Shqipëria e gjithë shqiptarëve!?

21 Nëntor 2012, 21:19Blog TEMA

Nga Remzi Ejupi

Në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, të gjithë janë mobilizuar për shënimin e kësaj dite të madhe. Shqiptarët kudo që janë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë… dhe me qindra mijëra në diasporë, janë bërë një… përkujtojnë me mburrje të gjithë ata të cilët me shekuj luftuan për këtë tokë.

Të ngjyrosur kuqezi, secili mban në zemër emblemën e shqipes, me përpjekje të vazhdueshme që të ecim përpara, drejt integrimeve dhe forcimit si komb. Edhe pak ditë kanë mbetur për të nisur festa, do të festojmë sepse është dita jonë e madhe, për të vazhduar nga e nesërmja të ecim tutje.

Para se të vazhdojmë rrugëtimin me qëllimin e përbashkët, të ndalemi e të mendojmë se ku është sot Shqipëria; 100 vjet shtet, e cila deri para pak vitesh për herë të parë nisi t’i nxjerr kartat e identitetit për shtetasit e saj, duke stagnuar në vazhdimësi me integrime, varfëri të madhe, skandale që numërohen gati çdo ditë… Mashtrohemi nëse mendojmë se Tirana është pasqyra reale e Shqipërisë, e as Prishtina e Kosovës, zona të tjera tregojnë realitetin e gjendjes ekonomike shtetërore të këtyre dy vendeve.

Kafenetë e mbushura me të rinjtë që numërojnë disa euro në xhep, disa makina luksoze që sillen vërdallë, nuk është gjendje reale. Lukset e autoriteteve në pushtet nuk paraqesin përparimin shtetëror, përkundrazi ato janë shembulli më i keq i shtetndërtimit, pasurimi i grupeve të caktuara dhe mosinvestimi direkt në zhvillimin e brendshëm.

Kosova në këtë anë e cila po çalon dhe mëzi po ecën, i ka sytë andej kufirit kah Tirana… e hapur për çdo bashkëpunim, nuk njohim kufij, e shohim Shqipërinë si të të gjithë shqiptarëve. Madje, edhe për këtë 100-vjetor.

Zyrtarisht marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të përqendruara në shkëmbimin e mallrave, që për nga struktura reflekton gjendje të varfër të të dyja vendeve. Të dhënat e mbledhura të shkëmbimeve tregtare në 12 vjetët e fundit rezultojnë se tre herë më shumë ka futur Shqipëria mallra në Kosovë sesa anasjelltas.

Kosova në Shqipëri ka eksportuar mallra në vlerë prej 136 milionë euro, kurse ka importuar mallra në vlerë mbi 386 milionë euro. Por, nëse numërojmë sektorët në të cilat është e shtrirë në tregun e Kosovës Shqipëria dhe prezencën e bizneseve të kosovarëve atje, dalin dallime marramendëse.

Kosova ka hapur krahët për bizneset në sektorin bankar, të ndërtimtarisë, “lojërat e fatit”, kompanitë e sigurimeve, atë mediale, që kanë qarkullime milionëshe, e që gjithë ato para të gjeneruara nga Kosova shkojnë në Shqipëri. Për të mos përmendur bizneset e vogla që janë të shtrira kudo nëpër Kosovë.

Por ku jemi ne në tregun e Shqipërisë, përmenden dy qendra tregtare me investimet e biznesmenëve kosovarë, të cilat realisht kanë dështuar, sepse zinxhiri i marketeve të biznesmenëve të Shqipërisë i ka shkelur ato, derisa në sektorët tjera nuk jemi fare të pranishëm.

Ndoshta edhe mund të dalë ndonjë qoshqe qoftesh e kosovarëve diku në ndonjë rrugicë të Tiranës apo Durrësit. Kosovarët janë prezentë në Shqipëri me atdhetarizëm, janë ata që e ndjejnë veten në tokën e tyre pa asnjë kusht. Derisa Shqipëria i premton Kosovës portin e Shëngjinit vetëm sa për marketing politik, për të vazhduar më pas me skandalet e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit.

Vetëm në sektorin e energjisë, duke dëmtuar vetveten të dyja shtetet i kanë sjell me qindra miliona euro Serbisë përfitime. Duke shikuar vetëm interesat financiare të dyja vendet nuk qenë në gjendje të dalin me një vijë ajrore që lidh dy shtetet, edhe pse pa përfitime. Madje, Shqipëria doli të mos jetë e interesuar që të marrë në dorë hapësirën ajrore të Kosovës, duke e lënë atë në duar të Hungarisë.

Nuk u hezitua që të vendoset taksa për patatet e eksportuara nga Kosova, duke bërë që të kalben patet e prodhuesve vendorë për shkak të paturpësisë së vendimeve institucionale. E për të vazhduar më pas edhe nga ana e Kosovës me vendosjen e taksës për çimenton e importuar nga ky shtet. Ku jemi në si dy shtete sot? Cila është e ardhmja jonë e përbashkët?

Në vend se të punohet nga vendimmarrësit që të krijohen kushte që shqiptarët të krijojnë një treg të përbashkët, ne vazhdimisht ngecim. Nuk kemi nevojë për ndërmjetësues, por për një treg të përbashkët dhe të mos konkurrojmë njëri me tjetrin. Në Evropë nuk matet sovraniteti me kufij, por me fuqi ekonomike dhe GDP.

“Autostrada e Kombit” mund të merret shembull i një lidhje mes nesh, por integrimi varet nga zhvillimi ekonomik, e ky është stagnimi më i madh që po pësojmë nga iniciativa e politikëbërësve, ata kanë një qëllim të përbashkët, pasurimin në kurriz të popullit.

12 komente në “Shqipëria e gjithë shqiptarëve!?”

  1. alban4eva says:

    ehhhh, mire e ke ti o Remzi, po kush do ti beje keto qe thua ti, Salehu??

    Salehu ka tjeter detyre, i ka ngarkuar shteti i tij (Serbia) te tjera detyra..
    smund te beje ato qe thua ti.. ai ka detyre te shkaterroje ate vend qe quhet Shqiperi. dhe deri tani po ia del mbane. per fat te keq.. po nuk u qerua ky shpellar, ky kafshe me fytyre njeriu, gjendja do keqesohet edhe me shume..

  2. EH says:

    z. Remzi, Se pari duhet te koncetrohemi tí largojme turqit nga RKS, na e muren Aeroportin, Distribucionin etj etj do te vazhdojne. Kemi nje “lufte” qe per fat te keq sikurse na kthen mbrapa ne histori dhe na duhet ta luftojme me cdo kuisht kete, ta fillojme menjhere se edhe ashtu jemi vone.

    1. Dardan says:

      EH ,,,,, (,,) z. Remzi, Se pari duhet te koncetrohemi tí largojme turqit nga RKS, na e muren Aeroportin, Distribucionin etj etj,,,(,,) Turqia ne kosove ka Privatizue keto dy kompani te cilat ne asnje menyre nuk e influencojn Ekonomin e Kosoves,,,, Greqia ne Shqiperi ka privatizuear komplet Sistemin Bankar dhe ate Financiare me nje fjale ti ka mare frenat e Shtetit, Pastaje Greket ne Shqiperi kontrollojn Bizneset me strategjike te Shqiperis,etj etj etj, Pse ore gjykoni kur nuk keni lidhje rrethe nje pune,

      1. Burgaxhiu UK says:

        z.Dardan Kosoven e ka marre me kohe turku se nje pjese e mire e Kosoves i quajne vellezer i keni bere edhe xhamine me emrin e sulltan muratit a mehmetit nuk jam i sigurte, por i bie sigur te bejne nje kishe dhe ti vene emrin e Sllobodanit por nesje nuk kemi gje ne dore as une ati ska vullnet politik as social, problemi eshte se turku po mer edhe Shqiperine me kurum telekom tani edhe dritat bankat e me radhe

        PS. nje keshille shoqerore ik e mos u kthe me atje fare, une vetem i vdekur do shkoj te jetoj ne ate vend.

        1. Dardan says:

          Burgaxhiu UK ,, Je komplet gabim dhe shum i dezinformum, Nuk ka Populle ne Evrope me Kombetare se Shqiptaret e Kosoves dhe per ket te sjelle me mijra fakte po deshte por fakti me konkret ike vizito njeher Kosoven dhe do bindeshe o zotri nuk e pjerdhe njeri Turkun ne Kosove, E verteta esht kjo se ka nje simpati per Turkun per faktin se Turku tashe e 100,vite ka treguar miqesi ndaje Shqiptarve ashtu si Amerika dhe ne i rrespektojm Miqte se kemi nevoje per ta pastaje kjo Miqsei koingjidone ne ate se ju zotri nuk e dini se ne Turqi jetojne mbi 4,milione Shqiptare me prejardhje nga VILAJETI I KOSOVES, Edhe ata Turqe te cilet sote Investojne ne Kosove shumica jane me prejardhje nga ishe Vilajeti i Kosoves si ky Turku qe ka Privatizuar Aeroportin me kushte shum te mira per Kosoven po ashtu edhe CELIK ka prejardhje Shqiptare nga Toplica e Kosoves dhe keta te gjithe kane nje amanet nga te paret e tyre qe ta ndihmojne Kosoven dhe ketu ska asgje te kegje derisa Turqia nuk ka pretendime teritoriale ndaj Trojeve Shqiptare , Mose gjykoni pa u Informuar mir zoteri se esht pikerishte e kunderta e dine ti se Bursa, Izmiri dhe Stambolli tre qytetet me te rendesishme dhe me te Industrializuara te Turqis Kontrollohen Dominohen ne gjdo aspekte nga Indi Shqiptare, Shiko Informohu me mire se i gjen te gjitha ne Google,,,, Per ate xhamine qe thua ajo esht ndertuar ne Kohen e sundimit Osmane dhe qe ather mbane ate Emer,,,,,,, Ja po te jape shpejt e shpejt nje Info sa per Kuriozitet Korporata me e fuqishme ne Bote per perpunimin e DIAMANTIT esht e Vellezerve Kosovare dhe e cila barte emrin GILAN-Gjilane sipase Vendit te prejardhjes se Pronarve Shqiptare http://www.gilan.com/

  3. tefta says:

    NJE SHTET QUHET I FUQISHEM : – KUR KA INDUSTRI TE RENDE , INXHINIERE TE FUSHAVE TE NDRYSHME ,FIZIKANTE ,KIMISTE , GJEOLOGJI , JURISTE DHE EKONOMISTE TE MIREFILLTE ,GJEODEZI ,VETERINER , AGRONOM ,TEKNOLOGE ,SOCILOGE ,FILOZOFE , AMBJENTALISTE DHE NJE ARMATE E TERE AKADEMIKESH TE VERTETE E TE PANVARUR NGA POLITIKA ( KU FJALA E TYRE TE MERRET PER BAZE PER CDO GJE QE BEHET NE NJE SHTET) DHE DHE JO ME TREGETAR ZIGOJNA QOFTEXHI E MC DONALD E BURGER KING E JO SHTET RRUMPALLE KU CDO POLITIKAN BON CFAR TI DOJE QEJFI ME SHQIPERINE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!TUNG

  4. berti says:

    O popull shikoni flamuret qe perdorini jane te deformuar ne simbol

  5. monoteisti. says:

    S’ka Shqiperi pa unifikuar gjithe shqiptaret ne fene e te pareve te tyre ne besimin Kristian,me nje ZOT Jezu Krishtin.
    Mjer ai qe me tradheton mua tha Jezuesi.

  6. fjala e lire says:

    Kush quhet shqiptar?

    1. Dardan says:

      fjala e lire,,, Sipase mendimit time Shqiptare duhet te Quhen te gjithe ata qe i perkasin si Rrace Evropes Qofshin ata Jeniqer te Krishtere apo Muslimane Shqiptare, Ne Evrope parsore esht Rraca ti munde te jesht me i krishter se papa por ne qofte se je nga Afrika ne Evrope nuk te akceptojn do ngalesh ter jeten i pa deshiruar ket e them nga pervoje se jame rrite ketu, Ka edhe nje gje shum interesante Evropianet Ballkanasit i pranojn si Evropiane mirpo i Gjykojn shum nga Rraca ndersa feja nuk ju intereson fare sps e dine rrugen neper te cilen kane kaluar popujt e Ballkanit dhe ne ket aspekte ne Kosovaret nuk kemi asnje komplekse se mbi 95% jemi Rrace Evropiane, Dhe ket e them me bindjen me te thelle se kame shetite ter Evropen dhe mund te them se Rraca me Evropiane ne Evrope jemi ne Kosovaret, Slovenet, Austriaket,Slovaket,Qeket, Zvicrranet, dhe Vendet Skandinave natyrisht, Ndersa len shum per te deshiruar, Greket,Italianet, Spanjollet,Portugezet,Franqezet,Bullgaret,Rumunet,Serbet,Kroatet,

  7. o darkan says:

    ah more dardan nuk do te pushosh ti ,na thua qe kosovaret jane evropiane uhhhhhhhhhhhhhhhhh ca po na thua ,patjeter kur ngrini 5 here ne dite bythen lart jeni shume evropian

  8. historia says:

    kthetrat e tre fqinjeve s’i ndahen ne perjetesi Shqiperise,ngaqe pa to sundimtaret tane rxohen nga froni ndaj edhe bejne simbiozen me keto shtete.Nem 1 milion te te jap 3 milion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje