Njëzetetetë nëntorasi i Tretë (sipas Berishës)

30 Nëntor 2012, 21:22Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Nuk jam historian dhe për këtë arsye s’kam ndërmend të bëj histori këtu. Nuk kam as dokumente, por s’e kam të vështirë t’i gjej. Janë me qindra botime shkencore e dokumentare, të shtypura ose online, vendase e të huaja, që bëjnë fjalë për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist. Por s’do t’u referohem atyre, sepse jo vetëm s’do sillja asgjë të re, por do bija në ripërsëritje. Dua ta shoh dhe trajtoj “konfliktin” që ekziston për datën e çlirimit nga një pikëpamje tjetër.

U bënë disa vite që kryeministri Berisha njeh dhe nderon si datë të çlirimit të atdheut, datën 28 nëntor 1944. Është një dëshirë qëllimmirë apo qëllimkeqe e tija, kjo mund të shihet nga këndvështrime të ndryshme nga secili syresh. Ajo që dihet është se, Berisha i mëshon shumë kësaj date dhe nuk lëviz prej istikami, ndonëse dhe ligji e parashikon ndryshe.

Për të gjithë ata që mbrojnë tezën se Shqipëria nuk është çliruar më 29 nëntor, por një ditë më përpara, e argumentojnë, përpos dokumenteve që ata disponojnë (të cilat s’marr përsipër t’i kundërshtoj), edhe me një dëshirë të vetë Enver Hoxhës. Sipas tyre, ai, fillimisht festoi 28 nëntorin si datë çlirimi dhe më pas, për të nderuar palën jugosllave, e cila si ditë çlirimi kishte 29 nëntorin, e njehësoi me ta për t’u treguar vasal ndaj Tito-s.

Dihet se 28 nëntori, në historinë e Shqipërisë, përfaqëson një datë epokale, tek e cila ndërthuren jashtëzakonisht bukur dy ngjarje madhore: ngritja në vitin 1443 e Flamurit Kombëtar në kalanë e Krujës nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe, ngritja në vitin 1912 e Flamurit Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemal bej Vlora.

Në filmin “Nëntori i Dytë” që i kushtohet ngritjes së Flamurit në Vlorë, është një pjesë ku aktori i madh Sandër Prosi, në rolin e Ismail Qemalit, pasi del në ballkon, mban një fjalim përpara popullit. Unë nuk di të them nëse ato fjalë janë thënë nga vet Ismail Qemali, apo janë thjesht pjesë e skenarit të autorëve të filmit. Por, sido që të jetë, po i marr ashtu siç janë thënë: “Shqiptarë, bijt e të madhit Skënderbej! Gëzuar, gëzuar Shqipërinë e lirë! Vëllezër e motra. Bijtë e mi! Do t’ju rrëfej një të fshehtë. Shokët e mi të udhës e të halleve, ata që janë këtu e ata që s’i kemi pranë, të më falin. E ruaja në zemër këtë të fshehtë, jo për vete, por që t’jua tregoja juve sot, këtu, në këtë ditë të shënuar. Dhe ja ç’më mundonte! A do të arrinim vallë ta ngrinim Flamurin më 28 nëntor? Ju do të pyesni: ç’bëri 28-a, ç’bëri 30-a?! Por vëllezër dhe motra shqiptarë! Në një ditë të tillë, më 28 nëntor, të motit 1443, Skënderbeu ngriti në Krujë Flamurin e Shqipërisë. Këtë Flamur! Ky, vëllezër shqiptarë, është Nëntori i Dytë i Shqipërisë!”

Nëntori i Parë i përket Skënderbeut; Nëntori i Dytë i përket Ismail Qemalit; Po Nëntori i Tretë, cilit i përket?! Dhe këtu kam veçuar drejtuesit, me të cilat identifikohen edhe ngjarjet, sepse dihet që ata s’ishin të vetëm në misionet e tyre historike. Po të nisemi me atë që beson Berisha, pra, që Shqipëria është çliruar më 28 nëntor 1944, i bie që Nëntori i Tretë i përket Enver Hoxhës.

A thua që, Enver-i, për hir të dashurisë për Tito-n dhe Jugosllavinë, të ketë hequr dorë prej kësaj rastësie?! Dashuri që, në fund të fundit, zgjati deri në vitin 1948. Çfarë e pengonte diktatorin që pas prishjes së marrëdhënieve me jugosllavët, të cilën e shoqëroi me prerje kokash të të gjithë atyre që i konsideronte “titistë” (një analogji e ngjashme me “kuislingë”) dhe kur kishte nën kontroll edhe ato pak mjete informimi dhe historishkuesit, që ta riçonte sërish datën e çlirimit më 28 nëntor “nën dritën e dhënave të reja”?! Asgjë, përveç një urdhri të vetëm. Aq më tepër që çlirimi është pranuar që është kryer vetëm pak orë pas kapërcimit të orës midis datave 28 dhe 29.

Sipas kësaj logjike i bie që diktatori festonte një datë që përkujtonte njëkohësisht një ditë feste për një vend armik për të. Nëse do kish njeri më të interesuar, të paktën pas vitit 1948, që do dëshironte që data e Çlirimit të Shqipërisë të ishte 28 nëntori, ai do qe diktatori Enver Hoxha.

Si përfundim, dua të theksoj se, qëndrimi i Berishës në tezën se, Shqipëria është çliruar më 28 nëntor 1944, më shumë se kujtdo tjetër i shërben ngritjes së figurës së Enver Hoxhës, duke e bërë atë njëzetetetë nëntorasin e Tretë të Shqipërisë. Pra, e kompleton njëzetetetën në një trio datash që ndërthur tri udhëheqësit e ngjarjeve të kohës. Dhe këtë privilegj po ia njeh e jep një komunist antikomunist si Berisha. Dhe unë besoj se e bën pikërisht për këtë arsye.

13 komente në “Njëzetetetë nëntorasi i Tretë (sipas Berishës)”

  1. Vlora says:

    Gjermani i fundit ende ska ikur!

    Ende vazhdon sherri,
    Në mes të katundit,
    Kur iku këtej,
    Gjermani i fundit!

    Kot e kot i kemi,
    Të dy datat tona,
    Se “gjermani” fundit,
    S’ka ikur akoma!

    Do thonë ka shkarë,
    Poeti i shkretë,
    Kur thotë se gjermani,
    S’ka ikur vërtetë!

    Jo mor jo s’kam shkarë,
    I them çdo njeriu,
    Se “gjermani” fundit,
    Është Herr Saliu!

    Atij i është prishur,
    Me kohë karikusi,
    Se sillet me vendin,
    Më keq se pushtusi!

    Sot e kësaj dite,
    Ne s’jemi çliruar,
    Se kjo farë e keqe,
    Vendin ka pushtuar!

    As njëzet e nënda,
    As njëzet e teta,
    Që të dyja datat,
    S’janë të vërteta!

    Nga të dyja ditët,
    S’është asnjë ditë,
    Jemi të pushtuar,
    Nga Saliu i Dytë!

    Saliu i Dytë,
    Njëlloj si i pari,
    Gjersa është pushtues,
    Derdhi gjak shqiptari!

    Ndaj thashë s’na ka ikur,
    Akoma “gjermani”,
    Kur të ikë Berisha,
    Çlirohet vatani!

    Ajo do të jetë,
    Dita e festimit,
    Do gdhendet për jetë,
    Si datë e çlirimit

    Arben Duka

    1. X-i says:

      Po ku je o Arben Duka se na ka marre malli. Te lumte pena . Sa bukur e ke qendise.

    2. HISTORIANI says:

      Jo per replike,por historia nuk ka mbaruar se shkruajturi.
      Ka akoma teza dhe dokumenta,qe tregojne te kunderten e asaj qe thote Berisha,pra qe Shqiperia,sipas tij, eshte cliruar me 28 Nentor ’44.
      -Dua te them,sepse po flitet nga historiane,edhe te nderuar,qe Enveri festonte me 29 Nentor,per t’i bere fresk Jugosllaveve.JO! Nuk eshte e vertete.
      Kam nje doreshkrim te vjeter te familjes HOXHA,qe thuhet se ne fillim,pas clirimit,ai vertet festoi me 28 Nentor diten e clirimit.Dhe kete e vendosen,ashtu si e beri dhe Plaku i urte,qe ti festonin ne nje dite me Nentorin e Skenderbeut.Dhe ne kete shkrim thuhet qe ai kurre nuk deshironte te festohej ne kete date,pasi nuk do donte ne asnje moment te eklipsonte datat e medha te Nentoreve te Pare e te Dyte.Dhe aq me teper qe Shqiperia,thuhet ne shkrim, ka daten e vet te clirimit,qe eshte tashme edhe zyrtare.Pra 29 Nentori 1944.
      Megjithate,koha do te nxjerri edhe te tjera letra edhe per keta pseudohistoriane qe nuk lene gurre pa levizur,si e si ti vine ne “ndihme” ketij plehre qe te perdhosin historine e Shqiperise.

      1. fl says:

        Imagjinoni tani sikur Amerikanet apo Anglezet per hater te Stainit apo Putinit te mos festojne diten e fitores ndaj Nazizmit ne te njejten dite si Ruset? Ka kuptim kjo?

        Po kjo ka kuptin vetem per udheheqes te tipit Sali Rumpall Berisha qe sundojne raca rrjepacakesh te kompleksuar si shqiptaret sot.

  2. feniks says:

    Jam i biri i nje prej PARTIZANEVE te Brigades 22-te Sulmuese Heroike,te USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE,qe luftuan dhe perjetuan CLIRIMIN E QYTETIT TE SHKODRES naten e dates 28 nentor 1944 deri ne te gdhire te 29 nentorit 1944!!
    Brigada e 22 luftoi kunder nazisteve gjermane ne UREN E MESIT per ne drejtim te Shkodres!!
    Gjithe naten eshte luftuar me heroizem duke dhene jeten disa partizane te saj,por,qe i shpartalluan nazistet duke i detyruar te terhiqen ne drejtim te Shkodres dhe Koplikut!!!
    Ne te gdhire,luftimet u nderprene se gjermanet u terhoqen,pasi e pane se ishin te RRETHUAR NGA TE GJITHA ANET dhe nuk kishin shpetim!!!
    Dita e 29 nentorit u gdhi me Shkodren te boshatisur nga frika e luftimeve gjate nates!!
    Ne oret e para te dites Brigadat Partizane hyne ne qytet dhe populli i priti me GEZIM,LOT E PERQAFIME!!!
    Ne oren 11-tete dites 29 nentor PARTIZANET PARAKALUAN PARA POPULLIT NE RRUGEN KRYESORE TE SHKODRES dhe u nisen ne drejtim te kufirit ne ndjekje te nazisteve gjermane deri ne CLIRIMIN E TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE NE MAL TE ZI,KOSOVE DHE MAQEDONI!!!
    Kjo eshte e verteta e sakte!!!
    ARMIQTE E SHQIPERISE DHE BASHKEPUNTORET E PUSHTUESVE,QE NUK I LIDH ASGJE ME KETE LUFTE LEGJENDARE,doemos,qe do bejne te pamunduren tere jeten ta PERDHOSIN ATE,por nuk do ta arrijne kurre!!!
    Sali Berisha dhe lakejte e tij,duke mos njohur 29 nentorin,duan te PERBALTIN LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,e nuk e kane hallin vetem tek data!!!
    POSHTE TRADHETARI I KOMBIT SALI BERISHA!!!
    MALLKUAR QOFTE PER JETE PJELLA SERBE E VICIDOLIT!!!
    LAVDI PARTIZANEVE HEROIKE!!!
    RROFTE 29 NNTORI I LAVDISHEM!!!

  3. Hithri says:

    Shume e forte kjo. Me nje perdredhje shume te zgjuar dhe inteligjente autori ja ka lakuar saluqit shume bukur ne qafe shume bukur. Menyra qe perdor autori per te mbeshtetur idene e tij, te kujton zgjuaresine qe perdorte karakteri imagjinar popullor Nastradini, dhe ne e dime sa bindes behej nastradini kur donte te arrinte nje gje. Pershendetje Zoti Ketro! Me kenaqi ky shkrim ?

    PS:( pas ketij shkrimi sala do beje mire ta ndryshoje diten e clirimit ne 29 nendor, por fatkeqesisht eshte vone se e ka ngrene sa krahu. E ka shpallur Enverin padashur, si thote Ketrua, te Treten figure te dites se fameshme te 28 nendorit)

  4. vlonjati itali says:

    pergjigje sakte nentori 3 i perket gjigantit te lavdishem enver hoxha pseudo historjanet le te ciren.

  5. Shqiptar says:

    Pershendetje i nderuar A.Ketro! nje shkrim i shkelqyer e me se i sakte,le te cirret saliu sa te doje,nuk ka qenie njerezore te erresoje figuren e Enver Hoxhes,sigurisht qe dhe ai ka bere gabime,por koha dhe historia do ta vertetoje se ato do te jene te pa perfilleshme ne krahasim me lartesine qe e ngriti Shqiperine ne ato vite,beri nje shtet qe pamvaresisht sistemit Komunist qe propogandonte ishte nje shtet qe respektohej.

    1. allana says:

      o te kripsha trute se te qenkan bere per turshi, kur i gezohehesh ti akoma kohes se kasapit Enver Hoxha. Enver Hoxha nuk ka bere gabime po ka bere KRIME.
      Shtet qe rspektohej? nga kush nga Koreja e Veriut dhe Tanzanija?
      dhe popull qe nenshtrohej ne kampe perqendrimi?
      Akoma ke mall per Komunizmin?
      Po pseudodemokracia e Sales nuk ta heq ndopak mallin e Komunizmit?

      1. Hilmosi says:

        Mose te ishte ateher Enver Hogja do te ishte ndoni Ahmet Zogovici,qe Serbis do ti dhuronte Dursin pere dalje ne dete dhe vete te mbaj pushtet mbi milet me milataret e Serbis .
        Shqipria do te ishte nje federate Jugosllave.
        MIKU I ARKIKUT TIM ESHTE ARMIKI I IM-Thuhet ne popull

  6. Prizrenasi says:

    “Allana”une i besoj shume idese se Enver Hoxha para se gjithash ishte nje patriot i madh,pastaj edhe komunist i madh. Nuk eshte e tepert te permenden se ne ç’gjendje e gjeti Shqiperine pas lufte. Enver Hoxha kuptoj se per ta shpetuar kete vend (kur dihej rreziku serbogrek per coptim)u mbeshtet fort tek populli i tij duke ve ne pah cilesit e tij patriotike (popullit) qe nuk i ishte dhene rasti ti shprehte si ne epoken e tij (E. Hoxhes). Kjo eshte kryesorja e te gjitha kryesoreve ruajtja dhe shpetimin e Shqiperise nga ricoptimi qe i rrinte Shqiperise mbi koke. Kush e mihon kete them se nuk njeh as nje perqind historine nga ka kaluar vendi.
    Nuk dua te kujtoj se sa perpjekje jane bere nga Jugosllavia e Greqia per te nderhyr e influencuar per permbysjen e regjimit dhe rrjedhimisht likuidimin e E. Hoxhes. Po te ndodhte kjo mynxyre sot ne nuk do te flisnim shqip por serbokroatisht dhe greqisht. Shqiptaret ne pergjithesi dhe sidomos ne te Kosoves ne veçanti i jemi shume mirnjohes ketij burri te madh qe arriti te shpetoje kombin nga zhdukja e sigurt jo vetem gjeografikisht por edhe gjuhesisht etj.
    Tani disa nuk e kane te veshtire te thone se ka vrar aq e kaq. Me thene te drejten disa e kane merituar plumbin e disa te tjere burgun. Aq sa ka vrar sistemi ne ate kohe sistemi i Berishes ka vrar per nje vit.

  7. fatmiri says:

    Saliu u thote te gjitheve: une nuk jam per shtetin ligjor dhe sundimin e ligjit, por per sundimin tim. A ka te drejte ne veprimin e tij ai qe thote vete se shkel ligjin. Nje nga kushtet ne parlament per votimin e statusit duhet te jete edhe 29 Nentori. Kur Saliu mos te shkele me ligjin, duhen votuar. (ose duhet ndryshuar ligji per 29 Nentorin qe mos quhet shkeles Saliu)

  8. novrus says:

    Te vlersoi per penen tende o Arben Duka JE NJE KAMPION PER STILIN E TE SHKRUARIT DHE TE QELLUARIT ME ARTILERI TE REND

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje