave te administrates tatimore dhe asaj doganore. Eshte kjo situate qe jo vetem pikat e vogla tregtare dhe te sherbimeve punojne akoma punojne pa fature fiskale, por edhe magazinat e tregtimit me shumice.

  8. fati says:

    Ne fakt konsumi per fryme eshte tregues me i qarte i nivelit te jeteses ndersa te ardhurat nuk jane nje tregues i sakte…

  9. lili says:

    puna e shtetit eshte pikerisht qe permes mekanizma te evidentuar te zvogeloje kete disbarazim! Po nuk kemi shtet!… Ne rance existon per shembull nje % qe komunat ma te pasura duhet me dhane per komunat ma te varfera! existon ne balancim me investimet e shtetit ku fabrkat qe shkojne me nje vend i pazvilluar kane lehtesira fiskale per tatim.Zonat turistike apin ne pjese te te ardhurave te tyre per zonat jo turistike,edhe zonat qe perfitojne nga nje rruge duke demtuar te ardhrat e bujkeve atypari paguaje nje demshperblime ad eternam per zonat e demtuara!keshtu tek ne veriut do t’i takonte nje tax turistike,apo ne tax rrugore mbi cdo veture qe kalon neper autostradenedhe kjo % t’ju ipet bujqeve qe tash kane mbetur pa toke DMTH pa te ardhura ard eternam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje