Kreditë me probleme janë 1,3 miliardë dollarë

28 Nëntor 2012, 22:21Blog TEMA

Nga Ilir Beqja

Kur PD erdhi në pushtet kreditë me problem përbënin 2 – 3 % të portofolit të kredive. Për disa vite rritja e shpejtë e portofolit të kredive ndihmoi në rritjen ekonomike të vendit. Sektori kryesor që tregoi kërkesë të lartë për kredi ishte sektori i ndërtimit, qoftë ai ndërtimit rezidencial, qoftë ai i punëve publike. Sot këta sektorë janë në krizë

Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka bërë publike të dhënat e sistemit bankar për periudhën 9 mujore. Në pamje të parë, këta 9 muaj të parë të vitit nuk kanë të sharë për sistemin bankar. Depozitat kanë vijuar prirjen rritëse, ndërsa kreditë janë rritur pothuajse asfare.

Ka një tregues që është rritur shumë më tepër se të gjithë të tjerët dhe për fat të keq është një tregues i sikletshëm. Janë kreditë me probleme. Në fund të shtatorit 2011 përbënin 18,35 % të portofolit të kredive, ndërsa në fund të shtatorit 2012 arritën në 22,74 % të portofolit të kredive. Grafikisht ilustrohet në grafikun 1. Vetëm në muajin shtator 2012 kreditë e problem u rritën me 35 milionë dollarë.

Në vlerë absolute rritja në 12 muajt e fundit është 31,662 milionë lekë. Grafikisht ilustrimi është në grafikun 2. Në fund të shtatorit 2012 kreditë me probleme arritën në 131,225 milionë lekë. Pra, rreth  një miliardë e treqind milionë dollarë. Vetëm në 12 muajt e fundit kemi një rritje me 32 % të kredive me probleme.

Vetëm në muajin gusht 2012 kreditë e problem u rritën me 35 milionë dollarë. Me këtë ritëm mujor të përkeqësimit të portofolit, kreditë me problem pritet të kalojnë në fund të vitit 10 % të GDP, ndërsa në fund të vitit 2010 ky tregues ishte 5,6 % e GDP. Rritja e kredive me probleme është me pasojë për vetë sektorin bankar, por edhe për ekonominë.

Të dhënat tregojnë se kreditë janë bërë edhe më të shtrenjta. Nëse në shtator 2011 interesat për t’u paguar i përkasin një norme vjetore interesi prej  10.28 %, në shtator 2012 interesat për t’u paguar i përkasin  një norme vjetore muajit ishin 11,04 %. Në vlerë nominale interesat për t’u paguar janë shtrenjtuar me 14 %l

Më rritje të kredive me probleme, bankat janë të detyruara të provigjionojnë. Provigjionet janë shpenzime dhe për pasojë ulin fitimin e bankave. Ulja e fitimeve sjell më pak pagesë të tatimit mbi fitimin dhe frenon bankat të bëjnë investime. Për të amortizuar rënien e fitimit bankat detyrohen të shtrenjtojnë kreditë, ndërsa në kushtet e rritjes së kredive me probleme bëhen më të kujdesshme dhe shtrëngojnë kushtet e kredidhënies. Shtrenjtimi dhe shtrëngimi i kredive vështirëson sipërmarrjen dhe frenon rritjen ekonomike.

Kur PD erdhi në pushtet kreditë me problem përbënin 2 – 3 % të portofolit të kredive. Për disa vite rritja e shpejtë e portofolit të kredive ndihmoi në rritjen ekonomike të vendit. Sektori kryesor që tregoi kërkesë të lartë për kredi ishte sektori i ndërtimit, qoftë ai ndërtimit rezidencial, qoftë ai i punëve publike. Sot këta sektor janë në krizë. Në sektorin rezidencial raportohen mijëra e mijëra apartamente të pashitura. Në sektorin e punëve publike qeveria ka pa paguar më shumë se 130 milionë dollarë, ndërkohë është krijuar edhe një borxh ndaj koncesionarëve të HEC-ve të vegjël me mbi 20 milionë dollarë. Edhe këta të fundit po hasin vështirësi për të shlyer kreditë që kanë marrë për ndërtimin e HEC-ve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje