Historiani Eric Hobsbawn, i cili vdiq së fundi, e ka quajtur shekullin e 20-të një “shekull të ekstremeve”. Për pak vende ky konstatim vlen më shumë se sa për Shqipërinë. Shqiptarët përjetuan një shtet, i cili më brutalisht dhe më ashpër ndërhyri në jetën e tyre se ndonjëherë më parë në histori: diktatura e Enver Hoxhës e ka revolucionarizuar shoqërinë shqiptare në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, domethënë e ka shndërruar rrënjësisht dhe e ka tronditur. Ekstremin tjetër e përbën shteti para shkatërrimit në vitin 1997: në pothuaj asnjë shtet europian nuk ndodhi që pas shtetit totalitar dhe çdo kund të pranishëm të zërë vend shkatërrimi pothuaj i plotë i shtetit.
Shteti kombëtar i fetishizuar nga komunistët nuk njihte kufij pushteti në kohën e komunizmit: derisa osmanët para vitit 1912 pothuaj nuk e kishin administruar dhe kontrolluar me të vërtetë Shqipërinë dhe sundimi autoritar i Zogut pothuaj nuk kishte depërtuar në jetën private të njerëzve, por kishte ndërmarrë reforma të kujdesshme (për shembull heqjen e shamisë te femrat dhe kontrollin shtetëror të feve), komunistët me ndihmën e të huajve (me para dhe teknologji) ngritën nga themeli institucione të reja, fabrika dhe rrugë. Por, para së gjithash, ata ndërtuan një sundim terrori me ekzekutime masive, kampe dënimi dhe një lloj ndëshkimi që përfshinte gjithë familjen apo rrethin, dhe, si i tillë, ishte i panjohur në Europë. Ata e izoluan Shqipërinë nga bota e jashtme dhe përmes propagandës së përhershme përpiqeshin t’ua mbushin mendjen njerëzve se janë të rrethuar nga bota e jashtme armiqësore. Shoqëria shqiptare jo vetëm që u militarizua, por u mbajt edhe në gjendje të përhershme alarmi. Izolimi gjithnjë e më i madh shkaktoi varfërimin e popullsisë. Terror, izolim dhe varfëri – këtë ua ofroi shteti komunist qytetarëve të tij të nënshtruar. Kjo traumë edhe sot qëndron si hije mbi shoqërinë shqiptare.
Jo vetëm shteti agresiv, por edhe shteti i dobët gjatë tranzicionit u ofroi qytetarëve pak gjëra pozitive: deri më sot nuk është arritur të ndërtohet një aparat funksional administrativ, i cili do të ishte larg ndikimeve politike dhe korrupsionit. Deri më sot elitat politike vetëm pjesërisht kanë përqafuar domosdoshmërinë e kompromisit dhe të vendimmarrjes parlamentare. Shqipëria është një shtet i dobët dhe i korruptuar, i cili i shtyn shumë shqiptarë të emigrojnë dhe shumë shqiptarë të tjerë, të aftë dhe të arsimuar mirë në diasporë, i bën të mos kthehen. Shumica e atyre njerëzve, të cilët nuk kanë dobi politike, e shohin shtetin si kundërshtar, madje si kërcënim. Dallimi mes fetishizimit të shtetit përmes kremtimeve zyrtare dhe distancës ndaj shtetit që kanë shumica e njerëzve në përditshmërinë shoqërore pothuaj nuk përmendet. Shqipëria sot është më afër një shteti autoritar se sa një demokracie funksionale. Për këtë janë përgjegjëse të gjitha forcat politike. Kush dëshiron ta dijë se si është puna me shtetin shqiptar më 28 Nëntor 2012, mund ta mësojë këtë nga dy shembuj: kthimi i kufomës së Mbretit Zog në Shqipëri është një akt historiko-politik sikundër ekspozimi i përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut. Në të dyja rastet zhvillohet një kult për prijës të mëdhenj, nën hijen e të cilëve rrezitet udhëheqja e sotme politike.
Shembulli i Zogut tregon se sa minimal është konsensusi historik. Tamam në kohën kur në Prishtinë, Universitetit i vihet emri Hasan Prishtina, Shqipëria zyrtare e nderon vrasësin e tij. As sa i përket Zogut, as sa i përket Enver Hoxhës nuk ekzistojnë hulumtime shkencore, të cilat janë të pavarura nga partitë. Por të dyja partitë e mëdha e ndajnë preferencën për kult heronjsh dhe mediumet marrin pjesë në personalizimin e historisë. Ky kult heronjsh është trashëgimi e kohës së komunizmit, siç është edhe gjithë politika zyrtare ndaj historisë, e cila ende qarkullon brenda kategorive enveriste të mendimit. Kjo shihet në shembullin e dytë, i cili ilustron gjendjen e Shqipërisë në këtë nëntor: klithma e llahtarshme, të cilën e lëshuan ish-të burgosurit e Gullagut shqiptar, siç ishte akti i djegies së vetvetes nga ana e Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos. Pothuaj më i tmerrshëm se ky akt ishte reagimi i elitës politike. As përballë kësaj vepre dëshpërimi ata nuk gjetën fjalë solidariteti, madje aktin e Bejkos dhe Ndrecës e interpretuan sipas kategorive të zakonshme partiake. Vënia e flakës vetvetes është një fanar, i cili ndriçon zbehtë kremtimet zyrtare. Shqipëria zyrtare, por edhe shumica e mediumeve janë të paafta apo nuk janë në gjendje të japin përgjigje. Ky qëndrim është përbuzës ndaj njerëzve dhe cinik.
Ky qëndrim e tregon elitën politike shqiptare ashtu siç është – me ndonjë përjashtim. Për njëzet vjet është heshtur për diktaturën ose ajo është bulevardizuar, për njëzet vjet faji u është hedhur vetëm disa udhëheqësve partiakë. Përpjekjet e intelektualëve të guximshëm për të trajtuar trashëgiminë e enverizmit, për të hapur debat në shoqërinë shqiptare, ku do të shtrohej edhe pyetja nëse diktaturën e ka mbajtur ose do ta mbante edhe më gjatë në pushtet përkrahja prej shumë njerëzve se sa terrori – këto përpjekje për debat kanë dështuar në pjesën më të madhe. Trashëgimia e helmuar e Enver Hoxhës edhe sot rëndon mbi elitat politike të Shqipërisë, të cilat më 28 Nëntor 2012 kremtojnë për vetveten.
Gjithsesi, ka rrugë të tjera për të bërë bilanc njëqind vjet pas shpalljes së pavarësisë. Ai që kërkon heronj, nuk duhet të ndalet te Ismail Qemali apo Zogu. Sepse në këtë shekulli ekstremesh shqiptare ka mjaft njerëz, të cilët shquhen përmes humanizmit të tyre, qëndrimit dhe ndershmërisë në kohëra të vështira, të cilët kanë manifestuar tolerancë dhe pacifizëm dhe kanë ndihmuar në ndërtimin e atyre fijeve të shoqërisë civile, të cilat vërehen në Shqipëri; njerëz për të cilët shteti ligjor, kultura demokratike e parlamentare, respektimi i tjetrit dhe i së mirës së përgjithshme dhe ruajtja e ambientit nuk janë vetëm llafe të kota, por synime të sinqerta, njerëz të cilët edhe në kampe dënimi nuk kanë hequr dorë nga parimet e tyre humaniste. Mbarë Shqipëria i njeh fytyrat e rrudhura të At Zef Pllumit dhe Pjetër Arbnorit – por për ta në kremtimet e nëntorit 2012 pothuaj nuk ka vend. Këtu hyjnë edhe njerëzit më pak të njohur, të cilët kanë vuajtur në Gulagun shqiptar dhe sot janë të detyruar të shikojnë se si torturuesit e tyre të deridjeshëm – gjykatës, prokurorë, agjentë të shërbimit sekret dhe kasapë kampesh – të padënuar dhe jo rrallë edhe të dekoruar vazhdojnë karrierat e tyre. Këtu hyjnë ata njerëz që për shkak të biografisë së “keqe” ekzistencialisht janë dëmtuar nga shteti dhe nga pjesët bartëse të shoqërisë, të cilat u përmendën më lart. Por, këtu hyn edhe ajo larmi shoqërore dhe dinamikë, e cila është zhvilluar në njëzet vitet e fundit në rrethana të vështira, përfshirë edhe ata shqiptarë, të cilët janë integruar mirë në diasporë dhe atje kanë rënë në kontakt me shtete funksionale.
Shqipëria e nëntorit 2012 është më e larmishme se sa që duket në kremtimet zyrtare. Në shekullin e parë të ekzistencës shteti shqiptar ka kërkuar të pamundurën nga banorët e tij; ai gati përherë i ka trajtuar shqiptarët si robër dhe rrallë si qytetarë.
Nëse shikojmë në të ardhmen, atëherë për 28 Nëntorin 2012 mund të formulohet si dëshirë që në shekullin e dytë të shtetësisë shqiptare të arrihet ndërtimi i një shteti të qytetarëve dhe që më 28 Nëntor 2112 të festohet për një shtet, i cili pozitivisht dallon nga rrethanat që e karakterizojnë sot shtetin shqiptar. Ndoshta atëherë nuk do të jetë shteti ai që i thur lavde vetes pa i kushtuar vëmendje shoqërisë, por ndoshta do të jetë shoqëria civile shqiptare, e cila me krenari të bazuar do të kremtojë si popull në mesin e shumë popujve të Europës demokratike.
*Dr. Oliver Jens Schmitt është profesor i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës dhe autor i disa veprave mbi historinë e shqiptarëve
s’e kuptoj qysh njeri me mbiemrin schmitt shkruan shqip —-
ne pergjigje te pjeses, ska perpara, ka vetem mbrapa, si ka qene do je gjithmone
mendoj se shkrime relativisht te gjata nuk jane per shqiptaret 100 vjecar se pastaj ndodh si me punen e tortes, e hane me kembe nga fakti qe eshte ne permasa te medha e kujtojne se duke ecur me kembe arrijne me shpejt te hane me shume…
Schmitt e jep esencen e funksionimit te shtetit Shqiptar ne keto 100 vjet ne paragrafin e fundit: “Në shekullin e parë të ekzistencës shteti shqiptar ka kërkuar të pamundurën nga banorët e tij; ai gati përherë i ka trajtuar shqiptarët si robër dhe rrallë si qytetarë”
Perpara se te kerkojme Shqiperi etnike etj, etj, ne duhet te punojme qe te kemi nje shtet per qytetaret e tij, dhe jo nje shtet per “shtetaret” e tij. Ç’vlere do te kishte nje shtet etnik, nese nuk do te ishte per qytetaret e trevave shqiptare? Ai thjesht do te kthehej ne nje burim sheri “kush e kush ta kape me pare shtetin”. Te fitojme betejen me veten tone, demokratizimin e shoqerise, te tjerat vijne natyrshem.
pune korrakesh……….
Bazar-pisoglendi,po te kishe ca njohuri per historine e shtetit grek,me siguri do kishe bere harakiri! Lexo V.Rafailides ne greqisht te “Historia e shtetit neo-grek”!Do kuptosh se keta tanet jane harabela ne krahasim me ato korbat e tu! ?
grekogagos
EHHH!KY PO ASHT VESHTRIM I SAKTE,PA EMOCIONE.ARSYETIM PERENDIMOR I KULLUEM.AKSIOME!
Bravo prof. Schmitt,
Nuk e di sa e di shqipen profesori, por e ka qare artikullin. Mendoj se eshte artikulli me i mire e me objektiv me rastin e 100 vjetorit. Eshte shembull se si shkruajne akademiket e njerezit e medhenj qe tek ne mungojne ose jane fare pak. Analize perfekte e gjendjes se mjere shqiptare dhe te mungeses totale te udheheqesve te medhenj dhe natyrisht te shtetit ligjor qysh prej 1912, perjashto Ismail Qemalin me shoke. Na duhen ca shqiptare si prof. Schmitt po ku ti gjejme se ‘akademiket’ tane jane rrasur poshte politikaneve qe i shtypin 24 ore ne dite. Teza kryesore e artikullit mendoj se eshte qe shqiptaret ne shekuj dhe ne keto 100 vjet kane qene te shtypur e dhunuar nga te kater anet tamam si skllever nga te huajt e nga ‘tanet’ njesoj. Pra kerkohet qe me ne fund shqiptaret te shndrohen ne qytetare te lire dhe me dinjitet, te kuptojne qe jane perdorur si skllever e kavije eksperimentale nga te gjithe ‘udheheqesit e lavdishem’ qe nuk jane gje tjeter vecse ca kriminele horra, palaco e te semure mendore. Uroj qe sa me pare shqiptaret e thjeshte te marrin ne dore fatin e tyre dhe t’i kthejne vetes dinjitetin e neperkembur ne shekuj duke zgjedhur udheheqes sherbetore e kokeulur e jo katrahure me boje e pa boje sic deri me sot. O Zot ndihmoi shqiptaret qe te shohin me ne fund driten e Perendise. Amen!
Zoti Schmitt na paske hapur telashe me këtë shkrim se sdime si të të meritojmë tani të themi je komunist nuk shkon se ti i ke sharë komunistët të themi të ka paguar Edi Rama ti edhe atë e ke sharë duke e futur të gjithë klasën politike shqiptare në një thes por me siguri prit pak sa të merren agjentet tanë ta zbulojne me siguri do dalësh një antishqiptar bolshevik që na shan këtë klasë politike që e kemi si sytë e b….s.
Ky historiani djaloshar nuk kupton nje gje fare te thjeshte , se :…ne komunizme mrbeteroi varferia tek individi sepse existonte e ardhura e centralizuar e shtetit ne ndarjen e fitimit qe dilte nga ekonomia shqiptare.
_Pra Shteti shqiptar i asaj kohe fitimet qe merte nga ekonomia i kthente prape ne investime sepse Komunizmi kishte difektin kryesor tek….Shperndarja e fitimit….. dhe pikerisht kjo ishte arsyeja qe deshtoi, more Herr Historian
Shto ketu pastaj qe Shqiepria po ndertonte cdo gje per Here te pare ndaj edhe do investonte ne ndertimin e Infrastruktures se Shtetit, ekonomise, bujqesise, Ushtrise, kultures, etj
Tani , njeriu mendon ca Historiani eshte ky , kur ky nuk kupton kete gje kaq te thjeshte se perse caloi Komunizmi si ne Shqiperi dhe ne gjithe boten …?
___Ky historian nuk duhet marre seriozisht, sepse i mungon mendimi me common sense
!
__Se pa e njohur fare si kane qene problemet e Shqieprise, mjafton te lexosh
Enciklopedine Britanike e cila thote per Enver Hoxhen “….Enver Hoxha e mori Shqiperine
nga nje gjysem lecke te feudalizmit otoman dhe e beri nje vend modern Industrialo-Agrar..”
_-Tani po ta analizosh kete deduksion te Enciklopedise Britanike , do thuash me vete :..Po mire atehere kur paska qene nje vend modern industrialo-agrar,
si ka mundesi qe njeriu i thjeshte shqiptar kishte nje jete private shume te varfer.?????
!
…Dhe menjehere , njeriu qe ka pake njohuri elementare nga Sistemi Ekonomik Komunist
e kupton se Faji qe njerezit ishin te varfer ,ka qene i_ Menyres se Shperndarjes se te Ardhurave_ ,
te cilat Komunizmi ne masen 99% ja dedikonte “..Te ardhures se Centralizuar te shtetit”.
..dmth _Te gjitha fitimet qe mereshin nga Ekonomia shqiptare i jepeshin perseri shtetit i cili i perdorte per investime dhe per ushtrine e tij
,nderkaq qe individin e linte te jetonte ne kufijte e varferise……..
Edhe per ato konkluzionet e tjera ky , historian eshte komplet gabim
Raimond,
hajde ne Shqiperi te ve te numerosh votat ne 2013 per PD. Flet kaq idiotesi sa nuk ke ku te te kapesh.
Je gomar i tere. dorezohem e smund te flas me. Perse perdor nickname Raimond dhe jo GOMARI
Ik or garbage se nuk jane per zvarranike si ty ato qe shkruaj une
Si gjithmone dhe gati per cdo gje, te huajt na njohin shume me mire sec njohim ne vetveten.
Djalo,ti ndoshta nuk e njeh vetveten,por mos merr persiper te tjeret! Mua jo njehere!Lere pastaj ky Schmutti qe do me tregoje historine e prinderve dhe gjysherve te mij! Une e kam nga dore e pare mor,c’me duhet byrektorja e ketij gaztorit!? Nuk do me tregoje ky Schmut karabushi se si ka jetuar babai apo gjyshi im! I kam n’shpi mor,i pyes vete drejperdrejt,pse te kaloj nga Vjena per te pyetur! Apo per mode!? Mos i merr shume seriozisht keta “shkencetaret” e huaj,gjysherit tane jane 10 here me te zgjuar!
Me konkretisht,plako.Ku ka gabuar Shmid ne kete shkrim??????
Cfare ka thene te egzagjeruar,apo jashte historise se Shqiperise?????
Eshte e vertet se gjysherit, e tu dhe te mite,jane burim i vertet informacioni,por mos te harrojme se ka 1 doze te vetkuptueshme Euforie dhe Subjektivizmi ne tregimet e te pareve tane.Por ti,po ke ndo1 gje konkrete me shkrimin e mesiperm,eshte me mire ta kundershtosh me Argumenta,se sa te meresh me debate te kota me Epiroti II,apo me ndo1 tjeter.Keshtu edhe nderhyrja/komenti yt eshte me produktiv dhe ne te tjeret mesojme dicka te re.
Se mos e marresh personale,plako????? Thjesht 1 nderhyrje e vogel.
Dean mos u tut he burre ? I marr apo si marr me te keq,apo personale theniet e tua,pune e madhe,mos e vrit shume!! Tashti ti thua qe te merrem me analiza “serioze”,po qe thua ti kohen e kam te kufizuar,kam me c’te merrem! Andaj pergjithesisht me shume lexoj dhe shkjruaj ndonje ndjesi timen shkurt sipas rastit.Megjithate qe te mos nxjerr bosh ne kete rast po bej nje diskutim te vogel :
-Ky Schmutti nuk merret me fakte historike,por me VLERESIME per historine! Besoj me kupton.Kundershtimi im parimor eshte ne rradhe te pare qe vleresimin mund ta beje dikush “i brendshem” qe i ka jetuar dhe ndjere vete faktet! Dikush qe nuk ka ndjeshmerine nga dore e pare,do beje mire vetem te FAKTOJE se vleresimin sigurisht do e kete te gabuar! Perktheje kete ne jeten tende private dhe do e kuptosh qe kam te drejte!Nese per ty flet komshiu po jo vellai,sigurisht qe do ja fusi kot,apo jo!? Do te thuash qe vellai mund te jete “i indoktrinuar”! Pune e madhe,kjo eshte e verteta,madje edhe “indoktrinimi” eshte pjese e se vertetes!
– Ja psh ky Schmutti vlereson qe njerezit qe kane me shume merita per ekzistencen e shtetit shqiptar,na qenkan ish te burgosurit politike! si thua ti qendron!? Per apo pa fajin e ish te burgosurve politike,sido qe t’a marresh, ata nuk kane dhene asnje kontribut per Shqiperine sepse nuk e kane pasur mundesine,kane qene te izoluar! Do te thuash se dhane kontribut pas ’90-tes!? Mendoj se ata pas ’90 u shnderruan ne nje bande hajdutesh dhe mashtruesish qe kerkonin te perfitonin me padrejtesi thjesht duke perfituar nga “fati” i tyre i keq!Por ata qe kontribuan per Shqiperine ishin milionat e shqiptareve qe punuan e i sherbyen atdheut kudo,prinderit e gjysherit tane te ndershem e punetore,te kulturuar e patriote,te cilet une nuk mund ti krahasoj asnjehere me burgazhinjte qe mbeten te tille edhe kur dolen nga burgu! Ata e ndertuan dhe ngriten Shqiperine per 50 vjet,ata jane heronjte qe duhen vleresuar dhe jo Enveri qe rrinte nga zyra te blloku,apo burgazhinjte qe ishin spiune te serbit apo grekut!
– Ky Schmutti thote qe heroine e shtetit shqiptar eshte Nene Tereza! Jo! Nene Tereza eshte heroine e dashurise njerezore,por jo e shtetit shqiptar! Ajo nuk ka bere asgje per shtetin shqiptar! Ne do krenohemi per emrin dhe origjinen e saj dhe per ato qe edhe te tjeret e vleresojne ate,dashurine dhe shpirtin njerezor,por jo per ato qe ajo nuk i ka bere. Se ndryshe behemi qesharake! Nene Tereza i ben nder kombit shqiptar,por ketu behet vleresim per meritat ndaj shtetit shqiptar,ndaj te cilit ajo nuk ka asnje merite! Apo jo!?
Kaq per sot! ?
Degjo mo shoku im.Po e filloj me Nene Terezen.Ne as1 menyre,dhe aq me teper nga 1 Historian,Nene Tereza nuk shifet si 1 person qe ka kontribuar per ndertimin apo mbarvajtjen e puneve te shtetit Shqiptar.Jo! Por Nene Tereza MISHERON disa vlera morale dhe humane qe burojne nga 1 komb i caktuar dhe per rrjedhoje personalitete te kesa natyre perdoren si simbole per Identifikimin e 1 Kombi.Identifikimi behet automatikisht nga njeriu,per te mire apo per te keq.P.sh.,eshte e pamundur qe kur flasim per Gjermanine te mos na shkoje truri ke A.Hitler.Pra jane reagime natyrale.Po keshtu Gjergj Kastrioti Skenderbeu,nuk ka luajtur ndo1 rol ne ndertimin e Shtetit aktual Shqiptar,por kjo nuk do te thote se Shqiptaret nuk kane te drejten morale per te Glorifikuar figuren e Skenderbeut,pasi ne menyre indirekte,jeta dhe vepra e Skenderbeut ka luajt rol ne krijimin e ketij shteti qe kemi sot.
Po keshtu,Eshte e vertete se shume te burgosur politik nuk mund te emertohen si shtetberesit e mirfillte te ketij shteti qe po ”gezojme” keto 22 vjetet e ”demokracise”.Por ne menyre indirekte edhe keta ish-te burgosur politik kane merite dhe kane luajtur 1 rol te madh,pasi Vuajtjet,Persekutimet dhe Vrasjet qe kane perjetuar,jane edhe PRECEDENTI mbi te cilin lindi nevoja e RIFORMATIMIT te shtetit Shqiptar.Tjeter gje pse vuajtjet,poshterimet e tyre u shfrytezuan nga sali berisha dhe 1 klan BARBARESH perreth tij,ku padyshim nuk munguan dhe ish- te persekutuar.Ne fund te fundit,kur sali berisha u shpall anti- komunist,pse jo ATA,qe me te vertet ishin te tille?!?!? Pra ne kete kendveshtrim,edhe ish te burgosurit,kane 1 rol te rendesishem ne egzistencen e Shtetit Shqiptar.
Une e kuptoj se kundershtimi yt eshte parimor,por po keshtu eshte edhe shkrimi i mesiperm,pasi nuk behet fjale per 1 ngjarje Specifike te Historise se Shqiperise per te cilen 1 Historian eshte i detyruar te jete konkret,me data dhe vendndodhje,por behet fjale per 100 vjetorin e Shqiperise e cila ne vetvete nuk eshte 1 Ngjarje,por eshte 1 shume Ngjarjesh per te cilen do te duhej te flisnim me vite.Pra,kjo dikton nevojen qe edhe autori i shkrimit te jete jo specifik,por Parimor. Dhe duke pasur parasysh kredencialet e tij ne fushen e Albanologjise,ai eshte 1 person i ”autorizuar” per te shprehur mendimin e tij.
Une personalisht jam shume Skeptik ndaj nderhyrjes se te huajve dhe ndjenjes Egoiste qe shume te Huaj kane per te thene dicka te ”zgjuar” perreth Historise se Shqiperise…etj.,por ne shkrimin e mesiperm nuk i shikoj keto cilesi apo tendenca ke autori i artikullit,dhe paralelisht interpretimi i tij nuk ndryshon shume nga perceptimi im per vendi tim,Shqiperine.1 gje e tille tregon se personi ne fjale nuk ehte duke fol kodra pas bregut,por eshte shume ne brendesi te DINAMIKAVE te zhvillimit te shtetit Shqiptar dhe ne nje fare menyre ka 1 far ”Karta Bianka” per t’u perfshire apo per te dhene 1 Opinionn te tijin……etj.,se u zgjata shume.
E di si eshte puna!Qe te kalojne ne tru disa genjeshtra,ato perzihen bashke me shume te verteta dhe thuhen me “rigorozitet shkencor”!Ti pranon te vertetat dhe per inerci “ha” dhe ca genjeshtra per embelsire dhe perfundon ne fund ne nje genjeshter te madhe!Kjo eshte metode dhe dukuri e njohur,qe ky byrekisti e perdor normalisht!Varet nga konceptimet dhe botkuptimet e tij si i sheh gjerat,s’do te thote se eshte ashtu.
Terror,izolim,varferi…kjo eshte vula qe i ve ky Schmutt byreku,gjysmes se ekzistences se shtetit shqiptar!Duke perdorur disa te verteta negative te njohura tashme,por shume me pak thelbesore arrihet “normalisht” por cuditshem ne tabllone e fundit te gurit te varrit.Me vjen keq po sado te bertase ai,ti apo kushdoqofte mua gjerat nuk me rezultojne keshtu! Nga pervoja ime,e prinderve,e gjysherve gjerat jane shume me ndryshe!Na duket se ne ato vite sapo dilje nga shtepia nje polic kriminel te priste ke dera dhe te hynte ne dru,shkoje ne kopesht apo shkolle dhe mesuesja pasi te qethte me zorr te shkruante nje parrulle te Enverit ne balle,pastaj ktheheshe ne shtepi dhe haje buke me gjethe fiku!Madje as dielli nuk ndriconte atehere,cudi!Ndersa po ti pyesesh njerezit per jeten personale,gjerat jane krejt ndryshe.Nuk me interesojne tendencat e sotme politiko-historike,se perndryshe do kisha rene ne kete batak vleresimi!Pyet dhe ti te tute,duke ju shmangur cdo tendence te sotme politike dhe do e kuptosh qe kam te drejte! Sot ne shoqerine shqiptare eshte e modes te mynxyroset cdo gje e para ’90,je “in” kupton?!Pershtatesh,je “modernist” i pjerdhur e ku e di une!Ne fakt behesh thjesht konformist,zvarritesh sipas rrjedhave te castit!Kam pershtypjen se ngerci me i madh i shoqerise se sotme shqiptare eshte pikerisht perpjekja e neveritshme per zezimin e trashegimise sone,duke filluar nga ajo personale,familjare e me rradhe!Kjo eshte nje goditje e madhe psikologjike qe i eshte bere opinionit njerezor ne Shqiperi.Ne paskemi qene kaq te zinj,keshtuqe pune e madhe se sot jemi gri! ?
Ja me erdhi ne mend dhe nje rast tjeter per kete Schmuttin,ne raport me historine jo te jetuar dmth te larget! Ky byrekisti psh thote se Gjergj Kastrioti nuk u nis te luftoje kunder osmaneve per arsye patriotike(atdhetare) por per arsye personale,se turqit i kishin vrare babain! Me fal,po ku ka arsye me te madhe atdhetare sesa kur e ben per atin tend!? Kjo eshte cudi apo koktrashesi!Apo varet si e koncepton atdhetarizmin!Nese patriotizmin nuk e konceptojme ne fillese nga familja,shtepia,nene e at, ndoshta nuk do kish kurre patriotizem ne kete bote(edhe fjala vjen nga patria= at).
Ore ar pa K-ne or “filocar ” qe na ben filozofin ketu ne çdo debat do te kujtoj nje thenie (ndoshta shqiptare ,nuk jam i sigurte).I joti e merr vesh i fundit !!!!! Qe ta thjeshtoj or ar (k) nqs vajza tende do te merrte rruget e prost. ose djali yte do te behej hajn apo drogaxhi zotrote do ta merrnje vesh i fundit “plako ar” mbasi ti kish dale nami jo vetem ne lagje por ne gjithe qytetin ku jeton zotrote ,keshtu mor dell bota na njeh me rrenje e dhemballe kurse ca si puna tende (della) i bejne qejfin vetes se “jina esnafer” por bota na ka zili!!!!!! ps une e gjeta pakez kohe per tya se je bere i bezdis-shem me traplleqet qe shkruan .
Ti e paske marre vesh i fundit dmth!? Si e do me “K” apo me “C” ? I ?
po mire per ato qe nuk i di gjyshi tend ke te pyesim,po ne qe nuk e kemi gjyshin gjalle si tja bejme.Se ti e paske mire gjyshin qe ti tregon historite.
jo mire ben qe nuk ju ze bese ketyre profesoreve te huaj shko pyet gjyshin qe ka 2 klase shkolle dhe ka ikur per lesh nga alzheimeri se mire je.
Pyet Salen! ?
Oliveri eshte me shume politikan se sa historian. Arsyeja qe Shqiperia ka patur shtet te dobet eshte pushtimi I gjate turk dhe politika e mbrapshte e fuqive kryesore te Europes duke lene gjysmen e popullsise dhe te territorit jashte saj. Ceshte e verteta ky djalosh qe e quan veten historian klasi, dhe ne nuk harojme t’ia botojme shkrimet e tij, nuk perfiton asgje, pervec se duhet te durosh nje njeri me shume per te ulur vlerat e shqiptareve(kam parasysh shkrimin e tij per Skenderbeun).
Schmitt ka patur fat qe ka lindur ne nje kohe kur tradita albanologjike jashte Shqiperise ka rene aq shume sa ka tepruar vend edhe per ciliminjte.
O Like,po na e quajtem vedin turq more!Europa na e kishte fajin,ne nji kohe qe turku na la me morra,rusi ishte shume i forte e desht me marre tane ish perandorine osmane!!!Po sot kush na e ka fajin?Kush shitet te turku,arabi,sllavi,greku nuk e don kte vend e i ban karshillek perendimit.Sot kena aleat natyral EU dhe USA,e nuk po munden me i prish konjukturat e vjetra
PARA dhe gjate esocializmit ne ishim njerez ne tere kuptimin e fjales dhe jeta jone ishte shkolla per djeme dhe vajzat ,profesionet, arsimi i larte brenda dhe jashte atdheut,puna per cilindo,familia e shenjte me plan, ( kopeshte shkolla cerdhe ,vatra kulture) ,puna vullnetare per lulezimin e shqiperise me gjelberim ,fruta,hekurrudhat ,telekomunikacioni,rruget,hidrocentralet,drita elektrike ne cdo cep ;ARTI ne te gjitha fushat ,kinematografia,jeta aktive me kenge e valle,sporte ,,,industria(elektike ;metalurgjike,kimike,ushqimore,e telave,e letres ,PVC, tekstilit ; drurit ) artizanati ,dhe mbylljen totalitare Shqiperia e pati deri ne vitet 90 nga vendet e Europes perendimore gjithe kohes dhe kete rruge ndoqen edhe kokat e kampit socialist me Shqiperine vogelushe, pasi ata e shiten tek jua idealin e duke u kthy ne revizioniste vetadministrim ,teorine e tri boteve dhe Shqiperia mbeti vetem ashtu si 600 VJET ME PARE HEROI I MADH GJERGJ KASTRIOT SCANDERBEU QE LUFTOI KUNDRA HORDHIVE TURKE NE KRYE TE POPULLIT SHQIPETAR PER TE MOS SHKUAR EDHE ME THELLE KJO HORDHI NE EUROPEN KRISTIANE !
Ky Shmuti eshte historian fantashkence!Ai ne lemin e tij eshte lojtar i Barcelones,natyrisht ne play-station! ?
Te pakten mos ja shtrembero emrin,ai te pakten ka guxim te shkruaje me emrin e tij te vertete,ti na vjen ketu na shkruan dengla dhe na behesh si i zgjuar.
Po ti cfare behesh!? ? I ?
Sa te zgjuar jeni juve Komentues kundra Zoterise Schmitt !
Shikoni neper shtepite e juaja,se mos ju largohet ndonje pule dhe se gjeni dote me ! Mjafte me kohe te humbur ne kompjuter.
E kam fjalen per ndonje pule te madhe ! I kini kujdes !
VESHTRIMI I SHMIDIT ESHTE NJE VESHTRIM I CUNGUAR QE E ANALIZON HISTORINE E SHQIPTARVE VETEM NGA FAKTORI I UDHEHEQJES INDIVIDUALE DHE JO NGA ROLI I UDHEQJES KOLEKTIVE QE EGZISTONTE NE KOMUNIZEM.TE KUPTOSH GABIT E KOMUNIZMIT DHE KUJT I TAKOJNE ATO GABIME DUHET TA ANALIZOSH GJENDJEN NGA FAKTI QE IDEOLOGJITE JANE ATO QE UDHEHEQIN NDRYSHIMET POLITIKE DHE EKONOMIKE TE NJE VENDI.NE KETE KUPTIM IDEOLOGJIA E SHTETIT TE ENVER HOXHES PO E QUAJ SI SHMIDI MEGJITHSE NUK ISHTE I ENVER HOXHES POR I KOLEKTIVIT SHQIPTAR QE PRANOI UDHEHEQJEN E ENVERIT ME BINDJE DHE ME PAHIR PO THEMI,ISHTE IDEOLOGJI KOLEKTIVE DHE I GJITHE ORGANIZIMI NGA LART POSHTE ISHTE KOLEKTIV,KESHTU KQ DREJTOHEJ NGA SEKRETARIATI QE ISHTE DISKUTIM I SEKRETARVE TE SEKTORVE TE NDRYSHEM NE MENYRE KOLEKTIVE DHE MARJE VENDIMESH KOLEGJALE ,ENVER,HYSNI,RAMIZ QE I JEPTE DREJTIMIN DHE ORIENTIMIN PARTISE ,PUSHTETIT DHE SHTETIT,PARTIA ME KQ BENTE MBLEDHJE DHE DISKUTIME TE LIRA KOLEKTIVE PER PROBLEMET QE DUKEN NE PROTOKOLLET E TYRE DHE MERTE VENDIME PARTIAKE,SHTETI ME MINISTRAT BENTE MBLEDHJET E VETA DHE MERTE VENDIME DHE LIGJE PER TE ZBATUAR KETO VENDIME ,DHE PUSHTETEI ORGANIZONTE NE LINJEN E VET PUNEN NE FORME KOLEKTIVE.NE KETE KUPTIM TE KEQIAT DHE TE MIRAT E ATIJ SISTEMI NUK I SILLE VETEM NJE INDIVID POR TERE KOLEKTIVI QE VEPRONTE BRENDA ATIJ SISTEMI.KUSH DILTE JASHTE ATIJ SISTEMI DENOHEJ OSE E SHTYPNIN INGRANAZHET E FUKSIONIMIT TE ATIJ SISTEMI.KESHTU QE SI GABIMET DHE HARITJET ISHIN TE PERBASHKETA .TE GJITHE ISHIM PERFITUSIT ME DIFERENCA TE PAKTA DHE VIKTIMAT E ATIJ SISTEMI KUR PROVONIM TE KEQIAT E TIJ.KETU NUK KA VEND QE CDO GJE TE KEQE JA VESHIM VETEM ENVER HOXHES DHE TE MIRAT NUK I PERMENDIM OSE I INJOROJME DUKE GLORIFIKUAR TE KEQIAT DUKE BERTITUR SI NJERES NE PYLL VETM PER TE KEQIA KUR DIHET QE NE PYLL JEHONA E BERTITJES NUK TREMB KERKEND PERVEC VETVEHTES.ANALIZA E ARITJEVE TE SHQIPTARVE DHE DOBESIVE TE TYRE DUHEN PARE NE KETA 100 VJET NGA KEND VESHTRIMI VETEM I ORGANIZIMIT TE TYRE KOLEKTIV DHE NGA IDEOLOGJIA QE NA KA UDHEHEQUR NE KETO 100 VJET DHE JO SIC BEJNE SHMIDI DHE NDONJE TJETER STUDIUS I HUSJ APO I BRENDSHEM SI FEVZIU VETEM TE PRIRE NGA IDEOLOGJIA POLITEIKE PARTIAKE QE DASHUROJNE.TE GJYKOSH SI HISTORIAN I VETETE DUHET TE KESH PARASYSH JO ATE QE TE KERKON MOMENTI DHE NGA TE ANON KANDARI POR TE GJITHE FAKTORET.KJO KERKON PUNE NGA GRUPE STUDIUSISH TE PAANSHEM.
Eshte fatkeqesi qe nje i huaj stersternip i Bismarkut, analizon shkaqet e mbrapambetjes shqiptare. Keta dhe ne menyre te vecante ^ pleqte e fuqive te medha(6) kane qene fatkeqsia e shqiptarise. Keta vune dore qe te pakten 44 vjet te atij shekulli, Shqiperia fitoi pamvarsine, por pa sovranitet e plotfuqishmeri per unitetin e vendit dhe percaktimin e sistemit dhe te rrugeve te zhvillimit. Keta jane hienat evropiane qe firmosen te shkulin nga nje goje mishi ujqerit agresiv qe prisnin cdo dite. Ne, asnjehere nga viti 1900-1944, nuk kemi pase shtet, as program e plane ndertimi, ikte nje pushtues dhe vinte tjetri, pra kemi qene nje nje recke tregu demode. A u bene pershtypje zoterinje komentues se pengesa e brendshme kane qene, feudalet, bajraktaret dhe kleriket sipas feve te tyre. Si nuk i del emri asnje nga keto shushunja ne listen e firmetarve te Pamvarsise? Ku jane ata te Mirdites(markagjonajt), te Dibres(kaloshet), Te Kukesit(bajraktari), te Shkodres(bushatllinjet) dhe krahina te tjera. Keto sipas zakonit dhe perkrahjes nga jashte per te sunduar me mire, kane qene fatkeqesia e Shqiperise. Te gjithe kane qene te lidhur me te huajt, Turqine, Italine, Patriarkanen, Serbine. Asnje nuk mendonte per nje qeverisje qendrore, vetem te ndare si dhi te krymbura, tundu e shkundu, ngatrro e vritu ne mes tyre, si mezja me e mire per te hyre e sunduar i huaj! Nje mbret i vetshpallur, fshatare nga Mati, mburren se beri shtet, kur per 44 vjet nuk u degjue per mire asnje qeverisje dhe ne cfare gjendje e lane Shqiperine! Shtet qe te bente te ecish ne tel dhe sovranitet e zot shtepia ka pase vetem nje here, dhe ky ka qene shteti komunist, me shume ma te mira dhe me te keqiat e tij. U be nje revolucion i vertete ne ekonomi, politike, shkollim, ne fillozofine e paster te jeteses, ne kulture, art, ne mbrojtjen e vendit dhe sigurimin e qetsise publike! Rajmondi e shtron drejt problemin, nuk u nda mire fitimi kombetare dhe duke mos ruajtur raportet drejt ne mes konsumatorve dhe ndertimit e zhvillimit dhe gafat dhe sabotimet me dashje ne ekonomi, u krijuan veshtersi ekonomike deri dhe te fillimi me tollona furnizimi. Une them se shtetzimi i tejskajshem dhe sabotimi me dashje per t’u dorzuar ne burimet e furnizimit te popullit, bene ate qe ta urrenin ate sistem qe ne fillim e perkrahen dhe e ndihmuan te konsoludohej! Ekonomia parsore e jetes, u paralizue. Perse nuk flet asnje fjale Nexhmie Hoxha per kete?: Perse nuk e analizuan gjendjen e vertete, por shtuan masat represive? Nexhmia e tregon si barcolete kerkesen e femijes per qumesht ne fshat! Por jam i bindur se ajo nuk e njihte gjendjen e furnizimit te popullit dhe mendonte se ato po hane komunizminh si e hante ajo ne te vertete! Pse nuk na thote, cilat ishin perpjekjet e saje dhe perse nuk u ndalue me udheheqesin, apo kishte frike se perfundonte te Liri Belishova! Pse ta thote tani zonja qe ja se si na la Enveri me kete shtepi dhe recka? Perse nuk ja tha atehere kur populli shkruente letra zonjes ne KQPPSH? Kjo duhej te ishte largpamsia e dibranes dhe jo sot kur jam i sigurt se thote me vehte se perse nuk qendrova me ballistat, por u lidha me N. Clirimtaren. Perse nuk e bisedoi me te shoqin se ai sitem nuk po ecte dhe te behej te pakten revizionimi i ekonomise se gabuar socialiste? Si mund te kishe nje vend te fort, shtet te konsoliduar me nje ekonomi, ku populli s’kishte mallra ne treg, i mungonin ma te domosdoshmet e jeteses dhe as e lejonim te shkonte jashte te punesohej! Po kush do ta mbronte kete sistem, ky popull qe e shante fshehtaz cdo dite?
Nji analize shume e sakte, edhe pse e tharte per disa truethate. E ka pase thane edhe Fishta:”Tash qi u ba Shqipnia duhen ba shqiptaret”,te cilet per fat te keq te Shqipnise ende nuk jane ba. Me tregoni nji nepunes qi nuk e ka kthye zyren e shtetit “nji dyqan ” fitimprures ,prej kah i burojne te mira materiale te pameritueme?
TASH E 22 VITE MA PARE U BO KJO LLOJ GJOME
analize e sakte, ah sikur keta pseudointelektualet tane te shkruanin perdit keshtu do te ishte nje antidot i mire per kancerin qe e ka zen shoqerin shqiptare.
Meriton vleresimin e larte edhe vetem per evidentimin e njevojes se bilancit te ketij shteti 100 vjeçar. E admiroj per problematiken qe ka ofruar, harruar nga politikanet e pushtetaret aktuale, qe vrasin mendjen kush te shfaqet me shume ne ekranet e televizioneve
Berndt e ke qare komentin. Duket qe je nga ata qe merr vesh jo si keta euforiket ketu qe ma vleresojne kete cop injoranti dhe filosllavi te shitur. Cti besh qe ka rene niveli i Albanologjise dhe “ha buke” ose vjedh me mire buke edhe surrati i shmutit.
Shmiti eshte profesor historie ne universitet austriak,zotrote do jesh patjeter ndonje deshtak qe ben ndonje pune te rendomte dhe nuk e ke idene e atyre qe thua.Ke thjesht urrejtje irracionale pa e ditur as ti perse.
TERINE DHE PRAKTIKEN QE NA DHATE NE KETO 22VITE JU TE BE DHE AMERIKA JA ARRITET QELLIMIT DUKE E SHKATERRU DHE SHPARTALLU SHTETIN SHQIPETAR DHE DUKE E KTHY NE NJE SHTET SH——TE ME SKLLEVER si INDIA; BOMBEI (MUMBAI) PAKISTANI ; BANGLADESHI ; KALKUTA ; AFGANISTANI ;SI E GJITHE INDOKINA ;SI MEKSIKA (droga) DHE SI E GJITHE AFRIKA
TEORINE DHE PRAKTIKEN QE NA MESUAT NE KETO 22 VITE JU TE BE DHE AMERIKA JA ARRITET QELLIMIT DUKE E SHKATERRU DHE SHPARTALLU SHTETIN SHQIPETAR DHE DUKE E KTHY NE NJE SHTET SH——TE ME SKLLEVER si INDIA; BOMBEI (MUMBAI) PAKISTANI ; BANGLADESHI ; KALKUTA ; AFGANISTANI ;SI E GJITHE INDOKINA ;SI MEKSIKA (droga) DHE SI E GJITHE AFRIKA!
SHQIPËRIA VEZA E KOLOMBIT APO GURI I SIZIFIT ?!
Nga: Mehmet Metaj
• “Mos më lini përjetësisht në pështjellim” ka qënë amaneti i fundit i Kristofor Kolombit, (Cristoforo Colombo/Christopher Columbus, 1451-1506) dhe ky epitaf i tij ka nxitur sot studjuesit e Oxford-it dhe Harvard-it të ti deskriptojnë këtë sentence dhe po “gërmojnë” për këtë zbulues të famshëm Gjenovez të Amerikës (me mbështetjen e Ferdinand-it të II-te të Aragonës dhe Izabelës së Kastilias) origjinën e dyshuar hebreje të tij.
• Por dhe Shqiperia jonë e vogël edhe pas 60 mije vjetesh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, edhe pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvoje botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, ç’ka që endet edhe sot në pështjellim dhe katandiset me në krye një njeri si Saliu e mbire si fandi spathi e nuk shkulet nga vendi, që gjoja po rreket të festoj 100-vjetorin e shtetit shqiptare, një njeri që s’do të ishte i denjë as për drejtues i një komune të fshatrave të thellë të Tropojës, se popujt Zulu’ të Konicës kan ecur shumë perpara dhe nuk do ta pranonin në krye të tyre?!
• Dhe ja kaloi 100-vjetori i shtetit tonë pa asnjë organizim dinjitoz për të zbardhur veprën e papërsëritëshme të burrit plakë të Vlorës, Ismail bej Qemalit, për aktin madhor dhe me të lartin historik që bëri për këte vend, asnjë botim a monografi për të e për të tjerë dishepuj të tij, Luigj Gurakuqin, Dom Nikolle Kaçorrin, Hasan Prishtinën, etj, por vetëm për Ahmet Zogollin e Matit, mbretin e vetëshpallur dhe që qe mbreti më antipatik dhe më injorant në gjithë Evropën. Thuhet se ne s’kemi asnjë akademik të dëgjuar që të ketë prodhuar vepra që të jenë botuar jashtë, dhe s’ka sesi të kemi sepse dhe akademiket tanë janë bërë të tillë me katapult partiake dje dhe sot dhe janë si doktor Adhamudhi me “çantën plotë e kokën bosh”, se dhe ata janë politizuar dhe kan mbetur dy llojesh ose i produkt-byk të sistemit te kaluar ose servilë të te periudhës tranzitive ku kan marrë grada fiktive dhe ato sipas preferencave dhe servilizmave që i kan bërë më të madhit, njëshit…!”. Se sa për humor me kujtohet që vjet beri nje vizitë kryetarja e Akademisë Suedze në Akademinë tonë të shkencave, dhe kur pyeta një kolege timin Suedez prezent në atë takim se si kaluat “mirë më tha, por patëm pak vështirësi se kryetari nuk dinte anglisht, dhe përkthente me zor sekretari sajë..e këshi qyfyresh tonat”.
• Skënderbeu në kuvendin e parë që ka bërë me shqiptarët ne Kruje me 1443-shin, dhe këta duke brohoritur i janë avitur piedestalit të tij, ju drejtua atyre duke thënë ”Unë erdha për tu dhënë shtysë përpara por tani e kuptoj se ju paskeni nevojë për fre’ “ !
• Jemi ne ata që ndonëse meritonte lapidar Ismail bej Qemali e lam te ikte dhe syrgjynosej I vetem me 1913-en dhe F. S. Nolin, që kur pasi e mundën dhe e ndoqën pashallarët e bajraktarët më 1925-ën e percollën vetem një grusht njerëzish, saqë ai i mërzitur dhe i indinjuar më shumë se nga humbja duke iu drejtuar tokës shqiptare, thonë se tha ´´Skllevër, bij sklleverish ju kurrë s´keni për ta merituar lirinë´´!
• Dhe nje shekull shtet yashme ka kaluar dhe ende kjo Shqypni s´po bëhet dot se sé lënë vet Shqiptarët e pamësuar me rregull e pa asnjë vetëdije publike të arrirë. Ndoshta dhe ngaqë ky popull i shkretë me kulture baritore s’ka mësuar fare nga historia e tij. Qe ky popull që e la ne rrugë dhe e përfollen vetëm 5-vetë Nolin e humbur më 1925-ën dhe ai i pezmatuar si asnjëhere tha” Skllevër, bij-skllevërish, ju kurrë s´kini për ta merituar lirinë”. Por nga ana tjeter nga rraca jone kan dalë dhe njerëz të shquar dhe të ditur, që nga ata me emër në botë, por dhe ata që u vetmohuan për ideal dhe prosperietet por në përgjithësi këtu ka prevlauar e keqja sepse ata që dine por s´kan rrinë e bëjnë sehir.
Në këtë vend vëretet ka patur burra të mëdhenj dhe që kan bërë xheste historike që nga ai i Ismail Qemalit (që pas tij e përdhosi vendin Haxhi Qamili, siç përdhosi Sali Berisha demokracinë tone sui generis, duke kaluar nga feudalizmi ne socializëm dhe . menjëherë në demokraci/kapitalizëm) dhe deri tek mijra intelektualë dje dhe sot të flijuar për ideal. Por në përgjithesi mendoj se në këtë vend asnjëherë s´po i vihet pika mbi “i” gjërave dhe flasim e shkruajmë dhe loja-vandale vazhdon rituali apo avazi i vjetër, dhe vendi i lihet viktime e asaje mendesi qe “sa të mendohet i mënçuri budallai mbaron punë”. Dhe kjo me kujton hosanate panegjirike Solonian, glorifikimi deri në ekstazë i absolutizmit shtetëror, lindja dhe zhvillimi pakufij i fetisheve, hyjnizimi i kultit të njëshit, mistifikimi i të vërtetave historike, robotizimi i trurit intelektual përms inkuizicionit të mendimit të lirë, këto përbejnë tek ne edhe sot e gjithë ditën frymën e ritualit të vjetër të substratit gjiriz, mbi të cilin lëshojnë rrënjë dhe harlisen për bukuri të gjitha llojet e gjëmbaçeve dhe hithrave prej nga do të mund të ushqehen të gjitha segmented e turbullirave të llahtarshme shoqërore.
• Por me sa duket ky pështjellim dhe kjo tulatje e jona nuk është e rastit nga ç’na mëson historia 100-vjeçare shtetarie dhe realiteti ynë sot. Dhe këshisoj kjo Shqipëri që po ta shohësh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe në ka mbetur si ”Guri i Sizifit” që s´gjen derman e s´zë vend kurrë përsa kohë vetëdija publike dhe intelektuale të arrijë në nivelet e standartet e duhuara të kohës dhe të hedh tej Nano-Bershet he pastroj vendin nga llumrat e tranzicionit. Eshtë vërtet rrëngjethëse kur shkon e sheh në skutat okulte te historisë sonë se ideatorëve të përpjekjeve të iluminuara iu është prerë koka ose jane abandonuar në harresën e injorances së kohës ose të Ponç-Pilatë-ve që ky vend prodhon shumë. Sa koka dhe mendje të ndritura tonat janë prerë ose syrgjynosur, filluar që nga Qeveria e Haxhi Qamilit dhe deri tek kjo e Sali Berishës sot, që nga e para mu në mes të ditës u vranë qindra njerëz të ditur midis të cilëve dhe me të mirët e Mallakastres sime, Ismail Klosi dhe Hajredin Fratari, e shumë e shumë të tjerë të këtij vendi dhe që devijoi dhe karakterin tonë që ai i regjimit komunist, ku u shfarosën në masë mendjet e vyera dhe filistine të ideve si Vilson Blloshmi dhe Genc Leka dhe ato familje që kishin taban nga kasapët e Enver Hoxhes, si Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Idriz Seiti, Feçorr Shehu, Aranit Çela, apo mendje të ndritura që do ti kishte zili bota ti kishte siç po u mban disave edhe sot eshtrat, si Noli, Konica, Kuteli, Koliqi, Poradeci, Sejfulla Maleshova, Koço Tashko, Zai Fundo, Zef Mala, e shumë e shumë të tjerë .. dhe ne kohen tone te re Sali Berisha i eleminoi të vetët e numrueshëm themelues të PD-së të gjithë dhe gjeti nje infantil, Lulzim Bashën një kalama pa asnjë kontribut apo përvojë jete dhe politike dhe e katapultoi dhe kryetar bashkie te Tiranës qe po tallet me ne qe jetojme në ryeqytet…duke qeshur si ushtar-i-bindur i Saliut dhe kur flet kujton se ka para nje kopsht fëmijësh si vetja dhe jo një kryeqytet me rreth 1 milion banorë (?!) dhe asnjeri s’bëzan se tek ne sundon ende’ injoranca dhe prevalojne njerëzit ose gjysëm të mësuar ose sharlatanë që këta si kudo janë apo bëhen pa dinë e pa iman.
• Në këtë vend dhe sot e kësajë dite sundon hipokrizia dhe arroganca e injorancës – siç e quante atë Mikelanxhelo që në sh. XV-të. Ndaj foli dhe Zarathustra i Persisë thotë Niçja 3000 vjetë më parë per tu bërë dinjitoz dhe i vetëdijshëm i mjeri njeri dhe ne ende s’kemi kuptuar e zbatuar asgjë nga dija dhe përvija njerëzore se kodet dhe idetë primordiale dhe dijen hyjnore pak e njohin. Kush u kujtua të vërë pikën mbi i’ e të vlerësoj figura të tilla nga tonat të denjigruara apo lëna ende në hije që janë ende gjallë e enden të injoruar mes nesh që rendin të etur vetëm për pushtet e para dhe shtojnë numrin e sojsëzve në këtë vend të pa dinë e pa iman.
• Ç’do popull ka qeverinë që meriton’, thotë një thënie e vjetër. Dhe nuk është rastësi që pas 100 vjetesh shtet ne kemi rënë kaq poshtë sa të kemi një qeveri me në krye Sali Berishën, që flet që prej 20-vjetesh vetem broçkulla dhe ka bërë aq zullume në kete vend si ajo e ’97-ës që jo kryeministër por as qytetar i këtij vendi s’e meriton, po meriton ta shpallesh si subjekt retroaktiv të ligjit të lashtë Grek të Ostracizmit, ta dëbosh nga vendi se përdhosi gjithça, shtetarinë, drejtësinë, politikën, ekonominë, shkencën, kulturën, historinë, shtetin të tërë, administratën shtetërore dhe s’ka burrë nëne që pas tij ta sjellë më në vete këtë vend.
• Dhe shpresa e vetme sot është opozita jonë që do jetë qeverisja e nesërme që ka shansin dhe obligimin në këte zgrip PD-istësh të ndërtoj një program të qartë dhe të vërtetë ringritjeje kombetare së pari të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, të popullit të thjeshtëe i cili zvarritet që prej 100 vjetësh dhe 20 vjetësh demokraci.
• Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë. Për lëvizjen studentore të Dhjetorit dhe Partinë Demokratike, ai tha ´´Lëvizja studentore është ende para nesh si një afresk i lartë mural dhe ne nga që jemi shumë afër tij nuk e shohim dot se sa i lartë është, do të duhen vite e kohë që të shohim e kuptojmë madhështinë e sajë´´. Dhe ja pas 20 vjetesh ajo shkoi huq përfundoi nën kthetrat e Sali Berishës që s’ndin për njeri sot dhe fjalen demokraci s’e njeh se nga bie me shtëpi. Ndërsa në një miting të PD-së ne opozitë të v. 1992 Kasëm Trebeshina, duke parë sjelljen prej Ponç-Pilati të Sali Berishës i tha “ ti s’bën dot demokraci ty të ka vdekur foshnja në lindje” (në fakt ka pas dashur ti thotë e ke vdekur foshnjën në lindje-se ai vet e përdhosi fillimin dhe po shënon sot fundin e PD-së, por haraç të madh do paguaj shumë Shqipëria dhe populli shqiptar nga ky njeri primordial).
• Por me sa duket ne mbetemi viktimë e përherëshme e vetëvehtes, si gjithmonë, që durojmë kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojmë dhe bejmë zhurme kur duhet ndenjur urtë dhe rrimë suqut kur duhet thënë açik fjala për ta kuptuar mirë dhe populli se ç´po ndodh në këte vend përpara se të jetë vonë dhe jo post-mortum dhe le të dallohen pastaj ato që duhet të ´´ikin´´ ose të paktën të rrinë ´´urtë´´.
• Duhet “kërkuar” më shumë dinjitet në këtë vend, se me njerez dinjitoz bëhet pastaj kombi dhe shteti dinjitoz, dhe për ata që i thonë vetes intelektual, me shumë mendime e pjesmarrje në jetën publike dhe politike, se përndryshe do të na sundojë përjetesisht mbretëria e bufave, prevalenca e mediokërve, që kjo Shqipëri e vogël sot me krye n’hi që është si “Vezë e Kolombit” të mos mbete përjetësisht “Guri i Sizifit”.
• Se qe te kesh te drejten per tu zemeruar duhet te jesh dinjotoz dhe parimor dhe ne krye te kesh njerez nga ky brum e me skrupuj dhe jo monstra e bastarde qe vjedhin perdite dhe nga kemishe-grisur ne vitet ’90 na jane bere super-milionere dhe ne i quajme politikane dhe presim nga nje popull qe 70 % vjen nga fshati qe te na jete si popujt qe dine “te zemerohen”, kjo dite tek ne me sa duket s’ka per te ardhur kurre !!!!!!!!
O Oliver – po ne vend qe te lidheshim me vendin tend dhe evropen katolike u lidhem me turqit. Kjo eshte fatkeqesia.
E kupton qe keto islamiket ketu therin fatorinot. Merren me fatorinot o Oliver.
Tiku,nuk u lidhem ne me turqit!Turqia na pushtoi dhe sundoi,sepse Evropes nuk ja ndjeu per ne ! ?