Nacionalizmi kallp përballë pasqyrës së historisë

5 Dhjetor 2012, 13:44Blog TEMA

Nga Edvin Kukunja

Dikush në një transmision radiofonik, me shumë gjasa Adi Krasta, fliste për Festivalin e 11-të dhe historinë e tij. Të gjithë e dimë pak a shumë se çfarë ndodhirash e ndoqën këtë festival, aq të këqija sa ai ka hyrë në historinë moderne shqiptare si një nga ngjarjet më famëkeqe e të pafata për organizatorët dhe pjesëmarrësit në të.

Ajo që më bëri përshtypje në rrëfimin e Adit ishte fakti se reagimet e para kundra tij erdhën nga poshtë, nga ajo pjesë e opinionit publik anëtarët e së cilës mund të thuhet se shquheshin për devotshmëri të zellshme ndaj diktaturës dhe të ashtuquajturave vlera dhe parime të saj. Këta, të indinjuar, lëshuan një lumë me letra dhe ankime kundra muzikës me nuanca perëndimore, sjelljeve dhe veshjeve ekstravagante të këngëtarëve në skenë. Pra, një mori gjërash dhe detajesh të cilat fyenin moralin dhe cenonin rëndë dinjitetin e tyre si komunistë integralistë alias besimtarë të kultit pa asnjë mëdyshje (të kultit të paaftësisë së tyre për të qenë të njerëzishëm dhe të ndershëm e jo gjë tjetër si ideali e më the e të thashë).

Më bëri përshtypje ky rrëfim sepse më solli ndërmend pikërisht këta, të zellshmit e devotshëm të diktaturës. Njerëz që ngrinin zërin dhe lëshonin rrufe-akuza kundra armiqve të sistemit në emër të një morali të amoralshëm, plot mllef dhe zili kundra të aftit dhe të talentuarit, me një kompleks inferioriteti prej provinciali e prej njeriu që mendon se prejardhja është fatkeqësia më e madhe që mund t’i ketë ndodhur në jetë.

Këto qenie, të cilat u ricikluan falë revolucionit të munguar në fillim të viteve ’90, me amoralitetin e tyre kanë infektuar gjithë sistemin shoqëror shqiptar. Janë këta të cilëve vazhdon t’u djersitin të ndenjurat nëpër kolltuqe të lëkurta, janë këta që kanë rritur e zhvilluar një klasë të paaftësh dhe arrivistësh,  e cila duke marrë në duar institucionet e qeverisjes të vendit,  u garanton të parëve mbijetesën politike dhe ekonomike.

Dhe në krye të kësaj piramide qëndron Ai, Kryeministri jonë, i cili së fundmi me flamurin e një nacionalizmi kallp (jo patriotizëm, se ky as që ia di adresën patriotizmit) dhe me gjuhën e një populizëm për të nxjerrë zorrët, çirret e këlthet në emër të një mrekullie liberale version tallava dhe promovon strategji politike të sojit  “jasha për sot se mot shohim e bëjmë”.

Kjo qenie, e cila u rrit dhe u zhvillua si në epruvetë në laboratorët e mediokritetit dhe hipokrizisë shoqërore në kohën e diktaturës, vazhdon të tredhë të ardhmen tonë, po ashtu siç bëri dhe në atë pesëdhjetëvjeçar. Ishin këta që u serviloseshin anëtarëve të byrosë, këta që akuzonin kë të mundnin, shokë e kolegë, vëllezër e motra, nënë e baba. Dhe për sa kohë të mos hidhet dritë mbi të kaluarën e përbashkët për aq kohë këta do të vazhdojnë të jetojnë si shushunjëzat, mbi lëkurën tonë duke na thithur gjakun.

Është pikërisht ajo epokë humusi ku hodhi rrënjë dhe mori dhenë e keqja jonë e tashme. Vetëm duke e hedhur vështrimin tonë drejt atij konteksti historik, kuptohet dhe shpjegohet shpirti (nëse e ka një të tillë) politik i një njeriu si Kryeministri. Populizmi i tij ançestral e shndërron irracionalitetin bestytnik në vlerë, paparashikueshmëria e çdo veprimi të tij vjen si pasojë e një mungese absolute të kurrfarë grime morali apo etike.

Morali i kësaj specie njerëzore është vetëm e vetëm nevoja për të realizuar e përmbushur me çdo kusht pritshmëritë dhe qëllimet individuale. Shoqëria me nevojat dhe dobësitë e saj është mjeti. Sistemi me mangësitë dhe defektet e tij krijojnë mundësi të pashtershme për ata si këta që nuk ndalen përpara asgjëje. Kjo gjë është akoma dhe më e vërtetë në një sistem si ai demokratik, i cili gjen mbrojtjen e tij të fundit dhe të vetme tek individi dhe morali i tij, tek aftësia e këtij të fundi për t’i rezistuar tundimeve.

Është pikërisht këtë gjë që na provojnë lajthitjet më të fundit të Kryeministrit tonë. Ai nuk heziton ta shndërrojë kauzën e patriotizmit shqiptar në një pseudo-kauzë, duke e zvetënuar atë në një marifet elektoral për të joshur e mikluar shpirtrat e çiltër të shqiptarëve kudo ata ndodhen. Mendoni, dhe këtë e patë në kremtimet e këtij 100vjetori, e patë rrugëve të Vlorës, Tiranës, Prishtinës, Shkupit etj, etj, se sa shumë e duan Shqipërinë prishtinalinjtë e shkupjanët. Mendoni sesi janë ndjerë ata me të dëgjuar premtimin e Kryeministrit, të atij Kryeministri që nuk hezitoj ta përkufizonte UÇK-në një organizatë terroriste, t’i shiste makinerisë ushtarake serbe naftë e benzinë, të falte për hiçgjë hapësirën detare shqiptare.

Nuk do ndonjë zgjuarsi të madhe ta kuptosh këtë gjë. Sikurse nuk do ndonjë zgjuarsi të madhe të kuptosh që ky njeri nuk ka për ta mbajtur këtë premtim dhe as që ka ndërmend ta mbajë. Por gjithsesi nuk duhet lejuar që pallavrat e tij të na ndajnë e të na përçajnë mes nesh. Rruga e bashkimit kombëtar kalon nëpërmjet unifikimit të gjuhës, të bashkimit të forcave, të hartimit të një strategjie energjetike të përbashkët dhe të faktorizimit tonë real në rajon. Bashkimi i një kombi nuk mund të zvetënohet në një çështje burokratike siç është dhënia e një pasaporte, dhe pse me firmën e Jarit sipër.

Kryeministri, si ai prestigjatori i zhdërvjellët, nxori nga cilindri nënshtetësinë, ashtu siç jo shumë kohë më parë nxirrte po nga ai cilindër akuza për kë i dilte përpara në ngjitjen e shkallëve të shoqërisë me arrivizëm e ambicie prej provinciali. Me të njëjtin moral amoralshëm ai sot përdhos ëndrrën e kombit pikërisht në agun e atij që do të jetë shekulli i shqiptarëve, shekulli i afirmimit të tyre në rajon. Me po atë zell e devotshmëri kallpe që klithte akuza kundra armiqve të diktaturës, ai sot mundohet të në përçajë.

Për këto arsye, as demokracia dhe as ëndrra shqiptare për bashkim nuk gjejnë dot shpëtim në krahët dhe gjuhën e Kryeministrit. Ashtu siç nuk gjeti shpëtim ëndrra për liri e rinisë shqiptare të viteve ’70, ëndërr e cila frymëzoi dhe realizimin e atij festivali, nga kthetrat e mediokritetit dhe hipokrizisë, të mishëruara në trupat e fytyrat e të devotshmëve të diktaturës. Kjo është një e vërtetë, e cila i përket tashmë historisë dhe po mbrumë me moralin e saj ndërgjegjen e së ardhmes tonë si komb. Një e ardhme ku nuk do të ketë më vend për Kryeministrin apo sërën e tij.

9 komente në “Nacionalizmi kallp përballë pasqyrës së historisë”

  1. Luman Kikiasi says:

    Shkrimi i mirë,pergjithshka që shkruhet,per ate,Kryeministrin.Por ka nje pasaktësi persa i perket festivalit te 11 të kengës i cili solli pleniumin e 4 famekeq të luftës kundër liberalizmit.Eshte mirë të shfletohen edhe dokumente të asaj kohe.Së pari sepse dihet qe pleniumin nuk e kërkuan masat.Ato u manipuluan,indoktrinuan,u politizuan nga politikbërësi sekretar i KQPPSH.Qellimi ishte i largët,si dhe erdhi,goditje e maskuar mjeshtërisht,për të frenuar irredentizmin ne Kosovë,ku Shqiperia,me inteligjencen,shkrimtaret,artistët,etj,po ndizte zjarrin e madh.Alia duket mori direktivën beogradase për goditje të liberalizmit dhe filloi maskueshëm levizjen.Hoxha e pa festivalin në Vlore dhe per hir te së vertetës e pelqeu.Edhe Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu,filimisht kanë vleresuar festivalin.Alia provokoi në konflikt me Hysni Kapon gje qe solli Hoxhen urgjent në Tirane.Alia kishte bere krushqi me Hoxhen jo rastesisht!…Analizen e pleniumit te 4,raportin që lexoi Hoxha e pergatiti grupi i sekretarjatit,të Alise,kishte drejtimin politik,artet,kulturën!Alia natyrisht mori nje”vrejtje”,si mburojë,kurse ndëshkoi liberalët nën emrin edhe të Hoxhës qe nuk dihet mirë perse ju bind Alisë!Nga ketu UDB dhe banda e Veriut e Alise ështe në sulm dhe Berisha i sotem prure nga Alia me projekt,është vazhdimesi,e goditjeve të pleniumit te 4,dhe ne kete konkluzion ka te drejte autori,kurse masat,komunistët,poshtë,në baze,kane denuar e zmadhuar rrathet e goditjeve pas pleniumit te 4.Berisha vazhdimesi e Ramizit,dore e pergjakshme e UDB ne Tiranë!…

    1. raimondi says:

      Une cuditem me nje gje ne kete hiseri alarmi qe ka ka zene shume kalemxhinj ,
      si puna e ketij qe ka bere shkrimin, kjo nisma e Sales per dhenie pashaportash

      Nga sa shkruajne Keta kalemxhinjte kane nje alergji edhe me personin qe ka nisur kete nisme por edhe me nismen vete _ndaj keta ne keto qe thone behen qesharak, sepse bejne gabim q ene koncept

      Nese do e analizojme si ide , dheniene pashaprotave eshte nje ide teper normale dhe duhej t eishte ber eme kohe , sepse shteti shqiptar e ka per detyre tu jape pashaporten kujtedo shqiptar__Ashti sic bejne t egjitha shtetet ne rajonin tone

      Keta kalemxhinj tregohen shume te ulet kur e kundershtojne kete ide , sepse na fyejne
      ne shqiptareve duke na krahasuar me fqinjet te cilet po ju japin pashaporta edhe ndonje fshati qe e quan veten bullgar ,apo grek sic ben Himara , qe nuk jane greke aspak_

      _Nderkaq ne kemi 3 milion shqiptare ne vazhdimesi me kufirin tone , dhe i kemi lene pa pashaporte….Kjo eshte e pafalshme te perdoresh double standart per qytetaret e tu

      Pra Ideja e dhenies se pashaportes eshte plotesisht normale , eutopiane dhe nje detyre e shtetit shqiptar

      Ndersa ne lidhje me Salen , prape kalemxhinjte ulerites tregojne nje nivel shume t eulet te perceptimit ndja natyres njerezore kur flasin kunder Sales ne kete rast

      Nqs Sala eshte sjelle keq me pare, , kjo nuk domethene se e ka gabim edhe kesaj radhe

      Njeriu vleresohet mbi bazen e asaj qe thote dhe ne shikojme se tani Sala po flet mire shume, ndaj jemi te detyruar ta repsektojme , aq me teper qe Sala tha se kjo nisme do filloje pas zgjedhjeve _-Pra nuk ka lidhje em zgjedhjet

      Por edhe sikur te fillonte para zgjedhjeve , prape ata nuk mund te votojne nqs PS-ja ka komisionere serioze qe dijne t emabjne dokumentacionin , megjithate Sala tha qe pashaprotat do jepen pas zgjehdjeve

      Ndersa kalemxinjte e shajne Salen duke e paragjykuar nga e kaluara per te ardhmen

      Njeriu nuk paragjykohet , dhe duhet thene se njeriu eshte nje qenie ne dnryshim , q endryshon per mire apo per keq, _Kjo varet edhe nga kushtet
      Dhe duhet thene se Sala po ndryshon per mire…..duke ju perkushtuar patriotizmit , dhe kjo duhet pershendetur , jo te goditet si blasfemi

      Jane ne normal keta me keto shkrime kunder idese se patriotizmit qe po propagandon Sala ?
      Si i mendojne shqiptaret keta qe bejne keto shkrime ?

      Nejse kjo qe bejne keta shkruesit kupthet qe tregon tmerrin e tyre , sepse Sala duke rembyer patriotizmin i fiton zgjedhjet shume lehte .Ai e kuptoi me ne fund s epolitka e leshimeve ndaj Greqise eshte nje ruge pa krye ,
      dhe mori kthesen me frena dore _-Brav !

      Nuk ke te drejte ta fajesosh Salen pse po flet pro patriotizmit, _Nuk ka kuptim, pervecse ligesi

      Salen e kritikon per te kaluaren , por je i detyruar ta mburresh per te tashmen
      dhe te presesh sa do i realizoje ato qe thote ne te ardhmen _-Por nuk ke te drejte te paragjykosh

      Sa per ato budalleqet e festivalit 11-te qe thote Ardi Krasta, ato tregojne nivelin medioker te Krastes

      Tani nuk jemi ne vitin 1990, kur nuk e njifnim boten __Tani e kuptojme se ai festival ishte komplet qesharak, porse kishte vetem nje te mire se ishte dicka jashte monotonise, porse ato kenge ishin kenge koti fare _Me muzike budallaqe

      Natyrisht ishte kriminal denimi i ashper qe u be autoreve, por kjo nuk do te thote se autoret e atij festivali kishin te drejte _-Muzika e atij festivali ishte bajate fare , por nuk ke te drejte ti denosh njerezt ne ekstrem _
      -Deno muziken por jo njeresit__Mirpo atehere ishte diktature ,ndaj beheshin edhe ato denime, dhe piekrisht per shkak te ketyre denimeve per idete qe kishin njerezit quhej diktature ideologjike

      Ndersa sot denojme perseri njeriun dhe idene tij kur eshte e drejte,
      _Tamam sikur jemi ne diktature , porse kjo eshte diktature e mentaltietit te ketyre kalemxhinjve budallenj, dhe te mbushur me ligesi natyrisht

      1. alba says:

        Kam idene qe nuk behet fjale per paragjykim, por per gjykim. Nuk po flasim per nje njeri/fenomen te panjohur. Po flasim per nje njeri qe kemi patur rastin (madje shume raste) ta njohim, dhe mire madje.
        Jam dakort me kunderveniet qe ngrini ndaj sofizmave, por ju ftoj ta coni logjikimin me larg. Eshte e vertete qe njeriu ndryshon, sic dhe eshte e vertete qe njeriu ka veti nje lloj inertsie. Ne shumicen e rasteve, ndryshimi nuk ndodh ne menyre radikale dhe ne kohe te shkurter. Ne shumicen e rasteve njerezit ngelen gjithsesi disi koherent me ckane qene.
        Tani, ka probabilitet qe Sala te kete ndryshuar, eshte dhe kjo mundesi.
        Problemi, sipas meje, shtrohet:
        – ke njezet vjet qe e njeh kete njeri, e ke pare si vepron, etc..
        – ekziston mundesia qe ky njeri te kete ndryshuar.
        Duam ta luajme jeten tone (dhe te vendit) ne bixhoz?!
        Kam idene se nuk eshte menyra me e arrire per te bere politike; madje me shume perzemersi do t’jua c’keshilloja te perdorni parimet e bixhozit per cfaredo zgjedhje te behet fjale.

        1. raimondi says:

          Ne veprimet politke nuk ekziston fenomeni “Inerci” _-Nuk ka pune fare inercia ne politke , sepse Politika ndryshon me dite , me ore , me minuta ….Mbi bazen e Interesit politk qe ka politkani

          _-Inercia eshte ne zakone, ne menyren e jeteses etj, por jo ne Aksionin politik

          Psh ne konferencen e paqes ne Versaje, Paris, ne 1912 , politka ndja Shqiperise ndryshonte me minuta __Ne moment Italianet ishin kunder nesh , pastaj hidheshin pro nesh per te ballancuar grekun_, pastaj perseri dilnin kunder nesh -Dhe po keshtu ndodhte edhe me shtet e tjera

          Pra per politkanin nuk ekziston ajo “inercia” qe thoni ju, por ekzistojne llogarite, dhe keto zbatohen mbi bazen e :….”Luftes Rufe” –ne rastin e Sales
          Sala po zbaton teorine e Hitlerit dhe te Helmut Kohl kur beri bashkimin e Gjermanive,
          Edhe Sala e ktheu timonin me njejehere duke izene ne gjume te gjithe , sidomos PS-ne hahahahahaha

          Sala e ka kuptuar me ne fund se duke perdorur patriotizmin i fiton zgjedhjet shume lehte _
          _Nga ana tjeter kuptohet se Sala ka goditur ne shenje ne kete drejtim , sepse reagimi qe ben PS-ja eshte …..Skandaloz, _Kjo me e pakta

          Une tani sa degjova nje interviste te nje pispuriqi te PS-se me emrin Bushati i cili fliste me nje ton kategorik sikur ai ajo qe thoshte ai ishte e vertete absolute , tip Jerry Springler’s final thought ..loool
          Dhe cfare thoshte mendja e tij e percudnuar ??

          Ai thoshte se po tu japesh pashaporten shqiptare shqiptareve ne Preshve , psh , Serbia do ti ndjeke nga vnedi i tyre ..!!!!???WOW!!!

          Si ka mundesi nje parti politke ka nje mendim te tille kaq qesharak, por edhe me sfond kriminal , gje e cila nuk ndohdh kurren e kurres ne Europe tashme

          Porse keta politkane hileqare te opozites , me fjalen e tyre nxisin ekstremet kriminale te vendeve fqinje qe te reagojne ndaj njerezve tane atje, por ne kemi psh disa serbe ne Fier dhe ata kane mare pashaporte serbe _
          _Nderkaq qe PS-ja na aplikon nje double standart per njerezit tane _-Turp tu vije , palacove

          __Pra vete kjo llogjike e PS-se tregon se Berisha tani po aplikon nje politke shume te mire, dobiprurese per PD-ne, dhe per kombin shqiptar

          Absolutisht PS-ja eshte gabim ne opnenecen e saj kundrejt kesaj nisme te Berishes, dhe ben shume gabim qe e lufton kete nisme , por ti bashkangjitet kesaj nisme per te miren e njerezve tane andej

          Dhe as qe diskutohet fare qe Berisha do e mbaje fjalen per dhenien e pashaportave ne fillim ne Kosove dhe tek shqiptaret e Maqedonise

          Keshtu qe te votosh Salen nuk eshte aspak bixhoz , sepse kjo politke qe thote Sala tani nuk eshte sa per te lare gojen e per te mare votat , por eshte nje politke afatgjate e ardhmerise …

          Sala ka gabime plot, porse ne ato gabime qe ka Sala shumica e tyre rjedhin nga filozofia e djathte qe ai ndjek ne ekonomi, por une shof dicka teper negative tek PS-eja ndaj them qe Sala duhet votuar

          PS-ja nga menyra si vepron ne opozite te jep pershtypjen se do e ktheje Shqiperine ne nje krahine autonome te ……..kujt thua ti ?

          Se PS-ja eshte nje parti qe e ka alergji patriotizmin , ndaj nuk ka kuptim te zgjidhet nje parti e tille ne krye te shtetit

          Eshte e pakonceptueshme te zgjedhesh ne krye nje Parti si PS-ja qe harrin deri ne cmenduri , si tani, duke thene se dhenia e pashaportes eshte nje fatkeqsi per kombin tone —Ketyre te PS-se po ju del boja fare

          PS-ja nuk duhet te quhet Parti Politke, por nje organizate joqeveritare qe merret me regullime te ndryshme ne fushen e ekonomise

          Tani po shikoj nje video ne ju tube ku shqiptaret shkojne ne Morine per tu….Bashkaur __Ajte ku ata bastarde te Europes na ndane ……

          Absolutisht Berisha ka perosnalitetin, autoritetin , karizmen Intelektin , kurajon dhe gjithe dashurine tone te pafundme per te bere Bashkimin e madh

          Te gjithe ju qe shkruani ketu jeni gabim qe jeni kundra ne kete nisme per pashaporten

          Duhet te gjithe te bashkoheni me Berishen , vetem per kete nisme patriotike,
          pastaj per ceshtjet e tjera jemi te ndare me Berishen–

          -Ne kete menyre do e tregoni veten tamam moderne , qe ecni me tempin e kohes ku jetojme

          Se kundershtari politk kur ka te drejte , dhe kur eshte interesi i gjithe kombit duhet te bashkohemi,
          dhe pastaj kur behet fjale per ceshtje te politkes se dites , aty ndahemi, seicili ka zgjidhjen e tij

          Politka shqiptare duhet te flasi me nje ze per dhenien e pashaprotave dhe bashkimin me Kosoven , ne menyre qe forca e politkes sone te jete sa me e madhe dhe solide ne kete drejtim kombetar

          Porse ju ,per shkak te urejtjes ndaj Berishes dilni edhe kunder Shqiperise

          Jeni tamam si ajo fjala asaj nuses qe thoshte : ….per inat te sime vjere do fle me millonane

          Por mos haroni se kjo sjellje qe ju po tregoni ne kete rast ju nxjerr shume primitive ne sy te popullit tone ….

          Ju po shumezoheni me …..zerooo ( e kam fjalen per PS-ne)

          1. lexuesja says:

            Po me Krasten ca ke ti pershembull???? Une kam qene ne makine ate dite qe emisioni ne radio ja kushtoi Festivalit te 11. Nuk ishin mendimet e tij, lexoi shkrimin e nje kritiku te festovaleve dhe historian. Nese niveli i krastes per ty eshte medioker, si eshte niveli yt? Edhe pse duket nga shkrimi…

  2. besniku says:

    Po! Eshte e vertete se Sali ram Berisha eshte agjent i UDB, dhe jo vetem i UDB. Portoblemi i madh eshte se megjithese te gjithe e dine dhe e dime se ai eshte spiun i Ramizit dhe keshtu edhe i UDB, se eshte tradhetar dhe antishqiptar, dhe perseri i shkojne nga pas me servilizem te neveritshem, dhe i japin edhe vota (pervec votave qe ai vjedh), si ne shqiptaret ashtu edhe kosovaret dhe keta me shume akoma. Ky eshte problemi i madh i shqiptareve sot. Ai ka provuar se nuk ka asnje lidhgje me Shqiperine dhe shqiptaret se Shqiperine e dogji, e vodhi, e pushtoi e plackiti e shiti, e vrau dhe tani flet per shqiptarizem. Kjo eshte e rrezikshme per fatin e Shqiperise dhe te shqiptareve.

  3. maks says:

    kur do pranonim ne parti nje mjeke alergologe ne vitin 1974 saliu i tha qe ke mbajtur fustanin mbi gju ne kohen e festivalit te 11

  4. ILIRET says:

    Eshte ashtu, sic thote shkrimi. Denimi i festivalit, u nxit nga poshte, me letra patriotike, kunder ideologjise te huaj ne art.
    Shume letra te tilla, i ka shkruar dhe komunisti Sali Berisha. Pastaj ai mblodhi organizaten baze te partise dhe vendimet e mbledhjes ja dergoi Ramiz Alise.
    Berisha ka mare pjese edhe ne sulmin qe u be me 1967 ndaj kishave dhe xhamijave, duke qene ne grupin e atyre qe prishnin muret me kazma e varre.
    Ky revolucionar i madh, me veprimet e tij te nje komunisti ekstremist, ra ne sy te familjes te Enver Hoxhes dhe ata filluan ta ftonin dhe afronin.
    Keto ai i ka pranuar dhe vete, kur thote se pushimet i kalonte me femijet e shokut Enver. Po keshtu kur pranon se Sokol Hoxha, qe ne vitin 1978 i fal nje kompjuter.
    Mendoni vete, se kush eshte e c’perfaqeson ky njeri….
    Le qe te gjithe ju qe i shkoni pas, keni jetuar njesoj si ai. Ne kopshtin e Enver Hoxhes. Ndryshe nuk ka mundesi qe beheni copash per te….

  5. sissi says:

    Kryeministri YNE zoti gazetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje