Kur me këtë 28 Nëntor shqiptarët gjithandej botës të kremtojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të shënojmë pikën kulmore historike të identitetit tonë. Njëkohësisht do të kemi mundësi , nëse pranojmë të analizojmë me sy kritikë, që dikush mund t’i quajë blasfemikë, të shënojnë thellësinë e madhe të kundërthënieve , ende të gjalla, të këtij identiteti.
Të fillojmë nga e para kundërthënie. Shqipëria, në kuptimin juridik, nuk është shtet i shqiptarëve; në rastin më të mirë , është shtet i një pjese shqiptarësh, që quhen qytetarë të tij e që kanë obligim-privilegjet si shtetas të tij. Megjithatë , që të gjithë shqiptarët po e festojmë. Kjo do të thotë se po e kremtojmë një paradoks. Paradoksi është lehtë i kuptueshëm me faktin se jashtë shtetit të Shqipërisë gjenden po aq shqiptarë që kanë shtetet e tyre sa edhe brenda. Shikuar kështu, e kremtja e 28 Nëntorit sivjet, pra , nuk e kremton 100-vjetorin e shtetit shqiptar, por mungesën e realizimit të tij. Në kësi konteksti, të kremtuarit e mungesës së shtetit , atëherë , është kremtim aspirate.
Shënimi i aspiratës ka rrënjët më të thella, besoj, ndër shqiptarët e Kosovës. Në mendjen kolektive të kosovarëve është i gjallë, në përmasa të ikonografisë (aq sa ta shohim Isë Boletinin në mesin tonë sa herë ta shohim edhe Reshat Arbanën që e luan rolin e tij në film) momentin e puthjes së flamurit në Vlorë nga prijësi i delegacionit kosovar. Ai moment ikonografik përmban në vete së paku tri përcaktime të identitetit politik të Kosovës, të riaktualizuar në këtë kremte.
Një, në mendjen kolektive kosovare luftërat për Shqipërinë filluan në Kosovë, por përfunduan me formimin e shtetit të Shqipërisë pa Kosovën në të, që do të thotë një përfundim i pasuksesshëm (apo jo krejtësisht i suksesshëm i luftërave) gjë që e bën edhe këtë një kremte të pasuksesit.
Dy, më shumë se në momentin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, kosovarët munguan në 100 vjetët e ardhshëm, gjegjësisht ndien mungesën e ombrellës së shtetit shqiptar, pra edhe kjo mund të quhet si kremte e të munguarve.
Dhe tre, arritja e Isë Boletinit me vonesë në Vlorë shndërrohet në metaforë vonese historike të kosovarëve, ngase shtetësia e munguar për njëqind vjet u zëvendësua më vonë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Kështu , kjo shndërrohet në një kremte vonese, e vonesa tipar i zhvillimit të kombit.
Vonesa nuk mund t’i atribuohet vetëm pjesës kosovare të kombit shqiptar. Vetë akti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë erdhi kur tashmë të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit e kishin bërë këtë gjë, kishin ndërtuar shtetet e tyre dhe tashmë kishin filluar me gllabërimin e tokave të të tjerëve, në radhë të parë të shqiptarëve. Kremtimi i njëqindvjetorit, kështu, shndërrohet në kremtim të vonesës historike, madje të asaj të shndërruar në pjesë të identitetit kombëtar.
Dhe vonesa historike, ajo e shpalljes së Pavarësisë, erdhi si produkt i një zhvillimi interesant, të shpenzuarit e të gjitha opsioneve të tjera historike. Vetëm kur prijësit shqiptarë panë se nuk do të ketë hair prej kërkesave për autonomi brenda Perandorisë Otomane, morën vendimin independentist. Kështu , shpallja e Pavarësisë erdhi jo si planifikim i ardhmërisë , por si shpenzim i së kaluarës.
Mungesa e planifikimit ka mundur ta shpallte Shqipërinë kudo, për shembull në Shkupin të cilin e çliruan kryengritësit shqiptarë. Rastësia e deshi që të shpallej në Vlorë. Kështu, Shqipëria është e sendërtuar me rastësi , me aksidentalitet historik më shumë se me projekt historik.
E ky aksidentalitet ishte evident me rrezikimin e territorialitetit shqiptar që qe sulmuar prej shteteve të reja kombëtare , të popujve fqinj.
Shteti u shpall, pra, vetëm kur kombi ishte gati të humbiste si i tillë, erdhi si nocion ekzistencial.
Aksidentaliteti historik solli edhe një dimension tjetër që do të shndërrohet në tipar kombëtar.
Ideja bazike për ndërtimin e shtetit shqiptar ishte evropiane, pra një ide që popujt e tjerë evropianë e kishin konsumuar apo duke e konsumuar me sukses në treqind vjetët e kaluar. Shqiptarët, të vonuar me procesin e tyre, arritën të definonin edhe këtë shtet të cunguar vetëm me ndërhyrjen amerikane. Lindja e Shqipërisë e përputhur me hyrjen e superfuqisë amerikane në Evropë , me rolin e presidentit Wilson në tryezën e fitimtarëve, siguroi shtetësinë shqiptare.
Në fund të shekullit XX dhe në fillim të atij XXI, ndërhyrja amerikane mbrojti një pjesë të madhe të kombit shqiptar, duke ua siguruar ekzistencën e qytetarëve të Kosovës e pastaj edhe pavarësinë e shtetit.
E kremtja mund të konsiderohet kështu edhe pjesë e një lidhjeje krejt të veçantë, gati Kanunore, që kanë shqiptarët (njëanshëm) me SHBA-në.
Në fakt , është e kremte e lëvizjes (së vonuar e tejet të ngathtë) të historisë së shqiptarëve drejt Perëndimit. Në njëqind vjetët e shkuar Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë më shumë pjesë e Lindjes sesa e Perëndimit (me despotizmin e Zogut, me komunizmin andej e këndej kufirit shqiptar, madje duke shkuar aq larg sa të kërkohet lidhje me Kinën e Mao Ce Dunit).
Përcaktimi kanunor proamerikan është i pazëvendësueshëm, por është gjithashtu i pamjaftueshëm. Shtetësia shqiptare është projekt integrues brenda trupit evropian, dhe kjo shtetësi në njëqind vjetët e veta të ekzistimit nuk ka arritur të fitonte certifikatën e nevojshme, atë të shtetit anëtar në BE. Për më tepër, shqiptarët në Evropë kanë arritur të shënojnë dy veçori që nuk janë për të lëvduar. Janë i vetmi popull evropian në perëndim të Bosforit (në Shqipëri, Kosovë dhe pjesë shqiptare të Maqedonisë ) që në mënyrë konsekuente refuzon të organizojë zgjedhje të lira e demokratike , të pakontestueshme dhe të pranueshme nga aspekti i kritereve evropiane. Janë po ashtu i vetmi popull majtas nga Bosfori që shënon afërsi me Bashkimin Evropian vetëm atëherë kur pjesëtarët e tij gjenden në minoritet. Sot shqiptarët më evropianë janë ata që emigruan dhe jetojnë në vendet e BE-së. Ndërsa, për sa u përket territoreve autoktone, më afër BE-së janë shqiptarët e Malit të Zi e të Serbisë , ku janë në pakicë, sesa në Shqipëri e Kosovë, ku janë në shumicë.
Njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, të idesë bazike të rilindësve për vendosjen e kombit jashtë dominimit aziatik otoman dhe brenda trungut të kulturës evropiane, e gjen ende shtetin në përcaktim të paverifikueshëm.
Për më tepër, e me ironinë e kohës, Shqipëria filloi pavarësimin kur pesha specifike e historisë zhvillohej në Perëndim e njëqind vjet më vonë e gjen Shqipërinë të pangulitur në Perëndim, ndërsa pesha specifike e historisë bartet për në Lindje, në një ekuilibër të ri mes SHBA-së dhe Kinës, si dy superfuqi ekonomike.
Shqipëria e këtillë i vendosi shqiptarët në Ballkan në një pozitë, dhe pothuajse profesion kolektiv, unikal. Përgjatë njëqind vjetëve të kaluar, me të kuptuar se Shqipëria do të përfshijë në të vetëm ata shqiptarë që u gjetën në kufijtë e përcaktuar nga historia e fundit e luftërave ballkanike, shqiptarët e përjashtuar nga ky projekt u detyruan të inicionin projektet e veta shtetndërtuese.
Kosova do të zgjohej nga fundi i luftërave botërore për të parë se ende ka kufi mes vetes dhe Shqipërisë e për të kuptuar më 1945, me brutalitet, se duhet të fillojë procesin e vet të shtetndërtimit, që do të formulohet fillimisht si autonomi, pastaj Republikë, pastaj shtet i pavarur.
Tutje, një vendim i këtillë shkaktoi projekte të tjera shtetndërtimi te shqiptarët e tjerë autoktonë (Maqedoni, Mal të Zi, Serbi). Shqipëria, kështu , në njëqind vjet u dëshmua si pamjaftueshmëri për shqiptarët e Ballkanit dhe kërkuese e energjive plotësuese për shtetndërtim bazik, që popujt e tjerë nuk kishin nevojë të shpenzonin.
Nëpër pano publike, reklama gazete e TV, madje edhe në dyer shtëpish dhe vitrina dyqanesh në Kosovë gjendet qartë e shkruar porosia e urimit: “100 vjet pavarësi”.
Do të dukej e jashtëzakonshme, në rrethana të tjera, që një shtet i sapopavarësuar, me as 5 vjet stazh independence të festojë me të madhe njëqindvjetorin e shtetit fqinj, madje në atë mënyrë që të kuptohet se bëhet fjalë për veten.
Megjithatë, në këtë rast, bëhet fjalë për një konflikt mes mendjes dhe shpirtit. Për shqiptarët e Kosovës, pavarësia e Shqipërisë është përcaktim emocional, pavarësia e Kosovës përcaktim racional.
Në njëqindvjetorin e Shqipërisë është duke fituar instinkti bazik etnik. Në njëqindvjetor, dhe mbase jo vetëm në këtë datë , zhvillohet gara mes peshës hipersimbolike të flamurit të Skënderbeut e Ismail Qemalit dhe zbehtësisë së flamurit të Kosovës, sinonim i kritereve tejet të ulëta estetike (dhe jo vetëm estetike) të elitës së tanishme udhëheqëse politike të Kosovës.
Por flamuri shqiptar, i cili ka valuar në dasma e ditë festive në Kosovën e kohës së Jugosllavisë ka mbetur shenjë e rezistencës. Në kohën e Jugosllavisë ka valuar si shenjë kolektive e rezistencës për të ruajtur e zhvilluar identitetin e veçantë shqiptar. E njëjta gjë bëhet edhe sot; flamujt shqiptarë gjithandej Kosovës janë shenjë e identitetit të veçantë dhe e një porosie: shteti i këtillë i Kosovës është i pamjaftueshëm.
Kosova është shtet i papërfunduar, dhe përderisa të jetë i tillë, do të jetë e papërfunduar edhe arkitektura politike shqiptare. Kjo arkitekturë nënkupton cilësinë e komunikimit të lirë të shqiptarëve në Ballkan, duke respektuar tërësinë tokësore të shteteve ku jetojnë shqiptarët autoktonë. Njëkohësisht, kjo arkitekturë nënkupton funksionalitetin e plotë të shteteve, karakteristikë kjo që nuk e përcjell Kosovën.
Funksionaliteti i Kosovës, pos nga zaptimi jodemokratik i shtetit nga strukturat paralele politike shqiptare, pengohet edhe nga zaptimi territorial nga strukturat paralele serbe, si pjesë e konfliktit të papërfunduar me Serbinë.
Kosova, në formën më të vrazhdë reflekton edhe problemin themelor të Shqipërisë. Në njëqindvjetorin e saj, qytetarët e Shqipërisë mund të festojnë pavarësinë e shtetit, lexuar nga e drejta ndërkombëtare. Por nuk mund të festojnë pavarësinë e institucioneve të shtetit, të cilat në masë të madhe janë nën kontrollin e korrupsionit politik, dhe jo vetëm të tij.
Shqipëria dhe Kosova demonstrojnë së bashku se fjala pavarësi nuk është e mjaftueshme vetvetiu, se asaj i nevojitet edhe përshkrimi “efikas”, edhe ai “demokratik”.
A ka një rrugë të shkurtër, e cila përnjëherë do të na i zgjidhte problemet? Një bashkim i shpejtë, për shembull, i cili përnjëherë do ta bënte Shqipërinë me Kosovën e integruar në të efikase, demokratike, funksionale? Do ta bënte si në këngën e “xhamadanit vija-vija”, të madhe? Pra, rrjedhimisht, të mirë, për dallim prej kësaj që është sot?
Druaj se dhiare të këtilla nuk ka, në skenë sot nuk është asnjë Shqipëri që ka kapacitet ekonomik e administrativ që ta absorbojë Kosovën (apo pjesën më të madhe të saj) e as Kosova një kapacitet korrespondues. Madje edhe duke e harruar për një moment Maqedoninë shqiptare.
Për më tepër, të kërkuarit e tyre shërbejnë për të zhvendosur vëmendjen prej problemeve dominuese reale dhe zgjidhjes së tyre. E problemi dominues i shoqërive shqiptare sot është i një natyre të dyfishtë. Fillimisht, ka të bëjë me zaptimin e shtetit nga forca politike-ekonomike pa legjitimitet demokratik. Pastaj ka të bëjë me mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të këtyre forcave për të hapur komunikimin e lirë mes shqiptarëve.
Elitat politike të sotme në Shqipëri dhe Kosovë, si ikje nga temat e debatit, kanë gjetur parullën “Do të bashkohemi në Bashkimin Evropian”, por me veprimet e tyre antievropiane do ta kenë vështirë t’i çojnë në BE vendet e tyre brenda dhjetëvjetëshit të ardhshëm. Në vend të ftesës për në BE, ndoshta mund ta marrin ftesën për kremtimin e ardhshëm të 100-vjetorit, atij të Turqisë së Ataturkut, e cila më 2023 mund të jetë në gjendje të krenohet jo vetëm me statusin e një prej 20 ekonomive më të mëdha botërore, por edhe me institucione demokratike që e përkrahin atë.
Me ironinë e historisë, mund të ndodhë që të jenë më afër Evropës, në funksionimin e brendshëm shtetëror, ata prej të cilëve u shkëputëm për ta bërë ne Shqipërinë evropiane.
Atëherë , përse e tërë kjo festë e pamjaftueshmërisë?
Sepse nuk bën të harrojmë anën tjetër, atë të një rruge fatale që kishte marrë kombi dhe që, po t’i besohet determinizmit historik, do ta shpinte në zhdukje, qoftë me asimilim, dëbim kolektiv apo “kurdizim”.
Njëqind vjet më herët u ndal një tatëpjetë që mund ta shndërronte shqiptarizmin në një këngë të gjatë dimri që vajton fatin kolektiv, një fat që mbahet gjallë vetëm me atë dhe këngë të tjera- shteti i shpallur në Vlorë e nxori kombin nga të banuarit e amshueshëm e të kufizuar në folklor, një përshkrim i së kaluarës.
Për shqiptarët që mbetën jashtë, shteti i shpallur para njëqind vjetësh u bë mostër, aspiratë se dikur dhe diku do të mësohet shqip, do të administrohet shqip, do të gëzohet e pikëllohet në këtë gjuhë pa frikë persekutimi. Një aspiratë që mbajti një komb përgjatë një shekulli me shpresën se do të bëhet më mirë. Një aspiratë lirie, drejtësie e mirëqenie, e cila ndonëse me tipare të tjera, hyn në shekullin e vet të dytë.
Duke e parë parasysh se 90% e shqiptarëve nuk kanë edukim më të lartë se shkolla e mesme, nuk e kuptoj se kujt i drejtohet Veton Surroi me këtë shkrim.
Gjuha e shkruar në këtu përmban më shumë fjalë të huaja se sa fjalë shqipe. Unë kam edukim universitar, i flas shtatë gjuhë (nga gjuhët e huaja më të njohura), dhe brengosem shpirtërisht pse më duhet përqendrim i madh për të kuptuar atë që e thotë ky njeri.
Jeta është e thjeshtë. Mos e bëni atë të ndërlikuar për ne, ju lutem juve politikanëve parazitë nga Prishtina. Na lejoni të jetojmë!
je nje krijese parazite vete ti luan, ngaqe ne evrope s’kemi luane dhe ti je paraziti vete, pra. me thjeshte dhe me qarte s’ka si trajtohet ndryshe kjo qe pasqyron surroi. E kupton mire ti se c’thote surroi apo jo. eshte fakt ajo qe thua ti, se kujt i drejtohet ai atij 90% te formuar jo mire. pra , e di ti se perse s’jane te formuar mire keta njerez fatkeq. pikerishte ta thote surroi dhe kete ti e kupton por, bytha e ngushte shqiptarce s’te len ta pranosh te verteten, te behet e madhe bytha pra per te bere skandale apo material sa per tere ate torte te asaj pavaresie te elites politike te shqiperise, kosoves dhe hijeve te tyre nga maqedonia si gjakprishur qe jane qe te gjithe e qe ’embeltoi gojen’ me hidherimin shekullor te shqipetareve ne pergjithesi. goditja e palejuar sportive qe ben ti, thote se je nga ata tipat e shumte shqiptar qe i pershkruan surroi, une do thoja tipa me shume se parazit. pse do thote luani si mbret pa mbreteri qe eshte e qe s’e kupton se surroi i thote se s’ke mbreteri de facto. surroi e para e punes, nuk i ndan politikanet per nga cilesia ne baze krahine a zone. nese prishtina ka politikane parazite sipas teje, atehere c’te duken ty idiotet ne tirane qe te ngopen me torte pa te dhene mish, e qe i mban e voton tani e 22 vite. qetesohu, perqendrohu ne loje dhe prano diagnozen qe ben surroi se aty ke dhe terapine, por si luan qe je shpesh te hane hienat ngaqe e do shume hijen qe grate apo luaneshat te te sjellin dreken apo gjahun. jeta eshte gjah, kete thote surroi, kape, nene tereza pa politike te nivelit te larte te surroit do thoshte me humanizmin si peshore ‘jeta eshte mundesi, kape apo merre’. c’te besh, per mua konica, surroi e arber xhaferri jane te keqkuptuarit jo vetem te kohes se tyre, por dhe te popullit qe i takojne, prandaj i pari dhe ka thene me mire te shes m.. se te punoj per luanet si puna jote, besoj se mjafton ky sqarim, per te mos e lodhur surroin te te bej dhe nje studim apo analize tjeter sqaruese per ty dhe 99.99% te tjereve parazite sikurse puna yte. me fal qe perdora keto fjale pak dhe fyese, por parazitet si ti provokojne nervat e njerezve edhe per te verteta te hidhura qe jo pse i thote surroi, por edhe tjeterkush t’i thote, une njejte do i miratoja, por jeni shume ju qe ia futni kot sikur te flase per keta pune berisha, nishani, thaci, jajaga apo ai ameti nga shkupi. une te pyes ty, i ke degjuar keta te flasin per keta tema ndonjehere, pervec rexhep mejdanit, si i vetmi njeri politik apo apolitik, president apo jo president qe i trajton shpesh keta tema . s’ua mban as bytha, as truri as morali. jane parazite dhe ata sikurse puna yte, prandaj i perkrah ti e te tjere shume si ti. surrojet i keni nxjerre nga loja me deshire te madhe deri ne dehje per vrasesit e lirise e demokracise. ata si surroi sot e xhaferri dje, mustafa nano, andrea stefani, etj kane guxim ende te thone dicka ose shume si ata kane ikur jashte, amerikes ose kanadase e anglise. Keta qe mbeten ua keni ndryshuar cilesimin me politikanet. Ketyre analisteve, shpesh ne komentet e medieve shkoni deri aty sa pandalur u thoni dhe skizofrene. Une te pyes ty kush eshte garda e skizofreneve dhe paraziteve ketu, politikanet apo analistet. Bytha yte duhet te fryhet shume nga torta e politikaneve dhe pa menduar mire, te thote analistet jane ceta e se keqes. Keshtu brejne vetem parazitet si dhembet qe ua bren torta me boje kineze qe ke ngrene dje. Me te pakten surroi s’ndjehet keq per veten sic mund te ndjehesh ti, por ai ndjehet keq per tere energjine e harxhuar kuturu, e qe llogaria perfundimtare s’del sic eshte paraprojektuar dhe per ty. Te beft mire torta si bajge dinosauresh qe ishte!
Sapo mbarova e lexuari shkrimin e z. Surroi dhe nuk mu duk i veshtire per te kuptuar permbajtjen e tij. Per mua eshte nje shkrim krejt i vecante ne pikpamje te kendveshtrimit historik te rrugetimit 100 vjecar te kombit tone qe pasqyron edhe nivelin e larte te autorit.
Or Luan plaku, ti je o shume dinak ose idiot. Di 7 gjuhe te huaja dhe se kuptove dot? Nqs me te vertete s’e ke kuptuar, atehere ti s’di as shqipen mire. Nqs hiqesh se s’e ke kuptuar atehere je dinak nga ata te shpirtezinjte.
Po cfare i duhet te beje Veten Surroit mor rrace e keqe, te ule nivelin a tij ne nivel injorantesh qe te kuptohet, apo ty s’te pelqen ajo qe lexove, dhe me qe e thote nje kosovar ty s’te pelqen e verteta dhe analiza qe Surroi ben ne kete shkrim? Bah, s’ju gjendet juve as si e bardhe as si e zeze. Po te jete njera thoni tjetren dhe anasjelltas.
Zoti Veton,une ju konsideroj ndryshe.Ju po me befasoni me kete shkrim.Nuk kuptoj kujte I drejtoheni.Here tjeter sa me shkoqur dhe me gjuhe qe te kupton lexuesi.Ne nuk duhet te kemi frike nga qarqe nderkomtare qe kane treguar hapur se nuk na duan.Megjithese te vonuar jemi ne rrugen e duhur.Bota demokratike do na kuptoje .Mos na lodhni zotri Veton dhe te gjithe soje e sorollopi juaj.
Z. Surroi,kur cuditeni se pse kosovaret e festojne kete dite, nuk e di nese e beni me qellim apo nuk e dini se pavaresia ne Vlore u shpall per te kater vilajetet shqiptare te cilet edhe kishin perfaqesuesit e tyre,tjeter gje eshte se kufinjte qe u vendosen me 1913 i lane jashte pjesen me te madhe te tokave shqiptare.Prandaj kremtimi i kesaj dite nga kosovaret dhe shqiparet tjere jashte Shqiperise se tanishme,nuk eshte kurrefare paradoksi ,por eshte nje kremte krejtesisht e natyrshme.
Veton Surroi eshte nje nga te paktit politikane/intelektuale qe ka ne mom kombi shqiptar, te cilet jane ne gjendje akademiko-intelektuale tu kundervihen grackave qe po i ngrehen kombit shqiptar.
Une e kuptova keshtu Surroin. Ai nxjerr ne pah keto probleme kryesore :
-Shqiperia nuk ka fuqi potenciale ekonomike dhe administrative qe ta “thithe” Kosoven.
– Kosova nuk ka potence qe ti bashkengjitet Shqiperise.
– Kosova ka gabuar qe eshte ndare nga Serbia, pasi kjo e fundit do te futet shume shpejt ne BE. Per ta motivuar akoma me shume kete thote “…Elitat politike të sotme në Shqipëri dhe Kosovë, si ikje nga temat e debatit, kanë gjetur parullën “Do të bashkohemi në Bashkimin Evropian”, por me veprimet e tyre antievropiane do ta kenë vështirë t’i çojnë në BE vendet e tyre brenda dhjetëvjetëshit të ardhshëm…”.
-I vjen keq per flamujt shqiptare gjithkund ne Kosove, te cilet flasin sipas tij per dobesine e shtetit ne kete vend.
– Eshte mjaft cinike kur thote”…Sepse nuk bën të harrojmë anën tjetër, atë të një rruge fatale që kishte marrë kombi dhe që, po t’i besohet determinizmit historik, do ta shpinte në zhdukje, qoftë me asimilim, dëbim kolektiv apo “kurdizim”…”.
Si perfundim e gjitha analiza e tij nuk i sherben kombit tone, por interesave serbe. Familierisht i kane pare hairin ketij shteti ish okupator i Kosoves dhe kane interesa ti sherbejne perseri.