Një ditë nga muaji i festës së pavarësisë

21 Nëntor 2012, 21:16Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Mëngjesi i zotëm u zgjua i hirtë, i zymtë, lëvizje të pakta në rrugë fytyra njerëzish të trishtuara me sy të thelluar… Në fakt është një nga ditët e muajit të festës së pavarësisë dhe supozohet se njeriu duhet të jetë i lumtur, po ne fakt kush nuk ka pasur në jetën e tij shumë pikësynime e dëshira ai njeri duket i lumtur e i qetë, ndërsa ai person që ka pasur së paku disa syresh mosarritja e njërës prej tyre e bën të trishtuar e të mos ndihet i lumtur. Sigurisht njerëzit kanë horizonte të ndryshme dhe secili synim i tij nuk mund të përfshihet jashtë këtij kufiri. Kur njëri nga objektet e shfaqur në këtë horizont duket se mund të arrihet prej tij atëherë ai duket i lumtur.

Por kur objekti ndodhet jashtë horizontit vetjak për individin ai nuk ka kurrfarë vlere. Fjala vjen pronat e të pasurve nuk e turbullojnë shpirtin e të varfërve dhe në të kundërt, ajo që të pasurit zotërojnë sado ndriçuese të jetë nuk i ngushëllon shpresat e zhgënjyera.

Sot duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit “të stolisur” me banderola e flamuj kuq e zi arrita të përfshij me një shikim të vetëm indiferencën e njerëzve ndaj “pamjes festive”. Aty pranë presidencës pashë kameramanë në lëvizje, gjë që më bëri të kuptoj se diçka po ndodhte, si p.sh ndonjë takim politikanësh, e cila më ngjalli interes por për hir të së vërtetës jo ndonjë gëzim. Në ndjekje të problemit tim mu desh të ecja pranë trotuarit të Gjykatës së Faktit dhe aty pashë vërtetë fytyra të trishtuara e të shqetësuara, gjithashtu njerëz që dukeshin te lumtur, veshur me kostume të bukura, madje një prej tyre, një grua e veshur e tëra në rozë (një ngjyrë e rrallë në fakt, pak delikate) bëri një gjest paksa diametralisht të kundërt me ç’tregonte pamja e jashtme e saj, si p.sh, leu gishtin e tregues të dorës së djathtë me pështyme dhe u përkul (në fakt përkulja mu duk më e padenjë se lyerja e gishtit me pështymë) me dorën e majtë të shtrirë anash ndoshta për ruajtje ekuilibri e me tjetrën duke fshirë majën e këpucës për tu dukur më perfekt, të jepte përshtypjen e një njeriu, që do të zhytej në ujë; shpejt mora rrotullimin dhe majtas vështrimi më ndeshi më një rresht flamurësh të ngulur buzë trotuarit gjatë gjithë gjatësisë së tij. Të gjithë ishin kuq e zi ndonjëri i bardhë me një logo  si e çamëve më duket. Një dekor i pa kuptimtë edhe pse mund të mos jetë objekt i horizontit tënd besoj se këdo person që e sheh këtë pamje e acaron, por jo vetëm për idenë e vendosjes së tyre në rresht, por për diçka tjetër. Një në tre flamuj kishte rrobën e kuqe ose një po një jo me sa duket njerëz të varfër, por që ndihen patriot e kanë parë të udhës ta zhveshin prej shtizës ku e kanë vendosur njerëzit e Bashkisë e me sa duket e kanë vendosur në ballkonet e shtëpisë së tyre ose e kundërta ajo që më tremb më shumë është mundësia e nxjerrjes në shitje si tasat e makinës sime e sahatet e ujit që nuk po rreshtin së vjedhuri.

Pas pak mu desh të kaloja nga Filologjiku dhe atje ishte vendosur një rrobë kuqë e zi e lidhur midis dy shtyllave dhe kur frynte era ajo mbushej me ajër dhe ngjante si një tumane e stërmadhe. Dikush mund të komentojë me ironi, duke dyshuar se e kam inat Kryetarin e Bashkisë se Kryeqytetit, unë do ta siguroj që jo, sepse dekori nuk ka lidhje me vjedhjen e Bashkisë e nëse do të kishte pasur pak më shumë dashuri për këtë qytet patjetër që dekori do të ishte edhe më i bukur, edhe pse mund të mos jetë ajo që çdo hallexhi apo i pasur kërkon të shoh kur del nga shtëpia e tij në mëngjes, një pamje e bukur një çast të përfshin në magjinë e saj dhe të jep disa momente të lumtura…

3 komente në “Një ditë nga muaji i festës së pavarësisë”

  1. KLAUS A. says:

    Isha ne Shqiperi/Tirane para ca ditesh dhe i pashe zbukurimet. Per turp. Tamam si shaving foam ishte posteri zyrtar.
    Dua te di sa eshte fatura e ketyre “zbukurimeve”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/kunati-i-shokut-xhelul.html

    1. edlira says:

      560.000.000 leke

  2. h says:

    Sa ka ndryshuar Shqiponja mor shok .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje