Zhurmë, shqiponja kineze dhe qengja në hell

29 Nëntor 2012, 11:30Blog TEMA

Nga Astrit Gashi

M’u ka mbushur mendja se sa herë kemi festa të rëndësishme, shpërfaqemi krejtësisht si shtet, si shoqëri e si individë. Shpërfaqemi aq shumë, dhe e qesim sheshazi pagdhendshmërinë tonë në mënyrë aq spontane, sa që po besoj që po të kemi njerëz kreativë, nga festimet tona do të dilte një film a serial i mirë për skenën ndërkombëtare, i tipit të “Boratit” të Sasha Baron Cohen. Pa shtuar e pa hequr asgjë. Madje edhe simpatik.

Nuk e kam fjalën për festimet individuale, të secilit prej nesh, por e kam fjalën për këtë ngarendjen euforike institucionale për të bërë kinse po festojmë e kinse po dimë të festojmë. Një ngarendje kjo e axhamillëk, i cili në mënyrën më brutale e qet cullak papërgjegjësinë, sharlatanizimin, amatorizmin me të cilin ata e kryejnë një punë kaq të thjeshtë, sa festimi. Këtu fatkeqësisht edhe do të kuptojmë se në fakt kështu e trajtojnë dhe e kryejnë secilën punë që kanë përpara dhe për këtë arsye jemi kështu si jemi sot- ndër më të pazhvilluarit në Evropë.

E di që është festë, e di që është eufori, e di që kemi të drejtë që jemi të gëzuar, por për hatër të kësaj nuk mund t’i mbyllim sytë dhe të heshtim ndaj gjërave që na e vrasin syrin- e që do duhej të na i hapnin sytë për të ardhmen. Veç aty mund të ndërhyjmë dhe veç atë mund ta bëjmë sipas dëshirave, vullnetit, shijeve e ambicieve tona. Ambiciet tona, si shoqëri, për të ardhmen padyshim se nuk janë në përputhje me gjendjen e sotme. Shihni si i kanë lidhur si të jenë lecka flamujt kuqezi, gjithandej nëpër Kosovë, kuvendet komunale te të gjitha partive.

Nuk është se nuk e duan flamurin apo se e trajtojnë si leckë, por kështu i kryejnë punët udhëheqësit tanë, shkel e shko. Për të shtyrë shpërfaqjen e papërgjegjësisë edhe më tutje, po për këta flamuj të vendosur në kryeqytet, e që dolën të mos jenë të njëjtë në pamje me atë zyrtarë, Komuna e Prishtinës arsyetohej se faji është te fituesi i tenderit. Mentalitet ky tenderashësh- që një kompanie private i jep peshën e shtetit a zotit vetë, ndërsa paratë janë tonat si taksapagues.

Kur t’i dëgjosh duke folur kështu, të shkon mendja se ata – Komuna pra- janë aty për dekor burokratik, për të dhënë tendera e jo edhe për t’i mbikëqyrur ato e për të kërkuar llogari të menjëhershme. Në një komunë e shtet normal, sapo lajmi të jetë bërë i ditur, flamujt do të hiqeshin, kompania do të ndëshkohej, dhe do të urdhërohej vendosja e menjëhershme e të tjerëve- kualitativë e zyrtarë. Nuk është vetëm Prishtina po gati kudo.

Derisa në flamurin kuq e zi doli gusa në vend të shqiponjës, dikush tjetër do që të na japë ngrohje në njëqind vjet ngrirje. Marrëzia e ndërmarrjes publike “Ngrohtorja e qytetit”, doli në skenë. Këta të fundit deshën t’i gëzojnë klientët e tyre me lajmin “ se gjatë festës do të funksionojë ngrohja”. Si nuk iu vjen turp, se përgjegjësi më nuk ka mbetur hapësirë që të ju kërkojmë!

Për rikujtim kjo ndërmarrje publike ( pra e të gjithë neve) dhe menaxhmenti i saj e kanë për obligim kontraktues të punës që të ofrojnë mallin e tyre për ditë dhe te secili e jo vetëm për festa. Pasi që nuk janë në gjendje të bëjnë këtë, të paktën duhej të turpëroheshin e të mos dërgojnë lajme të tilla e të na trajtojnë si qengja apo dele. Nuk kanë turp, dhe jo vetëm këta.

Qengjat e importuar në fakt do të jenë viktima numër një e kremtimit të 100- vjetorit të shtetit shqiptar. Bashkia e Tiranës, në mënyrën me bizare, ka vendosur të qerasë kremtuesit me ka një shpatull qengji, duke therur qengja e larë rrugët me gjak. Edhe kjo na duhej, gjak e mish për 100-vjetorin. Një reagim i Brigitte Bardos që mbron të drejtat e kafshëve, më duket të jetë i pashmangshëm sapo ky lajm të shpërndahet nëpër ekranet e rrjetet sociale. Festim për ta lakmuar secili kanibal i mbetur nëpër botë! E tmerrshme.

Në këtë vorbull budallakishë, pyetja është e pashmangshme: Çka kanë këta njerëz që me doemos duhet ta prishin e ngarkojnë këtë festë, e secilën festë? Pse nuk dinë të festojnë të paktën nëse nuk dinë që të qeverisin? Përgjigjen po u la që ta keni secili. Unë veç mendoj që janë të papërgjegjshëm, shkel e shko, dhe para së gjithash nuk kanë shije. Për asgjë as për të ndërtuar shtetin.

Meqenëse jemi te historia, duke u kthyer mbrapa e duke i krahasuar me këta të sotmit, ata burrat që shpallën shtetin 100 vjet më parë më duken shumë më vizionarë, shumë më të përgjegjshëm, më të dijshëm e më kreativë. Si munden ata që jetuan 100 vjet më parë të ishin më kreativë se ne?

Vetëm imagjinoni kohën në të cilën kanë jetuar, nuk kishe televizion, as internet, e qasja në informacion ishte e limituar, shkollimin e kishin jokualititativ, dhe krahasojeni me mundësitë e sotme dhe aftësitë e liderëve tanë.

Si ditën ata të kenë një flamur? Nuk jam i sigurt që këta të sotmit do të kujtoheshin për të.

Gëzuar Shqipëri 100-vjetorin. Shqiptarë kemi qenë edhe më herët./ZERI

7 komente në “Zhurmë, shqiponja kineze dhe qengja në hell”

  1. Xon Zyberi says:

    ME KETE BORATIN E KE GJET TAMON O ASTRIT. PO NE KINA TRE SE NJI NUK NA DEL ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

    1. shpati says:

      Shkaktari i te gjithe MARREZIVE E KRIMEVE NE SHQIPERI,eshte AGJENTI I UDB-se Sali Ram Berisha!!!
      Ai punon per Serbine e jo per Shqiperine!!
      Kete akuze ia beri atij ne sallen e Kuvendit te Shqiperise ish deputeti Spartak Braho dhe Berisha nuk ka thene asnje FJALE deri me sot!!!
      PO PROKURORIA E PEGJITHESHME,PSE KA HESHTUR PARA KESAJ AKUZE????

  2. Beni says:

    Ata burra para 100 vjetesh i dashur mik , kishin kete ndryshim nga tufa e cakenjve qe na drejton : Ishin ajka e shoqerise shqiptare, familje patriote, te mira, te shkolluara e te pasura ne shekuj.

    Marksi i madh ka thene: Qe te kete ideale, me pare njeriu duhet te kete te haje, te pije , te vishet. Por une do te shtoja edhe “te pakten prej 100 vjetesh” . Keta cakejte e rinj jane pasanike te rinj por kurre nuk do te jene fisnike se kush eshte fisnik nuk vjedh e vret pa menduar edhe interesat e me te dobteve.
    Prandaj te pakten nje mesim e nxorem nga 100 vjetori.

    Ti kthejme syte tek njerezit qe e bene Shqiperine 100 vjet me pare. Keta te sotmit jane idhujt e atyre te shkreteve qe hanin torten me legen dje.

  3. torte per te tere,,, says:

    je shum i sakt BEN,njeriu fisnik lind nuk behet

  4. hasani says:

    Nuk pat qengja ky far hartimi jot eshte i pasakte!

  5. fjala e lire says:

    CORGANIZIM I ORGANIZUAR.
    Kjo feste deshmoi kush jemi,100 vjetori nxori ne drite jo pak e ca mekate qe nga dokumentat historike qe s’i dinim , mbi te gjitha mendjengushtesine,fodullekun e math qe ka ne karakter saliu.
    Kulmi ishte ndarja e tortes,si u nda torta ashtu jane ndare edhe me shqiptaret pasurite e kesaj toke, rembe te rembejme.
    Festa vertetoi se nje njeri konkretisht saliu s’mundet kure te drejtoje nje festim me te tilla permasa.
    Diet qe ne allbanistan pa saliun azgje s’behet,eshte mbret i pa shpallur.
    Me te fundosurit ne kete feste ishin dhe jane intelektualet shtresa qe shfrytezohet nga palopolitikanet dhe me tej si limonj te shtrydhur hidhen ne kosh te plerave.
    saliut ajo qeleshja i shkonte shume ta mbaje gjithemon sa te behen edhe votimet e reja,ajo koke ate feste meriton.Aq sa e mbajti ka qellim te vijne gjithe kosovaret te votojne saliun.Shqiperine e zapton kosova.

  6. Crescendo says:

    Fisnik lind nuk behesh? Meqe e thoni ju, ok!!!
    A e kuptoni qe ata qe firmosen ate akt pavaresie ishin me shkekuj Shkerdhatokrate te perandorise osmane, dhe si te tille nuk mund te ishin fisnike. Interesat kompozojne gjithmone, pasionet asnjehere. Kur ta keni kuptuar kete, do i shihni ndryshe heronjte e vendit tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje