Më 29 Nëntor në mbrëmje në një market të lagjes sime, rastësisht duke pritur radhën për të paguar në kasë, dëgjova një çift bashkëshortësh siç rëndom pyesim njeri tjetrin:
-Çfarë do hamë për darkë, e pyeti gruaja.
-Kemi tortën, ia ktheu burri.
Nuk e bashkova tortën e çiftit me ‘Supertortën’ e festës për një çast, po të mos kisha vënë re buzëqeshjet e plotkuptimta të klientëve të tjerë, që u gjendën brenda rrezes së mundshme të dëgjimit të bisedës. Asnjë lloj opinioni nuk pata për ta, thjesht e mora me mend që kanë marrë një sasi të madhe në shtëpinë e tyre, aq sa u ka mjaftuar për disa vakte.
Sigurisht që e tepërta është e qortueshme dhe kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për pjesëmarrësit në ‘ndarjen’ e tortës, sepse e tepërta është dhjamë dhe dhjami është i dëmshëm…, por imagjinata ime në atë çast filloi të ‘fluturojë’ e ndërmend solla gjithë sjelljet tona nga momenti kur unë isha fëmijë dhe kisha filluar të kuptoja dhe të pyesja: ‘pse njerëzit sillen në këtë mënyrë e jo ndryshe, përse flasin me zë të lartë e jo të qetë, përse shtyhen tek autobusi, kur dihet se të gjithë do të lypin aty brenda, pse pështyjnë në tokë ose më mirë të them pse ndiejnë nevojën për të pështyrë… e plot pyetje të tjera deri sa mbërrita në vitin 1997, kur depot e armëve u hapën (ato nuk u vetëhapën) pse njerëzit vraponin të mbushnin krahët me armë? Dakord, në atë situatë ku gjithsecili ndihej i rrezikuar përballë njerëzve të armatosur gjer në dhëmbë mund të quhej e justifikueshme 1 armë, vetëm një sa për vetëmbrojtje. Por unë nuk mund ta heq nga mendja (vetëm kur të më lerë memoria) një grua të re në një rreth të Shqipërisë që e mbushte krahun me armë pa pushim dhe pyesja veten pse? Derisa të nesërmen një shoqja ime më dha një shpjegim të paharrueshëm, të pabesueshëm, por të vërtetë. E di? Ajo më tregoi se nëna e saj ish kthyer nga vizita tek motra e saj në Gramsh dhe familja mikpritëse i kishte dhënë me vete një trastë me bomba. Kur e hapëm trastën -tregonte ajo- mbetëm ca sekonda me gojë hapur, por mamaja na e shpjegoi qetësisht se këto vlejnë për t’i këmbyer në para, pra të shiteshin.
Kështu pra imagjinata ime filloi të punojë që nga fëminija kur na dërgonte shkolla nëpër aksione si p.sh. zhveshje misri, apo grumbullim pambuku. Në fund të ditës kur largoheshim nga vendi i punës shihja përreth kryesisht djemtë të nxirrnin prej xhepave ‘trofetë’ e fituara nga puna në aksion. Në atë kohë mendoja me vete: Po si u vete mendja?
Kështu që tek dëgjoja bashkëshortët të flisnin për darkën e siguruar prej tortës së festë, duke u kthyer pas në mendime konkludova se ky është zakon i hershëm, i mësuar qysh në fëmini. Sociologët le të thonë fjalën e fundit, por personalisht nuk mendoj se vjen nga varfëria, por nga dëshira për të pasur sa më tepër. Teprica, pra dhjami, është një lloj supremacie, force, një demonstrim pasurie që të tjerët i vendos automatikisht në pozicion inferior, pa marrë fare parasysh se kjo ‘pasuria’ mund të mos jetë fare objekt i lumturisë së tjetrit. Ka një numër të madh njerëzish që të qenit i pasur, pra të poseduarit të sendeve, i bën të lumtur dhe në të njëjtën kohë i bën të mendojnë se ata janë mbi të tjerët, janë më të fortët jo vetëm se posedojnë shumë sende, por se edhe mënyra për t’i bërë këto sende të vetat nuk u ka kushtuar shumë punë, mund, djersë ata thjeshtë janë të fortë dhe kjo mjafton tu shtiesh të gjithëve frikën, kryesisht njerëzve të turpshëm, të ngathët, atyre që zgjedhin njërën nga rrugët e drejta për të fituar disa të mira materiale, për të mos futur këtu përqindjen e vogël të atyre njerëzve që në mënyrë të ndërgjegjshme lumturohen kur fitojnë tituj, grada, etj, që nuk kanë lidhje fare me ato që thamë më sipër.
Po sigurisht pas kësaj vjen pyetja: -Kjo është shoqëria jonë, kjo jemi ne ? Disa do të fillojnë t’i kategorizojnë si p.sh.: njerëz të periferisë, e njerëz të qendrës. Dakord kjo vlen si një vlerësim empirik, sepse në fund të fund shumica e njerëzve tundohen përballë materiales, por një pjesë e tyre vendosin një farë velloje për t’i fshehur këto instinkte, e bashkë me ta edhe skuthat, sepse velloja krijon vështirësinë e të bërit diferencën midis një njeriu të sjellshëm dhe skuthit, ngaqë të dy vendosin një ’vello’.
Kështu që në rastin e tortës së festës unë pashë një turmë njerëzish fare pa vello, të lirë brenda lirisë së tyre mbushën qese, legenë, tava e çfarë mundën, madje edhe lodruan duke e përdorur si top bore, e kjo e fundit është komike. Në fund të fundit ishte pjesa e tyre, u përkiste, ndërsa mënyra si e ndanë duket e pakëndshme.
Sa gjera të pakëndshme ndodhin çdo ditë në ‘tortën e pushtetit’ edhe ne nuk i shohim, por vetëm i imagjinojmë, vetëm i imagjinojmë dhe i urrejmë. Një herë u pa me zë e me figurë dhe populli u derdh në rrugë (le të thonë se u thirrën nga politika) ata nuk e duruan dot atë që panë, për faktin e thjeshtë fare sepse në atë ‘tortën’ që ata politikanët ndajnë në mënyrë të fshehtë dhe të padrejtë është edhe pjesa e popullit. Shqiptarët kanë parë vetëm një rast me zë e me figurë, por shumë të tjera qarkullojnë vesh më vesh dhe ata njerëzit e tortës i dinë e i dëgjojnë. Ajo që i bën si më të fisëm ata që ndajnë TORTËN E PUSHTETIT është veshja me kollare e kostum dhe ulja nëpër kolltukë, ndërsa gjesti është po aq vulgar sa edhe ai i njerëzve të tortës me shegë të kuqe, madje njerëzit e tortës nuk bën asnjë krim…
rrotullohemi rreth thenies c\do popull ka qeverine qe meriton,po edhe ky mileti yne nuk gdhendet se ato pamje primitive qe ndoshta nuk i shikon as ne afganistan ndoshta kane te bejne me shume injorancen sesa me urine
Mmmm,ja pra qe paska disa lloje “tortash” te tjera,qe u jane hedhur persiper legenistet,tash sa kohe! Po ca trushkulurve u ben pershtypje vetem torta ushqimore e katunareve!
Oj Zonja daktoresh,un due me te tregua dy fjal te urta,e para eshte fjal greke qi thot…dhulepse na fas,qe klepse na eqis…puno qe te hash dhe vidh qe te kesh..
e dyta fjal gjermone..Gelegenheit macht Diebe,e perkthyme osht qi,.. rastesia te bon hajdut,
mos mi akuzo shum ato shoqet e mija qi me guvata e sahana ju versulen tortes,se ato i tregun tan botes se civilizume se Sali Berisha e co jan genjeshtar kur thone se ka rritje ekonomike ne Shqipni.
Ne mi grue nuk e vodhem torten,kishim neps se spushonin tu bo rakloma,…Torta me e madhe ne Bote,….ene menum se kush na genjen me torten ma te madhe ne bot,duhet me ja bo ene mutin ma te modh ne…. koke.
Sala osht ene mashtrus ene hajdut,ka vjedh 1000 dash e 1000 dele..
Tha se do i pjek ne hell,ku i çoi???
hajt oj Daktoresh lumi,…turgjeta,ene mos na e kujto kohen e kallinjve kur punoshin neper aksione,se un vidhsha ene kalli misri ene dy kokrra qep,…ene i varsha ke dera e shpis,per me largu synin e keq mi…hahaa
Boset e medhenj
tortat me te medha, palopolitikanet e tiranistanit i cuan ne banga sekrete,ata e dijne qe kjo qeverisje qe kane bere 22 vite i con te sigurt vetem ne biruce.Para se ti arestojne minjte do fluturojne me avione,me anije,me cte mundin drejt bangave te tyre.
Depozitimin e pasurise te popullit jashte kesaj toke qe quhet shqiperi e kane bere qe nga ahmeti deri ne koke qypi balliu jo pastaj boset e medhenj qe kane miliardat.
Zonja Ramohito ,mos bej sofizma me TORTEN ANTI SHQIPTARE TE Sali Berishes!!
Mos e lidh me feminine,se duket ,qe kerkon ta lidhesh me SOCIALIZMIN,por bjeri ne koke direkt te vertetes!!!
Ata qe u sulewm mbi torte nuk jane ata qe VUNE PARA ME MALLRAT E VJEDHURA NE MAGAZINAT E TREGETISE APO DEPOT E USHTRISE,por njerez MJERANE,qe nuk kane buke per t’u dhene femijve ne darke!!
Ata jane listaxhinjte e mjere te KAPITALIZMIT DEMOKRATIK,qe kane vite e nuk paguajne dot as 10% te tyre!!
JANE NJEREZ,qe i mashtron Sali Berisha,njelloj si AHMEDINEXHADI i Iranit,per t’i ndjellur me ushqim per barkun,qe te mbushe sheshet e mitingjeve!!!
Jane ata,qe ka mashtruar Berisha per 22 vjet duke u dhene nga nje thes mielli per t’u grabitur votat!!!
Nuk e kemi ne GEN babezine,por URIA TE BEN TE ULESH KOKEN TEK KEMBET!!!
A I PE AQTO GRATE QE MBULONIN FYTYREN KUR MBUSHNIN LEGENET ME TORTA???
KETA JANE VARFANJAKET E SHTETIT ME TE “LUMTUR ” NE BOTE,si rrjedhoje e sukseseve te qeverise FASHISTE TE Berishes!!!
Ahmedinaxhadit dhe popullit Iranian u vime 100 here anes ne. Irani eshte vend i pasur dhe nuk eshte qurraxhi si Shqypnia jone qe eshte katandisur ne kete gjendje qe te vjen turp te thuash jam Shqiptar. Sa poshte qe kemi rene sa ska vend ne bote kaq pa dinjitet sa ne. Irani eshte vend i pasur dhe Iranianet jane popull i shkolluar. Lexoni dhe edukohuni se late nam duke krahasuar veten me popuj qe na kane lene ne bisht qe ne kohen e Zogut.
kete nuk e besoj dot.Nj vit dy pese vjet mund te me genjeje dikush jo 22 vjet,pastaj diku kam faj edhe une ,siduket ma ka qefi genjeshten
Shakaxhiu i perparimit Sali Komiku ka bere shume bema keto 20 vjet,por kjo e tortes eshte nje kryeveper sa komike aqe dhe e turpshme qe vetem nje mendje si ajo e shpellarit te Vicidoilit mund ta prodhoj.
Katër rreshtat e fundit janë qershija mbi tortë – jo mbi tortën e Llullit (Llumit desha me thanë). E ka edhe një shkasë psikologjike kjo puna e tortës së festës. Mbaj mend që në vitet e fundit të regjimit monist seç na pati hypur një “dëshirë” gati në babëzi për të vjedhur. Një ditë, kur kthehesha me makinë nga shkolla e fshatit, qesëndisë sime për torbat me rrush e me ullinj nga të kooperativës, një fshatar i ri iu përgjigj: “Pjesën tonë marrim, zyshë”.
Kronike e nje pas feste ala turka
GUINESI I BARBARISE … !
– Feste ala turka e nje kryeministri ala turk
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje rekord me kokeposhte !
Pamje llahtari….Lemeri e vertete deri ne barbari ne zemren e kryeqytetit shqiptar…
Nje lukuni shqiptaresh qe ndofta nuk kane pare kurre torte ne tavolinat e tyre per shkak te diktatures se djeshme dhe demokratures se sotme, iu versulen tortes gjigande te 100 vjetorit te Pavaresise ne Tirane si Skenderbeu turqve dikur.
Jo me shpata ! As me thika e me pirunj! Me thonje e me gishta… Me duar te palara e me grushte lapucisnin kater tone torte gjigande, per te treguar bollekun e “mrekullise reganomike” te kryeministrit Berisha.
Gjigandomania ala komuniste, prirja per Guiness eshte nje nga semundjet me qesharake te kesaj qeverie. Si te tilla ato pesuan nje fiasko totale me corganizimin teresor qe ne vend te na vinte vetullat na nxorri syte faqe Botes!
Synonnte te futej ne Guines per madhesine e saj… U fut qe sot per barbarine ndaj saj ne faqet e para te gazetave e rrjeteve televizive ne mbare Boten!
Dikush mbushte qeset plastike. Dikush hante me grushte si ne Mesjete torten e njeqintvjetorit. Dikush fuste torte ne xhepa… Te tjere shkelnin mbi torte sikur hidhnin vallen e vet barbarise…!
– Njemije qingja e nje mije desh…
Sala e torta shkuan per lesh !
Kater tone torte per tu futur ne Guines na futen aty jo per medhesine e saj, por per barbarine tipike aspak shqiptare. Nje rekord boteror me kokeposhte !
Ndersa dy ditet e fundit gazetat me ne ze te Evropes komentonin barbarine ala- turke te njemije qingjave dhe njemije desheve te Berishes per te festuar ala turka pavaresine nga Turqia, sot faqet e tyre dhe ekranet televizive kishin ne fokus hyxhymin ala turk te shqiptareve mbi torten e 100 vjetorit.
Mire qe ende nuk kemi mesuar te jetojme si qyetare!
Mire qe akoma nuk dime te sillemi si qytetare!
Mire qe as sot pas 100 vjet pavaresi e 20 demokraci nuk kemi mesuar ABC-ne as te njeres e as te tjetres….
Por te pakten te kishim mesuar te sherbenim si njerez e jo si gjysem- njerez dhe gjysem – kafshe te bashkesise primitive torten e pavaresise dhe simbolin e qytetarise!
Te pakten te kishim mesuar te perdornim pirunin e thiken e jo thonjte e grushtat per te ngrene torten gjigande katertoneshe ala komuniste te kesaj feste te madhe!
Nga Xhoa Amazonas tek Vilfred Martens
Te pakten te kishim mesuar se jo vetem mikpritja tradicionale shqiptare, por edhe protokolli shteteror paracaktojne te zotin e shtepise, Presidentin e Shqiperise, e jo kryetarin e Partive Popullore Evropiane Vilfred Martens per tu uruar miresardhjen te ftuarve e miqve, qe si asnjehere “shkelqyen me mungesen e tyre ne kete feste histotrike te shqiptareve”, sic e deklaroi vete kryeministri Berisha…
Tamam si tek romani “Kolonelit nuk ka kush ti shkruaje” te Gabriel Garcia Markezit!
Asnjehere e ne asnje rast nuk ka ndodhur qe jo vetem festen e Pavaresise por as 1 Majin e festat e tjera te partise shtet ti hapte nje mysafir i huaj qofte ai edhe Xhoa Amazonas i partise se pare te Berishes !
Ishte diktature apo katrahure, ishte e cfare nuk ishte regjimi i Enver Hoxhes, por kishte nje rregull e disipline te hekurt, nje protokoll preciz ala gjerman qe nuk e pame as shijuam per asnje cast gjate festimit te 100 vjetorit te pavaresise.
Ceremonia festive e ngritjes se Flamurit ne Vlore filloi me gati gjysem e me shume ore vonese.
Parada ushtarake, qe ka rregulla e disipline te hekurt ushtarake filloi me gati nje e me shume ore me vonese.
Pritja zyrtare e kryetarit te shtetit Nishani ne Pallatin e Brigadave filloi me mbi nje ore e gjysem vonese.
Avash- avash… behet qingji dash !
” Avash- Avash” ala turka mbizoteroi ne cdo skene e ne cdo hap te festes!
“Avash- avash ” ala turka eshte ngulitur aq thelle ne mendesine dhe veprimitarine e qeveritareve te sotem sa edhe mentaliteti ala- turk i festimit. A ka prove me te qarte e deshmi me te gjalle te kesaj mendesie e veprimtarie ala turka te qeverisjes shqiptare se kjo feste qe nxorri ashiqare ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne syte e zgurdulluar nga habia te mbare Botes, cka zuri faqet e para te gazetave me te medha ne Bote…
Tamam nje feste ala turka e nje qeverie dhe kryeministri ala turk…edhe nejqint vjete pas pavaresise nga Turqia…
Tamam… Taman nje feste gabele e nje qeverie gabele , sic thone edhe vete turqit !
Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Edhe po te mbytete ne lume berishsin kerkojeni perpjete e jio pjetposhte( teposhte ) … Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. Askush nuk ecen me mbrapsht se ata …
Nje Guines ne vetvete! Guinesi i barbarise !
Alban Dega:
Verej se per ta bere shkrimin tend me te besueshem i fut nga ndonje krahasim me SOCIALIZMIN dhe te duket vetja se je rehat ,si STRUCI NE SHKRETETIRE!!!
Me SOCIALIZMIN MBARUAM PUNE,QE NE 1990-ten,ndaj boll na DERDELLISET me krahasime per te!!!
Kemi 22 vjet KAPITALIZEM,JEMI FUTUR NE NATO,U SHKATERRUA DHE U GRABIT E TERE PASURIA E POPULLIT E NDERTUAR NE SOCIALIZEM,pervec HIDROCENTRALEVE,QE PO NA MBAJNE GJALLE,se do kishim VDEKUR PA ATA!!!
MATUNI ME BOTEN,O KALEMXHINJ TE FELLIQUR!!!
Ne se do ta akuzosh Sali Berishen per KRIME,GERASBITJE,VJEDHJE VOTASH,pra SUNDIMTAR TE NDYRE,shkruaj HAPUR SI DIKUR MIGFJENI I MADH,qe i beri radiofrafine e sakte regjimit SATRAP TE ZOGOLLIT!!!
Nuk e shani Berishen duke cilesuar veprimet e tij si “KOMUNISTE”,por e lavderoni!!!
ATIJ I DUHET THENE SAKTE: JE NJE FASHIST ANTI SHQIPTAR!!!
JE NJE AGJENT SERB,QE PUNON KUNDER INTERESAVE TE SHQIPTAREVE!!!
KAQ MJAFTON,QE KY NJERI TE VARROSET I GJALLE NE DHE,ME KEQ SE GEDAFI I LIBISE!!!
Pjesa e tortes ne shesh, per te cilen ne thame, obobo, c’me pane syte, nuk eshte asgje para asaj, te cilen syte nuk na e kane pare.
Pjesa e tortes te pushtetit,per te cilen flet autorja.
Ku shkuan 400 milion leket e deshve? Ku u zhduken 610 milion leket per koncertin ne sheshin Skenderbej? Po 304 milion leke per koncertin tek Nene Tereza, kur Ora paska kenduar falas!
Po 280 milion leke per dekorin e Tiranes? Rreth 550 milion leke, per ceremonite e inagurimeve. Vetem ceremonite, jo objektet e inaguruara. Lere pastaj drekat e darkat, koktjlet dhe qokat, te cilat kane arritur shumen e rreth 900 milion deri 1 miliard leke. Po qindra milione leke per reklama e spote edhe te kopjuara si ai nga India, i cili nuk u transmetua me, kur dikush denoncoi kopjimin?
Lere pastaj harxhimet e milionave te tjera per karburant, automjete, helikoptere.
Ja keto, dhe sa e sa orgji te tjera te padukeshme, perben torten e pushtetit, qe u nda apo u vodh, larg syve te publikut. Tek kjo torte u versulen me koke dhe u zhyten ne te zyrtaret dhe miqte e tyre.
Por ndersa ata te mjere qe u zhyten ne torten e sheshit, tashme jane lare e pastruar, te ndyret me torten e pushtetit vazhdojne te jene te ndyre. Por e lezetshme per ta eshte, se ata ndjehen te kenaqur deri ne orgazem, nga zullumi i bere.
Dhe presin me durim, qe copa te tjera torte tu hedh ky pushtet.
Dhe ndahen keto kategori njerezish. Ne te uritur, pas tortes te sheshit dhe te dytet te pangopur me torten e pushtetit .
Komplimenta Zonjè!!Mè pèlqen gjuha e thjeshtè,e qetè ,qè ju pèrdorni.Kto ditè ,sikur mos tè mjaftonin imazhet famèkeqe me *tortèn* e turpit,ose turpin e tortès,kemi dhe njè seri shkrimesh volgare.Sociologjia,vèrtet mund ta thotè fjalèn e fundit–nuk vepruan ashtu nga varfèria,si po mundohen tè na i paraqesin,varfèria ka dinjitet–shumè mè tepèr sesa nga ato speciet e dhjamura me legen nè dorè.As pèr faktin se janè jugor,verior,bathorè(nuk e kam kuptuar asnjèher,pse e pèrdorin ktè fjalè,çdo me thènè?)kjo èshtè mani,ves i ktij populli,duhet tè ketè me çdo kusht ,mè tepèr nga sa i duhet,mè tepèr nga sa di tè pèrdori…e kanè mani nè çdo rast dhe çdo lloj veprimi.Rrjedhim nga njè kulturè-histori e kaluar ku nuk mund tè shpèrdoronim asgjè–dhe njè copè beze e vjetèr hynte nè punè–do mbushnim jastèkèt,nè njèfarè mènyre u edukuam mirè.Sot,èhè sot u them fèmijève:haje bananen—jooooo ka lèkurèn e zezè—haje tè thashè sepse unè nuk e dija as çfarè ishte bananja–jo pèr fajin tim mami,mè vjen pèrgjigjia e lehtè,e pamenduar.Kèshtu pra ,po tregojmè paaftèsi nè edukim,ndryshe nga ajo qè bèrèn prindrit tanè me ne.Ky èshtè faktori kryesor,por pastaj arrijmè dhe te torta e pushtetit.Hè edukon,ka 22 vjet qè po edukon me marrèzinè e vet.Prishini tè gjitha,ne do i ndèrtojmè tè rejaaaaa…..Dhe tè marrèt i prishèn tè gjitha,po çfarè,po pse??Po a punon ende,a èshtè funksionale?pèrse e flak mor i marrè??
Kto breza janè larg nga edukata shoqèrore,mè vjen dhe gjithmonè njè nènqeshje e hidhur kur i dègjoj si flasin ,si sillen.Vijnè nga jashtè shtetit me ca makina sportive,tè ulèta thuajse janè pa rrota–po ktu nuk ka rrugè moj rini sportive,ti ke ngritur vilèn te fshati i babès,e ke bèrè dhe tè bukur,por pastaj ke heq kapakun e pusetès,e ke shit pèr hekur–ja pra qè makina del e pavlefshme.Ngjitur me shtèpinè banon xhaxhai jot,daja jot,pèrse duhet tè ngremè mur betoni,po errèson ,nuk le dritèn tè hyjè–nuk le fèmijèt tè luajnè,tè rriten bashkè…pèrse ti mendje e vogèl me gojè tè madhe duhet tè diskutosh problemin e tjetrit,kur nuk je i aftè as tè fshish lotèt e tu???Pèrse askush nuk pyet sa je gjallè:si po kalon-por mblidhen vetèm pèr tè tè hedhur njè grusht baltè??Jam kurioze tè dij pèr atè gruan qè po shkulte lulet nè lulishten publike,a kanè mbirè,a po lulèzojnè ato lule??A e di kjo zonja,qè èshtè vjedhje??A e di qè nqs i jepet njè vend pune ajo pèrsèri do vjedhi??eeee i ndershmi èshtè i ndershèm nè fillim nè gjèra tè vogla,pastaj vjen çdo gjè tjetèr…Morali kur humbet nuk vjen mè.
Ne kemi kohè qè e kemi humbur,klasa politike asqè bèhet fjalè ta gjejè apo tè kuptojè,por dhe ne njerzit e vegjèl,jemi si ata,kemi njè mendje,sepse ndryshe pse do zgjidhnim dhe mbanim ata nè krye??
Edhe une kisha torte per darke ate dite dhe nuk ishte pjese e tortes gjigande, prandaj mund te keni qeshur edhe kot ne dyqan.
Mqs artikulli juaj eshte bere mbi nje baze qe nuk mban, atehere eshte i kote.
Dikur Enver Hoxha pat hapur kurset kunder analfabetizmit. Sot duhen hapur ne menyre urgjente kurse te edukates qytetare. Ate edukate qe nuk eshte ne gjendje t’ia jape familja, le t’ia jape shoqeria.Sepse si pasoje e kesaj (pa)edukate eshte krijuar ky realitet i tmerrshem ne Shqiperi qe pjell perdite padrejtesira qe shkojne deri ne vrasje. Ndonese nuk dua ta besoj qe paedukatesia eshte karakteristike e shqiptareve, me vjen turp per kombesine time kur shikoj se shqiptaret jane banoret me te paedukate te Athines ( jo se te gjithe shqiptaret e Athines jane te paedukate, por pjesa me madhe e te paedukateve jane shqiptare)
Dr. Magda, komplimente per shkrimin!
Sa per sjelljen e popullit ndaj tortes, une fajesoj organizatoret e festes. Ata duhej ta kishin parshikuar sjelljen apo presionin e njerezve qe deshironin te provonin torten. Me ate organizim te dobet per te disiplinuar njerezit ndoshta nje situate e ngjashme do te kishte ndodhur edhe ne shume vende te tjera te Europes.
Keshtu, edhe mundi i pasticiereve dhe parate e popullit tone te varfer shkuan dem, edhe imazhi i popullit u cenua rende.
Cfare mund te presesh nga nje qeveri qe eshte e afte t’i vrase njerezit te sheshi, por jo t’i embelsoje me torten e pavaresise.
Touche. Solid arguments. Keep up the amazing spirit.