Dom Nikoll Kaçorri, figura kryesore e pavarësisë, po lihet në harresë!

24 Nëntor 2012, 18:18Blog TEMA
Dom Nikoll Kaçorri, figura kryesore e pavarësisë, po lihet

Nga Ilir Demalia

Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, jo pa qëllim po lihen në hije figurat kryesore që sakrifikuan, luftuan, dhanë dhe jetën për të ardhur tek 28 Nëntori, dita e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur. Duke injoruar të gjithë ata pararendës të Ismail Bej Vlorës, luftës dhe përpjekjeve për Pavarësi, të gjitha ato qytete dhe krahina ku u zhvilluan këto përpjekje, ne nuk bëjmë gjë tjetër përveçse një gjykimi historik, metafizik, folklorik, i lidhur me mentalitetin dhe psikologjinë historiografike komuniste, që shfaqet dhe në gjykimin e atyre që quajnë veten “antikomunistë”, por gjykojnë kokëdollapshe me të njëjtën metodike, bëhet dhe më i egër, më primitiv, se për baze shkencore historike as nuk bëhet fjalë.

Përpara se të sjell figurën kryesore, i cili luftoi, përgatiti ardhjen e Pavarësisë, Dom Nikoll Kaçorrin, po sjell një tjetër kolos të mendimit, të kulturës, të albanologjisë, të politikës, të shqiptarizmës, të Pavarësisë, Mithat Frashëri, çfarë na mëson ai për gjykimin e historisë!

“Kur të gjykojmë historinë tonë duhet të largohemi nga të qenit shqiptar. Duhet të zhvendosemi në vendet ku zhvillohet historia, ngjarjet, kohën dhe kontekstin historik. Këtë duhet t’ia mësojmë studentëve me te këqijat, gabimet, dhe vlerat qe kemi ne rrugëtimin tone historik. Përndryshe, do t’i mësojmë histori te rreme dhe folklorike ku ata, duke mos pasur dijeni për gabimet dhe të këqijat në rrugëtimin tone historik, do te ngrenë një mit të gabuar duke rene preh e të këqijave dhe gabimeve historike. Pra, ata nuk do të ballafaqohen me të vërtetën dhe nuk do të njohin realitetin tone historik. Kjo është detyrë e historianëve dhe intelektualeve. Ndërsa fëmijëve nuk duhet t’ia themi të këqijat dhe gabimet deri sa ata te rriten dhe të bëhen të ndërgjegjshëm qe atdheun ta shohin me dashurinë e të përkryerës,” përfundon Mithat Frashëri.

Le te kthehemi te Dom Nikoll Kaçorri, kush ishte ai dhe jeta e tij, të cilin komunizmi dhe historiografët e tij, jo vetëm që s’e përmendën për 45 vjet si nënkryetar i aktit të Pavarësisë, ashtu siç bënë dhe me Fishtën si kryetar i Kongresit të Manastirit. Jo vetëm nuk i përmendën, por i denigruan dhe Kaçorrin nuk e lanë as të vdekur të kthehej në atdhe dhe as që bëhej fjalë, në 2011 kur u kthyen eshtrat e tij nën kujdesin e klerit katolik dhe familjareve, nuk pati protokoll shtetëror. Nga aeroplani në një dum-dum kinez u vendosen eshtrat e tij për të vazhduar ceremonia familjare. Ashtu si dhe kolosit më të madh të mendimit, të epikës, të politikes, te satirës, dramës, psikologjise, filozofisë shqiptare dhe akademikut të 7 vendeve të Evropës, nënkryetarit të parlamentit të Shqipërisë në vitet 30, maratonomakut të Pavarësisë, Gjergj Fishtës, ia hapën varrin dhe ia hodhën eshtrat në lumë. Sot i vrasin për së dyti me heshtje ata që ishin dje që janë dhe sot, këta e të tjerë.

Nikoll Kaçorri lindi në 1862 ne Lure. Në 1872 ai u pagëzua prift katolik. Në 1902 ai u be arkipeshk i Durrësit. Në këtë kohe Ismail Beu ishte ne shërbim dhe i nderuar i Portës së Lartë si një diplomat i shkëlqyer, si një konsulent i disa ministrave dhe mediator për çështjet e perandorisë.

Dom Nikolla, ashtu si gjithë kleri katolik kishte dy kolona ku mbështetej, ATDHE e FE. Ky njeri ishte përhapësi i kulturës dhe librit shqip. Organizuesi dhe drejtuesi i kryengritjes së Kurbinit 1905-1907 kundër Portës së Lartë.

Pavarësia e Shqipërisë në këtë kohë mbështetej me armë dhe para nga Austro- Hungaria, Italia dhe Rusia për interesat e tyre, por që ishte dhe në interes të shqiptarëve për të rrënuar Portën e Lartë.

Dom Nikoll Kaçorri në të gjitha këto kryengritje te veriut për Pavarësi dhe lufte pa kompromis kundër Portës së Lartë ka qenë organizues dhe drejtues.

Dom Kaçorri u zgjodh nënkryetar me vota unanime.

Dom Kaçorri në vitin 1917 nderohet nga Papa me “Kryqin e Artë për Kishë dhe Papë”.

Ne librin “Aus dem neumen Albanian”, baronesha Amali Fon Godin shkruan për Dom Kaçorrin: “I mençur, i kulturuar, energjik, i dashur dhe njeri i thelle për boten. Ky burrë punoi gjithmonë për Shqipërinë dhe bëri ç’është e mundur… Atdheu i tij qëndronte në zemër me afër se kisha, prelat i se cilës ishte ai”.

Dom Nikoll Kaçorri u largua atje me atë që i shërbeu tan jetën, me 1917 në Vjenë në moshën 55 vjeçare. Për ty Dom Nikolla, që ashtu si gjithë klerikët e tjerë katolikë të asaj kohe, ju kemi udhërrëfyes të kolonave ATDHE e FE!

24 komente në “Dom Nikoll Kaçorri, figura kryesore e pavarësisë, po lihet në harresë!”

  1. Epirtioti says:

    Epo ska Koh te merret njeri me Dom Nikoll Kacorrin se Qiviria po meret me 1 Patriot te madh shume qe iku Naten u Arratis si mi arash, jan shume te nxane me Naltmadhnin e tij Zogu i Ku.ves I

    1. raimondi says:

      Shkrimi eshte i mire por autori duhet te kuptoje se komunzimi ishte nje diktature ideologjike , dhe e denoi Kacorin jo se e urrente ate personalisht
      porse diktatura kishte kufizimet e saj ideologjike qe nuk e lejonin te dilte jashte ideologjise se saj –Ndaj dhe e la ne hije Dom Kacorrin

  2. albert says:

    Dom.Nikoll Kacorri eshte ne zemrat e shqiptareve.

  3. gzimi says:

    Pershendetje Syci dhe shkrim shume i bukur. Uronj qe te mos te bjere bateria e energjise dhe e oponences.

  4. Lavdi Dom Nikolles se ndritur. E paharrueme kjoft figura e tij e ndritme atdhetare. Leht i kjofte dheu i nanes shqipni, per te cilin shkriu tan jeten e tij. Dom Nikolla asht brez pas brezi ne kujtesen shqiptare si monument natyror i shqipnise tone te dashtun.

  5. Death Cerri says:

    Bravo te qofte,te tille njerez i duhen ketij vendi,shkrim fantastik me nje kulture superiore

  6. Mimi,Nano says:

    Nje shkrime per te marre shembull Ilir,Bravo,dhe ktheu shkruaj se shkrime te tilla te siguroj qe ju mungojne te gjithve,urime.

  7. sali derdimeni says:

    Kto plehna qe na sundojn sot, nuk e kan te gjate.Cfardo rishikimi i historise i bere me tendence dhe ne emergjence, nuk do ti qendroj kohes.Komunizmi me Hoxhen ishin per pesedhjet vjet, dukeshin te perjetshem, por u shkermoqen dhe e dime si perfunduan.Keshtu do perfundoj dhe sali bajga, pa dyshim.Po mua me shqeteson fakti qe pas bajges, a do jemi te afte te bajm zgjedhjen e duhur , ne menyre qe ne te ardhmen gjerat te shkojne normalisht ne vendin e vet.

  8. luis says:

    Pa ulur vlerat e Ismail Qemalit mund te them se Dom Nikoll Kacorri ishte inisiatori numer nje per pavaresine e Shqiperise.Nje mik im studius i historise se Shqiperise me ka thene shkoqur se historia shqiptare as eshte shkruar as nuk mund te kete gjasa te shkruhet realisht ashtu sic kane ndodhur ngjarjet sepse ndikimet kane qene si politike ashtu dhe fetare qe nuk eshte vene ne vendin e duhur historia e ketij kombi.
    Dom Nikoll Kacorri ne kohen kur sherbente ne arqipeshvine e Durresit njeri jo vetem predikatar i fese por me njohuri te thella ne shume fusha nje poliglot i gjuheve te ndryshme europiane,intelektual i mirefillte dhe mbi te gjitha nje atdhetar i flakte beri qe ne kohen kur po zhvillohej lufta ballkanike kunder pushtimit osman dhe qe kombit shqiptar po iu kanoste copetimi ngaqe vendet fqinje duke u bazuar ne ate qe shqiptaret kane rene ne dashuri me turqit dhe nuk duan te luftojne kunder tyre me prejashtim te disa kryengritjeve spontane ne veri ku mund te permendim ate me te lavdishmen ne malsi me Ded Gjo Lulin te tjerat pothuajse nuk ekzistonin e ben Dom Nikoll Kacorrin te ndermerrte disa udhetime ne kancelarite perendimore per shpetimin e Shqiperise.
    Ne ate moment nje mik i tij austriak me influence te forte ne qeverine austriake i dha mendesine qe te takohet me qeveritaret e ketij vendi dhe te bisedoje me ta se si e sheh te mundur pavaresine e atij vendi kur ju te krishteret numeroheni me gisht dhe popullsia myslimane nuk do vije pas jush.Dom Nikoll Kacorri me nje zgjuarsi fantastike i pergjigjet qeveritarit austriak se ne gjirin tone ne kemi plot njerez te afte te elites myslimane dhe qe do i ndezin zemrat e shqiptareve per pavaresi dhe keshtu do i behet nje nder edhe para te madhit Zot qe ky komb mos te shuhet.
    Atehere nje mik i Kacorrit nga Italia qe ishte ndermjetesues ne ate takim ia permendi Ismail Qemalin qe e kishte njohur per burre te zgjuar dhe me influence ne perandorine osmane.Miku italian ishte takuar disa vite para pavaresise se Shqiperise ne Egjipt por qe nuk dihen se per cfare dhe se si.
    Pra me pak fjale kleri katolik ka luajtur gjithnje ne historine e kombit shqiptar nje rol vendimtar ne fatet e kombit tone por si ne kohen e komunizmit si tani ne kohen e Saliut te krishteret jane pare jo vetem me syrin e njerkes por jane perpjekur gjithnje te denigrojne rolin e tyre vendimtar.

  9. DIBRA HEROIKE..PER SHUME VJET PAMVARESIA!! says:

    DOM NIKOLLE KACORRI!!

    Trim Nikolle Kacorri
    Shqipja e Malsise…
    Qe gjithe jeten e tij o’
    Ja kushtoi LIRISE…!

    Burgu as torturat..
    Nuk e ndalen dot..
    Fjala’e tij e rrebte
    Mbante ere BAROT..!

    Pushken edhe Penen
    Prej dore si l’shoi
    N’Kongres t’Manastirit
    Ky bilbil ligjroiee..!

    Krah per krah At Fishtes
    Ylli per liri…..
    Me shkronja Latine
    Foli per Shqipni….!

    Kur n’qiellin e Vlores
    Per liri zhuritur…
    Flamuri Kombtar…
    Fitimtar asht ngritur..!

    Mas S’mail Bej Vlores
    Yllin per liriee..
    Nenkryetar te pare..
    E zgjodhen n’Qeverie..!

    ”N’qofte per neser..t’vdesim sot!O’ Flamur, O’Deke”…D.N.Kacorri 28/11/1912

  10. faktet says:

    100 vjetor pa harmoni.

    Zogu ju shiti Shqiperine pashiceve,serbiceve, ky eshte fakt, Fan
    Stilian Noli qendron mbi zogun me veprat qe ka bere permes VATRES,kur Shqiperia s’kish asnje lloj qeverije dhe jo ta shiste vatanin per fronin e tij.
    Pse e ulini Nolin se eshte Kristian dhe jo mysliman?????????? pse deformojne historine myslimanet???.
    Edhe Dom Nikoll Kacori, s’eshte mysliman ndaj duhet fundosur???????
    Keto jane percarjet e fanatikeve myslimane qe do ti denoje koha.Te vertetat s’vdesin kure,ndaj edhe 100 vjeori eshte fallco i percare pa unitet dhe harmoni le te thren shqerat eshte kotesi,derisa fukarenjte s’kane kushtet baze,s’kane ilace,derisa te perndjekurit vuajne dhe renkojne me keq se dikuir jazek.Na rofshin ato skenat qe pasurojme italianet me para per ca drita fallco dhe per nje popull qe s’kendon dot nje kenge nga shpirti i ngrysur por vetem pseudotalentet zgerdhihen te arijne tonet e larta me aq sforco.
    Ala Shqiperia me intrigen : Ca te nenes shumica te njerkes.

    1. ilir demalia says:

      A nuk jam musliman une qe shkrova kete artikull?
      Perse shpif?

  11. Ada lina says:

    Ilir si gjithmone je nje figure qe i duhet ketij vendi,origjinal si athere kur bere revolucion dhe tani nuk ke ndryshuar as pak,njerezit e vertete nuk ka mundesi te jene ndryshe,na mbyten maskarenjte qe na shiten dinjitetin e gjithcka tjeter,na duhen njerez si ju me shume qe ky vend te shpetoje nje ore e me parapor ja qe dhe ju jeni qe te gjithe jashte atdheut dhe me te drejte sepse kriminelet kane zaptuar dhe kontrollojne gjithcka tani na mungonte dhe mbreti se te tjerat i kishim ne regull,zoti e shpetofte kete vend nga maskarenjte.te lumte dore dhe shkruaj se ja vlene te lexojme shkrime te ketij niveli.

  12. tasha hasani says:

    Demalia intelektual me plote kuptimin e fjales trim qe nuk eshte fshehur kurre dhe ka bere drejtesi athere kur askujt nuk ja mbante brevoooo na kishte morr malli per ty Ilir te ta degjonim zonin.

  13. Cakalli7 says:

    pse nji ket spiunin austriak do nderoje erdogani kur te vije

  14. lili says:

    Problemi eshte se edhe vete kisha katolike shqiptare,edhe katoliket shqiptare, e kane harruar,siç i kane harruar githe ato burra te kishes vertet shqiptare qe luftuan per Shqiperine!Une shoh cdo dite neper evrope manifestime deri per nje prift ne fund te botes te organizuara nga katoliket,edhe ne Shqiperi asge? Nuk kuptohet kjo harres e organizuar,apo duhet te presim edhe pak qe deshmitaret gjalle te vdesin edhe kisha katolike te na servire nje version te pranueshme per evropianet te luftes tone per mbijetese edhe te luftes se klerit tone katolike ne nationalizmin shqipar?
    Presin te harrojme per te na vu nje hard disk tjeter?

  15. lili says:

    “Atdheu i tij qëndronte në zemër me afër se kisha, prelat i se cilës ishte ai”.”
    Si shume prifterinj shqiptar t’asaj kohe ,ky Atdheun e ka dashte ma shume gati se kishen!Prandaj kisha nuk e do,se urdherat jane qe nationalizmi shqiptar te luftohet me cdo mjet,apo jo?

  16. nastradini says:

    Degjo or Mik nastradinin qe ke bere nje shkrim me pyetje aktuale dhe pa pergjigje nga politika e coroditur albaneze:
    C’mund te presesh nga nje politike qe mban akoma ANTIRKISHTIN Enver Hoxha si HERO te POPULLIT? C’mund te presesh nga nje qeveri qe feston akoma datat makaber te historise 8 nentori, 29 nentori qe sollen ZINE komuniste ne trojet shqiptare si ne asnje vend tjeter ish-komunist? C’mund te presesh nga nje shtet pa moral dhe turp, qe feston 5 majin diten e deshmoreve komuniste me funerale dhe lote e qurre, kur DESHMORET e vertete te Shqiperise Demokratike jane lene ne harrese dhe nuk u dien varret akoma? Loni Adhami, Sabiha Kasimati, Zoi Fundo, Abaz Kupi dhe shume intelektuale te tjere, lista eshte mjaft e gjate jane lene ne harrese si edhe PATRIOTI shqiptar i Pavaresise Dom Nikoll Kacorri. C’mund te presesh nga nje politike dallkauke qe mban bustin ne mes te Tiranes per nje CUB vrastar si psikopati Avni Rustemi dhe prane tij kalon bulevardi kryesor qe quhet Zogu i Pare? Pse keshtu? Si keshtu? CUBI Avni Rustemi, merita e te cilit eshte vetem qe ka vrare Kryeministrin e tij, bashkejeton ne kryeqytetin shqiptar bashke me Mbretin Zogu i Pare qe ka hedhur themelet e Shtetit te Pare? Ku ka bere vaki nje Komedi e tille tragji-komike Albaneze tipike? C’mund tepresesh nga nje qeveri qe hiqet Demoratike dhe aspiron t’i bashkohet ideollogjise se BE-n qe i kendon elegji permortore edhe Zogut edhe Komunisteve edhe Ballisteve? Ne cilin vend te BE-se vendin e drejton nje LIDER komunist me dore te hekurt? Po te shkosh ne Berlin dhe t’u deklarosh qe do te festosh 9 majin si dite te “CLIRIMIT” te Berlinit gjermanet do te perzene me hu ne dore. Sepse kjo dite makaber solli “PUSHTIMIN” e gjysmes se Gjermanise nga Hordhite Komuniste Lindore dhe i beri gjermanet skllever ne vendin e vet per afro 50 vjet. Duke ndare shtetin me te fuqishem evropian dhe duke ndertuar Murin e Turpit dhe te Rezilit.

  17. albanexi says:

    Nuk e di cfare mendimi ka Rrok Mirdita,per kete turp.

  18. Adriatik says:

    Nuk nderohet sepse islamiket ne shqiperi i kane syte nga pashallaret dhe bejleret. I mungon shume BABA prandaj jane armiq me te gjithe fqinjet.

    1. Bismark. says:

      Sakte fare! Bravo, me dy llafe i ke thene te gjitha.

  19. Sokol Halili says:

    Shkrimi ka nje tematike te mire, por nga ana strukturore as ka hyrje, as pike lidhje dhe as mbyllje. Nga ana tjeter permbajtja eshte e ceket. Nuk besoj qe ka nje person me nivel kulturor te klases peste dhe siper qe mund te mesoj qofte edhe nje gje te re nga kjo esse “kotroloje”.
    Iliri ka kulture dhe mund te shkruaje mire, por nuk ia kushton kohen e tij gjerave te rendesishme.

    1. Sheri says:

      Esht shkrujt prej Ilir Demalis qe nuk ka as shkoll te mesme dhe redaktu prej Moza Demirit dashnores vet te ndame prej tre burrave. Pret ndonji gja ma shum prej tynet?

  20. Per mua Dom Nikoll Kacorri do te mbetet nje luftetar i shquar.Ai ka qene trim dhe gjithmon do te mbetet per mua por edhe per shume njerez te tjere.Dom Nikoll Kacorri me keto merita nuk meritonte titullin nenkryetar por meritonte titullin KRYETOR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje