Mosmirënjohja jonë ndaj gjermanëve

23 Nëntor 2012, 14:09Blog TEMA

Nga Nexhmedin Spahiu

Po festohet 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe kudo në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike shqiptare, po valon flamuri i Shqipërisë, më pak ai i Kosovës, si dhe flamuri amerikan. Valimi i flamurit amerikan në këtë festë është i kuptueshëm për vetë rolin tejet pozitiv që ka luajtur Amerika në këto 100-vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar.

Moralitet apo mercenarizëm

Shtrohet pyetja nëse prania e flamurit amerikan në këtë festë tregon mirënjohjen ndaj Amerikës apo respekt ndaj shtetit më të fuqishëm të botës. Në rast se është e para kjo tregon moralitetin tonë, në rast se është e dyta kjo tregon mercenarizmin tonë.

Një fakt tjetër po e tregon se është më shumë e dyta se sa e para.

Në këtë festë po mungon flamuri gjerman – flamuri i kombit më të merituar për ekzistencën e shtetit shqiptar.

Shqipërinë si shtet dhe shqiptarët si komb i krijoi Austro-Hungaria

Rolin që Amerika e pati dhe ka në krijimin e shtetit të Kosovës, e ka pasur Austro-Hungaria në krijimin e Shqipërisë. Për më tepër, Austro-Hungaria jo vetëm që pati rol madhor rreth shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë 100 vjet më parë dhe u angazhua në Konferencën e Londrës për kufij sa më të gjerë të saj, por ajo shumë para këtyre ngjarjeve investoi në kulturën shqiptare duke cytur shkencëtarë të merren me çështjen e gjuhës shqipe, duke financuar revistën “Albania” të Faik Konicës etj.

Projekti i hekurudhës Sarajevë-Mitrovicë

Madje kontributi gjerman shkon edhe përtej vizionit të shqiptarëve. Mjafton të përmendet projekti i Vjenës zyrtare i fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX për hekurudhën Sarajevë-Mitrovicë përmes Novi Pazarit. Ky projekt u pamundësua nga krerët shqiptarë të kohës, njëri prej të cilëve është shpallur hero edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Projekti është kundërshtuar dhe është pamundësuar thjesht nga budallallëku dhe injoranca e krerëve shqiptarë.

Me një fjalë, Austro-Hungaria nuk dha vetëm ndihmë momentale, por projektoi lindjen e kombit shqiptar. Për çfarë interesi e bëri këtë, kjo neve, nuk duhet të na interesojë. Kur ndokush ta jep një drekë duhet të mendosh se për çfarë interesi po e bën këtë, ku e ka hallin. Por, për atë që ta jep vetë jetën nuk duhet të pyesësh se për çfarë interesi e ka bërë. Nuk pyetet prindi për çfarë interesi të ka sjellë në jetë. Thjesht, duhet të jesh mirënjohës. Dhe këtë mirënjohje nga shqiptarët e meritojnë gjermanët dhe Austro-Hungaria.

U kthyen eshtrat e Ahmet Zogut, por jo edhe të Wilhelm Wied-it

Qeveria e Shqipërisë ktheu në atdhe, dhe mirë bëri që i ktheu, eshtrat e Ahmet Zogut që ishte një hajdut, vrasës e mashtrues, por që kontribuoi në stabilizimin e shtetit shqiptar. Para se ta bënte këtë duhej t’i kthente eshtrat e princit gjerman Wilhelm Wied, fisnikut që e deshi Shqipërinë me gjithë zemër, që për dallim nga Ahmet Zogu, asnjëherë nuk hoqi dorë nga Shqipëria në kufijtë etnikë, që nuk urdhëroi asnjë vrasje politike siç bëri Ahmet Zogu shumë të tilla.

E pra, në këtë 100-vjetor, Princi Wihelm Wied meritonte që eshtrat e tij të pushonin në atdheun e tij të natyralizuar dhe t’i ngrihej një përmendore.

Në kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi thotë se sikur të mos ishte Austro-Hungaria gjatë periudhës 1914-1918, shqiptarët nuk do të kishin haber për administratën moderne.

Edhe pas Luftës së Parë Botërore, Austria e Gjermania ishin vendet që dhanë më së shumti bursa për studentët shqiptarë. Sado që tani edhe vetë gjermanët janë distancuar nga klasa e tyre politike e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët nuk guxojnë ta harrojnë kontributin gjerman të kësaj periudhe për Shqipërinë e sidomos për Kosovën.

Po të mos vinin gjermanët në Ballkan më 1941, sot nuk do të kishte Kosovë

Duke lënë manash rrenat e kohës së Enver Hoxhës dhe mercenarizmin shqiptar për të qenë në krah të fituesve, po të mos ndodhte ardhja e gjermanëve në Ballkan më 1941 nuk do të ekzistonte Kosova.Marrëveshja e Qeverisë Jugosllave dhe asaj Turke e vitit 1939 parashihte që procesi i shpërnguljes për në Turqi i gjithë popullatës myslimane nga Kosova e Maqedonia të përfundonte më 1945.

Kjo marrëveshja u zbatua 100 % sipas dinamikës së paraparë deri më 6 prill 1941 dhe u ndal kur gjermanët bombarduan Beogradin. Shumë “analistë” të sotëm thonë se Veriu i Kosovës kurrë nuk ka qenë shqiptar. Unë kam takuar në Stamboll shqiptarë të fshatrave të Veriut të Kosovës, ku tashmë s’banon asnjë shqiptar, të shpërngulur nga atje më 1940. Sikur të mos ishte ardhja e gjermanëve më 1941 ky do të ishte fati i gjithë trevave shqiptare në Kosovë e Maqedoni.

Për më tepër, hapja e shkollave shqipe dhe ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar në Kosovë e Maqedoni ndodhi pikërisht gjatë asaj periudhe, saqë edhe ripushtimi i këtyre trojeve nuk mundi më t’ua marrë këto të drejta të fituara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ku do të ishte Shqipëria sot sikur të pranonte ofertën e Shtrausit?

Edhe në Shqipërinë post-enveriane, a nuk ishte Shtrausi ai që solli ofertën gjeneroze për Shqipërinë? Ku do të ishte Shqipëria sot nëse do ta kishte pranuar atë ofertë? Ku do të ishte Shqipëria sot nëse pa trauma, pa revolucion do të kishte hequr dorë nga komunizmi e para nga i gjithë blloku i Lindjes? Miliardat e Perëndimit do të vërshonin drejt Shqipërisë për t’u dhënë shembull vendeve tjera komuniste. Ky ishte një rast që Shqipëria e pati në saje të vogëlsisë së saj dhe miqve gjermanë, por që fatkeqësisht i ra shqelm.

Kosova nuk do ta mbijetonte kohën e Millosheviqit pa diasporën e saj në Gjermani, Zvicër e Austri

Kosova e prapambetur dhe e dërrmuar nga paslufta e Luftës së Dytë Botërore, mori infuzion duke dërguar punëtorë krahu në Gjermani, Austri e Zvicër. Po këto vende, në kohën e sundimit të Millosheviqit mbi Kosovën, pranuan në azil afro 1 milion shqiptarë. Nëse Amerika mori primatin ushtarak e politik në ndihmë të Kosovës, Gjermania mbajti primatin në asistencë ekonomike, si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri që nga 1991-ta e këndej.

Flamuri gjerman duhet të valojë për 28 Nëntor

Të gjitha këto fakte duhet të na bëjnë, që nëse duam të tregohemi një shoqëri e moralshme dhe jo vetëm një komunitet mercenarësh, atëherë nuk duhet të lejojmë që të shohim buzëvarur zyrtarët gjermanë duke parë atmosferën festive me flamuj shqiptarë, kosovarë e amerikanë. Gjithsesi flamuri gjerman e ka vendin në këtë festë, e pse jo edhe shumë të tjerë flamuj që kontribuuan për Shqipërinë e Kosovën.

32 komente në “Mosmirënjohja jonë ndaj gjermanëve”

  1. 12:13 says:

    Natyrisht ne jemi shume mosmirenjohes, duhet ta falenderojme Gjermanine edhe per Kongresin e Berlinit me 1878 ku u vendos qe Tokat shqiptare te “bashkoheshin”. pfffff

    1. Ben Chicago says:

      Duke pasur pasaktesi vetem ne periudhen e 1914-1919,vite kur nderhyrja e Amerikes ishte vendimtare ne mos coptimin e metejshem dhe lenien e hartes se sotme te Shqiperise,shkrimi eshte i sakte per sa i perket periudhes se pushtimit gjerman.Por pa Ameriken ti padyshim qe jo vetem nuk do kishe Kosoven,por edhe Shqiperia nuk do ekzistonte.Pra nuk eshte mercenarizem,por thjesht nje Mirenjohje ndaj kombit qe ka bere aq shume per ne.pra te ishte per Austro-Hungarine tende apo emigrantet kosovare qe jetojne ne Gjermani,,ti sot padyshim qe do shkruaje nga Stambolli.

      1. 12:13 says:

        Ne jemi ata qe kemi bere shume per te tjeret.
        Kongresi i Berlinit ishte realitet qe askush nuk mund ta ndryshoj dhe genjen ai qe thot se atij kongresi ia kemi pare hajrin .
        Amerika gjithmone ishte me shqiptaret e kur them Amerika e kam fjalen per Ameriken e jo per Gjermanine.

        1. raimondi says:

          Zoteria qe ka bere artikullin ka te drejte per Austrine por jo Hjermanine

          Ka qen perandoria Austro-Hungareze ajo qe beri t emundur lindjen e shtetit shqiptar ne 1912, _Por jo Gjermania

          Austria atehere na dha perkrahje totale, biles Austria kembengulte qe Shqiperia te ishte mbi 50,000 Km katrore, por kundershtonte Rusia me Angline

          Ismail Qemali mori ne fillim perkrahjen e Austrise pastaj erdhi per ne Vlore
          Dhe Austria kerceneoi Serbine dhe Greqine qe te mos pushtonin Shqiperine

          Por Ismaili beri gafen qe nuk krijoi nje fomracion usharak me Isa Buletinin ne kyre ,qe te Mbronte Janinen dhe tokat e tjera ne Cameri ne menyre qe ato te ngeleshin shqiptare….

          __Ndaj sipas meje ,Flamuri Austriak e meriton plotesisht te ngrihet ne Vlore prane flamurit tone,por Jo flamuri gjerman

          Si dhe meriton te nderohet Trocki, qe ishte minister i jashtem i Bashkimit Sovjetik
          ne kohe te Leninit , sepse Trocki demaskoi Traktatin e fshehte midis Italise dhe Greqise , i quajtur traktati Sonino-Venizellos , Traktat i cili e ndante Shqiperine midis Italise , Greqise dhe Jugosllavise

          Demaskimi i ketij traktati nga Trocki e vuri ne pozite te veshtire edhe Presidnetin Amerikan qe te vepronte me drejtesi kundrejt popujve te vegjel

          _-Pra , Trocki na ka ndihmuar ne kohen me te rezikeshme per Shqipeirne ne 1919., pastaj me vone na ndihmoi Presidenti Willson

          Duhet te jemi te ndershem me ata qe na kane ndihmuar , dhe ti permendim me nderim
          Trocki ishte nje rus me origjine cifut –Dhe ua nxori bojen Rusise, Amerikes dhe gjithe vendeve europiane kur ju tha ne Paris , duke ju treguar traktatin e fshehte : ..ja ku eshte ky traktat qe kerkoni te copetoni Shqiperine, nderkaq qe ketu ne konference hiqeni sikur mbroni te drejten e kombeve te vegjel…

          Kjo qe beri Trocki jua mbajti doren per momentin atyre qe donin te na coptonin

          Edhe Amerika natyrisht na ka ndihmuar ne 1920, pas Trockit__si dhe na ndihmoi per Kosoven
          Ja kemi per borxh per jete USA , per ndihmen qe na ka dhene

          Por duhet ti permendim te gjithe ata qe na kane ndihmuar

          Interesant eshte se edhe Hitleri ka folur me simpati per kombin tone…..
          Por sidoqofte Gjermania ne luften e 2 boterore , sipas UNRA-s qe merrej me shakterimet e luftes , ka bere shkaterimet me te medha ne Shqiperi , me shume se ne cdo vend tjeter te Europes, mbi bazen e popullisse dhe siperfaqes se vendit

          Ndaj do thosha se Flamurit gjerman , nuk i takon te jete ne Vlore,
          porse Flamurit Austriak ja kemi Borxh MORAL dhe duhet ta nderojme
          duke i bere vend ne menyre simbolike atje prane Ismail Qemalit, ne Vlore

          Dhe patjeter duhet ta ftojne ne Vlore ambasadorin austriak , si perfaqsues i Austrise

          Shume keq Bashkia e Vlores dhe shtetaret tane qe e kane harruar faktin ,
          se Pavarsia jone nisi nga zyrat e kancelerise Austriake

          1. 12:13 says:

            Po edhe une keshtu mendoj duhet ti falenderohemi atyre qe na kane ndihmuar e jo atyre qe mezi prisnin te shkaterrohej populli yne.

      2. antonio says:

        Sa per ty,Ben Chicago,shpellari,edhe ti nuk di kishje lindur ne se nena jote te mos kishte shkuar me gjermanet dhe linde ti,kelysh bushtre!!!
        Shqiperia e sotme eshte nje realitet historik vetem per merite te SHQIPTAREVE PATRIOTE,duke filluar nga RILINDASIT E MEDHENJ,Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi,Bajram Curri,Hasan Prishtina etj,dhe deri tek LEGJENDARI ENVER HOXHA,QE ORGANIZOI POPULLIN SHQITAR NE LUFTEN ME TE LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE KUNDER PUSHTUESVE NAZI-FASHISTE DHE BASHKEPUNTOREVE TE TYRE BALLISTO-ZIGISTET!!!
        Ndersa sot per 22 vjet Shqiperia po shitet e SHKATERROHET NGA SPIUNET E SERBIT E GREKUT ME NE KRYE Sali Berishen dhe Fatos Nanon!!!

        1. Ben Chicago says:

          antonio,ti je tipiku i “Njeriut te ri”,qe krijoi Krimineli Hoxha.Je i lig,injorant deri ne marrezi,i pa civilizuar,ke urrjtje te thelle per te gjithe qe nuk jane si raca jote,i ideologjizuar nga bolshevizmi deri ne cmenduri,,,i dhunshem dhe tmmerresisht i trashe.Llogarit si do jene te pjellet tende.Mund te shkohet ne Europe me racen tuaj???.

          1. antonio says:

            Ndersa ti,o pjelle e sterruar e REGJIMIT KRIMINAL FASHIST te shpellarit Sali Berisha,nuk je gje tjeter vecse SHEMTIA E KESAJ KLIKE ANTI SHQIPTARE,qe meriton vetem PERBUZJEM me te madhe nga mbare populli yne!!!
            Ti je nje FANATIK TELEBAN E FONDAMENTALIST ME TRUTE E SHPLARE ME SHURREN E BERISHES,ndaj ZHGARRAVINAT TUAJA VIJNE ERA HALE,aq sa edhe qenve te lagjes u vjen NDOT TE AFROHEN!!!
            Ku e gjen tere ate mllef anti shqiptar dhe te peruljes deri ne ndyresi per gjithcka,qe ben Berisha kunder popullit shqiptar!!!
            Enver Hoxhen akuzoje politikisht sa te duash,o ZAGAR,por mbi tegjitha ishte NJEREZOR!!!
            Ai i pushkatonte me gjyqe ARMIQTE E VET,se DIKTATURE E QUANTE SISTEMIN E TIJ,por Berisha,qe e mban sistemin e vet si DEMOKRACI,po i vret njerezit vetem se PROTESTOJNE KUNDER TIJ NE BULEVARD!!!
            Enveri e mori pushtetin me LUFTE KUNDER PUSHTUESVE dhe kishte te drejte ta gezonte,por Berishes ja dhane ne PJATE,duke i thene se PUSHTETI NE DEMOKRACI NDRYSHOHET ME VOTE!!!
            Kemi 22 VJET KAPITALIZEM,ndersa Berisha ASNJEHERE NUK E KA LESHUAR SUNDIMIN ME VOTE,POR ME LUFTE OSE I KA VJEDHUR VOTAT,ashtu sic po ben edhe SIVJET,qe po mbush fshatrat e BRAKTISURA MALORE NE VERI,ME GJOJA BANORE TE RINJ,POR KOSOVARE!!!
            Keshtu beri edhe me 8 maj,ashtu po ben edhe tani!!!
            A NUK I THONE KETIJ VEPRIMI FASHIZEM???
            A NUK VEPRON KY BANDIT SI PUSHTUES???
            SHPORRU,o Ben Chicago,se je vetem nje PLEHRE PA VLERE!!!

            1. Erion says:

              Antonio e morem vesh se kush je qe kur e cileson Enverin legjendar. Te lutem shume nese do debatosh mos merr shembullin e Enverit qe fliste si rrugac. Jemi ne vitin 2012 dhe mundohemi te shkojme drejt Europes…por nuk mund te shkojme dot me injorancen e se kaluares.
              Ti e quan Enverin legjendar, por nese ai do ishte gjalle ti as emerin nuk do e kishe ANTONIO, e jo me te kishe te drejten te jepje mendimin tend ne publik !!

    2. Vullneti says:

      Po Kongresi i Bewrlinit i ka mbrojte dhe nuk i ka copetuar tokat shqiptare. Kete e ka shpifur Enver Hoxha dhe zagaret e tij per te arsyetar luften e tij me miqte e shqiptareve (gjermanet) dhe per te relativizuar miqesine e tij me armiqte tradicionale te shqiptareve (ruset e serbet).

  2. toni says:

    GJERMANIA I KA DHENE NGA 1992 DERI ME SOT MBI 1 MILIARD EURO NDIHMA
    SHQIPERISE DHE NE LUFTEN E DYTE BOTERORE KISHTE PROJEKTIN E SHQIPERISE
    SE MADHE. GJERMANIA MBI TE GJITHA.

    1. Erion says:

      Ore Toni…ty te kane rrjedhur me duket . Ti je Gjerman apo Shqiptar? Leri ato idiotlliqet e tifozave te semure qe thone “Gjermania mbi te gjitha”
      Per pune parashe as mos fol fare se vetem lufta ne Kosove ka kushtuar te pakten 7 miliarde dollare, dhe mos harro se sa para harxhojne amerikanet qe mbajne trupat e tyre ne Kosove akoma pas 12 vjetesh .

  3. Drini says:

    Si shume na llafose kete here more nedzo, po harrove te na llafosesh dy fjale per Bismarkun, cvendime mori? Eshte turp more haleja e vetquajtur profesor. Ske sy e surrat po behesh njesh me Hitlerin dhe nacionalizmin e tij. Me siguri do na permendesh edhe batalionin SS qe u krijua me kosovar.

  4. gregori says:

    Po kot ia fusim ne se pavaresine e shpallen patriotet tane Ismail Qemali me shoke. Ne Vlore e kudo duhet te ngrihen flamuret e Austrise dhe Hungarise e pastaj edhe flamuri gjerman. Flisni e shkruani sa te doni o mosmirnjohes e mohues te vlerave shqiptare e te shqiptareve ne cdo kohe, para e mbas shpalljes se pavaresise, por historia do te shkruhet ashtu si ka ndodhur dhe jo si u do prapanica juaj. Ketu nuk mohoj vleren ndihmuese te te huajve, por jo vendimtare, pa qene grusht e ne nje mendje ata patriote, me ne krye Ismail Qemalin. Sepse atehere, ashtu si edhe sot, ka patur antishqiptare, qe mendonin vetem per ndonje feud te tyre, dhe per pjesen tjeter, le te interesoheshin e t’i merrnin te tjeret, serbe, greke e italiane. Edhe njehere, mos mohoni kontributet.

  5. Gabelet e rrevoltuar kujt duhet me ja lepij boothen me pare .
    merrini me radhe o rraca e gabelit usa gjermani turqi serbi arabi

  6. txz says:

    me ate oferten e shtrausit ja ka fut pordhes!
    ja tash demokraci jemi po,ku jane “paret e shtrausit per demokracin shqiptare”?

    1. Erion says:

      Aty nuk ja ka futur kot. “Paret e shtrausit” nuk munden te vinin asnjehere ne Shqiperi fale Rita Markos qe ja beri Shtrausit “rrup sup” dhe i tha : neve nuk kemi nevoje per ndihmen Gjermane.
      I plasi Rita Markos dhe klikes komuniste te asajt kohe…ata e kishin barkun plot, kur populli vuante !!!

  7. endri says:

    Nuk munda te rri pa komentuar kete artikull kaq kontradiktor.

    Na flet per flamurin gjerman, nderkohe qe gjithçka te mire e ka bere austrohungaria.

    Akoma nuk e ke lexuar neper libra ti qe keto dy shtete nuk kane asgje te perbashket perveç gjuhes. Per nje austriak eshte ofendim ta quash gjerman, ndersa ti zoti “profesor” don qe te veme flamurin gjerman.

    Per kohen e luftes se dyte boterore, nuk ja vlen fare te debatosh me ty se ke rene shume poshte duke ne bere aleate me pjesen me te erret te historise se kombit gjerman.

    Nderkohe ti harron qe ne kohen me te veshtire per ne, Bismarku na ka quajtur njerez me bisht te eger etj etj.

    Te mos ishte per Austrohungarine ne nuk do te egzistonim. Per kete ke te drejte.

    Hajt tung “profesoro”

  8. Horri i Bulevardit says:

    Bravo Nexhmedin Spahiu, ke hapur nje teme qe shqiptaret duhet ta lexojne dhe ti falenderohen Gjermanise, per kontributin qe na ka dhene, ke hapur shume tema qe qendrojne, por e verteta eshte nje, Popujt qe flasin gjuhen gjermane, na kane ndihmuar pa kushte dhe duhet ti jemi mirnjohes shume.

  9. robert says:

    Fatkeqesisht shume komunista te pa vdekshem paska pas ky vend i
    braktisur nga te gjithe po jo nga Gotet e Astrogotet, yt sherbetore
    te Sllavizmit Komunist pjelle bastarde.

  10. gangsteri says:

    Flamurin AUSTRIAK apo GJERMAN?!!! se i ke bere lemsh nga padituria vella. Nuk jane nje komb keta. Jane te ndryshem fare. Per dieni vetem.

  11. mergimtari fv says:

    Nexhmedin gjermani jot i hitlerit donte Shqiperine etnike por nga Shkumbini e poshte do ja jepte gjakut te tij gjerman Mbretit Jorgo te Greqise , nuk e dike apo s te leverdis ?

  12. Arti says:

    Eshte percmuese per shqiptaret te ngrisin flaMUJ TE CFAREDO SHTETI.I VETMI FLAMUR QE DUHET TE VALOJE NE TROJET SHQIPTARE, ESHTE AI KUQ E ZI.

  13. 1 lexues says:

    E vetmja pike e sakte e ketij derdimeni eshte “mercenarizmi” sot amerikan neser ndoshta kinez. Deri dje permendeshin vetem te keqijat e amerikaneve,sot vetem te mirat. Kur do te mesojme te permendim te dyja bashke dhe ti analizojne ne lidhje me kohen kur kane ndodhur dhe me interesat politike te atij shteti. Akoma sote shqiptari “intelekttual” me zgjuarsi te kufizuar, kujton se te gjithe te tjeret jane pjelle e gomarit. Sot ne kete 100 vjetor ne shqiperi dhe kudo ku jetojne shqiptaret duhet te kete vetem nje flamur.

    AI I SHQIPERISE!

    Per asnje tjeter ska vend.
    Kemi Boll kohe per ti kujtuar te gjithe ata qe na Kane ndihmuar nga 29 nentori 2012 deri ne 27 nentor 2062. Besoj se dhe miqte tane do te na kuptojne!

    28 NENTORI 2012 ESHTE DITA E FLAMURIT SHQIPTAR dhe e askujt tjeter!!!!!!!

  14. Arbërori says:

    Mercenari Spahiu,

    Nexhmedini qane me lote korkodili per mungesen e rrespektit per gjermanet dhe gjermanine.

    Spahiu, cdo here e ngre ne lartesi pushtimin otoman te ketyre trojeve dhe madje shkone shume large se kerkone ndryshimin e historise dhe te mos quhet pushtim osman. Por te quhet bashke jetesa me perandorin e perbashket.

    Spahiu osman harrone se parardhesit e ti osman kane denuar gjuhen shqipe deri nemomentin e fundit te jetes se perandorise osmane.
    Nexhmedin Spahiu, lotet tu jane lote te nje mercenari te demaskuar.
    Sepse me kete shkrim pretendon te bleshe reputacionin tek ndonje institucion financiar gjerman.
    Shpirerish me perandorine osmane e materialishte me osmanlinjet.

    Zotni Spahiu, serbi Damir Fazlic eshte kryeministri faktiki Shqiperise, vellau i erdoganit Hashimi e fali Mitrovicen dhe Erdogani do vjene ne festen e KURBAN festes se therjes se 100 desheve.

    Nexhmedin, URIME ri orjentimi i shqipetareve drejt historise reale (trashegimtares se perandorise osmane, perandorise se perbashket). HANXHAR NE DUART E
    Nexhmedin Spahiu, loteve tu te korkodilit per rrespektin ndaj Gjermanis shkurt e shqipe i thone prostitucion shpirterore.

  15. Din Kruja says:

    Nexhmedini per te denigruar SHBA si aleaten strategjike te kombit shqiptar, ka gjetur nje menyre per ti bere hosanara Gjermanise. Nexhos i ka mbetur sahati qe ne kohen e ish Jugosllavise, pasi ne rast se do te egzistonte, ai do te behej nga sekretar i komsomolit ne ate te partise, pra do te ishte i pare i vendit ne Kosove.
    Eshte e njohur urrejtja e tejskajshme e shovinisteve serbe ndaj SHBA-ve. Ne funksion te ketij ideali serbomadh Nexho ka bere kete shkrim qe edhe nga ana llogjike le per te deshiruar. Identifikimin e Gjermanine dhe Austrohungarine si nje shtet i vetem, Nexhos i eshte dashur pasi nuk kishte argumenta per kontributet e Gjermanise ne dobi te kombit shqiptar.
    Nexho nuk te kam pare asnje shkrim qe te jete jashte interesave serbe.E keqja eshte se jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi nuk ka pak si kallepi yt. Doni apo sdoni ju Shqiperia dhe Kosova ne nje te ardhme jo te larget do te jene nje shtet.

  16. Shpirag says:

    Shkrim i mire!Pas dhenies nga Esad Pasha te Shkodres,Malit te Zi,ata u larguan nga Shkodra vetem pas 6 ultimatumeve te bera nga Austrihungaria,Italia,ShBA,”shkruan prof.Pirjavec ne librin e tij:”Luftrat ne Jugosllavi!”Bismarkun e frenoi kryeministri italian arbereshi,Krispi!…Drithijet e historise duhet të mbeten si drithijet e pikturave te Rembrandit,…te verteta,te pa retushuara,ashtu si kane ndodhur.Gjermania edhe kur nga Tirana spiunuan Gervallen,dhe UDB i vrau,denoi Jugosllavinë.Gjermanine ketu deshironte ta sillte Hoxha,por banda e Veriut ne krah te tij qe bente politiken e sabotoi.Nuk eshte e vertete kjo?Gervalla perse asnjehere nuk u perkujtua nga pasrardhësit e Hoxhes te drejtpërdrejtët,Alia,Berisha?Nuk ju ben pershtypje kjo kur perkujtohet Zogu nga republikanet idjote republikane,Nishani,Berisha,Topi,e kompani…Drithijet nuk mund te retushohen,pse duam të ishte me ndryshe…Rembrandi!…

  17. Idriz Tafa says:

    Z. autor me sa duket kini ngrene shume fasule (groshe), prandaj dhe artikulli juaj qelbet nga gazrat. Jeni nje arsimtar i lendes se aritmetikes, qe deshiron te beje arsimtarin e historise, arsimtarn e filosofise, arsimtarin e sociologjise.
    Pse e them kete: Ju, z. Nexhmedin ngaterroni Austro-Hungarine me Gjermanine.
    Se dyti, Gjermania pushtoi Shqiperine. Tre Aleatet e Medhenj nuk lejuan qe Shqiperia te quhej pjese e Boshtit, sikurse kerkonin greket dhe jugosllavet. Ndryshe, Shqiperia do te ishte ndare edhe me shume si plaçkë tregu. Rreshtimi i Shqiperise dhe Kosoves ne frontin boteror antinazist shpetuan Shqiperine dhe Kosoven nga zhdukja si etnitete gjeografike dhe shteterore.

  18. Niko Maloku says:

    Sa magaret i mban kjo toke.
    Vendosja e flamujve te vendeve te tjera perkrah flamurit shqiptar ne festimet e 100 vjetorit te Pavaresise eshte shenje e mercenarizmit shqiptar dhe e mungeses se dinjitetit kombetar e shteteror. Pa mohuar kontributet e secilit shtet, dua te sqaroj ( shkurt ) tri momente nga shkrimi:
    1. Ne Memorandumin e dates 9 dhjetor 1919, te nenshkruar nga Anglia, Franca dhe SHBA, mes te tjerash thuhet : ” Te njihet sovraniteti i Italise mbi qytetin e Vlores dhe rrethinat e tij…”.
    2. Teza e ” Shqiperise Etnike ” qe paskan dashur te krijojne gjermanet eshte alibia e tradhetareve ( bashkepunetore te pushtuesve ) te Luftes se Dyte Boterore. Çdo pushtues, kur niset drejt prese se vet, nxjerr nje parulle dhe pretekst per te bere per vehte popullsine dhe klasen politike te vendit qe do pushtoje ( eshte me mire ta pushtosh pa lufte se me sakrifica, apo jo ?). ” Shqiperia Etnike” do te ishte e tille per aq kohe sa fashizmi dhe nazizmi te sundonin boten ( do te ishte koloni fashiste ), pra nuk do kishte Shqiperi te Pavarur, por te varur nga nazizmi.
    3. Oferta e Strausit ka qene per nje qind milion marka gjermane. Nga 1991 e deri sot jane dhene disa miliarda nga shtete te ndryshme dhe shikojeni ku eshte ” Shqiperia si Zvicra”. Ato qe thote autori se do vershonin miliarda drejt Shqiperise, jane nje enderr me sy hapur. Perendimi nuk ka pasur dhe as ka ndonje interes madhor ne Shqiperi.

  19. Erion says:

    Nuk e njoh kete Nexhmedinin, por ky artikull eshte me tere mend shume i dobet. Duket sikur ta kete shkruajtur ndonje tifoz futbolli i semure, dhe jo ndonje gazetar.
    Nuk ka as fakte, dhe shume konfuz.

  20. Mark Gjonaj says:

    Z. Profesor keni harruar dhe “ndihmen” e Bismarkut!

  21. Shqiperia mbi te gjitha says:

    E para ne histografine tone ne Shqiptaret gabojme dhe shume kur nuk jemi ne gjendje te ngrejme vlerat tona si komb, sepse po te mos ishte kembengulja e kombit patriotik shqiptar dhe e patrioteve te nderuar qe me pene dhe pushke kontribuan ne pavaresine e Shqiperise as Austro-Hungaria, dhe ca me keq Gjermania as nuk do te kishin arsye per te mbrojtur interesat tona,sa per flamuret qe duhet me i bo rrespektin duke vene flamujt e te tjereve ne diten e pavaresis ky eshte nje budallallek me oke , rrespektin beja duke e ftuar dhe nderuar , sipas jush edhe SHBA ate kur fituan pavaresine e tyre kunder Anglise me ndihmen e Frances cfare keni pare ndonje flamur Frances sigurisht qe jo , sepse vlerat e nje kombi sado i vogel te jete duhet ti mbroje me fanatizem, ty z Nexhmedin me duket se te kane shpelare trurin me supe Gjermane , mirnjohja mer njeri i zotit nuk behet ne ate menyre si shruan ti , se jemi ne Shqiptare qe duhet te punojme per te mire e vendit dhe kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje