Leter publike: Ja si e trajton “ushtria shqiptare e NATO”-s, nje oficer te saj!

2 Dhjetor 2012, 20:23Blog TEMA

Perikli KOLIÇI

Po bej public shqetesimin tim së pari, sepse besoj që situata paraqet interes për opinionin publik në përgjithësi dhe FA në veçanti, por edhe për NATO-n dhe aleatët tanë.
Së dyti, sepse për gjithë kohën e shërbimit aktiv në FA kam luftuar për të mbështetur, motivuar, mbrojtur dhe promovuar të drejtën, vlerat, kontributin, përkushtimin dhe njerëzit që i kanë mëshiruar ato, prandaj besoj se kam të drejtën, por edhe detyrimin moral ta bëj edhe nga jashtë FA.
Së treti, sepse për rreth tre vjet, i kam ezuruar dy rrugët institucionale: atë gjyqësore, të cilën e kam fituar, por Ministri i Mbrojtjes nuk i njeh dhe nuk i zbaton vendimet e gjykatave; dhe atë administrative duke ju dërguar rreth 10 letra të gjithë autoriteteve dhe strukturave përgjegjëse shtetërore, por jo vetëm nuk pati asnjë zgjidhje apo përgjigje, por pati një thellim të shkeljeve të paprecedenta ligjore, kështu që duke mos patur më asnjë institucion të cilit t’i drejtohem, por edhe për shkak të humbjes së besimit, aktualisht më ngelet vetëm publiku dhe shprehja publike.
Së katërti, sepse, i nxitur edhe nga iniciativa e Ambasadës Amerikane “Act Now”, e ndjej detyrim kontributin në ndalimin e zhvillimeve të tilla negative, që demotivojnë personelin e ndershëm dhe të përkushtuar të FA, dëmtojnë dhë kërcënojnë kohezionin e FA.

Unë jam i gatshëm ta nxjerr të gjithë dosjen e shërbimit dhe aktivitetit tim në FA publikisht, në dritë të diellit. Pavarësisht se etikisht deklarimi i mësipërm duket jo modest, gje që vjen në kundërshtim me natyrën dhe karakterin tim, por po më diktohet nga kjo situatë e krijuar jo prej meje. Megjithatë, ai është i mbështetur në fakte të dokumentuara ligjërisht, të vlerësimeve të bëra nga eprorët e mi dhe në vlerësime e rekomandime të autoriteteve të strukturave të NATO-s dhe/ose të vendeve anëtare të saj, disa prej të cilave dëshiroj të t’jua bëj të njohura më poshtë.

Në vlerësimet e eproreve të mi, që e kanë detyrim dhe përgjegjesi ligjore bërjen e tij, shkruhet: “Eshtë nga oficerët e talentuar të FA. Me përvojë planizuese të padiskutueshme, punon me përkushtim maksimal. Nuk janë vlerësuar si duhet aftësitë e tij. Është nga oficerët model të FA. I padiskutueshëm në fushën e planifikimit. Është vlerë për FA”, ndërsa në një vlerësim të mëvonshëm shkruhet: “Kolonel Perikli Koliçi…ka shfaqur cilësitë më të mira të ushtarakut profesionist…Ka shfaqur në praktikë vlera të larta të drejtimit me mision. Ka aftësi shumë të mira për të bërë detyra drejtuese në nivele më të larta. Duhet të promovohet për në nivele më të larta. Premton dhe garanton për integritet të figurës dhe për cilësi të larta të komandim-drejtimit….Gëzon respektin e eprorëve, kolegëve dhe të vartësve”.

Në vlerësimin dhe rekomandimin e Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, thuhet: “Një oficer i ndërgjegjshëm dhe shumë punëtor…Ai do të ishte shumë i përshtatshëm për pozicione në ambiente shumëkombëshe”. Në vlerësimin dhe rekomandimin e Kolegjit të Sigurisë Kombëtare të Kanadasë thuhet: “Kolonel Koliçi ka aftësitë dhe vullnetin për të përparuar në grada dhe përgjegjësi të niveleve më të larta. Ai do të jetë një aset i madh/i shkëlqyer për Shqipërinë në një spektër të gjerë detyrash të nivelit strategjik me karakter gjithëpërfshirës të funksioneve shtetërore”. Ndërsa në një rekomandim të një përfaqsuesi të Kompanisë Amerikane SAIC për Kolegjin e Sigurisë Kombëtare të Kanadasë thuhet: “Si anëtar i Ekipit SAIC, i kontraktuar nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA për të ndihmuar në transformimin dhe Reformën e Mbrojtjes në Shqipëri, unë kam punuar me Kolonel Koliçin për më shumë se pesë vjetë (2002-2007). Gjatë kësaj kohe ne punuam ngushtësisht sëbashku në një ekip të integruar, i përbërë nga SAIC dhe personeli kryesor i FA Shqipëtare, të ngarkuar me përgjegjësinë e transformimit të FA Shqipëtare në një forcë kompatibile me ato të NATO-s. Fusha e punës tonë përfshinte të gjitha drejtimet dhe aspektet e aktivitetit ushtarak. Njohuritë dhe kontributi i tij kanë qenë përcaktues në sukseset tona të përbashkëta, veçanërisht në çështjet e planifikimit strategjik, zhvillimit të forcës/strukturës, planifikimin e forcës dhe të burimeve të mbrojtjes, duke kontribuar thelbësisht në një antarësim të pritshëm të Shqipërisë në NATO. … Perikliu është extremisht i ndershëm, i sinqertë, i kthjellët/i qartë dhe i drejtpërdrjtë. Integriteti i tij është i padiskutueshëm. Unë kam qenë dëshmimëtar i shumë rasteve ku rekomandimet/këshillat e tij për autoritetet kryesore kanë qenë absolutisht të drejta dhe të sakta, por jo shumë të pranuara për arsye se ishin në kundërshtim me metodat e vjetëruara të punës ose sepse kërkohej marrja e vendimeve të vështira dhe këto raste e kanë vendosur shpesh herë në rrezik karierën e tij. Ai është shumë punëtor, i motivuar dhe i disiplinuar, ekstremisht profesionist, korrekt dhe i përpiktë në çdo moment dhe vazhdimisht në punën e tij; ai i kryen të gjitha detyrat me një energji dhe përkushtim të madh”. Sikurse mund ta vini re Zoti President, ka një përputhje të madhe në vlerësimet për punën time nga njerëz kaq të ndryshëm! Por ja që asnjeri prej tyre nuk është në akord me Ministrin tim të Mbrojtjes dhe të gjithë bashkë janë në disakord të plotë me të !

Analiza e gjithë zhvillimeve të kësaj situate problematike më jep të drejtën dhe bindjen e plotë të konkludoj se veprimi i Ministrit të Mbrojtjes është një politikë plotësisht e vetëdijshme, por e rrezikëshme e “privatizimit” të personelit të FA, sipas parimit “Ky është i yni, është pronë me interes, privatizojeni! Ky nuk bën-në ankand !”.
Sikurse jam shprehur në letrat e mëparshme, rasti im nuk është më individual. Ai është i njohur në FA që në vitin 2009 dhe kohët e fundit është bërë edhe publik nëpërmjet medias, por absolutisht jashtë dijenisë dhe vullnetit tim. Megjithatë, nuk është vetëm kjo arsyeja që nuk është individual. Janë me dhjetra, dhe shpejt do të bëhen qindra ushtarakë që janë në procese gjyqësore me Ministrinë e Mbrojtjes për padrejtësi në emërime, gradime, shpërblime, largime nga FA, etj. Nëpërmjet rastit tim dhe të tjerëve të ngjajshëm me të, Ministri i Mbrojtjes i jep FA mesazhin se ushtarakët e ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, të ndershëm dhe të pastër, me vlera dhe integritet, punëtorë dhe të përkushtuar, të arsimuar dhe profesionistë nuk kanë perspektivë të përparojnë në karierë dhe në gradë, nuk do të motivohen për kontributin e tyre ndaj FA dhe vendit-shkurt: nuk kanë vënd dhe të ardhme në FA! Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, për ironi, deklaron publikisht se ACT e NATO-s ka vlerësuar veçanërisht progresin e bërë në menaxhimin e personelit ! Sinqerisht, unë mendoj se Ministri i Mbrojtjes do të tregonte dinjitet shëmbullor po qe se do të jepte dorheqjen !

Në përfundim të kësaj letre të hapur, kërkoj:

1. Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërhyrjen dhe ndikimin e autoritetit Tuaj për sigurimin e zbatimit të drejtësisë dhe ligjit, duke mundësuar ekzekutimin e Vendimit Nr.723, dt.29.03.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, pra dërgimin nga ana e Ministrit të Mbrojtjes tek Presidenti i Republikës të propozimit për gradimin tim në gradën përkatëse.
2. Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të FA të RSH, ushtrimin e autoritetit dhe pushtetit Tuaj, të bazuar në Ligjin Nr.8671, dt.26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të FA të RSH” për zbatimin e politikave ligjore dhe standarteve të NATO-s në menaxhimin (trajtimin, përdorimin, motivimin dhe promovimin) e personelit të FA të RSH.
3. Të gjithë autoriteteve dhe organizmave të tjera shtetërore, të cilëve ju është drejtuar për dijeni kjo letër, unë i bëj apel ta konsiderojnë atë dhe shqetësimin që paraqitet në të, aspak si një çështje personale dhe individuale e të izoluar, por si një mesazh dhe paralajmërim i hapur dhe serioz për situata problematike që janë prezente në “thembrën e Akilit” të kohezionit të FA, sikurse është trajtimi, menaxhimi dhe motivimi ligjor, i ndershëm dhe sipas standarteve të NATO-s të personelit të FA.
4. Megjithse fatkeqësisht deri tani, për një periudhë prej tre vjetësh, kam përjetuar një eksperiencë të hidhur, të pabesueshme, të paprecedentë dhe të pakonceptueshme për mua, ku asnjë nga autoritetet dhe strukturat/organizmat shtetërore të adresuara nuk i përgjigjen, qoftë edhe me një rresht, një shqetësimi të një qytetari të vendit të tyre, ndërsa nga informacionet mediatike mësoj që një autoritet i huaj, sikurse është Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen, i përgjigjet letrës së një qytetari shqiptar brenda një muaji, unë përsëri do të doja të besoja për një konsiderim dhe përgjigje për këtë shqetësim dhe kërkesë timen.

Unë do të dëshiroja të vazhdoja të besoja për një zgjidhje institucionale të problemit, por në rast të kundërt, nuk do të hezitoj për asnjë sekondë, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye, ta bëj publike këtë problematikë, por jo vetëm, brënda dhe jashtë vendit, në organizma të Aleancës dhe aleatëve. Unë do të luftoj pa mëshirë dhe pa kompromis kundër çdo padrejtësie dhe denigrimi që cënojnë FA dhe sigurinë kombëtare.

28 komente në “Leter publike: Ja si e trajton “ushtria shqiptare e NATO”-s, nje oficer te saj!”

  1. kapural Peligrini says:

    Nuk ka interes populli jone per ushtrine sepse ushtaraket jane thjesht parazite qe marrin rrogen qyl,ne kohen e Enverit ishit me mijra oficere dhe hengret per 50 vjet pa bere as nje lufte hahaaa,dhe tani eshte nato, dhe ne si popull vasal qe jemi vetem per ushtare mercenare jemi komandantet do jene american gjerman etj,prandaj mos kerko qiqra ne hell,me sa kam lexuar nga shtypi aty ka nja 10 gjenerale hahaa ju doni te beheni te gjithe gjenerale !!

    1. dymi says:

      Ti o kapural… qenke nje koqe gomari.Si mund te shkruaj njeriu,pa u skuqur fare,idiotsira te tilla,sidomos per nje oficer qe shteti,edhe ti o qenie me qeliza gomari, ka harxhuar qimet e kokes per ta shkolluar e pergatitur.A di te lexosh,struktura te rendesishme te NATO-s e te aleateve e kane vleresuar.

  2. mehmet says:

    Ne njohjen time jane te gjitha te verteta.Nje nga ushtaraket me model, qe do te ishte nder dhe krenari te radhitej ne majen e elites ushtarake.

    Presidenti i Republikes se Shqiperise ne cilesine e Komandntit te Pergjithshem perballe ketij rasti(i cili nuk eshte i vetem) eshte ne prove per te treguar qe eshte Komandnt, ndryshe ne ushtaraket jemi jetim me baba gjalle. Perball ketij rasti Komandnti i Pergjithshem duhet qe pa hezitim tja vendos vete ,publikisht yjet e Gjeneralit ketij ushtaraku te talentuar dhe te respektuar nga gjithe opinioni ushtarak por edhe me gjere.Dhe kam bindjen qe Ai do ta bej edhe per personalitetin ,integritetin e tij dhe si politikan shume i ekujlibruar. Eshte nje mesazh sh. i mire qe do tju jepte ushtarakeve shqiptar.

    1. demontim says:

      Doja te korrigjoja thenien tuaj;- “Jetim me baba gjalle”.
      Mendoj se ti o zoti ushtarak, je jetim edhe me nje baba gjysmak.

  3. pelivan says:

    Cudi me ca si keta peligrinet! Flasin vet dhe vet zen’e qeshin… Nejse, i nderuar Perikli,Ju e meritoni te jeni neser M.i mbrojtjes dhe jo ky qyqari, qe s’ka shkelqyer edhe si aktor… Por,(Te mos i’a hame hakun)shkelqeu ne 97.en kur i’u sul saliut me tank! Gjithesesi,mos i vini faj,sepse ai dhe nishanlliu vetem firmosin ate qe u vihet perpara,ne te kunderten u thyejne dhembet horrat,qe ende s’po hasin ne hundlesh… Tani per tani them t’i neshtrohesh fatit, se jo shume larg,drejtesia e popullit do vi si nje dhe nje qe bejne dy!

  4. ARBEN says:

    Kapural sic ke mendjen ke dhe nick name. Perpara se te komentosh njihu me problemin qe trajtohet. Oficeret nuk jane parazite, por shtresa me e ndershme dhe e perkushtuar e shoqerise shqiptare. Une kam pasur nderin ta njoh zoterine dhe ruaj rrespektin me te thelle per figuren e tij. Eshte ne plot kuptimin e fjales njeri me integritet profesional dhe moral. Njerez si ai jane te pakte ne ushtrine shqiptare, te pakte per nga niveli intelektual, profesional dhe qe gezon rrespektin e te gjithe atyre qe kane pasur nderin te punojne me te. Keto qe po them i them me bindje te plote dhe kete pershtyple qe kam une per te jam i bindur qe e ka gjithsecili qe ka qene bashkpuntor i tij. Nese kerkon cilesite me te mira te nje individi, do ti gjeni ne figuren e Kolonel Koliqit. Nuk dua te komentoj nese ka apo jo te drejte per ato qe thote, sepse te drejten dhe i drejti eshte veshtire te gjendet dhe te promovohet ne nje shoqeri qe po humb cdo dite e me teper vlerat e saj.

  5. shumkomshi says:

    Me vjen keq per ty o Pero, dhe me duket sikur po shikoj filmin “I fundit i Mohikaneve”.
    Doja te jepja nje keshille miku : – Mos ja hidh xhevahiret qenve. Po shko e antarsohu tek PS.

  6. feniks says:

    I nderuari fatkeq ushtarak Perikli Kolici!
    Tani,qe te ra ne koke padrejtesia e KLIKES ANTI SHQIPTARE te Sali Berishes,fillove te na tregosh CV-ne tende!!!
    Ne ish ushtaraket e dale ne reforme,qe nga 1993-shi e ne vazhdim,kemi 20 vjet,qe marrim vetem nje LEMOSHE,pra as 30% te trajtimit financiar,qe duhej te merrnim me STATUSIN E USHTARAKUT,por Sali Berisha dhe Fatos Nano kane sajuar VKM-ra dhe udhezime te brendeshme per te na keqtrajtuar sipas parimit FASHIST:
    “BOLL KANE NGRENE KETA USAHTARAKET,TANI TE VUAJNE CA!!!
    Ti,Perikli nuk ke degjuar,besoj se mijra koleget e tu po bredhin e raskapiten neper gjykata me vite te tera per te marre DEMSHPERBLIMIN TONE dhe shteti FASHIST I BERISHES,ben sikur nuk sheh e as degjon!!!
    Bile edhe GJYQTARET gjykojne sipas parimit se “NE NUK DO LUFTOJME SHTETIN PSE JU DONI MILIONA LEKE PER TE MARRE”!~!!
    Pra indirekt e pohojne se shteti FASHIST na ka mohuar MILIONA nga e DREJTA JONE,nderkohe,qe akuzojne DREJTESINE KOMUNISTE se vepronte sipas URDHERAVE TE PARTISE NE PUSHTET!!!
    – CUDITERISHT, NE ISH USHTARAKEVE AS OPOZITA NUK NA KA NDIHMUAR,PRA KEMI NGELUR JETIME,sepse votat tona i duan,por te DREJTAT TONA NA I LENE T’I ZGJIDHIM VETE!!
    SIC E SHEH,O PERIKLI KA ME HALLEXHINJ SE TY,ndaj dil me ne dhe shit banane,se mjaft punove per USHTRINE FANTAZEM TE SALI BERISHES!!!!
    NATO NUKI NA KA NE REFENE!!!
    NATO DO VETEM CA MILIONA EURO A DOLLARE DHE MISH PER TOP ME USHTARE!!!

  7. artiles says:

    Keq me vjen Pero vellai, se keshtu i ka ndoshur edhe babait tim para nja 12 vjetesh. Ishte pas 97 atehere e me te thatin u dogj dhe i njomi. Im ate thote qe fajin s’na e kane politikanen, por ne ushtaraket qe u lepihemi ministrit te radhes kush e kush me shume.

    E kjo+paraja, kane vite qe jane kritere te gradimit; Nuk eshte me puna, qe ti Pero je mesuar ta besh me nder dhe me pasjon.

  8. Devolliu says:

    Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë; Salih kriminelin a sakat Bujarë…

  9. aleksandri i madh says:

    O Pero!
    Po ku kemi ushtri ne o tu mbyllte e mendjes?
    Pse vertet mendon se ne jemi ne NATO?
    Sa aeroplane kemi ne o Pero?
    Sa tanke kemi ne o Pero?
    Sa helikoptere kemi ne o Pero?
    Sa anije lufte kemi ne o Pero?
    E degjove se ca tha ministri o Pero? Qellimi i ushtrise tone eshte puna me lopata dhe ndihma ne raste emergjencash.Thua se po fliste per zjarrfikset.
    Po ku kemi ministri ne o Pero?
    Po ku kemi minister ne o Pero?
    Pero! ja ke futur kot plako. Hajt shendet.

  10. artan says:

    a dyshim eshte nje nga ushtaraket e mire qe ka patur MM. E kam njohur kur punoja ne MM. Respekt.

  11. Qitesi says:

    Modeli i shkelqyer i Ushtarakut te karrieres,turp per ata qe flasin si puna e kapuralit idiot…eshte nje nga vlerat e Ushtrise dhenia e Grades Gjeneral per te ishte me e pakta…te vjen turp te shikosh ne detyra te tilla te larta si ajo e Xhemal Gjumcit dhe perikli Koliqi ne rezerv..??? Diferenca ne CV eshte extremisht e dallueshme.Ah mor zoti Perikli megjithse nuk njihemi personalisht.une te vleresoj dhe besoj per gjithshka shkruan me kurajo…por Imami dhe PD duan tjeter soj..duan militante dhe vetem militante..si islamiku xhemal skrapi.Kam besimse do rikthehesh me dinjitet..se shpejti sa te shporet shpura anadollake dhe familjaro-krahinore ne pushtet.Respekte per ju..une gjendjen tuaj e kam perjetuar vete..ndaj dhe te besoj MM eshte mbushur teresisht me njerez nga dy-tre krahina..Ushtria jone nuk e ka ne koncept me integritetin moral-profesional etj..ajo nuk eshte me Nacionale..histori e gjate…

    1. xhoni says:

      Per cfare ushtrie flasin keta karagjoze,qe nga Perikliu i shkrete???
      Na mburren me GRADAT,ME FJALET E MEDHA,ME LLOGJET E TE HUAJVE,etj,kur ne nuk kemi ushtri fare!!!
      Per cfare duhen keta lloj oficeresh,kur nuk ke ushtri???
      TEMA ME E LARTE E DIPLLOMIMIT TE TYRE ESHTE:
      PASTRIMI I PLEHRAVE TE QYTETIT!!!

  12. shokuUSA says:

    O mut kapural Zhduku do vleresosh ti ushtrine shqiptare dhe njerez si koloneli. ti nuk mund tia permendesh dot as emerin atij me gojen tende te qelbur ushtria eshte vlera me e madhe e ketij kombi dhe ai eshte nje nga vlerat e verteta dhe te rralla te ushtrise . Zhduku qelbesire

  13. kapural Peligrini says:

    haha!! une jam qytetar i thjeshte dhe i shikoj gjerat ne menyre praktike,ne nuk kemi nevoje fare per ministri mbrojtje sepse nuk na sulmon njeri,po ariti ndonjehere qe te na sulmoje ndonje super fuqi,ne sido qe te jete nuk i bejme dot balle,ashtusikur nuk i beri dot balle sadami apo kadafi qe ishin 100 here me te forte se ne,tani ky Pero mund te jete djal i mire dhe oficer i zoti por problemi qendron se neve nuk na duhen dhe aq shume kolonela apo gjenerale sepse do katandisemi te kemi me shume gjenerale se sa ushtare,per mua si popull le te jete Pero gjeneral sme prish asgje po jo te jene 10 gjenerale se pastaj kthehen ne qylaxhinj parazite.

  14. etleva says:

    une jam grua e nje ushtaraku qe sherbeu ne detyre 30 vjet , sot fatkeqesisht nuk jeton dhe la jetime dy femije dhe gruan te semur me nje kancer ne gjoks qe asnje dere per te kerkuar qofte nje perkrahje per kushtet qe ishte kjo familje nuk ishte e hapur por edhe perfitimet qe lindin per ushtaraket nga statusi i ushtarakut perfshin vetem te gjallet , ata qe kane vdekur dhe kane lene femije te parritur nuk pefitojne asnje gje sepse edhe statusin e bene te gjallet per interesa te tyre.
    edhe kompesimin si ushtarak per femijet e hoqen pa ju dridhur dora se me cfare do te riten keta femije, me pak fjale ky eshte shteti do ti bejme sehir se nuk kemi force ta ndryshojme

  15. DuaPune says:

    Kolonel, kur do ta kuptoni qe per qeverine e Bajlozit gjithcka behet per para? Mendo, dhe pajtohu me faktin qe njerezit e mire/punetore/te drejte nuk vleresohen nga askush.

  16. alqi says:

    te nderuar miq komentues, zoti officer pero. merrni fryme dhe qetesohuni, pasi te diskutosh per nje officer, eshte krenari dhe kombetarizem. ju qe nuk keni njohuri per ushtaraket, mundohuni te rrini urte, se faji juaj qe sja keni idene TE QENIT OFFICER. iua them me kopetence profesionale dhe kushdo mund ta vertetoje se ne shtetet modern(te pakten ketu ne florida) kur nje officer apo ushtar vjen per café, fjalia e pare e njerezve qe rrethojne eshte: ju faleminderit per sherbimin qe I beni kombit”dhe pastaj merret porosia . jua thashe kete jo per te shitur mend se ku jetoj une, por sa respect duhet te kemi ne per ushtaraket…. zoti pero, ju pershendes dhe mos harro se zoti mendon me shume per te ardhmen se sa te shkuaren. me respect nga Florida,

  17. beso says:

    I nderuar Perikli.Mund te kesh te drejten e gjithe botes dhe mire ben,megjithese ke shkruar nje leter si ato ankesat e kohes se Qepes.Aman ate CV e kanadezeve mos na e trego se nuk eshte ajo qe te ben me vlere.Mos ta zgjas kot se do jesh aq minimalist ta kuptosh perse,se pune ushtaresh eshte kjo,nuk eshte fjala per shpikesa.Une jam ish oficer qe me nxorren ne rezerve pa grisur akoma kepucet e para e po si une mijera oficere te tjere.Po nuk qahemi kaq publikisht mor burre i dheut

  18. KFB says:

    Psh Kolonel Perikli, te uroj gjithe te mirat dhe deshiroj sa me shpejt qe ceshtja jote te zgjidhet, duro edhe 6 muaj te keqen vellai se do zhduken keto felliqesira qe e kane mbuluar Forcat e Armatosura. Ti je modeli i ushtarakut qe duhet te kete Shqiperia , sepse une te njoh shume mire dhe e di se c’vlera keni, te uroj me gjithe zemer Pero vllai gjithe te mirat dhe suksese ne jete dhe duro dhe 6 muaj se do zgjidhet gjithcka. Respekte !

  19. tekniku says:

    Eshte faji i ish ushtarakeve qe e lane punen pergjysem ne 1997 dhe nuk e degjuan fjalen e Arben Imamit ne ate kohe.Tani eshte po ky Imam qe vret e pret dhe shet mend per nje mender ushtri me nje helikopter dhe nje varke te bere nga danezet ne Pasha Liman.Personin ne fjale nuk e njoh se une jam nje ish ushtarak i vjeter i aviacionit,por gjeneratat mbas nesh kurre nuk u treguan dinjitoze per te drejtat e tyre ne baze te statusit te ushtrakut.Te ishte per pensionin qesharak te 27 vjetev ne ushtri po te jetoja ne Shqiperi do te kisha vdekur urie.Lavd atdheut tim te dyte Amerikes qe ne fund te fundit do te me japi nje pension sa rroga e ministrave shqiptare.Lanet pensionin qesharak te Saliut dhe Fatos Nanos.

  20. Shqipetari says:

    Epo ju rrofte ajo shkolle qe keni bere or USHTARAKE,po ju nuk ju vjen turp tju perdhosi nje Nanno apo nje Berishe? apo nje pseudogjeneral Imam Bajdllia?po kaq te pa zote jeni,apo jeni te tere si Feniks,qe shet banane e na e tregon me trimeri se kush e di se cpo ben,o pika qe sju bie,po he pra meqe beheni shumice mblidhuni e bashkohuni e ruani votat ne kutite e votimit se e drejta juaj eshte aty,lueni bythen e jo me gam game para compjuterit.Ti zotni Kolonel mund te kesh te drejte per aq sa po lexojme,por mos harro je USHTARAK e jo,aktor minister,thellohu e te tjerat vine nga mbrapa.

  21. halil says:

    z.perikli, me vjen keq por duhet te kishit folur me pare per te tjeret qe jane ndershkuar si ti e me keq.

  22. Beso says:

    Ik o kolpic na ler rehat.

  23. shqiptari says:

    Percilin do kometues,qe fyhen Indenjitetein e nje ushtaraku te shkolluar.Nuk eshte gje tjeter.Vetem nje mbeturine e vetes dhe e Familjes ku ben pjese.Fatekeqesi,por dhe juve ju duheni ! shoqerise te sotme.Qe te kalojme kohen dhe te dime qe kemi dhe te tille.Flm.

  24. Erioni says:

    Perikliu eshte modeli i ushtarakut shqiptar qe ka punuar nje jete te tere per institucionet e shtetit. Kush e njeh Peron ja di vlerat. Sot shteti e hedh ne rruge me mosmirenjohje. Turp 100 here!

  25. dardani uck says:

    o njerz po gjynah oshte me ju thon ju njerz se nuk i perngjani njerzve po qitsha ushtria e shqiperis po duket si ushtri e jo ne kohen e nanos e milos e dreqit kta shkije a qa jon me at uniformen si qobana nuk u dishin se qka jon me flok te pa prera me morrea e me ni kallashnikob kinez qe nuk shkrepke ma shum se 20 fishek po rrnofte sali berisha rrnofte populli shqiptare e rrnofshin patriotet shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje