100- vjetori i Pavarësisë bëri jehonë anembanë vendit, anembanë botës kudo ku ka shqiptarë, por në Vlorën e Flamurit, në Vlorën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, në Vlorën e historisë, ai shkëlqeu me gjithë madhështinë e tij! Erdhi kjo ditë e kombit dhe me të drejtë kënduam e kërcyem deri vonë me gëzimin e ligjshëm të nderimit për burrat e kombit që lindën shtetin e parë shqiptar. Daullet dhe kënga labe mbushën zemrat e vlonjatëve që mikpritën bashkëkombasit nga gjithë trevat shqipfolëse. Sa bukur! Unë isha pjesë e këtij ngazëllimi për herë të parë në shekullin e parë të shtetit tonë çalaman, u ndjeva me fat dhe krenare për veten dhe vendin tim, për gjuhën e nënës dhe për flamurin që valëvitet ende në dritare.
Vlora nderoi kombin! Vlora ishte kryeqyteti i asaj dite të madhe! Kryetari i Bashkisë, z.Gjika, në 28 Nëntorin e 100-vjetorit të Pavarësisë u bë “Kryeministri” që nderoi burrat e historisë, shqiptarët e mirëseardhur në Vlorë dhe politikanët brenda dhe jashtë vendit. Vlora hapi zemrën dhe i tregoi botës solidaritetin, mikpritjen dhe bujarinë, vlera për të cilat dhe Europa e qytetëruar ka nevojë t’i shohë. Të gjitha nën dashurinë për kombin e përbashkët të shqiptarëve, këtu nga Vlora e 100- vjetorit të Pavarësisë!
Harruam për shumë ditë të përditshmen, festa kaloi dhe shekulli i ri sapo ka nisur me hallet e shekullit të vjetër… Dëgjova se Kryeministri i tortës dhe i qengjave, kryeministri im dhe yni, edhe pse nuk e kam votuar kurrë, por e kam njohur si të tillë, do të vijë në Vlorë për një “mbledhje qeverie”në ditën kur dhe burri i shtetit, plaku i urtë dhe i mençur Ismail Qemali mblodhi Qeverinë e Shtetit të parë shqiptar. Kjo nismë do t’i kishte hije në nderim të përvjetorit jubilar kohë më parë, duke kthyer sytë nga Vlora e Ismail Qemalit dhe trimave mendjehapur që firmosën themelimin e Shtetit në 1912- ën. Do të ishte i mirëpritur, po të mos ia vinte thikën në fyt bashkisë së Vlorës me borxhet e CEZ-it e jo më të jepte fonde ekstra, pikërisht në ditën kur ajo mendonte për festimet e 100-vjetorit. Do të ishte i mirëpritur po të përfillte protokollin e Shtetit të sotëm që për fatin tonë të keq ai përfaqëson. Do të ishte i mirëpritur përkrah kryetarit Gjika për t’i uruar së bashku mirëseardhjen Isa Boletinit e Ismail Qemalit në monumentet e tyre në Sheshin e Pavarësisë. Do ishte i mirëpritur nëse nuk do ikte hajdutçe duke fyer drekën e shtruar me ligj e zakon edhe për nder të tij… Do ishte i mirëpritur nëse përballë patriotizmit të njerëzve të thjeshtë e me njëmijë e një halle, ai nuk do kujtonte shijen e mishit të pjekur që pensionistët as që e blejnë dot… Asistenca qesharake apo miliona të papunë që i vënë në gjumë fëmijët edhe pa darkë. Po, zoti Kryeministër! Në Shqipërinë e shtetit të 100 ti nuk munde të zbresësh nga luksi i jetës sate dhe të ndjesh varfërinë që ti ke mbjellë me euforizmin e lugës boshe! Ja pse ti nuk je i mirëpritur në vetëdijen e njerëzve që rrojnë me djersën e ballit në këtë shtetin tënd imagjinar të mirëqenies dhe bollëkut ku përleshen me varfërinë dhe mbijetesën.
Ti zoti Kryeministër bashkë me ministrat e tu nuk keni fatin as t’i ngjasoni qeverisë së Ismail Qemalit. Luigj Gurakuqi, ministër Arsimi, e kishte zyrën mes nxënësve në shkollën Nr.1, ndërsa ministri yt i Arsimit nuk ka mundur të na e japë pa lekë abetaren për fëmijët tanë nga buxheti që ti trumbeton me të madhe… Jo zoti kryeministër! Ministrat e tu janë të pasur, shumë të pasur sa nuk i kuptojnë dot grindjet tona me fëmijët për frigoriferin e zbrazur, as të pastrehët që i nxore jashtë me një të rënë të lapsit… Ministrat e tu janë shembulli më i keq i shtetarit që dikur ti u vure në gojë sloganin se qytetarët ishin të parët. Po sot ku i ke qytetarët? Ju atje lart në mbretërinë tuaj duke menduar vetëm për familjet tuaja e duke bërë çdo gjë në shërbim të këtij qëllimi. Në vend të mirëqenies sollët eshtra mbretërish të vetëshpallur, por jo floririn e grabitur nga atdheu i stërgjyshërve tanë… Ti dhe ministrat e tu keni ndërgjegjen e përlyer para sakrificave të të parëve, të prindërve tanë , para nesh e brezave që do vijnë. Nëse këto që unë them si qytetare e lirë me vetëdijen se vlerat e njeriut të bëjnë më të nderuar se pasuria, ty të duken të padrejta, unë të sfidoj duke të thënë: Nëse do të ulesh në fronin e Ismail Qemalit dhe pasunarët e qeverisë sate në karriget e burrave të Kombit, atëherë bëj atë që Jezu Krishti i kërkoi tregtarit për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë: Shite të gjithë pasurinë tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, pastaj përulur kërkoji falje Isamil Qemalit dhe popullit tënd për 1997-ën, për Gërdecin, për 21 janarin, pse jo dhe për pseudopatriotizmin e ditëve të fundit. Ajo është ëndrra e Isamil Qemalit që ti s’na e shet dot si tënden! Shqiptarët e kërkojnë me zemër! Ti duhet ta plotësosh me vepra, duke nisur qysh nga ëndrrat tona të përditshme që dikur nisnin me Europën, por mbeten te pyetja drithëruese “Çfarë do hamë?”
Ja pse ti zoti Kryeministër që nuk e përfaqëson ëndrrën time të lodhur nga demagogjia dhe sundimi yt edhe mediatik, më shton bindjen se ju nuk i bëni nder askujt të uleni në karrigen e Isamil Qemalit, sepse ai s’kishte asnjë lidhje me hajdutërinë, tradhtinë apo mashtrimin. Ai shkriu veten për Kombin, ndërsa ju na keni ngrirë ëndrrat e një jete që dhe ne e meritojmë! Ismail Qemali na la pasuri Shqipërinë, po ju na e keni shitur një euro për ta bërë pasuri për trashëgimtarët tuaj. Ja pse ju nuk duhet as ta mendoni këtë paralelizëm.Lëreni Ismail Qemalin në paqen e tij ende të pagjetur derisa ëndrra e tij dhe tonat mbeten pengu i sojit tuaj!
VLORA VLORA… BEJA FORA !
PRITI SI TRIME KETA HORA… !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Karshillek, provokim e cinizem despotik ndaj Vlores
Neser me 4 dhjetor qeveria me kusare e me e korruptuar ne historine e Shqiperise do orvatet te perdhose qytetin tuaj te lirise pavaresise, te heroizmit e atdhetarise, duke u bere sfide vlerave tuaja qytetare e atdhetare, liridashese e mikpritese!
Ne nje shfaqje te paturpshme cinizmi dhe karshilleku despotik ndaj historise e lavdise suaj te pacenueshme, Sali Berisha dhe qeveria e tij, qe ia futi flaken Vlores ne pranveren e vitit 1997 me piramidat e tij, orvaten te fitojne pike elektorale para Vaterlose qe e pret ne zgjedhjet e ardhshme!
Do te shese patriotizmin e tij ala Otranto e ala Damir Fazlic qe e ka kthyer Shqieprine ne nje gjysem koloni te afendikojve te Athines dhe paramilitareve te Beogradit qe kontrollojne mbi 80 per qind te financave e bankave shqiptare!
Me fraza patriotike e gjeste te deshperuara gjoja atdhetare ai dhe klani i tij synojne te maskojne tradhetite e perseritura ndaj Shqiperise shqiptareve, do te sfidoje Aleancen Kuq e Zi e atdhetaret e vertete vlonjate,duke krijuar edhe incidente diplomatike me fqinjet qe ua ka shitur nen rrogoz!
A ka provokim me te madhe per Vloren heroike e historike se nje karshillek ndaj saj!?
Streha e fundit e te gjithe maskerenjve
“Les extremities se touche” thone francezet. Ne shqip ” Ekstremet, skajet gjithnje puqen”….Sa me e madhe, sa me ne skaj shkon tradhetia me vepra , aq me e madhe, aq me ne skaj shkon edhe patriotizmi i shtire, atdhetaria e stisur, e sajuar pe rte mbuluar aktet tradhetare.
Ndaj nuk thoshte kot Faik Bej Konica, “Patriotizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjve !” Beriaha dhe qeveria e tij mafioze jane vetem disa prej tyre!
Priti sic te ka hije o Vlora trime E Ismail Qemal Bej Vlores. Priti sic e meritojne keta kusare e vrastare!
Priti Vlora trime e Ismail Qemalit e Selam Salarise, e Zonja Curres e Besnikut te Shqiperise kete qeveri faqezeze qe na i nxiu faqen me hajnine e kusarine, me plackitjen e vrastarine e shqiptareve te pafajshem te 97-es, te Otrantos se mortit e te atdheshitjes, te Gerdecit te minuar e te 21 Jnaarit 2011!
Vlora Vloa beja Fora
Priti si burrat keta hora !
Opozitare apo qyqare !?
Ku eshte opozita e Edvin Rama !? Po bejne freskozite per b… olet e kusareve dhe vrastareve me Sali Berishen ne krye ! Jo opozita e tij e ka emrin Twiter…. domthene llaka… llaka… llaka… llaka !
Flini gjume ore opozitare qyqare qe keni frike nga hija e juaj e u ka rrokur lemeria e hijes e atdheshitesit e Padrinos se “Mafias qeveritare shqiptare qe ka dale krejt jashte kontrollit”, e “kesaj bande gangsteresh” qe plackit Shqiperine!
Nuk besoj se eshte dakord e do te rrije duarkryq Aleanca Kuq e Zi e Spahiut dhe FRD-ja e Topit! Sali Berisha merr vesh vetem gjuhen e topit sepse u ka rene me top interesave te Vlores e te Shqiperise!
Asnjehere nuk eshte vone per vepra atdhetare te mirefillta. Askush me mire se Vlora nuk e ka treguar kete heroizem ne shekuj !
U fut ne Vloren naten si kusare e iku si kusar duke neperkembur buken e kripen e saj mikrpitese per 100 vjetorin e Pavaresise se saj !
Vlora Vlora beja Fora
Priti si duhet keta hora !
Sikur te ishte gjalle
Ismail Qemal Bej Vlora !
Ne kembe si nje trup i vetem !
Ne kembe e ne protesta paqesore e demokratike mbarepopullore si nje trup i vetem kunder ketyre pseudo- demokrateve te sterkorruptuaer nga sholla e kepuces e deri tek maja e flokut!
Me qytetari e organizim shembullor sic e treguat per mbi gjysem milioni vellezer, miqe e mysafire nga pese kontinenetet qe ua hapet zemrat e vatrat tuaja bujare shqiptare, tregojuni ketyre kusareve e vrastareve se ne Vlore nuk ka vend per askend qe ka lyer duart e ingranazhet e qeverise se korruptuar me gjak shqiptari, se Vlora e eshte vatra mikpritese e jataku i lirise dhe pavaresise e jo i kusarise dhe vrastarise!
Qytetari ne vend te barbarise! Paqe ne vend te dhunes! si nje trup i vetem tregojuni vendin e mos lejoni keta kusare e vrastare te baltosin truallin e mundin tuaj qe nuk u paguan asnje cent investim dhe na e zbardhet faqen ne mbar Boten !
Mesazhi i demokracise amerikane: koha per veprim !
Mos lejoni te perdhosin karriket e vepren e pavdekshme te Ismail Qemalit tone!
Mos lejo te perdhosin truallin tend atdhetar e heroik!
Mos lejo te ngallosin shtizen e flamurit tone te lavdishem !
Mos lejo te neperkembin krenarine e luften tende stoike per liri e pavaresi!
Mos lejo te shperdorojne mikpritjen tende legjendare ata qe nuk denjuan as te shijonin buken tende te bekuar te drekes se Pavaresise!
Mos lejo te baltosin pavaresine e Shqiperise keta atdheshites qe deshen tu shesin a dhurojne Athines Otranton e shenjte tende e tonen, Otranton shqiptare!
O sot o kurre Vlora Heroike… Vlora e Flamurit…. Vlora e Ismail Qemal Bej Vlores… Vlora e atdhetarise e heroizmit shqiptar!
Vlora… Vlora Beja fora!
Priti si trime keta hora
Sikur te ishte ne balle
Ismail Qemal Bej Vlora !
Jug e Veri ishim e jemi nje
Ishim e jemi vec Kuq e Zi
Jemi vetem nje Shqiperi!
KETO JANE KOMEDI TEATRALE,SALA DO TE MBULOJE M…N ME SHURRE.TURP PER ATA QE I VENE MRAPA
duhet me shku me vu dhembe shqiptari atehere me u ul se ai ka dhembe serbi familje hajdute