Menita Ljarja
Në librin e tij “Burgjet e mia” lexojmë: “Në marc të vjetës 1946, kur komunistat shqiptarë, nga frika e një përmbysje të shpejtë, suprimuan, sekuestruen e shkatërruen të gjitha shkollat katolike tradicionale, prej të cilave ka mësue me shkrue e me lexue mbarë Kombi, m’u desht me ndërrue vend e bankë. U ula, pa dashtë, në bankat e Gjimnazit të Shtetit, ku ende sot mësohet se njeriu asht majmun pa qime”.
Për të ruajtur Pavarësinë e Mendimit, Dom Simoni nuk pranoi grada… Gëzoj shëndet të mirë, thoshte ai, mbasi ndonëse pa dhambë, “ha për ditë nga një antivlerë”: po t’i kisha dhambët në rregull, “kishe me hanger” dhetë në ditë.
A vazhdon të kujtohet sot figura e Dom Simonit?
Kanë kaluar shumë vite prej periudhës kur meshtarë të tjerë si Anton Harapi apo Lazër Shantoja të cilët kanë dhënë jetën për Fe e Atdhe nuk kujtohen apo nderohen. Kush e ka për detyrë t’i kujtojë dhe t’i nderojë? Si mund të nderohen këto figura të larta të Kombit Shqiptar? Po rrekem t’i përgjigjem pyetjes së parë, për të ndriçuar sadopak dhe atë “njeriun e sotëm majmun” që po i fsheh heronjtë. Së pari detyra për t’i kujtuar dhe nderuar i përket Klerit. Të kujtosh do të thotë të lartësosh dhe të lartësosh do të thotë të edukosh. Edukimi është përgjigja e pyetjes së dytë. Ne i nderojmë këto personalitete dhe nxjerrim prej tyre mësime vetëm nëse e njohim Veprën e tyre. Ndërgjegja lartëson emrin dhe edukimi Veprën. Përderisa emri i tyre nuk është lartësuar, Shqipërisë i mungoka Ndërgjegja, Shpirti. E ҫ’të të bënjë trimëria sa me qënë gjallë padia? –thoshte Konica. A mundet që Kombi Shqiptar të edukohet vetëm me personazhe me grada “Ca fjalë mbi bagëtinë”?! Me shpresën se dikush ka për t’i kënduar së Vërtetës. Deri atëherë, në pritje…
Derisa Dom Simoni t’i ketë ngrënë të gjitha antivlerat, përralla e tranzicionit vazhdon…
“Liria që bësuem se ishte fitue, -thoshte meshtari heorik, filloi me u tallë me vetvedin. Klasa politike shënoi në analet e historisë së këtynë vjetëve, vetëm shëmtime. Prandej, ndoshta, atmosfera e Meshës së parë mbeti e paharrueshme në zemrën e popullit, që po zgjohej”.
Pershendetje mikesha time Menita.Nje populli qe ju eshte germuar shpirti per 60 vjet rresht dhe e shikon me gurre ne duar per te gjuajtur te perdalen,ai nuk do te besoje kurre tek simbolet e tij kristjane ,per ne rrugen e zotit,ai eshte i teri i perdale,Ai qe beson
tek zoti nuk i beson keta qe ciren kunder c thurjes.
Ascorbic acid is critical in the synthesis associated with bovine collagen, a part of healthful face. Prada Messenger http://www.g-o-w-a.com/page17.php
Feja ka bere mekatet e veta ne kohera te ndryshme, dhe si ideologji me vete nuk duhet te tregoje gishtin ideologjive te tjera.
Dom Simon Jubani ka qene dhe do te mbetet per shqiptaret nje pishtare i djes qe nuk kurseu agje per FE e ATDHE.Djamantet nuk mund ti nxije bloza,Ato mbeten vezullues,duan apo nuk duan komunistet e konvrtuar ne salisite apo ramoiste me shoke.
Iperjeteshme do te mbetet kujtimi i klerit katolik ne breza per kontributin qe ka dhene si ne liri dhe ne burgjet e diktatures komuniste per fe e atdhe.
Hurrah, that’s what I was searching for, what a data! present here at this blog, thanks admin of this site.